Tuesday, 9 June 2009

Londer-Dy vrasësit shqiptarë me pagesë në gjykatë

Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia vranë një 55 vjecar për llogari të një biznesmeni qipriot


Nga gjykata Old Bailey
Muhamed Veliu

Dy shqiptarë vrasës me pagesë dhe një biznesmen i njohur qipriot janë përballuar sot në gjykatën e krimeve të rënda Old Bailey në Londër me akuazat për vrasje.
Sipas prokurorit Xhonathan Laidalay i cili ka lexuar aktakuzën, Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia Marsin e vitit 2000 në mënyrë brutale vranë shtetasin qipriot me banim në Londer Charalambos Christodoulides.
Shqiptarët kryen vrasjen për llogari të biznesmenit qipriot Thanos Papalexis i cili kishte mosmarveshje me Christodoulidsin pasi ky i fundit nuk i lejonte ndërtimin e një kompleksi banesash me vlerë 2 milion paund, në pronën e tij.
Ylli Xhelo dhe Robert Baxhia me origjinë nga Berati, emigrant ilegal në Angli, pasi e kanë rrëmbyer qiptiotin 55 vjecar e kanë torturuar dhe më pas përdredhur kokën duke i shkaktuar vdekjen.
Trupi i tij do të gjendej i hedhur në një kazan që shërbente për përzierjen e bojës, në një garazh dy javë pas vrasjes.
Policia gjeti shenjat e gishtave të shqiptarëve në trupin e viktimës.
Vetëm vitin e shkuar Scotland Yard mundi të identifikojë dy shqiptarët dhe ti arrestojë ata.
Ndërsa urdhëruesi i vrasjes Thanos Papalexis do të ekstradojeh nga Florida disa muaj më parë për llogari të drejtësisë britanike.
Xhelo, Baxhia dhe Papalexis mohojnë akuzat për vrasje. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë 5 javë.

© Veliupress copyright 2007

Londer-Shqiptari “makineri” golash në kampionatin e 16 vjecarëve

Outlan Klosi shënoi 46 gola duke u renditur i pari

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në kampionatin anglez të futbollit për 16 vjecarë golshënuesi më i mirë shpallet një shqiptarë.
Ai quhet Outlan Klosi i cili luan me ekipin londinez Eaton Manor FC.
Qendërsulmuesi Klosi gjatë sezonit futbollistik 2008-2009 ka shënuar 46 gola duke lënë pas me shtatë gola diferencë britanikun Symeon Taylor e vëndit të dytë me 39 dola.
Shtatlarti shqiptarë ka disa vite që luan për ekipe të ndryshme londineze.
16 vjecari Klosi shpalosi talentin e tij gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol të rëndësishëm në shpalljen e skuadrës Eaton Manor kapione e Anglisë në ligën e 16 vjecarëve.
“Padyshim është një arritje personale gjë e cila më bën të lumtur. Shpresoj se shpallja gol-shënuesi më i mirë i ligës do të më ndihmojë për karrierën time të mëtejshme” shprehet Klosi.
Richard Jones traineri Eaton Manor thotë se Otlan Klosi është një futbollist me përgatije të lartë vizike, mbi të gjitha ai din ta gjej rrugën e golit.
Jones gjithashtu pohon se Klosi ka një të ardhëme të suksesshme në futbollin britanik gjatë viteve në vazhdim pasi teknikish si lojtarë ai do të kapë nivelet e duhura.
Specialistët e futbollit britanik kanë ndjekur nga afër ndeshjet e fundit të këtij kampionati duke parë nga afër talentin shqiptarë.
Ky sukses i Outlan Klosit ka ngjallur interesin e shefit ekzekutiv të ekipit të Totenhamit i cili personalisht i ka ofruar atij mundësinë e testimit për tu parë nga trajnerët e të rinjve pranë kësaj skuadre.

© Veliupress copyright 2007

Sunday, 7 June 2009

Çertifikatat kosovare “djegin” emigrantët shqiptarë në Angli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Me qindra emigrantë shqiptarë në Angli janë viktima të një mashtrimi i cili ka të bëj me premtimin e regjistrimin në komunat e Kosovës dhe më pas pajisjen me certifikata lindje.The Albanian ka zbuluar, se numri emigrantëve të cilët kërkojnë të pajisen me të tilla certifikata sa vjen e rriten, me të cilat ata kërkojnë të kryejnë veprime konsullore në ambasadën Britanike në Tiranë.
Ata paguajnë deri në gjashtë mijë euro për një certifikatë të tillë, personave që pretendojnë se janë të lidhur me punonjës të gjendjes civili në komuna të ndryshme në Kosovë.
E vërteta është krejt ndryshe. Faktet e siguruara nga ne tregojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër për të zhvatur emigrantët në nevojë të cilët me çdo kusht kërkojnë të kenë një certifikatë të tillë.
Këto certifikata që mbajnë stemën e UNMIK jo vetëm që nuk po i ndihmojnë ata por në mënyrë të vazhdueshme po u krijojnë problem pasi janë certifikata të falsifikuara dhe asgjë më shumë.

Blerja

Nga informacionet e siguruara nga disa burime rezulton se kjo “tregti” e re mes falsifikatorëve të dokumenteve dhe emigrantëve shqiptarë në Angli, kryesisht zhvillohet në Kukës.
Këta persona kanë ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh që mbërrin deri në Angli të cilët merren me gjetjen e klientelës.
Fillimisht personit që kërkon të pajiset me një certifikatë të tillë i premtohet se dokumenti është i lëshuar nga një punonjës i gjendjes cilive me garanci maksimale.
Mashtrimi shkon më tej pasi, emigrantëve në nevojë u tregohet se emri i tyre me të dhënat e regjistruara në Angli, regjistrohen në regjistrin e qytetarëve në Kosovë.
Faktet e mbledhura për ketë shkrim sugjerojnë të krejt të kundërtën duke hedhur dritë mbi këtë mashtrim të hapur me një kosto shkatërruese për personat të cilët kanë blerë dhe futur në përdorim një certifikatë të tillë.

Përdorimi

Personat e interesuar në blerjen e këtyre çertifikatave janë kryesisht të rinj të cilët nuk mund të sjellin bashkëshortet e tyre. Kësaj kategorie i bashkohen edhe shume familjarë të cilët kërkojnë të kryejnë bashkim familje.
Barriera më e madhe në kryerjen e procedurave të bashkimit të familjes apo aplikimit për një vizë martese, është paraqitja e certifikatës së lindjes nga sponsorizuesi i vizës.
Mos pasja mundësi e të provuarit të informacionit që kanë në pasaportat britanike, dhe kërkesës së ambasadës për një certifikatë lindje nga Kosova, ka krijuar biznesin e certifikatave me një çmim goxha të majmë.
Janë me dhjetëra rastet kur në ambasadën britanike në Tiranë janë paraqitur certifikata të tilla, më shpresën e kalimit të kësaj pengese.
Përgjigja e marrë ka qenë shumë zhgënjyese pasi certifikata ka rezultuar një copë letër e falsifikuar dhe e paregjistruar askërkundi siç ishte premtuar nga personi që ka kryer shitjen.



Ambasada zbuloi se certifikata ishte e falsifikuar

Agim Malko ka 11 vjet që jeton në Angli. Ai është djalë energjik i cili merret me montimin e bufeve ndërsa gjatë fundjavës punon si roje sigurie nëpër lokalet e natës në qendër të Londrës.
Një vit më parë ai do të fejohej me një vajzë në Tiranë e cila ishte në vitin e fundit të studimeve në fakultetin e mjekësisë.
Agimi trego se pasi kanë kryer ceremoninë e fejesës, Albina e fejuara e tij aplikoi për një vizë fejese në ambasadën britanike në Tiranë.
“I gjithë dokumentacioni i paraqitur ishte korrekt. Sipas oficeres së vizave duhej certifikata ime e lindjes në Kosovë” thotë ai për The Albanian.
Ky ishte shkaku i refuzimit të vizës. Nëpërmjet një shoku Agimi mëson se në Barking jetonte një shqiptarë nga Prizreni i cili mund të ndihmonte në nxjerrjen e një certifikate në Kosovë.
Agimi nuk vonon aspak dhe hyn në bisedime përmes telefonit me “mjeshtrin” e certifikatave.
Premtimi maksimal. Certifikata ishte e regjistruar në Kosovë, gjë për të cilën nuk kishte as më të voglin dyshim. Fillimisht Agimi paguan 1 mijë euro si garanci. Katër javë më vonë certifikata mbërrin e firmosur nga një zyrtar i komunës së Prizrenit. Zotit Malko nuk i mbeti gjë tjetër veçse të paguante pjesën tjetër të mbetur të parave.
Menjëherë ai nëpërmjet një poste të sigurte ia nis certifikatën të fejuarës në Tiranë e cila rinis procedurën e aplikimit për vizë.
Tashmë shpresa për marrjen e vizës ishte maksimale pasi dokumenti munguar ndodhej në dosje. Pasi ka paraqitur dokumentet në ambasadë Albinës i është treguar se nuk mund ti jepej një përgjigje atë ditë pasi disa dokumente do të verifikoheshin.
Në fakt nuk ishin disa dokumente. Ishte vetëm një. Certifikata e lëshuar në Kosovë.
Sipas Agimit një kopje e certifikatës i është dërguar nga ambasada britanike në Tiranë, ambasadës britanike në Prishtinë për të verifikuar origjinalitetin e saj.
Nga verifikimi ka rezultuar se certifikata nuk ishte e regjistruar në sistem.
E fejuara e Agimit do të thirrej në ambasadë për të marrë përgjigjen e vizës e cila ishte negative.
Kjo histori nuk do të mbaronte me kaq. Ambasada britanike në Tiranë do ti dërgonte një informacion të plotë Home Office për këtë rast.
Nga hetimet e mëtejshme Home Office ka arritur në përfundimin e Agim Malko mban një identitet të rremë dhe se duhet të dorëzonte pasaportën britanike brenda 4 javëve nga data e marrjes së letrës.
Tashmë për Agimin ka filluar një kapitull i vështirë. Atij do ti duhet të mbrojë me çdo kusht veten nga heqja e nënshtetësisë britanike ndërkohë që shanset për sjelljen e të fejuarës në Angli janë zero.
Ky është një shembull mes shumë të tillëve që tregojnë se certifikatat e lëshuara në Kosovë si gjoja të regjistruara nuk janë gjë tjetër veçse një copa letre të falsifikuara.
Te tilla certifikata në vend që të rregullojnë punë janë duke u hapur problem akoma më të mëdha atyre emigrantëve që po tentojnë ti vejnë në përdorim


© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats