Wednesday, 30 July 2008

Gjobitet shqiptari që punësoi dy emigrantë ilegal

UK Borders Agency pas kontrollit 10,000 paund gjobë Altin Cecos

Nga Londra

Muhamed Veliu

Një pundhënës shqiptarë do ti duhet të paguajë 10,000 paund gjobë pasi kishte punësuar dy emigrantë ilegal.
Altin Ceco pronar i lavazhit "Londis Hand Car Wash në zonën Derbyshire, pas një kontrolli nga oficerët e "UK Borders Agency" ju kapën puntorët pa leje pune. Të punësuarit në lavazhdin e shqiptari ishin nga Iraku, Shqipëria, Kosova dhe Polonia. Dy prej tyre rezultuan emigrant illegal në Angli të cilët sipas ligjit nuk mund të punësohen për aq kohë sa nuk kanë leje qëndrimi në këtë vënd.
Njëri prej tyre rezultoi se kishte dokumenta qëndrimi në Britani por nuk i mungonte numri siguracionit "National Insurance Number".
Nga ky kontroll njëri prej dy personave ilegal është dërguar për në një qëndër detencioni sipas ligjit të emigracionit. Nuk dihet e ardhmja e tij nëse do të dëbohet apo procedurat e emigracioinit do të vijojnë mëtej.
Punonjësit e tjerë rezultuan të kishin të gjitha dokumentat e nevojshme të punësimit.
Pronari lavazhit Altin Ceco kishte mëbërritur në Angli gjashtë vjet më parë si emigrant.
Pasi kishte bërë shumë punë të ndryshme kishte mundur ta blente lavazhin nga një tjetër shqiptarë. I kontaktuar nga mediat lokale ai ka deklaruar se ka ndërmend të apelojë vendimin për vendosjen e kësaj gjobe.

Lavazhet

Në të gjithë Anglinë shumë lavazadhe makinash, janë biznese të cilat drejtohen nga emigrantët shqiptarë. Vlera e një lavazhi varion nga 60 deri 100 mijë stërlina për ta blerë si biznes. Çmimi varet shumë nga lokaliteti tij dhe fekuentimi.
Pothuajse shumica e lavazheve në Londër kontrollohet nga shqiptarët të cilët arrinë të përfitojnë mijëra paund në vit duke derdhur në arkën e shtetin anglez detyrimet financiare të domosdorshme.
Larja e një makike kushton nga 5 deri në 10 stërlina. Një pronar lavazhi në zonën Acton në Londër thotë se gjatë fundjavave ata mund të lajnë deri në 400 makina.
Në to shqiptarët kanë punësuar kryesisht emigratë polakë të cilët janë me shumicë në Angli në kërkim të një pune pasi vëndet nga ata vinë ju bashkuan Bashkimit Europian.

Biznesi shqiptarë në Britani

Tashmë shumë shqiptarë dikur emigrant pasi kanë punuar me vite të tëra, tani janë në kërkim të hapjeve të bizneseve nga më të ndryshmet, duke punësuar emigrant polakë, rrumunë apo bullgarë.
Ky është një tregus i qartë i evulimit të shpejtë të komunitetit shqiptarë në Britani të cilët nuk duan të mbesin në nivelin e emigrantëve që punojnë sa për të siguruar bukën e gojës.
Largpamsia e tyre, vullneti për të punuar ka bërë që numri bizneseve me pronarë emigrantët shqiptarë të rritet ndjeshëm nga viti në vit.
Pas hapjes së lavazheve një biznes masivisht që kontrollohet nga shqiptarët fusha e ndërtimit vjen e dyta ku shumë shqiptarë kanë hapur kompanitë e veta pasi kanë mësuar sekretet e këtij biznese ndër vite kur ata punonin thjesht si puntorë krahu për sipërmarrës grek apo irlandez.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Gjobitet shqiptari që punësoi dy emigrantë ilegal

UK Borders Agency pas kontrollit 10,000 paund gjobë Altin Cecos

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një pundhënës shqiptarë do ti duhet të paguajë 10,000 paund gjobë pasi kishte punësuar dy emigrantë ilegal.
Altin Ceco pronar i lavazhit "Londis Hand Car Wash në zonën Derbyshire, pas një kontrolli nga oficerët e "UK Borders Agency" ju kapën puntorët pa leje pune. Të punësuarit në lavazhdin e shqiptari ishin nga Iraku, Shqipëria, Kosova dhe Polonia. Dy prej tyre rezultuan emigrant illegal në Angli të cilët sipas ligjit nuk mund të punësohen për aq kohë sa nuk kanë leje qëndrimi në këtë vënd.
Njëri prej tyre rezultoi se kishte dokumenta qëndrimi në Britani por nuk i mungonte numri siguracionit "National Insurance Number".
Nga ky kontroll njëri prej dy personave ilegal është dërguar për në një qëndër detencioni sipas ligjit të emigracionit. Nuk dihet e ardhmja e tij nëse do të dëbohet apo procedurat e emigracioinit do të vijojnë mëtej.
Punonjësit e tjerë rezultuan të kishin të gjitha dokumentat e nevojshme të punësimit.
Pronari lavazhit Altin Ceco kishte mëbërritur në Angli gjashtë vjet më parë si emigrant.
Pasi kishte bërë shumë punë të ndryshme kishte mundur ta blente lavazhin nga një tjetër shqiptarë. I kontaktuar nga mediat lokale ai ka deklaruar se ka ndërmend të apelojë vendimin për vendosjen e kësaj gjobe.

Lavazhet

Në të gjithë Anglinë shumë lavazadhe makinash, janë biznese të cilat drejtohen nga emigrantët shqiptarë. Vlera e një lavazhi varion nga 60 deri 100 mijë stërlina për ta blerë si biznes. Çmimi varet shumë nga lokaliteti tij dhe fekuentimi.
Pothuajse shumica e lavazheve në Londër kontrollohet nga shqiptarët të cilët arrinë të përfitojnë mijëra paund në vit duke derdhur në arkën e shtetin anglez detyrimet financiare të domosdorshme.
Larja e një makike kushton nga 5 deri në 10 stërlina. Një pronar lavazhi në zonën Acton në Londër thotë se gjatë fundjavave ata mund të lajnë deri në 400 makina.
Në to shqiptarët kanë punësuar kryesisht emigratë polakë të cilët janë me shumicë në Angli në kërkim të një pune pasi vëndet nga ata vinë ju bashkuan Bashkimit Europian.

Biznesi shqiptarë në Britani

Tashmë shumë shqiptarë dikur emigrant pasi kanë punuar me vite të tëra, tani janë në kërkim të hapjeve të bizneseve nga më të ndryshmet, duke punësuar emigrant polakë, rrumunë apo bullgarë.
Ky është një tregus i qartë i evulimit të shpejtë të komunitetit shqiptarë në Britani të cilët nuk duan të mbesin në nivelin e emigrantëve që punojnë sa për të siguruar bukën e gojës.
Largpamsia e tyre, vullneti për të punuar ka bërë që numri bizneseve me pronarë emigrantët shqiptarë të rritet ndjeshëm nga viti në vit.
Pas hapjes së lavazheve një biznes masivisht që kontrollohet nga shqiptarët fusha e ndërtimit vjen e dyta ku shumë shqiptarë kanë hapur kompanitë e veta pasi kanë mësuar sekretet e këtij biznese ndër vite kur ata punonin thjesht si puntorë krahu për sipërmarrës grek apo irlandez.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 29 July 2008

Ndjesë zotit Besnik Berisha

Disa ditë më parë në këtë blog keni patur rastin të lexoni një shkrim me titull
Kontrabandë kompjuterash nga Londra në Tiranë”.
Në të përmendet kompania “Alban Travel” si transportuse e mallit të kapur kontrabandë dhe se presidenti saj zoti Besnik Berisha i ka paguar shtetit shqiptar gjobën e ngarkesës kontrabandë.
Faktet e mësipërme nuk janë të vërteta pasi rezulton se “Alban Travel” nuk vazhdon të ketë si pjesë të sajën kompaninë “Alban Transport UK LTD”.
Kompania “Alban Transport UK LTD” që prej vitit 2005 ka pronarë të rinj.
Përballë këtyre fakteve konfirmoj se zoti Besnik Berisha president i “Alban Travel” nuk ka asnjë lloj përfshirje në kapjen e kamionit kontrabandë që i përket kompanisë “Alban Transport UK LTD”.
Si autor i shkrimit i kërkojë ndjesë zotit Berisha dhe kompanise “ Alban Travel” për stresin e shkaktuar nga pasaktësitë në shkrim.
Ndjesa shkon edhe në adresë të lexuesve të blogut Veliupress ku është botuar shkrimi.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti uroj zotit Berisha dhe kompanisë së tij suksese .

Me respekt
Muhamed Veliu

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 27 July 2008

Një kafe shqiptarçe me Rudinën në Londër

Gazetarja dhe moderatorja e njohur në "Top Channel" takohet me emigrantët shqiptarë në kryeqytetin britanik

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë në Londër, ndjekës të rregullt të programeve në "Top Channel", kanë pasur rastin të takohen nga afër me Rudina Xhungën, drejtuesen e emisionit "Shqip".

Përmes një takimi tejet informal, pa protokoll e fjalime, shqiptarët e Anglisë kanë falënderuar gazetaren Xhunga për punën e saj, duke sjellë në ekranet e tyre, përmes DigitAlb, gjithçka shqiptare gjatë këtyre viteve jetë të emisionit "Shqip". Për ta ishte një kënaqësi e veçantë të uleshin e të diskutonin për temat që "Shqip" ka trajtuar, guximin dhe mundin e Rudina Xhungës për të përcjellë me finesë e profesionalizëm emisione me karakter historik, politik e social nga të gjitha trevat shqiptare.

Të pranishmit, gjatë një bashkëbisedimi të gjatë, kanë pyetur gazetaren e "Top Channel" për udhëtimet e saja në Ukrainë, Çamëri dhe Kalabri, ku jetojnë shqiptarët, duke sjellë jetën e panjohur të këtyre komuniteteve, që me shumë kujdes kanë ruajtur ndër shekuj traditën dhe kulturën e vendit të origjinës nga ata vinin.

Xhunga ka rrëfyer anën e padukshme të punës që bëhet në redaksinë e "Shqip", për të sjellë tek audienca brenda dhe jashtë Shqipërisë, emisionet kushtuar Kosovës, debatet e forta politike në Shqipëri, përfshi tragjedinë e Gërdecit, ku në "Shqip" pamjet e fëmijëve skllevër në fabrikën e Delijorgjit dhe dëshmitë e drejtpërdrejta të tyre nga Vora, tronditën opinionin publik dhe u futën ethet politikanëve të Tiranës.

"Si e shikonte gazetarja shqiptare Kosovën pas pavarësisë, zhvillimet në Maqedoni, apo klimën politike në Tiranë?", "Çfarë janë të rejat që sjell kryeqyteti shqiptar?", ishin disa nga pyetjet drejtuar asaj gjatë bashkëbisedimit.

"Qëllimi i këtij takimi ishte që dashamirësit e emisionit ‘Shqip‘ në Londër të kishin rastin të bisedonin nga afër me drejtuesen e tij, zonjushën Rudina Xhunga. Ajo ka lënë gjurmë në gazetarinë shqiptare, si një gazetare ambicioze, e cila ka mundur të realizojë disa programe, që për një kohë të gjatë nuk do të mund të realizohen nga të tjerë kolegë të saj si në Shqipëri dhe Kosovë", thotë studiuesi i arkivave britanikë, Bejtullah Destani.

Sipas tij, shumë persona që kishin marrë vesh se Xhunga kishte ardhur në Londër për të marrë disa intervista për emisionet e saja të ardhshme, iu lutën ta takonin. Kështu ka lindur ideja e një takimi të përbashkët për të pirë një kafe me gazetaren, njëkohësisht shkrimtaren Rudina Xhunga.

Lutfi Vata, drejtor i shoqatës "Ardhmëria", thotë se "Top Channel" është shtëpia e madhe e gjithë shqiptarëve, për të gjitha moshat, ndërkohë ai e cilëson emisionin "Shqip" si qershia mbi tortë e të gjitha programeve që mbajnë firmën e prodhimit nga Top Media. "Është më shumë se kënaqësi të ulesh e të bashkëbisedosh me Rudinën, gazetarja që nëpërmjet emisioneve të saj ka sjellë te ne shqiptarët e diasporës emisione që na kanë emocionuar dhe zor se do të fshihen lehtë nga memoria jonë", tha zoti Vata.

Vetë gazetarja Xhunga pohon se ishte një takim me shumë njerëz të panjohur, që i dha mundësinë të mësojë jo pak për shqiptarët që kanë ditur ta ndërtojnë jetën jashtë Prishtinës, apo Tiranës, një jetë prej shqiptarësh në Londër.

"Është për t‘u admiruar se si diaspora shqiptare në Londër është fanatike e ruajtjes së gjuhës shqipe, janë shikues të ‘Top Channel‘ dhe mbi të gjitha janë kureshtarë të dinë për gjithçka ndodh në ‘Top Channel‘", tha Xhunga tejet e kënaqur që u takua me dashamirësit e emisionit të saj në Londër. Njëri nga të pranishmit e ka pyetur gazetaren se çfarë do të ndodhë me Top Median, tani që themeluesi i saj, presidenti i ndjerë Dritan Hoxha, nuk jeton më. "E prisja një pyetje të tillë. Përgjigjja ime është jo. Asgjë nuk do të ndryshojë. Përkundrazi, të gjithë jemi të motivuar për të vazhduar, madje për ta vazhduar mirë punën tonë", u përgjigj Xhunga. Rudina tha se ky takim bëri që ajo, edhe njëherë tjetër sikurse në vendet e tjera ku ka qenë më parë, të risjellë në vëmendje që "Top Channel" është një shtëpi e madhe e gjuhës, e filmave, e kurioziteteve, e fëmijëve të tyre, ku ata gjejnë veten në programet dedikuar atyre.

"Është një kënaqësi kur dëgjon kaq shumë njerëz të gatshëm për të folur për ‘Top Channel‘, për emisionin tim, rrugëtimet e mia kudo që ka shqiptarë. Me sa duket paskam bërë gjënë e duhur me vajtjet ku ka shqiptarë, sado larg ata kanë qenë. Besoj se do të vazhdoj ta bëj këtë, pasi ka qenë një mënyrë e mirë për të bashkuar njerëz dhe për t‘i bërë ata të mendojnë më shumë për identitetin e tyre. Kur unë kam realizuar këto emisione, ndoshta pa dashje nuk e kam kuptuar rëndësinë e tyre. Tani kur zhvilloj takime si ky në Londër, kuriozitetin e tyre për të ditur më shumë, e kuptoj që ka qenë një moment i rëndësishëm i identitetit të emisionit ‘Shqip‘ në ‘Top Channel‘", tregon Rudina, e cila më tej në rrëfimin e saj tregon se "Shqip", edhe në sezonin e ri televiziv do të nisë vrullshëm. Pa dashur të tregojë gjithçka që ajo po përgatit për emisionet e ardhshme, pohon se në axhendën e emisionit do të jenë shumë personalitete VIP, që janë pjesë e historisë së Shqipërisë.

"‘Shqip‘ nuk do të jetë observues dhe analizues i të gjitha betejave të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi, por edhe në të gjitha vendbanimet e hershme të shqiptarëve. Vura re se kjo i ngacmonte më shumë shqiptarët që takova këtu". E pyesim Rudina Xhungën nëse përpara ardhjes në Londër ajo e dinte që "Shqip" dhe emisionet e tjera në "Top Channel" ishin kaq të ndjekura nga shqiptarët e Anglisë, kur beteja për audiencë nga mediat e tjera audiovizive në Shqipëri sa vjen dhe ashpërsohet... "Të jem e sinqertë dua të them se më bie rasti të takoj shumë shqiptarë, të cilët ndjekin DigitAlb. Kjo më bën të mendoj se sa me fat jam unë që punoj në një televizion si ‘Top Channel‘ dhe që ka mundësi të përhapet nëpërmjet DigitAlb-it në të gjithë botën. E kam provuar këtë ndjesi. Por kur vjen në Londër, ti shikon që në këtë qytet të mrekullueshëm, ku ndihesh mirë, ndryshe, rrethuar nga njerëz të panjohur të ndodhë që në një restorant, rastësisht një njeri të thotë doja të të përshëndesja, se jam me origjinë nga Kosova dhe të ndjek në televizor.

Apo në një vend tjetër, kur ti i drejtohesh një kamerieri në anglisht për të të sjellë një kafe dhe ai të shikon në sy, qesh dhe thotë se edhe unë jam shqiptar, madje të flet për programin e tij më të dashur që ka parë në ‘Top Channel‘. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë në Londër, mbi të gjitha të ishin kaq të lidhur me televizionin tonë. Dhe ky është barometri më i saktë do të thosha për punën që bëjmë dhe nivelin e audiencës që kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kjo më jep më shumë dëshirë për të realizuar emisione që këtyre njerëzve u pëlqejnë, duke më bërë krenare që jam pjesë e kësaj media", u shpreh Xhunga.

Duke përfunduar rrëfimin për atë kafe të gjatë që pati me shqiptarët e Londrës, Rudina Xhunga tregon se ndihet e detyruar që një emision të sajin së shpejti t‘ua kushtojë dhe atyre. "Dua të shtoj gjithashtu se qëndrimi im në Londër për dy muaj ka shërbyer për të parë e njohur nga afër median britanike. Një media me ritëm, me programe të ideuara aq bukur. Ritmin e medias angleze dhe shumë e shumë gjëra të tjera që unë po shikoj në Londër, do të përfshihen në emisionin ‘Shqip‘", tha gazetarja dhe moderatorja e njohur e "Top Channel".


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 26 July 2008

Mungesa e profesionalizmit, "sëmundja" e turizmit tonë

Një student shqiptar mbron në Londër disertacionin për turizmin, por rrëfen problemet dhe çelësin si mund të zgjidhen ato.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shqipëria ndodhet në pikun e sezonit turistik. Ministria përkatëse që mbulon këtë sektor shpreson se në fund të sezonit turistik 2008, numri turistëve të jetë dy herë më shumë se një vitë më parë.

Privatët, ata që kanë në dorë çelësin e suksesit së mbarëvajtjes së turizmit më shumë se sa cilësia e ofruar për pushuesit, shikojnë të shlyejnë sa më shpejtë investimet e kryera. Është e njëjta histori që përsëritet nga viti në vit, ku fjala cilësi apo shërbim i klientit duken ende të largëta për ata që merren me këtë lloj biznesi. Por a është turizmi shqiptar i denjë për t‘u ofruar pushuesve vendas dhe atyre të huaj shërbim me standarde të barabarta, njësoj si fqinjët tanë?
Një student shqiptar në universitetin "Metropolitan University" në Londër, për tre vjet me radhë ka analizuar me detaje çdo aspekt të turizmit në Shqipëri. Dori Gjalpi, disa ditë më parë, ka dorëzuar temën e diplomës mbështetur në industrinë shqiptare të turizmit. Puna e tij studimore dhe kërkimore sjell përfundime interesante, duke u përqëndruar në analizën e fakteve nëse turizmi në Shqipëri është një zgjidhje momentale për të shëruar sëmundjen ekonomike-sociale apo një industri që duhet të ketë priroritet kombëtar?

Dëshira

Duke folur për gazetën "Shqip", Dori Gjalpi thotë se ky sezon turistik është një prove e rëndësishme për sektorin privat, në pritje të bumit turistik në Shqipëri. "Zhvillimet në sektorin turistik në Shqipëri përgjithësisht janë pozitive dhe vijnë duke u rritur. Këto duken qartazi në investemet si nga sektori privat, ashtu edhe nga ai publik. Investimet e miliona dollarëve të biznesit privat tregojnë qartë interesimin dhe investimet e shqiptarëve në këtë sektor prioritar dhe kaq shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit", thotë studenti i sapodiplomuar.
Duke parë këtë bum të turizmit shqiptar, Gjalpi pohon se kjo ishte një shtytje për të, e cila e çoi drejt studimit në degën "International Tourism Management", në universitetin "Metropolitan" të Londrës. Ai rrëfen se dega që zgjodhi për të studiuar ishte një zgjedhje e duhur aq më tepër për të. Studimet morën rëndësi të veçantë, pasi gjatë tri viteve të universitetit, lëndën e parë me shembuj ilustrues për detyrat apo debatet universitare Gjalpi kishte Shqipërinë.
Tashmë, ai është një njohës i mirë i sukseseve të turizmit shqiptar, përfshirë aspektet ku ai çalon dhe duhen përmirësuar. "Potenciali i mrekullueshëm dhe e ardhmja e turizmit shqiptar ishin frymëzimi im për të investuar sadopak në sektorin turistik. Ishte një investim krejt ndryshe. Jo në ndërtimin e ndonjë hoteli apo fshati turistik. Ishte një investim padyshim me shumë vlerë, të studiuarit në thellësi të turizmit tonë, i cili reflektohet te puna ime studimore e përmbledhur për temën e dipllomës", shprehet studenti shqiptar në Londër.

Studimi

Gjalpi flet me shumë pasion për këtë fushë, saqë të duket sikur ai nuk ka për ta ndalur kurrë në rrëfimin e tij të detajuar e të ilustruar me shembuj pafund rreth turizmit, që me të drejtë ai e cilëson "një industri, së cilës duhet t‘i jepet prioritet kombëtar". Por cilët janë disa nga pikat më të "nxehta" të studimit të tij? E marrim përgjigjen vetëm atëherë kur nga çanta nxjerr studimin voluminoz, të sistemuar me kujdes nën kapituj të veçantë për çështjet që trajton. "Lëndën përmbledhëse për temën e diplomës ia kushtova turizmit në Shqipëri dhe barrierat që pengojnë zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik e social-kulturor të sektorit turistik atje. Nga studimi im për temën e disertacionit më rezulton se pengesa krysore që ky sektor ndeshet është çështja e profesionalizmit", thotë Gjalpi.
Sipas tij, janë një sërë hallkash që rezultojnë jo efektive dhe, si pasojë, sjellin shërbim me standarde të ulëta. Problemet nisin që tek gjërat më elementare, si shërbimimi ndaj klientit, për të vijuar më tej me menaxhimin e këtij sektori apo trajnimin e punësimin e njerëzve të kualifikuar në këtë fushë.
Në Shqipëri, thotë Gjalpi, duhet të marrë fund njëherë e përgjithonë fenomeni punësimit të familjarëve nëpër hotele apo vende ku zhvillohet turizëm, e ku pronari i ndërtesës bën rolin e menaxherit apo kuzhinierit, e shoqja recepsionisten apo kamerieren e kështu me radhë.
Vend të veçantë në studim i kushtohet çështjes nëse turizmi është një zgjidhje për të shëruar sëmundjen ekonomike sociale të momentit apo një industri me potencial të jashtëzakonshëm? Për t‘i dhënë përgjigje kësaj çështjeje, që në fillim të studimit Dori Gjalpi e analizon atë, duke sjellë krahasimet e nevojshme me fqinjët tanë, përfshirë një sërë shifrash, për të arritur në përfundimin sa vërtet po investohet në turizmin shqiptar.

Përmirësimi

Krahasimi i shifrave në studim sjell një panoramë aspak rozë për turizmin shqiptar, nga i cili kanë hedhur sytë këtë sezon të nxehtë vere jo vetëm pushuesit, por edhe vetë qeveria. Studimi i Dori Gjalpit nuk lë vë aspak vend për eufori kur vjen puna për të lavdëruar veten në turizëm. Përfundimi i studimit sjell një sërë rekomandimesh, ku më kryesori është aspekti i profesionalizmit në këtë sektor.
"Nga ana akademike, por edhe nga eksperienca personale, mendoj se profesonalizmi është akoma në faza amatore. Punësimi dhe trajnimi i stafit lënë shumë për të dëshiruar, si në rrafsh shërbimi dhe menaxhimi. Në shumë raste pronaret e këtyre bizneseve preferojnë të punësojnë familjarët apo të afërmit, sesa njerëz të kualifikuar në fushën e turizmit dhe biznesit. Ky është treguesi i qartë se si sektori privat ka mungesë largpamësie në mbarëvajtien dhe zhvillim e këtij sektori. Është immediate që në biznesin privat të kuptohet ndryshimi midis të qenit biznesmen dhe të bërit biznes", sugjeron studenti Gjalpi.
Por radiografia turizmit shqiptar nuk përfundon këtu për Gjalpin, i cili i jep rëndësi të veçantë ndërthurjes së investimeve të mëdha në objektet turistike (hotele, fshatra turistikë) me mikpritjen, kulturën, përfshirë edhe vendet arkeologjike që trashëgon Shqipëria.
"Me krenari mund të themi që bukuritë natyrore, plazhet e mrekullueshme, po ashtu dhe investimet e sektorit privat në hoteleri, krahasohen me fqinjët, tanë por kur bëhet fjalë për profesionalizëm shërbimet lënë për të dëshiruar", përfundon ai.

Shifrat Diçka mungon te turizmi...

"Turizmi ka kohë që ështe bërë prioritet për të gjithë, si sektori publik, edhe ai privat, ku shihet një angazhim i të gjithëve. Por më duket se diçka mungon, kur duam të vlerësohemi me meritë apo të krahasomi me fqinjët tanë, si Kroacia, Maqedonia apo Mali i Zi", thotë Dori Gjalpi. Për këtë, i vijnë në ndihmë statistikat. Bazuar në shifrat e "Ëorld Travel and Tourism Council", kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë është 14.7%. Ndërsa përqindja e të punësuarve në këtë sektor është 11.9% dhe ajo bie ndesh me të qenit prioritet i këtij sektori, që kontribon fuqishëm në GDP-në e vendit. Në Kroaci p.sh., turizmi kontribon 25.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit dhe 28.7% në punësimin e njerëzve në këtë sektor. Po ashtu, edhe Mali i Zi përfiton në GDP 24.6% nga turizmi.

Optimizmi Pritet "boom"-i i sektorit

Ky sezon turistik, bazuar në shifrat e publikuara të ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pritet të ketë një "boom" në sektorin e turizmit në Shqipëri, por në të njëjtën kohë shërben edhe si provë për cilësinë dhe shërbimin që ofrohet nga biznesi shqiptar. "Më ka bërë pershtypje një shprehje e mikut tim anglez, Jack, i cili ka vizituar Shqipërinë disa herë. Kur u kthye në Londër disa miq anglezë e pyetën se si mund ta përshkruante Shqipërinë me dy fjalë. Ai tha: "Shqipëria është India e Evropës". Dori Gjalpi pohon se sikur të ndërthuren mikpritja që karakterizon shqiptarin dhe profesionalizmi do ishte një produkt shumë i fuqishëm në konkurencën e fortë turistike në rajon. Dhe në fund, thotë se është optimist për këtë sezon turistik.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 22 July 2008

Dashuria britanike për Nënë Terezën vazhdon

"Daily Telegraph", në një sondazh të bërë për 90-vjetorin e Nelson Mandelës, nxjerr si më të votuarën shenjtoren shqiptare


Nga Londra
Muhamed Veliu

Megjithëse ka 11 vjet që është ndarë nga jeta, emri i Nënë Terezës nuk është harruar, përkundrazi britanikët e vlerësojnë maksimalisht përmes një votimi në internet.

Pas një sondazhi zhvilluar nga gazeta "Daily Telegraph" me lexuesit e saj online rezultoi se Nënë Tereza është në vendin e parë, si personi më influencues dhe inspirues i të gjitha kohërave.

Kjo gazetë britanike e ndërmori këtë sondazh duke rreshtuar 90 personalitete botërore për të gjetur atë të cilin është më influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës. Lexuesit u ftuan të votojnë për personalitete që janë gjallë apo kanë vdekur, të cilat kanë demonstruar gjatë jetës së tyre gjashtë cilësi, të cilat i ka Nelson Mandela. Kurajën, dinjitetin, humanitarizmin, qëndresën, faljen dhe zemërgjerësinë.

Në fund të sondazhit njëmujor, shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza, rezultoi se ishte personi më i votuar me të tilla cilësi duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë arkipeshkvin Desmond Tutu dhe ish-kryeministrin britanik, Winston Churchill.

Sipas këtij sondazhi, më të votuarit nga bota e muzikës ishin John Lennon, Bob Marley dhe Sir Elton John, ndërsa nga sporti Muhammad Ali, Sir Steve Redgrave, Jesse Owens, Ellen MacArthur dhe Tiger Woods. Nuk kanë munguar të përfshihen në sondazhe dhe njerëzit e politikës ku si politikanët më popullorë të të gjitha kohërave janë shpallur Mahatma Gandhi, Martin Luther King dhe Churchill. Rezultatet e këtij sondazhi kanë gjetur jehonë edhe në Indi, vendin për të cilin shenjtorja shqiptare bëri aq shumë duke u vënë totalisht në shërbim të të varfërve.

Gazeta indiane "The Economic Times" në numrin e djeshëm pasqyronte në faqen e parë lajmin e këtij sondazhi zhvilluar në Angli ku për surprizën e të gjithëve Nënë Tereza doli e para. "Nënë Tereza ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është lindur në Shqipëri dhe ua dedikoi jetën e saj të varfërve në Indi", shkruan kjo gazetë duke ripublikuar rezultatin e sondazhit të "Daily Telegraph" të Londrës.

Rezultati sondazhit

1 Mother Teresa.2 Archbishop Desmond Tutu. 3 Sir Winston Churchill 4 Mahatma Gandhi 5 Sir Alexander Fleming 6 Muhammad Ali 7 Martin Luther King 8 John Lennon 9 Albert Einstein 10 Marie Curie 11 Sir Steve Redgrave 12 Jesse Owens 13 Dr Christiaan Barnard 14 Oscar Schindler 15 Bob Marley 16 The 14th Dalai Lama 17 Antonio Gaudi 18 Tim Berners-Lee 19 Aung San Suu Kyi 20 Diana, Princess of Wales 21 Audrey Hepburn 22 Sir Elton John 23 Myriam Makeba 24 Ellen MacArthur 25 Tiger Woods 26 Steve Biko 27 F W de Klerk 28 Maya Angelou 29 Bill & Melinda Gates 30 Pele 31 Oprah Winfrey 32 Bobby Moore 33 Albert Schweitzer 34 Emmeline Pankhurst 35 François Pienaar 36 Mikhail Gorbachev 37 Rosa Parks 38 Francis Crick 39 Sir Donald Bradman 40 Dame Kelly Holmes 41 Jamie Oliver 42 Bernard Kouchner 43 Virginia McKenna 44 Anita Roddick 45 Sigmund Freud 46 James Watson 47 Al Gore 48 Margaret Thatcher 49 Max Planck 50 Bob Geldof 51 John F Kennedy 52 Peter Benenson 53 Florence Nightingale 54 William Wilberforce 55 Bob Dylan 56 Elvis Presley 57 Damien Hirst 58 Pope John Paul II 59 Stephen Hawking 60 Jackie Robinson 61 Roger Federer 62 Jesus Christ 63 Leonardo da Vinci 64 Pablo Picasso 65 Charles Darwin 66 Sir David Attenborough 67 Sir Ian Botham 68 Sir Paul Mçartney 69 Barack Obama 70 Jane Tomlinson 71 David Beckham 72 Franklin D Roosevelt 73 Gary Player 74 Helen Suzman 75 Lance Armstrong 76 Paul Simon 77 Sir Bobby Charlton 78 Terry Waite 79 Billy Graham 80 Bono 81 George Best 82 Isambard Kingdom Brunel 83 Louis Pasteur 84 Morgan Tsvangirai 85 Queen Elizabeth II 86 Ruben Dario 87 Sir Frank Whittle 88 Daniel Barenboim 89 Ian Douglas Smith 90 John Sentamu.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Shqiptarët me pasaportë britanike rekrutohen si korrierë kokaine

Shqiptarët me pasaportë britanike rekrutohen si korrierë kokaine

"Scotland Yard" jep alarmin. Po rritet numri i shqiptarëve të kapur me drogë në porte

Nga Londra
Muhamed Veliu

Emigrantët shqiptarë, që kanë fituar nënshtetësinë britanike, po rekrutohen si korrierë droge. Alarmin e japin zyrtarë të "Scotland Yard", që merren me luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Në krahasim me disa vite më parë, gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm numri i korrierëve të kapur me drogë në portin e Doverit dhe atë të Ramsgate.

Sipas burimeve policore dhe atyre doganore që kanë kapur sasi droge, korrierët shqiptarë janë transportues të kokainës nga Holanda apo Belgjika. Ata dërgohen nga bosët shqiptarë të drogës në Londër.

Rekrutimi i korrierëve bëhet brenda komunitetit shqiptar, tek ata të cilët kanë pasaporta britanike, duke u ofruar shpërblime që variojnë në mijëra paund për sasinë e drogës së transportuar. Droga e kapur në disa raste fshihet në vende të ndryshme të makinës. Megjithatë, edhe kjo metodë fshehjeje është zbuluar nga investiguesit e antidrogës në pikat portuale.

Një njohës i strukturës së pagesës, që u jepet korrierëve, pohon se për çdo kile drogë që ata mund të fusin nga Evropa në Angli, paguhen nga 7 deri në 8 mijë sterlina. Ndërsa për ata, të cilët kryejnë transportin brenda qyteteve të Anglisë, çmimet variojnë nga 2 deri në 3 mijë sterlina.

Vetëm këtë vit janë arrestuar katër shqiptarë si korrierë kokaine. Që të gjithë janë ndaluar pas kontrollove në pikën doganore të portit Ramsgate, në jug të Anglisë. Sefer Kamberaj do të ndalohej në fillim të muajit janar. Ai po transportonte nga Belgjika 2 kg kokainë. Që në seancën e parë gjyqësore, Kamberaj pranoi akuzat, duke mos rrezikuar 11 vite burg, por u dënua me 7 vjet. Po të njëjtin fat do të kishte edhe korrieri tjetër i drogës, Mir Qylafi. Në muajin shkurt, atij iu gjetën në makinë 2.2 kile kokainë. Qylafi po udhëtonte nga Holanda.

Shqiptari 29-vjeçar kishte fituar nënshtetësinë britanike në vitin 2006. Edhe Qylafi nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç pranimit të akuzës për import të lëndëve narkotike. Ftohtësinë e prangave të policisë në portin e Doverit do ta provonin edhe Alfoso Boka me Mete Gashin. Boka udhëtonte nëpër vende të ndryshme të Evropës, me një dokument udhëtimi të lëshuar nga Ministria e Brendshme britanike "Home Office", ndërsa Gashi kishte fituar nënshtetësinë britanike.

Mete Gashi deklaroi në polici se 5.3 kg kokainë ishte e tij dhe se Boka nuk kishte dijeni.

Gjatë një senace gjyqësore Alfonso Boka nuk i ka pranuar akuzat e transportit të kokainës nga Belgjika duke thënë se ishte pasagjer në makinën e Gashit. Procesi gjyqësor në ngarkim të Bokës ende nuk është mbyllur. Ai ka qënë i dënuar edhe mëparë për vendosje reklamash për prostituta nëpër telefona.

“SOCA” Tashmë shqiptarët pas prostitucionit shitës droge

“Grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Britaninë e Madhe pasi e kanë stabilizuar veten e tyre si lojtarë kryesorë në kontrollin e trafikut të vajzave për ti shfrytëzuar ato në prostitucion, tani po tentojnë të marrin në dorë tregëtinë e Heroinës dhe Kokainës” do të deklaronte për Shqip disa kohë më parë drejtori mardhënjeve me jashtë në SOCA “Serious Organised Crime Agency” zoti Rob Wainwrigh.

Sipas zotit Wainwrigh strukturat kriminale shqiptare janë tashmë evidente në Britani njësoj sikurse edhe në vënde te tjera europiane, duke përbërë një shqetësim serioz sidomos në trafikun e lëndëve narkotike nga Europa në Britaninë e Madhe.

“Vërejmë se grupet kriminale shqiptare që janë të dhunshme dhe nuk kanë frikë me përballjen me rivalë po tentojnë të hynë në tregëtinë e heroinës dhe kokainës. Ata tashmë janë të stabilizuar mirë në prostitucion dhe po e përdorin atë si një avantazh për të hyrë në tregun e drogës” do të pohonte ai.





You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 19 July 2008

Princi Leka në një reality show të BBC-së në Londër

Princi Leka II do të marrë pjesë në një realiti show në BBC, bën të ditur një kompani producente televizive në Britani.

Shfaqja është quajtur “ Princët e fshehtë” (“Undercover Princes”), ku 4 princë nga e gjithë bota do të shkojnë në Angli dhe do të punojnë e jetojnë si anglezët për një periudhë prej 4 javësh.

Ndër princat që duan të marrin pjesë janë Princi Zulu i Afrikës, Princi Leka i Shqipërisë, Princi Pilipos i Greqisë dhe i Danimarkës, Princi Pjetër i Jugosllavisë dhe Princi mbretëror i Indisë.

Princi Leka II është djali i pretendentit për fronin mbretëror të Shqipërisë, Mbreti Leka dhe gruas së tij, Mbretëreshës Suzanë.

Princi Leka përfundoi studimet në Sundhurst Akademi në Britani.

Aktualisht 24 vjecari është këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

Balkanweb

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Princi Leka në një reality show të BBC-së në Londër

Princi Leka II do të marrë pjesë në një realiti show në BBC, bën të ditur një kompani producente televizive në Britani.

Shfaqja është quajtur “ Princët e fshehtë” (“Undercover Princes”), ku 4 princë nga e gjithë bota do të shkojnë në Angli dhe do të punojnë e jetojnë si anglezët për një periudhë prej 4 javësh.

Ndër princat që duan të marrin pjesë janë Princi Zulu i Afrikës, Princi Leka i Shqipërisë, Princi Pilipos i Greqisë dhe i Danimarkës, Princi Pjetër i Jugosllavisë dhe Princi mbretëror i Indisë.

Princi Leka II është djali i pretendentit për fronin mbretëror të Shqipërisë, Mbreti Leka dhe gruas së tij, Mbretëreshës Suzanë.


Princi Leka përfundoi studimet në Sundhurst Akademi në Britani.

Aktualisht 24 vjecari është këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

Balkanweb


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 18 July 2008

Kontrabandë kompjuterash nga Londra në Tiranë

39 lap-top me vlerë mbi 50 mijë euro transportoheshin nga kompania “Alban Transport UK LTD”

Nga Londra
Muhamed Veliu


Për herë të parë në historinë e doganeve shqiptare, kapet mall kontrabandë nisur nga Anglia me destinacion Shqipërinë.

Doganjerët e pikës kufitare të Hanit të Hotit kanë mundur të bllokojnë 39 lap topë si edhe një sasi tjetër mallrash të padeklaruar në kamionin e kompanisë “Alban Transport UK LTD ” nisur nga Londra.

Burime nga antikontrobanda e qytetit të Shkodrës pohojnë se subjekti tregtar “Alban Transport UK LTD ” rregjistruar si biznes në Londër , kishte deklaruar se në kamionin e kësaj kompanie, kishte vetëm 2 ton rroba të përdorura.

Në fakt doganjerët shqiptarë nëpërmjet burimeve të tyre të inteligjencës në Angli ishin vënë në dijeni se kamioni “Alban Transport UK LTD" brënda tij mbante mall të padeklaruar, që do të tentonin ta fusnin kontrabandë pa paguar detyrimet fiskale.

Ky informacion ka vënë lëvizje agjentët e antikontrabandës të cilët kanë pritur ardhjen e kamionit.

Me të mbërritur në pikën doganore të Hanit të Hotit, shoferi kamionit ka paraqitur një dokument ku deklaronte se kishte vetëm 2 ton rroba, që të gjitha për ti dërguar në familjet e emigrantëve.

Pasi është marrë ky dokument dhe shoferi është ri-pyetur nëse kishte mall të padeklaruar përgjigja e tij ka qënë “jo”.

Agjentët e antikontrabandës kanë kryer një kontroll të imtësishëm të kamionit.Informacioni që ata kishin siguruar nga Anglia ka rezultuar mëse i saktë.

Njëri prej oficerëve që morri pjesë në këtë operacion në dokumentin e kontrollit ka shënuar se në kamion janë gjetur mallra të padeklaruara.

Nga proces vertbali mbajtur për mallrat e padeklaruara rezulton se ato janë 39 lap top (kompjutera portativë), 1 kaldajë, 14 radiatorë, 2 televizorë 40 polësh , 3 ventilatorë, 1 televizor plazma, 1 biçiklete dhe 1 mikrovalë.

Të gjitha këto mallra fillimisht janë sekuestruar.

Doganjërët shqiptarë nuk janë në gjëndje të pohojnë se malli ishte blerë nga kompania “Alban Transport UK LTD” apo thjesht po transportohej prej saj për llogati të personave të tjerë.

Për veprime të mëtejshme ky rast i është kaluar për hetim Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave” në Tiranë.

Nga kjo drejtori në mënyrë zyrtare pohojnë se “Alban Transport UK LTD ” i është vendosur një gjovë në vlerën 6,374,038 lekë të reja. Gjoba është paguar disa ditë më pas.

Megjthatë ky rast kontrabande për sektorin e anti-kontrabandës në drejtorinë e përgjithme të doganave nuk është ende i mbyllur.

Drejtues të këtij sektori pohojnë se janë duke hetuar destinacionin final se ku do të përfundonin 39 laptopat me vlerë mbi 50 mijë euro.

Në hetim janë përfshirë edhe disa kompani të tjera shqiptare në Londër që kryejnë po të njëjtin aktivitet tregëtar saktësojnë burime nga doganat shqiptare.

Kompania “ Alban Transport UK LTD” është themeluar në vitin 2003.

PS: Kompania "Alban Transport UK LTD" nuk ka asgje te perbashket me kompanine "Alban Travel" (shenim i autorit)



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 17 July 2008

Burgosen shqiptarët që vodhën 1140 "Play Station"

Nga Londra
Muhamed Veliu


Dy shqiptarë, të cilët në mënyrë të përsosur ekzekutuan një plan që çoi në grabitjen e 1140 lojërave elektronike të tipit "Play Station", janë dënuar me nga katër vite e gjysmë burg secili.

Partizan Zekaj, 28 vjeç, së bashku me Nard Palokën, 29 vjeç, në mënyrë mjeshtërore mundën të realizonin këtë grabitje më 15 maj të vitit 2007. Vlera e mallit të vjedhur nga një magazinë në qytetin Northampton, në veri të Anglisë, ishte 750 mijë sterlina.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, dy shqiptarët nuk i kanë pranuar akuzat. Por pamjet filmike të grabitjes, regjistruar nga kamerat e sigurisë, ishin prova e pakontestueshme që prokuroria kishte kundër tyre. Paloka, banues në zonën Walthamstou, në lindje të Londrës, ishte punësuar nga kompania "NYK Logistics", që merrej me shpërndarjen e lojërave elektronike. Ndërsa Zekaj kishte punuar më parë si punonjës magazine.

Të dy shqiptarët kanë kryer të gjitha procedurat, duke organizuar daljen nga magazina të 1140 "Play Station", të tipit PS3, prodhuar nga kompania "Sony". Një person i tretë i përfshirë në grabitje, ende i pa kapur, me një kamion katër tonësh, ka transportuar për llogari të shqiptarëve mallin e vjedhur, që nuk është gjetur kurrë nga policia.Sipas prokurorit, në këtë grabitje janë përfshirë edhe të tjerë persona, por shqiptarët janë në qendër të saj, pasi ata dinin kodet e sigurisë për hapjen e dyerve të magazinës.

Duke lexuar vendimin e dënimit, gjykatësi Charles Wide tha se dy shqiptarët luajtën rol të rëndësishëm në këtë vjedhje. "Ju të dy luajtët një rol aktiv dhe të rëndësishëm në një vjedhje të planifikuar në mënyrë profesionale, me kujdes, ku vlera e mallit arrin shumën e afro 1 milion paund. Kjo ishte një grabitje e brendshme. Ju shpërdoruat besimin. Zhdukja e mallit të vjedhur pa lënë asnjë gjurmë vërteton se sa i sofistikuar ishte plani i grabitjes", tha gjykatësi britanik.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Londër, tjetër "shuplakë" për drejtësinë shqiptare

Avokatja nga Kukësi rrëfen procesin gjyqësor ndaj Afrim Sinanit, për të cilin kërkohet ekstradimi në Shqipëri

Nga Londra
Muhamed Veliu

Për herë të parë, në gjykatën londineze të ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court" ka dhënë dëshminë e saj një avokate shqiptare, ardhur posaçërisht nga Shqipëria. Drita Veliu, avokate nga qyteti i Kukësit, ka rrëfyer me detaje të gjithë procesin gjyqësor, zhvilluar në gjykatën e këtij qyteti, në tetor 1996, ku Afrim Sinani është dënuar për vrasje. Tani Sinani, pasi është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në vitin 1997, po përballet me një tjetër proces gjyqësor, kësaj radhe në Londër. Ai kërkohet për t‘u ekstraduar në Shqipëri.

Pretendimet

Gjatë tri seancave gjyqësore, Sinani ka pretenduar se procesi gjyqësor i zhvilluar në Kukës nuk ka qenë aspak i drejtë dhe se ai ka pranuar autorësinë e vrasjes së Naim Sinanit pas dhunës fizike të ushtruar ndaj tij nga policia. Avokatët e tij në Londër kanë thirrur si dëshmitare avokaten Drita Veliu, e cila në vitin 1996 mori në mbrojtje Sinanin. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë, sipas këshillës së saj, u dënua me 18 vite burg. Avokatja Drita Veliu ishte ulur dje në sallën e gjyqit nr.3, në "City of Westminster Magistrate Court". Pasi është betuar se do të rrëfente të vërtetën, me ndihmën e një përkthyeseje, Veliu është pyetur nga avokati i Sinanit dhe përfaqësuesi i shtetit shqiptar. Që në fillim, ajo e ka cilësuar procesin gjyqësor të zhvilluar në Kukës si të padrejtë, të paragjykuar dhe se asaj nuk iu pranuan një sërë provash.

Dëshmia

"Ai proces gjyqësor u zhvillua duke ushtruar presion ndaj meje dhe Afrimit. Gjatë bisedave me gjykatësin dhe prokurorin jashtë gjyqit dukej qartë se ata donin ta mbyllnin këtë çështje me dënimin e Afrimit. Mund të them se trupi gjykues përbëhej nga tre gjyqtarë aspak të kualifikuar dhe larg standardeve profesionale", është shprehur avokatja Drita Veliu. Ajo shtoi se vendimi i gjykatës është firmosur vetëm nga një gjykatës dhe jo tre, siç e kërkon ligji në të tilla raste.
Në vijim të dëshmisë, ajo tha se nuk kishte asnjë mundësi për të sjellë në gjykatë një dëshmitare greke, e cila thoshte se në kohën kur ka ndodhur vrasja, Afrim Sinani jetonte në fshatin e saj si refugjat. Po ashtu, zonja Veliu i tha gjykatës se dëshmitarë të këtij procesi nuk u sollën të dëshmonin.
Avokatja Veliu është zënë ngushtë kur është pyetur nga përfaqësuesi i shtetit shqiptar, nëse ishte ajo që udhëzoi Afrim Sinanin të pranonte fajin për më pak vite burg. Juristja shqiptare nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes, duke detyruar gjykatësin t‘i drejtohej asaj me një ton të lartë dhe kërkuar përgjigje me "po" ose "jo".
Avokatja i tha gjykatës, se gjatë procesit gjyqësor në Kukës, vëllai viktimës i ka bërë presion. "Më ka kërcënuar se do të më vriste. Edhe fëmijëve të mi u kanë bërë presion në forma të ndryshme", është shprehur ajo. Dëshmia e saj ka ndihmuar avokatin mbrojtës të Sinanit për t‘i kërkuar gjykatësit evidentimin e shkeljes të të drejtave të njeriut gjatë gjyqit të zhvilluar në Shqipëri dhe refuzimin e kërkesës për ekstradim.
Gjykatësi do të lexojë vendimin më 24 korrik.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 11 July 2008

Londër gjykata ,24 vite burg 4 shqiptarëve të kokainës

“Toni” oficeri infiltruar nga Scotland Yard u bleu 1 kg kokainë shqiptarëve


Nga Londra
Muhamed Veliu

Katër shqiptarë që i shitën 1 kile e 250 gram kokainë një oficeri të infiltruar nga Scotland Yard, do ti duhet të vuajnë 24 vite burg në total në burgjet angleze.
Gjykata e krimeve “Snaresbrook Crown Court” dënoi dje me 9 vite burg Andi Hekurin, Bardhi Lleshin 8 vite burg, Skënder Mustafën 4 1/5 dhe Besmir Limanin 2 1/5 vite burg.Andi Hekuri 33 vjeç dhe Bardhi Lleshi 29 vjeç i pranuan akuzat që në ditën e parë të procesit gjyqësor ndërsa Skënder Mustafa 29 vjeç dhe Besmir Limani 20 vjeç do ti pranin akuzat më vonë.

Gjykatës ju tregua se shqiptarët i shitën një oficeri të infiltruar 1 kile e 250 gram kokainë me vlerë 65,000 paund. Oficeri infiltruar nga Skotland Yard i cili ju prezantua atyre me emrin e rremë “Toni” zhvilloi 6 takime me shqiptarët .

Hekuri, Lleshi dhe Mustafa u arrestuan në lokalin “Arda 2” në zonën Finsbury Park në momentin kur sapo kishin përfunduar shitjen e 1 kg kokainë me vlerë 52 mijë stërlina.Gjykata e ka patur të vështirë të zbulonte se cili ishte koka e këtij grupi kriminal paçka në dispozicion kishte incizimet e 6 takimeve mes oficerit të infiltruar dhe shqiptarëve.
Gjykatësi

Duke lexuar dënimin gjykatësi Mr Justice R.D Harrison tha se ka disa prova të mjaftushme që i përfshin ata në tregëtinë e kokainës.“Shitja e kokainës padyshim është një krim i ndëshkushëm me burg pasi keqëson shëndetin e përdorusve të saj duke i çuar drejt vdekjes madje rrit edhe nivelin e krimit. Si e tillë ndëshkimi për këtë krim është burgu. Nëse policia nuk do të infiltrohej në grupin tuaj, besoj se aktiviteti do të rritej. Operacioni juaj në shitjen e kokainës ishte i gjerë. I panifikuar mire, tejet i koordiniar mbi të gjitha i ekzekutuar tejet profesionlisht”.

Ai më tej duke ju drejtuar Andi Hekurit tha se ai nuk ishte koka e ketij grupi por një prej drejtusve të tij duke luajtur rrolin e menaxherit.
Gjykatësi ka vlerësuar pranimin e fajit që në fillim duke e dënuar atë me 9 vite burg. Për

Bardhi Lleshin gjytatësi Mr Justice R.D Harrison tha se ai ishte krahu i djathtë i Hekurit në këtë konspiracion shitje kokaine. Rrolin e tij gjykatësi e ka përshkruar si të rëndësishëm duke shtuar se Lleshi ishte përfshitë thellë në këtë tregëti pasi ishte prezent dhe aktiv kur shiten 250 gram kokainë e më pas në një tjetër rast 1 kg.

Skënder Mustafa i dënuar më parë si shpërndarës kartash prostitutash nëpër telefona u cilësua nga gjykatësi si korrieri drogës për këte grup, detyrë të cilën e ai e kreu në mënyrë të shkëlqyer dhe me sy hapur.

Besmit Limani një tjetër korrier i grupit u cilësua nga gjykatësi si i manipuluar nga më të mëdhenjtë, duke e joshur me para të dërgonte në destinacion 250 gram kokainë.Sipas gjykatësit ai u korruptua me para dhe u bë pjesë e grupit.

“Toni” kurthi arrestimit

Andi Hekuri, Bardhi Lleshi dhe Skënder Mustada do të arrestoheshin mesditën e 16 Korrikut 2007 brënda lokalit “Arda2”në rrugën Sevensisters Road në veri të Londrës.Arrestimi u krye pasi Skënder Mustafa solli 1 kg kokainë me vlerë 52 mijë stërlina.Pasi është analizuar dhe peshuar nga “Toni” oficeri infiltruar ai ka telefonuar shokun e tij që priste në makinë se gjithçka ishte OK. Ky ka qënë sinjali për policët e armatosur që prisnin nëpër makina afër lokalit “Arda 2” të cilët kanë arrestuar shqiptarët.

“Ky nuk ishte një rast i izoluar kur ata bënin pazar me “Tonin” duke mos e ditur që bisedat rregjistroheshin. Fillimisht ata i kanë shitur atij 250 gramë kokainë me vlerë 13,000 paund nga e cila rezultoi se vetëm 27% ishte e pastër.Toni i ka pyetur shqiptarët se sa kile kokainë ishin në gjëndje t'i shisnin atij për ç’do javë.“Deri në dy kile ka qënë përgjigja e Andi Hekurit sëbashku me Bardhi Lleshin” ka thënë prokuroja Tara Mcarthy gjatë gjyqit.

Nga kjo bisedë Scotland Yard ka kuptuar se kishin të bënin jo me shpërndarës të rëndomtë por me djem që shisnin drogë me shumicë. Më pas Toni ka porositur 1 kile e cila ju soll më 16 Korrik 2007. Sipas analizave vetëm 40% e saj ishte kokainë ndërsa pjesa tjetër përzierës.“Oficeri infiltruar ju prezantua fillimisht Hekuran Hekurit vëllait të Andi Hekurit nga dy anglezë të cilëve Hehurani u kishte shitur drogë më parë. Disa ditë më vonë Hekurani do të arrestohej pasi u kap me një pasaportë lituaneze e falsifikuar.

Menjëherë drejtimin e shitjes së drogës e mori Andi me të cilin Toni në prezencën e Bardh Lleshit zhvilluan disa biseda telefonike dhe takime nw lokalet “Plovdiv” ,“Arda2” dhe hotelin “Holliday Inn” ka treguar prokurorja Mcarthy duke zbardhur kështu infiltrimin e oficerit që bëri të mundër shkatërrimin e këtij grupi kriminal.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 10 July 2008

Në Angli dokumentari TVSH provë për të bllokuar ekstradimin

Afrim Sinani kërkohet të ekstradohet pasi është dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një dokumentar televiziv i nxjerrë nga arkivat e Televizionit Publik Shqiptarë, për luftën në Kosovë, është shfaqur në gjykatën lonineze të ekstradimeve, si provë për bllokimin e ekstradimit të një shqiptari larguar nga vëndi vuajtjes së dënimit, e arrestuar pas 9 vitesh në Londër.
Avokatët e Afrim Sinanit i dënuar për vrasje me 18 vite burg, përmes dokumentarit me titull “Shqiptarët” një prodhim i TVSH kanë dashur ti provojnë gjykatës se klienti tyre ishte një person fytyra e të cilit është parë nga të gjithë.
Vetë Afrim Sinani që duket në këtë dokumentar për vetëm 5 sekonda në pallatin e sportit Asllan Rusi i kthyer në kamp rrefugjatësh lufte të ardhur nga Kosova, i tha gjykatës se ai ishte filmuar rastësisht dhe se intervistuesi ishte një polic.
Me këtë Sinani sëbashku me palën mbrojtëse kanë dashur ti argumentojnë gjykatësit se ai kurrë nuk ka qënë person në kërkim, gjë që e vërteton materteriali filmik.
“Nëse unë isha person në kërkim përse nuk më arrestuan në Shqipëri kur më panë në televizor.Ato pamje janë ritransmetuar për shumë ditë?” ka thënë shqiptari që kërkohet nga drejtësia shqiptare për plotësimin e viteve të mbetura të dënimit, pasi është gjetur fajtor për një vrasje ndodhur në vitin 1996 në një fshat të Kukësit.

Dëshmia

Seanca gjyqësore ka vazhdur me dhënjen dëshmi nga Afrim Sinani.
Kjo ishte hera e tretë në këtë proces që ai ipte dëshmi ku në ndryshim me atë të fundit dhënë vitin e shkuar shumë gjëra kishin ndryshuar.
Afrim Sinani ësxhtë pyetur nga avokati nëse ai në procesin gjyqësor në Shqipëri ishte ndjerë që të ishte në një sallë gjyqi apo gjetkë.
“Nga të rrahurat në polici gjëndja ime mendore nuk ishte shumë e stabilizuar. Prokuorët shqiptarë që ishin po ata të kohës së komunizmit i mblidhnit dëshmitë duke më rrahur. Tani kanë kaluar 12 vite nga ai proces gjyqësor. Nuk e mbaj mënd mirë nëse kam qënë prezen në sallën e gjyqit apo jo. Atë që mbaj mënd është se nuk kam patur ballafaqim me dëshmitarët.
Di që me atë është marrë avokatja ime Drita Veliu” ka deklaruar Afrim Sinani i cili në dëshminë e mëparshme deklaroi se kurrë nuk ka qënë prezent në sallën e gjyqit në Kukës dhe se është rrahur deri sa nënshkrkoi fajësinë duke pranuar autorësinë e vrasjes dhe se vendimi gjykatës ju dorëzua në qeli.
Dëshmija e shqiptarit rregjistruar në Angli me emrin Afrim Pulaj, si shtetas Kosovar nga Prizreni, ka vazhduar duke treguar se si ai për tre muaj u rrah në mënyrë sistematike për të pranuar krimin. Sipas tij ai gjatë tre muaj në komisariatin e Kukësit ishte pa avokat. Kjo bëri që ai traumatizohej.
Avokati Sinanit edhe njëherë ka tentuar të hedhë dritë për “lirimin” nga burgu Bëncës siç pretendon klienti i tij.
Rreth kësaj ngjarje Afrim Sinani i ka treguar gjykatës se ai në vitin 1997 nuk është arratisur nga vëndi vuajtjes së dënimit por u la i lirë nga autoritet e burgut pasi ishte shpallur një amisti.
“Na u tha se po liheshim në lire, kjo për një pajtim kombëtar. Një burrë me kollare mbante në dorë të firmosura shkresa zyrtare të lëshuara nga qeveria për lirimin tonë” tha ai, duke shtuar që nga ai moment deri në ditën arrestimit në Londër e ka konsideruar veten njeri të lirë.

Familja

Në fund të dëshmisë Afrim Sinani ka treguar se ka 4 fëmijë të cilët do të mbetën pa asnjë përkrahje nëse ai ekstradohet. “Nëse unë e dija që isha person në kërkim kurrë nuk do të kisha një familje me katër fëmi. Nëse unë ekstradohem jeta e tyre do të vështirësohet jashtë mase.
Ata kurrë nuk janë mësuar që unë të largohem. Madje vajza e madhe është traumatizuar kur më prangosën policët në shtëpinë time” do të pohonte Sinani.
Shqiptari pamvarësisht se ishte peson në kërkim me kartelë të kuqe në Interpol me mbishkrimin “Wanted” kishte mundur të merrte nështetësinë britanike, pasi oficerët e emigracionit nuk mundën ta indetifkonin atë si person në kërkim nga shteti shqiptarë.
Po të njëjtën gjë ka dëshmuar edhe bashkëshortja zonja Mira Kulaj duke treguar se sa veshtirëm do të jetë jeta e saj pa të shoqin nëse ai ekstradohet. Ajo ka rrëfyer ngadalë se kur ishte në Kosovë gjatë luftës, nga bombardimet serbe është djegur në trup plagë të cilat ju kuruan në një spital tëTiranës.
Seanca gjyqësore ka vazhduar me leximin e 8 dëshmive të personave të ndryshëm ku ajo më e rëndësishmja e një shtetase greke e cila dëshmon se në kohën ku ka ndodhur vrasja për të cilën akuzohet Afrim Sinani ai ka qënë në shtëpinë e saj si emigrant.
Avokati që përfaqëson palën shqiptare në këtë proces sëbashku me atë të Afrim Sinanit kanë argumentuar përse duhet apo nuk duhet të ekstradohet ai Shqipëri.
Kjo seancë ka qënë fundi një procesi maratonë. Gjykatësi do të japë vendimin gjatë muajt në vazhdim.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 6 July 2008

Kthehej nga Anglia, kapet ne Rinas vrasesi Loci

Gazeta Shqiptare

Kapet në Rinas i shumëkërkuari Asllan Loçi për një vrasje të kryer në vitin 1993 në Tiranë. Sipas burimeve nga policia kriminale 35-vjeçari po kthehej nga Anglia dhe në kufi kishte përdorur një pasaportë me emër të rremë.

Menjëherë efektivët e policies kanë verifikuar portretin e të riut në listën e të shumëkërkuarve ndërsa e kanë vënë atë menjëherë në pranga.

Asllan Loçi do të dalë para drejtësisë për krimin e kryer 15 vite më parë. Nuk ka pasur asnjë dijeni se ishte ende në kërkim nga policia shqiptare ndaj e ka konsideruar të lehtë ardhjen e tij në Shqipëri.

Por është përballur menjëherë me uniformat blu të Rinasit të cilët sapo kanë bërë verifikimet e nevojshme kanë prangosur Loçin.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Ali Recica tenton "Cage Fight", duelin e të luftuarit në kafaz

Nga Reading
Muhamed Veliu

Ali Recica është shqiptari që kërkon të bëjë emër në sportin e vështirë të "Cage Fight", të luftuarit në kafaz. Mbrëmjen e 3 korrikut ai është futur në kafaz, në duelin e parë të tij në këtë sport tejet agresiv. Recica, 24 vjeç, ka pasur përballë britanikun Irving Daniels, i cili kishte tre fitore dhe 1 humbje. Shqiptari Recica, djalosh me pamje muskuloze, ka hyrë në kafaz tejet konfident pas një stërvitjeje të gjatë. "Cage Fight", i cili ka pesë raunde nga pesë minuta, kërkon një përgatitje të lartë fizike, por mbi të gjitha taktike.

Në fillim të raundit të parë Recica kërkonte të bënte protagonistin, ndërsa Daniels, disa herë më i vogël në trup se shqiptari, gjuante rrallë duke studiuar strategjinë e Recicës. Një rënie në tapet nga Daniels si pasojë e moseksperiencës nuk është shfrytëzuar nga Recica për ta mbajtur në një pozicion ku ai mund ta grushtonte mbi kokë, duke çuar në mënyrë direkte shqiptarin drejt fitimit të duelit.

Daniels ka gjetur forcat për t‘u rikthyer në dyluftim me ashpërsi. Minutat e fundit të raundit të parë kanë qenë të qeta për të dy kundërshtarët. Te Recica janë dalluar shenja lodhjeje. Përsëri në fillim të raundit të dytë Recica është hedhur në sulm: një goditje e kundërshtarit i ka shkaktuar hemorragji gjaku të lehtë nga hunda. Por, Ali Recia nuk është ndalur, duke tentuar me çdo kusht të rrëzonte në tapet britanikun. Eksperienca, e ndërthurur me një teknikë të admirueshme, ka bërë që Daniels të krijojë një epërsi ndaj Recicës, që sa vinte e tregonte shenja lodhjeje. Disa goditje të menjëhershme në mesin e raundit të dytë kanë detyruar arbitrin t‘i japë fund dyluftimit, duke shpallur Irvine Daniels fitues. "Nuk e di ku gabova. Ende s‘e besoj që humba", deklaroi për "The Albanian" pas duelit Ali Recica.

Pavarësisht nga kjo humbje, ai pohoi se nuk është aspak i dekurajuar. Pas disa javëve pushim, Recicës i duhet t‘i përvishet punës për një stërvitje të gjatë për dyluftimin e radhës. Gjatë të gjithë duelit ai është mbështetur nga shqiptarë të shumtë që jetojnë në zonën e Riding, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur.

Ndërkohë, Nehat Recica, babai Aliut, pohon se ai kurrë nuk ka dashur që i biri të merret me këtë sport. "Është dëshira e tij. Jam munduar disa herë ta ndaloj, por nuk më ka dëgjuar", thotë ai, pasi për herë të parë ka parë të birin duke dyluftuar. Në krah të Ali Recicës ishin edhe disa polakë, që gjatë ndeshjes e mbështesnin. Që në moshën 10-vjeçare ai ka jetuar në Poloni, kur i ati vendosi të largohet nga Kosova. Recica kurrë nuk e ka mohuar origjinën: kur hyri në kafaz për dyluftimin e organizuar nga "Freestyle Fighting Federation", ai është prezantuar si një sportist që do të ndeshej për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 5 July 2008

Angli, pasaportat burgosin dy shqiptare të trafikuara

Të shfrytëzuarat për prostitucion kishin dokumente false

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dy vajza shqiptare, të detyruara të punonin si prostituta, janë dënuar me nga 12 muaj burg secila, pasi ishin trafikuar në Angli ilegalisht përmes pasaportave të falsifikuara. A. Sh., 23 vjeçe, ka pranuar dy akuzat për posedim të një pasaporte të falsifikuar, të cilën ka tentuar ta përdorë dhe për hyrje në Angli përmes mashtrimit, duke fituar leje qëndrimi. Po të njëjtat akuza kanë rënduar për E. H., 23 vjeçe. Sipas prokurorisë, në akuzën e dytë ajo kishte konsumuar krimin e kërkesës së azilit si shtetase kosovare, pasi kishte hyrë në Angli me pasaportë të falsifikuar. Të dyja shqiptaret ishin trafikuar nga dy persona të ndryshëm për t‘u shfrytëzuar si prostituta. Ndërkohë, tani, pas një shfrytëzimi të gjatë, atyre do t‘u duhet të përballen edhe me burgun, pasi ishin pajisur nga tutorët e tyre me pasaporta false, në mënyrë që të mos kapeshin nga policia. "Hyrja në vendin tonë me pasaporta të falsifikuara është një krim i dënueshëm. Si pasojë e përdorimit të këtyre dokumenteve, ju keni qëndruar në këtë vend për disa vjet. Ndëshkimi i këtij krimi është burgu. Ju dënoj me nga 12 muaj burg secilën. Në fund të dënimit urdhëroj dëbimin tuaj në Shqipëri", ka thënë gjykatësi Dobkin, gjatë leximit të masës së dënimin në gjykatën e krimeve "Leeds Crown Court".

Arrestimi

Prokurori David Hurlstone i tha gjykatës se më 24 prill 2008 policia lokale ekzekutoi një mandat kontrolli në një shtëpi publike në zonën Beeston. Në momentin e kontrollit u gjetën tre vajza shqiptare. Njëra prej tyre ishte A. Sh., e cila paraqiti një pasaportë greke, por asnjë lloj tjetër dokumenti me emrin e saj. Pasi policia ka konkluduar se pasaporta ishte e falsifikuar, e ka arrestuar atë. Gjatë marrjes në pyetje në polici, shqiptarja ka treguar se ajo ishte trafikuar me anë të kësaj pasaporte nga Greqia dhe se kishte katër javë që ishte sjellë në atë shtëpi publike. Po në të njëjtën datë, policia e zonës Yorkshire ka ndërmarrë një tjetër kontroll në një shtëpi publike në zonën Wycliffe Crescent Leeds. E. H. ka hapur derën dhe është prezantuar si shtetase lituaneze. Ajo tha se kishte gjashtë vjet që kishte ardhur në Angli. Gjatë kontrollit, policia gjeti pasaportën, bashkë me një patentë lituaneze, po ashtu edhe një dosje me dokumente në një emër tjetër. Vajza e re ka pranuar se përdorte pasaportën lituaneze për të qëndruar në Angli, ndërkohë që kishte aplikuar për azil si shtetase kosovare.

Skllave seksi që 16 vjeçe

Në fytyrën e E. H. dalloje shqetësim, ankth dhe frikë teksa gjykatësi Dobkin lexonte masën e dënimit. Ky dënim ishte vuajtja e radhës për këtë vajzë, e cila u trafikua në Angli që kur ishte 16 vjeçe. Për 7 vjet me radhë, deri në momentin e arrestimit, ajo nuk njihte asgjë tjetër përveç plotësimit të dëshirave seksuale të meshkujve që paguanin për trupin e saj. Historia e vajzës së re është e njëjtë me ato të mijëra vajzave të trafikuara. Premtimi i jetës më të mirë nga i dashuri e me të mbërritur në Angli përballja me një realitet ku ajo do të hiqte të zitë e ullirit, prostitucioni. Për një moment ajo do të fitonte lirinë, pasi i dashuri, tashmë i kthyer në tutor, do të futej në burg për një tjetër krim. Ajo nuk do ta jetonte lirinë për shumë kohë. Shokë të ish-tutorit të burgosur do ta rikthenin atë në shtëpitë publike në Leeds. Sipas avokatit të saj mbrojtës, ajo nuk kishte guximin të shkonte në polici të raportonte kalvarin e vuajtjeve si prostitutë kundra dëshirës së saj, pasi kishte frikë se mos i ndodhte diçka në familje. Avokati ka sqaruar se shqiptarja ishte detyruar nga tutori i saj të kërkonte azil si shtetase kosovare, në mënyrë që të mos kishte problem me qëndrimin në Angli. Pas shtatë vitesh vuajte, ajo në përfundim të dënimit do të dëbohet për në Shqipëri, ku shpesh në të tilla raste, kur familja merr vesh se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre, u mbyll derën duke i braktisur.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 3 July 2008

Tre italianë, libër Shkodrës dje dhe sot

Nga Londra
Muhamed Veliu

U promovua në Londër një libër që i kushtohet Shkodrës së djeshme dhe të sotme me titull "Konsullata e Italisë në Shkodër". Libri është shkruar nga dy autore italiane, të cilat jetuan për një kohë të gjatë në këtë qytet verior të Shqipërisë. Ato janë Françeska Leo dhe Laura Davido. Ndërkohë, frymëzuesi, shtytësi dhe mbështetësi i kërkimeve të tyre ishte ish-konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando, tani diplomat në ambasadën italiane në Londër. Autoret kanë zhvilluar një punë kërkimore dyvjeçare, duke hulumtuar arkivat shqiptarë dhe ato italianë për të gjetur fotografi të kohës së paraluftës për të krahasuar arkitekturën e Shkodrës së djeshme me atë të sotme. Po ashtu është shfrytëzuar arkivi privat i historianit Artan Lame ku ato kanë gjetur disa foto të rralla nga Shkodra. Libri trajton në mënyrë të detajuar historinë e konsullatës italiane në Shkodër si ka qenë dhe si është sot pasi është rikonstruktuar, duke ruajtur arkitekturën e saj italiane njësoj siç ishte ndërtuar në vitin 1861. Duke krahasuar fotot e kësaj konsullate në ato vite, me atë të sotme, e po ashtu, duke bërë krahasimin e shumë fotove të tjera nga qyteti, Françeska Leo dhe Laura Davido në mënyrë perfekte demonstrojnë se si ky qytet djep i kulturës shqiptare, krahas rrënimit ekonomik në këta 17 vjet, po përjeton një tjetër rrënim akoma më të rëndë: atë të humbjes së vlerave kulturore në veçanti atyre arkitektonike.

Promovimi Libri

"Konsullata e Italisë në Shkodër" është promovuar në ambientet e librarisë "Italian Book Shop" në qendër të Londrës. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Italisë në Londër, Xhankarlo Aragona, u shpreh se Shkodra është një qytet me rëndësi për historinë e Shqipërisë. "Roberto Orlando është një nga diplomatët tanë që ka kontribuar shumë për Shqipërinë. Rihapja e konsullatës italiane në Shkodër, e në veçanti rikonstruksioni i saj duke mos ndryshuar asgjë nga arkitektura e dikurshme është pa dyshim për t‘u vlerësuar. Roberto punoi në Shqipëri në kohë të vështira që ky vend po kalonte. Ishim me fat që kishim një diplomat të tillë atje. Ky libër vlen për t‘u përgëzuar dhe mbart vlera për të dy vendet tona", është shprehur ai. Vetë organizatori i ceremonisë së promovimit të këtij libri, Roberto Orlando, e nisi fjalën përshëndetëse duke thënë se historia e konsullatës së Shkodrës është një histori që na përket të gjithëve. "Pas dy viteve atje, Shkodra për mua është një qytet krejt ndryshe në Shqipëri. Është qytet i paradokseve; një qytet i vjetër që nuk duhet harruar se u persekutua rëndë nga ish-regjimi komunist. Ky libër vjen pas një pune të gjatë të këtyre dy vajzave të mrekullueshme që u morën me kërkimin e fotove në arkiv e nuk lanë cep të Shkodrës pa shkelur, duke i gjetur ato derisa nxorën një libër", tha Orlando. Më pas, për më shumë se 20 minuta, dy autoret përmes një videoprojektori kanë paraqitur foto të vjetra të Shkodrës, duke i krahasuar ato me ndërtimet e sotme. Njërin prej këtyre ndërtimeve në mes të qytetit e kanë cilësuar si një ndërtim rus, pa asnjë lloj përshtatjeje me arkitekturën e vjetër që ka trashëguar Shkodra. Krahas problemeve me arkitekturën, autoret në libër flasin edhe për problemet politike, fetare, sociale përfshi kanunin me të cilat ky qyet bashkëjeton dita-ditës.

Autorët

Roberto Orlando tregon se ideja për të përmbledhur historinë e konsullatës italiane në një libër ishte i dy studenteve italiane, Françeska Leo dhe Laura Davido, të cilat shkuan në zyrën e tij duke i treguar se kishin ardhur nga Italia për të studiuar arkitekturën italiane të trashëguar nga ky qytet. Studimi që po ndërmerrnin ishte pjesë e dezertacionit për universitetin ku studionin. Ai me kënaqësi ofroi mbështetjen duke u bërë pjesë e librit. Orlando flet me respekt për Shqipërinë. Madje, gjatë prezantimit të librit me humor do të lëshonte batutën "Shqiptarët janë më dinakë se napoletanët". Megjithatë, ai ka shprehur respekt për vendin tonë, duke u treguar të pranishmëve se nëse shkoni në Shqipëri mos rrini pa provuar rakinë që prodhojnë shqiptarët. "Kam nostalgji për Shkodrën. Më ka marrë malli për miqtë e mi, rrugët, rrëmujën, jetën që bëjnë shqiptarët e pa dyshim edhe për rakinë", tha diplomati italian. Ndërsa Françeska Leo tha se ka vizituar shumë qytete të Shqipërisë, por Shkodra është ndryshe. Ka një histori të pasur me kulturë të veçantë. Për atë, të qëndruarit për dy vjet në Shqipëri ishte një eksperiencë e rëndësishme. Leo tha se në përfundim të diplomës nga 110 pikë të mundshme mori 106 ku një rol të rëndësishëm pati studimi i historisë arkitekturore të Shkodrës.

Indiferentizmi shqiptar

Megjithëse Roberto Orlando kishte ftuar disa shqiptarë për të marrë pjesë në promovimin e librit, askush nuk kishte marrë mundimin të vinte përveç dy gazetarëve: autorit të këtij shkrimi dhe koleges Ilva Tare. Indiferentizmi ndaj këtij evenimenti ku promovohej kultura e një qyteti për të cilin autorëve të librit u dhimbsej më shumë se vetë shqiptarëve tregoi edhe njëherë tjetër se si pa dashje shqiptarët po bëhen armiq të vlerave të tyre kombëtare. E ndërkohë, kur harxhohen mijëra euro për spote televizive ku u thuhet të huajve "Hajde në Shqipëri se Shqipëria është e juaja, ta zbuloni", në një promovim libri ku u fol gjatë e gjerë për Shqipërinë, traditën e kulturën, askush nuk e prishi terezinë të ishte pjesë e kësaj ceremonie. Kur bota paguan marramendshëm për veprimtari të tilla, shqiptarët refuzojnë të marrin pjesë edhe në ato raste kur të tjerët siç ishte rasti i Roberto Orlandos promovojnë Shqipërinë falas.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 1 July 2008

Shqiptari tentoi vrasjen e rivalit anglez në dashuri

Gjykata angleze burg palimit Zamir Veselit. U kosniderua kërcënim për publikun.


Nga Londra
Muhamed Veliu


Xhelozia e krijuar nga ish i dashuri anglezes që bashkëjetonte, ka çuar një shqiptar drejt goditjes ndaj tij me thikë, krim për të cilin është denuar palimit afat burgimi.
Zamir Veseli përdori dhunë maksimale ndaj anglezit duke e goditur atë me thikë direkt në zemër, vetëm e vetëm për ta eleminuar fizikisht pasi ai i dërgonte SMS të dashurës.
Gjykata vendosi që ai të qëndroi në burg palimit pasi përbën rrezik për publikun.
Atij do ti duhet të kryejë 8 vite purg pastaj do ti ipet e drejta e daljes përpara një komisioni që do të vlerësojë nese ai vazhdon të përbëje rrezik për publikun apo jo.
Nëse vendimi komisionit do të jetë negative atherë atij do ti duhet të vazhdojë se qëndruari në burgjet e sigurisë së lartë përsëri.
Veseli 27 vjeç kishte dhjetë vjet që jetonte në Angli. Ai nuk pranoi ti nënshtrohej një kontrolli psikiatrik mjekësor për gjendjen shëndetësore. Në të tilla kushte pa një raport të hollësishëm gjykatësi e dënoi me bug palimit.
Xhelozia shqiptarit ka nisur kur ai është lidhur me një vajzë e cila kishte më parë të dashur Matthew Stables. Zamir Veseli ka thënë në gjykatë se kjo ishte një lidhje thjesht për sex asgjë më shumë.
Nuk ka patur të njëjtin mendim gjykatësi James O'Mahony që deklaroi se shqiptari ishte xheloz, priti momentin për ta goditur viktimën 29 vjeçar, në portin e Doverit pasi ndjente një urrejtje për të.
Gjatë procesit në gjykatën e krimeve “Canterbury Crown Court” në jug të Anglisë u mësua se viktima kishte patur lidhje dashurore me vajzën e quajtur Geraldine Agovi për katër vjet. Lidhja mes tyre do të përfundonte Qershorin e shkuar kur ajo do të lidhej me shqiptarin Veseli. Pamvarsisht se ajo ishte në lidhje me shqiptarin i dërgonte SMS me nostalgji ish të dashurit.
Në një rast Matthew Stables i ka teguar Veselit një prej këtyre SMS-ve duke e irritur shqiptarin në maksimum. Ai i është përgjigjur anglezit me kërcënim duke i thënë se do ta vriste sëbashku me nënën dhe fëmitë.
Ky kërcënim është neglizhuar nga anglezi. Por më 31 Qershor 2007 Zamir Veseli fillimisht i ka zënë pritë “rivalit” në dashuri duke e goditur me grusht dhe më pas goditur me thikë në zemër. Viktima për pak sa nuk ka vdekur. Ai është shpëtuar pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital londinez ku ju shpëtua jeta.
Gjatë procesit gjyqësor që zgjati një javë,Veseli ka mohuar akuzat e të plagosurit me qëllim. Juria do ta gjente atë jo fajtor për tentativë vrasje.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Ipswich, burgoset shpërndarsi shqiptarë i drogës

Jackson Shabanit momentin e arrestimit ju kapën 57 gram heroin dhe 130 gram kokainë


Nga Londra
Muhamed Veliu


Një shqiptarë që shiste drogë në lokalet e natës të qytetit Ipswich është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg.
Jackson Shabani (emri deklaruar në polici) në momentin e arrestimit ju gjetën 57 gram heroin dhe 130 gram kokainë të ndara në porcione një gramëshme gati për shitje me vlerë 4 mijë stërlina.
Ai do të arrestohej pas një operacioni ku policia infiltroi një oficer të sajin duke pozuar si i groaguar dhe kërkonte të blente drogë.
Shabani 20 vjeç, më 27 Janar 2008 do të prangosej sëbashku me sasinë e drogës.
Një sasi tjeter droge u gjet në shtëpinë e ku banonte. Shabani gjatë marrjes në pyetje në polici pretendoi se në ai kishte ardhur nga Londra në Ipswich për tu fshehur pasi dy miq që ai kishte ishin vrarë dhe jo për të shitur drogë.
Policia rajonale pas dënimit të shqiptarit ka deklaruar përmes një deklarate për mediat se rasti 20 vjeçarit është njëri prej atyre rasteve kur shpërndarës droge nga Londra shkojnë në zonën Suffolk për të shitur droga të klasit A pasi mendojnë se kjo zonë është e kollajshme për të zhvilluar tregëtinë e shitjes së narotikëve.
Oficerja e policiasë DS Tracey Cracknell e cila hetoi çështjen e Jackson Shabanit tha se ai kishte ardhur nga Londra në Ipswich vetëm për një qëllim. Të shiste drogë.

Infiltrimi

Në Janar të 2008 Scotland Yard do të arrestonte katër shqiptarë. Ata ishin dora e pare e shitjes kokainës me kile në Veri të Londrës. Një agjent i infiltruar hyn në pazar me ta duke blerë fillimisht 120 gram dhe bërë një porosi për 1 kg në javët në vazhdim. Momentin që shqiptarët Bardhi Lleshi, Skënder Mustafa, Andi Hekuri dhe Besmir Limaj shkuan të dorzonin kilen e kokainës në lokalin bullgar “Arda 2” në veri të Londrës, do të prangoseshin. Të katër që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për konspiracion në shitjen e drogës kategoria A. Gjykatësi R.D. Harris do të lexojë masën e dënimit për ta gjatë muajt Korrik.

Vrasja

Si pasojë e mospagesës së parave për një sasi prej 25 kg kanabis mes dy grupeve shqiptare nga Elbasani dhe Tirana në 14 Janar 2002 ata do të përlesheshin me armë.
I vdekur përjashta pabit “FOX” në lagjen Palmers Green do të mbetej Edmon Çullhai i cili kishte shkuar për të sqaruar çështjen mes dy grupeve. Hakmarrja e grupit tiranas, kishte vënë në shënjestër Izet Fejzullahun i burgosur nëntorin 2005 për trafik prostitucioni me 14 vite burg dhe Ilir Krasniqin. Për këtë vrasje drejtësia shqiptare do të dënonte Ermal Sinanin dhe Florian Metallën ish eksponetë të njohur të krimit shqiptarë në zonën Hounslow.

Arrestimet

Krahas suksesit të kontrollit të prostitucionit në Londër si dhe qytete të tjera angleze përfshi Skocinë dhe Uellsin,trafiku drogës ka qënë një dëshirë e madhe për tu përfshirë nga Shqiptarët të cilët e kanë patur të vështirë të tregojnë muskujt e tyre në këtë biznez përballë, kurdëve që kotrollojnë Heroinën dhe britanikëve e kolumbianëve bosë të Kokainës.
Kjo vërtetohet më së miri nga një operacioni disa muaj më parë, i katër forcave policore angleze, që pas një survejimi tre vjeçar arrestuan 8 shqiptarë që kishin ngritur dy laboratorë përzierje të kokainës në qytetin e Oksfordit.
Disa vite më parë po këtë qytet do të arrestohej një shqiptarë nga Burreli që njihej me pseudonimin “Buja”.
Ai u prangos momentin e marrjes në postë të një pakoje të dërguar nga Belgjika ku kishte 6 kile heroinë. Ai do të dënohej dhjetë vjet burg.
Leonard Metani i kërkuar nga drejtësia Italiane për shfrytëzim prostitucioni fshihej në Londër është një tjetër shqiptarë që do të dënohej për tregti droge. Momentin e arrestimit në shtëpi ju gjët gjashtë kile heroinë e presuar gati për tu shitur.
Shqiptari nga Lushnja një dhomë të shtëpisë e kishte shndërruar në laborator droge.
Nga analizat rezultoi se vetëm 16 përqind e 6 kg drogë të sekuestruar ishte heroinë e pastër. Pjesa tjetër përzierës. Metani u dënua me 6 vite burg pasi pranoi akuzat.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats