Monday, 20 April 2009

Britani, një shqiptarë kampion në kick boxing

Britani, një shqiptarë kampion në kick boxing

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një i ri shqiptarë është shpallur kampion i Britanisë së Madhe në sportin e Kick Boxing.

Blerim Pjetri, ka rrëmbyer brezin e kampionit për federatën "International Sport Kick Boxing Association" në peshën e mesme, duke fituar me pikë duelin me kampionin në fuqi, për Anglinë Jugore Danny Elie, pas shtatë raundesh.

Fitorja nuk ka qenë aspak e lehtë për 26 vjecarin shqiptarë nga Lindja e Londrës.

Kundërshtari britanik ka luftuar fuqishëm deri në raundin e shtatë por Blerim Pjetri ka mundur ti përgjigjet saktë sulmit të Danny Ellie duke i rrëmbyer brezin e kampionit.

“Fitimi titullit më bën krenar po ashtu edhe optimist për të inkurajuar të rinjtë e tjerë shqiptarë në Britaninë e Madhe për tu marrë me sport. Do të doja shumë që kjo fitore e rëndësishme për mua, të shërbejë si një shembull pozitiv për komunitetin shqiptarë të këtushëm” është shprehur Blerim Pjetri në një prononcim për Top-Channel.

Më tej kampioni shqiptarë, i cili stërvitet pranë klubit “Mantes” në zonën Forest Gate, ka deklaruar se dëshiron të ndeshet për titullin e kampionit të Europës por ai tashmë i ka hyrë edhe një sfide tjetër duke u marrë edhe me boksin profesionit.

“Kam nisur të stërvitem në klubin e njohur londinez të boksit “West Ham Boys” . Nëse do të kem rezultate të mira atherë synimi im është marrja pjesë në Lojrat Olimpike Londër 2012” thotë ai duke shprehur optimizëm se do tja dali.

Blerim Pjetri pohon se i është shumë mirënjohës organizatës “Shpresa Programme” e cila e ka ndihmuar atë që në hapat e parë të karrierës në sportin e Kick Boxing.

Olu Oyenigba njëri prej trainerëve të Pjetrit thotë se i riu shqiptarë përdori disa teknika luftimi për të fituar titullin e kampionit duke na bërë të lumtur ne të gjithëve në klubin “Mantes” dhe “Shpresa Programme”.

Fitimi i titullit të kampionit nga Blerim Pjetri është pasqyruar edhe në gazetat lokale ku jeton dhe stërvitet ai.

Pjetri me këtë fitore rreshtohet përkrah sportistëve shqiptarë të suksesshëm në Britaninë e Madhe si boksierët Kreshnik Qato dhe Jorgen Cetaj përfshi kampionin ne fuqi te Britanisë, në sportin “Strongest Man” Xhimi Marku.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 18 April 2009

Anglezët hetim në Fier për tutorin e prostitutave

Nga Fatos Mahmuti
Gazeta Panorama

Verifikime në Shqipëri tutorit të prostitutave në Londër.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përcjellë në Gjykatën e Tiranës dy ditë më parë letër-porosinë e mbërritur nga autoritet angleze të drejtësisë për verifikimin në vendlindje të aktivitetit të 35-vjeçarit Jetnor Rrapushi, si dhe dy lituanezëve Juraite Pivoraite, Anasats Klevas, të dënuar si bashkëpunëtorë të tij.

Kërkesa për ekzekutimin e letër-porosisë britanike pas procedurave të shortit elektronik i është dorëzuar gjykatësit Martin Deda, i cili pritet që në ditët në vazhdim të caktojë seancën e parë.

Pritet që veç aktivitetit Rrapushit në qytetin e lindjes të verifikohen edhe pronat e tij, të cilat mendohen se janë pasojë e të ardhurave nga shfrytëzimi i prostitucionit. Jetnor Rrapushi, me origjinë nga qyteti i Fierit u arrestua në Londër në fund të vitit 2007, së bashku me dy shtetasit lituanezë Jurate Pivoraite dhe Anasats Klevas nën akuzën e shfrytëzimit të disa vajzave litauneze si prostituta.

Në fund të procesit gjykata “Southwark Crown Court” vendosi të dënonte shqiptarin Rrapushi me 4 vjet burg, ndërsa lituanezen Juraite Pivoraite me tre vjet burg. Këta të dy pranuan para gjykatës akuzat për kontroll, shfrytëzim prostitucioni për qëllime fitimi, pastrim parash, si dhe për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Gjykata ka cilësuar Rrapushin si kreun e këtij biznesi fitimprurës, ndërsa bashkëpunëtorja nga Lituania kishte rolin e ndërmjetëses në gjetjen e prostitutave dhe më pas negocimin me klientët për çmimet. Po kështu në vendimin e dënimit të tyre gjykata u shpreh se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj prostitutave, por për vite me radhë kanë shfrytëzuar disa vajza.

About Me

Veliupress


View My Stats