Wednesday, 30 December 2009

Bisha nga Lindja është mysafiri ynë në Perëndim

Nga Oliver Harvey
“The Sun”

Një ish-spiun i lartë evropianolindor, që jeton në mënyrë të fshehtë në Britani dhe që ka përfituar mijëra paund, ka fituar një gjyq kundër ekstradimit, bën të qartë gazeta “The Sun”.

Bosi i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, 56 vjeç, një nga njerëzit më të kërkuar të Evropës Lindore, thuhet se ka rrëmbyer dhe torturuar tre njerëz në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Ai fluturoi për në Britani në 1996, pasi ranë nga pushteti ai dhe zyrtarët e tjerë.

Ai ka përdorur emrin Shaqa Shatri për të fituar azil, duke bindur zyrtarët e emigracionit se ai është larguar për shkak të persekutimit serb.

Të vërtetit Shaqa Shatri i janë vjedhur dokumentet në kryeqytetin e ish-vendit komunist, Tiranë, më 1993. Kumbaros i ishte dhënë e drejtë qëndrimi pa afat dhe i është lëshuar një pasaportë britanike.

Ai u vendos në një pronë të Këshillit Bashkiak - në rrugën Fulham pranë Stamford Bridge të Chelsea-it, me gruan e tij dhe djalin.

Është e kuptueshme se ai ka marrë leje pune dhe përfitime për shtëpi dhe nuk ka punuar asnjëherë gjatë qëndrimit të tij 13-vjeçar me një jetë të dyfishtë në Britani.

Atij iu dhanë gjithashtu përfitime paaftësie për shkak të depresionit dhe çrregullimeve post-traumatike nga stresi.

Jeta sekrete e Kumbaros në Londër mund të kishte mbetur e pazbuluar, nëse nuk do të kishte qenë për një gabim çmendurak.

Me qëllim që të deklaronte paaftësinë për të përfituar nga kujdesi social, ai duhet të regjistrohej tek autoritetet e shëndetit.

Por, në vend që të regjistrohej nën identitetin e tij të ri, Kumbaro përdori emrin e tij të vërtetë. Regjistrimi u shua më vonë, por kjo mjaftoi që të viheshin në alarm detektivët britanikë.

Ata po kërkonin për Kumbaron në bazë të një kërkese nga autoritetet shqiptare në qershor 2008.

Në shtator 2008, detektivë nga njësia e ekstradimit e Scotland Yard, të drejtuar nga Peter Rance, arrestuan Kumbaron në apartamentin e tij në Fulham. Kur u pyet, ai tha: “Unë nuk jam Ilir Kumbaro, unë jam Shaqa Shatri.”

Por identiteti i tij i vërtetë u konfirmua më vonë dhe Ministria e Brendshme autorizoi ekstradimin për në prill të këtij viti.

Gjyqtari Howard Riddle tha në seancën e ekstradimit: “Është e qartë se z. Kumbaro kishte qëllim të shmangte hetimin duke përpiluar në mënyrë të kujdesshme dhe të mbështetur me dokumentacion një identitet të falsifikuar”.

Por gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Lord Dyson, dhe z. Tugendhat kanë pezulluar ekstradimin.

Burime në Shqipëri thonë se kjo ka ndodhur, për shkak se mandati i arrestit ishte i pavlefshëm, sepse koha e largët që prej lëshimit të tij në 2004, e ka zhbërë atë.

Një zëdhënës tha: “Gjykata e Lartë në Shqipëri shoi mandatin e arrestit, sepse ai qe i pavlefshëm. Gjykata këtu zhbëri ekstradimin si pasojë e kësaj”.

Zyrtarët shqiptarë nënshkruan një mandat të ri arresti më 14 dhjetor, para se të dëgjohej apeli.

Por kjo do të vendoset në mënyrë të ndarë. I pyetur për një mundësi ri-arrestimi, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha: “Do të ishte e papërshtatshme të ndërmerrej ndonjë vendim për përzënie apo heqje të qytetarisë”.

“Përparësia e qeverisë është të mbrojë sigurinë publike. Nëse dikush ka fituar qytetarinë me mashtrim ose është paditur për disa krime serioze, ligji lejon heqjen e qytetarisë (shtetësisë)”.

Një prej viktimave të dyshuara të Kumbaros, babai i pesë fëmijëve, Remzi Hoxha, nuk është parë i gjallë që prej vitit 1995.

Familja e tij ka frikë se ai është torturuar dhe vrarë, dhe Kumbaro ka qenë i implikuar. Një mandat arresti ndërkombëtar thotë se Kumbaro “qëllimisht ka shkaktuar dhimbje të mëdha dhe vuajtje” ndaj Hoxhës.

Ai ishte një biznesmen që mblidhte pará për lëvizjen për pavarësinë Kosovës, e cila po përpiqej të shkëputej nga Jugosllavia në 1990-ën. Djali i z. Hoxha, Ardiani, thotë: “Familja jonë kërkon që të ndërmerren të gjithë hapat, në mënyrë që Kumbaro të ekstradohet në Shqipëri”.

Monday, 28 December 2009

Britani, prifti ne mbrojtje te Christodoulou

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje prift katolik ne Angli, i cili ishte prezent ne seancen e fundit gjyqesore te dy britanikeve te akuzuar per ngacmime seksuale te femijeve ne nje jetimore ne Tirane, ka hedhur akuza te renda ndaj drejtesise shqiptare.

Prifti i quajtuar Rev Bernard Cocker, ne nje interviste per gazeten "Lancashire Telegraph", e quan misionin e shkuarjes ne Shqiperi si te deshtuar pasi miku i tij Dino Christodoulou tashme e ka te paevitueshem denimin me burg.

Duke u mbeshtetur edhe nga "Amnesty International", Rev Cocker gjate intervistes eshte shprehur se i frikesohet faktit se drejtesia shqiptare nuk eshte transparente dhe se kushtet e burgjeve ne Shqiperi s’jane aspak humane.

Sipas tij Dino Christodoulout i jane kerkuar 1 mije sterlina per te fituar lirine gje te cilen ai e ka refuzuar.

Duke vijuar rrefimin mbrojtes per Christodouloun ne gazeten Lancashire Telegraph Rev Cocker ka deklaruar se ne Shqiperi nuk ka drejtesi dhe se kristiani i devotshem, Christodoulou eshte gjetur fajtor indirekt.

Per priftin Rev Cocker provat e paraqitura ne gjykaten shqiptare kurresesi nuk mund te merreshin per baze nga nje gjykate britanike nese gjyqi do te zhvillohej ne Angli.

Rev Cocker duke perfunduar rrefimin e tij ka deklaruar se ai ka zbuluar qe ne Shqiperi qarkullon nje kenge me titull “Te varet Dino”.

Javen e shkuar prokurorja Erida Lamka ne perfundim te paraqitjes se konkluzioneve perfundimtare i kerkoi gjykates deklarimin “fajtor” te te pandehurve dhe denimin me 22 vjet burg per Dino Kristodoulou dhe 17 vjet per Robin Arnold.

Burimi: Gazeta Lancashire Telegraphhttp://www.lancashiretelegraph.co.uk/news/blackburndarwenhyndburnribble/4821735.Priest_gives_evidence_in_Blackburn_man_s_Albanian_orphans_abuse_trial/

Wednesday, 23 December 2009

Angli, ADN-ja shpeton “vrasesin” nga Shqiperia

Nga Londra
Muhamed Veliu


Oficeret e skuadres se ekstradimeve ne Scotland Yard mendonin se kishin goditur ne shenje duke prangosur nje te kerkuar shqiptar per vrasje.

Ne fakt kesaj radhe ata kane dale bllof, pasi testi i ADN-se ka rezultuar ne favor te shqiptarit te arrestuar qe besohej te ishte Sokol Sinani.

Qe ne momentin e pare te arrestimit, i dyshuari si Sokol Sinani i tha policise se quhej Ismail Sinani dhe se ishte nje qytetar nga Dragashi i Kosoves qe kishte fituar nenshtetesine britanike pasi kishte kerkuar azil.

Per te zbuluar identitetin e vertete te shqiptarit te arrestuar u krye testi ADN-se pasi ne Britanine e Madhe jetonte Afrim Sinani vellai i Sokol Sinanit, bashkautor ne vrasjen e ndodhur ne nje fshat te Kukesit ne vitin 1996.

Ne seancen e fundit gjyqesore te ekstradimit, perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne kete proces i tha gjykates se testi krahasimit te ADN-se Afrim Sinanit me ate te personit te arrestuar si i dyshuari Sokol Sinani, rezultoi negativ.

Gjykatesja Daphine Wickam menjehere ka anuluar mandatin nderkombetar te arrestimit, duke lene te lire Ismail Sinanin i cili nen shoqerine e bashkeshortes ka lene ambientet e Gjykates se Ekstradimeve.

Burime policore thane se Sokol Sinani dhe Afrim Sinani jane vellezer nga i njejti baba por me dy nena te ndryshme, prandaj edhe testi i ADN-se ka dale negativ.

Policia shqiptare nuk disponon shenjat e gishterinjve perveç nje fotografie shume te vjeter të Sokol Sinanit i kërkuar per vrasje,qe besohet se fshihet në Britanine e Madhe.

Disa jave me pare gjykata e apelit të Londer “Royal Court of Justice” rrezoi apelin e Afrim Sinanit per te bllokuar ekstradimin ne Shqiperi ku kerkohet te plotesoj 20 vite denimi per vrasje pasi u largua nga burgu Bençes ne vitin 1997.

Saturday, 19 December 2009

Prokuroria i “dhuroi” lirinë Ilir Kumbaros






Nga Londra
Muhamed Veliu

Zbulohen shkaqe të reja që çuan në mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe.
Krahas vendimit të kolegjit penal të gjykatës së lartë që pushoi masën e arrestit me burg, një rrol vendimtar në vendimmarrjen e dy gjykatësve britanik ka patur mospasparqitja nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë të masës së re të arrestit me burg, kërkuar nga gjykata e krimeve të rënda në Tiranë
.
Burime nga organi i akuzës në Shqipëri thanë se vendimi numër 154 i datës 15 Dhjetor 2009 i është dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike drejtësisë britanike.
Por Top-Channel ka mundur të zbulojë se ky vendim nuk ka mbërritur në Londër deri mesditën e së premtes kur u zhvillua séanca gjyqësore në gjykatën e apelit “Royal Court of Justice”.
Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo vënies në dijeni të një vendimi të tillë, që do ti kalonte më pas për ekzekutim departamentit të ekstradimeve në Home Office.
E gjithë kjo situatë ka kapur të papërgatitur në sallën e gjykatës së apelit përfaqësuesen e shtetit shqiptarë në këtë proces Claire Dobin.
Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shënon fitoren e dytë për atë duke mbajtur firmën e gjykatës së apelit në Londër.
Dhjetë vjet më parë dy djemtë e Ilir Kumbaros fituan lejen e qëndrimit në Britani nga kjo gjykatë pasi sipas tyre ata kishin qenë të persekutuar për lidhjet që kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.
Nëpërmjet avokatëve ata i kanë argumentuar gjykatës më 7 Maj të vitit 1999 se familja e tyre ishte kërcënuar me vdekje,ishin rrahur disa herë dhe si pasojë kishin patur nevojë për ndërhyrje mjekësore, e gjitha kjo pasi babai ishte njëri prej zyrtarëve të lartë në rregjimin komunist.
Si justifimin për të vazhduar qëndrimin në Angli Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqitën atë kohë, gjykatës së apelit edhe faktet që kishin të bënin me zhdukjen e prindërve të tyre dhe mbajtjen nën survejim nga regjimi i Sali Berishës pasi ky regjim sipas tyre përdorte metoda survejimi ndaj kundërshtarëve.

Friday, 18 December 2009

Britani, gjykata apelit kundershton ekstradimin e Ilir Kumbaron

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ilir Kumbaro fiton betejen me drejtesine shqiptare per te mos u ekstraduar nga Britania e Madhe, duke perdorur vendimin e Gjykates se Larte Shqiptare, dhene me 2 dhjetor 2009.

Avokatet e Kumbaros, ne seancen e sotme gjyqesore i kane kerkuar Gjykates se Apelit, pushimin e ceshtjes se ekstradimit pasi Gjykata e Larte ne Tirane, me vendimin e saj ka rrezuar masen e arrestit te kerkuar nga prokuroria.

Ata i kane argumentuar dy gjykatesve britanike ate qe thuhet ne vendimin e Gjykates se Larte shqiptare.

Disa teknikalitete ligjore rreth akuzave te ngritura dhe rrezimit te mases se arrestit per Ilir Kumbaron, i jane paraqitur Gjykates Britanike te Apelit, Royal Court of Justice.

Te gjitha keto argumente kane sherbyer per t’i treguar gjykatesve se kerkesa e ekstradimit, sebashku me vendimin e dhene nga gjykata e ekstradimeve ne favor te shtetit shqiptar, duhet te rrezohen.

Pasi kane degjuar argumentat e paraqitura nga avokatet e Kumbaros, dy gjykatesit britanike kane rrezuar kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar ish oficerin e sherbimit sekret, per mosperputhje me seksionin 1/4 dh 1/8 te Aktit Britanik per Ekstradimet.

Kumbaro ka rifituar lirine, por burime policore nga Scotland Yard shprehen per mundesine e venies se Ilir Kumbaros nen akuze per perdorimin e nje pasaporte te falsifikuar me emrin Shaqa Shatri.

Eshte ende e paqarte nese perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne kete proces ekstradimi do t’i kerkoje Gjykates se Ekstradimeve shqyrtimin e kerkeses per ta arrestuar perseri Ilir Kumbaron.

Thursday, 17 December 2009

Londer, 17 vjet burg falsifikuesve shqiptare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas prostitucionit dhe tregetise se lendeve narkotike, falsifikimi i pasaportave eshte nje tjeter aktivitet i jashteligjshem ku jane perfshire grupet kriminale shqiptare ne Britanine e Madhe.

Pavaresisht goditjes se disa grupeve falsifikatoresh shqiptare ne te shkuaren, nga operacioni “Maksim”, qe heton krimet e te huajve ne Angli, perseri te tjere individe shqiptare perfshihen ne kete biznes fitimprures.

Pas nje survejimi disa mujor operacioni “Maksim” shkaterroi nje grup falsifikatortesh shqiptare, duke i prangosur ata mesditen e dates 6 Prill 2009.

Sipas policise, ata kishin fituar mijera paund nga ndertimi nje labotratori ne veri te Londres. Dy mije pasaporta boshe, karta plastike boshe ku hidhen te dhenat e siguracionit personal, patenta britanike dhe europiane, printera perfshire fotografi te porositesve te psaportave false u kapen ne shtepine e Valmir Gjoshit.

Se bashku me Ismail dhe Andi Haskon ata kishin ndertuar nje rrjet sekseresh nga te cilet merrnin porosite. Dy prej seksereve te kapur te ketij grupi ishin shtetas algjeriane.

Ismail Hasko dhe Valmir Gjoshi jane denuar mesditen e se enjtes nga gjykata e krimeve Wood Green Croen Court me nga 6 vite burg, Andi Hasko me 5 vjet, ndersa dy algjerianet Malik Cherad 4 vjet e 6 muaj dhe Abdi Ali 14 muaj burg.

“Denimi i dhene ketij grupi te sofistikuar kriminal dergon nje mesazh te qarte tek ata te cilet ndertojne laboratore falsifikimesh. Ne nuk do ta tolerojme kete sjellje kriminale duke i arrestuar dhe vene perpara drejtesise”, tha detektiv Clive Strong qe hetoi kete grup kriminal.

Shqipëria e hapur për të bërë biznes.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shqipëria e hapur për të bërë biznes.
Kjo ishte tema e një forumi biznesi organizuar nga Ambasada shqiptare në Londër,Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shqiptare, së bashku me Dhomën e Tregtisë Shqiptaro-Britanike, në bashkëpunim me Dhomë n e Tregtisë dhe Industrisë britanike.

Që limi i kë tij forumi është në vazhdën e përpjekjeve të ambasadës shqiptare në Britaninë e Madhe për shtimin e prezencës së bizneseve britanike në Shqipëri.
Duke cituar fillimisht atë që thuhej në një reportazh të BBC-se, disa ditë më parë për Shqipërinë , ambasadori Zerf Mazi të pranishmëve në forum, u tha se rritja ekonomike e Shqipërisë më e larta në Europë është një prej motiveve të shumta, për ne për ti thënë bizneseve britanike se jemi gati të presim partner seriozë për të investuar në vendin tonë .
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se për ç’do biznesmen apo kompani të huaj që kërkon të investojë pikë spari një vë nd të rë ndë sishë m zë imazhi atij vendi ku shkohet për të investuar .
“Ne jemi këtu në Londër për ti treguar investitorëve britanik se në Shqipëri ata do të gjejnë një klimë të duhur për të bërë biznes mbi të gjitha partner lokal me eksperiencë dhe ekspertizë n e duhur në shumë fusha biznesi” theksoi zoti Jaka.”
Piter Bishop zëvendës shef ekzekutiv i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë britanike gjatë një takimi me zotin Jaka tha se nga informacionet që ai kishte e shikonte Shqipërinë si një vend ku prezenca e investimeve britanike sidomos në industri duhet të jetë akoma më e madhe.
Zoti Bishop u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm të dy dhomat e tregtisë do të në neshkuajnë një program afatgjatë bashkëpuni duke krijuar forume respektive për bizneset.
“Pres me kënaqësi vizitë n time në Tiranë pas ftesë s së marrë nga zoti Nikolin Jaka” tha zoti Bishop.
Krahas biznesmenë ve britanik në kë t forum morë n pjesë edhe 20 biznesmenë shqiptarë të ardhur nga Tirana të cilët përfaqësonin biznese të ndryshme.

Gjykata e lartë frenon grevën e British Airways

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një gjykatës britanik në gjykatën e lartë e ka cilësuar si të paligjshme, grevë n 12 ditore të deklaruar disa ditë më parë nga stuardesët e kompanisë British Airways.
Ky vendim ka shpëtuar kryerjen e pushimeve për festat e Krishtlindjeve dhe fundvitit të më shumë se një 1 milion britanikë ve.
Nëse greva do të niste atëherë do të prekeshin edhe mijëra emigrantë shqiptarë që kanë rezervuar biletat për të udhëtuar drejt Tiranë s dhe Prishtinës për të festuar festat e fundvitit.
Kompania British Airways e çoi vendimin pë r nisjen e grevës për interpretim ligjshmërie, në gjykatë n e lartë duke e cilësuar atë të padrejtë dhe aspak të bazuar në ligj.
Sindikata e stuardeseve e ka cilësuar vendimin si një ditë e turpshme për demokracinë .
Vendimi i gjykatë sit britanik, pezullon përkohësisht të drejtë n për zhvillimin e kë saj greve që do të niste më 22 Dhjetor deri 2 janar 2010 .
Burime nga sindikata e stuardesëve i thanë gazetë s londineze Evening Standard se ata po shikojnë të tjera mundë si për nisjen e grevë s fillim fitin e ardhshëm.

Prokuroria kerkon arrestimin e Kumbaros ne Londer

Nga Londra
Muhamed Veliu


Departamenti ekstradimeve ne Ministrine e Brendshme, britanike “Home Office” nepermjet kanaleve diplomatike, ka marre mesditen e se merkures, nje kerkese te Prokurorise Shqiptare per kthimin ne burg te Ilir Kumbaros.

Nuk dihet ende se kur kjo kerkese do t’i paraqitert gjykates londineze te ekstradimeve .

Ish oficeri i larte i SHIK-ut ka lene qelite e burgut Eanseoth mbasditen e dates 8 Dhjetor pasi nje gjykates britanik ra dakort qe ai te lirohej me kusht.

Tre jane kushtet qe i shumekerkuari drejtesise shqiptare duhet te permbushe:

Qendrimi ne adresen ku ai u arrestua me 20 Shtator 2008 ne lagjen Fulham, nje garanci pasurore prej mijera paund, tashme e depozituar ne gjykate dhe paraqitja 3 here ne jave ne nje rajon policie.

Refuzimi per te folur perpara mikrofonit te Top-Channel nga Ilir Kumbaro tregon se ai ka zgjedhur te heshte duke shtuar akoma me teper misterin e zhdukjes se Remzi Hoxhes.

Nje heshtje e cila zgjat per 15 vjet duke tentuar keshtu, varrosjen e se vertetes rreth rrembimit, torturimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes perfshi torturimin c’njerezor te Zizo Kristopulit dhe Avdyl Loshajt.

Gjykata e Larte britanike, “Royal Court of Justice” do te shqyrtoje apelin e kerkuar nga avokatet e zotit Kumbaro.

Disa muaj me pare Gjykata e Ekstradimeve sebashku me Sekretarin britanik te Puneve te Brendshme, Alan Xhonson e cilesuan si te drejte kerkesen e drejtesise shqiptare per ta ekstraduar Ilir Kumbaron.

Tuesday, 15 December 2009

Greva BA-mijëra shqiptarë rrezikojnë festat e fundvitit në atdhe

Nga Londra
Muhamed Veliu

Me mijëra emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe rrezikojnë të mos i festojnë Krishtlindjet sëbashku me festën e ndërrimit të viteve në Shqipëri pasi kompania fluturimeve British Airways ka anoncuar një grevë 12 ditore.Janë me mijëra emigrantët të cilët kanë rezervuar biletat me këtë kompani, punonjësit e të cilës sot ranë dakort ta nisin grevën në datën 22 Dhjetor deri 2 Janar 2010.
Ishte sindikata e stuardesëve që votoi pro grevës pasi kompania British Airways kishte hartuar një plan për shkurtimin e 1200 vendeve të punës.
James Von Der Flic zëdhënës i kompanisë British Airways tha se greva do të prekë edhe fluturimet drejt Tiranës.
“Ne do të bëjmë ç’është e mundur për ti ofruar data alternative fluturimi, atyre që kanë rezervuar biletat me kompaninë tonë. Gjithashtu klientët tanë duhet që të na dërgojnë të dhënat e sakta të adresës së postës elektronike sëbashku me numrat e telefonit ku mund ti kontaktojmë.” shtoi zëdhënësi Flic.
Drejtuesit e kompanisë British Airways janë shprehur të gatshëm për të vazhduar negociatat me sindikatën e stuardesëve.
Nuk dihet ende nëse do të mund të arrihet një mirëkuptim mes palëve, gjatë ditëve në vazhdim, që do të çojë në anulimin e grevës e cila do ta trondisë akoma më shumë kompaninë British Airways që për pak i shpëtoi falimentimit disa muaj më parë.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2009 kjo kompani shënoi 292 milion stërlina humbje.

Monday, 14 December 2009

Shqipëria në reportazhin e BBC

Kryebashkiaku Edi Rama dhe analist Lutfi Dervishi rrëfejnë realitetin.Vendi ka ndërrmarë hapa të mëdhenj drejt pranimit në BE Shumë njerëz në Shqipëri – vendi që ka rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë dhe aspiratat për t’iu bashkuar BE-së – ndjejnë ish-diktaturën e cila ka bërë një rrugë të gjatë.


Lutfi Dervishi është mjaft i vjetër për të krahasuar jetën sot në Shqipëri me jetën e atëhershme. Çdo herë ai mendon se rruga drejt integrimit Europian nuk është aq e shpejtë sa duhet, ai ndalet për ti kujtuar vetvetes se sa larg vendi i tij ka shkuar që kur hodhi jashtë regjimin më të rreptë komunist të kontinentit vetëm 19 vjet më parë. "Unë mund të mbaj mend gjëra të tmerrshme nga kaluara", thotë ai. "Kishte raste kur ju mund të përfundonit në burg vetëm se mësonit gjuhën angleze." Ai përshkruan se si një bisedë me një të huaj mund të dënoj ashpër dhe se si çdo riferim i "informacionit të ndjeshëm", si fakti që nuk kishte patate ne dyqan, mund të rezultonte në një dënim me burgim të gjatë. "Dhe ishte një varfërisë e tmerrshme," thotë ai. "Unë vetë - ne kemi qenë katër në familje, katër fëmijë - mund të kujtojmë kohën kur prindërit e mi mund ti lejonin vetes vetëm një vezë midis nesh për mëngjes. "Por kur unë ia tregoj këtë histori birit tim që është 12 vjeç, ai vetëm qesh, ai nuk mund ta kuptojnë realitetin e kaluar."

Sundimi i ligjit

Në ditët e sotme, z.Dervishi është drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri, duke punuar për të krijuar një vend më demokratik, të begatë në të cilin qytetarët të ndjehen të integruar me Europën. "Ne kemi një brez të ri dhe tani ai ka shumë aspirata," thotë ai. "Ata përdorin Google, iPhones, iPods dhe TV me definicion të lartë. Dhe vendi duhet të shikojë në këtë brez, jo në atë timin." Teknikisht, Shqipëria aktualisht mund të mburret me rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë. Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila është investitori më i madh institucional në Shqipëri, ekonomia kombëtare u rrit me 7% në 2008 dhe 6% në tremujorin e parë të vitit 2009, e nxitur kryesisht nga investimet në infrastrukturën publike dhe në industrinë e telekomunikacionit. Nuk është provë e recesionit, por investimet e huaja janë në rritje, ashtu siç edhe besimi tek bankat. Dhe të gjitha parashikimet për vendin janë që të qëndrojë në errësirë. Shqiptarët kanë qenë përdorur për ndërprerje të energjisë elektrike prej vitesh, por gjërat janë përmirësuar deri në atë masë saqë, në pranverën e këtij viti, kompania shtetërore e energjisë filloi eksportin e energjisë elektrike në Greqinë fqinje. Vështirësitë dhe papunësia e përhapur janë zhdukur, kështu mendohet. Dhe në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International, Shqipëria renditet në vendin e 95-ta, jashtë 180 vendeve të njohura, ajo ndodhet nën Arabinë Saudite dhe Maroku. "Vendi ka problemet e tij," thotë zoti Dervishi. "Ka ende standarde që ne duam ti arrijmë në mënyrë që të bëhemi një anëtar i familjes së BE-së. Dhe, kur flasim për standardet, dua të them sundimin e ligjit."Ne nuk kemi tradita në sundimin e ligjit. Për pesë shekuj, Shqipëria jetonte nën Perandorinë Osmane dhe për katër dekada e gjysmë nën regjimin komunist. Pra, në lidhje me këtë ne jemi ende në fazë tranzicioni".

Planet e ndërtimit

Shpejtësia e këtij tranzicioni është e qartë në kryeqytet, në Tiranë, një qytet i varfër i njohur një dekadë më parë. Dashuria gjithnjë e më shumë e intensifikuar në çështjet e qytetarëve të zakonshëm me makinën, është e qartë në zhurmën dhe shpesh e lidhur me smogun nëpër rrugë. Por në të gjithë qytetin, gri, ndërtesave gri të erës komuniste u janë dhënë ngjyra shumë të gjalla, si pjesë e shtizës politike të kryesuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, ish-artisti Edi Rama, tani i zgjedhur në mandatin e tij të tretë. Ai mbron pastrimin dhe rilyerjen e tij si një e qënë shumë larg sipërfaqësores. Në rrugët që kanë petk të gjelbër, të purpurt, të verdhë dhe vjollcë, mbledhja e taksave është bërë plotësisht e suksesshme, thotë ai. Ai shton me krenari impiantin e një hapësire të re publike e cila u restaurua me një optimizëm qytetar. Dhe ai ka shumë projekte ambicioze dhe plane ndërtimi. Zoti Rama është cinik në lidhje me statistikat e premtuara ekonomike dhe i shtyn prapa ato, më shumë si llogaritje politike të qeverisë shqiptare. Ai bën thirrje për rritjen kombëtare "të të papunëve" dhe thotë se shumë njerëz ende duan të largohen nga Shqipëria e tyre amtare në kërkim të një standardi më të mirë të jetesës. Më shumë se një e treta e shqiptarëve janë aktualisht në emigrim vullnetarë.

Duke ecur me krenari

Por zoti Rama nuk ka për momentin mbështetjen e çështjes popullore për ofertën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Dhe ai tregon për anketat që sugjerojnë se më shumë se tetë prej 10 banorëve duan që Makeover-i i tij i kryeqytetit të vazhdojë - çuditërisht, më shumë, sesa në fakt rrëfejnë që i pëlqen look-u i ri. "Pas shumë vitesh të një shoqërie tërësisht të ngurtë, kolektiviste, kemi gjetur veten në një shoqëri të atomizuar, individualiste," thotë ai. "Kështu çështja për tu marrë tani është përpjekja për të rindërtuar një ndjenjë të përkatësisë në qytet dhe hapësirat e saj publike, së bashku me një sens të përgjegjësisë për to. "Tirana më parë ishte si një grua e shtrirë në një shtrat për shkak të një sëmundje shumë serioze. Dhe tani ajo është si një grua që u ngrit, bëri të veten dhe është duke ecur përsëri me krenari."

Perkthimi nga anglishtja Tirana Observer

Sunday, 13 December 2009

Ekstradohet nga Britania i shumekerkuari shqiptar Selami Cokaj

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ne sekret te plote e pa shume buje oficeret e Interpol Tiranes nepermjet aeroportit Stansted ne Angli, nen masa te rrepta sigurie te ofruara nga homologet britanike, kane ekstraduar nje te shumekerkuar shqiptar.

Pas 12 vjetesh fshehje ne Londer dhe disa qytete te tjera angleze ka marre fund arratia e Selami Cokajt.

Avokatet e tij kane ndermarre nje kalvar te gjate procesesh gjyqesore ku i kane humbur te gjitha betejat ligjore qe i cuan deri ne Dhomen e Lordeve per te bllokuar ekstradimin.

Selami Cokaj nga Shoshani i Tropojes eshte rikthyer ne burg per te plotesuar vuajtjen e denimit.

Ai kerkohej nga drejtesia shqiptare per perfundimin e denimit pasi eshte denuar per goditjen me thike per vdekje te nje person ne vitin 1994.

Tre vjet me vone Cokaj do te ikte nga burgu Shenkollit ne Lezhe per te emigruar ne Britanine e Madhe ku perdorte emrin Valton Gashi.

Cokaj baba i kater femijeve kishte mundur te fitonte lejen e qendrimit madje edhe shtetesine britanike.

Gjate viteve te fshehjes ne veri te Anglise, ai do te shnderrohej ne nje biznesmen te suksesshem duke fituar mijera paund ne vit nga ngritja e disa pikave lavazhesh per larjen e makinave.

Selami Cokaj 36 vjec, marsin e ketij viti, ishte personazhi kryesor ne dokumentarin “Te shumekerkuarit ne Angli” trasmetuar ne televizionin ITV.

Menjehere pas ketij dokumentari ministri i Emigracionit Phil Wolas premtoi shpejtimin e procesit te ektradimit.

Organi me i larte i drejtesise britanike Dhoma e Lordeve refuzoi kerkesen e Cokajt per te mos u ekstraduar.

Saturday, 12 December 2009

Angli-Medalje mbretërore kadetit shqiptarë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një kadet shqiptarë përfundon me rezultate të shkëlqyera shkollimin në “Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst” në Britaninë e Madhe.
Bleard Vucaj ishte njëri prej dhjetë studentëve të huaj nga 260 kadetë të diplomuar ketë vit nga kjo akademi me traditë 300 vjeçare.
Momentin e dorëzimit të medaljes “Hodgson's Horse Merit Aë ard” , për nder të origjinë s së kadetit Vucaj është ngritur flamuri kombëtar shqiptarë .
Kjo medalje e lartë i jepet studentit/kadetit të huaj që ka demonstruar performancë të lartë dhe për merita te veçanta.
Në emër te mbretëreshës Elisabeta II ceremoninë e përshëndeti zëvendësshefi i shtabit të
përgjithshëm të Ushtrisë të Mbretë risë së Bashkuar, Gjenerali Sir Nikolas Hjuten, i cili edhe
zyrtarizoj diplomimin e kadetë ve dhe nisjen e paradë s ushtarake që njihet si parada mbretë reshë s.
Kadeti Bleard Vucaj i tha Top-Channel se pjesëmarrja në kë të paradë e bë ri atë të ndjehej krenar pasi ceremonia është madhështore dhe se është parada e mbretëreshës.
“Thjesht të jesh pjesë e kë saj parade të krijohet një ndjesi e mirë mbi të gjitha të bë n të ndjehesh krenar. Sadisfaksioni është akoma më i madh kur ty të ipet edhe një medalje” u shpreh ai.
Ambasadori i Shqipërië në Mbretërinë e Bashkuar Zef .Mazi, në urimin e tij zyrtar tha se, performanca dhe rezultatet e kadetit Vucaj janë një nder pë r vendin tonë , për familjen e tij dhe në radhe të parë pë r vetë kadetin. Ajo flet pë r vlerat e brezit të ri të Shqipërisë , të vlerësuara në kë të nivel nga ndoshta akademia më prestigjioze ushtarake botërore.
Sipas atasheut ushtarak të Shqipërisë në Britaninë e Madhe Qemal Shkurti, objektivi i kësaj akademie është forcimi i atributeve të intelektit dhe karakterit, të cilët, të kombinuar me zhvillimin e kompetencë s profesionale, pajisin oficerë t me atë nivel të lartë përgjegjësie për drejtim që në emërimin e tyre të parë .

Prangoset shqiptari armatosur afër shtëpisë së Toni Bler

Nga Londra
Muhamed Veliu

Arrestohet shumë pranë shtëpisë së ish kryeministrit britanik Toni Bler një shqiptarë i armatosur me një pistoletë dhe selensiator të montuar.
Një zëdhënës i Scotland Yard tha se shqiptari i arrestuar është 56 vjecari Kujtim Nurka por nuk dha asnjë detaj se ç’farë shqiptari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje.
Ndërsa një zëdhënës i ish kryeministrit Toni Bler tha se ai nuk dëshironte të komente për çështje sigurie që kanë të bëjnë me zotin Bler.
Kujtim Nurka është arrestuar pasi ai ngjalli dyshim tek një patrullë policie në rrugën Connaugt.
Pas 20 minutash nga koha kur është arrestuar shqiptari për parregullsi dokumentacioni një qytetar i është afruar policëvce duke i dhënë një pistoletë me selensiator që e kishte gjetur në cep të rrugës.
Oficerët e policisë në vendngjarje të alarmuar nga gjetja e pistoletës menjëherë kanë njoftuar skuadrën speciale në Scotland Yard që merret me mbrojtjen e trupës diplomatike dhe zyrtarëve shtetëror.
Kjo skuadër është përgjegjëse edhe për sigurinë e ish kryeministrit Bler.
Nga hetimet paraprake u vërtetua se në pistoletë janë gjetur shenja gishtash dhe ADN-ja e Kujtim Nurkajt.
Ndaj tij është ngritur akuza për armbajtje paleje ndërkohë nuk dihen ende arsyeja përse shqiptari me makinën e tij ndodhej afër shtëpisë së ish kryeministrit Toni Bler.






Prangoset shqiptari armatosur afër shtëpisë së Toni Bler

Nga Londra
Muhamed Veliu

Arrestohet shumë pranë shtëpisë së ish kryeministrit britanik Toni Bler një shqiptarë i armatosur me një pistoletë dhe selensiator të montuar.
Një zëdhënës i Scotland Yard tha se shqiptari i arrestuar është 56 vjecari Kujtim Nurka por nuk dha asnjë detaj se ç’farë shqiptari ka pohuar gjatë marrjes në pyetje.
Ndërsa një zëdhënës i ish kryeministrit Toni Bler tha se ai nuk dëshironte të komente për çështje sigurie që kanë të bëjnë me zotin Bler.
Kujtim Nurka është arrestuar pasi ai ngjalli dyshim tek një patrullë policie në rrugën Connaugt.
Pas 20 minutash nga koha kur është arrestuar shqiptari për parregullsi dokumentacioni një qytetar i është afruar policëvce duke i dhënë një pistoletë me selensiator që e kishte gjetur në cep të rrugës.
Oficerët e policisë në vendngjarje të alarmuar nga gjetja e pistoletës menjëherë kanë njoftuar skuadrën speciale në Scotland Yard që merret me mbrojtjen e trupës diplomatike dhe zyrtarëve shtetëror.
Kjo skuadër është përgjegjëse edhe për sigurinë e ish kryeministrit Bler.
Nga hetimet paraprake u vërtetua se në pistoletë janë gjetur shenja gishtash dhe ADN-ja e Kujtim Nurkajt.
Ndaj tij është ngritur akuza për armbajtje paleje ndërkohë nuk dihen ende arsyeja përse shqiptari me makinën e tij ndodhej afër shtëpisë së ish kryeministrit Toni Bler.

Tuesday, 8 December 2009

Mbreteresha Elisabeth II: Do vijojme ndihmen per Kosoven

Nga Londra
Muhamed Veliu

Monarkja britanike mbreteresha Elisabeth II, eshte interesuar personalisht per situaten aktuale ne Kosove, duke premtuar ndihme te vazhdueshme qe qeveria e saj do t’i ofroje ketij shteti.

Interesimi i madherise se saj Elisabeth II eshte shprehur gjate pritjes qe ajo i rezervoi ambasadorit te pare te Kosoves ne Mbreterine e Bashkuar, Muhamet Hamiti, i cili i dorezoi letrat kredenciale.

Takimi mes tyre ka zgjatur me shume se 20 minuta. “Sot eshte nje dite e madhe per Kosoven dhe marredheniet e saja te shkelqyera me Britanine e Madhe.

Une i percolla madherise se saj, mbretereshes Elisabeth II mirenjohjen e presidentit Sejdiu, te qeverise dhe popullit te Kosoves per mbeshtetjen qe vendi i saj na ka dhene ne kthesat historike dhe vendimtare per fatet e popullit dhe shtetit tone, ne lufte dhe ne paqe”, e ka komentuar ambasadori Hamiti dorezimin e letrave kredenciale.

Sipas tij, mbreteresha Elisabeth II shprehu kenaqesine e saj rreth lidhjeve miqesore dhe te shkelqyera mes dy vendeve.

Gjate bisedes me ambasadorin e Kosoves ne Mbreterine e Bashkuar, mbreteresha ka kujtuar se vajza saj, princesha Ann pas kthimit nga Kosova i kishte folur rreth vizites se saj atje.

Ne ceremonine e dorezimit te letrave kredenciale, se bashku me ambasadorin Hamiti sipas protokollit mbreteror kane marre pjese edhe bashkeshortja e tij Vjosa, se bashku me zevendesambasadorin Bejtullah Destani.

Perfaqesuesit e Kosoves ne Britanine e Madhe, sipas tradites monarkiste, jane marre me dy karroca mbreterore nga selia e ambasades se Kosoves ne Londer duke i cuar ata ne pallatin Buckingham.

Monday, 7 December 2009

The Sun-3 shqiptarë të fotografuar në shitblerjen e një skllaveje seksi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një shqiptarë i cili në momentin e dorëzimit të parave dy shqiptarëve të tjerë që shinsin një vajzë Lituaneze në rrugën më të njohur në Angli Oxford Street , janë fotografuar nga policia.
Sipas skuadrës së anti prostitucionit në Londër që survejonte shqiptarët blerësi i lituanezes ishte Gazmed Turku i cili e bleu atë për 3 mijë stërlina.
Scotland Yard e thotë se Turku ishte pronar i një shtëpie publike në qendër të Londrës.
Ndërsa dy shqiptarët e tjerë që kryen shitjen e vajzës ishin Izet Fejzullahu dhe Agron Demarku që të dy pjesë e grupit krimit kriminal të njohur si “Vëllezërit Demarku” të dënuar me 63 vite burg në total.
“Vëllezërit Demarku” kishin ndërtuar një rrjet prej nëntë shtëpish publike në zonën Hanslow në Perëndim të Londrës nga të cilat në një vit sipas policisë fitonin 3 milion stërlina.
Për llogari të tyre punonin 22 vajza të trafikuara mes tyre edhe disa shqiptare.
Fotot e operacionit policor janë publikuar për herë të parë sot në gazetën The Sun e cila shkruan se vajza lituaneze supozohet ti sillte një fitim pre 100 mijë stërlinash pronarit të saj të ri Gazmend Turku.
Oficerë të lartë të Scotland Yard i frikësohet shtimit të numrit të vajzave dhe grave të trafikuara në Britaninë e Madhe për qëllime prostitucioni me afrimin e lojrave olimpike Londër 2012.
The Sun shkuan se policia lejoi publikimin e këtyre fotove për të ilustruar këtë tregëti makabre në rrugët e Londrës.
Në burgjet britanike aktualisht janë 325 shtetas shqiptarë prej të cilëve 52 vuajnë 504 vite burg në total për shfrytëzim dhe kontroll prostitucioni.

Sunday, 6 December 2009

Angli, 500 sterlina kush spiunon komshiun

Nga Londra
Muhamed Veliu

Jane gabuar ata te cilet kane menduar se epoka e spiuneve me pagese ka marre fund njehere e pergjithmome. Nga sot e tutje, ne Britanine e Madhe nese spiunon komshiun paguhesh 500 sterlina.

Nepermjet nje skeme te vecante, qeveria britanike ka nisur aplikimin e nje projekti per te inkurajuar qytetaret ne dhenien e informacionit per fqinjet e tyre te cilet banesat e dhene nga bashkia, i leshojne me qera.

Ne dispozicion te qytareve te cilet do te spiunojne jane vene disa numra telefoni, nje adrese e-mail perfshi nje faqe ne internet. Hartuesit e ketij ptojekti thone se shperblimi prej 500 sterlinash do te nxise qyataret te japin informacion ne bashkite e tyre.

Sipas nje studimi jane 50.000 banesa te leshuara nga bashkite te cilat jane leshuar me qera ne kundershtim me ligjin nga personat te cileve keto shtepi u jane dhene nga shteti.

Ne dispozicion te kesaj skeme, qeveria e kryeministrit Gordon Brown ka miratuar nje fond prej 4 milione paund. Nepermjet nje fushate sensibilueze per kete skeme qytetareve u kerkohet te raportojne edhe per ceshtje te tjera si hapja shtepive publike ilegale, emigranteve ilegale apo te sjelljeve anti–sociale.

Kritiket e kesaj skeme thone se qeveria eshte duke legjitimiar spiunimin e pakontrolluar duke krijuar keshtu nje armate te tere spiunesh me pagese.

Por hatuesit e kesaj nisme kane pohuar se bashkive i eshte kerkuar te jene vigjilente ndaj atyre cilet mund ta perdorin kete mundesi spiunimi per t’u hakmarre ndaj fqinjeve te tyre per inate personale.

Friday, 4 December 2009

Thoma Simaku fiton çmimin Kompozitori vitit në Britaninë e Madhe

Nga Londra
Muhamed Veliu

Duke i suprizuar të gjithë një kompozitor shqiptarë ka fituar çmimin prestigjioz kompozitori i vitit në Britaninë e Madhe.

Kompozitori Thoma Simaku, lektor ne universitetin e Yorkut e mori këtë çmim gjatë ceremonisë së përvitshme organizuar nga Akademia Britanike e Autorëve te Këngëve, kompozitorëve dhe Autorëve në Londër.

Juria unanimisht vendosi që vepra e Simakut e ridimensionon instrumentin në një mënyrë vizionare dhe krejtësisht origjinale.

Ata e lëvduan veprën për virtuozitetin, thellësinë ekspresive të saj dhe imagjinatën e fuqishme.

Simaku u shpall kompozitor i vitit në Britanë e Madhe pas këtyre vlerësimeve të dhëna nga juria për kompozimin e tij të titulluar Soliloquy V, Flauto Acerbo.

Duke komentuar marrjen e këtij çmimi Thoma Simaku tha për Top-Channel se fitimi këtij çmimi në Britaninë e Madhe për të do të thotë shumë.

"Ky çmim ka nje rezonancë të madhe mbarëkombëtare dhe jehona që i ka bërë BBC-ja është me të vertetë domethënëse. Ndjehem shumë i gëzuar që vepra është radhitur përkrah kompozitoreve më të njohur angleze" ka deklaruar ai.

"Zef Mazi ambasador i Shqipërisë ne Mbretërinë e Bashkur e ka komentuar fitimin e këtij çmimi si një lajm tepër të mirë dhe i gëzueshëm, për atë personalisht njëkohësisht edhe për vendin tonë, që ky kompozitor shumë i mirënjohur shqiptar, fiton çmimin e vitit për kompozim.

Ambasadori Mazi tha se vendi ynë ka vërtete me ç’farë krenohet, veçanërisht në fushën e artit, kulturës, letërsisë dhe arteve. Simaku dhe niveli që ai ka arritur në fushën e muzikës dhe kompozimit në botë është krenari për ç’do shqiptar.

Ajo që mund të bëhet përmes artit dhe kulturës për vendin, për imazhin e tij këtu në Britani , është shumë më e efektshme se shumë përpjekje në fusha të tjera, theksoi ambasadori Mazi pasi artistët e famshëm janë edhe diplomatët më të mrekullueshëm të vendit të tyre.

Kompozitori shqiptar gjatë këtyre viteve që jeton dhe punon në Angli ka fituar një mori cmimesh në shumë konkurse ndërkombëtare.

Ndërsa CD-ja e tij në kolanën Klasikët e Shekullit 21 të shtëpisë diskografike “Naxos” është vlerësuar mjaft nga kritika muzikore në Evropë dhe në Amerikë.

Oxford- 7 shqiptarët e “drogës” fitojnë pafajësinë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shtatë shqiptarë të akuzuar për shitje kokaine në qytetin e Oxfordit fitojnë pafajësinë pas një gjyqi 11 mujor që i ka kushtuar takspaguesve britanik 1,9 milion stërlina.
Shqiptarët u arrestuan Marsin e vitit 2008 duke u mbajtur në burg për dy vjet ndërsa juria i gjeti jo fajtorë në akuzat e ngritura.
Juria rrëzoi të gjitha provat e hetimit 8 mujoj të policë se Oxfordit që survejonte shqiptarët.
Policia e Oksfordit ditën e arrestimit të shqiptarëve përmes një komunikate për shtyp tha se kishte shkatërruar një grup të fuqishëm kriminal të cilëve i janë kapur dy laboratorë droge, mijëra paund cash si dhe sasi e konsiderueshme droge.
Kanë fituar menjëherë lirinë në gjykatë Leon Cohadari,Gentian Harizaj, Elmand Koshaj, Ervin Meta, Artan Lleshi, Uljan Nelku dhe Elton Celbiqiri.
“Falënderoj zotin që në këtë vend ka juri. Ende nuk e di përse policia mendonte se ne ishim të përfsjirë në shitje droge. Ata kontrolluan shtëpinë time dhe të miqve të mi duke mos gjetur asnjë gjë.
Unë u burgosa padrejtësisht për 20 muaj ” deklaroi 30 vjecari Elton Celbeqiri.
Ndërsa Leon Cehodari tha se ishte një eksperiencë jashtëzakonisht e keqe pasi burgosja e largoi nga gruaja dhe fëmija i tij pesë muajsh.
“Jam i kënaqur me drejtësinë britanike dhe jo policinë e cila shpenzoi kaq shumë para dhe në fund të fundit nuk arriti asgjë” pohoi Cehodari.
“Unë humba punën në kompaninë e makinave BMV ku punoja si pasojë e burgosjes 18 mujore. E gjitha kjo ngjarje më ka shkatërruar jetën pasi kam humbur gjithçka. Sistemi drejtësisë britanike më i miri në botë ndërsa hetimi policisë një trillim i vërtetë.
Kështu do ta përshkruante Oltjon Nezha këtë ngjarje të pazakontë ndodhur në qytetin e Oxfordit ku tani policisë do ti duhet edhe të dëmshpërblejë shqiptarët për burgosje të padrejtë.

Saturday, 28 November 2009

Britani, shqiptaret kremtojne festat kombetare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Sikurse edhe vitet e shkuara emigrantet shqiptare ne Britanine e Madhe kane
kremtuar festat kombetare.

Siparin aktiviteteve me karakter kulturor e ka hapur shoqata 'Ardhmeria', e cila
ka organizuar nje koncert festiv per anetaret e saj.

Ambasadori i Shqiperise ne Mbreterine e Bashkuar, Zef Mazi krahas pritjes
zyrtare per trupin diplomatik te akredituar ne Londer ka organizuar nje pritje
te vecante per komunitetin shqiptar ne ambientet e reja te ambasades.

Mes te pranishmeve ishin aktori i mirnjohur i spektaklit Portokalli Gazmend
Paja, qe po kryen nje master ne Londer dhe boksieri Kreshnik Qato.

Aktivitete te ndryshme jane zhvilluar edhe nga gazeta e komunitetit ne Londer
'The Albanian', grupet studentore nga universiteti westminster dhe London School
of Economics.

28 dhe 29 Nentori jane perkujtuar edhe nga emigrantet shqiptare qe jetojne ne
Irlande, Skoci,Uells, Birmingham dhe Leeds.

Te gjithe seebashku ata kane uruar njeri-tjetrin per sa me shume respekt dhe
forcimin e komunitetit shqiptar ne Britanine e Madhe duke mos iu shmanguar
bisedave rreth zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi.

Festimet do te mbyllen me nje mbremje te madhe festive me muzike teresisht
shqiptare ku te ftuar jane Alban Skenderaj dhe Miriam Cani.

Tuesday, 24 November 2009

ZHVILLOHET NË LONDËR FORUMI BIZNESIT KOSOVË-BRITANI E MADHE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dy vite më parë delegacionet e qeverisë së Kosovës vinin në Londër , duke kërkuar zgjidhjen e statusit.
Ndërsa sot nëpërmjet Forumit të parë të investime Kosovë Britani e Madhe, ata shpalosën të gjitha mundësitë që Kosova u ofron investitorëve Britanik.
Ky forum i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër u hap nga ambasadori Muhamet Hamiti i cili në fjalën e tij i bëri një paraqitje situatës politike dhe ekonomike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Ndërsa homologu i tij britanik në Kosovë Andi Sparks tha se në këto dy vite jetë të shtetit të Kosovës, ka ndodhur një progres solid në ndërtimin strukturave shtetërore.
Ai ftoi biznesmenët britanik të investojnë në Kosovë pasi atje mundësitë janë të mëdha madje ai theksoi se investitorët do të përballen me një situatë win win.
Ambadadori Sparks me detaje në mënyrë të përmbledhur tregoi sektorët ku mund të investohet duke shprehur gatishmërinë e stafit të tij për të ndihmuar cilindo që ka ndërmend të investojë në Kosovë.
Lutfi Zharku ministër i tregtisë dhe industrisë bëri prezent në forum klimën aktuale të investimeve në Kosovë.
“Ne kemi sistemin më të ulët të taksave në Europë. Tani më shumë se kurrë na duhen investime për të forcuar ekonominë duke hedhur hapa drejt integrimit evropian. Në Kosovë aktualisht operojnë 60 kompani britanike” ka deklaruar ministri Zherku.
Drejtori agjencisë së privatizimeve Shkëlzen Lluka tha se deri me tani vlera e ndërrmarjeve të privatizuara shkon në 446 milion euro dhe se procesi privatizimit në Kosovë që është unik në rajon,vazhdon në shumë sektorë të tjerë.
Hashim Rexhepi Guvernator i Bankës qendrore të Kosovës i shpjegoje më shume se 200 pjesëmarrësve në forum sistemin bankar në Kosovë, duke theksuar se fatmirësisht Kosova ëstë e paprekur nga kriza ekonomike globale.
Shembullin e të bërit biznes në Kosovë dhe të jesh i suksesshëm në këtë forum e ka sjellë Philip Sigwart drejtori ekzekutiv i Prokredit Bank në Kosovë.
“Dhjetë vjet më parë kur nisëm të investojmë në Kosovë na quajtën korporata e të çmendurve. Ndërsa sot ne jemi një prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë falë mundësive që na ka ofruar ky vënd dhe dëshirës së madhe të shqiptarëve për të punuar” ka thënë ai.
Ky forum ka ngjallur edhe interesin e disa mediave prestigjoze si Reuters, BBC, The Economist, Financial Times të cilët kanë intervistuar ministrat pjesëmarrës.

Monday, 23 November 2009

THE GUARDIAN: Miresevini ne Shqipëri

THE GUARDIAN: Miresevini ne Shqipëri

NGA: PETER PRESTON,
THE GUARDIAN

LONDER- Ku tjetër në tokë 88 për qind e qytetarëve dëshirojnë të na bashkohen ne, në klubin më pak të mikpritshëm të botës? Merrni për në jug të Brukselit.

Po shkojmë në Shqipëri, sepse aty do të gjejmë diçka, për të cilën mund të ndihemi paksa të turpëruar – vetëkënaqjen me stilin tonë të jetesës.

Shqipëria? Ekonomia e këtij vendi do të ketë rritje këtë vit (rreth 2 për qind) në kohën kur pjesa dërrmuese e botës po njeh rënie.

Sistemi politik vazhdon të jetë i trazuar qysh pas zgjedhjeve të qershorit, që përfunduan me rezultat aq të ngushtë, sa socialistët humbës vazhdojnë të braktisin parlamentin dhe mbushën rrugët e Tiranës me protestues në fundjavë.

Megjithatë, javën e kaluar, Shqipëria morri dritën e gjelbër për të negociuar anëtarësimin me BE-në.

Shpërblimi përfundimtar për vjet të tëra përpjekjesh mund të jetë vetëm pak vjet larg, për më tepër me një mbështetje prej 88 për qind për anëtarësim.

Kur dëgjoni presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, të paraqesë versionin e tij, ai shtrihet në fund të vijës së verdhë të Brukselit.

Dhe, kur ktheheni në Tiranë, disa vjet pas vizitës së fundit atje, gjeni një aeroport të ri, një rrugë të re që e lidh aeroportin me kryeqytetin, rrugët të mbushura me dyqane, kafene në çdo qoshe, pallate që kapin qiellin. Vetëm gropat në rrugë mbeten të njëjta.

Një ndjesi energjie dhe përparimi duket se të mbërthen nga fyti në Shqipëri. Vendi i vogël e i varfër, me një histori të pazakontë staliniste, po i kthen 17 vjetët e lirisë në diçka të jashtëzakonshme.

Riparimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë të reja e të shëndetshme, por edhe mëkatet e vjetra i gjen së bashku.

Parkingjet janë të mbushura me Mercedes-benz. Por, kjo është vetëm një pjesë e historisë së mbijetesës, mirësisë, por edhe humorit.

Nëse ky do të jetë vendi i 28-të apo i 29-të i Unionit, atëherë do të ketë diçka për të festuar: Kjo lidhet me vazhdimësinë e një ideje, që ne, të zhytur thellë në padijen e tabloidëve, kemi humbur imagjinatën për ta përqafuar.

Çfarë shikojnë 88 për qind e shqiptarëve kur hedhin vështrimin përreth? Një Greqi e merakosur për ta pranuar Shqipërinë.

Një mori vizitash dhe fjalimesh nga zyrtarët e lartë të diplomacisë britanike, përfshirë Dejvid Milibend apo Glenis Kinok, që kërkojnë zgjerimin e Unionit. Dhe një veri, jug, lindje dhe perëndim të trazuar.

Kroacia dhe Sllovenia përjetuan një ndarje të dëmshme rreth vijës kufitare detare. Bosnja është sërish në krye të paqëndrueshmërisë në Ballkan, derisa baraspeshat burokratike po prishen. Serbia, ndonëse me një president të zotin, ende kërcënohet nga brenda nga nacionalizmi i vjetër dhe ogurzi.

Kurse, Kosova është një katastrofë etnike në pritje për të ndodhur. Kemi dhe dy fëmijët që kanë zënë këmbët, Maqedoninë e Malin e Zi.

Dhe, çdokush i trembet zhytjes së sërishme të rajonit në mosbesim dhe ndëshkim.

Nëse bisedon me njerëz nga të gjitha anët e Ballkanit, BE-ja është përgjigjja e parë që iu vjen në gojë. Na ndihmoni të ndihemi diçka më shumë se sa pjesë të mbetura në fund të kontinentit. Na bëni ta ndjejmë e ta kuptojmë se nëse bëjmë përparimin e kërkuar, ju do të na shpërbleni.

Dhe, kjo është arsyeja pse duhet parë përreth 1200 miljeve nga Tirana në Londër e përreth. Ju do të supozoni se nga fakti se Kethrin Eshton, shefja e re e kandiduar e diplomacisë evropiane, nuk është e zgjedhur nga vota, kjo e bën diplomacinë evropiane të pakuptimtë.

Por, nuk është kështu. Politika e jashtme që ka vlerë për ne të gjithë, është ajo që përfshin stabilitetin afër shtëpisë sonë dhe marrëdhëniet përreth kufijve tanë.

A mund të ndalojë ky koncept në Padëkale? Kjo tingëllon si shaka e keqe në muajin kur Lufta e Parë Botërore filloi në Sarajevë.

Kjo është fyerje për trupat britanike që përpiqen të ruajnë paqen e brishtë në Kosovë dhe në Bosnjë. Një iluzion që bën të harrojmë mësimet e jashtëzakonshme të jetës evropiane që nga rënia e Murit të Berlinit. Është një mohim për një botë që dëshiron të jetë më afër.

Një Bashkim Evropian me 34 vende, apo më shumë? Ai po vjen përmes një perdeje dyshimi apo mungese mirësjelljeje nga ana jonë.

Nëse keni nevojë për një vizion që ta duartrokisni, ejani në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, dhe gjeni pak shpresë në mes të gropave të rrugës.

(Artikulli eshte botuar dje ne The Guardian online dhe perkthimi eshte marre nga Europaelire)

Vaksina e A/ H1N1 mund te shkaktoje paralize ose vdekje

Nga Londra
Muhamed Veliu


Vaksina kundra gripit te derrave mund te shkaktoje paralizimin e muskujve madje edhe vdekje. E ndersa e gjithe bota i ka varur shpresat nga kjo vaksine, qeveria britanike i shqetesohet rasteve kur kjo vaksine, ne vend qe te shpetoje njerez mund t'i coje ata drejt vdekjes.


Alarmi vjen nga disa raste vdekje ne vitin 1976, vit ne te cilin eshte prodhuar per here te fundit kjo lloj vaksine. Ate kohe nga perdorimi i saj vdiqen 25 persona.

Gjithashtu si efekt negativ qe kjo vaksine krijon eshte paralizimi i muskujve te kraharorit qe njihet si sindromi Guillain-Barre.

Qeveria britanike eshte detyruar te pranoje te gjitha pergjegjesite ligjore nese qytetaret do te kene probleme me vaksinen kundra virusit H1N1.

Ministria britanike e Shendetesise ka firmosur nje marreveshje me kompanite GlaxoSmithKline dhe Baxter Group duke marre persiper cfaredo lloj problemi qe mund te shkaktohet nga vaksina.

Te dyja keto kompani nga te cilat Britania e Madhe ka blere 60 milione doza vaksine, fillimisht refuzuan shitjen nese ato nuk ishin te mbrojtura ligjerisht.

Kjo lloj vaksine shkakton edhe rritjen e alergjise tek ata persona te cilet te ngrenit e vezes u shkakton alergji perfshi edhe femijet qe vuajne nga azma.

Sunday, 22 November 2009

Angli, burg meshkujve qe frekuentojne prostitutat

Angli, burg meshkujve qe frekuentojne prostitutat

Nga Londra
Muhamed Veliu

Britania e Madhe ashperson luften kunder prostitucionit. Kesaj here jo duke prodhuar ndonje ligj te ri me denime te larta ndaj tutoreve, por per konsumatoret e tregtise se mishit te bardhe.

Parlamenti Britanik ka aprovuar ditet e fundit nje nen shtese ne ligjin ekzistues, ku thuhet se ata meshkuj qe kapen duke kryer marredhenie seksuale me vajza te trafikuara perben veper penale.

Masa e denimit parashikon burg, 1,000 mije sterlina gjobe, perfshi edhe futjen perjetesisht te emrit ne regjistrin e personave me precedente penal.

Ruth Blising nga organizata “Poppy Project” qe merret me vajzat e trafikuara thote se ky ligj do te ndeshkoje meshkujt qe mbajne gjalle kete biznes.

“Tani ata do te denohen, si pasoje kerkesa per vajza do te ulet dhe kjo do te coje ne pakesimin e atyre vajzave apo grave te trafikuara per qellime prostitucioni”, thekson zonja Blising.

Nje studim i fundit i Kolegjit Imperial ne Londer sjell fakte tronditese rreth prostitucionit ne Britanine e Madhe ku nje nga dhjete meshkuj te pyetur ka pranuar se ka shkuar me nje prostitute.

48 perqind e anglezeve qe paguajne per marredhenie seksuale, ose jane te martuar ose kane te dashura.

Ne dhjete vitet e fundit ne Britanine e Madhe grupet kriminale shqiptare me sukes kontrollojne nje pjese te konsiderushme te trafikut dhe shfrytezimit te vajzave per qellime prostitucioni.

Si te denuar per vepren penale te shfrytezimit te prostitucinit ne burgjet angleze vuajne denime te ndryshme 52 shqiptare me nje total denimesh prej 504 vite burg.

Saturday, 21 November 2009

Angli-Ja provat e implikimit të Krenar Lushës në terrorizëm

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në ditën e tretë të procesit gjyqësor në ngarkim të Krenar Lushës prokuroria britanike, ka treguar të gjitha provat që e implikojnë atë si të dyshuar në përgatitjen e kryerjes së akteve terroriste.
Materiale në formë video si përgatitet eksploziv,ato të vrasjes së një ushtari amerikan, përfshi qindra klipe që janë gjetur në kompjuterin e Lushës i janë treguar gjykatës.
Shqiptari 30 vjeç, me origjinë nga Kosova i mohon të dhjetë akuzat për përfshirje në terrorizëm.
Prokurori Nigel Godsmark i ka treguar jurisë në këtë proces gjyqësor, një material filmik 26 minutesh, që tregon si mund të ndërtohet një brez me eksploziv për sulme kamikazë, gjetur në komjuterin e Lushës.
Ndër materialet e tjera gjetur në kompjuterin e tij janë edhe një manual elektronik për përdorimin e kallashnikovit, aktivizimin e detonatorëve si dhe përdorimin e celularëve për ti kthyer në detonatorë shpërthyes.
Gjatë arrestimit të Lushës policia krahas materialeve audio-vizive në shtëpinë ku banonte gjeti edhe 14 celularë,71, 8 kile karburant, si dhe më shumë se dy kile nitrat, që do të shërbenim për ndërtimin e bombave artizanale.
Përpara arrestimit Krenar Lusha mbahej nën survejimin e skuadrës së anti terrorit.
Prej përgjimit kur ai bisedonte me njerëz të tjerë përmes internetit, është kapur një bisedë ku ai i thoshte bashkëbiseduesit se kërkonte të hakmerrej ndaj qeverisë britanike e cila kishte burgosur një mik të tijin.
Sëbashku me Lushën në këtë proces janë si të bashkakuzuar edhe katër shtetas britanik me origjinë pakistaneze.
Sikurse edhe shqiptari ata i mohojnë të gjitha akuzat si të përfshirë ne terrorizëm.

Thursday, 19 November 2009

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Policia angleze prangos disidentin shkodran

Nga Londra
Muhamed Veliu

Njëri prej protagonistëve të demonstratës anti-komuniste të 13 Dhjetorit 1990 në Shkodër arrestohet nga Scotland Yard për llogari të Interpol Tiranës si i kërkuar për vrasje.
Ardian Muhamet Rragami është arrestuar në Londër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimin e tij e njoftoi një zëdhënëse e Scotland Yard e cila tha se oficerët e Skuadrës së Ekstradimeve ekzekutuan një mandat arresti ndërkombëtar lëshuar nga drejtësia shqiptare.
Ardian Rragami 38 vjeç kërkohet të ekstradohet nga Londra për vrasjen e Qemal Kolës ndodhur në vitin 1998.
Në paraqitjen ne tij të parë në gjykatën e ekstradimeve shkodrani i arrestuar është mbrojtur duke deklaruar se policia ka arrestuar një person tjetër dhe se ai nuk është Ardian Rragami.
Gjykatësi i çështjes vendosi masën e arrestit me burg deri më 12 Janar 2010 kur do të zhvillohet séanca gjyqësore e ekstradimit.
Mësohet se Ardian Rragami është një prej organizatorëve të demonstratës anti-komuniste në Shkodër zhvilluar me 13 Dhjetor 1990.
Atë kohë Rragami sëbashku me nëntë persona do të dënoheshin me nga 20 vite burg për organizimin e demonstratës.
Ai do të lirohej nga burgu pas një amnistie ku u përfshinë të gjithë të dënuarit politik.

Tuesday, 17 November 2009

Angli. Shqiptari në gjyq i akuzuar për terrorizëm.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka nisur në Britaninë e Madhe procesi gjyqësor ndaj një shqiptari nga Kosova dhe katër britanikë ve me origjinë pakistaneze të akuzuar për terrorizëm.
Gjatë seancë s së parë gjyqësore zhvilluar në gjykatën e qytetit Preston në Veri të Anglisë prokurori çështjes ka lexuar aktakuzën e implikimit të tyre në akte terroriste.
Sipas prokurorisë i dyshuari Krenar Lusha 30 vjeç akuzohet për tërheqjen nga internetit të material audio-vize që tregonin se si mund të ndërtohet një bombë që përdoret në sulmet kamikaze.
Ndër provat që disponon prokuroria britanike, kundra Lushë s është edhe një bisedë e
përgjuar në një chat ku shqiptari është shprehur se ai ishte shumë i lumtur të shikonte të vrarë sa më shumë amerikan dhe Izraelitë .
Gjithashtu si provë materiale gjetur në shtëpinë e Krenar Lushës është edhe sasia prej 4 kilogram nitrat me të cilin sipas policisë mund të ndërtohet një bombë në kushte artizanale.
Lusha i ka mohuar të dhjetë akuzat e ngritura ndaj tij për posedim të material të dyshuara për përdorimin në akte terroriste.
Arrestimi i Krenar Lushë s u krye nga skuadra e anti-terrorit në Scotland Yard, më 26 Gusht 2008 në shtëpinë ku ai banonte në zonë n Derby.
Media britanike e komentoi arrestimin e Lushë s së bashku me katër personat e tjerë si shkatërrimin e një celule terroristësh të cilët po përgatisnin eliminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Brown.
Megjithatë është gjykata britanike ajo e cila do të vendosë në fajësinë apo pafajësinë e shqiptarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për terrorizëm.

Monday, 16 November 2009

Britani, denohet grupi kriminal shqiptaro-polak

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje grup kriminal shqiptaro-polak, i perfshire ne trafikun e njerzve nga Franca per ne Britanine e Madhe eshte denuar me 20 vite burg ne total.

Shkaterrimi aktivitetit te tyre kriminal u krye nga Agjencia Britanike e Krimit te Organizuar "SOCA" e cila nepermjet operacionit te koduar “Monocoli” arrestoi kater shqiptare dhe kater polake.

Ky grup kriminal drejtohej nga Nexhat Hafuzi i cili u denua me pese vite burg.

Nga procesi gjyqesor u mesua se 26 vjecari Hafuzi, ishte arrestuar me pare ne Korrik 2008 dhe kishte vuajtur 10 muaj burg ne France per trafikik njerezish drejt Anglise.

Ai bashkepunonte ngushte me shtetasen polake Joana Kubisnka e cila kryente sigurimin e pasaportave te rregullta polake te cilave u nderroheshin fotografine.

Kubinska e cila eshte denuar me kater vite burg po ashtu kryente rekrutimin e shofereve polake te cilet transportonin shqiptaret.

Sebashku me Hafuzin dhe Kubisken jane denuar edhe tre shtetas te tjere polake qe kryenin rrolin e shoferit.

Nuk i kane shpetuar burgosjes edhe Kujdesi Peposhi, Fadil Qenani dhe Refail Hoxha te cilet u kapen ne momentit kur po tentonin te futeshin ne Angli nga shoferet polake.

Ata u denuan per posedim te pasaportave polake te falcifikuara dhe tentative per te hyre ilegalisht ne Britanine e Madhe.

Nga procesi gjyqesor u mesua se ky grup kriminal kerkote 5 mije deri ne 6 mije sterlina per person per ti kaluar ne Angli.

Thursday, 12 November 2009

Mirela Bogdani kandidate per deputete ne Britanine e Madhe

Perzgjedhja nga partia konservatore britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Per here te pare ne historine e parlamentit te Britanise se Madhe nje shqiptare shpallet kandidate per tu zgjedhur antare e ketij parlamenti.
Mirela Bogdani eshte shpallur kandidate per deputete ne zgjedhjet parlamentare qe do zhvillohen vitin e ardhshem.

Bogdani kandidon nga Partia Konservatore Britanike, anetare e se ciles ajo eshte prej 6 vjetesh.
Seleksionimi i kandidateve per deputete ne Britaninw e Madhe nga te gjitha partite politike, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe fillon 3 vjet perpara zgjedhjeve dhe kalon neper shume faza.
Pas aplikimit dhe kalimit te dy fazave te para Mirela Bogdani u seleksionua mes 5,000 aplikante per tu testuar nga PAB (Parliamentary Assesment Board) Komisioni Parlamentar i Vleresimit ne nje testim me 5 provime, te cilin e kaloi me sukses.
Aprovimi i kandidatures se saj u krye nga nje komision i perbere nga parlamentare dhe zyrtare te larte te partise konservatore, te cilet e vendosen ate ne listen kombetare te kandidateve per deputete te Britanise se Madhe.
Ajo eshte caktuar te kandidoje ne Wales.
E pyetur nga Top-Channel si e perjetoi lajmin e pranimit si kandidate per deputete, ajo tha:
"Nuk e prisja qe do fitoja pasi testimi ishte shume i veshtire. Ndihem e lumtur sepse eshte kurorezim i viteve te tera angazhimi ne politike. Ky eshte nje tjeter tregues qe sa vleresohet meritokracia, aftesite dhe kontributet ne vendet me demokraci te konsoliduar dhe sa pak ose aspak kjo ndodh ne Shqiperi".
Ky eshte kandidimi i dyte i Bogdanit ne Angli pas perfsirjes se saj ne garen per zgjedhjet e Parlamentit Europian te ketij viti, ku nuk mundi te arrije ne finish.
Mirela Bogdani vitin e shkuar perfudoi studimet pas universitare ne Universitetin e Oxfordit per shkenca politike, e fokusuar ne politikat e BE.
Gjithashtu ajo eshte autore e tre librave per mardheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian.
Rasti i Mirela Bogdanit eshte i pari i nje shqiptareje, jo e lindur ne nje vend perendimor, qe arrin brenda pak vitesh maja te larta ne politiken britanike, deri ne kandidim ne zgjedhje parlamentare te ketij vendi dhe e perzgjedhur nga nje parti prestigjoze sic eshte Partia Konservatore Britanike.

Shtyhet për në Janar 2010 apeli Ilir Kumbaros

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mbetet ende mister koha se kur do të vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare Ilir Kumbaro i cilësuar si njeriu kyç në zhdukjen dhe rrëmbimin e Remzi Hoxhës.
Për të dytën herë, avokatët e ish drejtorit të drejtorisë së parë të SHIK-ut për Tiranën, i kanë kërkuar gjykatës shtyrjen e procesit të apelit planifikuar të zhvillohej paraditen e sotme.
Disa javë më parë avokatët e Kumbaros nga kompania avokatore “Neumans LLP” i kërkuan gjykatës më shumë kohë për të përgatitur apelin pasi ishin në pritje të një raporti hartuar nga një ekspert në Tiranë.
Raporti që ka mbërritur në Londër disa ditë më parë, mësohet të jetë tejet i detajuar mbi situatën politike dhe në veçanti për sistemin e drejtësisë shqiptare, duke u kthyer në një element të fortë për palën mbrojtëse.
Kontaktuar përmes telefonit një punonjëse e zyrës administrative të gjykatës “Royal Court Of Justice” tha se ende nuk është vendosur një datë fikse se kur do të zhvillohet séanca e ardhshme e apelit.
Sipas saj të gjitha gjasat janë për zhvillimin e seancës gjatë fillim-vitit të ardhshëm”.
Ndërsa kompania avokatore “Neumans LLP”, e pyetur nga Top-channel për shkakun e shtyrjes së seancës të apelit nuk pranoi të ipte asnjë koment.
Fillimisht me 24 Mars 2009 gjykatësi Haward Riddle dha një vendim pro ekstradimit të Ilir Kumbaros, pasuar më pas me firmosjen e certifikatës së ekstradimit nga sekretari britanik i shtetit.
Ilir Kumbaro përmes avokatëve ka apeluar këto dy vendime që i lejojnë shtetit shqiptarë ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

© Veliupress copyright 2009

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Shqipëria paraqitje të zbehtë në panairin e turizmit në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Për të katërtin vit radhazi Shqipëria merr pjesë në panairin botëror të turizmit të Londër “World Travel Market”.
Me këtë pjesëmarrje tentohet promovimi asaj ç’farë ofron turizmi shqiptarë.
Stenda e Shqipërisë e ndërtuar në mënyrë modeste, shumë larg standarteve të fqinjëve tanë përbehet nga tre komponentë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, sektori privat dhe disa bashki kryesore të cilat në këtë panair janë prezantuar vetëm me disa broshura.
Ndryshe nga vendet e tjera mungonin materialet promovuese në formë audiovizive, përfshi spotin publicitar, të transmetuar në CNN për prodhimin e të cilit janë shpenzuar mijëra euro.
Nada Kallciu drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit i tha Top-Channel se “Pjesmarrja në këtë panair edhe këtë vit synon promovimin e turizmit shqiptarë në të gjitha aspektet. Sipas saj e veçanta që stenda shqiptare sjell në këtë panair është pjesmarrja e një grupi valltarësh nga trupa e balerinëve të ardhur nga Teatri Operas dhe Baletit. Kjo si pjesë e promovimit të turizmit Kulturor.
“Si një pjesmarrje të vakët, modeste dhe pa strategji nga të gjitha subjektet shqiptare në këtë panair” kështu e ka komentuar paraqitjen e stendës shqiptare në panairin e Londrës Dori Gjalpi ekspert për çështjet e turizmit.
Krahas 50 mijë subjekteve nga e gjithë bota në këtë panair për herë të parë ka marrë pjesë edhe Kosova.
Përmes një stende të ndërtuar thjesht ku është përdorur elementi fotografi, ideuesit e saj përcjellin mesazhin se Kosova ka se çfarë të ofrojë në turizëm kryesisht atë malor.
Për Bujar Kucin drejtor i Departamentit të Turizmit në qeverinë e Kosovës, Ky panair është një mundësi e mirë për të paraqitur vlerat e turizmit në republikën e Kosovës po ashtu një rast i volitshëm për ta paraqitur atë, me një imazh të ri, ndryshe nga ai ç’farë mendojnë shumë qytetarë të Evropës.”

© Veliupress copyright 2009

Wednesday, 4 November 2009

Taci “i cmendur” si Berlusconi

Taci “i cmendur” si Berlusconi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas mediave Greke dhe Italiane, rrahja e gazetarit Mero Baze nga Rezart Taci dhe truprojet e tij gjen jehone edhe ne nje gazete britanike.

“A eshte pronari i ri potencial i Milanit po aq i cmendur sa ky aktuali?”. Kete pyetje kane zgjedhur si titullin e shkrimit te tyre gazetaret britanike te gazetes sportive online “The Spoiler”.

Qe ne fillim te artikullit kjo gazete i rikujton lexuesve te saj oferten marramendese prej 700 milione eurosh qe Rezart Taci ofroi per blerjen e ekipit te Milanit.

“Pasi deshtoi ne blerjen e Bolonjes, oligarku shqiptar ndermori kete oferte e cila u hodh poshte nga Berlusconi”, vijon artikulli.

E nese ky eshte aspekti pozitiv ne fushen e sportit per Rezart Tacin, gazeta britanike shkruan se ai akuzohet si i perfshire se bashku me truprojet e tij ne goditjen e gazetarit Mero Maze, pasi ky i fundit ka shkruar nje sere shkrimesh per lidhjet e ketij baroni nafte dhe aferave korruptive me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“The Spoiler” pershkruan me detaje ate c’fare ndodhi ne ambientet e lokalit “Kaprico” menjehere pasi televizioni ku punon zoti Baze transmetoi nje emision kritikues per zotin Berisha.

© Veliupress copyright 2009

Thursday, 29 October 2009

Shqiptari me varke nga Franca per ne Angli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një i ri shqiptarë ka ndërmarrë një aventurë të rrezikshme po aq edhe të guximshme duke vjedhur një varkë në qytetin Lion të Francës, me të cilën tentoi të mbërrinte në Britaninë e Madhe.Detajet e kë saj ngjarje i ka bërë publike agjencia franceze e lajmeve AFP.
Njëzetvjeçari shqiptarë është arrestuar të Dielën 25 Tetor 2009, pasi policia e pikasi duke tentuar manovrimin e varkës 30 metra të gjatë e cila përdorej nga autoritetet ujore franceze.
Varka ishte e ankoruar në një lum në zemër të qytetit Lion.
Nëse shqiptari do të ishte i suksesshëm në aventurën e tij ai duhet të përshkonte me varkë 180 milje duke kaluar, përmes lumit Rhone në detin Mediteran dhe më pas në oqeanin Atlantik për në Angli.
Gazeta lokale e qytetit të Lionit “Le Progress” shkruan se shqiptari të cilit nuk i bëhet i ditur emri, dy ditë më parë është dënuar me katër muaj burg për grabitjen e varkës.
Në mbarim të dënimit ai do të aplikojë për azil në Francë .
Avokatët e tij i thanë AFP-së se 20 vjecari shqiptarë kishte ardhur nga Shqipëria në Francë për të marrë pjesë në një aktivitet karateje.
Ky rast dëshmon edhe një herë tjetër sakrificën e shqiptarëve për të emigruar ilegalisht në Evropë , përballë barrierave të mos liberalizimit të vizave nga burokratë t e Brukselit.


© Veliupress copyright 2009

Londer-Gjobitet punëdhënësi shqiptarit të aksidentuar për vdekje

Londer-Gjobitet punëdhënësi shqiptarit të aksidentuar për vdekje

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një punëdhënës britanik është dënuar me 13,300 sterlina gjobë për thyerjen e rregullave të sigurisë në punë që çuan në aksidentimin fatal të një emigrant shqiptarë në Londër.
Ajet Krasniqi 24 vjeç humbi jetën tek sa ai po punonte brenda një ndërtesa nga e cila u shkëput një copë hekuri duke e goditur në kokë.
Shqiptari ndërroi jetë me të mbërritur në spital.
Punëdhënësi britanik Leonard Gibson për ti shpëtuar burgosjes që në seancën e parë gjyqësore pranoi fajësinë për shkelje të rregullave të sigurimit në punë.
Gjykata e dënoi atë me 13,300 stërlina gjobë për shkelje të aktit të sigurisë në punë.
Inspektori Nicola Surrey tha se ky incident tragjik mund të eviotohej nëse punëdhënësi paraprakisht kishte marrë masat e eliminimit nga c’do rrezik i mundëshëm në objektin ku punonte viktima me katër punetor të tjerë.
Shumë emigrant shqiptarë të pa legalizuar në Britanin e Madhe për të mbijetuar detyrohen të kryejnë punë nga më të rëndat dhe me rreziqe në sektorin e ndërtimit.

© Veliupress copyright 2009

Tuesday, 27 October 2009

Ekstradimi i Ilir Kumbaros, me 11 nentor seanca apelit

Ekstradimi i Ilir Kumbaros, me 11 nentor seanca apelit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Do te duhen te pakten edhe dy jave te tjera per te mesuar nese ish SHIK-asi, Ilir Kumbaro njeriu kyc ne rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes do te ekstradohet nga Britania e Madhe per t'u perballur me drejtesine shqiptare.

Gjate dites se sotme pritej zhvillimi seances se Apelit kerkuar nga Ilir Kumbaro pasi Gjykata e Ekstradimeve disa muaj me pare, e cilesoi te drejte kerkesen per ta ekstraduar, formuluar nga shteti shqiptar.

Avokatet kane kerkuar me shume kohe per te pergatitur apelin.Gjykata vendosi daten 11 Nentor 2009 per zhvillimin e seances se apelit ne kete proces ekstradimi nder me te rendesishmit per drejtesine shqiptare.

Mesohet se shkak i shtyrjes se sences te Apelit, ishte nje kerkese e avokateve te Ilir Kumbaros, te cilet jane ne pritje te nje sere dokumentash qe do te shkojne nga Shqiperia.

Ata presin perfundimin e nje raporti te detajuar per situaten politike dhe ne vecanti te drejtesise shqiptare me te cilin tentohet blllokimi ekstradimit.

Burime konfidenciale nga Gjykata e Apelit ne Londer, pohojne se i kerkuari nga drejtesia shqiptare Ilir Kumbaro ne seancen e apelit permes avokateve do te ngreje pretendimin, se nese ai ekstradohet ne Shqiperi mund ta vrasin urdheruesit e rrembimit te Remzi Hoxhes.

Avokatet pretendojne se ekstradimi i Kumbaros perben shkelje e Konvetes per te drejtat e njeriut.

Tashme pala mbrojtese ka hequr dore nga pretendimi se personi i arrestuar nuk eshte Ilir Kumbaro por qytetari nga Kosova Shaqa Shatri, sic pretenduan qe ne momentin ku Kumbaro u prangos ne shtepine e tij ne Londer.

Gjate dy viteve te fundit gjykata e apelit ne Londer “Royal Court of Justice” ne kater raste ka hedhur poshte apelet e kater shqiptareve te cilet permes apelit kane tentuar bllokimin e ekstradimit.



© Veliupress copyright 2009

Saturday, 24 October 2009

Arrestohet ne Newcastle i shumekerkuari shqiptar

Arrestohet ne Newcastle i shumekerkuari shqiptar

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas 13 vitesh ne arrati, skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka arrestuar nje te shumkerkuar shqiptar qe fshihej ne Angline veriore.

Sokol Sinani eshte prangosur ne shtepine e tij ne qytetin e Njukasllit pasi Interpol Tirana ka mundur te identifikoje vendin ku fshihej, duke njoftuar homologet britanike.

Nje zedhenes i Scotland Yard beri te ditur se i shume-kerkuari shqiptar fshihej ne Angli me indentitet te rreme, duke perdorur emrin Ismail Sinani.

Top-Channel ka mesuar se Sokol Sinani kishte zgjedhur si vend fshehjeje, nje lagje periferike ne qytetin e Njukasllit dhe se ishte i martuar me nje bashkeshorte britanike e quajtur Carol.

Sinani 37 vjec, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi eshte denuar ne mungese nga gjykata e rrethit Kukes per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1996.

Per kete vrasje gjykata e Kukesit denoi me 20 vite burg te vellain e Sokolit, bashkeautorin ne krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga burgu Bences ne vitin 1997 ku vuante denimin, kerkoi azil ne Britanine e Madhe.

Afrim Sinani, i cili kishte perfituar permes mashtrimit qytetarine britanike, do te arrestohej ne Londer shtatorin e vitit 2006.

Gjykata e ekstradimeve vitin e shkuar e quajti te drejte kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar.

Kete vendim avokatet e Afrim Sinanit e apeluan, ne Gjykaten e Apelit e cila pritet te jape vendimin e saj gjate diteve ne vazhdim.

Mesohet se Sokol Sinani do t’i zhvilloje seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vene si garanci pasurore shumen prej 20 mije sterlinash.



© Veliupress copyright 2009

Wednesday, 21 October 2009

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Gjykata britanike refuzim azili lesbikes shqiptare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ministria e Brendshme Britanike Home Office sëbashku me gjykatën e emigracionit e kanë cilësuar Shqipërinë, si një vend në të cilin homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykata e emigracionit në Londër ka refuzuar kërkesën e azilit të një shtetaseje shqiptare e cila gjatë kërkesës për azil kishte deklaruar se ishte lesbike dhe persekutohej në Shqipëri.
Shtetasja shqiptare që njihet si zonjusha K jeton nën në zonën Southend në jug të Anglisë, i tha gjykatës se nëse ajo kthehet në Shqipëri do të persekutohet pasi është lesbike.
Në vitin 2006 avokatët e zonjushës K, e cila është 20 vjeçe, mundën ti mbushnin mendjen një gjykatësi emigracioni se nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, do të shkelej konventa e të drejtave të njeriut.
Por 3 vjet më vonë Gjykata tribunale e azilit dhe emigracionit që rishikoi çështjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet të largohet nga Britania e Madhe.
Sipas tre gjykatësve britanikë, që morën në shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet të kthehet menjëherë në Shqipëri pasi homoseksualët nuk persekutohen.
Gjykatësit në vendimin e tyre thonë se në Shqipëri femrat lesbike janë të lira të ndërtojnë mardhënie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptarë garanton mbrojtjen e nevojshme për to.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme Home Office it ha Top-Channel se gjatë dhjetë viteve të fundit janë me qindra rastet kur shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani, si të persekutuar në Shqipëri pasi ata ishin homoseksualë.

© Veliupress copyright 2009

Tuesday, 20 October 2009

Trafiku klandestinëve 13 shqiptarë të arrestuar në Skoci

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi janë duke u mashtruar nga trafikantë të qenie njerëzore të cilët u thonë atyre, se në Angli mund të futen lirisht përmes aeroporteve Skoceze.Top-Channel ka mësuar se gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar 13 shqiptarë të cilët përmes pasaportave të falsifikuara kanë tentuar hyrjen nga aeroporti Glasgout.
Personat e arrestuar i kanë deklaruar policisë se kishin paguar nga 8 deri në 10 mijë euro për të udhëtuar me këto pasaporta drejt Skocisë.
Ajo që atyre nuk u është treguar ka të bëjë me ndëshkimin nga gjykatat angleze nëse do të kapeshin me dokumente identifikimi të falsifikuara.
Nga dëshmitë e shqiptarëve të kapur është zbuluar i gjithë mekanizmi i këtij trafiku.
Ata janë shprehur se pasaportat u përkisnin qytetarëve Italian apo Grek të cilët ia kishin shitur trafikantëve shqiptarë.
Këta të fundit veçse kryenin ndërrimin e fotografive të këtyre pasaportave.
Burime pranë agjencisë së kufirit “UK Border Agency” në Skoci thanë se personat e kapur kanë dalë përpara gjykatës së krimeve dhe janë dënuar me nga një vit burg siç e parashikon ligji.
Në përfundim të dënimit ata kthehen për në Shqipëri.
Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve kryesore për të emigruar nga shqiptarët.
Masat shtrënguese në portet e Francës apo Belgjikës e ka ulur ndjeshëm numrin e personave që mbërrinin ilegalisht në Britani.
Edhe në ato raste kur shqiptarët mundet të hynë në Britani, ata nuk mund të jenë të suksesshëm në kërkimin e azilit.
Shqipëria dhe Kosova cilësohen si vende të sigurta, qytetarët e të cilëve mund të aplikojnë për azil por shanset e pranimit të aplikimit janë minimale.

© Veliupress copyright 2009

Edi Rama dhe Anri Sala leksion ne Galerine Tate Modern

Nga Londra
Muhamed Veliu

Mes debatesh të shumta, pëlqimit dhe kundërshtimeve, nëntë vjet më parë Edi Rama vendosi ti ndërronte pamjen Tiranës duke nisur lyerjen e fasadave të pallateve me bojëra shumëngjyrëshe.
Ky veprim i kryebashkiakut të Tiranës vazhdon të ngjallë interes edhe sot në qarqet arkitekturore, veçanërisht ato të artit në perëndim.
Me ftesë të galerisë me famë botërore,Tate Modern në Londër, Rama sëbashku me kuratorin Anri Sala kanë mbajtur një leksion rreth mardhënies të ngushtë mes arkitekturës dhe artit.
Fillimisht të pranishmit e shumtë kanë ndjekur dokumentarin e Anri Salës me titull “Dammi I colori” të xhiruar gjatë transformimit të Tiranës, nga një qytet ku dominonte grija në një qytet me pallate shumëngjyrëshe.
Ky dokumentar i Salës është pjesë e koleksionit të galerisë Tate sëbashku me dy punime të tjera që mbajnë firmën e tij.
Duke treguar se përse e ndërmori një hap të tillë kryebashkiaku i Tiranës i tha audiencës, se lyerja pallateve me bojë nisi si një nevojë për të ndryshuar, për ti dhënë fund kaosit të shkaktuar nga sistemi komunist dhe për tu ndjerë të lirë.
Ndërsa Anri Sala duke e parë lyerjen e pallateve në këndvështrimin artistik u shpreh se nga kryeqyteti shqiptarë kanë hedhur sytë artistë me famë botërore të cilën kanë ardhur dhe i kanë përdorur fasadat e pallateve për ti kthyer në punime arti.
Brian Clarke drejtor i Fondacionit Britanik të Arkitekturës u shpreh se rasti i Tiranës shumëngjyrëshe, është një leksion për të gjithë ne, pasi na tregon se gabimet njerëzore të së shkuarës mund të korrigjohen.
“Është padyshim një krenari e jashtëzakonshme që,të ipet mundësia të prezantosh,qytetin tënd në një nga tempujt, më të mëdhenj dhe prestigjioz,të botës për sa i takon zhvillimeve të artit dhe posaçërisht artit bashkohor” tha Rama për Top-Channel në përfundim të leksionit.
Sipas tij ftesa e bërë nga galeria Tate, është padyshim rikonfirmimi projektit, për ngjyrat e Tiranës nga ky tempull.
Po ashtu Rama tha se prezenca e tij sëbashku me Anri Salën në Tate Modern Gallery, është një sadisfaksion njëkohësish një shtysë më shumë për të menduar thellimin e këtij projekti dhe zhvillimin e tij, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe turizmit për kryeqytetin.

© Veliupress copyright 2009

Thursday, 17 September 2009

Angli-Arrestohet korrieri shqiptarë i kokainës

Gjunit dhe Sergio Veroneze i kapen 5,1 kg kokainë në portin e Doverit

Nga Londra
Muhamed Veliu


Doganierët britanik kanë zbuluar 5,1 kilogram kokainë në makinën e një shqiptari i cili sëbashku me një shtetas Italian tentonin ta kalonin në Angli.
Afrim Gjuni dhe Sergio Veroneze janë arrestuar menjëherë pas kontrollit të makinës në portin e Doverit.
Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për Top-Channel një zëdhënëse e doganave britanike.
Sipas saj Afrim Gjuni 27 vjec jetonte ne qytezën Luton.
Ai kishte mundur të fitonte statusin e emigrantit dhe një pasaportë udhëtimi lëshuar nga ministria e brendshme Home Office.
Ndërsa për italianin Sergio Veroneze është zbuluar se ai kishte hyrë dhe dalë nga porti i Doverit edhe disa herë të tjera.
Gjuni dhe Veroneze do të gjykohen ne gjykatën e krimeve “Canterbury Crown Court” më 24 Nëntor 2009 si të akuzuar për tentativë të importit të 5,1 kg kokainë.
“Nëse kokaina do të mund të kalonte portin e Doverit, atëherë vlera e shitjes do ti kalonte 700 mijë sterlina” ka deklaruar zëdhënësja e doganave britanike.
Sipas policisë të zonës së Kentit e cila po kryen hetime të mëtejshme mësohet se Afrim Gjuni sëbashku me Sergio Veroneze ishin korrierë të një grupi kriminal në Londër të përfshirë në tregtinë e Kokainës.
Kapja e kësaj sasie kokaine në makinën ne Afrim Gjumit shënon një rekord për sasinë e narkotikëve kapur një shqiptari ne portet angleze.
Në të shkuarën sasia me e madhe kapur trafikantëve shqiptarë ne portin e Doverit, në jug të Anglisë, ka qene jo më shumë se 3 kg lëndë narkotike e tipit heroinë apo kokainë.

© Veliupress copyright 2009

Monday, 14 September 2009

XFactor ne Britani, shqiptarja kalon fazen e pare

Nga Londra
Muhamed Veliu

Valbona Zhuleku mes loteve, duartrokitjeve te shumta nga audienca dhe komenteve pozitive nga juria, ka kaluar fazen e pare ne konkursin Xfactor ne Britanine e Madhe.

Miliona britanike kane ndjekur permes stacionit televiziv ITV2 interpretimin e shqiptares simpatike e cila ka mundur te kualifikohet per fazen tjeter te konkurimit, duke lene pase mijera konkurente te tjere.

Ky stacion televiziv i ka kushtur 7 minuta konkurentes shqiptare, ku permes pamjeve filmike jepen te dhena per vendlindjen e saj.

“Une dua te behem kengetare. Prandaj kam ardhur ne Angli per te bere realitet kete enderr timen” ka thene 28-vjecarja shqiptare ne prezantimin e saj.

Pjesemarrjen ne audicionin e sivjetshem te XFactor zonjusha Zhuleku e ka quajtur si gjene me te rendesishme per jeten dhe karrieren e saj.

Valbona Zhuleku i ka treguar jurise se XFactor se ajo kendon here pas here ne pabe dhe baret e zones Yorkshire.

Konkurentja shqiptare mes shume emocionesh dhe lotesh, ka interpretuar kengen “My Idol” te kenduar shume vite me pare nga Fred Merkuri .

“Jam e suprizuar nga interpretimi juaj. Gjithcka shkoi shumem mire. Dua te vleresoj vokalin tuaj” ka thene Cheryl Cole njera prej kater antareve te jurise.

Tre nga kater antaret e jurise kane votur pro kalimit te shqiptares ne fazen tjeter te konkurimit ndersa Simon Coeell ka votuar kundra.

“Nje dite me pare une enderroja te kualifikohesha per fazen tjeter . Eshte kenaqesi. Ndjesi e mrekullueshme” ka thene shqiptarja menjehere pas konkurimit.

© Veliupress copyright 2009

Sunday, 13 September 2009

Londer, arrestohen 2 te kerkuar nga Interpol Tirana

Nga Londra
Muhamed Veliu

Eshte arrestuar ne Londer nje i shumekerkuar shqiptar, i arratisur nga burgu ne vitin 1997.

Skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka prangosur Hamit Musen, i cili eshte denuar me 17 vjet heqje lirie nga drejtesia shqiptare. Arrestimi i tij u be i mundur pasi Interpol Tirana kishte siguruar te dhenat per vendndodhjen e tij ne Angli.

Qe prej vitit 1998 Hamit Musa jetonte ne Londer me identitete te rreme. Skuadra e ekstradimeve ne Londer ka ekzekutuar nje tjeter mandat arresti nderkombetar duke arrestuar nje tjeter te kerkuar shqiptar.

Astrit Bulla eshte arrestuar per llogari te Interpol Tiranes pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar per grabitje me arme. Bulla eshte duke i ndjekur seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vendosur nje garanci pasurore.

Nderkohe, dy te kerkuarit e tjere nga drejtesia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bences dhe Ilir Kumbaro qe te dy te arrestuar ne Londer, kane humbur betejen e bllokimit te ekstradimit ne gjykaten londineze.

Sekretari britanik i ceshtjeve te brendeshme ka firmosur certifikaten e ekstradamit por ata kane apeluar. Fati i metejshem i ekstradimit per ta do te mesohet gjate muajit tetor kur ceshtjet e tyre do te shqyrtohen ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.


© Veliupress copyright 2009

Friday, 4 September 2009

BRITANIA E MADHE VIZA ME “PIKATORE” PËR SHQIPTARËT

REFUZOHEN GJYSMA E KËRKESAVE PËR BASHKIME FAMILJARE

Nga Londra
Muhamed Veliu

Agjencia britanike e kufirit (UK Border Agency) e cila pëfshin edhe departamentin e shërbimit të vizave, ka bërë publik raportin vjetor për periudhën 1 Prill 2008- 31 Mars 2009.

Në këtë raport të detajuar pasqyrohen të gjitha të dhënat që i përkasin lëshimit të vizave nga shërbimet konsullore britanike në të gjithë botën.

7,800 ishte numri shtetasve shqiptarë që aplikuan për kategori të ndryshme vizash në Ambasadën Britanike në Tiranë, nga të cilët u paisën me vizë 4,495 ndërsa 3,305 personave aplikimet u janë refuzuar.

Sikurse edhe vitin e shkuar numrin më të madh të aplikantëve e zënë ata të cilët kanë aplikuar për vizë vizitorësh.

Nga 3,440 aplikime janë lëshuar 2,335 viza ndërsa 1,065 janë refuzuar.

Shifrat e aplikimeve për bashkim familje që mbetet një temë e nxehtë për komunitetin shqiptarë në Britani, tregojnë se kjo kategori vizash ka numrin më të lartë të refuzimeve.

Totali aplikimeve për vizën e bashkimit familjar, ku hynë martesat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Angli me partnerë shqiptarë, ose atyre shqiptarë me partnerë britanikë, apo nga vendet e BE-së ishte 730, nga të cilat 335 u aprovuan ndërsa 380 u refuzuan.

Numër të lartë refuzimesh për vizë ka patur edhe kategoria e aplikantëve si studentë ku janë dhënë viza për vetëm 160 aplikantë nga 390 që aplikuan.

Ndërsa nga 90 aplikime për leje punë në Britani janë aprovuar 70 e refuzuar 20.

Apelet e refuzimit të vizave në gjykatat tribunale të emigracionit në Angli nuk kanë rezultuar aspak të suksesshme për shqiptarët.

Nga 1,165 apele kanë mundur të fitojnë 420.

Në të gjithë botën nga shërbimi konsullor Qeveria Britanike siguroi 112 milion paund.

Kjo shifër është tre herë më e lartë krahasuar me tre vite më parë.

Wednesday, 2 September 2009

Britani, sulm racist ndaj dy shqiptareve

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nje emigrant shqiptar ne zonen Hampshire eshte goditur barbarisht gjate nje sulmi te paprovokuar me motive te pastra raciste.

Ngjarja ka ndodhur ne qytezen Winchester, ne jug te Anglise, kur emigranti shqiptar 31 vjec, ndersa po ecte me te vellane, eshte goditur ne koke nga dy qytetare anglez.

Policia lokale nuk ben te ditur emrin e shqiptarit por thote se sulmi ishte teresisht i paprovokuar. Nga ky sulm i riu shqiptar ka perfunduar ne spital me nofull te thyer.

Nje zedhenes i policise i deklaroi per Top Channel, se dy vellezerit shqiptare ishin duke ecur prane vendit te quajtur “Theatre Royal”, kur nje person ende i paidentifikuar rreth te 30-tave, nisi te bertase duke ofenduar shqiptaret.

Atij i eshte bashkuar edhe nje person i dyte i moshes 20 vjec duke nisur nje sulm ndaj shqiptareve.

Njeri prej dy vellezerve ka pesuar dy thyerje te nofulles, demtime ne brendesi te veshit dhe te cara ne koke.

“Ky ishte nje sulm totalisht i pa provokuar i cili coi ne demtime serioze te viktimes” ka deklaruar Richard Matthews nga policia e Winchester-it qe po heton ngjarjen.

Sipas tij dy vellezerit shqiptare te sulmuar ishin viktima te nje sulmi racist, kjo bazuar ne komentet e agresoreve perpara goditjes. Richard Matthews thote se nje krim i tille ndodh teper rralle ne qytezen Wincherster.

Tuesday, 1 September 2009

Vrau të dashurën pasi ndërroi statusin në Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një britanik ka vrarë të dashurën e tij, nënë e katër fëmive pasi ajo në faqen e saj personale në Facebook ndërroi statusin nga e martuar në beqare.

Detajet e ngjarjes tragjike, nga ku mbeti e vrarë Hayley Jones janë bërë publike, te Marten 1 Shtator 2009 në gjykatën e krimeve të Kardifit.
26 vjecarja u gjet e vdekur nga fëmijët e saj pasi ishte goditur me thikë nga i dashuri Brian Lewis.

Sipas prokurorisë 31 vjecari Lewis u kishte thënë miqve të tij se e vrau Hayley Jones pasi nuk mund ta suportone dot faktin që ajo kishte gjetur një të dashur të ri.

“Më 2 Mars të vitit të shkuar viktima ndërroi statusin e saj në Facebook nga e martuar në beqare duke i treguar të dashurit se gjithcka në lidhjen e tyre kishte marrë fund” ka thënë prokurori Mark Evans.

Duke vazhduar së treguari kronologjinë e vrasjes prokuri Evans i tha gjykatës se Lewis acarojeh nga fakti se e dashura, shpenzonte shumë kohë duke përdorur internetin dhe në vecanti rrjetin social Facebook.

Zënkat për përdorimin e kompjutetit mes tyre arritën kulmin mëngjesin e datës 12 Mars 2008 kur Brian Lewis mori një thikë nga guzhina e gatimit, duke goditur të dashurën tek sa ajo po flinte.

Pasi ka kryer vrasjen ai ka telefonuar policinë duke u larguar nga shtëpia ndërsa viktima është gjetur pa jetë nga katër fëmijët e saj.
Disa ditë më vonë ai është vetdorëzuar në polici duke mohuar vrasjen.
Gjyqi vazhdon.

Londër- Botohet libri kushtuar Betejës së Kosovës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Botohet në Londër një libër rreth Betejës së Kosovës, që ka ngjallur rreagime, kërcënime për autoren italiane madje edhe oferta për t’u botuar në Serbi.
“Beteja e Kosovës 1389” është shkruar nga Anna Dilellio një gazetare italiane, e cila për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Kosovë.
Libri ka ngjalluar pakënaqësi politike dhe historike pasi e cilëson Milos Obiliqin heroin serb të kësaj bêteje si shqiptarë nga Kosova.
“Që në ditën e parë të daljes nëpër librari të librit mosa mesazhe kërcënuese nga disa serbë përmes adresës time në Facebook” thotë Dilellio.
Autorja është akuzuar se është një armike e Serbisë me origjinë Arbëreshe.
Për këtë Dillelio thotë se ajo ishte shumë e suprizuar rreth komenteve të medias serbe duke shtuar se ajo asnjëherë nuk ka dashur të hedhë poshtë version serb të legjendës së kësaj lufte.
Sipas saj ky libër i shton dicka të re debatit dhe diskutimeve të deritanishme për këtë betejë.
“Botimi në gjuhën angleze merr një rëndësi të vecantë, pasi lexuesit anglisht folës do të kenë mundësi të lexojnë për herë të parë këngët që i kushtohen kësaj beteje.” sqaron Dilelio.
Bejtullah Destani themelues i Qendrës për studime shqiptare në Londër thotë se ky libër tregon historinë e betejës së Kosovës ndryshe, nga historiografia serbe.
Megjithë rreaginet negative që ka ngjallur në Serbi, botimi këtij libri në Londër, shtëpia botuese Biblioteka XX në Serbi ka kërkuar të drejtat e botimit të këtij libri.

Vrasja e britanikut, pranga shqiptarit

Vrasja e britanikut, pranga shqiptarit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas pese vitesh ne arrati policia irlandeze ka arrestuar nje emigrant shqiptar, si i dyshuar ne vrasjen e nje britaniku.

Artan Hysaj akuzohet nga policia e Manchester-it se sebashku me tre shqiptare te tjere rrahen per vdekje Kalvinder Singh duke e goditur me shkopinj ne koke.

Detektivet irlandez e kane arrestuar 32-vjecarin shqiptar teksa ai ishte duke punuar ne kuzhinen e restorantit 'Il Sorrizo' ne Dublin.

Hysaj do te perballet me nje proces ektradimi ne Irlande pasi policia e Manchesterit, ku ndodhi vrasja, ndaj tij ka leshuar nje flete arresti nderkombetar me akuzat e vrasjes, demtime trupore dhe prishje te rendit me ane te dhunes.

Detektivi Sgt James Kirean i tha gjykates ne Dublin se gjate momentit te arrestimit e pyeti shqiptarin per krimin qe akuzohej.

“Une e di per cfare akuzohem por nuk kam vrare njeri” eshte pergjigjur Hysaj.

Po per te njejtin krim vitin 2005 me burg perjete eshte denuar Marjon Semej.

Te shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia britanike per kete ngarje jane edhe dy shqiptaret e tjere Emirjan Hysenaj me Alfred Kurtin.

Sunday, 30 August 2009

Britani e Madhe- Shkon në 61 milion numri popullsisë

Nga Muhamed Veliu

Lindjet e fëmive nga ciftet e emigrantëve,kanë shkaktuar rritjen e shpejtë të popullsisë në Britaninë e Madhe.

Tashmë popullsia në shtetin ishullor i ka kaluar 61 milion banorë.
Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga zyra kombëtare e statistikave.
Një raport i kësaj zyre, vëren se numri rekord i emigrantëve, është faktori kryesor në rritjen e numrit të popullsisë.
Në katër fëmijë të lindur në Britani njëri ka ardhur në jetë nga një nënë jo britanike.
Vitin e shkuar në Britani lindën 791 mijë fëmij, ose 33 mijë më shumë krahasur me vitin 2007.
Në vijim të raportit thuhet se për herë të parë në dekadën e fundit, emigrantët kanë luajtur një rroj parësor ne rritjen e popullsisë e cila është dy herë më e madhe se në vitin 1990.
Megjithatë po tu referohesh statistikave popullsia në Britani po shon drejt plakjes.
Janë 1,3 milion britanik të moshës 85 vjec e sipër,të cilët përbëjnë 2% të popullsisë.
Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve më të përlqyera për të emigruar.
Raporti i fundit rreth emigracionit dhe azilit, i Ministrisë së Brendëshme Home Office, tregon se për periudhën Prill, Maj Qeshor 2009, numri aplikantëve për azil krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 4%.
Ndërsa numri emigratëve ekonomik që shkon në 1 milion, nga vëndet si Polonia, Hungaria,Republika Ceke,Letonia, Lituania, Estonia, Sllovakia dhe Sllovenia sa vjen dhe po ulet pasi ata po përballen me mosgjetjen e punës.
Në Britani jetojnë dhe punojnë më shume se 150 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Wednesday, 26 August 2009

Shqiptarët e armatosur “pushtojnë” Facebook

Nga Londra
Muhamed Veliu

Rrjeti social Facebook po gjen një masivitet përdoruesish në Shqipëri dhe veçanërisht nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në diasporë.
Krahas përdorimit për t’u lidhur me miq të vjetër apo krijimin e kontakteve të reja për çështje pune, Facebook po përdoret ditët e fundit edhe si një mjet kërcënimi ndaj policisë shqiptare, siç është rasti i hapjes së një grupi në mbështetje të Ledion Marës.

E vetmja foto ilustruese e Ledion Marës, kur ai mbeti i vdekur pas një përleshjeje me policinë shqiptare, u gjet në Facebook.

Fotoja tregonte Marën të armatosur me një automatik dhe shumë shpejt do të përdorej nga të gjitha mediet e elektronike dhe të shkruara.

Ledion Mara nuk ishte i vetmi shqiptar që kishte postuar një foto të tijën në Facebook i armatosur.

Një investigim disajavor i Top Channel duke naviguar për orë të tëra në këtë rrjet social mundi të sigurojë një sërë fotografish, të postuara nga individë shqiptarë të armatosur.

Nga këto foto të bën përshtypje albumi i një vajze nga Tirana, e quajtur Jonilda. Fotot e publikuara nga ajo, më 12 gusht 2009, apo dikush tjetër, mbajnë si titull albumi: “Jonilda, skorpione, garipe, shkatërruese, asgjësuese dhe dominuese e NATO-s”.

Në to duket qartë dëshira për të pozuar me një pistoletë, në pozicione të ndryshme brenda një zyre, mbi të gjitha të treguarit e një vajzë agresive dhe ushtarake. E gjitha kjo mbase nga profesioni i Jonildës si ushtarake.

Me veshje ushtarake dhe i armatosur në një kamp stërvitjeje ka pozuar edhe Tomi Nano, një emigrant shqiptar që jeton në Birmingem të Anglisë.

Nazmi Shabani si foto profili në faqen e tij në Facebook ka vendosur një foto ku ai ka

pozuar i armatosur. Si për të mos u mjaftuar me kaq i riu shqiptar ka publikuar edhe 6 foto të tjera sikur të ishte një Rambo i vërtetë.

I kontaktuar nga Top Channel nëpërmjet postës elektronike ai thotë se pistoleta që mban në dorë është një beretë 9 milimetra.

Ndërsa Anton Pjetri, që jeton në Zvicër, nuk e ka aspak problem të na tregojë se pistoleta që mban në dorë, kur ka pozuar, është pa leje. “Kjo pistoletë është e një shokut tim. Unë jetoj në Zvicër dhe nuk kam leje për të”, - thotë ai.

25-vjeçari Yrgyn Tahiri thotë se tri fotografitë ku ai ka pozuar me një kallashnikov, shotgan dhe çifte i vendosi në Facebook për t’i treguar miqve të tij në Londër se të gjeturit e armëve të kalibrave të ndryshëm në Shqipëri nuk është problem.

Sipas tij, kur ai u kishte folur për armë miqve në Londër, ata asnjëherë nuk e besonin.

Sido që të jetë, për qejf apo për t’u krenuar, këto foto dhe shumë të tjera si këto në Facebook dëshmojnë dëshirën e të rinjve shqiptarë ndaj armëve, të cilat i posedojnë dhe fatkeqësisht shpeshherë nuk kursehen t’i përdorin.

Nga ana tjetër, ato pasqyrojnë pjesën e dhunshme të shoqërisë shqiptare, pjesëtarët e së cilës nuk kursehen t’i bëjnë publike këto foto në një rrjet me 131 milionë përdorues në të gjithë botën.

Shpresa Programme në pritjen e Mretëreshës Elisabeta II

Nga Londra
Muhamed Veliu

Organizata shqiptare “Shpresa Programme” është ftuar në një pritje të organizuar nga mretëresha Elisabeta II, sëbashku me një sër organizatash të trjera, në shenjë falenderimi për punën që bëjnë me komunitet.Gjatë pritjes në pallatin mbretëror Buckingham, morën pjesë Mretëresha Elisabeta II, sëbashku me bashkëshortin Dukën e Edinburgut.
Në këtë pritje “Shpresa Programme” u përfaqësua nga themeluesja dhe drejtorja e kësaj organizate Luljeta Nuzi.
Zonja Nuzi e ka quajtur ftesën si një vlerësim për punën disa vjecare që kjo organizatë zhvillon për komunitin shqiptarë në Londër.
" Takimi me Mbretereshen ishte shume i vecante pasi isha si e ftuar falë kontributit të dhënë nga organazata jonë. Ftesa që ne morëm, është rezultat i nje pune te palodhur, te stafit, bordit drejtues, vullnetareve, perdoruesve dhe partnereve tanë.” është shprehur ajo.
Tre vjet më parë përfaqësuesi i Mbretëreshës, Kolonel Dudding i dorëzoi “Shpresa Programme”, “Cmimin i Mretëreshës për sektorin vullnetar”.
Motivacioni këtij cmimi ishte për kontributin në Londrën lindore në sektorin vullnetar dhënë nga kjo organzianë për komunitetin shqiptarë.

Sunday, 23 August 2009

Rupert Murdoch mbyll një gazetë në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kriza ekonomike detyron manjatin e medias botërore, Rupert Murdoch të mbyllë një gazetë në Londër e cila ipet falas gjatë mbrëmjes.“Thelondonpaper” quhet gazeta e cila pas tre vjet ekzistence nuk mundi ti shpëtojë mbylljes pasi vitin e shkuar shënoi një humje prej 12,9 miljon paund.
“News International” dega londineze e kompanisë “News Corporation” pronë e Murdoch anoncoi mbylljen, pasi kjo gazetë për të tretin vit radhazi dilte me humbje.
Me stafin prej 60 vetësh të kësaj gazete kanë nisur konsultimet për nderprerjen e kontratave.
Disa muaj më parë 65 pesë gazetarëve nga gazetat The Sun, Times, Sunday Times dhe News of the World, pjesë e grupit mediatit të Mudock në Londër, lanë vëndet e tyre të, punës pas një reforme me shkurtime.
Këto shkurtime përfshi mbylljen e “Thelondonpaper” vinë pas një deklarate të Murdoch disa kohë më parë, në të cilën ai thoshte se gazetat e tij në Angli duhet të përqëndorehen në faqet online të cilat në një të ardhëme të afërt do të jenë me pagesë.
Analistët e medias parashikojnë mbylljen edhe të disa gazetave të tjera në Britani pasi nuk po mund ta përballojnë recesionin në vend, i cili ka shkaktuar rënien drastike të reklamave.
Keqardhje për mbylljen e “Thelondonpaper” ka shprehur edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson i cili tha se “Thelondonpaper” u shnderrua në pjesë të jetës së përditëshme të shumë njërëzë gjatë këtyre tre vjetëve. Ai ka uruar të gjithë stafin që punuan në këtë gazetë duke theksuar se ata dhanë një kontribut për Londrën.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats