Sunday, 24 May 2009

Furious Albanians give nul points to ‘insulting’ Norton

By Tom Harper
Mail on Sunday

It is his first year in the job but new Eurovision presenter Graham Norton has already sparked a diplomatic row.

The BBC has apologised after the 46-year-old offended thousands of Albanians during last Saturday’s live broadcast.

Popular: Top Albanian popstar Kejsi Tola, aged 17, performing with a blue dancer at the Eurovision Song Contest

Norton triggered widespread anger when he lampooned Albania’s 17-year-old entrant Kejsi Tola, who danced with a masked man in a blue spangly jumpsuit.

Norton told viewers: ‘The bad news is you are about to see Albania. Whenever you see Eurovision there is a moment where you go, “What?” Maybe you’ve had that already.

'Trust me, you haven’t.’

Controversial comments: Graham Norton's popularity in Albania has taken a hit
His comments led the nightly news bulletins in Albania last weekend.

Muhamed Veliu, of Top Channel – the country’s biggest TV station – said they had been flooded with complaints.

‘Albanians living in Britain were very upset and were texting me asking, “Why should an Albanian singer be bad news for Graham Norton?”’

An internet petition calling Norton ‘very rude and insulting’ and demanding an apology has attracted 1,200 signatures.

Kejsi Tola is one of Albania’s biggest stars after winning the TV talent show Albanian Idol in 2007.

At the Moscow Eurovision contest, she came 17th out of 25 entries.

Armend Elezi, an Albanian student at the London School of Economics, made a formal complaint to the BBC about Norton’s commentary.

He said: ‘A joke needs to keep away from racial connotations.’

The BBC said it received 117 complaints and issued a statement saying: ‘Graham’s commentary was in his own inimitable style.’

Terry Wogan stepped down last year from his BBC Eurovision duties after 30 years.
Britain's entry: Jade Ewen performs as composer Andrew Lloyd Webber plays the piano during the final

http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-1186908/Furious-Albanians-nul-points--8216-insulting-8217-Norton.html

Sunday, 17 May 2009

Komentatori BBC-së ofendon Shqipërinë dhe Kejsi Tolën

Komentatori BBC-së ofendon Shqipërinë dhe Kejsi Tolën

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë në Angli, nëpërmjet telefonatave dhe postës elektronike kanë nisur t’i shprehin ankesat e tyre stacionit televiziv BBC-i, pasi komentatori britanik në Eurovizion, pak përpara hyrjes në skenë të Kejsi Tolës tha se "Ja tani një lajm i keq. Është radha e Shqipërisë për të interpretuar”.

Ky koment i prezantusit Graham Norton ka indinjuar komunitetin shqiptarë, pasi ishte tërësisht i panevojshëm madje ofendues.
Menjëherë pas bërjes së komentit, kanë nisur të qarkullojnë mes emigramntëve mesazhet e para telefonike duke i bërë thirrje njëri tjetrit për të kontaktuar numrin e pasacëm që BBC-i ka, në të tilla raste, kur publiku ka ankesa.
Viola Abëria një finaniciere shqiptare që jeton në Londër pasi e ka dëgjuar këtë koment, është ndjerë e nënvleftësuar dhe e fyer pasi sipas saj, kultura shqiptare dhe arritja e Kejsi Tolës për të mbërritur deri në finalen e Eurovizionit, është nëpërkëmbur, nga ky komentator.
Kontaktuar nga Top-Channel një zëdhënëse e BBC tha se “Ne kërkojmë ndjesë pasi nuk kishim qëllim të ofendonim. Komentimi Graham Norton ishte sipas stilit të tij unik”.
Nuk është hera e parë që BBC përballet me një mori ankesash nga emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani.
Në vitin 2004 BBC-së ju dërguan me mijëra enkesa pasi humoristja Jo Brand u tall me himnin kombëtarë shqiptarë gjatë një programi festiv me aktorët e tele-dramës “East-Enders”.
Ky rreagim i komunitet shqiptarë detyroi drejtorin e atheshëm të BBC Mark Bajford të kërkonte falje publike.
Gjatë muajve të fundit BBC është ndeshur me një sër ankesash nga publiku në drejtim të prezantuesve radiofonik dhe televiziv të cilët kanë bërë komente ofenduese ndaj individëve të caktuar.

© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 13 May 2009

Londër-Humb jetën në cirk i mituri shqiptarë

Londër-Humb jetën në cirk i mituri shqiptarë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një fëmi dy vjecar shqiptarë ka gjetur vdekjen, pasi u largua nga vëmendja e prindërve , duke u përplasur me një tren rrotullues në një cirk të hapur në veri të Londrës.
Ai quhet Erjon Hyseni.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së Martës në një park pranë zonës Turnpike Line.
Sipas policisë që po heton ngjarjen mësohet se ai po luante brënda një kështje nga ku është larguar pa u vënë re prej prindëve Migena dhe Lulzim Hyseni.
Më pas është përplasur me një vagon treni që i ka shkaktuar plagë të shumta nga cilat ka humbur jetën në spitalin lokal.
Mbikqyrsi trenit rrotullus në cirk, ka tentuar ta frenojë atë por vagoni si pasojë e shpejtësisë ka goditur të miturin shqiptarë.
Dëshmitarët okularë thanë se kanë dëgjuar britmat e prindërve të fëmisë shqiptarë, kur ata kanë vunë re se djali i tyre ishte përplasur me trenin.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një grup mjekësh të cilët për 30 minuta kanë tentuar ta shpëtojnë Erjonin e vogël.
Sipas hetuesve britanik ky është aksidenti i parë i këtij lloji në këto nëntë vitet e fundit në Britaninë e Madhe.
Një zëdhënes i Scotland Yard tha se për momentin askushi nuk është arrestuar në lidhje me vdekjen tragjike e të miturit shqiptarë.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 7 May 2009

12 emigrantë mes tyre nga Kosova i shpëtojnë vdekjes

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dymbëdhjetë emigrantë të cilët tentonin të hynin nga Franca në Angli ilegalisht, për vetëm pak sekonda i kanë shpëtuar një vdekje të sigurtë, pasi ishin fshehur brënda një autoboti që pritej të mbushej me lëndë kimike.
Gazetat britanike Daily Telegraph dhe Daily Mail rapotojnë se të dhymbëdhjetë emigrantët pasi janë nxjerrë nga autoboti, i kanë deklaruar policisë franceze se ishin nga Avganistani dhe Kosova.
Punonjësit e një depoje me lëndë kimike, kanë ndaluar nisjen e mbushjes së autobotit pasi kanë dëgjuar zhurmë brënda tij.
“Vetëm disa sekanda më pas ata do të digjeshin, duke mos mbetur asgjë nga trupat e tyre, nëse do të kishim vazhduar procesin e mbushjes së autobotit” ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë “Tioxide”.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Kalais që është njëkohësisht port në Farancë nga ku me mijëra emigrant qëndrojnë në pritje për të hypur nëpër kamionë që nisen drejt porteve Angleze.
Masat shtërnguse të autoriteve franceze në bashkëpunim me ato britanike, i detyrojnë emigrantët të marrin rrisqe të shumta herë herë me pasojë për jetën, vetëm e vetëm të mbërrinë me c’do kusht në Angli.
Një situatë e tillë po përdoret mësëmiri nga trafikantët e qenieve njerzore të cilët kërkojnë deri në 1 mijë stërlina për të fshehur në kamionë një emigrant.
Ndërkohë hyrja në Britaninë e Madhe me pasaportë të falsifikuar, që dikur nuk përbënte vepër penale, tashmë cilësohet e tillë dhe dënohet me një vit burg.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Komuniteti shqiptarë indiferent ndaj “Strangers into Citizens”

Nga Trafalgar Square-Londer
Muhamed Veliu

Me mijëra emigrantë mes tyre edhe një grup shqiptarësh, kanë manifestuar në sheshin Trafalgar të Londrës, duke kërkuar legalizimin e të gjithë atyre personave që jetojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Manifestimi u organizua nga organizata “Nga të panjohur në qytetarë” rreth të cilës janë mbledhur shumë shoqata emigratësh prej nacionaliteteve të ndryshme.
Që prej dy vitesh kjo organizatë që ka mbështetjen e kishës anglikane dhe me shumë se 100 deputetëve britanik, po ushtron presion ndaj qeverisë së kryeministrit Gordon Braun, për një amisti e cila do të përfshi ata emigrantë që nuk kanë bërë krime.
Aktualisht në Britaninë e Madhe jetojnë 750 mijë emigrantë të palegalizuar, për të cilët qeveria britanike është shprehur se nuk ka në plan shpalljen e një amistie, sic ka ndodhur në Spanjë, Itali apo vënde të tjera europiane.
“Është me rëndësi që në manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptarë në të cilin, janë me mijëra persona të palegalizuar të cilët jetojnë dita ditës mes ankthit dhe frikës së dëbimin” ka thënë për Top-Channel Alban Bytyci koordinator i organizatës ““Nga të panjohur në qytetarë”.
Që prej gjashtë muajsh Albani është munduar me mundësitë maksimale për sensibilizimin e komunitetit shqiptarë për tu bërë pjesë e këtij manifestimi, në të cilin të dëgjohej edhe zëri i tyre.
Sipas tij shumë persona kishin konfirmuar ardhjen përfshi premtimin e disa drejtuesve të shoqatave të cilit ishin shprehur se në shesh do të sillnin nga 300 antarë.
Premtimi i tyre është kthyer në një farsë të vërtetë.
Tek Albani, tashmë një aktivist i njohur në Londër, vërehej zhgënjimi, kur në shesh do të mbidheshin jo më shumë së tridhjetë shqiptarë shumica e të cilëve nga Shpresa Program.
Në fakt pritej një numër shumë i madhë shqiptarësh. Sikurse edhe në raste të tjera indiferenca e komunitetit shqiptarë ishte mëse e lexueshme.
Nëse do të ngrije kokën brënda sheshit Trafalgar atje do të shikoje flamuj të nacionaliteteve nga më të ndryshmet por jo një të vetëm shqiptarë.
E vetmja shenjë shqiptare në shesh ishte një shall me mbishkrimin “Albania” që e valëvitnin disa vajza shqiptate të ardhura nga Jugu Londrës.
Lulieta Nuzi drejtuese e “Shpresa Program” u shpreh se pjesmarrjen në këtë manifestim, e shikon, si të rëndësishëm pasi shumë, antarë të organizatës që ajo drejton jetojnë në kushte të vështira, duke u keqtrajtuar nga punëdhënësit pasi nuk kanë leje qëndrimi të rregullta.
E nëse me mijëra shqiptarë të palegalizuar në Londër kanë preferuar të shijojnë diten e pushimit duke mos qenë pjesë e aktivitetit, një grup prej dhjetë shqiptarësh kishin asrdhur nga qyteza Redding.
“Jemi këtu për të kërkuar legalizimin e atyre dhjetja shqiptarëve të cilët në Redding janë të palegalizuar” thotë një grua e cila mban në dorë një fëmijë duke na prezantruar me një shqiptare e cila sëbashku me familjen ka dhjetë vjet pa dokumenta.
Sipas saj Home Office nuk i jep përgjigje aplikimeve për azil por përgjigja që marrin është “cështja juaj është nën konsideratë”.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendëshmë britanike u shpreh se “Politikat tona ndaj emigrantëve illegal janë të pandryshushme. Të gjithë ata që janë illegal duhet të kthehen në vëndin e origjinës, për mos tu rreshtuar në fillim të radhës për tu punësuar dhe marrë ndihma sociale” .

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats