Thursday, 29 October 2009

Shqiptari me varke nga Franca per ne Angli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një i ri shqiptarë ka ndërmarrë një aventurë të rrezikshme po aq edhe të guximshme duke vjedhur një varkë në qytetin Lion të Francës, me të cilën tentoi të mbërrinte në Britaninë e Madhe.Detajet e kë saj ngjarje i ka bërë publike agjencia franceze e lajmeve AFP.
Njëzetvjeçari shqiptarë është arrestuar të Dielën 25 Tetor 2009, pasi policia e pikasi duke tentuar manovrimin e varkës 30 metra të gjatë e cila përdorej nga autoritetet ujore franceze.
Varka ishte e ankoruar në një lum në zemër të qytetit Lion.
Nëse shqiptari do të ishte i suksesshëm në aventurën e tij ai duhet të përshkonte me varkë 180 milje duke kaluar, përmes lumit Rhone në detin Mediteran dhe më pas në oqeanin Atlantik për në Angli.
Gazeta lokale e qytetit të Lionit “Le Progress” shkruan se shqiptari të cilit nuk i bëhet i ditur emri, dy ditë më parë është dënuar me katër muaj burg për grabitjen e varkës.
Në mbarim të dënimit ai do të aplikojë për azil në Francë .
Avokatët e tij i thanë AFP-së se 20 vjecari shqiptarë kishte ardhur nga Shqipëria në Francë për të marrë pjesë në një aktivitet karateje.
Ky rast dëshmon edhe një herë tjetër sakrificën e shqiptarëve për të emigruar ilegalisht në Evropë , përballë barrierave të mos liberalizimit të vizave nga burokratë t e Brukselit.


© Veliupress copyright 2009

Londer-Gjobitet punëdhënësi shqiptarit të aksidentuar për vdekje

Londer-Gjobitet punëdhënësi shqiptarit të aksidentuar për vdekje

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një punëdhënës britanik është dënuar me 13,300 sterlina gjobë për thyerjen e rregullave të sigurisë në punë që çuan në aksidentimin fatal të një emigrant shqiptarë në Londër.
Ajet Krasniqi 24 vjeç humbi jetën tek sa ai po punonte brenda një ndërtesa nga e cila u shkëput një copë hekuri duke e goditur në kokë.
Shqiptari ndërroi jetë me të mbërritur në spital.
Punëdhënësi britanik Leonard Gibson për ti shpëtuar burgosjes që në seancën e parë gjyqësore pranoi fajësinë për shkelje të rregullave të sigurimit në punë.
Gjykata e dënoi atë me 13,300 stërlina gjobë për shkelje të aktit të sigurisë në punë.
Inspektori Nicola Surrey tha se ky incident tragjik mund të eviotohej nëse punëdhënësi paraprakisht kishte marrë masat e eliminimit nga c’do rrezik i mundëshëm në objektin ku punonte viktima me katër punetor të tjerë.
Shumë emigrant shqiptarë të pa legalizuar në Britanin e Madhe për të mbijetuar detyrohen të kryejnë punë nga më të rëndat dhe me rreziqe në sektorin e ndërtimit.

© Veliupress copyright 2009

Tuesday, 27 October 2009

Ekstradimi i Ilir Kumbaros, me 11 nentor seanca apelit

Ekstradimi i Ilir Kumbaros, me 11 nentor seanca apelit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Do te duhen te pakten edhe dy jave te tjera per te mesuar nese ish SHIK-asi, Ilir Kumbaro njeriu kyc ne rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes do te ekstradohet nga Britania e Madhe per t'u perballur me drejtesine shqiptare.

Gjate dites se sotme pritej zhvillimi seances se Apelit kerkuar nga Ilir Kumbaro pasi Gjykata e Ekstradimeve disa muaj me pare, e cilesoi te drejte kerkesen per ta ekstraduar, formuluar nga shteti shqiptar.

Avokatet kane kerkuar me shume kohe per te pergatitur apelin.Gjykata vendosi daten 11 Nentor 2009 per zhvillimin e seances se apelit ne kete proces ekstradimi nder me te rendesishmit per drejtesine shqiptare.

Mesohet se shkak i shtyrjes se sences te Apelit, ishte nje kerkese e avokateve te Ilir Kumbaros, te cilet jane ne pritje te nje sere dokumentash qe do te shkojne nga Shqiperia.

Ata presin perfundimin e nje raporti te detajuar per situaten politike dhe ne vecanti te drejtesise shqiptare me te cilin tentohet blllokimi ekstradimit.

Burime konfidenciale nga Gjykata e Apelit ne Londer, pohojne se i kerkuari nga drejtesia shqiptare Ilir Kumbaro ne seancen e apelit permes avokateve do te ngreje pretendimin, se nese ai ekstradohet ne Shqiperi mund ta vrasin urdheruesit e rrembimit te Remzi Hoxhes.

Avokatet pretendojne se ekstradimi i Kumbaros perben shkelje e Konvetes per te drejtat e njeriut.

Tashme pala mbrojtese ka hequr dore nga pretendimi se personi i arrestuar nuk eshte Ilir Kumbaro por qytetari nga Kosova Shaqa Shatri, sic pretenduan qe ne momentin ku Kumbaro u prangos ne shtepine e tij ne Londer.

Gjate dy viteve te fundit gjykata e apelit ne Londer “Royal Court of Justice” ne kater raste ka hedhur poshte apelet e kater shqiptareve te cilet permes apelit kane tentuar bllokimin e ekstradimit.



© Veliupress copyright 2009

Saturday, 24 October 2009

Arrestohet ne Newcastle i shumekerkuari shqiptar

Arrestohet ne Newcastle i shumekerkuari shqiptar

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas 13 vitesh ne arrati, skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka arrestuar nje te shumkerkuar shqiptar qe fshihej ne Angline veriore.

Sokol Sinani eshte prangosur ne shtepine e tij ne qytetin e Njukasllit pasi Interpol Tirana ka mundur te identifikoje vendin ku fshihej, duke njoftuar homologet britanike.

Nje zedhenes i Scotland Yard beri te ditur se i shume-kerkuari shqiptar fshihej ne Angli me indentitet te rreme, duke perdorur emrin Ismail Sinani.

Top-Channel ka mesuar se Sokol Sinani kishte zgjedhur si vend fshehjeje, nje lagje periferike ne qytetin e Njukasllit dhe se ishte i martuar me nje bashkeshorte britanike e quajtur Carol.

Sinani 37 vjec, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi eshte denuar ne mungese nga gjykata e rrethit Kukes per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1996.

Per kete vrasje gjykata e Kukesit denoi me 20 vite burg te vellain e Sokolit, bashkeautorin ne krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga burgu Bences ne vitin 1997 ku vuante denimin, kerkoi azil ne Britanine e Madhe.

Afrim Sinani, i cili kishte perfituar permes mashtrimit qytetarine britanike, do te arrestohej ne Londer shtatorin e vitit 2006.

Gjykata e ekstradimeve vitin e shkuar e quajti te drejte kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar.

Kete vendim avokatet e Afrim Sinanit e apeluan, ne Gjykaten e Apelit e cila pritet te jape vendimin e saj gjate diteve ne vazhdim.

Mesohet se Sokol Sinani do t’i zhvilloje seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vene si garanci pasurore shumen prej 20 mije sterlinash.



© Veliupress copyright 2009

Wednesday, 21 October 2009

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ministria e Brendshme Britanike Home Office sëbashku me gjykatën e emigracionit e kanë cilësuar Shqipërinë, si një vend në të cilin homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykata e emigracionit në Londër ka refuzuar kërkesën e azilit të një shtetaseje shqiptare e cila gjatë kërkesës për azil kishte deklaruar se ishte lesbike dhe persekutohej në Shqipëri.
Shtetasja shqiptare që njihet si zonjusha K jeton nën në zonën Southend në jug të Anglisë, i tha gjykatës se nëse ajo kthehet në Shqipëri do të persekutohet pasi është lesbike.
Në vitin 2006 avokatët e zonjushës K, e cila është 20 vjeçe, mundën ti mbushnin mendjen një gjykatësi emigracioni se nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, do të shkelej konventa e të drejtave të njeriut.
Por 3 vjet më vonë Gjykata tribunale e azilit dhe emigracionit që rishikoi çështjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet të largohet nga Britania e Madhe.
Sipas tre gjykatësve britanikë, që morën në shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet të kthehet menjëherë në Shqipëri pasi homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykatësit në vendimin e tyre thonë se në Shqipëri femrat lesbike janë të lira të ndërtojnë mardhënie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptarë garanton mbrojtjen e nevojshme për to.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme Home Office it ha Top-Channel se gjatë dhjetë viteve të fundit janë me qindra rastet kur shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani, si të persekutuar në Shqipëri pasi ata ishin homoseksualë.

© Veliupress copyright 2009

Tuesday, 20 October 2009

Trafiku klandestinëve 13 shqiptarë të arrestuar në Skoci

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi janë duke u mashtruar nga trafikantë të qenie njerëzore të cilët u thonë atyre, se në Angli mund të futen lirisht përmes aeroporteve Skoceze.Top-Channel ka mësuar se gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar 13 shqiptarë të cilët përmes pasaportave të falsifikuara kanë tentuar hyrjen nga aeroporti Glasgout.
Personat e arrestuar i kanë deklaruar policisë se kishin paguar nga 8 deri në 10 mijë euro për të udhëtuar me këto pasaporta drejt Skocisë.
Ajo që atyre nuk u është treguar ka të bëjë me ndëshkimin nga gjykatat angleze nëse do të kapeshin me dokumente identifikimi të falsifikuara.
Nga dëshmitë e shqiptarëve të kapur është zbuluar i gjithë mekanizmi i këtij trafiku.
Ata janë shprehur se pasaportat u përkisnin qytetarëve Italian apo Grek të cilët ia kishin shitur trafikantëve shqiptarë.
Këta të fundit veçse kryenin ndërrimin e fotografive të këtyre pasaportave.
Burime pranë agjencisë së kufirit “UK Border Agency” në Skoci thanë se personat e kapur kanë dalë përpara gjykatës së krimeve dhe janë dënuar me nga një vit burg siç e parashikon ligji.
Në përfundim të dënimit ata kthehen për në Shqipëri.
Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve kryesore për të emigruar nga shqiptarët.
Masat shtrënguese në portet e Francës apo Belgjikës e ka ulur ndjeshëm numrin e personave që mbërrinin ilegalisht në Britani.
Edhe në ato raste kur shqiptarët mundet të hynë në Britani, ata nuk mund të jenë të suksesshëm në kërkimin e azilit.
Shqipëria dhe Kosova cilësohen si vende të sigurta, qytetarët e të cilëve mund të aplikojnë për azil por shanset e pranimit të aplikimit janë minimale.

© Veliupress copyright 2009

Edi Rama dhe Anri Sala leksion ne Galerine Tate Modern

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mes debatesh të shumta, pëlqimit dhe kundërshtimeve, nëntë vjet më parë Edi Rama vendosi ti ndërronte pamjen Tiranës duke nisur lyerjen e fasadave të pallateve me bojëra shumëngjyrëshe.
Ky veprim i kryebashkiakut të Tiranës vazhdon të ngjallë interes edhe sot në qarqet arkitekturore, veçanërisht ato të artit në perëndim.
Me ftesë të galerisë me famë botërore,Tate Modern në Londër, Rama sëbashku me kuratorin Anri Sala kanë mbajtur një leksion rreth mardhënies të ngushtë mes arkitekturës dhe artit.
Fillimisht të pranishmit e shumtë kanë ndjekur dokumentarin e Anri Salës me titull “Dammi I colori” të xhiruar gjatë transformimit të Tiranës, nga një qytet ku dominonte grija në një qytet me pallate shumëngjyrëshe.
Ky dokumentar i Salës është pjesë e koleksionit të galerisë Tate sëbashku me dy punime të tjera që mbajnë firmën e tij.
Duke treguar se përse e ndërmori një hap të tillë kryebashkiaku i Tiranës i tha audiencës, se lyerja pallateve me bojë nisi si një nevojë për të ndryshuar, për ti dhënë fund kaosit të shkaktuar nga sistemi komunist dhe për tu ndjerë të lirë.
Ndërsa Anri Sala duke e parë lyerjen e pallateve në këndvështrimin artistik u shpreh se nga kryeqyteti shqiptarë kanë hedhur sytë artistë me famë botërore të cilën kanë ardhur dhe i kanë përdorur fasadat e pallateve për ti kthyer në punime arti.
Brian Clarke drejtor i Fondacionit Britanik të Arkitekturës u shpreh se rasti i Tiranës shumëngjyrëshe, është një leksion për të gjithë ne, pasi na tregon se gabimet njerëzore të së shkuarës mund të korrigjohen.
“Është padyshim një krenari e jashtëzakonshme që,të ipet mundësia të prezantosh,qytetin tënd në një nga tempujt, më të mëdhenj dhe prestigjioz,të botës për sa i takon zhvillimeve të artit dhe posaçërisht artit bashkohor” tha Rama për Top-Channel në përfundim të leksionit.
Sipas tij ftesa e bërë nga galeria Tate, është padyshim rikonfirmimi projektit, për ngjyrat e Tiranës nga ky tempull.
Po ashtu Rama tha se prezenca e tij sëbashku me Anri Salën në Tate Modern Gallery, është një sadisfaksion njëkohësish një shtysë më shumë për të menduar thellimin e këtij projekti dhe zhvillimin e tij, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe turizmit për kryeqytetin.

© Veliupress copyright 2009

About Me

Veliupress


View My Stats