Monday, 30 March 2009

Kapet emigranti nga Anglia, nuk zhdoganoi 120 celularë

Kapet emigranti nga Anglia, nuk zhdoganoi 120 celularë

Një i ri, resident prej vitesh në Angli, dje u ndalua në Portin e Vlorës pasi nuk deklaroi në pikën doganore një sasi të konsiderueshme celularësh që kishte me vete, si dhe disa kamera sigurie. Sipas policisë kufitare, emigrant K.Capi u ndalua në momentin që kishte kaluar një njësi doganore në terminalin e portit, ku dhe kishte mbërritur me një prej trageteve të linjës Vlorë-Brindizi. Pasi ka kaluar postbllokun e parë, Capi ka vijuar rrugën por policia ka dyshuar, ndaj menjëherë ka ushtruar kontroll në mjetin e tij tip "Benz". Gjatë kontrollit, efektivat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 celularë. Sipas policisë, i riu rrezikon të humbasë mallin nëse konfirmohet akuza e "kontrabandës", ose në të kundërt, pajisjet mund të zhbllokohen me pagesën e një gjobe si dhe detyrimin doganor për secilin prej celularëve.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Saturday, 28 March 2009

Qato shënon fitoren e 14 radhazi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nën brohoritjet dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të krijuar nga emigrantët shqiptarë në Londër, Kreshnin Qato ka fituar ndjeshjen e 14 radhazi në ringun profesionist.
Përballë Qatos në këtë duel, të zhvilluar mbrëmë në High Street Kensington ishte boksieri nga Letonia Juris Boreiko.
Doreza kuq-e zi ka hyrë në ring nën ovacionet e dy mijë mbështetësve të ti, i mbuluar nga flamuri kombëtar shqiptarë dhe a i Kosovës.
Qato ka fituar me pikë 68-66 këtë ndeshje relativisht të vështirë, pasi kundërshtari ka treguar aftësi teknike duke përballuar sulimin e vazhdushëm të boksierit shqiptarë.
Kreshnik Qato që mban titullin e kampionit të botës për federatën WBF, që në raundin er parë është hedhur totalisht në sulm por kundërshtari Boreiko është mbrojtur me kujdesur duke u kunderpërgjigjiur shpeshherë me kundra sulm.
Dueli ishte i ballancuar për të dy boksierët që kanë dhuruar emocion tek të pranismit.
Eksperienca e Qatos, goditjet taktike tejet luftarake i kanë siguruar atij fitoren, e 14-ta radhasi në tre vitet e fundit.
“Për mua natyrisht që kjo fitore ka rëndësi. Ja dedikoj të gjithë mbështetësve të mi të cilët krijuan një atmosferë të njëjtë me atë kur u shpalla kampion botë në Tiranë” ka deklaruar Qato menjëherë pas daljes nga ringu.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 26 March 2009

Raporti FCO “Qeveria shqiptare ka vënë në pikpyetje pavarsinë e prokurorisë”

Ministria e jashtëme britanike Foreign Office publikon raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në Botë.
Raporti me tone kritike ndaj Shqipërisë, ngadalësi në rëformat sidomos në drejtësi.

Nga Londra
Muhamed Veliu


Ministria e jashtëme britanike Foreign Office publikoi sot raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në Botë.
Në një seksion të vecantë trajtohen edhe të drejtat e njeriut në Shqipëri.
Që në fillim të raportit thuhet se pamvarsisht se Shqipëria ka firmosur një sër marrveshjesh ndërkorkombëtare, vazhdon të ketë vështirësi në implementimin e legjislacionit dhe reformat në disa fusha.
Hartuesit e raportit vërejnë se korrupsioni mbetet një cështje serioze e cila është një pengesë madhore me ndikim, të drejtëpërdrejta në të drejtat e njeriut.
Më tej në raport analizohet reforma zgjedhore, për të cilën britanikët shprehen se qeveria shqiptare ka hedhur disa hapa pozitiv, në përgatitjen e zgjedhjeve, por më shumë duhet bërë që këto zgjedhje të jenë të lira, dhe në vecanti qeveria duhet të garantojë pavarsinë e tyre.
Sikurse edhe në raportin e vitit të shkuar raporti i sivjetshëm shpreh shqetësim për progresin e pakët në reformat në drejtësi, madje në raportin e këtij viti ngrihet shqetësimi për ndërhyrjet e qeverisë në pavarsinë e prokurorisë.
“Disa nga masat e marra nga qeveria,në vecanti ligji për Prokurorinë e Përgjithëshme, ka vënë në pikpyetje pavarsinë e organit të kryeprokurorit, dhe organeve të tjera të drejtësisë” vijon raporti.
Për Tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona mes tyre dhe disa fëmijë, raporti thotë se kjo ngjarje edhe njëherë tjetër vë përpara përgjegjësisë autoritet e vëndit, të cilat duhet të jenë garante të ruajtjes së jetës së qytetarëve.
“Incidenti Gërdecvit përfshi rrethat e këaj tragjedije ,thuhet metej, janë duke u hetuar nga prokuroria e shqiptare. Rezultatet e tij do të ndiqen nga afer”, duke lënë të nënkuptohen interesin e qeverisë britanike në përfundimin e këtyre hetimeve.
Raporti mbyllet me shqetësimin e përsëritur se qeveria ka tentuar të censurojë pavarsinë e medias.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Angli, vrasësi Selami Cokaj drejt ekstradimit

Home Office i refuzon aplikimin për azil. Gjykata i ndërpret lirinë me kusht
Nën emrin e rremë Valton Gashi kishte fituar nënshtetësinë britanike


Nga Muhamed Veliu
Londer

Një vrasës shqiptarë i arratisur nga burgu Shënkollit në Lezhë, i cili fshihej në Veri të Anglisë do të eketradohet në ditët në vazhdim drejt Tiranës.
Burime nga departamenti cështje kriminale në ministrinë e brendëshme britanike Home Office thonë, se sekretarja e shtetit Xhaki Smith ka refuzuar kërkesën për azil të Selami Cokajt.
Cokaj është dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg për vrasje dhe grabitje me armë.
Që nga viti 1998 ai fshihej në Angli nën emrin Valton Gashi, duke shnderruar në një biznesmen të suksesshëm nga hapja e disa pikave për larjen e makinavet.
Ai fillimisht është arrestuar në vitin 2006 në qytetin Mansfield nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard për lllogari të Interpol Tiranës.
42 vjecari Cokaj pasi humbi edhe apelin në gjykatën e Lartë angleze, ditën që do të paraqitej për tu ekstraduar në aeroport, kërkoi azil përsëri, packa se në vitin 2003 kishtë fituar leje qëndrimi përgjithmonë në Angli dhe nënshtëtësinë britanike.
Kjo lëvizje e avokatëve të Cokajt u ndërrmor për të bllokuar ekstradimin, por ka rezultuar e pasuksesshme tre vjet më vonë.
Përshpejtimin e procedurave të ekstradimit të tij e shkaktoi një dokumentar i televizionit ITV ku rasti Cokaj trajtohej duke nënvizuar faktin se si ai, kishte ndërrmarrë, një sër veprimesh, për të bllokuar ekstradimin.
Pas trasmetimit të këtij dokumentari disa media të tjera britanike shkruajtën për rastin Cokaj.
I kërkuari shqiptarë tashmë është në pritje të ekstradimit në një burg të Londrës, pasi ju ndërpre liria me kusht që gëzonte nga viti 2006.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Home Office drejt shpalljes "non-grata" te familjes Kumbaro

Gazeta Panorama

Rrjeti televiziv britanik BBC zbuloi qytetarin kosovar të cilit ish-agjenti i Shërbimit sekret shqiptar, Ilir Kumbaro, i kishte vjedhur identitetin dhe në emër të tij kishte marrë strehim në Britani që nga viti 1996.
Ish-shefi i degës së Parë të SHIK-ut të Tiranës, Ilir Kumbaro, i kërkuar në Shqipëri për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, u largua nga vendi një vit pasi biznesmeni shqiptaro-maqedonas ishte zhdukur. Një gjykatë britanike në Londër, u bind se i arrestuari në të vërtetë nuk ishte Shaqa Shatri nga Kosova. Trupi gjykues tha se nuk kishte asnjë dyshim se personi ishte Ilir Kumbaro. Me këtë argumentim gjykata në Londër miratoi ekstradimin e Ilir Kumbaros në Tiranë për tu ulur në bankën e të akuzuarve në gjyqin për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Një investigim të fundit të BBC-së, thuhet se "policia gjeti një fotografi, për të cilën pretendojnë se i përket njeriut që është Shaqa Shatri i vërtetë, identitetin e të cilit e kishte vjedhur zoti Ilir Kumbaro. Ai është një 63-vjeçar kosovar, që siç duket edhe nga fotoja, nuk ka asgjë të përbashkët dhe nuk ngjan aspak me Kumbaron". Fotografia e personit nga Kosova u publikua në specialen e BBC-së krahas imazhit të Ilir Kumbaros. Ndryshimi mes dy personave është krejt i dukshëm, ndërsa administrimi i fotos së Shaqa Shatrit të vërtetë dhe paraqitja e saj në gjyq, duket se patën rolin vendimtar në vendimin e Gjykatës londineze për të ekstraduar në Tiranë Ilir Kumbaron. Ai tani ndodhet para peripecive të tjera për shkak se është bërë e qartë se ka mashtruar shtetin anglez kur u paraqit si një kosovar i persekutuar nga regjimi serb dhe më pas kërkoi azil politik.
Familja Kumbaro, "non grata"
Autoritetet në Londër duket se janë duke menduar të përzënë jo vetëm Ilir Kumbaron, por edhe dy personat që u gjetën në banesën e tij dhe që dyshohet se janë gruaja dhe djali i ish-zyrtarit të SHIK-ut në Tiranë. Faktet e zbuluara gjatë 11 seancave të gjyqit për ekstradimin e Kumbaros, kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Brendshme Britanike "Home Office". Ajo ka nisur procedurat e heqjes së nënshtetësisë britanike për familjarët e Ilir Kumbaros.
Burime të sigurta nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë, thanë ndërkaq se kanë marrë një kërkesë më shkrim nga homologët britanikë, ku kërkohet dërgimi i çdo lloj informacioni, që ka të bëj me trungun familjar të Ilir Kumbaros. "Materiali i kërkuar do të shërbejë për heqjen e nënshtetësisë britanike të përfituar përmes mashtrimit nga gruaja dhe dy djemtë e Ilir Kumbaros", sugjeruan burimet. Sipas tyre, së bashku me Ilir Kumbaron vetëm disa muaj pas zhdukjes së Remzi Hoxhës, kanë kërkuar azil si shtetas kosovarë gruaja Vjollca Kumbaro dhe djemtë Endrit dhe Ervin Kumbaro. Bashkëshortja e Kumbaros, përdorte emrin e rremë Naxhie Axhemi. Me këtë emër ajo u është prezantuar oficerëve të Scotland Yard, kur ata prangosën të shoqin në banesën pranë lagjes "Fulham". Prezent në banesë ishte edhe Ervin Kumbaro që është njëri prej dy djemve të tij. "Kjo është një kushërira ime. Ndërsa Ervini është një i afërm i familjes, që ka ardhur për të na vizituar", është shprehur Kumbaro kur është përballur me oficerët e policisë së Londrës në muajin tetor të vitit të kaluar. Ai ka pohuar në atë moment, se në të vërtetë nuk ishte Ilir Kumbaro, por Shaqa Shatri nga Kosova. Në procesin gjyqësor në Gjykatën e Londrës është mësuar se me identitete të rreme kanë kërkuar azil në Angli i vëllai i ish-agjentit, Dashamir Kumbaro, i cili ka përdorur emrin Dashamir Shatri kur aplikoi me familjen e tij, së bashku me të motrën. Sipas të dhënave të mësuara gjatë gjyqit, vetëm disa ditë pas kërkesës për azil të paraqitur nga Ilir Kumbaro në portin e Doverit duke përdor emrin Shaqa Shatri, atij i janë bashkuar në arrati edhe dy ish-shoferët e tij në kohën kur drejtonte Drejtorinë e parë të SHIK-ut në Tiranë. Gjatë këtyre viteve të qëndrimit në fshehje ata ishin njerëzit më besnikë, me të cilët Ilir Kumbaro shoqërohej në veri të Londrës në lagjen "Harringay" dhe vitet e fundit në zonën Hammersmith. Furtuna e hetimit ndaj familjes Kumbaro vjen menjëherë pas lejimit të ekstradimit dy ditë më parë nga Gjykata e Ekstradimeve në Londër. Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike Home Office është nën një presion të madh, pasi BBC në lidhje me Kumbaron transmetoi një raport special, ku publikoi detaje e të dhëna mbi mënyrën se si ish-agjenti shqiptar kishte mashtruar autoritetet britanike.

"Kumbaro jetoi në Angli si i sëmurë depresiv"

LONDER - Një ish-shef zbulimi shqiptar, i cili kërkohet për torturim dhe rrëmbim personi është gjetur në perëndim të Londrës, duke jetuar dhe punuar me një identitet të rremë. Ilir Kumbaro, 55 vjeç, në vitin 1996 arriti të merrte azil në Britaninë e Madhe, duke hequr si një refugjat kosovar. Por jeta e tij e dyfishtë 13-vjeçare u sqarua në gjykatë kur u vendos ekstradimi i tij. Gjyqtari Howard Riddle tha: Unë nuk kam asnjë dyshim se personi që është në bankën e të pandehurit është Ilir Kumbaro. "Unë duhet të dërgoj këtë rast në Sekretarinë e Shtetit, pasi i pandehuri duhet të ekstradohet. Një nga viktimat e supozuar të tij, babai i pesë fëmijëve, Remzi Hoxha, nuk është parë i gjallë që nga viti 1995. Zoti Kumbaro ka hyrë në Britaninë e Madhe, në gusht të vitit 1996, me emrin Shaqa Shatri. Ai arriti të bindë zyrtarët e imigracionit, që ai ishte një refugjat kosovar që i ishte larguar persekutimit serb. Në bazë të këtij identiteti fals Kumbaros i është dhënë një pasaportë britanike dhe i është lejuar që të qëndrojë. Madje, ai ka pasur edhe përfitime nga Britania, duke pretenduar se ishte i paaftë të punonte, pasi kishte vuajtur nga një depresion post-traumatik, i ardhur nga stresi. Zoti Kumbaro ka jetuar në "Fulham" me disa njerëz, që sipas policisë anglezë janë gruaja dhe djali i tij. Nuk ekziston asnjë lloj prove që ai të kishte qenë i punësuar për 13 vitet e fundit nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve. Në mënyrë që të përfitonte të ardhura për paaftësinë e tij të ardhur nga depresioni, Kumbaro ishte regjistruar në një qendër shëndetësore. Por në vend që të regjistrohej me emrin e rremë, siç e kishte në pasaportë, Shaqa Shatri, në mënyrë të pashpjegueshme, ai kishte përdorur emrin e tij të vërtetë. Regjistrimi është anuluar më vonë, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për të lajmëruar detektivët e Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm pas një kërkese të autoriteteve shqiptarë, detektivët anglezë janë vënë në ndjekje të Ilir Kumbaros.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 24 March 2009

Britania e Madhe, lejon ekstradimit të Ilir Kumbaros

-Ish SHIK-asi merrte ndihma sociale nga paratë e takspagusve britanik si i sëmurë me depresion.
-BBC-si “Fshehja e suksesshme 12 vjecare dhe dhënia e nështëtesisë Britanike skandali i radhës për Home Office”.


Nga gjykata “City of Westminster Magistrate Court” në Londër
Muhamed Veliu



Drejtësia britanike i ka hapur dritën jeshile Shqipërisë për të erkstraduar Ilir Kumbaron.
Gjykatësi Haward Riddle, në vendimim prej 13 faqesh, thotë se janë një mori provash që vërtetojnë se personi përpara tij në gjykatë është Ilir Kumbaro dhe se kërkesa e shtetit shqiptarë për ta ekstraduar atë, është koformë ligjeve britanike.
Më tej në vendim, gjykatësi britanik ka hedhur poshtë pretendimet e Ilir Kumbaros se ai është Shaqa Shatri i lindur në Prizren më 15 Prill 1945, përfshi një raport të hartur nga eksperti Keneth Linge i cili pasi ka krahasuar dy foto thoshte se personi i arrestuar nuk është Ilir Kumbaro.
Një mori provash të siguriara nga “Interpol Tirana”, në bashkëpunim me prokurin Xhevat Hana dhe “Scotland Yard” ja kanë lehtësuar punën gjykatësit Riddle për arritur në përfundimin se i arrestuari është Ilir Kumbaro.
Të gjitha provat e siguruara i janë paraqitur gjykatës, në mënyrë profesionale nga juristja Claire Dobbin.
Në fakt prova e artë dhe e pakontestushme, ishte prezenca në shtëpi e Ervin Kumbaror djalit të Ilir Kumbaros, momentin e arrestimit të këtij të fundit fundvitin e shkuar.
Oficeri i skuadrës së eksdtradimeve DC Piter Rance gjeti në shtëpinë e Kumbaros një dokument identifikimi për të hyrë në kolegj me emrin Ervin Kumbaro, krahas një pasaporte Jugoslave lëshuar në vitin 1990 me emrin Shaqa Shatri.
“Të gjitha provat përpara meje, janë të plota dhe masa gabimit është tejet i vogël. Nuk kam as më të voglin dyshim se kam përballë meje Ilir Kumbaron” thotë gjykatësi Riddle në fund të shqyrtimit të cështjes së identitetit.
Gjykatësi britanik e mbyll vendimin me fjalët “Jam i kënaqur se kërkesa e ekstradimit është në përputhje me të drejtat e njeriut që gëzon zoti Kumbaro. E dërgoj cështjen tek sekretaja e shtetit për të firmosur cerfikatën e ekstradimit.”
Ilir Kumbaro që sot shpresonte lirimin nga gjykata e ka pritur ke kokë ulur vendimin, duke ju drejtuar qelive të gjykatës nën shoqërinë e tre gardianëve.
Përfaqësuesi i tij ligjor refuzoi ti përgjigjet pyetjes nëse ata do ta apelojnë këtë vendim në gjykatën e apelit.
Vendimi i gjykatës për lejimin e ekstradimit të ish oficiretit të lartë të SHIK-ut, mbi të cilin rëndojnë gjashtë akuza dy nga më kryesoret për rrëmbim dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, është raportuar edhe ne edicionet e lajmeve në gjigandin mediatitik britanik BBC.
Sipas BBC-s, është zbuluar se Ilir Kumbaro merrte ndihma sociale duke u shtirë si një i sëmurë që vuante me deprsion.
Gazetarët e BBC-s kanë intervistuar edhe të afërmit e të ndjerit Remzi Hoxha pikërisht në vëndin ku ai u rrëmbye nga agjentët e SHIK-ut.
Fshehjen 12 vjecare përfshi garantimin e azilit dhe nënshtetësinë britanike, gazetari i BBC Gay Smith,në raportin e tij rreth Ekstradimit të Ilir Kumbaros e ka cilësuar si skandalin e radhës, për ministrinë e brendëshme Home Office.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 19 March 2009

Londër, Ilir Kumbaro javën e ardhëshme vendimi ekstradimit

Nga gjykata “City of Westminster Magistrate Court”
Muhamed Veliu

Pas 9 seancash gjyqësore, drejtësia britanike do ta thotë fjalën e saj, javën e ardhëshme nëse Ilir Kumbaro do të ekstradohet në Shqipëri.

Kështu ka vendosur gjykatësi Haward Riddle, në senacën e fundit në këtë proces ektradimi, një prej më të rëndësishmëve për drejtësinë shqiptare, këto vitet e fundit.
“Janë një sër materialesh, të reja për tu lexuar, përfshi një mori provash të cilat duan kohën e tyre për t’u shqyrtuar me kujdes nga ana ime. Kështu për këtë cështje do të lexoj vendimim të martën e ardhshme 24 Mars” ka deklaruar gjykatësi Riddle.
Edhe kjo seancë është shfrytëzuar nga avokati, Kumbaros, Xhon Xhons, për të paraqitur disa prova të reja të cilat sipas tij hedhin poshtë ligjshmërinë e kërkesës së ekstradimit nga shteti shqiptarë.
Sipas avokatit Xhons, kërkesa e ekstradimit bazohet në akt-akuzën e vitit 2003 e ngritur për Ilir Kumbaron, Budion Mecen, Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin, ndërkohë kur këta tre të fundit, atëkohë janë liruar nga këto akuza madje kanë marrë dëmshpërblim.
Në mbrojtje të këtij argumenti, avokati Kumbaros ka përdorur dy materiale të dërguara nga avokati Fadil Kaloshi dhe kolegu i tij me mbiemrin Stafa të cilët thonë se kërkesa e ekstradimit e Ilir Kumbaros bie ndesh me nenin 261 të kodit penal, i cili flet për pushim e një cëshje penale.
Gjykatësi Riddle ka kërkuar shpjegime se cilët janë këta avokatë dhe si ka nisur bashkëpunimi mi tyre me avokatët anglez.
Për këtë avokati kumbaros u shpreh, se ata janë thjesht mbështetës të zotit Shaqa Shatri, të cilët na kanë kontaktuar privatish.
Claire Dobbin përfaqësuese e shtetit shqiptarë ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes duke argumentuar ligjshmërinë e kërkesës për ekstradim.
Gjatë të gjithë seancës Ilir Kumbaro ka treguar shenja nervozizmi kur prokurorja Dobin fliste përpara gjykatës. Kumbaro ka ndërhyrë disa herë duke kërkuar konsultime me avokatin Xhons.
Procesi është ndjekur edhe nga gazetarë të BBC dhe një përfaqësuese e “Amnesty International” , organizatatë e cila ka ushtrur presion mbi qeverinë shqiptare, për zbardhjen e vrasjes dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

London Daily News “Killerat shqiptarë me pagesë, vrasin për 5 mijë stërlina”.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Vetëm 5 mijë stërlina. Kaq para mjaftojnë për të vrarë ditë në rrugët e Londrës, nëse ky shërbim i besohet killarve shqiptarë me pagesë.
Përmes një hetimi gazetaresk gazeta “London Daily News” ka zbuluar se vrasës shqiptarë me pagesë mund t’i gjesh shumë me lehtësi, në kryeqytetin britanik.
“Këta vrasës presin të pajtohen, për të kryer vrasje, duke mos pasur asnjë frikë nga ligji” vijon artikulli i London Daily News.
Sipas kësaj gazete tashmë në Veri të Londrës grupet kriminale shqiptare, e kanë konfirmuar veten e tyre si lojtarë aktiv të botës së fshehtë të krimit
Një prej liderve të krimit të organizuar shqiptarë i cili është prononcuar për këtë gazetë londineze ka pohuar se “ Ne mund të përdorim armët, kontrollojë prostituta në zonën Soho dhe po investojmë para në Londrër. Ne nuk i trembemi askujt, përfshi ligjet. Askush nuk mund të na ndalë”.
Ky artikull është në vazhdën e shkrimeve të botuara në mediat britanike, kohët e fundit, për krimin shqiptarë në Angli, duke ngjallur reagime në komunitetin shqiptarë të këtushëm.
“Nëse kjo gazetë i din se kush janë këta vrasës me pagësë, bën mirë t’ja tregojë policisë përpara se të botojë një lajm të tillë. Besoj se edhe ky artikull është në vazhdën e shkrimeve të ekzagjeruara për ata pak shqiptarë që i janë future rrugës së krimit”, thotë Lutfi Vata drejtor i shoqatës Ardhmëria.
Petrit Kucana i cili drejton gazetën e komunitetit The Albanian e vë theksin në punën e dobët të shoqave shqiptare. “Këto shkrime botohen pasi nuk gjejnë kundërshtime nga ana e komunitetit në vecanti drejtuesit e shoqatave, të cilët nuk reagojnë në të tilla raste” .
Scotland Yard një prej pistave të hetimit në vrasjen e emigrantit nga Kosova,Cima Sogojeva ka atë të eleminimit nga vrasës me pagesë. Sogojeva 27, vjec u vra vitin e shkuar në apartamentin e tij në lagjen Brent Kros. Autorët ende nuk janë kapur.
Ndërkohë në burgun Belmarsh janë duke pritur gjykimin dy të rinj nga Berati, Robert Baxhia dhe Ylli Xhelo, të cilët kundrejt pagesës vranë një shtetas grek për llogari të një biznesmeni i cili i kishte paguar ata të kryenin vrasjen.

Sunday, 15 March 2009

Zbulohet mashtrimi £120,000 i vrasësit Afrim Sinani

Nga Londra
Muhamed Veliu

Përsëri një tjetër skandal me të kërkuarit shqiptarë që fshihen në Britaninë e Madhe, përsëri gazetarët investigativë që e zbulojnë atë.
Afrim Sinani i larguar nga Burgu i Bëncës ku vuante dënimin për vrasje, ka përfituar në mënyrë abuzive, që nga viti 2000 duke mashtruar autoritetet britanike plot 120 mijë stërlina asistencë sociale.
Kështu shkruan gazeta The People në numrin e saj të sotëm nën titullin, “Ekspozojmë skandalin,Cmenduri, Ne i japin 120 mijë stërlina dhe pasaportë britanike këtij vrasësi shqiptarë në arrati”
Përvec abuzimit në marrjen e asistencës sociale, gazetarët investigative të The People kanë mundur të zbulojnë faktin se Scotland Yard nëpërmjet Interpolit ka patur në dispozicion foton dhe shenjat e gishtave të Afrim Sinanit.
Kur ai ka mbërritur në Angli në vitin 2000 ka kërkuar azil nën emrin e rremë Afrim Pulaj.
Pesë vite me vonë, ai ka fituar nënshtetësinë britanike pamvarsisht se ishte në listën e personave shumë të kërkuar nga Interpol Tirana.
The People shkruan më tej se, pas arrestimin të Sinanit ne vitin 2006, gjykata e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court në Londër vitin e shkuar lejoi ekstradimin , por avokatët e tij kanë apeluar vendimin në gjykatën e lartë.
Si pasojë e këtij hetimi gazetaresk, shërbimet e dhënies së asistencës sociale në mënyrë automatike kanë ndërprerë dhënien e kësaj asistence për Sinanin dhe familjen e tij.
Ky sherbim kanë nisur një hetim të pavarur kur gazeta, The People i vuri në dispozicion faktet se ky person ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare, dhe se fshihej në Londër nën një idenitet të rremë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Ilir Meta viziton Londrën

Nga Muhamed Veliu

Lideri LSI-së Ilir Meta po zhvillon një vizitë disa ditore në Londër.
Gjatë ditës së sotëme Meta është pritur nga ministria për Europës Zonja Karoline Flint.
Ata kanë biseduar rreth situtës parazgjedhore në Shqipëri.
Ilir Meta i ka përsëritur zonjës Flint, ankesat e LSI-së për mënyrën se si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste hartuan “Kodin Zgjedhor”.
Një zëdhënës i Foreign Office i deklaroi Top-Channel në përfundim të takimit se zonja Flint në emër të Qeverisë Britanike, i tha zotit Meta se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë një test, i mirë për politikanët shqiptarë, të cilëve u kërkohet të zhvillojnë zgjedhje të rregullta sipas standarteve.
Po ashtu Meta është takuar në ambientet e 10 Downing Street me me Stewart Woods- Keshilltar per Politiken e Jashtme i Kryeministrit Gordon Brown.
Zoti Meta i ka vijuar takimet me Michael Gapes- Kryetar i Komitetit per Marredheniet me Jashte i Parlamentit Britanik.
Në London School of Economics Ilir Meta, ka mbajtur një refarat për rrugën e Integrimit të Ballakanit perëndimor në Bashkimin Europian.
Të pranishmit shumica studentë shqiptarë në këtë shkollë prestigjoze, i kanë drejtuar pyetje liderit të LSI në lidhje me zgjedhjet e ardhëshme, mundësinë e tyre për tu ingranuar në politikë dhe zvillimet të rajon.
I pyetur se sa kofident është ai, që në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira, Meta ka dhënë këtë përgjigje:
“S’jam apak kofident se do të kemi zgjedhje të lira, pasi kodi zgjedhor nuk përmbush standartet europiane. Që tani kanë filluar problemet me infrastrukturën zgjedhore, sic e kërkon kodi. Zgjedhjet padyshim nuk do të kenë standarte të njëjta me ato në Danimarkë, por do të pranohen nga faktori ndërkombëtar”
Edhe njëherë tjetër nga Londra Meta ka përsëritur deklaratën e tij se nëse LSI nuk do të fitojë 35 vënde në parlament atherë ai do të rishikojë pozicionin si lider i kësaj force politike.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Ilir Kumbaro, afron ora ekstradimit në Shqipëri

Nga Londra
Muhamed Veliu

Po shkon drejt fundit zgjidhja e enigmës, nëse Ilir Kumbaro i vetëquajtur Shaqa Shatri, do të ekstradohet nga Londra për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Në seancën e fundit gjyqësore, Claire Dobin përfaqësuesja e shtetit shqiptarë, dhe John Jonson avokati mbrojtës i Kumbaros, i kanë dhënë fund parqitjes së provave pro dhe kundra ekstradimit të njeriut që fsheh misteret e zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Gjykatsi Haward Riddle që në fillim të seancës u tha palëve se dëshironte një progres sa më të shpejt në këtë cështje për të mirën e të gjithëve.
Avokati mbrojtës i Kumbaros, është përqëndruar në shkeljen e të drejtave të njeriut, nëse Kumbaro ekstradohet, gjëndjen e burgjeve në Shqipëri, gjakmarrjen dhe tejkalimin e afateve të hetimit për zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Sipas tij kjo bëhet në mënyrë hipotetike, nëse gjykatësi Riddle do të vendos kundra pretendimeve të klinetit që ai përfaqëson i cili ngulmon të jetë Shaqa Shatri dhe jo ish SHIKA-si Ilir Kumbaro.
Kjo lloj mbrojtje taktike është zhvilluar pasi provat që ka paraqitur drejtësia shqiptare në lidhje me identitetin janë të pakundërshtushme.
“Përse klineti juaj ka vizituar Kinën në Qershor të vitit 2008 dhe jo Kosovën, një vënd tashmë i lirë” ka pyetur gjykatësi avokatin e Kumbaros.
“Në Kosovë nuk kam asnjë pjestar të familjes, madje djali dhe gruaja më javë vrarë gjatë luftës” është përgjigjur Kumbaro.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë proces, ka hedhur poshtë argumentin e avokatit të Kumbaros, i cili i tha gjykatës se përmes një amistie dhënë nga ish presidenti Sali Berisha, protagonistët e rrëmbiti të Remzi Hoxhës janë falur.
Ajo më tej ka vijuar duke treguar me detaje kronologjinë e hetimit që nga mbyllja në vitin 2004 dhe rihapjen përsëri ku janë marrë në pyetje 66 dëshmitarë.
Me këtë ajo ka hedhur poshtë pretenidimin e avokatit të Kumbaros se kemi të bëjmë me një cështje që i kanë kaluar afatet ligjore për tu hetuar dhe gjykuar sic e kërkon ligji britanik i ekstradimeve.
Ilir Kumbaros do ti duhet të pres datën 19 Mars 2009 për të mësuar fatin e tij të mëtejshëm.
I lirë në Angli apo i ekstraduar në Shqipëri.
Ekzistojnë të gjitha mundësitë që në javën e ardhëshme gjykatësi Haward Ridlle të marrë një vendim për cështjen e shumë diskutuar të identitetit po ashtu të kërkesës nga drejtësia shqiptare për ta ekstradur.
Nëse nuk ndodh një gjë e tillë atherë gjykatësi do ta lexojë vendim pas tre javësh nga data 19 Mars.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats