Saturday, 27 February 2010

Ne arkivin e Londres zbulohet vula e Lidhjes se Prizrenit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Zbulohet ne arkivat britanike nje dokument i rendesishem per historine e Shqiperise, i cili tregon vulen e pare te perdorur nga Lidhja e Prizrenit.

Dokumenti me reference FO-195/1382 qe mban daten 2 Maj 1881, eshte gjetur disa dite me pare nga studjuesi Bejtullah Destani ne arkiven qendrore te Londres.

I shkruajtur ne osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll i cili me pas ja ka kaluar kete leter ministrit te Jashtem.

Nepermjet kesaj letre Lidhja e Prizrenit i kerkon ambasadorit britanik ne Stamboll te mbeshteshe duke nderhyre, ne qeverine Otomane per njohjen e kater vilajeteve me emrin Arnautlik.

“I nderuar zoti minister. E dergoj kete leter ne vemendjen tuaj pasi me duket shume interesante” thote ambasadori George Goschen ne letren e tij shoqeruese derguar ministrit te Jashtem Earl Granville.

Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e ketij dokumenti si me nje rendesi te madhe historike pasi per here te pare nepermjet tij, shihet vula e pare e perdorur nga Lidhja e Prizrenit.

Sipas tij kjo vule nuk eshte permendur apo botuar me pare.

I pyetur si mundi ta zbuloje kete dokumente Destani tha:“Gjetja ndodhi tejet rastesisht ne momentin kur po shikoja nje dosje qe kishte te bente me Vaso Pashen”

Wednesday, 24 February 2010

Bakshishi dënon emigranten shqiptare në Londër

Bakshishi dënon emigranten shqiptare në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një emigrante shqiptare në Londër, i ka shpëtuar burgosjes duke u dënuar me gjobë pasi ka tentuar ti ofrojë bakshish mbikëqyrësit të testit për marrjen e patentës angleze.
Drita Gjergji 33 vjeçe banuese në lindje të Londrës kishte kryer 200 orë praktikë dhe nuk kishte mundur ta kalonte testin.
Si rrugëzgjidhje ajo tentoi të vërë në zbatim planin e dhënies bakshish ekzaminuesit të provimit Leonard Darroux.
Në fakt ekzaminuesi ishte me profesion gjykatës. Ai e ka denoncuar veprimin e shqiptares në polici.
Gjergji gjatë procesit gjyqësor mohoi tentimin e dhënies bakshish zotit Darroux duke deklaruar se ai e kishte pyeste atë rreth çështje familjare që nuk kishin të bënin me testin.
“Unë nuk ja dhashë provimin zonjës Gjergji pasi ajo bëri një sërë gabimesh. Menjëherë pasi i komunikova moskalimin e testit, mori nga sedilja e pasme çantën nga ku nxori paratë dhe tentoi të mi ipte” ka thënë në gjykatë Leonard Darroux ekzaminues nga “Driving Standards Agency”.
Prokurori çështjes Tristan Chaize i tha gjykatës se zonja Gjergji e cila merrte ndihma sociale për veten dhe fëmijët si e papunë, kishte paguar 4 mijë sterlina për kryerjen e 200 orë praktikë për të marrë patentën.
Gjykatësi Timothy Lamb QC e dënoi Drita Gjergjin me 500 sterlina gjobë për tentativë të dhënies bakshish.

Friday, 19 February 2010

Britani, 32 vite burg shqiptareve per vrasje

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dy emigrante shqiptare te perfshire ne nje vrasje e cila u urdherua nga nje milioner grek ne Londer, jane denuar me 32 vite burg ne total.

Gjykata qendrore e krimeve “Old Bailey” denoi me 17 vite burg Ylli Xhelon, ndersa Robert Baxhine me 15 vite burg.

“Jam i sigurt se pa ndihmen tuaj kjo vrasje nuk kishte per ndodhur” ka thene gjykartesi Jeremy Roberts gjate deklarimit te mases se denimit.

Te dy emigrantet shqiptare te perfshire ne kete vrasje u gjeten fajtor nga juria per vrasjen e Charles Christodoulides ne vitin 2000.

Menjehere pas vrasjes te urdheruar nga milioneri grek Thanos Papalexis, Xhelo dhe Baxhia u rikthyen ne Shqiperi per t'u futur perseri ilegalisht ne Angli ne vitin 2008.

Milioneri grek Thanos Papalexis eshte denuar disa muaj me pare me 20 vite burg si urdherues i vrasjes.

Motivi vrasjes se Christodoulides kishte te bente me ndetimin e nje blloku apartamentesh me vlere 2 milon sterlina,pasi te prishej shtepija e tij ne zonen Kilburn ne veri te Londres.

Vikmina nuk kishte rene dakort qe shtepia e tij te prishej duke i shkaktuar vonesa milionerit grek.

Per te zgjidhur kete problem ai perdori dy shqiptaret si ndihmes, per te ndermarre eliminimin e tij.

Xhelo dhe Baxhia u mbrojten ne gjykate duke deklaruar se Papalexis i detyroi ata duke i kercenur qe te pastronin vendin dhe te fshihnin trupin e viktimes.

Hetuesit britanike gjeten ne vendgjarje ADN-ne e dy shqiptareve duke i faturuar atyre perfshirjen ne vrasje.

Tuesday, 16 February 2010

Xhimi Marku, me i forti ne Britanine e Madhe

Nga Londra
Muhamed Veliu

Per te dytin vit radhazi, burri me i forte ne Britanine e Madhe shpallet nje shqiptar.Xhimi Marku ka fituar perseri titullin “Strongest Man In UK” (Burri me i forte ne Britanine e Madhe) per vitin 2009 zhvilluar disa muaj me pare ne Irlande.

Fitorja e Markut eshte bere publike vetem nje dite me pare, pasi konkurimi nis te transmetohet ne stacionin televiz Bravo.

Pretendenti per te fituar kete titull ishte irlandezi Glen Ross i shpallur pese here si burri me i forte ne Britani.

Por Xhimi Marku, ja ka rrembyer fitoren pikerisht ne vendlindjen e Ross ne Irlande duke u duartrokitur gjate nga publiku, ku mes tyre kishte edhe shqiptare.

Pas perfundimit te gares Ross i ka deklaruar mediave irlandeze, se Xhimi Marku eshte nje kampion i vertete.

“Nese do te kishte njeri te me mundte ne kete gare duke fituar vendin e pare ai ishte Xhimi” eshte shprehur Ross.

“Megjithese kisha demtime ne shpine nga stervitja, deshiren per ta fituar edhe kete vit vendin e pare ishte e madhe, aq me teper qe konkurimi zhvillohej ne shtepine e legjendes se ketij sporti Glenn Ross” ka deklaruar Xhimi Marku.

Duke komentuar fitoren Marku eshte shprehur se ai kerkon te mos mbetet shqiptari i veten ne kete sport por ti jape mundesine edhe shqiptareve te tjere duke lene keshtu pasardhes ne kete sport burreror e tejet te veshtire.

Pas kesaj fitoreje Marku, i cili konsiderohet si nje nder te paktet shqiptaret e suksesshem ne Britani eshte duke u stervitur per pjesmarrjen ne kampionatin boteror 2010.

Fitimi i titullit si burri me i forte ne te gjithe Britanine e Madhe nga Xhimi Marku per te dytin vit, vjen pas shpalljes si burri me i forte ne Angli gjate viteve 2006,2007 dhe 2008.

About Me

Veliupress


View My Stats