Nga salla Nr 1 e gjykates se ekstradimeve ne Londer
Muhamed Veliu
Gjykata londineze e ekstradimeve i ka lejuar Julian Assange lirinë, me kusht pasi miqtë e tij ofruan një garanci pasurore prej 240 mijë stërlinash dhe një adresë ku themeluesi WikiLeaks mund të qëndrojë, por ai nuk e ka fituar menjëherë lirinë pasi përfaqësuesja e Suedisë do ta apelojë dhëninen e lirisë me kusht.
Pas një seance gjyqësore që ka zgjatur 80 minuta gjykatësi Haward Riddle tha se kushtet e reja të paraqitura në aplikimin për liri me kusht, nga avokati Geofrey Robnertson ishin në përputhje me aktin britanik të ekstradimeve.
Krahas garancive pasurore gjykatësi Riddlle tha se Assange duhet të paraqitet çdo ditë në rajonin më të afërt të policisë dhe lëvizjet do t’i monitorohen nëpëmjet një çipi elektronik të vendosur në këmbë.
Von Smith themeluesi “FronTline Club”, në Londër, i tha gjykatës se Assange mund të qëndronte në shtëpinë e tij. Gjithashtu Smith ofroi një garanci pasurore prej 20 mijë stërlinash.
Sara Sander një tjetër mike e Julian Assange vuri në dispozicion të gjykatës shumën prej 150 mijë stërlindash, ndërsa disa persona të tjetër i kanë ofruar gjykatës shumën prej 70 mijë stërlinash.
Julian Assange tek i cili dalloheshin shenja lodhjeje e mirëpriti vendimin duke buzëqeshur, ndërsa nëna e tij prezente në sallën e gjygjit nisi të qajë.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve Assange edhe natën e sotme do ta kalojë në burgun Wandsworth pasi shuma prej 240 mijë stërlinash duhet të depozitohet në gjykatë në formën “cash”.
Jemma Lindsphield përfaqësuese e Suedisë tha se do ta apelojë vendimin e dhënises së lirë me kusht në gjykatët e lartë e cila do ta shqyrtojë apelin pas 48 orëve.
Assange do të paraqitet përsëri në këtë gjykatë me 11 Janar 2011 ku palët do t’i rapotojnë gjykatësit progresin në përgatitjen për gjygjin final të ekstradimit që do të zgjasë dy ditë.
Pak përpara mbërritjes në gjykatë Julian Assange ka patur një bisedë telefonike 10 minutëshe me nënën e tij, zonjën Christine Assange e cila kishte ardhur nga Australia.
Nëpërmjet saj njeriu që turpëroi diplomacinë amerikane, ka drejtuar një mesazh të gjithë mbështetëseve të WikiLeaks.
“Tani të gjithë ne e dimë që kompanitë Visa, Master Cards, Paypal dhe të tjera, janë instrumenta të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I bëjë thirrje të gjithë botës të marrë në mbrojtje punën time, njërëzit e mi nga këto sulme ilegale dhe të pamoralshme”, tha ai.
Assange e mbyll këtë mesazh duke deklaruar se ai i qëndron besnik idealeve tashmë të bëra publike dhe se rrethanat aktuale nuk do t’i lëkundin ato.
“Të gjitha këto sulme nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se ka rritur vendosmërinë time”, ka thënë ai.
© Veliupress copyright 2009
Blog Archive
-
▼
2010
(87)
-
▼
December
(16)
- Rooney zbulon talentin shqiptar
- Britani, ministri "rrebel" ne kurthin e gazetareve...
- The Times ,Thaci "Akuzat e Marty, propagandë fashi...
- Ekpertja e OKB Anna Di Lellio: " Dick Marty nuk ka...
- John Terry “Makina e bllokuar në Tiranë s’është e ...
- Shtyhet ekstradimi i Kumbaros per ne Shkurt 2011
- Vilionistja Dizdari, sukses i pandalshem në Londë...
- Julian Assange fiton apelin, gjykata i jep liri me...
- Gjykata londineze liri me kusht Julian Assange, ap...
- Daily Express-BE, 8,8 miliard euro ndihme vendeve ...
- Interviste ekskluzive me njeriun qe strehoi Julian...
- “FT”, analizë për zgjedhjet në Kosovë
- Mirësevini në bunkerin "Assange"!
- Kush e mbron Julian Assange?
- Assange nën akuzë "bëri seks pa prezervativë"
- Assange humb lirinë me kusht
-
▼
December
(16)
