Thursday, 17 September 2009

Angli-Arrestohet korrieri shqiptarë i kokainës

Gjunit dhe Sergio Veroneze i kapen 5,1 kg kokainë në portin e Doverit

Nga Londra
Muhamed Veliu


Doganierët britanik kanë zbuluar 5,1 kilogram kokainë në makinën e një shqiptari i cili sëbashku me një shtetas Italian tentonin ta kalonin në Angli.
Afrim Gjuni dhe Sergio Veroneze janë arrestuar menjëherë pas kontrollit të makinës në portin e Doverit.
Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për Top-Channel një zëdhënëse e doganave britanike.
Sipas saj Afrim Gjuni 27 vjec jetonte ne qytezën Luton.
Ai kishte mundur të fitonte statusin e emigrantit dhe një pasaportë udhëtimi lëshuar nga ministria e brendshme Home Office.
Ndërsa për italianin Sergio Veroneze është zbuluar se ai kishte hyrë dhe dalë nga porti i Doverit edhe disa herë të tjera.
Gjuni dhe Veroneze do të gjykohen ne gjykatën e krimeve “Canterbury Crown Court” më 24 Nëntor 2009 si të akuzuar për tentativë të importit të 5,1 kg kokainë.
“Nëse kokaina do të mund të kalonte portin e Doverit, atëherë vlera e shitjes do ti kalonte 700 mijë sterlina” ka deklaruar zëdhënësja e doganave britanike.
Sipas policisë të zonës së Kentit e cila po kryen hetime të mëtejshme mësohet se Afrim Gjuni sëbashku me Sergio Veroneze ishin korrierë të një grupi kriminal në Londër të përfshirë në tregtinë e Kokainës.
Kapja e kësaj sasie kokaine në makinën ne Afrim Gjumit shënon një rekord për sasinë e narkotikëve kapur një shqiptari ne portet angleze.
Në të shkuarën sasia me e madhe kapur trafikantëve shqiptarë ne portin e Doverit, në jug të Anglisë, ka qene jo më shumë se 3 kg lëndë narkotike e tipit heroinë apo kokainë.

© Veliupress copyright 2009

Monday, 14 September 2009

XFactor ne Britani, shqiptarja kalon fazen e pare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Valbona Zhuleku mes loteve, duartrokitjeve te shumta nga audienca dhe komenteve pozitive nga juria, ka kaluar fazen e pare ne konkursin Xfactor ne Britanine e Madhe.

Miliona britanike kane ndjekur permes stacionit televiziv ITV2 interpretimin e shqiptares simpatike e cila ka mundur te kualifikohet per fazen tjeter te konkurimit, duke lene pase mijera konkurente te tjere.

Ky stacion televiziv i ka kushtur 7 minuta konkurentes shqiptare, ku permes pamjeve filmike jepen te dhena per vendlindjen e saj.

“Une dua te behem kengetare. Prandaj kam ardhur ne Angli per te bere realitet kete enderr timen” ka thene 28-vjecarja shqiptare ne prezantimin e saj.

Pjesemarrjen ne audicionin e sivjetshem te XFactor zonjusha Zhuleku e ka quajtur si gjene me te rendesishme per jeten dhe karrieren e saj.

Valbona Zhuleku i ka treguar jurise se XFactor se ajo kendon here pas here ne pabe dhe baret e zones Yorkshire.

Konkurentja shqiptare mes shume emocionesh dhe lotesh, ka interpretuar kengen “My Idol” te kenduar shume vite me pare nga Fred Merkuri .

“Jam e suprizuar nga interpretimi juaj. Gjithcka shkoi shumem mire. Dua te vleresoj vokalin tuaj” ka thene Cheryl Cole njera prej kater antareve te jurise.

Tre nga kater antaret e jurise kane votur pro kalimit te shqiptares ne fazen tjeter te konkurimit ndersa Simon Coeell ka votuar kundra.

“Nje dite me pare une enderroja te kualifikohesha per fazen tjeter . Eshte kenaqesi. Ndjesi e mrekullueshme” ka thene shqiptarja menjehere pas konkurimit.

© Veliupress copyright 2009

Sunday, 13 September 2009

Londer, arrestohen 2 te kerkuar nga Interpol Tirana

Nga Londra
Muhamed Veliu

Eshte arrestuar ne Londer nje i shumekerkuar shqiptar, i arratisur nga burgu ne vitin 1997.

Skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka prangosur Hamit Musen, i cili eshte denuar me 17 vjet heqje lirie nga drejtesia shqiptare. Arrestimi i tij u be i mundur pasi Interpol Tirana kishte siguruar te dhenat per vendndodhjen e tij ne Angli.

Qe prej vitit 1998 Hamit Musa jetonte ne Londer me identitete te rreme. Skuadra e ekstradimeve ne Londer ka ekzekutuar nje tjeter mandat arresti nderkombetar duke arrestuar nje tjeter te kerkuar shqiptar.

Astrit Bulla eshte arrestuar per llogari te Interpol Tiranes pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar per grabitje me arme. Bulla eshte duke i ndjekur seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vendosur nje garanci pasurore.

Nderkohe, dy te kerkuarit e tjere nga drejtesia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bences dhe Ilir Kumbaro qe te dy te arrestuar ne Londer, kane humbur betejen e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten londineze.

Sekretari britanik i ceshtjeve te brendeshme ka firmosur certifikaten e ekstradamit por ata kane apeluar. Fati i metejshem i ekstradimit per ta do te mesohet gjate muajit tetor kur ceshtjet e tyre do te shqyrtohen ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.


© Veliupress copyright 2009

Friday, 4 September 2009

BRITANIA E MADHE VIZA ME “PIKATORE” PËR SHQIPTARËT

REFUZOHEN GJYSMA E KËRKESAVE PËR BASHKIME FAMILJARE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Agjencia britanike e kufirit (UK Border Agency) e cila pëfshin edhe departamentin e shërbimit të vizave, ka bërë publik raportin vjetor për periudhën 1 Prill 2008- 31 Mars 2009.

Në këtë raport të detajuar pasqyrohen të gjitha të dhënat që i përkasin lëshimit të vizave nga shërbimet konsullore britanike në të gjithë botën.

7,800 ishte numri shtetasve shqiptarë që aplikuan për kategori të ndryshme vizash në Ambasadën Britanike në Tiranë, nga të cilët u paisën me vizë 4,495 ndërsa 3,305 personave aplikimet u janë refuzuar.

Sikurse edhe vitin e shkuar numrin më të madh të aplikantëve e zënë ata të cilët kanë aplikuar për vizë vizitorësh.

Nga 3,440 aplikime janë lëshuar 2,335 viza ndërsa 1,065 janë refuzuar.

Shifrat e aplikimeve për bashkim familje që mbetet një temë e nxehtë për komunitetin shqiptarë në Britani, tregojnë se kjo kategori vizash ka numrin më të lartë të refuzimeve.

Totali aplikimeve për vizën e bashkimit familjar, ku hynë martesat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Angli me partnerë shqiptarë, ose atyre shqiptarë me partnerë britanikë, apo nga vendet e BE-së ishte 730, nga të cilat 335 u aprovuan ndërsa 380 u refuzuan.

Numër të lartë refuzimesh për vizë ka patur edhe kategoria e aplikantëve si studentë ku janë dhënë viza për vetëm 160 aplikantë nga 390 që aplikuan.

Ndërsa nga 90 aplikime për leje punë në Britani janë aprovuar 70 e refuzuar 20.

Apelet e refuzimit të vizave në gjykatat tribunale të emigracionit në Angli nuk kanë rezultuar aspak të suksesshme për shqiptarët.

Nga 1,165 apele kanë mundur të fitojnë 420.

Në të gjithë botën nga shërbimi konsullor Qeveria Britanike siguroi 112 milion paund.

Kjo shifër është tre herë më e lartë krahasuar me tre vite më parë.

Wednesday, 2 September 2009

Britani, sulm racist ndaj dy shqiptareve

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje emigrant shqiptar ne zonen Hampshire eshte goditur barbarisht gjate nje sulmi te paprovokuar me motive te pastra raciste.

Ngjarja ka ndodhur ne qytezen Winchester, ne jug te Anglise, kur emigranti shqiptar 31 vjec, ndersa po ecte me te vellane, eshte goditur ne koke nga dy qytetare anglez.

Policia lokale nuk ben te ditur emrin e shqiptarit por thote se sulmi ishte teresisht i paprovokuar. Nga ky sulm i riu shqiptar ka perfunduar ne spital me nofull te thyer.

Nje zedhenes i policise i deklaroi per Top Channel, se dy vellezerit shqiptare ishin duke ecur prane vendit te quajtur “Theatre Royal”, kur nje person ende i paidentifikuar rreth te 30-tave, nisi te bertase duke ofenduar shqiptaret.

Atij i eshte bashkuar edhe nje person i dyte i moshes 20 vjec duke nisur nje sulm ndaj shqiptareve.

Njeri prej dy vellezerve ka pesuar dy thyerje te nofulles, demtime ne brendesi te veshit dhe te cara ne koke.

“Ky ishte nje sulm totalisht i pa provokuar i cili coi ne demtime serioze te viktimes” ka deklaruar Richard Matthews nga policia e Winchester-it qe po heton ngjarjen.

Sipas tij dy vellezerit shqiptare te sulmuar ishin viktima te nje sulmi racist, kjo bazuar ne komentet e agresoreve perpara goditjes. Richard Matthews thote se nje krim i tille ndodh teper rralle ne qytezen Wincherster.

Tuesday, 1 September 2009

Vrau të dashurën pasi ndërroi statusin në Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një britanik ka vrarë të dashurën e tij, nënë e katër fëmive pasi ajo në faqen e saj personale në Facebook ndërroi statusin nga e martuar në beqare.

Detajet e ngjarjes tragjike, nga ku mbeti e vrarë Hayley Jones janë bërë publike, te Marten 1 Shtator 2009 në gjykatën e krimeve të Kardifit.
26 vjecarja u gjet e vdekur nga fëmijët e saj pasi ishte goditur me thikë nga i dashuri Brian Lewis.

Sipas prokurorisë 31 vjecari Lewis u kishte thënë miqve të tij se e vrau Hayley Jones pasi nuk mund ta suportone dot faktin që ajo kishte gjetur një të dashur të ri.

“Më 2 Mars të vitit të shkuar viktima ndërroi statusin e saj në Facebook nga e martuar në beqare duke i treguar të dashurit se gjithcka në lidhjen e tyre kishte marrë fund” ka thënë prokurori Mark Evans.

Duke vazhduar së treguari kronologjinë e vrasjes prokuri Evans i tha gjykatës se Lewis acarojeh nga fakti se e dashura, shpenzonte shumë kohë duke përdorur internetin dhe në vecanti rrjetin social Facebook.

Zënkat për përdorimin e kompjutetit mes tyre arritën kulmin mëngjesin e datës 12 Mars 2008 kur Brian Lewis mori një thikë nga guzhina e gatimit, duke goditur të dashurën tek sa ajo po flinte.

Pasi ka kryer vrasjen ai ka telefonuar policinë duke u larguar nga shtëpia ndërsa viktima është gjetur pa jetë nga katër fëmijët e saj.
Disa ditë më vonë ai është vetdorëzuar në polici duke mohuar vrasjen.
Gjyqi vazhdon.

Londër- Botohet libri kushtuar Betejës së Kosovës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Botohet në Londër një libër rreth Betejës së Kosovës, që ka ngjallur rreagime, kërcënime për autoren italiane madje edhe oferta për t’u botuar në Serbi.
“Beteja e Kosovës 1389” është shkruar nga Anna Dilellio një gazetare italiane, e cila për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Kosovë.
Libri ka ngjalluar pakënaqësi politike dhe historike pasi e cilëson Milos Obiliqin heroin serb të kësaj bêteje si shqiptarë nga Kosova.
“Që në ditën e parë të daljes nëpër librari të librit mosa mesazhe kërcënuese nga disa serbë përmes adresës time në Facebook” thotë Dilellio.
Autorja është akuzuar se është një armike e Serbisë me origjinë Arbëreshe.
Për këtë Dillelio thotë se ajo ishte shumë e suprizuar rreth komenteve të medias serbe duke shtuar se ajo asnjëherë nuk ka dashur të hedhë poshtë version serb të legjendës së kësaj lufte.
Sipas saj ky libër i shton dicka të re debatit dhe diskutimeve të deritanishme për këtë betejë.
“Botimi në gjuhën angleze merr një rëndësi të vecantë, pasi lexuesit anglisht folës do të kenë mundësi të lexojnë për herë të parë këngët që i kushtohen kësaj beteje.” sqaron Dilelio.
Bejtullah Destani themelues i Qendrës për studime shqiptare në Londër thotë se ky libër tregon historinë e betejës së Kosovës ndryshe, nga historiografia serbe.
Megjithë rreaginet negative që ka ngjallur në Serbi, botimi këtij libri në Londër, shtëpia botuese Biblioteka XX në Serbi ka kërkuar të drejtat e botimit të këtij libri.

Vrasja e britanikut, pranga shqiptarit

Vrasja e britanikut, pranga shqiptarit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas pese vitesh ne arrati policia irlandeze ka arrestuar nje emigrant shqiptar, si i dyshuar ne vrasjen e nje britaniku.

Artan Hysaj akuzohet nga policia e Manchester-it se sebashku me tre shqiptare te tjere rrahen per vdekje Kalvinder Singh duke e goditur me shkopinj ne koke.

Detektivet irlandez e kane arrestuar 32-vjecarin shqiptar teksa ai ishte duke punuar ne kuzhinen e restorantit 'Il Sorrizo' ne Dublin.

Hysaj do te perballet me nje proces ektradimi ne Irlande pasi policia e Manchesterit, ku ndodhi vrasja, ndaj tij ka leshuar nje flete arresti nderkombetar me akuzat e vrasjes, demtime trupore dhe prishje te rendit me ane te dhunes.

Detektivi Sgt James Kirean i tha gjykates ne Dublin se gjate momentit te arrestimit e pyeti shqiptarin per krimin qe akuzohej.

“Une e di per cfare akuzohem por nuk kam vrare njeri” eshte pergjigjur Hysaj.

Po per te njejtin krim vitin 2005 me burg perjete eshte denuar Marjon Semej.

Te shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia britanike per kete ngarje jane edhe dy shqiptaret e tjere Emirjan Hysenaj me Alfred Kurtin.

About Me

Veliupress


View My Stats