Saturday, 28 November 2009

Britani, shqiptaret kremtojne festat kombetare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Sikurse edhe vitet e shkuara emigrantet shqiptare ne Britanine e Madhe kane
kremtuar festat kombetare.

Siparin aktiviteteve me karakter kulturor e ka hapur shoqata 'Ardhmeria', e cila
ka organizuar nje koncert festiv per anetaret e saj.

Ambasadori i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, Zef Mazi krahas pritjes
zyrtare per trupin diplomatik te akredituar ne Londer ka organizuar nje pritje
te vecante per komunitetin shqiptar ne ambientet e reja te ambasades.

Mes te pranishmeve ishin aktori i mirnjohur i spektaklit Portokalli Gazmend
Paja, qe po kryen nje master ne Londer dhe boksieri Kreshnik Qato.

Aktivitete te ndryshme jane zhvilluar edhe nga gazeta e komunitetit ne Londer
'The Albanian', grupet studentore nga universiteti westminster dhe London School
of Economics.

28 dhe 29 Nentori jane perkujtuar edhe nga emigrantet shqiptare qe jetojne ne
Irlande, Skoci,Uells, Birmingham dhe Leeds.

Te gjithe seebashku ata kane uruar njeri-tjetrin per sa me shume respekt dhe
forcimin e komunitetit shqiptar ne Britanine e Madhe duke mos iu shmanguar
bisedave rreth zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi.

Festimet do te mbyllen me nje mbremje te madhe festive me muzike teresisht
shqiptare ku te ftuar jane Alban Skenderaj dhe Miriam Cani.

Tuesday, 24 November 2009

ZHVILLOHET NË LONDËR FORUMI BIZNESIT KOSOVË-BRITANI E MADHE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dy vite më parë delegacionet e qeverisë së Kosovës vinin në Londër , duke kërkuar zgjidhjen e statusit.
Ndërsa sot nëpërmjet Forumit të parë të investime Kosovë Britani e Madhe, ata shpalosën të gjitha mundësitë që Kosova u ofron investitorëve Britanik.
Ky forum i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër u hap nga ambasadori Muhamet Hamiti i cili në fjalën e tij i bëri një paraqitje situatës politike dhe ekonomike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Ndërsa homologu i tij britanik në Kosovë Andi Sparks tha se në këto dy vite jetë të shtetit të Kosovës, ka ndodhur një progres solid në ndërtimin strukturave shtetërore.
Ai ftoi biznesmenët britanik të investojnë në Kosovë pasi atje mundësitë janë të mëdha madje ai theksoi se investitorët do të përballen me një situatë win win.
Ambadadori Sparks me detaje në mënyrë të përmbledhur tregoi sektorët ku mund të investohet duke shprehur gatishmërinë e stafit të tij për të ndihmuar cilindo që ka ndërmend të investojë në Kosovë.
Lutfi Zharku ministër i tregtisë dhe industrisë bëri prezent në forum klimën aktuale të investimeve në Kosovë.
“Ne kemi sistemin më të ulët të taksave në Europë. Tani më shumë se kurrë na duhen investime për të forcuar ekonominë duke hedhur hapa drejt integrimit evropian. Në Kosovë aktualisht operojnë 60 kompani britanike” ka deklaruar ministri Zherku.
Drejtori agjencisë së privatizimeve Shkëlzen Lluka tha se deri me tani vlera e ndërrmarjeve të privatizuara shkon në 446 milion euro dhe se procesi privatizimit në Kosovë që është unik në rajon,vazhdon në shumë sektorë të tjerë.
Hashim Rexhepi Guvernator i Bankës qendrore të Kosovës i shpjegoje më shume se 200 pjesëmarrësve në forum sistemin bankar në Kosovë, duke theksuar se fatmirësisht Kosova ëstë e paprekur nga kriza ekonomike globale.
Shembullin e të bërit biznes në Kosovë dhe të jesh i suksesshëm në këtë forum e ka sjellë Philip Sigwart drejtori ekzekutiv i Prokredit Bank në Kosovë.
“Dhjetë vjet më parë kur nisëm të investojmë në Kosovë na quajtën korporata e të çmendurve. Ndërsa sot ne jemi një prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë falë mundësive që na ka ofruar ky vënd dhe dëshirës së madhe të shqiptarëve për të punuar” ka thënë ai.
Ky forum ka ngjallur edhe interesin e disa mediave prestigjoze si Reuters, BBC, The Economist, Financial Times të cilët kanë intervistuar ministrat pjesëmarrës.

Monday, 23 November 2009

THE GUARDIAN: Miresevini ne Shqipëri

THE GUARDIAN: Miresevini ne Shqipëri

NGA: PETER PRESTON,
THE GUARDIAN

LONDER- Ku tjetër në tokë 88 për qind e qytetarëve dëshirojnë të na bashkohen ne, në klubin më pak të mikpritshëm të botës? Merrni për në jug të Brukselit.

Po shkojmë në Shqipëri, sepse aty do të gjejmë diçka, për të cilën mund të ndihemi paksa të turpëruar – vetëkënaqjen me stilin tonë të jetesës.

Shqipëria? Ekonomia e këtij vendi do të ketë rritje këtë vit (rreth 2 për qind) në kohën kur pjesa dërrmuese e botës po njeh rënie.

Sistemi politik vazhdon të jetë i trazuar qysh pas zgjedhjeve të qershorit, që përfunduan me rezultat aq të ngushtë, sa socialistët humbës vazhdojnë të braktisin parlamentin dhe mbushën rrugët e Tiranës me protestues në fundjavë.

Megjithatë, javën e kaluar, Shqipëria morri dritën e gjelbër për të negociuar anëtarësimin me BE-në.

Shpërblimi përfundimtar për vjet të tëra përpjekjesh mund të jetë vetëm pak vjet larg, për më tepër me një mbështetje prej 88 për qind për anëtarësim.

Kur dëgjoni presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, të paraqesë versionin e tij, ai shtrihet në fund të vijës së verdhë të Brukselit.

Dhe, kur ktheheni në Tiranë, disa vjet pas vizitës së fundit atje, gjeni një aeroport të ri, një rrugë të re që e lidh aeroportin me kryeqytetin, rrugët të mbushura me dyqane, kafene në çdo qoshe, pallate që kapin qiellin. Vetëm gropat në rrugë mbeten të njëjta.

Një ndjesi energjie dhe përparimi duket se të mbërthen nga fyti në Shqipëri. Vendi i vogël e i varfër, me një histori të pazakontë staliniste, po i kthen 17 vjetët e lirisë në diçka të jashtëzakonshme.

Riparimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë të reja e të shëndetshme, por edhe mëkatet e vjetra i gjen së bashku.

Parkingjet janë të mbushura me Mercedes-benz. Por, kjo është vetëm një pjesë e historisë së mbijetesës, mirësisë, por edhe humorit.

Nëse ky do të jetë vendi i 28-të apo i 29-të i Unionit, atëherë do të ketë diçka për të festuar: Kjo lidhet me vazhdimësinë e një ideje, që ne, të zhytur thellë në padijen e tabloidëve, kemi humbur imagjinatën për ta përqafuar.

Çfarë shikojnë 88 për qind e shqiptarëve kur hedhin vështrimin përreth? Një Greqi e merakosur për ta pranuar Shqipërinë.

Një mori vizitash dhe fjalimesh nga zyrtarët e lartë të diplomacisë britanike, përfshirë Dejvid Milibend apo Glenis Kinok, që kërkojnë zgjerimin e Unionit. Dhe një veri, jug, lindje dhe perëndim të trazuar.

Kroacia dhe Sllovenia përjetuan një ndarje të dëmshme rreth vijës kufitare detare. Bosnja është sërish në krye të paqëndrueshmërisë në Ballkan, derisa baraspeshat burokratike po prishen. Serbia, ndonëse me një president të zotin, ende kërcënohet nga brenda nga nacionalizmi i vjetër dhe ogurzi.

Kurse, Kosova është një katastrofë etnike në pritje për të ndodhur. Kemi dhe dy fëmijët që kanë zënë këmbët, Maqedoninë e Malin e Zi.

Dhe, çdokush i trembet zhytjes së sërishme të rajonit në mosbesim dhe ndëshkim.

Nëse bisedon me njerëz nga të gjitha anët e Ballkanit, BE-ja është përgjigjja e parë që iu vjen në gojë. Na ndihmoni të ndihemi diçka më shumë se sa pjesë të mbetura në fund të kontinentit. Na bëni ta ndjejmë e ta kuptojmë se nëse bëjmë përparimin e kërkuar, ju do të na shpërbleni.

Dhe, kjo është arsyeja pse duhet parë përreth 1200 miljeve nga Tirana në Londër e përreth. Ju do të supozoni se nga fakti se Kethrin Eshton, shefja e re e kandiduar e diplomacisë evropiane, nuk është e zgjedhur nga vota, kjo e bën diplomacinë evropiane të pakuptimtë.

Por, nuk është kështu. Politika e jashtme që ka vlerë për ne të gjithë, është ajo që përfshin stabilitetin afër shtëpisë sonë dhe marrëdhëniet përreth kufijve tanë.

A mund të ndalojë ky koncept në Padëkale? Kjo tingëllon si shaka e keqe në muajin kur Lufta e Parë Botërore filloi në Sarajevë.

Kjo është fyerje për trupat britanike që përpiqen të ruajnë paqen e brishtë në Kosovë dhe në Bosnjë. Një iluzion që bën të harrojmë mësimet e jashtëzakonshme të jetës evropiane që nga rënia e Murit të Berlinit. Është një mohim për një botë që dëshiron të jetë më afër.

Një Bashkim Evropian me 34 vende, apo më shumë? Ai po vjen përmes një perdeje dyshimi apo mungese mirësjelljeje nga ana jonë.

Nëse keni nevojë për një vizion që ta duartrokisni, ejani në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, dhe gjeni pak shpresë në mes të gropave të rrugës.

(Artikulli eshte botuar dje ne The Guardian online dhe perkthimi eshte marre nga Europaelire)

Vaksina e A/ H1N1 mund te shkaktoje paralize ose vdekje

Nga Londra
Muhamed Veliu


Vaksina kundra gripit te derrave mund te shkaktoje paralizimin e muskujve madje edhe vdekje. E ndersa e gjithe bota i ka varur shpresat nga kjo vaksine, qeveria britanike i shqetesohet rasteve kur kjo vaksine, ne vend qe te shpetoje njerez mund t'i coje ata drejt vdekjes.


Alarmi vjen nga disa raste vdekje ne vitin 1976, vit ne te cilin eshte prodhuar per here te fundit kjo lloj vaksine. Ate kohe nga perdorimi i saj vdiqen 25 persona.

Gjithashtu si efekt negativ qe kjo vaksine krijon eshte paralizimi i muskujve te kraharorit qe njihet si sindromi Guillain-Barre.

Qeveria britanike eshte detyruar te pranoje te gjitha pergjegjesite ligjore nese qytetaret do te kene probleme me vaksinen kundra virusit H1N1.

Ministria britanike e Shendetesise ka firmosur nje marreveshje me kompanite GlaxoSmithKline dhe Baxter Group duke marre persiper cfaredo lloj problemi qe mund te shkaktohet nga vaksina.

Te dyja keto kompani nga te cilat Britania e Madhe ka blere 60 milione doza vaksine, fillimisht refuzuan shitjen nese ato nuk ishin te mbrojtura ligjerisht.

Kjo lloj vaksine shkakton edhe rritjen e alergjise tek ata persona te cilet te ngrenit e vezes u shkakton alergji perfshi edhe femijet qe vuajne nga azma.

Sunday, 22 November 2009

Angli, burg meshkujve qe frekuentojne prostitutat

Angli, burg meshkujve qe frekuentojne prostitutat

Nga Londra
Muhamed Veliu

Britania e Madhe ashperson luften kunder prostitucionit. Kesaj here jo duke prodhuar ndonje ligj te ri me denime te larta ndaj tutoreve, por per konsumatoret e tregtise se mishit te bardhe.

Parlamenti Britanik ka aprovuar ditet e fundit nje nen shtese ne ligjin ekzistues, ku thuhet se ata meshkuj qe kapen duke kryer marredhenie seksuale me vajza te trafikuara perben veper penale.

Masa e denimit parashikon burg, 1,000 mije sterlina gjobe, perfshi edhe futjen perjetesisht te emrit ne regjistrin e personave me precedente penal.

Ruth Blising nga organizata “Poppy Project” qe merret me vajzat e trafikuara thote se ky ligj do te ndeshkoje meshkujt qe mbajne gjalle kete biznes.

“Tani ata do te denohen, si pasoje kerkesa per vajza do te ulet dhe kjo do te coje ne pakesimin e atyre vajzave apo grave te trafikuara per qellime prostitucioni”, thekson zonja Blising.

Nje studim i fundit i Kolegjit Imperial ne Londer sjell fakte tronditese rreth prostitucionit ne Britanine e Madhe ku nje nga dhjete meshkuj te pyetur ka pranuar se ka shkuar me nje prostitute.

48 perqind e anglezeve qe paguajne per marredhenie seksuale, ose jane te martuar ose kane te dashura.

Ne dhjete vitet e fundit ne Britanine e Madhe grupet kriminale shqiptare me sukes kontrollojne nje pjese te konsiderushme te trafikut dhe shfrytezimit te vajzave per qellime prostitucioni.

Si te denuar per vepren penale te shfrytezimit te prostitucinit ne burgjet angleze vuajne denime te ndryshme 52 shqiptare me nje total denimesh prej 504 vite burg.

Saturday, 21 November 2009

Angli-Ja provat e implikimit të Krenar Lushës në terrorizëm

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në ditën e tretë të procesit gjyqësor në ngarkim të Krenar Lushës prokuroria britanike, ka treguar të gjitha provat që e implikojnë atë si të dyshuar në përgatitjen e kryerjes së akteve terroriste.
Materiale në formë video si përgatitet eksploziv,ato të vrasjes së një ushtari amerikan, përfshi qindra klipe që janë gjetur në kompjuterin e Lushës i janë treguar gjykatës.
Shqiptari 30 vjeç, me origjinë nga Kosova i mohon të dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm.
Prokurori Nigel Godsmark i ka treguar jurisë në këtë proces gjyqësor, një material filmik 26 minutesh, që tregon si mund të ndërtohet një brez me eksploziv për sulme kamikazë, gjetur në komjuterin e Lushës.
Ndër materialet e tjera gjetur në kompjuterin e tij janë edhe një manual elektronik për përdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatorëve si dhe përdorimin e celularëve për ti kthyer në detonatorë shpërthyes.
Gjatë arrestimit të Lushës policia krahas materialeve audio-vizive në shtëpinë ku banonte gjeti edhe 14 celularë,71, 8 kile karburant, si dhe më shumë se dy kile nitrat, që do të shërbenim për ndërtimin e bombave artizanale.
Përpara arrestimit Krenar Lusha mbahej nën survejimin e skuadrës së anti terrorit.
Prej përgjimit kur ai bisedonte me njerëz të tjerë përmes internetit, është kapur një bisedë ku ai i thoshte bashkëbiseduesit se kërkonte të hakmerrej ndaj qeverisë britanike e cila kishte burgosur një mik të tijin.
Sëbashku me Lushën në këtë proces janë si të bashkakuzuar edhe katër shtetas britanik me origjinë pakistaneze.
Sikurse edhe shqiptari ata i mohojnë të gjitha akuzat si të përfshirë ne terrorizëm.

Thursday, 19 November 2009

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Nga Londra
Muhamed Veliu

Njëri prej protagonistëve të demonstratës anti-komuniste të 13 Dhjetorit 1990 në Shkodër arrestohet nga Scotland Yard për llogari të Interpol Tiranës si i kërkuar për vrasje.
Ardian Muhamet Rragami është arrestuar në Londër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimin e tij e njoftoi një zëdhënëse e Scotland Yard e cila tha se oficerët e Skuadrës së Ekstradimeve ekzekutuan një mandat arresti ndërkombëtar lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Ardian Rragami 38 vjeç kërkohet të ekstradohet nga Londra për vrasjen e Qemal Kolës ndodhur në vitin 1998.
Në paraqitjen ne tij të parë në gjykatën e ekstradimeve shkodrani i arrestuar është mbrojtur duke deklaruar se policia ka arrestuar një person tjetër dhe se ai nuk është Ardian Rragami.
Gjykatësi i çështjes vendosi masën e arrestit me burg deri më 12 Janar 2010 kur do të zhvillohet séanca gjyqësore e ekstradimit.
Mësohet se Ardian Rragami është një prej organizatorëve të demonstratës anti-komuniste në Shkodër zhvilluar me 13 Dhjetor 1990.
Atë kohë Rragami sëbashku me nëntë persona do të dënoheshin me nga 20 vite burg për organizimin e demonstratës.
Ai do të lirohej nga burgu pas një amnistie ku u përfshinë të gjithë të dënuarit politik.

Tuesday, 17 November 2009

Angli. Shqiptari në gjyq i akuzuar për terrorizëm.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka nisur në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova dhe katër britanikë ve me origjinë pakistaneze të akuzuar për terrorizëm.
Gjatë seancë s së parë gjyqësore zhvilluar në gjykatën e qytetit Preston në Veri të Anglisë prokurori çështjes ka lexuar aktakuzën e implikimit të tyre në akte terroriste.
Sipas prokurorisë i dyshuari Krenar Lusha 30 vjeç akuzohet për tërheqjen nga internetit të material audio-vize që tregonin se si mund të ndërtohet një bombë që përdoret në sulmet kamikaze.
Ndër provat që disponon prokuroria britanike, kundra Lushë s është edhe një bisedë e
përgjuar në një chat ku shqiptari është shprehur se ai ishte shumë i lumtur të shikonte të vrarë sa më shumë amerikan dhe Izraelitë .
Gjithashtu si provë materiale gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale.
Lusha i ka mohuar të dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij për posedim të material të dyshuara për përdorimin në akte terroriste.
Arrestimi i Krenar Lushë s u krye nga skuadra e anti-terrorit në Scotland Yard, më 26 Gusht 2008 në shtëpinë ku ai banonte në zonë n Derby.
Media britanike e komentoi arrestimin e Lushë s së bashku me katër personat e tjerë si shkatërrimin e një celule terroristësh të cilët po përgatisnin eliminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
Megjithatë është gjykata britanike ajo e cila do të vendosë në fajësinë apo pafajësinë e shqiptarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për terrorizëm.

Monday, 16 November 2009

Britani, denohet grupi kriminal shqiptaro-polak

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje grup kriminal shqiptaro-polak, i perfshire ne trafikun e njerzve nga Franca per ne Britanine e Madhe eshte denuar me 20 vite burg ne total.

Shkaterrimi aktivitetit te tyre kriminal u krye nga Agjencia Britanike e Krimit te Organizuar "SOCA" e cila nepermjet operacionit te koduar “Monocoli” arrestoi kater shqiptare dhe kater polake.

Ky grup kriminal drejtohej nga Nexhat Hafuzi i cili u denua me pese vite burg.

Nga procesi gjyqesor u mesua se 26 vjecari Hafuzi, ishte arrestuar me pare ne Korrik 2008 dhe kishte vuajtur 10 muaj burg ne France per trafikik njerezish drejt Anglise.

Ai bashkepunonte ngushte me shtetasen polake Joana Kubisnka e cila kryente sigurimin e pasaportave te rregullta polake te cilave u nderroheshin fotografine.

Kubinska e cila eshte denuar me kater vite burg po ashtu kryente rekrutimin e shofereve polake te cilet transportonin shqiptaret.

Sebashku me Hafuzin dhe Kubisken jane denuar edhe tre shtetas te tjere polake qe kryenin rrolin e shoferit.

Nuk i kane shpetuar burgosjes edhe Kujdesi Peposhi, Fadil Qenani dhe Refail Hoxha te cilet u kapen ne momentit kur po tentonin te futeshin ne Angli nga shoferet polake.

Ata u denuan per posedim te pasaportave polake te falcifikuara dhe tentative per te hyre ilegalisht ne Britanine e Madhe.

Nga procesi gjyqesor u mesua se ky grup kriminal kerkote 5 mije deri ne 6 mije sterlina per person per ti kaluar ne Angli.

Thursday, 12 November 2009

Mirela Bogdani kandidate per deputete ne Britanine e Madhe

Perzgjedhja nga partia konservatore britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Per here te pare ne historine e parlamentit te Britanise se Madhe nje shqiptare shpallet kandidate per tu zgjedhur antare e ketij parlamenti.
Mirela Bogdani eshte shpallur kandidate per deputete ne zgjedhjet parlamentare qe do zhvillohen vitin e ardhshem.

Bogdani kandidon nga Partia Konservatore Britanike, anetare e se ciles ajo eshte prej 6 vjetesh.
Seleksionimi i kandidateve per deputete ne Britaninw e Madhe nga te gjitha partite politike, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe fillon 3 vjet perpara zgjedhjeve dhe kalon neper shume faza.
Pas aplikimit dhe kalimit te dy fazave te para Mirela Bogdani u seleksionua mes 5,000 aplikante per tu testuar nga PAB (Parliamentary Assesment Board) Komisioni Parlamentar i Vleresimit ne nje testim me 5 provime, te cilin e kaloi me sukses.
Aprovimi i kandidatures se saj u krye nga nje komision i perbere nga parlamentare dhe zyrtare te larte te partise konservatore, te cilet e vendosen ate ne listen kombetare te kandidateve per deputete te Britanise se Madhe.
Ajo eshte caktuar te kandidoje ne Wales.
E pyetur nga Top-Channel si e perjetoi lajmin e pranimit si kandidate per deputete, ajo tha:
"Nuk e prisja qe do fitoja pasi testimi ishte shume i veshtire. Ndihem e lumtur sepse eshte kurorezim i viteve te tera angazhimi ne politike. Ky eshte nje tjeter tregues qe sa vleresohet meritokracia, aftesite dhe kontributet ne vendet me demokraci te konsoliduar dhe sa pak ose aspak kjo ndodh ne Shqiperi".
Ky eshte kandidimi i dyte i Bogdanit ne Angli pas perfsirjes se saj ne garen per zgjedhjet e Parlamentit Europian te ketij viti, ku nuk mundi te arrije ne finish.
Mirela Bogdani vitin e shkuar perfudoi studimet pas universitare ne Universitetin e Oxfordit per shkenca politike, e fokusuar ne politikat e BE.
Gjithashtu ajo eshte autore e tre librave per mardheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian.
Rasti i Mirela Bogdanit eshte i pari i nje shqiptareje, jo e lindur ne nje vend perendimor, qe arrin brenda pak vitesh maja te larta ne politiken britanike, deri ne kandidim ne zgjedhje parlamentare te ketij vendi dhe e perzgjedhur nga nje parti prestigjoze sic eshte Partia Konservatore Britanike.

Shtyhet për në Janar 2010 apeli Ilir Kumbaros

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mbetet ende mister koha se kur do të vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare Ilir Kumbaro i cilësuar si njeriu kyç në zhdukjen dhe rrëmbimin e Remzi Hoxhës.
Për të dytën herë, avokatët e ish drejtorit të drejtorisë së parë të SHIK-ut për Tiranën, i kanë kërkuar gjykatës shtyrjen e procesit të apelit planifikuar të zhvillohej paraditen e sotme.
Disa javë më parë avokatët e Kumbaros nga kompania avokatore “Neumans LLP” i kërkuan gjykatës më shumë kohë për të përgatitur apelin pasi ishin në pritje të një raporti hartuar nga një ekspert në Tiranë.
Raporti që ka mbërritur në Londër disa ditë më parë, mësohet të jetë tejet i detajuar mbi situatën politike dhe në veçanti për sistemin e drejtësisë shqiptare, duke u kthyer në një element të fortë për palën mbrojtëse.
Kontaktuar përmes telefonit një punonjëse e zyrës administrative të gjykatës “Royal Court Of Justice” tha se ende nuk është vendosur një datë fikse se kur do të zhvillohet séanca e ardhshme e apelit.
Sipas saj të gjitha gjasat janë për zhvillimin e seancës gjatë fillim-vitit të ardhshëm”.
Ndërsa kompania avokatore “Neumans LLP”, e pyetur nga Top-channel për shkakun e shtyrjes së seancës të apelit nuk pranoi të ipte asnjë koment.
Fillimisht me 24 Mars 2009 gjykatësi Haward Riddle dha një vendim pro ekstradimit të Ilir Kumbaros, pasuar më pas me firmosjen e certifikatës së ekstradimit nga sekretari britanik i shtetit.
Ilir Kumbaro përmes avokatëve ka apeluar këto dy vendime që i lejojnë shtetit shqiptarë ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

© Veliupress copyright 2009

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Për të katërtin vit radhazi Shqipëria merr pjesë në panairin botëror të turizmit të Londër “World Travel Market”.
Me këtë pjesëmarrje tentohet promovimi asaj ç’farë ofron turizmi shqiptarë.
Stenda e Shqipërisë e ndërtuar në mënyrë modeste, shumë larg standarteve të fqinjëve tanë përbehet nga tre komponentë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, sektori privat dhe disa bashki kryesore të cilat në këtë panair janë prezantuar vetëm me disa broshura.
Ndryshe nga vendet e tjera mungonin materialet promovuese në formë audiovizive, përfshi spotin publicitar, të transmetuar në CNN për prodhimin e të cilit janë shpenzuar mijëra euro.
Nada Kallciu drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit i tha Top-Channel se “Pjesmarrja në këtë panair edhe këtë vit synon promovimin e turizmit shqiptarë në të gjitha aspektet. Sipas saj e veçanta që stenda shqiptare sjell në këtë panair është pjesmarrja e një grupi valltarësh nga trupa e balerinëve të ardhur nga Teatri Operas dhe Baletit. Kjo si pjesë e promovimit të turizmit Kulturor.
“Si një pjesmarrje të vakët, modeste dhe pa strategji nga të gjitha subjektet shqiptare në këtë panair” kështu e ka komentuar paraqitjen e stendës shqiptare në panairin e Londrës Dori Gjalpi ekspert për çështjet e turizmit.
Krahas 50 mijë subjekteve nga e gjithë bota në këtë panair për herë të parë ka marrë pjesë edhe Kosova.
Përmes një stende të ndërtuar thjesht ku është përdorur elementi fotografi, ideuesit e saj përcjellin mesazhin se Kosova ka se çfarë të ofrojë në turizëm kryesisht atë malor.
Për Bujar Kucin drejtor i Departamentit të Turizmit në qeverinë e Kosovës, Ky panair është një mundësi e mirë për të paraqitur vlerat e turizmit në republikën e Kosovës po ashtu një rast i volitshëm për ta paraqitur atë, me një imazh të ri, ndryshe nga ai ç’farë mendojnë shumë qytetarë të Evropës.”

© Veliupress copyright 2009

Wednesday, 4 November 2009

Taci “i cmendur” si Berlusconi

Taci “i cmendur” si Berlusconi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas mediave Greke dhe Italiane, rrahja e gazetarit Mero Baze nga Rezart Taci dhe truprojet e tij gjen jehone edhe ne nje gazete britanike.

“A eshte pronari i ri potencial i Milanit po aq i cmendur sa ky aktuali?”. Kete pyetje kane zgjedhur si titullin e shkrimit te tyre gazetaret britanike te gazetes sportive online “The Spoiler”.

Qe ne fillim te artikullit kjo gazete i rikujton lexuesve te saj oferten marramendese prej 700 milione eurosh qe Rezart Taci ofroi per blerjen e ekipit te Milanit.

“Pasi deshtoi ne blerjen e Bolonjes, oligarku shqiptar ndermori kete oferte e cila u hodh poshte nga Berlusconi”, vijon artikulli.

E nese ky eshte aspekti pozitiv ne fushen e sportit per Rezart Tacin, gazeta britanike shkruan se ai akuzohet si i perfshire se bashku me truprojet e tij ne goditjen e gazetarit Mero Maze, pasi ky i fundit ka shkruar nje sere shkrimesh per lidhjet e ketij baroni nafte dhe aferave korruptive me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“The Spoiler” pershkruan me detaje ate c’fare ndodhi ne ambientet e lokalit “Kaprico” menjehere pasi televizioni ku punon zoti Baze transmetoi nje emision kritikues per zotin Berisha.

© Veliupress copyright 2009

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats