Wednesday, 30 April 2008

Angli: Akuza për trafikim të qenieve njerëzore Shqiperise

Segmente të zbatimit të ligjit në Shqipëri janë akuzuar se janë të përfshira në mënyrë aktive në trafikimin e grave që përfundojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga BBC ne Shqip

Në dëshmitë para Komisionit parlamentar të Punëve të Brendshme, dy përfaqesuese të organizatës joqeveritare Poppy Project thanë se Shqipëria zë një nga vendet e para nga ku trafikohen gratë për prostitucion në Mbretërinë e Bashkuar. Ato po u përgjigjeshin pyetjeve të deputetëve në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore dhe bashkëpunimin e organizatave qeveritare dhe agjencive të tjera në luftën kundër tij. Sipas kësaj organizate, Shqipëria radhitet mes vendeve ku nuk luftohet trafikimi i grave për prostitucion në Britaninë e Madhe. Përmenden edhe Kina, Uganda, Tailanda dhe Nigeria. E pyetur për bashkëpunimin me autoritetet nga vendet nga buron trafikimi i grave dhe sa të gatshme janë ato për të bashkëpunuar në parandalimin e trafikimit, Anna Johannson përmendi Shqipërinë dhe Nigerinë si një nga vendet ku nuk pranohet se ka trafikim të grave, dhe nuk bëhet shumë për ta parandaluar: "Unë mendoj që Shqipëria është një shembull shumë i mirë ku ne e dimë që ekziston një nivel i lartë korrupsioni, nga ajo që na thonë gratë, pasi kështu na vjen informacioni në këtë fazë, se ose segmente ligjore janë të përfishira aktivisht në trafikimin e tyre, ose ata e aprovojnë atë, ose marrin të holla për një gjë të tillë. Prandaj, mendoj që ky është një vend që duhet përmendur, por një gjë e tillë është vërtetë edhe për vendet e tjera. Për shembull, Nigeria ku, siç na tregojnë gratë, ka agjentë që i ndihmojnë gratë, të cilët janë në marrëdhënie shumë të mira me Komisionin e Lartë... Njohin punonjësit atje dhe janë në gjendje që të lehtësojnë këtë proces. Gratë i përshkruajnë ata si "personi që më ndihmoi të vij në këtë vend, agjenti që më siguroi vizën, trafikanti që më plotësoi dokumentet", të cilët duket se dinë shumë mirë sesi të merren me dokumentet, nëse jo plotësisht të rregullta nga ana ligjore, në rregull aq sa për të kaluar kontrollin e pasaportave në Britaninë e Madhe," - tha përfaqësuesja e organizatës Poppy Project. Ky organizëm është krijuar në vitin 2003 dhe financohet nga Zyra per Reformën në Kodin Penal për t'u ofruar strehim grave që janë trafikuar për prostitucion dhe bën fushatë për sensibilizimin e opinionit në lidhje me trafikun dhe parandalimin e prositucionit. Korrespondenti i BBC-së në Tiranë thotë se autoritetet shqiptare këto pretendime i kanë pritur me habi, por deri tani nuk kanë bërë komente zyrtare.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 29 April 2008

Skandali i Home Office, i kërkuari shqiptar, me pasaportë britanike

30-vjeçari Arsim Murtati pretendon të jetë shtetas nga Kosova me emrin Arsim Murtaku

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në gjykatën londineze të ekstradimeve "City of Westmisnter Magistrate Court" është zbuluar skandali i radhës ku është përfshirë Ministria e Brendshme britanike "Home Office". Një tjetër shqiptar i dënuar në mungesë me 11 vite burg, nga Gjykata e Kukësit për disa grabitje me armë, pavarësisht se ishte person në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe Interpoli, shteti anglez e ka pajisur me një pasaportë britanike.Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar nga Kukësi, Arsim Murtati, 30 vjeç, i cili pasi ka ardhur në Angli ka fituar azilin politik. Disa vite më vonë, ai i është gëzuar të qenurit shtetas britanik por me një ndryshim të vogël në mbiemrin e tij. Nga Arsim Murtati ai është regjistruar si Arsim Murtaku.

Zbulimi

Ndërrimi i mbiemrit, si dhe gëzimi nga fitimi i nënshtetësisë britanike nuk kanë zgjatur shumë për t‘ia zgjatur atij pafundësisht mësimin e identitetit të vërtetë. Në gusht 2007, Arsim Murtati që banon në qytetin Northampton në dy raste u kishte dërguar para në Shqipëri vëllezërve të tij. Informacioni i dërgimit të parave nga "Arsim Murtaku" vëllezërve me mbiemër Murtati, nuk dihet ende si ka rënë në dorë të agjentëve të Interpol Tiranës. Tejet vigjilent përballë këtij informacioni ata menjëherë kanë dyshuar se dërguesi i parave Arsim Murtaku mund të jetë "gjahu" i tyre i radhës, i kërkuari Arsim Murtati. Menjëherë ata u kanë dërguar kolegëve të tyre në "Scotland Yard" një e-mail me të dhënat e personit që nga Anglia kishte kryer dërgesën e parave.Dy agjentë të skuadrës së ekstradimeve, së bashku me dy policë lokalë nga zona Northampton ka vizituar shtëpinë e shqiptarit "Wanted". Ai ka hapur derën dhe është marrë në pyetje nga policët. Shqiptari ka mohuar të jetë Arsim Murtati që ata kërkonin. Vajza e shqiptarit ka sjellë një pasaportë britanike me emrin Arsim Murtaku. Megjithatë, kjo nuk ka qenë bindëse për agjentët e skuadrës së ekstradimeve, të cilët e kanë arrestuar atë për llogari të shtetit shqiptar.


Procesi

Arsim Murtati ka qëndruar për rreth pesë muaj në burg, duke ndjekur procedurat e ekstradimit. Njerëzit e tij të familjes kanë mundur të sigurojnë 5 mijë sterlina si garanci pasurore, e cila e ka lënë atë të gjykohet i lirë me kusht firmosjen çdo ditë në stacionin e policisë. Së bashku me avokatin e tij mbrojtës, në seancën e fundit gjyqësore, Murtati për të provuar se ai nuk është shtetasi shqiptar që kërkon Interpol Tirana ka paraqitur tre dokumente që vërtetojnë se ai është Arsim Murtaku. Dokumenti i parë është i paraqitur gjykatës ishte një certifikatë kosovare lëshuar nga Komuna Prizren në vitin 2000, po ashtu është paraqitur në gjykatë një certifikatë e lëshuar më 5 dhjetor 2007 po nga Komuna Prizren. Kjo certifikatë mbante stemën blu të UN. Një certifikatë shkolle tetëvjeçare ka qenë dokumenti i tretë me të cilin pala mbrojtëse ka dashur t‘i mbushë mendjen gjykatës se kanë ndaluar një person të gabuar. Megjithatë, Interpol Tirana duket se ka një tjetër provë rezervë për të vërtetuar se ai është Arsim Murtati. Nga korrespondenca mes Tiranës dhe Londrës për këtë çështje ekstradimi mësohet se pala shqiptare është e gatshme të kryejë analizat e ADS-së së prindërve të Murtatit, duke i krahasuar ato me të Arsim Murtatit. Një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Dëshmia

Gjatë dhënies së dëshmisë, ai ka thënë se është baba i tre fëmijëve. Bashkëshortja është e sëmurë me depresion dhe nëse ai ekstradohet kjo do të shkatërrohet si familje. "Dua t‘i shikoj fëmijët e mi të barabartë si fëmijët e tjerë. Të ushqyer e të veshur si të gjithë ata. Nëse ekstradohem, ata do të mbesin rrugëve", ka thënë Murtati përmes një përkthyesi. "Paratë ua dërgova këryre dy personave në shenjë falënderimi për mbajtjen e familjes time, në shtëpinë e tyre gjatë luftës në Kosovë", është justifikuar ai pasi u pyet në gjykatë pse kishte dërguar ato para në adresën e dy vëllezërve Murtati nga fshati Shtiqën i Kukësit. Seanca e radhës e procesit të ekstradimit do të zhvillohet gjatë muajit maj. Është hera e dytë që gjatë një procesi ekstradimi zbulohet se qeveria angleze ka pajisur me shtetësi britanike një shumë të kërkuar shqiptar.Disa muaj më parë u zbulua se Afrim Sinani, i arratisur nga Burgu i Bënçës, ku vuante një dënimin prej 18 vitesh burg për vrasje, ishte pajisur me pasaportë britanike.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 23 April 2008

Zyrtare, Dino Kristodolou është pedofil

Zyrtare, Dino Kristodolou është pedofil

Ngrihen akuza në Londër për shpërndarje fotosh të fëmijëve, duke u abuzuar

Nga Londra
Muhamed Veliu

Tashmë nuk ka as më të voglin dyshim se njëri nga tre britanikët e akuzuar për abuzime me fëmijë jetimë në Tiranë, është pedofil. Policia britanike ka zbuluar një sërë provash që përfshinë Dino Kristodoloun në një rrjet ndërkombëtar pedofilie. Pas një hetimi disamujor, të një rrjeti të gjerë pedofilie është zbuluar se Kristodolou në mënyrë sistematike ka shpërndarë te pedofilë të tjerë imazhe fëmijësh duke u abuzuar. Nuk dihet edhe nëse këto imazhe janë të fëmijëve shqiptarë, të abuzuar nga britanikët apo fëmijëve të tjerë.
Hetuesit e kësaj çështjeje janë të rezervuar në dhënien e detajeve nga hetimi. Por "Shqip" ka mësuar se greko-britaniku 44-vjeçar ka dalë përpara gjykatës "Snaresbrook Crown court" në Londër, i akuzuar për shpërndarje të fotove të fëmijëve, duke u abuzuar seksualisht. Gjatë kësaj seance, gjyqësore, ai nuk i ka pranuar akuzat. Të premten, 25 prill 2008, ai do të paraqitet përsëri përpara gjykatës ku do të vendoset data e fillimit të procesit gjyqësor.
Ngritja e këtyre akuzave nga prokuroria britanike ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për avokatët e tij mbrojtës, të cilët po mundohen të bllokojnë ekstradimin e Kristodolou për në Shqipëri. Njëkohësisht për banorët e zonën Blackburn në veri të Anglisë, ku ai banonte, të cilët kishin nisur një fushatë sensibilizuese duke pretenduar pafajësinë e Dinos. Në këtë fushatë ishte përfshirë edhe kisha lokale. Ata pretendonin në pafajësinë e tij duke thënë se gjithçka ishte një sajesë nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, tani është drejtësia e vendit të tyre që ka ngritur akuzat e rënda për bashkëqytetarin e tyre, i cili për ta ishte një shërbëtor në shërbim të varfërve.
Në fakt, realiteti ka qenë ndryshe. I maskuar si një punonjës bamirësie, ai nuk bënte gjë tjetër veçse abuzonte me fëmijë në nevojë. Dy muaj më parë, gjykata e ekstradimeve e quajti të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Dino Kristodolou dhe Robin Arnold. Ata akuzohen nga drejtësia shqiptare se në vitin 2004 janë përfshirë në abuzimin e fëmijëve në një jetimoren "Fëmijët e Tij" në Tiranë. Për të njëjtën akuzë po gjykohet në Tiranë edhe themeluesi i kësaj jetimoreje, skocezi David Brown.
Nëse Kristodolou do të shpallet fajtor nga drejtësia britanike për akuzat e ngritura, atëherë kjo do t‘i shuajë shpresat e drejtësisë shqiptare për ta gjykuar atë në lidhje me abuzimet monstruoze nga ai me jetimët shqiptarë.
Probleme me drejtësinë e vendit të tij ka edhe Robin Arnold.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 20 April 2008

Londër, tutorët shqiptarë i zë paniku: Na kanë spiunuar

Burgoset bosi i prostitucionit, Edmond Elezaj. Hije dyshimi se ka bashkëpunuar me drejtësinë britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Dënimi i një shqiptari vetëm me dy vjet burg, për trafikimin e shfrytëzimin e një të miture në Londër si prostitutë, ka ngjalluar hije të forta dyshimi se ai është kthyer në një super-spiun për drejtësinë britanike. Edmon Elezaj, 35 vjeç, me origjinë nga Vlora, emigrant ilegal në Angli, njihej si një nga eksponentët kryesorë të prostitucionit në zonën Bayswater në Londër, ku kontrollonte disa vajza polake. Në dhjetor 2007, Elezaj u prangos, pasi një 17-vjeçare polake e trafikuar nga ai shkoi në polici duke treguar se shqiptari bashkë me një tjetër vajzë polake, e quajtur Dorota Piechocka, po e shfrytëzonin si prostitutë. Ajo ka rrëfyer se ata i kishin marrë pasaportën dhe i thoshin se lirinë do ta fitonte vetëm atëherë kur ajo të kishte bërë 50 mijë paund për ta. Elezaj bashkë me Piechockën, të cilën e shfrytëzonte si prostitutë të nivelit të lartë, do të arrestoheshin nga njësia anti-prostitucion. Mbi shqiptarin do të ngriheshin një sërë akuzash për trafikim të një personi minoren për qëllime prostitucioni, shfrytëzim për qëllime prostitucioni, burgosje të rreme dhe përdhunim. Polakja Dorota Piechocka akuzohej vetëm për konspiracion në trafikimin e të miturës në Angli. Të dy ata pranuan akuzat në seancën e parë gjyqësore në gjykatën e krimeve "South Wark Crown court" pas një marrëveshje mes palës mbrojtëse dhe akuzës. Marrëveshja konsistonte në faktin se nëse Elezaj pranonte vetëm akuzën për trafik personi në Angli, t‘i rrëzoheshin akuzat e tjera. Kjo kërkesë e avokatit mbrojtës të Elezajt është pranuar nga prokurori pa më të voglën rezistencë. Çudia e radhës do të ndodhte në dhënien e masës së dënimit. Për një vepër të tillë penale, që ka të bëjë me trafikimin e personit për qëllime prostitucioni, ligji parashikon një dënim prej 14 vitesh burg. Ndërkohë, Edmond Elezaj u dënua vetëm me dy vjet burg. Ndërsa 25-vjeçarja e bukur polake, Dorota Piechocka, u dënua me 15 muaj burg. Zhvillimet e këtij procesi gjyqësor në Londër janë ndjekur me shumë interes nga bashkëpunëtorët e Elezajt. Ai njihej në Londër si njëri prej kapove të prostitucionit me prostituta të nivelit të lartë, që njihen si vajza shoqërimi "Escort Girls". Burime nga komuniteti shqiptar në Londër thanë për "Shqip" se Edmon Elezaj njihej mes grupeve kriminale shqiptare në Angli me pseudonimin "Babolja". Po të njëjtat burime shtuan se dënimi me dy vite burg ka ngjalluar habi njëkohësisht dhe frikë, pasi Elezaj në këmbim të pak viteve burg mund të ketë bashkëpunuar me drejtësinë britanike, duke u shndërruar kështu në një super-spiun. "Mondi kontrollonte disa shtëpi publike në lagjen "Bayswater", ku punonin disa vajza për llogari të tij. Ai i njihte pothuajse të gjithë shqiptarët që kanë goca në këtë zonë. Dënimi me kaq pak vite burg na ka bërë të besojmë se diçka është kurdisur pas dyerve të mbyllura", shprehet një shqiptar që e njihte nga afër Edmond Elezajn. Mësohet se Elezaj për të justifikuar paratë e fituara nga prostitucioni kishte hapur një dyqan të quajtur "Arbëria" në veri të Londrës, ku shiste kaseta me filma e muzikë shqiptare. Po ashtu burime nga komuniteti shqiptar në Londër pohojnë se ai kishte një miqësi të ngushtë me një biznesmen shqiptar, në veri të Londrës, të cilit Elezaj i besonte pastrimin e mijëra paundëve përmes biznesit të tij.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 17 April 2008

Një shtëpi në një vënd me diell

Nga Londra
Muhamed Veliu



Tregu i shitblerjes së shtëpive në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e një televizioni britanik, i cili e ka vendosur atë në vëndet europiane me potencial për të investuar nga britanikët.

“Një shtëpi në një vënd me diell” kështu quhet programi i Channel 4 në Britaninë e Madhe ku Shqipëria është trajtuar si një vënd në Eurpën Lindore ku këshillohet për të investuar shpejt.

Gazetarja e mirnjohur Amanda Lamb e specializuar për dokumentarë të kësaj natyre, ka undhëtuar në Tiranë dhe Sarandë dy qytete potenciale ku sipas saj tregu shtëpive po pëson rritje të menjëhershme nga viti në vit.

“Të investosh në këto dy qytete është një risk i madh por gjithashtu shpërblimi është i madh. Risqet kanë të bëjnë me pronësinë e tokës, ndërsa përfitimi nëse procedurat e blerjes ktyhen me përfaqësues ligjor janë të garantuara” është shprehur gjatë programit gazetarja Lamb.

Gjate programit jane transmetuar edhe intervistat e disa britanikëve të cilët kanë investuar në Shqipëri.

Ata janë shprehur të kënaqur pasi investimi i tyre në tregun e shtëpive do të shlyhet pas 15 vitesh nga koha e blerjes, nëse ato do të ipen me qera.

Televizioni Channel 4 vëren se ky është një afat shumë i shkurtër krahasuar me vënde të tjera si Kroacia, Serbia, Polonia dhe Bullgaria ku investitorët britanik janë prezent.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 10 April 2008

Dy vjet burg kush hyn me pasaportë false ne Angli

Dy vjet burg kush hyn me pasaportë false ne Angli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Tentimi për të hyrë me pasaportë false në Angli tashmë konsiderohet krim i dënueshëm deri me dy vjet burg nga drejtësia vendase. Ndryshimet në ligjin e emigracionit i kanë kushtuar disa muaj burg një shqiptari, i cili kërkonte të hyjë në shtetin ishull me pasaportë çeke. Ai është zbuluar nga oficerët e emigracionit në aeroportin "Stansted" në Londër, pasi kishte udhëtuar nga Holanda e nga ku kishte mundur të kalonte pa problem.Hilmi Mëzezi, 32 vjeç, ish-azilant i dëbuar nga Anglia, do të kapej mbrëmjen e 21 janarit 2007, pasi mbërriti me linjën ajrore "Easy Jet". Në pikën e kontrollit, ai do të paraqiste një pasaportë çeke, e cila është diktuar nga ana oficerit të emigracionit. Shqiptari ka menduar se vetëm do të kthehej prapa nga kishte ardhur, por në fakt ai është prangosur, duke u akuzuar për përdorim të një instrumenti të falsifikuar, me qëllim hyrjen në Britaninë e Madhe. Mëzezi ka dalë përpara gjykatës "Chelmsford Magistrate Court", ku ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Ai u dënua me 15 muaj burg. Gjykatësi urdhëroi dëbimin e tij në Shqipëri në fund të dënimit. E kontaktuar nga "Shqip" për këtë çështje, Ministria e Brendshme Home Office, përmes një zëdhënësi deklaroi: "Siguria e kufijve të Britanisë së Madhe tani është ndër më rreptat në botë. Këtë vit do të kemi ndryshime të mëtejshme, duke krijuar tre breza kufiri, përfshirë marrjen e shenjave të gishtave të pasagjerëve, një njësi të vetme kufitare dhe karta identiteti për qytetarët e huaj në vend. ‘UK Border Agency‘ (Agjencia Britanike e Kufirit) do të ndëshkojë ashpër ata që abuzojnë me sistemin tonë të emigracionit. Personat, të cilët paraqesin pasaportë të falsifikuar në kufi do të përballen me ligjin dhe ndëshkimi është deri në dy vjet burg".Në të shkuarën, hyrja apo dalja nga Britania e Madhe me pasaporta false nuk përbënte krim të dënueshëm me burg. Me mijëra shqiptarë në të shkuarën kanë hyrë në këtë vend, pikërisht me pasaporta false, duke udhëtuar me linja ajrore ose me tren. "Klientët e mi që i kam trafikuar në Angli i çoja me pasaporta greke apo italiane të falsifikuara te ‘Rruga e Kavajës‘. Ka pasur raste kur njerëzit që trafikoja, flas për vitet 1997-2000, janë kapur në aeroportin ‘Heathrout‘ me të tilla pasaporta dhe nuk janë futur në burg. Ata janë lënë të lirë, pasi oficerët e emigracionit u kanë marrë shenjat e gishtave, duke u pajisur me dokumentin IND të azilantëve", deklaroi për "Shqip" një ish-trafikant i qenieve njerëzore, tani student gazetarie. Por, që nga mesi i vitit të shkuar, me ndryshimin e ligjit të emigracionit, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 12 deri në 24 muaj burg, sipas rrethanave të kryerjes së krimit, - konfirmoi Home Office.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Dy vjet burg kush hyn me pasaportë false ne Angli

Dy vjet burg kush hyn me pasaportë false ne Angli

Nga Londra

Muhamed Veliu


Tentimi për të hyrë me pasaportë false në Angli tashmë konsiderohet krim i dënueshëm deri me dy vjet burg nga drejtësia vendase. Ndryshimet në ligjin e emigracionit i kanë kushtuar disa muaj burg një shqiptari, i cili kërkonte të hyjë në shtetin ishull me pasaportë çeke. Ai është zbuluar nga oficerët e emigracionit në aeroportin "Stansted" në Londër, pasi kishte udhëtuar nga Holanda e nga ku kishte mundur të kalonte pa problem.Hilmi Mëzezi, 32 vjeç, ish-azilant i dëbuar nga Anglia, do të kapej mbrëmjen e 21 janarit 2007, pasi mbërriti me linjën ajrore "Easy Jet". Në pikën e kontrollit, ai do të paraqiste një pasaportë çeke, e cila është diktuar nga ana oficerit të emigracionit. Shqiptari ka menduar se vetëm do të kthehej prapa nga kishte ardhur, por në fakt ai është prangosur, duke u akuzuar për përdorim të një instrumenti të falsifikuar, me qëllim hyrjen në Britaninë e Madhe. Mëzezi ka dalë përpara gjykatës "Chelmsford Magistrate Court", ku ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Ai u dënua me 15 muaj burg. Gjykatësi urdhëroi dëbimin e tij në Shqipëri në fund të dënimit. E kontaktuar nga "Shqip" për këtë çështje, Ministria e Brendshme Home Office, përmes një zëdhënësi deklaroi: "Siguria e kufijve të Britanisë së Madhe tani është ndër më rreptat në botë. Këtë vit do të kemi ndryshime të mëtejshme, duke krijuar tre breza kufiri, përfshirë marrjen e shenjave të gishtave të pasagjerëve, një njësi të vetme kufitare dhe karta identiteti për qytetarët e huaj në vend. ‘UK Border Agency‘ (Agjencia Britanike e Kufirit) do të ndëshkojë ashpër ata që abuzojnë me sistemin tonë të emigracionit. Personat, të cilët paraqesin pasaportë të falsifikuar në kufi do të përballen me ligjin dhe ndëshkimi është deri në dy vjet burg".Në të shkuarën, hyrja apo dalja nga Britania e Madhe me pasaporta false nuk përbënte krim të dënueshëm me burg. Me mijëra shqiptarë në të shkuarën kanë hyrë në këtë vend, pikërisht me pasaporta false, duke udhëtuar me linja ajrore ose me tren. "Klientët e mi që i kam trafikuar në Angli i çoja me pasaporta greke apo italiane të falsifikuara te ‘Rruga e Kavajës‘. Ka pasur raste kur njerëzit që trafikoja, flas për vitet 1997-2000, janë kapur në aeroportin ‘Heathrout‘ me të tilla pasaporta dhe nuk janë futur në burg. Ata janë lënë të lirë, pasi oficerët e emigracionit u kanë marrë shenjat e gishtave, duke u pajisur me dokumentin IND të azilantëve", deklaroi për "Shqip" një ish-trafikant i qenieve njerëzore, tani student gazetarie. Por, që nga mesi i vitit të shkuar, me ndryshimin e ligjit të emigracionit, dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 12 deri në 24 muaj burg, sipas rrethanave të kryerjes së krimit, - konfirmoi Home Office.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 6 April 2008

Bota Sot përsëri humbëse

Bota Sot ka humbur një tjetër gjygj me gazetarin Muhamed Veliu. Botuesi Xhevdet Mazrekaj ka refuzuar të paguajë një dëmshpërblim mijëra paund Veliut për shpifje. Avokatët e gazetarit e kanë çuar çështjen para një gjykate në Zicër. Gjykata ka lëshuar vendimin për sekuestro të pronavet të Mazrekajt në Zvicër nëse nuk paguan.

Nga gazeta Express Prishtine

Xhevdet Mazrekaj botues i gazetës Bota Sot rrezikon sekuestrmin e pasurisë nga autoritet zviceriane nëse ai nuk do ti paguaj gazetarit Muhamed Veliu dëmshpërblimin prej 120 mijë stërlinash (567,642,00 Franga Zviceriane) akorduar nga gjykata e lartë britanike.
Mësohet se gazetari Veliu aktualisht korrespondent i Top-Channel dhe bashkëpuntor i rregullt i Express nga Londra,ka fituar këto ditë një tjetër proces gjyqësor kundra botusit të Bota Sot Xhevdet Mazrekaj.
Një gjykatë zviceriane ka njohur vendimin e “Royal Court of Justice” dhënë në Korrik 2006 duke detyruar Mazrekajn të paguajë shumën e akorduar Veliut si dëmshpërblim pas një shkrimi në Bota Sot ku ai cilësohej se kishte gisht në sulmet terroriste në Londër.
Avokatët e Veliut në Londër në bashkëpunim me një kompani avokatore në Zyrih ju drejtuan gjykatës zviceriane për njohje të vendimit të gjykatës londineze, pasi Mazrekaj nuk ka paguar shumën e caktuar nga gjykata londineze.
Gjykata e Zvicrës që ka shkqyrtuar këtë rast e ka quajtur mëse të drejtë kërkesën e avokatëve të Muhamed Veliut për të urdhëruar ekzekutimin e vendimit lëshuar nga gjykata e lartë në kryeqytetin britanik.
Vendimi thotë se Xhevdet Mazrekaj duhet të paguajë shumën prej 567,642,00 Franga përfshi iteresin bankar nga koha e dhënjes së vendimit.
Krahas kësaj shume ai ka për të paguar edhe koston e avokatëve të gazetarit Veliu, pasi sipas ligjit anglez pala humbëve në proces paguan koston e avokatëve të palës fituese.
Sipas vendimit zoti Mazrekaj në bazë të konventës së Luganos, ka një muaj kohë për ta apeluar vendimin. Kjo ndalon avokatët e Veliut për momentin ta ekzekutojnë vendimin përmes autoriteteve zviceriane në sekuestimin e aseteve të Mazrekajt nëse ai nuk do të kryejë pagesën.
Nëse gjatë periudhës një mujore që Mazrekaj ka në dispozicion, ai nuk apelon atherë do ti kërkohët autoriteteve të përmbarimit të zbatojnë vendimin e gjykatës zviceriane.
Megjithatë duket se pozita e Mazrekajt nuk është aspak e favorshme edhe nëse ai do ti drejtohet apelit do ti duhet të depozitojë si garanci një shumë të madhe parash.
Muhamed Veliu qëtësisht ka delaruar nga Londra për Express se e priste një vendim të tillë.

“Nuk kisha as më të voglin dyshim se drejtësia zviceriane do ta quante të drejtë kërkesën tone për zbatimin e vendimit të dhënë në Londër. Siç e kam theksuar edhe kur fitova gjyqin në Londër në vitin 2006-të, kjo nuk është një fitore e imja personale por një fitore e shtypit të lirë që operon në bazë të standarteve më të larta të gazetarisë. Është një fitore kundra një gazete e cila në shumë raste në mënyrë diskriminuese duke trilluar ka shpifur, mbi disa njerëz ndër ta edhe unë.
Duan të falenderoj avokaten time në Londër Hanna Basha dhe Melanie Ludescher në Zvicër për punën e jashtëzakonshme në këtë proces të gjatë dhe stresant.”
Konflikti Veliu Vs Mazrekaj i ka fillesat e tij në 20 Korrik 2005 kur gazeta Bota Sot nën titullin “Një Skandal i Ambasadës Shqiptare në Londër” shkruante se zoti Veliu kishte miqësi me kryeterroristin Mohammed Sadikue Khan që vendosi bomba më 7 Korrik 2005 në mentrotë e Londrës ku u vranë 52 veta.
Media kosovare e publikoi këtë shkrim me pretendimin se më parë ky artikull ishte botuar në azetën londineze “Daily Mail”. “Gazetari Veliu ka negociuar takimet e terroristit Khan me ambasadorin shqiptar në Londër dhe ishte gati të ndërmjetësonte një takim tjetër të këtij kamikazi me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Kastriot Islami”, ka shkruar në artikullin e vet gazeta “Bota Sot”.
Bota Sot në menyrë sistematike atë kohë injoroi letrat e avkatëve në Londër. Pas 8 muaj nga paraqitja e dokumentave në gjykatë Bota Sot kërkoi falje duke thënë se artikulli ishte nisur në redaksi nga Rudolf Marku një mik i ish kryeredakrorit të Bota Sot Skënder Buçpapa.
Por kjo nuk do të pranohej nga Veliu i cili me ngulm ndoqi rrugën ligjore.
Në seancën e parë gjyqësore në Londër botusei Xhevdet Mazrekaj kërkoi më shumë kohë për tu përgatitur gjë e cila u pranua nga gjykata.
Mazrekaj në pozita aspak të favorshme në këtë proces nuk u paraqit duke irrituar së tepërmi gjykatësin britanik që ja miratoi kërksën e pasjes më shumë kohë në dispozicion.
Pas një séance pa praninë e Mazrekajt gjykatësi shprehu habi për aktin e palës së akuzuar e cila nuk u paraqit në gjykatë një ngjarje që ndodhë tepët radhë në këtë gjykatë mbretërore.
Duke shpallur verdiktin e gjykatës prej 22 faqesh disa javë më pas, gjykatësi Mr. Eady, vendimin e gazetës Bota Sot për të botuar shkrimet me të cilat Veliu cilësohet si terrorist, i ka quajtur budallallëk. “Nuk ka dyshim se akuzat e publikuara për z Veliu janë një budallallëk i rëndë për t’u imagjinuar”, është shprehur gjykatësi britanik, Mr.Eady. Ai është shprehur se akuzat janë të rënda dhe në të njëjtën kohë janë mjaft shqetësuese.
“Ato akuza janë tejet të rënda, shqetësuese dhe të përzgjedhura nga një imagjinatë e ulët”, ka deklaruar ky gjykatës, pasi ka shqiptuar vendimin në favor të gazetarit Muhamed Veliu.
Royal Court of Justice për publikimin e të pavërtetave ndaj gazetarit Veliu, ka gjetur fajtor botuesin e gazetës Bota Sot, Xhevdet Mazrekajn dhe kryeredaktorin e saj, Skënder Buçpapajn.
Atë kohë Hanna Basha avokatja e Veliut pranë kompanisë Carter&Ruck, i tha Express se është hera e parë që Gjykata e Lartë në Londër akordon një dëmshpërblim kaq të madh. “Klienti ynë me fitoren e këtij procesi ka vendosur një rekord,
pasi ai është personi i pare që kjo gjykatë i akordon një dëmshpërblim prej 175 mijë
paundë” deklaroi ajo.
Kjo çëshje tashmë e mediatizuar në qarqet gazetareske në Angli merret si çështje reference e studimi sa herë që diskutohet për raste shpifjes në media.
Dënimi Bota Sot nga gjykata londineze dhe më pas nga gjykata zviceriane shënon herën e parë kur një medium kosovar me botim edhe në Evropë e Amerikë, dënohet për shpifje nga një gjykatë e një shteti të huaj.
Tashmë duket se botuesi Mazrekaj nuk ka alternativë tjetër. Ose ti paguaj Muhamed Veliut dëmshpërblimin e akorduar ose të përballet me sekuestrimin e pasurisë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 4 April 2008

Burgoset menaxheri shqiptarë i prostitutave lituaneze


Ilia Ferko përfitoi mijëra paund të trasferuara nga Londra në Fier

Nga gjykata “Southwark Crown Court” Londër
Muhamed Veliu


Një shqiptarë i përfshirë në trafikimin e dy vajzave lituaneze dhe menaxhimin e nëntë prostitutave të tjera është dënuar me gjashtë vite burg.
Ilia Ferko 27 vjeç, kishte ndërrtuar një rrjet menaxhimi prostitutash duke përfituar mijëra paund nga puna si prostituta e vajzave lituaneze, disa prej të cilave e bënin këtë punë me dëshirë.
Por aktiviteti i sukseshëm tre vjeçar i Ferkajt u zbulua, kur një prej vajzave të blera nga ai për 3 mijë stërlina i tregoi policisë se si ajo ishte trafikuar, kontrolluar dhe shfrytëzuar nga shqiptari.
Kaq ka mjaftuar për skuadrën londineze të antiprostitucionit e cila lançoi operacionin e koduar “Cripton” duke vënë nën hetim shqiptarin nga Fieri i cili në vitin 2003 kishte hyrë ilegalisht në Angli me një pasaportë lituaneze.
Ai do të arrestohej në Maj 2006 në lagjen Southgate në veri të Londrës, ku policia gjatë kontrollit të banesës gjeti një arsenal me fotografi të tijat me vajzat prostituta, me disa miq shqiptarë përfshi një ditar ku ishin shënuar shumat e fituara për ç’do ditë nga prostitutat që menaxhonte. Policia do të zbulonte edhe një fletore ku ishin shkkruar numra telefoni për shtëpitë publike ku ai dërgonte vajzat dhe të bashkëpuntorëve shqiptarë.
Si provë të rëndësishme që e ipmlikonte atë në përfitimin e shumave mijëra paund u gjetën disa fatura transfertash parash në drejtim të Shqipërisë dhe në Lituani. Disa pagesa ishin bërë për llogari të një lituanezi të quajtur Raimondas i cili rektutonte vajzat të cilat i shiteshin Ferkos. Ndërsa në llogarinë bankare kur u arrestua kishte 63 mijë stërlina ndërsa 37,000 stërlina ju kishin dërguar personave të ndryshëm.

Mekanizmi

Prokurori Tom Wilkins i tha gjykatës “Southwark Crown Court” se Ilia Ferko gjatë periudhës 2005-2007 pagoi para për të blerë dy prostiuta të cilat do të punonin për të deri kur ato të lanin pagesën e shpenzuar për blerje.
Sipas dëshminsë së viktimës “A” me moshë 20 vjeçare, kur ajo mbërriti në aeroportit Gatwick nën shoqërinë e një djali lituanez, u takuan me Ferkon të cilin e pa duke i dhënë atij para. Më pas një prej prostitutave që kishte ardhur për të përkthyer për Ferkon e cila quhej Jona i ka treguar vajzës “A” se çfarë ajo do të bëntë. Sipas dëshmisë së viktimë “A” edhe në kohën kur ato kishin periodat mujore Ferko u blente disa tamponë special, për të vazhduar punë njësoj si në ditët normale.
“Atë e çuan në një farmaci ku i blënë kondomë e më pas në një dyqan ku shiten veshje imtime për gra. Asaj ju tregua se do ta fitonte lirinë pas 6 muajsh së punuari për Ferkon. Gjatë kësaj periudhe duke punuara nga ora 11 e mëngjesin deri në 3 të mëngjesit, asaj nuk ju dha asnjë paund. Zoti Ferko menaxhonte disa prostituta të njohura me emrat Joana,Eva,Elvitha,Oxana dhe Dobilek.” vijoi prokurori Wilkings i cili në ditën e parë të gjygjit renditi 15 akuza kundra Ferkos, për trafikim personi në Angli, shfrytëzim prostitucioni, përdhunim, përfitim parash nga imoraliteti dhe pengim të kryerjes së drejtësisë.
Gjatë kohës që ishte në burg Ilia Ferko përmes personave të tretë arriti të vihej në komunikim me dëshmitaren krysore në proces viktimën A duke i premtuar shuma të mëdha parash në kembim të mos ardhjes në Angli për të dëshmuar.
Ferko nuk kishte në posedim shtëpitë e tija publike por shtëpitë në të cilat mbante vajzat që menaxhonte i kishte hapur duke paraqitur një pasaportë lituaneze. Ai njihej mes vajaze me emrin Klodian ndërsa në një rast kur u kap nga policia kishte dhënë emrin Fation Islamaj. Sipas policisë ai i dërgonte vajzat në 9 shtëpi piblike në zona të ndryshme të Londrës.
Ndërkohë që oficerë nga policia angleze kishin vajtur në Lituani për të intervistuar viktimën “A” ajo tregoi se bashkëpuntore e Ferkos ishte një vajzë po lituanze. Kur ajo është gjetur nga policia e vëndit Balltik dhe do të arrestohej si bashkëpuntore tregoi se ajo ishte viktimë e cila ishte blerë nga Ferko dhe punuat për atë. Me dëshmitë e viktikës “A” dhe “B” policia angleze ngriti 15 akuza.

Dënimi

Përballë akuzave duke menduar një dënim të gjatë Ilia Ferko në ditën e dytë të gjygjit pranoi 6 akuza.
Pasi ka pranuar akuzat për të cilat ka marrë ulje dënimi gjykatësi Mr Justice Goymer vërejti se trafikimi vajzave nuk kishte elemtë dhune por ishte kryer në rrethana rënduese.
“Ky është një krim shumë serioz që në thelb ka një tregëti të ndryrë duke degraduar vajzat apo gratë që përfshihen në të duke ju mohuar liria dhe të drejtat e tyre. Kjo është një skllavëri moderne për të cilën në të shkuarën janë dhënë dënime të dryshme” ka thënë gjykatësi i cili e ka dënuar Ilia Ferkon me 6 vjet burg dhe duke rekomanduar dëbimin e tij nga Anglia në fund të dënimit. Ferko e ka prituar vendimin duke qeshur. Ky dënim e çon në 46 numrin e shqiptarëve të dënuar nga drejtësia britanike për prostitucion këto 7 vitet e fundit.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

About Me

Veliupress


View My Stats