Sunday, 30 August 2009

Britani e Madhe- Shkon në 61 milion numri popullsisë

Nga Muhamed Veliu

Lindjet e fëmive nga ciftet e emigrantëve,kanë shkaktuar rritjen e shpejtë të popullsisë në Britaninë e Madhe.

Tashmë popullsia në shtetin ishullor i ka kaluar 61 milion banorë.
Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga zyra kombëtare e statistikave.
Një raport i kësaj zyre, vëren se numri rekord i emigrantëve, është faktori kryesor në rritjen e numrit të popullsisë.
Në katër fëmijë të lindur në Britani njëri ka ardhur në jetë nga një nënë jo britanike.
Vitin e shkuar në Britani lindën 791 mijë fëmij, ose 33 mijë më shumë krahasur me vitin 2007.
Në vijim të raportit thuhet se për herë të parë në dekadën e fundit, emigrantët kanë luajtur një rroj parësor ne rritjen e popullsisë e cila është dy herë më e madhe se në vitin 1990.
Megjithatë po tu referohesh statistikave popullsia në Britani po shon drejt plakjes.
Janë 1,3 milion britanik të moshës 85 vjec e sipër,të cilët përbëjnë 2% të popullsisë.
Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve më të përlqyera për të emigruar.
Raporti i fundit rreth emigracionit dhe azilit, i Ministrisë së Brendëshme Home Office, tregon se për periudhën Prill, Maj Qeshor 2009, numri aplikantëve për azil krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 4%.
Ndërsa numri emigratëve ekonomik që shkon në 1 milion, nga vëndet si Polonia, Hungaria,Republika Ceke,Letonia, Lituania, Estonia, Sllovakia dhe Sllovenia sa vjen dhe po ulet pasi ata po përballen me mosgjetjen e punës.
Në Britani jetojnë dhe punojnë më shume se 150 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Wednesday, 26 August 2009

Shqiptarët e armatosur “pushtojnë” Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Rrjeti social Facebook po gjen një masivitet përdoruesish në Shqipëri dhe veçanërisht nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në diasporë.
Krahas përdorimit për t’u lidhur me miq të vjetër apo krijimin e kontakteve të reja për çështje pune, Facebook po përdoret ditët e fundit edhe si një mjet kërcënimi ndaj policisë shqiptare, siç është rasti i hapjes së një grupi në mbështetje të Ledion Marës.

E vetmja foto ilustruese e Ledion Marës, kur ai mbeti i vdekur pas një përleshjeje me policinë shqiptare, u gjet në Facebook.

Fotoja tregonte Marën të armatosur me një automatik dhe shumë shpejt do të përdorej nga të gjitha mediet e elektronike dhe të shkruara.

Ledion Mara nuk ishte i vetmi shqiptar që kishte postuar një foto të tijën në Facebook i armatosur.

Një investigim disajavor i Top Channel duke naviguar për orë të tëra në këtë rrjet social mundi të sigurojë një sërë fotografish, të postuara nga individë shqiptarë të armatosur.

Nga këto foto të bën përshtypje albumi i një vajze nga Tirana, e quajtur Jonilda. Fotot e publikuara nga ajo, më 12 gusht 2009, apo dikush tjetër, mbajnë si titull albumi: “Jonilda, skorpione, garipe, shkatërruese, asgjësuese dhe dominuese e NATO-s”.

Në to duket qartë dëshira për të pozuar me një pistoletë, në pozicione të ndryshme brenda një zyre, mbi të gjitha të treguarit e një vajzë agresive dhe ushtarake. E gjitha kjo mbase nga profesioni i Jonildës si ushtarake.

Me veshje ushtarake dhe i armatosur në një kamp stërvitjeje ka pozuar edhe Tomi Nano, një emigrant shqiptar që jeton në Birmingem të Anglisë.

Nazmi Shabani si foto profili në faqen e tij në Facebook ka vendosur një foto ku ai ka

pozuar i armatosur. Si për të mos u mjaftuar me kaq i riu shqiptar ka publikuar edhe 6 foto të tjera sikur të ishte një Rambo i vërtetë.

I kontaktuar nga Top Channel nëpërmjet postës elektronike ai thotë se pistoleta që mban në dorë është një beretë 9 milimetra.

Ndërsa Anton Pjetri, që jeton në Zvicër, nuk e ka aspak problem të na tregojë se pistoleta që mban në dorë, kur ka pozuar, është pa leje. “Kjo pistoletë është e një shokut tim. Unë jetoj në Zvicër dhe nuk kam leje për të”, - thotë ai.

25-vjeçari Yrgyn Tahiri thotë se tri fotografitë ku ai ka pozuar me një kallashnikov, shotgan dhe çifte i vendosi në Facebook për t’i treguar miqve të tij në Londër se të gjeturit e armëve të kalibrave të ndryshëm në Shqipëri nuk është problem.

Sipas tij, kur ai u kishte folur për armë miqve në Londër, ata asnjëherë nuk e besonin.

Sido që të jetë, për qejf apo për t’u krenuar, këto foto dhe shumë të tjera si këto në Facebook dëshmojnë dëshirën e të rinjve shqiptarë ndaj armëve, të cilat i posedojnë dhe fatkeqësisht shpeshherë nuk kursehen t’i përdorin.

Nga ana tjetër, ato pasqyrojnë pjesën e dhunshme të shoqërisë shqiptare, pjesëtarët e së cilës nuk kursehen t’i bëjnë publike këto foto në një rrjet me 131 milionë përdorues në të gjithë botën.

Shpresa Programme në pritjen e Mretëreshës Elisabeta II

Nga Londra
Muhamed Veliu

Organizata shqiptare “Shpresa Programme” është ftuar në një pritje të organizuar nga mretëresha Elisabeta II, sëbashku me një sër organizatash të trjera, në shenjë falenderimi për punën që bëjnë me komunitet.Gjatë pritjes në pallatin mbretëror Buckingham, morën pjesë Mretëresha Elisabeta II, sëbashku me bashkëshortin Dukën e Edinburgut.
Në këtë pritje “Shpresa Programme” u përfaqësua nga themeluesja dhe drejtorja e kësaj organizate Luljeta Nuzi.
Zonja Nuzi e ka quajtur ftesën si një vlerësim për punën disa vjecare që kjo organizatë zhvillon për komunitin shqiptarë në Londër.
" Takimi me Mbretereshen ishte shume i vecante pasi isha si e ftuar falë kontributit të dhënë nga organazata jonë. Ftesa që ne morëm, është rezultat i nje pune te palodhur, te stafit, bordit drejtues, vullnetareve, perdoruesve dhe partnereve tanë.” është shprehur ajo.
Tre vjet më parë përfaqësuesi i Mbretëreshës, Kolonel Dudding i dorëzoi “Shpresa Programme”, “Cmimin i Mretëreshës për sektorin vullnetar”.
Motivacioni këtij cmimi ishte për kontributin në Londrën lindore në sektorin vullnetar dhënë nga kjo organzianë për komunitetin shqiptarë.

Sunday, 23 August 2009

Rupert Murdoch mbyll një gazetë në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kriza ekonomike detyron manjatin e medias botërore, Rupert Murdoch të mbyllë një gazetë në Londër e cila ipet falas gjatë mbrëmjes.“Thelondonpaper” quhet gazeta e cila pas tre vjet ekzistence nuk mundi ti shpëtojë mbylljes pasi vitin e shkuar shënoi një humje prej 12,9 miljon paund.
“News International” dega londineze e kompanisë “News Corporation” pronë e Murdoch anoncoi mbylljen, pasi kjo gazetë për të tretin vit radhazi dilte me humbje.
Me stafin prej 60 vetësh të kësaj gazete kanë nisur konsultimet për nderprerjen e kontratave.
Disa muaj më parë 65 pesë gazetarëve nga gazetat The Sun, Times, Sunday Times dhe News of the World, pjesë e grupit mediatit të Mudock në Londër, lanë vëndet e tyre të, punës pas një reforme me shkurtime.
Këto shkurtime përfshi mbylljen e “Thelondonpaper” vinë pas një deklarate të Murdoch disa kohë më parë, në të cilën ai thoshte se gazetat e tij në Angli duhet të përqëndorehen në faqet online të cilat në një të ardhëme të afërt do të jenë me pagesë.
Analistët e medias parashikojnë mbylljen edhe të disa gazetave të tjera në Britani pasi nuk po mund ta përballojnë recesionin në vend, i cili ka shkaktuar rënien drastike të reklamave.
Keqardhje për mbylljen e “Thelondonpaper” ka shprehur edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson i cili tha se “Thelondonpaper” u shnderrua në pjesë të jetës së përditëshme të shumë njërëzë gjatë këtyre tre vjetëve. Ai ka uruar të gjithë stafin që punuan në këtë gazetë duke theksuar se ata dhanë një kontribut për Londrën.

Facebook burgos minorenen britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Policia britanike ka përdorur mesazhet e shkruajtura në rrjetin social Facebook për të dënuar një vajzë minorene.Keli Hougston bëhet e para britanike e cila dënohet në Britaninë e Madhe pasi dërgonte mesazhe kërcënuese përmes Facebook.
Mesazhet e 18 vjecares i drejtoheshin një shoqes së klasës të cilën e kërcënonte në mënyrë sistematike.
Hougston pranoi akuzat se kishte kërcënuar përmes Facebook dhe tani do të vuaj 3 muaj burg në instutin e të miturve.
Gjykatësi Bruce Morgan duke lexuar masës e dënimit ndaj Keli Hougston tha se ajo kishte nisur fushatën e kërcënimit ndaj Emily Morre që kur ajo ishte 14 vjece.
Dënimi i kërcënueses përmes Facebook, Keli Hougston ka zënë faqen e parë e tabloidit The Sun.
Gjithashtu këtë ngjarje e pasqyrojnë të gjitha gazetat e sotëme britanike duke ngritur edhe njëherë shqetësimin se Facebook po përdoret edhe për qëllime kriminale.
Disa muaj më parë gazetërët e News Of The World përmes Facebook u lidhën me disa shpëndarës droge duke u blerë atyre kokainë dhe heroinë.
Ky rrjet social i krijuar nga Mark Zukerberg në 2004 ka 131 milion përdorues në të gjithë botën dhe vlen 10 miljard dollar.

Facebook burgos minorenen britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Policia britanike ka përdorur mesazhet e shkruajtura në rrjetin social Facebook për të dënuar një vajzë minorene.Keli Hougston bëhet e para britanike e cila dënohet në Britaninë e Madhe pasi dërgonte mesazhe kërcënuese përmes Facebook.
Mesazhet e 18 vjecares i drejtoheshin një shoqes së klasës të cilën e kërcënonte në mënyrë sistematike.
Hougston pranoi akuzat se kishte kërcënuar përmes Facebook dhe tani do të vuaj 3 muaj burg në instutin e të miturve.
Gjykatësi Bruce Morgan duke lexuar masës e dënimit ndaj Keli Hougston tha se ajo kishte nisur fushatën e kërcënimit ndaj Emily Morre që kur ajo ishte 14 vjece.
Dënimi i kërcënueses përmes Facebook, Keli Hougston ka zënë faqen e parë e tabloidit The Sun.
Gjithashtu këtë ngjarje e pasqyrojnë të gjitha gazetat e sotëme britanike duke ngritur edhe njëherë shqetësimin se Facebook po përdoret edhe për qëllime kriminale.
Disa muaj më parë gazetërët e News Of The World përmes Facebook u lidhën me disa shpëndarës droge duke u blerë atyre kokainë dhe heroinë.
Ky rrjet social i krijuar nga Mark Zukerberg në 2004 ka 131 milion përdorues në të gjithë botën dhe vlen 10 miljard dollar.



Britani-10 milion të papunë

Nga Muhamed Veliu

Zbulohet numri i vërtetë i të papunëve në Britaninë e Madhe.
Janë 10 milion britanikë të cilët janë të panunë. Ky është përfundimi një raporti tronditës të bërë publik sot nga Zyra Nacionale e Statistikave.
Javën e shkuar qeveria britanike anoncoi shifrat zyrtare të papunësisë duke deklaruar shifrën e 2,4 milion njerëzve, që kishin humbur vëndet e punës.
Në fakt shirfa prej 2,4 milon është vetëm maja e aisbgergut.
Raporti Zyrës Nacinale të Stastikave zbulon se në realitet si të papunë janë edhe 7,9 milion britanik të tjerë duke e cuar totalin në 10,3 milion.
Këto shifra tregojnë se papunësia në Britaninë e Madhe ndodhet në një situatë disa herë më të rëndë, krahasur me krizën e vitit 1980.
Ekspertët parashikojnë se papunësia do të vazhdojë të rritet madje vitin e ardhshëm do të jenë akoma më e lartë.
Si të mos mjaftonin këto shifra alarmanete rreth papunësisë, Britania mbetet ende shumë larg daljes nga recesioni.
E ndërsa Gjermania, Franca dhe Japonia anoncuan daljen nga recesioni shifrat tregojnë se Britanisë do ti duhet akoma më shumë kohë, pasi edhe gjatë muajve të fundit ekonomia vendase pësoi tkurrje.
Po ashtu borxhi nacional po pëson rritje.
FMN-ja në parashikimet e saj thotë se ekonomia britanike pritet të pësojë një tkurrje kjetër prej 4,2 përqind deri në fund të vitit, që është dy herë më madhe se në Amerinë.
Kjo situatë ekonomike në Britaninë e Madhe ka cuar në uljen e vlerës së shtëpive me 25%, një ulje më e larta krahasuar me vëndet e tjera të Bashkimit Europian.
George Osborne ministri i ekonomisë në kabinetin hije të partisë konservatore në opozitë, duke komentuar këto shifra tha se ato janë akoma më të larta nga c’farë mendohej.

Friday, 21 August 2009

NË AMBASADËN ANGLEZE, Alarm i rremë për bombë dhe letër kërcënuese në sportel

NË AMBASADËN ANGLEZE, Alarm i rremë për bombë dhe letër kërcënuese në sportel

Brenda dy ditësh në Ambasadën Angleze në Tiranë janë bërë dy kërcënime

Gazeta Albania Tirane

Për 48 orët e fundit në Ambasadën Angleze në Tiranë ka mbizotëruar tensioni për shkak të dy kërcënimeve që janë kryer në drejtim të saj nga persona ende të panjohur. Kërcënimi i parë erdhi nëpërmjet një telefonate ditën e martë, ku u njoftua policia dhe ambasada për vendosjen e një bombe në ambientet e brendshme të Ambasadës. Ky alarm rezultoi i rremë pas një kontrolli të imtësishëm që zgjati tre orë nga ana e forcave të rendit. Por pas këtij kërcënimi dhe alarmi të rremë për bombë, Ambasada Angleze ka marrë dhe një letër të egër dhe kërcënuese ndaj stafit të saj. Një zarf pa adresë dhe anonime e lënë fshehtas nga një person i paidentifikuar në sportelin e Ambasadës Britanike në Tiranë, ka alarmuar jo pak diplomatët e huaj të cilët nuk nguruan të lajmëronin menjëherë policinë.

Kontrolli

Vetëm pas mbërritjes në ambasadë uniformat blu kanë konstatuar se bëhej fjalë për një zarf që sipas personave të parë që kanë e lexuar letrën brenda tij, mesazhi anonim ishte kërcënues dhe agresiv. “Një person ende i paidentifikuar kishte shkruar një letër dhe e kishte mbyllur në një zarf për ta lënë më pas në sportelin e ambasadës. Në letër personi fyente diplomatët e huaj që sipas tij nuk lëshonin viza për në Britani” thanë burime nga policia. “Ju nuk jepni viza, jeni plehra, të këqij” ishte një nga fjalitë fyese të shkruara në letër drejtuar Ambasadës Britanike. Të trembur diplomatët e huaj lajmëruan policinë e cila ka nisur hetimet për të identifikuar autorin e letrës brenda së cilës kishte edhe fjalë kërcënuese. Sipas policisë letra mund të jetë shkruar nga ndonjë person që ka aplikuar për vizë në këtë ambasadë e cila mund t’i ketë dhënë përgjigje negative. Ndërkohë që zarfi dhe letra janë sekuestruar, ndërsa policia po vazhdon hetimet të cilat nisën me kërkimin për ndonjë gjurmë gishtash në letrën kërcënuese si dhe në evidentimin e numrit telefonik nga ku u paralajmërua vënia e bombës që më pas rezultoi e rreme.

Vizat

Ekspertët e policisë janë të sigurt se personi apo personat që i kanë sjellë këtë shqetësim Ambasadës Angleze në Tiranë bën pjesë te grupi i shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar viza nga ana e kësaj Ambasade. Vonesat në dhënien e vizave për aplikantët, kostot shtesë që i bashkëngjiten tarifës për një vizë Shengen, standardet e ndryshme që përdoren nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, janë disa nga problemet e konstatuara në raporte të ndryshme monitoruese. Shqiptarët ende e kanë shumë të vëhstirë të sigurojnë normalisht viza për të shkuar në vendet e Europës Perëndimore dhe jo rrallë herë një pengesë e tillë ka rritur agresivitetin e kategorisë të të pakënaqurve drejt ambasadave por edhe ndaj qeverisë shqiptare.

Thursday, 20 August 2009

Stansted- Avioni shqiptar 90minuta "peng"

Katër ditë më parë një tjetër avion i "Albanian Airlines" u ndalua 24 orë në kryeqytetin anglez. Londra s’jep leje, shtyhet fluturimi i 120 pasagjerëve

Nga Fatos Mahmutaj
Gazeta Panorama/20 Gusht 2009


Bllokohet në Londër avioni i "Albania Airlines", kompania shqiptare nuk kishte leje për fluturim drejt Rinasit. Rreth 120 pasagjerëve që ndodheshin në avion u është dashur më se dy orë pritje mesditën e djeshme në bordin e avionit, derisa autoritetet aeroportuale angleze të jepnin lejen për fluturimin drejt Tiranës.

Po kështu i njëjti problem kishte ndodhur edhe pak ditë më parë, më datë 16 gusht,
kur avioni caktuar për të udhëtuar nga Londra drejt Rinasit është bllokuar në pistë dhe nuk është lejuar të ngrihej. Situata është zhbllokuar një ditë më
vonë, më 17 gusht, kur pasagjerët janë lejuar të ktheheshin në Tiranë. Kompania
"Albania Airlines" mësohet se udhëton gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit katër herë në javë drejt kryeqytetit anglez Londër. Fluturimet kryhen përmes aeroportit Stansted, ndërsa mësohet se çmimet e biletave variojnë nga 400 deri në 600 euro për person. Po kështu fluturimi Rinas-Stansted, që kryen kjo kompani është ndër të vetmit direkt, pasi pjesa dërmuese e fluturimeve drejt
kryeqytetit anglez kryhen me transit në ndonjë nga shtetet e tjera që ndodhen midis Shqipërisë dhe Anglisë. Kjo është një nga arsyet që emigrantët shqiptarë që jetojnë në Londër zgjedhin këtë kompani, duke mos pasur zgjidhje tjetër, edhe pse shpeshherë pasagjerët janë ankuar për çmime të kripura. Ndërkohë autoritetet aeroportuale londineze kanë bërë të ditur dje zyrtarisht se fluturimi i avionit të "Albania Airlines" ka pasur një vonesë rreth 90 minutëshe, për shkak
të mospagesës së karburantit nga kompania shqiptare asaj britanike, që menaxhon shërbimet ekstra, si ushqimi, uji, karburanti, karikimi i baterive
dhe transporti i baterive. Derisa janë zgjidhur këto mosmarrëveshje
të kompanisë së fluturimeve, pasagjerëve u është dashur të qëndronin në bordin
e avionit, me të cilin udhëtuan pas dy orësh vonesë. Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka vonuar fluturimin e katër ditëve më parë drejt Rinasit, por bëhet e ditur se udhëtimet nga Tirana për në Londër nuk kanë pasur probleme. Sipas pasagjerëve, udhëtimi nga Rinasi drejt Londrës, të paktën kohët e fundit, ka qenë i rregullt dhe se nuk ka pasur asnjë problem në lidhje me vonesat e nisjeve. Pas dhënies së lejes për fluturim avioni shqiptar është ngritur në ajër dhe më pas ka mbërritur në Rinas me vonesë, duke sjellë pasagjerët. Pas kësaj mjaft prej pasagjerëve kanë pohuar se vonesa në aeroport u kishte sjellë shqetësime të shumta.


Katër ditë më parë u shty fluturimi

Burime nga "Albania Airlines" pohojnë se katër ditë më parë një avion i kësaj kompanie që duhet të udhëtonte nga Londra drejt Tiranës është ndaluar në aeroportin Stansted. Fluturimi është shtyrë për një ditë më vonë,derisa janë zgjidhur të gjitha problemet që kompania shqiptare kishte në lidhje me këtë fluturim. Vetëm pas kësaj avioni shqiptar është lejuar të udhëtonte drejt Tiranës.Ndërsa dje, ka ndodhur i njëjti problem në
aeroportin Stansted të Londrës, kur avionit të kompanisë shqiptare i është komunikuar që nuk mund të çohej nga pista pa shlyer më parë detyrimit ndaj kompanisë anglezë që kishte kryer disa shërbime në mjetin futures para se të hipnin pasagjerët në bord.

About Me

Veliupress


View My Stats