Tuesday, 30 March 2010

BBC shpall në kërkim shqiptarin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nëpërmjet emisionit “Crime Watch” në BBC, Scotland Yard ka kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e një shtetasi shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Europa për në Angli.

Skeda personale e Dejan Shegës është bërë publike nëpërmjet këtij programi, mbrëmjen e djeshme, pasi për të është lëshuar një fletë-arresti si i përfshirë në konspiracion për shitje droge dhe pastrim parash.

Nëpërmjet emisionit “Crime Watch” hetuesit britanikë deklaruan se 33-vjecari Dejan Shega mund të fshihet në Angli apo Hollandë.

Përpjekjet e deritanishme për të lokalizuar vendodhjen dhe më pas arrestimin kanë rezultuar të pasukseshme. Shega njihet në qarqet e botës së krimit në Londër me pseudonimim “Tuti” dhe “Tika”.

Një zëdhënëse e Scotland Yard tha se Dejan Shega kryente udhëtime të shpeshta në Europë dhe vecanerisht në Hollandë.

Gjithashtu besohet se ai mund të përdorë disa pasaporta me identitete të ndryshme për t'i shpëtuar kapjes.

Po në të njëjtin emision, në muajin Shkurt policia e zonës Huddesfield apeloi për ndihmë në kapjen e një tjetër të shumëkërkuari shqiptar.

Më 20 Shtator 2009 Reshino Arapaj qëlloi me pistoletë në drejtim të një makine në të cilën udhëtonin disa pesona të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime.

19-vjecari Arapaj, i cili njihet me presudonimin “Xhino”, besohet se fshihet në qytetin e Lidsit.

Ndaj tij rëndon akuza për tentativë vrasje.

Tuesday, 23 March 2010

Miliband: Mbështetje Kosovës për njohje të reja

Nga Londra
Muhamed Veliu

Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband sëbashku me ministrin për Evropën në Foreing Office, Chris Bryant, kanë pritur në një takim zyrtar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.

Pas takimit një zëdhënës i Foreing Office tha për Top-Channel se gjatë takimit zoti Miliband garantoi edhe njëherë ndihmën e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës për shtimin e njohjes si shtet nga vende të tjera.

Përmirësimi qeverisjes, lufta ndaj korrupsionit dhe sfidat ekonomike që ka përpara Kosova, ishin pjesë e bisedimeve Miliband–Hyseni.

David Milliband i ka deklaruar homologut kosovar se progresi për këto cështje është vendimtar në përmbushjen e aspiratave të shqiptarve të Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për rëndësinë dhe vazhdimin e kujdesit të qeverisë kosovare për minoritetin serb. Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband i ka parashtruar ministrit Hyseni të parit e mundësisë për bisedime me Serbinë për një sërë cështjesh praktike bashkëpunimi.

Vizita e ministrit Hysenit në Londër zhvillohet vetëm disa ditë pas deklaratës së ambasadorit anglez në Beograd Stephen Wordsworth, ku ai e bëri të qartë se Serbia dhe Kosova duhet ta gjejne një modalitet bashkëpunimi para hyrjes në BE.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.

Friday, 19 March 2010

The Economist-Korrupsioni në Kosovë, përgjegjës edhe ndërkombëtarët

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në numrin e saj të fundit, revista prestigjoze britanike “The Economist” i kushton një shkrim të vecantë korrupsionit në Kosovë, duke bërë fajtorë jo vetëm qeverinë e zotit Thaci por edhe ndërkombëtarët.

Udhëheqësit e Kosovës, dy vjet nga shpallja e pavarsisë, janë vënë nën sulmin e ndërkombëtarëve për tolerimin e nivelit të lartë të korrupsionit.

Duke cituar shtypin e Kosovës, “The Economist” shkruan rreth situatës aktuale në vend, ku nga aferat korruptive një ministër ka përfituar miliona euro.

Artikulli vijon duke evidentuar përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar dhe deklaratat e zyrtarëve të lartë të BE-së që kanë kërkuar për luftë aktive ndaj korrupsionit.

“The Economist” citon deklaratën e 15 marsit të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, i cili tha se politikanët e Kosovës nuk mund të presin nga komuniteti ndërkombëtar që ata të kryejnë detyrat e tyre.

“Të tilla fjalë peshojnë shumë në një vend si Kosova, ku shumë njerëz e konsiderojnë ambasadorin amerikan si një njeri që duhet t’i dëgjohet fjala”, theksohet në shkrim.

Artikulli për korrupsionin në Kosovë vijon duke u servirur lexuesve të kësaj reviste faktin se Piter Faith i ka paraqitur kryeministrit Hashim Thaci prova që implikojnë një ministër të kabinetit në korrupsion, si dhe kërkesën për ta shkarkuar.

Por “The Economist” vëren se nuk janë vetëm qeveritarët e Kosovës ata që duhet ta mbajnë të gjithë barrën e fajit për korrupsionin.

“Misioni policor i BE-së në Kosovë ka një ekip të posacëm që i dedikohet luftës ndaj korrupsionit, por deri tani nuk ka vepruar ndaj personave delikatë”, vijon artikulli duke lënë të nënkuptohet se bëhët fjalë për njerëz me pushtet.

Në përfundim të artikullit “The Economist” shkruan se serbët e Kosovës nuk i kanë shpëtuar përfshirjes në korrupsion dhe se bosët e mafias serbe bashkëpunojnë ngushtë me ata shqiptarë.

Wednesday, 17 March 2010

UK, mocion për gjuhën shqipe ne parlament

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një grup parlamentarësh britanikë kanë inicuar nisjen e firmosjes së një mocioni që gjuha shqipe të përfshihet në provimet e lirimit që njihen si GCSE.

Në tekstin e mocionit deputetët laburistë dhe konservatorë i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të marrë në konsideratë me kujdes kërkesën e tyre, për përfshirjen e gjuhës shqipe në skemën aktuale të gjuhëve të huaja në provimin GCSE.

Nisja e firmosjes së këtij mocioni vjen pas shumë përpjekjeve të shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, të cilat në fokusin e punës së tyre kanë mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve.

Rol parësor në cuarjen e kësaj cështjeje deri në Parlamentin britanik ka luajtur edhe ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi, i cili ka patur kontakte intensive me depuetët britanikë.

“Jam i gëzuar që kjo punë intensive e bërë nga Forumi i shoqatave shqiptare, për këtë cështje kurorëzohet me kalimin e këtij mocioni në Parlament. Është një hap i rëndësishëm për komunitetin shqiptar pasi tregon se ata kanë mbështetjen e vendimmarrësve britanikë për këtë cështje”, ka thënë ambasadori Mazi.

Lutfi Vaka, kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britani e cilësoi nisjen e firmosjes së mocionit si një fitore për emigrantët shqiptarë dhe mbi të gjitha një fitore për fëmijët e tyre.

Vitin e shkuar 564 persona, mes tyre edhe britanikë, firmosën një peticion të inicuar nga “Shpresa Programe” po per këtë cështje që iu dërgua kryeministrit Gordon Brown.

Monday, 15 March 2010

Masakrohet e dashura shqiptarit pas publikimit te fotove ne Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje vajze britanike eshte vrare ne menyre makabre nga ish i dashuri i saj, pasi ajo vendosi ne rrjetin social FB fotot e saja me te dashurin e ri shqiptar.

Paul Bristol goditi 20 here me thike ekonomisten Camille Mathurasingh pasi ajo kishte vendosur ne FB fotot me te dashurin Besim Haxhia.

Ish i dashuri i saj Paul Bristol eshte denuar me 22 vite burg pasi mberriti ne Londer nga ishujt Karaibe per t'u hakmarre ndaj saj, pasi pa ne FB fotot me te dashurin shqiptar.

Ai e kreu vrasjen pasi ish e dashura i tha se gjithcka mes tyre kishte marre fund dhe se ajo kishte nisur nje lidhje te re.

Duke lexuar masen e denimit gjykatesi Timothy Pontius tha:

"Eshte mese e qarte se xhelozia ishte motivi i vetem qe ju shtyu ta vrisnit ish te dashuren tuaj pasi mendonit se asnje mashkull tjeter, nuk mund ta zinte vendin tuaj si i dashur ne jeten e viktimes".

Ne Shkurt te vitit te shkuar viktima nisi nje lidhje te re dashurie me emigrantit Besim Haxhia duke postuar disa foto ne FB pa e ditur se ato foto do ktheheshin ne motivin e nje krimi makaber.

Nje dite perpara takimit me ish te dashurin ajo i dergoi nje mesazh ne telefon Haxhise ku i thoshte:

“Mbase siqeriteti nuk ka asnje kuptim por eshte me rendesi per mua ta kem zemren dhe mendjen e paster per gjerat qe do te pasojne”, duke i lene te kuptohej se ajo duhej te takohej me ish-te dashurin per t'i treguar lidhjen e re qe kishte nisur.

Ky ishte mesazhi i fundit qe Besim Haxhia do te merrte nga e dashura, pasi ajo nje dite me pas do te goditej 20 here me thike ne qafe, kraharor, shpine, dhe ne kembe nga ish-i dashuri i cili tentoi te kryente vetevrasje duke u perplasur me nje makine.

Saturday, 13 March 2010

Britani, nga pornografia ne parlament

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kandidimi per t'u zgjedhur deputete e nje ish- producenteje filmash pornografike ka ngjallur debate te forta ne qarqet politike dhe mediatike ne Britanine e Madhe.

Partia Liberal Demokrate ka zgjedhur per te garuar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Britani, ish- producenten e filmave pornografike Anna Arroesmith, e cila tani drejton nje kompani prodhimi filmash per te rritur.

Kandidatura e saj eshte miratuar per te garuar ne zonen Gavesham qe ndodhet ne qytetin e Kentit ne Jug te Anglise.

Nick Clegg i kryetar i Partise Liberal Demokrate kur u pyet per kandimin e Anna Arroesmith eshte treguar shume i kujdesshem.

“Karriera ne te shkuaren e Anna Arroesmith, perpara kandidimit per t'u zgjedhur deputete, nuk eshte nje ceshtje qe me perket mua. Cfare eshte e rendesishme ka te beje me faktin e preokupimit te saj per te perfaqesuar elektoratin ne parlament”, ka thene Clegg.

Sipas tij ajo nuk ka kryer ndonje veprimtari ilegale per t’u perjashtuar nga gara drejt Westminsterit.

Nuk ndajne te njejtim mendim perfaqesuesit e Partise Kosnservatore te cilen ne zgjedhjet e vitit 2005 fituan me shume veshtiresi ne zonen ku tani kandidon 38-vjecarja Arroesmith.

Ann Widdecombe deputetja aktuale e zones eshte shprehur se “eshte teresisht e papershtatshme per te kandiduar,nje person si ajo e perfshire ne ate lloj industrie”

Ndersa vete kandidatja Anna Arroesmith, ka qendruar larg debateve duke u mjaftuar me nje koment te shkurter ne faqen e saj personale ne Twitter ku shkruan: "Nga pornografia ne parlament”.

Friday, 12 March 2010

Zgjedhjet, Britania perfshihet nga ethet e basteve

Nga Londra
Muhamed Veliu


Pa u caktuar ende data se kur do te mbahen zgjedhjet e pergjitheshme ne Britanine e Madhe, politikanet me shume se sondazhet i kane hedhur syte nga kompanite e basteve.

Koeficentet qe ato oftojne ne seksionin e politikes ne faqet e tyre online, jane kthyer tashme ne bisedat e perditeshme te politikaneve ne korridoret e Westminster-it.

Per momentin duket se bixhozi me politikane deri diku ka eklispsuar atmosferen e basteve per boterorin Afrika Jugut 2010 ku totali i shumes se basteve parashikohet te jete 1 miliard paund.

Specialistet e kompanive te basteve parashikojne nje rritje me 50 perqind te atyre te cilet do te vendosin baste per politikanet, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2005. Jane vete politikanet britanike ata te cilet nuk ngurrojne te komentojne kete trend ne rritje.

Borish Xhonson, kryebashkiaku i Londres ka deklaruar se i beson me shume koeficenteve qe vendosin kompanite e basteve, se sa sondazhet qe publikohen cdo te diele neper gazeta.

Natyrshem lind pyetja se kush do t’i fitoje keto zgjedhje ne Britanine e Madhe, gjithnje sipas eksperteve te basteve? Konservatoret ne opozite apo Laburistet ne pushtet?
Kompanite e basteve i japin perparesi per te fituar laburisteve.

Per ta, kompania Ladbrokes jep koeficentin 4/1 ndersa per Konservatoret 1/7.

Fillimisht duhet te pritet caktimi i dates ku sipas te gjitha gjasave kryministri Gordon Brown duket se ka per te caktuar 6 Majin si diten per te shkuar drejt kutive te votimit.

Megjithate kjo nuk i ka penguar aspak bastexhinjte britanike te nisin plotesimin e skedinave, jo per garat tradicionale me qen dhe kuaj, por tani me politikane.

Wednesday, 10 March 2010

Britani, nje shqiptar ne bienalen "Artes Mundi"

Nga Londra
Muhamed Veliu


Jane mesuar emrat e tete finalisteve pjesmarres ne bienalen “Artes Mundi” qe po zhvillohet ne qytetin e Cardifit, ku mes tyre eshte edhe nje artist shqiptare.


Nje prej punimeve te Adrian Pacit eshte ne gare per te fituar cmimin prej 40,000 sterlinash i cili konsiderohet si cmimi me i larte qe jepet ne Angli per artet vizuale.

Te nominuarit per fitimin e ketij cmimi jane perzgjedhur pas shqyrtimit te 500 aplikanteve me punimet e tyre nga e gjithe bota. Adrian Paci, garon ne kete bienale me nje fotografi ne te cilen eshte fiksuar nje peme ne momentin kur dielli deperton brenda degeve te saj si nje berthame zjarri.

Punimet e tete artisteve finalist jane prezantuar mbremjen e djeshme ne Muzeun Nacional te Uellsit.

Fituesi do te shpallet gjate nje ceremonie e cila do te zhvillohet me 19 maj. Organizatoret e bienales "Artes Mundi" thone se politika do te luaj nje rol te rendesishem kete vit, gjate bienales, pasi artistet finalist jane perzgjedhur duke pare se si ka reflektuar politika ne punimet e tyre.

Qellimi kesaj bienaleje eshte dhenia pergjigje nepermjet artin dy pyetjeve, se kush jemi ne dhe ne cfare shoqerie jetojme.

Zef Mazi ambasador i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar ishte nje prej te ftuarve te nderit ne hapjen e bienales.

Ne nje prononcim per Top Channel ai e quajti si nje hap perpara per artin shqiptare pjesmarrjen e Adrian Pacit ne kete bienale duke theksuar se kjo arritje e artistit shqiptare tregon nivelin e larte qe artistet tane kane duke u perfaqesuar denjesisht.

“Te tilla evenimente jane padiskutim mjeti me i mire per rritjen e imazhti te Shqiperise dhe Shqiptareve ne Mbreterine e Bashkuar”, ka deklaruar ambasadori Mazi.

Punimet e Adrian Pacit gjate viteve te shkuara jane ekspozuar edhe ne disa galeri londineze, perfshi edhe ate me fame boterore sic eshte galeria TateModern.

Friday, 5 March 2010

Antidroga londineze pranga 6 shqiptarëve të kokainës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nëpërmjet një agjenti të infiltruar policia londineze ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar të përfshirë të shitjen e kokainës.
Një zëdhënëse e Scotland Yard tha se pesë shtetas shqiptar janë arrestuar në Londër, pasi në të paktën tre raste i shitën një sasi të konsiderueshme kokaine një agjenti të policisë.
Shqiptarët e arrestuar janë Erald Isaku, Sherif Selaci dhe Blerim Qullai të cilët akuzohen për konspiracion në shitjen e lëndës narkotike.
Ndërsa Sabri dhe Isak Hashani të cilët ishin poseduesit e kokainës gjatë kontrollit të banesave ku jetonin, ju sekuestruan disa mijëra paund, të përfituara nga shitja e drogës.
Të pesë shqipatrët e arrestuar, i kanë pohuar agjentit të infiltruar se ata mund ti shisnin atij 2 deri në 3 kile kokainë në muaj.
Në një tjetër operacion antidrog në qendër të Londrës është arrestuar Lulzim Lumaj si i dyshuar në shitjen e lëndëve narkotike.
Sipas zyrës së shtypit në Scotland Yard arrestimi Lumajt u krye pasi ai për një kohë të gjatë mbahej nën survejim.
Në momentin e arrestimit në makinën me të cilën udhëtonte Lulzim Lumaj, agjentët e antidrogës, gjëtën 500 mijë euro, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti një sasi droge të tipit kokainë dhe kanabis.
Lumaj ka dalë përpara gjykatës “City of Werstminster Magistrate Court” si i akuzuar për pastrim parash të përfituara nga aktivitete kriminale si dhe për posedim me qëllim shpërndarje të lëndëve narkotike.

Thursday, 4 March 2010

Shqiptaro-Britanikët indiferentë ndaj zgjedhjeve parlamentare

Shqiptaro-Britanikët indiferentë ndaj zgjedhjeve parlamentare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Megjithëse ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në Britaninë e Madhe, duket qartë se ethet elektorale kanë filluar të ndjehen.
Të gjitha gjasat janë për zhvillimin e tyre gjatë javës së tretë të muajit Maj, apo në fillim të Qeshorit, ku konservatorët e David Cameron në opozitë, sipas sondazhe janë favoritët për të fituar.
Por fitorja e tyre përballë laboristëve të Gordon Brown, që synojnë një mandat të tretë qeverisës, do të jetë tejet e vështirë pasi sondazhet më të fundit, i nxjerrin konservatorët vetëm dy pikë përpara Laburistëve.
Fatkeqësisht këto zhgjedhje shikohem me pak apo aspak interes nga ata mijëra emigrantë shqiptar, që kanë fituar qytetarinë britanike dhe kanë të drejtë vote.
Zef Mazi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Shqiptarët të cilët e kanë marrë nënshtetësinë britanike, ndoshta nuk e kanë të gjithë të qartë se ka një ndryshim midis detyrimit të regjistrimit në regjistrin nacional të votimeve dhe mosdetyrimit për të votuar.
“Besoj se ata që nuk e kanë ende të qartë këtë ndryshim, shumë shpejt do të ndërgjegjësohen dhe do të respektojnë detyrimin ndaj ligjit të shtetit që i ka pritur dhe i ka berë qytetarë të tij” theksoi ambasadori Mazi.
Nga një sondazh telefonik i Top-Channel ku u pyetën 50 emigrantë shqiptarë me të drejtë vote, vetëm 4 prej tyre ishin të rregjistruar në rregjistrin nacional të votuesve.
Rregjistrimi për të votuar në Britaninë e Madhe është përgjegjësi e cdo individi mbi 18 vjec.
Mosrregjistrimi është vepër penale që ndëshkohet me gjobë deri në 1 mijë paund.
Ndërsa pjesmarrja në votime nuk është e detyrueshme.
Rregjistrimi kryehet në zyrën e shërbimeve elektorale që ndodhet në cdo bashki apo pranë autoriteteve të pushtetit lokal.
Afati i fundit për tu rregjistruar dhe shmangur gjobitjen është data 13 Mars 2010.
Luljeta Nuzi drejtuese e organizatës “Shpresa Program” thotë se prej disa muajsh organizata e saj, ka përfshirë në shërbimet që ofron për emigrantët shqiptar në lindje të Londrës, ásistencën në rregjistrimin e të dhënanve në rregjistrin nacional të votuesve.

Monday, 1 March 2010

Angli-Shqiptari “mund” recesionin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gjatë recesionit të gjatë në Britaninë e Madhe , ishin me mijëra bizneset që u detyruan të mbyllen.
Kjo klimë e acartë e të bërit biznes, nuk e ka ndalur dëshirën dhe vullnetin e një emigranti shqiptarë për të ndërtuar një biznes, madje ta ketë fitimprurës që në muajt e parë.
Me një kredie afatgjatë prej 10 mijë sterlinash, nëpërmjet programit “Business Link” dhënë nga qeveria britanike, Artan Hasalliu hapi një kafe internet në qytetin e Lidsit.
I cilësuar si një biznes i suksesshëm i ngritur në kohën e recesionit, emigranti shqiptar është ftuar në një pritje falenderimi të zhvilluar në selinë qeveritare 10 Downing Street.
“Artan Hasalliu është një inspirim për komunitetin e tij,dhe një shembull i mirë se si ndihma e dhënë nga qeveria ishte vendimtare në suksesin e biznesit që ai hapi” kështu është shprehur Lordi Manderlson sekretar shteti për biznesit në qeverinë e kryeministrit Brown.
Ndërsa Artan Hasalliu i tha Top-Channel se “Kjo kredi e butë që ju dha në një moment kur bankat nuk jepnin kredi, ishte vendimtare në hapjen e biznesit . E gjithë kjo histori suksesi ka vetëm një emër. Kujdesin e shtetit anglez dhe mbështetjen e iniciativave të tilla në kohë recesioni” theksoi ai.
Suksesi emigrantit shqiptarë është pasqyruar edhe në mediat lokale të qytetit të Lidsit.
Në Britaninë e Madhe janë me qindra, emigrantë shqiptarë që kanë hapur biznese të vogla kryesisht në fushën e ndërtimit, duke konkuruar sipërmarrësit anglez apo ata nga vendet e tjera të Europës, me çmimet e ulta që ofrojnë.
Është e vështirë për të konstatuar se sa është numri dhe lloji bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe pasi mungon një bankë e mirëfilltë me të dhëna.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats