Friday, 28 March 2008

Parlamentarë, politikanë e diplomatë britanik festojnë për Kosovën në Koha Bar Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka mbledhur për të festuar, në Cafe Koha Bar në qendër të Londrës, parlamentarë britanik, lordë përfshi përfaqësues të ambasadave të atyre vendeve që deri më tani e kanë njohur Kosovën shtet.Mes tyre edhe ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe Zef Mazi dhe shumë shqiptarë të ftuar.Ideja këtij organizmi për t’i uruar pavarësinë e Kosovës shqiptarëve në Londër, e për t’i shprehur mirënjohje atyre që punuan për çështjen kosovare, mban firmën e deputetit laburist John Grogan dhe pronarit të bar Kosha Fadil Maqedonci.“Qëllimi këtij aktiviteti është për t’i thënë faleminderit Qeverisë dhe popullit britanik për mbështetjen sublime dhe të pakursyer dhënë për Kosovën.” ka thënë në emër të organizatorëve Ralf Gjoni drejtori klubit Londinez të Lëvizjes Mjaft.Fadil Maqedonci i emocionuar në fjalën e tij i ka bërë një retrospektivë atyre ditëve kur Serbia po masakronte shqiptarët e Kosovës dhe ku diplomacia angleze, kishte nisur veprimtarinë e saj për ti thënë ndal spastrimeve etnike.Ai ka rrëfyer momentin kur në vitin 1999 ish-ministri i jashtëm britanik, i ndjeri Robin Cook, kishte mbërritur me përfaqësues të ministrisë që ai drejtonte tek Koha Bar i shoqëruar nga shumë gazetarë.“Ishte një moment që kurrë nuk mund ta harroj. Zoti Cook u ul përjashta lokalit duke më pyetur, nga cila zonë e Kosovës isha me origjinë, nëse isha lidhur me të familjes e si ishin ata. Ndërkohë fotografët e medias britanike bënin foto. Gjatë bisedës ai na tregoi për përkrahjen që qeveria britanike ishte e gatshme të ipte për popullin e Kosovës, njëkohësisht për shqiptarët që jetonin në Angli. Më kujtohet momenti ku ai më tha. “Mos u trishto. Ne do të jemi së bashku me shqiptarët”. Ishte një moment që nuk mund ti mbaja lotët. Është për të ardhur keq që Robin Cook nuk pati mundësi ta shikojë Kosovën e pavarur por të gjithë ne i jemi mirënjohës për atë që ai bëri për vendin tonë”.Duke përfunduar Fadil Maqedonci u shpreh se tani Kosova është e lirë, kosovarët janë të lirë, por ende kemi nevojë për mbështetjen britanike në sfidat që kemi përpara si shtet. Ai propozoi një dolli për Kosovën shtet.Deputeti laburist John Grogan i grupit të miqësisë gjithë-partiake për Kosovën e ka filluar fjalën e tij përshëndetëse duke thënë se ai ndjehej mirë që në këtë mbrëmje të prezantohej nga zoti Ralf Gjoni i cili ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte komentatori kryesor në Sky News.“Ndjehem i lumtur që jam njëri prej organizatorëve të kësaj mbrëmje. Nuk do ta quaja një mbrëmje si thjesht simbolike. E quaj vetëm me fat që jam mes jush shqiptarëve ku shumica keni dhënë edhe vazhdoni të ipni kontributin tuaj nëpër institucione të ndryshme në Londër. Disa prej jush kanë vendosur të kthehen apo të vazhdojnë të jetojnë në Britani. Pavarësisht se çfarë keni vendosur të bëni ju jeni asete të vyera për shtetin e Kosovës.”Grogan me fjalë të zgjedhura ka kujtuar kolegun e tij Robin Cook për të cilin tha se mbështetja që ai dhe Qeveria britanikë dhanë për Kosovën padyshim ishin arritje.“Nganjëherë në politikë është e vështirë të dallosh me qartësi zhvillimet që ndodhin në një vend mijëra kilometra larg vendit tënd. Megjithatë Robin Cook bëri zgjedhjen e duhur. Padyshim që Kosova sot e pavarur është një nga arritjet politike të tijat për të cilat nëse do të ishte gjallë mes nesh do të ishte shumë i lumtur” tha zoti Grogan i cili më tej ka përshëndetur qëndrimin politik tepër korrekt të Tiranës zyrtare në lidhje me Kosovën, gjatë këtyre muajve të fundit përpara dhe pas shpalljes së pavarësisë.Deputeti Grogan tashmë një mik i afirmuar i shqiptarëve në Angli e ka mbyllur fjalën e tij përshëndetëse duke theksuar se në këtë mbrëmje mes tyre janë edhe përfaqësues të shumë ambasadave akredituar në Londër, vendet e të cilave natyrisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. “Se ndryshe nuk mund të hysh dot në Koha Bar” ka përfunduar duke qeshur deputeti Grogan.I ftuari special ka qenë zoti Andrew Sparkes ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë. Ai ka vënë në test shqipen të cilën ka disa muaj që ka filluar ta mësojë.”Jam i lumtur që jam me ju sonte. Jam i sigurt se shteti i ri i Kosovës ka një të ardhme të shndritshme. E quaj veten me fat dhe të nderuar që do të jem ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, në këtë kohë të jashtëzakonshme e mbushur me zhvillime atje jo vetëm për këtë vend të ri por për të gjithë rajonin. Misioni im diplomatik atje nis pas tre javësh. Besoj se tani ka ardhur momenti që Kosova t’i japë fund vuajtjeve dhe konflikteve në këtë rajon që kanë zgjatur për kaq shumë. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për kolegët e mi dhe shumë të tjerë që kanë punuar për këtë përfundim. E ardhmja e Kosovës padyshim që është të qënurit anëtare e BE-së duke u bërë një zë i fuqishëm pse jo një shembull të ri për të gjithë rajonin. Jam i lumtur që po shkoj atje të punoj me kolegët e mi në ndihmë jo vetëm të Kosovës por të gjithë Europës” tha ambasadori Andrew Sparkes.Bar Koha në Leicester Square mban brenda saj shumë kujtime historike gjatë periudhës së luftës në Kosovë ku janë mbajtur shumë takime për çështjen kombëtare, përfshi takime me ish sekretarin e jashtëm britanik të ndjerin Robin Cook. Përveç se një bar, Bar Koha ka shërbyer dhe vazhdon të jetë një pikë takimi për shumë politikanë, gazetarë apo njerëz të artit apo të shoqërisë civile që vinë nga Prishtina, Tirana apo vise të tjera shqiptare që vizitojnë Londrën.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 25 March 2008

Një pianiste japoneze, në “Fluturimin e shqiponjës”

Vepra e njohur e kompozitorit Thoma Simaku do të interpretohet në Nju Jork

Nga Londra
Muhamed Veliu

“Fluturimi i shqiponjës”, një prej kompozime më të njohura të kompozitorit Thoma Simaku do të luhet së shpejti në skenën amerikane. Ky kompozim do të interpretohet nga pianistja japoneze, Noriko Kawai, gjatë një koncerti me muzikë kontemporane të kompozitorëve ballkanas.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit e Universitetit të Minesotës. Nga informacioni online, mësohet se pianistja Noriko Kawai është shumë e njohur dhe ka një aktivitet të gjerë në shkallë ndërkombëtare. Përpos festivaleve të rëndësishme në Evropë, ajo ka interpretuar edhe në koncertin “Proms” në Londër më 2006-ën. Gjatë një bisede telefonike me “Shqip” nga qyteti Nju Jorkut ku kompozitori Simaku jeton prej vitesh ai shprehet se ndihet mirë që kjo vepër do të luhet nga një pianiste si Kawai. “Pikënisja për kompozimin e kësaj vepre është një proverb e vjetër shqiptare që thotë: ‘Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë’.
Siç sugjeron dhe vetë titulli i veprës, “The Flight of the Eagle” është një vepër virtuoze”, thotë Simaku për këtë vepër. Sipas tij, për herë të parë ky kompozim u interpretua nga pianisti anglez, Ian Pace, në sallën “Sir Jack Lyons” në qytetin anglez, York më 2002.
Pianistja Noriko Kawai do ta ekzekutojë atë edhe në “Festivalin Ndërkombëtar ‘Nuovi Spazi Musicali’. Në Romë më 9 tetor 2008. Kompozitori shqiptar që punon si lektor në Universitetin e Yorkut tregon se gjatë këtij viti veprat e tij do të luhen në disa koncerte.
Vetëm gjatë muajit maj do të interpretohen 5 vepra në Angli, Itali dhe Holandë. Ndërkohë, me rastin e 50-vjetorit të lindjes për nder të Simakut do të bëhet promovimi i CDsë me kompozimet më të mira si për të cilin është zgjedhur “Spring Festival” që organizohet çdo vit nga Bashkia e qytetit York.
Kompozitori shqiptar nga Kosova me banim në Londër, Akil Koci, u shpreh se ka një kohë të gjatë që ndjek krijimtarinë e kolegut Thoma Simakut, duke shtuar se interpretimi veprës “Fluturimi Shqiponjës” është në vazhdën e sukseseve të Simakut në skenat botërore. “Mund të them se ai është i vetmi kompozitor shqiptar që ekzekutohet për momentin në Evropë dhe më gjerë. Kjo do të thotë se ai kompozon vepra me kualitet. Në këto vepra hasim forma të reja të muzikës avangarde evropiane. Megjithatë, ai përdor perlat e muzikës shqiptare si bazë të këtyre krijimeve”, thotë Koçi.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 24 March 2008

“Daily Telegraph” vizitoni Shqipërinë

“Daily Telegraph” vizitoni Shqipërinë


Në suplementin “Udhëtimet”, prestigjiozja “Daily Telegraph”, nëpërmjet një shkrimi me autor gazetarin Jeremy Seal, inkurajon lexuesit që të vizitojnë Shqipërinë, sidomos në zonat e trashëgimisë antike


Nga Londra
Muhamed Veliu


Përmes një artikulli të gjatë dhe të detajuar, gazeta britanike “Daily Telegraph” në suplementin e saj javor “Travel” (Udhëtimet) u sugjeron lexuesve të saj një Shqipëri që ia vlen për ta vizituar falë pasurive të saj të mëdha arkeologjike. Që në fillim të artikullit, gazetari Jeremy Seal shkruan se Shqipëria është një vend i pasur me trashëgimi arkeologjike, gjë e cila mund të rrisë prosperitetin e këtij vendi, me një industri turistike ku çmimet janë shumë të lira.
Me detaje autori i shkrimit përshkruan bukuritë natyrore përgjatë bregut të lumit Vjosë, duke mbërritur në qytetin antik të Bylisit. Ai e quan të mrekullueshme eksplorimin e qytetit të ndërtuar nga romakët, por vëren se një mozaik ku një bari është duke mjelë një dhi, ndodhet i mbuluar me rërë, pasi nuk ka fonde për ta ekspozuar. “Kjo na shqetësoi ne vizitorëve britanikë për arsye se një mozaik aq i rrallë qëndron i paekspozuar për mospasje fondesh”, thekson gazetari Seal. Në artikull nuk mbetet pa u përmendur ndjesia e të ngrënit të një darke në cep të qytetit të Bylisit në një lokal aty pranë.
Autori i shkrimit rrëfen se gjatë drekës me mish të pjekur dhe verë të prodhuar në fshat, ulur në një tavolinë me pamje nga qyteti antik, i dukej se i tërë peizazhi që të ofrohet ishte i tyre. “Daily Telegraph” shkruan se arkeologjia shqiptare ka tërhequr vizitorë britanikë që në kohën e Lordit Bajron dhe Eduard Learit, të cilët në shekullin e 19-të zbuluan këtë pjesë plot me atmosferë në Ballkan. “Zbulimi i tyre nuk mbeti me kaq”, vijon kjo gazetë britanike duke treguar se në vitet 1980 kur Shqipëria ishte tërësisht e izoluar ajo ngjallte kureshtje të britanikëve që vizitonin ishullin grek të Korfuzit dhe pas një vizite 1-ditore në Butrint ktheheshin të mahnitur”.
Jeremy Seal vëren se tani, 10 vjet pas rënies së skemave piramidale, monumentet që ka Shqipëria si ato të kohës greko-romane, bizantine, otomane e veneciane janë ushqimi kryesor për syrin e çdo turisti. “Përmirësimi infrastrukturës rrugore do ta ulë akoma më shumë kohën e udhëtimit prej 140 miljesh nga Tirana në Sarandë që mund ta bësh për shtatë orë.
Megjithatë, të eksplorosh Shqipërinë është diçka që arrihet në mënyrë koherente dhe të rehatshme”, nënvizon Jeremy Seal. Ai nuk lë pa harruar rolin e një operatori turistik britanik i specializuar për vizitat në vende arkeologjike që ka futur në hartën e saj edhe Shqipërinë ku përmes një turi të larmishëm të ofrohet vizita në Butrint.
Për nëntë ditë vizitë në vendet arkeologjike shqiptare, duke përfshirë ushqimin dhe fjetjet, kjo agjenci ofron paketa turistike me vlerë 1,850 sterlina.
Më tej artikulli i “Daily Telegraph” vazhdon duke i sjellë lexuesit britanik se çfarë mund të shikojnë në qytetin muze të Beratit, duke theksuar se nuk duhen lënë pa parë pikturat e Onufrit në kishën e Shën Marisë, ku ndodhen disa punime të mjeshtrit të madh.
Apo qytetin e Gjirokastrës për të cilin autori thotë se megjithëse është nën trashëgiminë e UNESCO-s si trashëgimi botërore, shikon neglizhencën për t’i mirëmbajtur çatitë me gurë që po zëvendësohen me tjegulla të kuqe. Për ta ilustruar atë që po ndodh në këtë qytet shkrimi shoqërohet pikërisht me një foto, ku shumica e shtëpive janë me çati prej guri, ndërsa disa të tjera me tjegulla të kuqe.
Ky artikull tejet pozitiv për vendin tonë mbyllet duke përshkruar gëzimin e një vajze gjirokastrite, e cila gëzohet kur shikon se nga disa autobusë poshtë rrugës po zbrisnin shumë turistë për të vizituar qytetin e saj ku lindi diktatori Enver Hoxha, njeriu që izoloi Shqipërinë për 50 vjet.
Nëse bën një kërkim të shpejtë në suplementin “Travel” të kësaj gazete të dalin disa shkrime të botuara gjatë dhjetë viteve të fundit. Shkrimi i parafundit është botuar në nëntorin e vitit 2006 kur kompania britanike “British Airways” nisi fluturimet direkte nga Londra për në Tiranë. Po t’i bësh një krahasim këtij shkrimi me atë më të fundit të shkruar në mars 2008 vëren shumë optimizëm se falë trashëgimive arkeologjike.
Nëse në artikullin dy vjet më parë gazetari James Owen e nis shkrimin me citimin e një taksixhiu ku thoshte se “Ne jemi popull pa shpresë”, kolegu i tij, Jeremy Seal, sjell këtë vit një Shqipëri shumë optimiste aspak false, por që preket, kur shkruan se vajza
gjirokastrite është e lumtur kur shikon autobusë me turistë që mësynë në qytetin e saj. Megjithatë, numri i vizitorëve britanikë drejt Shqipërisë nuk varet nga shkrimet pozitive që fatmirësisht ka përcjellë kohët e fundit media britanike.
Gjatë dimrit, të udhëtosh nga Londra drejt Tiranës vajtjeardhje të kushton jo më shumë se
145 sterlina. Ndërsa gjatë muajve të verës ky çmim dyfishohet duke i kaluar 300 sterlina për një biletë.
Ky do të jetë një problem madhor edhe gjatë kësaj vere si për mijëra emigrantë shqiptarë që udhëtojnë për në vendlindje aq më shumë për britanikët, të cilët duan të vizitojnë vendin tonë. Një logjikë e thjeshtë të bën të mendosh se përse ata duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin 300 apo 350 sterlina kur me 400 sterlina u ofrohen paketa javore turistike drejt Spanjës apo ishujve të fqinjit tonë, Greqisë, ku përfshihet udhëtimi, hoteli dhe mëngjesi.
Kjo rritje drastike e çmimit të biletave Londër-Tiranë vjen si arsye e blerjes së tyre në avancë nga një kompani e specializuar për shitje biletash të linjës direkte Londër-Tiranë, të cilat gjatë verës i shet me dyfishin e çmimit. Në gjuhën e industrisë së aviacionit kjo njihet si “Fixing price” (paracaktim i çmimit) që do të thotë se një kompani ajrore bën marrëveshje me një apo disa operatorë shitjesh biletash duke ua shitur në avancë atyre.
Një formulë e tillë ka dy vjet që realizohet në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Nëse një fenomen i tillë do të ndodhë edhe gjatë verës 2008, është e sigurt se në fund të sezonit turistik, dikasteri që drejton Z. Pango do të raportojë më pak britanikë që vizituan Shqipërinë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Policia angleze shpëton shqiptaren e trafikuar

Kërkohet riatdhesimi në Shqipëri. Sekretarja britanike e Shtetit nuk garanton mosdëbimin

Policia angleze shpëton shqiptaren e trafikuar

NGA LONDRA
MUHAMED VELIU

Policia angleze ka shpëtuar një vajzë shqiptare, e cila shfrytëzohej si prostitutë në shtëpitë publike të Londrës.
Emri i saj nuk bëhet publik për arsye hetimi. Pasi ajo është shpëtuar gjatë një operacioni antiprostitucion disa ditë më parë, tani i duhet të përballet me një sfidë tjetër në jetën e saj. Autoritetet britanike të emigracionit po tentojnë dëbimin e saj për në Shqipëri paçka se avokatët e viktimës janë shprehur se një veprim i tillë është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në këtë çështje është përfshirë edhe vetë sekretarja britanike e Shtetit pranë Home Office, zonja Zhakuin Smith. Ajo ka deklaruar se nuk mund të japë asnjë garanci që shqiptarja e shpëtuar nga policia nuk do të dëbohet nga Anglia.
Vajza shqiptare e moshës 20 vjeçe, pasi është mbajtur për disa ditë në një qendër detencioni tani ndodhet nën kujdesin e “Poppy Project”, një organizatë bamirësie e cila merret me rehabilitimin e viktimave të trafikut të prostitucionit. Burime policore pranë Scotland Yard që po hetojnë këtë rast treguan për “Shqip” se viktima ishte trafikuar nga Shqipëria që në moshën 12-vjeçare. Fillimisht, përmes dokumenteve të falsifikuara është çuar në Hamburg të Gjermanisë ku u detyrua të shesë trupin e saj. Pas katër vjet shfrytëzimi në Gjermani, ajo do të trafikohej për herë të dytë. Kësaj here në Britaninë e Madhe ku iu shit një grupi shqiptarësh për 2 mijë euro, të cilët menjëherë e çuan në një shtëpi publike në veri të Londrës.

Torturat

Sipas po të njëjtit burim, shqiptarja ka deklaruar se është keqtrajtuar në mënyrë mizore nga shfrytëzuesit e saj. Donte të largohej nga ata, por ishte e frikësuar të ndërmerrte një hap të tillë. Gjatë dëshmisë së saj në polici ajo ka deklaruar se nëse nuk arrinte t’i çonte atyre shuma të mëdha parash siç i kërkonin në darkë e fusnin në një vaskë me ujë të ftohtë dhe e rrihnin.
“Nëse nuk u çoja para atyre nuk më jepnin ushqim. Kam menduar disa herë të vras veten apo t’u largohem atyre. Nëse ata të kapin kjo është gjëja më e keqe”, ka deklaruar ajo. Pasi është shpëtuar nga policia londineze një mjek ligjor në trupin e saj ka gjetur plagë në trup të shkaktuara nga çarja me thikë dhe djegia me hekur rrobash për të cilat ajo ka thënë në polici se: “I kam këto të çara pasi me kanë goditur me thikë dhe më kanë djegur me hekur në këmbë. Jam rrahur në mënyrë sistematike”.
Ajo tani është e frikësuar, pasi mund të dëbohet nga Anglia dhe nëse çohet për në Shqipëri njerëzit e personave që e shfrytëzonin mund ta vrasin, pasi ata mendojnë se ka rrëfyer në polici emrat e bashkëkombëse të saj që e shfrytëzonin. Nuk dihen hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë policia londineze në identifikimin dhe më pas arrestimin e atyre që e shfrytëzonin shqiptaren. Po ashtu mbetet enigmë fakti nëse ajo ka bashkëpunuar me policinë dhe do të dëshmojë në të ardhmen në gjykatë kundra shfrytëzuesve të saj nëse arrestohen.


Lufta

Sipas statistikave çdo vit në Britaninë e Madhe trafikohen 4 mijë vajza dhe gra për qëllime shfrytëzimi si prostituta. Përballë kësaj situate Ministria e Brendshme,(Home Office) ka ngritur një operacion kundra trafikut dhe shpëtimit të vajzave të trafikuara për prostitucion. Operacioni i koduar quhet “Pentameter 2” ku janë përfshirë 55 forcat policore në Angli dhe Irlandë së bashku me një skuadër të dedikuar kundra prostitucionit me bazë në Shefild ku operon qendra “Human Trafficking Centre”. Dy vjet më patë operacioni “Pentameter 1” shpëtoi nga skllavëria moderne e prostitucionit 84 gra dhe vajza nga shtëpitë publike në të gjithë vendin duke kryer 232 arrestime të trafikantëve apo shfrytëzuesve mes tyre edhe shumë shqiptarë.
Sekretarja e Shtetit, zonja Zhakuin
Smith, disa kohë më parë në një konferencë shtypi për çështjet e trafikut të grave për prostitucion do të deklaronte:
“Parlamenti ynë 200 vjet më parë nxori ligjin që e ndalonte skllavërinë. Është tronditëse që skllavëria moderne e këtyre vajzave dhe grave vazhdon ende”. Ajo shprehu shqetësim se numri gjithnjë në rritje i grave të trafikuara në Britani është si rrjedhim i kërkesës së meshkujve britanikë që paguajnë për të blerë seks.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 22 March 2008

Mafiozë shqiptarë” në teledramën britanike “The Fixer”

6,2 milionë teleshikues ndoqën serinë e parë me protagonist bosin shqiptar të krimit, Tarek Sokoli

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një dramë tjetër televizive angleze me kriminalitet; një personazh tjetër shqiptar në rolin e një mafiozi, duke e nxirë edhe më shumë emrin e atyre që e quajnë veten shqiptar. “The Fixer” (“Sekseri”) është emri i teledramës më të re televizive, me disa episode që po shfaqet në stacionin televiziv ITV në Angli. Seria e parë e saj, e transmetuar disa ditë më parë, është bazuar në ngjarje reale, të ndodhura në Londër, ku në qendër të saj ishte një shqiptar i përfshirë në prostitucion dhe tregti droge. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, një personazh tjetër i botës së krimit, është një bos britanik krimi. Ai njoftohet se një kriminel i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm shqiptar, ka mbërritur në qytetin ku Lenny kontrollon tregtinë e drogës. Qëllimi i ardhjes së Sokolit në këtë qytet është shtrirja e aktivitetit kriminal tashmë të konsoliduar në qytete të tjera angleze. Bosi anglez i krimit ka një plan për ta frikësuar atë e jo ta vrasë. Lenny instrukton “ushtarët” e tij Rercer, Rose dhe Calum që t’i dërgojnë shqiptarit një mesazh.
Mesazhi është i qartë. Askush nuk mund të bëjë biznes pa Lenny-n partner, kështu që Sokoli duhet të ndërtojë një partneritet me të, duke punuar si një skuadër e vetme. Filmi vazhdon me një skenë, ku Culum ushtar i Lenny-t liron një prostitutë të trafikuar nga Sokoli. Ngjarjet që do të pasojnë më tej janë të dhunshme dhe me vrasje, ku në qendër të tyre vihet Tarek Sokoli.
Një prej prostitutave të liruara nga shfrytëzimi Sokolit do të vritet. Po të njëjtin fat do të mësonte njëri prej “ushtarëve” të Sokolit, që merrej me transportin e heroinës. Përballë kësaj situate, Lenny mbledh grupin e gangsterëve që ai drejton, duke i thënë që nuk duhet të kishin humbur jetën tërë këta njerëz nëse ata do të eliminonin Tarek Sokolin. Ata janë të bindur se me shqiptarët është e vështirë të bësh biznes, duke bashkëpunuar si një grup i vetëm, pasi nuk duan që të jenë ushtarë, por gjeneralë. Disa ditë përpara transmetimit të “The Fixer”, Laura Mackie, drejtore e teledramës në ITV, deklaroi: “’The Fixer’ është një teledramë me elementë kriminalë të paparë më parë”. Sipas statistikave të audiencës televizive mësohet se 6,2 britanikë e ndoqën “The Fixer” ose 25% e audiencës së asaj mbrëmjeje. Drejtuesit e ITV-së e kanë cilësuar këtë teledramë si një sukses të vërtetë.
Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë. Si i tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon më tej imazhin negativ të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, krijuar nga eksponentë shqiptarë të krimit, që merren kryesisht me prostitucion, të cilët sa herë kryejnë krime, kapin faqet e para të gazetave angleze. Titujt e mëdhenj të gazetave “Albanian Mafia takes over organized crime” (“Mafia shqiptare merr drejtimin e krimit të organizuar, shkruar te “The Times”, më 2004-ën) apo “Albanian Gangsters corner Britain’s sex trade” (“Gangsterët shqiptarë kontrollojnë prostitucionin e Britanisë”, shkruar po te “The Times”, më 2005-ën); apo sa herë që shqiptarët arrestohen e më pas dënohen pasi kthehen në lajme gazetash, vënë në punë fantazinë e skenaristëve të filmave, të cilët i kthejnë në personazhe filmash apo teledramash televizive, siç ka ndodhur me “The Fixer”.
Kjo teledramë, e komentuar gjatë si e suksesshme nga kritikët televizivë, nuk është një rast i izoluar, kur në rolet e kriminelëve ata zgjidhen të jenë shqiptarë. Po i njëjti stacion televiziv, në vitin 2004, në teledramën e përjavshme “The Bill” do t’ia kushtonte dy seri të saj trafikut të prostitucionit, ku tutorët ishin personazhe shqiptarë dhe viktimat, vajza lindore. I njëjti subjekt është trajtuar në një dramë tjetër televizive, me titull “Trafficking” (“Trafiku”) në kanalin “Channel 4”, dy vjet më vonë, ku 70% i filmit fliste për “mafiozët” shqiptarë. Ata që e ndoqën, nëse një ditë do të dëgjonin sërish fjalën “albanian” (shqiptarët), do t’i identifikonin ata me prostitucionin. Nuk mbarojnë me kaq bëmat e kriminalitetit shqiptar, kthyer në art kinematografik. Stacioni MTV, në një emision për ndërgjegjësimin kundër trafikut të grave, do të përdorte ngritjen dhe rënien e perandorisë së seksit ndërtuar nga laçiani Luan Plakiçit (Artur Kronit), i cilësuar si mbreti i prostitucionit në të gjitha kohërat në Angli.
Ndërkohë stacioni televiziv “Channel 4” ka nisur xhirimet e një teledrame bazuar në grabitjen e 53 milionë paundve, ku u përfshinë dy shqiptarë, Jetmir Buçpapaj dhe Ermir Hysenaj. Ata u dënuam me 25 vite burg në total. Nuk përjashtohet realizimi i një filmi edhe nga Hollivudi mbi këtë ngjarje. Tashmë personazhet shqiptarë të botës së krimit në Angli, po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në ekranet e televizioneve britanike, falë të qenurit të dhunshëm, e mbi të gjitha, lojtarë kryesorë e jo ushtarë në botën e krimit. Fatkeqësisht, këto cilësi i bëjnë ata të veçantë dhe kaq të dashur për skenaristët britanikë, duke ia nxirë edhe më shumë imazhin e shqiptarëve të ndershëm.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Shfrytëzonte minorenen në Londër prangoset turori shqiptarë

Akuza të rënda ndaj Edmond Elezajt dhe bashkëpuntores polake Dorota Piechocka

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një tjetër emigrant shqiptarë ka provuar ftohtësinë e prangave angleze për shfrytëzimin si prostitutë të një vajze 16 vjeçare në Londër.
Edmond Elezaj 35 vjeç në bashkëpunim me shtetasen polake Dorota Piechocka 23 vjeçe, shfrytëzonin për qëllime përfitimi si prostitutë minorenen e shpëtuar nga më pas nga policia.
Sipas informacioneve të para që dalin nga hetimi kësaj çështje mësohet se Elezaj e ka trafikuar vitimën nga një shtet lindor për në Angli.
Policia londineze që kreu arrestimet e shqiptarit dhe polakes, për arsye hetimi nuk bëjnë të ditur emrin e viktimës dhe origjinën e saj.
“Viktima 16 vjeçare me forcë ishte detyruar të shiste trupin e saj për llogari të shqiptarit, kundra dëshirës së saj. Ajo po mbahet në një vënd të sigurtë pasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë britanike. Dëshmia e saj në procesin gjyqësor do të jetë vendimtare”. është shprehur një burim pranë Scotland Yard në lidhje më këtë çështje.
Po sipas të njëjtit burim mësohet se viktima kishte disa muaj që shftytëzohej nga dyshja Elezaj,Piechocka. Ata e dërgonin 16 vjeçaren në shtëpi të ndryshme publike në Londër.
Edmond Elezaj banonte në veri të kryeqytetit britanik në lagjën Insligton. Ndërdsa Dorota Piechocka do të prangosej në shtëpinë e saj në bashkinë mbretërore Westminster, në një apartament lluksoz.
Policia londineze ka ngritur ndaj tyre disa akuza ku më e rënda për trafik të një minoreneje për qëllimi prostitucini në Angli, akuzë për të cilën nëse ata do të gjenden fajtor sipas ligjit anglez dënohesh me 14 vite burg.
Mbi ta rëndojnë edhe akuzat për detyrim kundra dëshirës në përfsirjen në prostitucion të një të miture nën moshën 18 vjeçe, si dhe për burgim të rremë.
Në ballafiqimin e parë me këto akuza në gjykatën e krimeve “Southwark Crown Court “Dorota Piechocka me flokë bjonde dhe shumë e bukur ka shpërthyer së qari duke mos i pranuar akuzat. Ndërsa shqiptari Elezaj i ka pritur me qetësi akuzat duke mos rreguar fare.
Që të dy ata i kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria londineze.
Procesi gjyqësor ndaj tyre, që pritet të zgjasë shtatë ditë, është vendosur të zhvillohet më 14 Prill 2008.
Sipas një raporti hartuar nga ministria e brendëshme britanike Home Offie për gjëndjen e prostitucionit në Angli, rezulton se 70% e prostitutave në zonën SOHO ku ndodhet distrikti i dritave të kuqe kontrollohen nga shqiptarët.
Ndërohë disa kohë më parë drejtues nga skuadra e antiprostitucionit në Londër thanë se shumica e më se 1000 shtëpi publike ilegale në Londër janë të hapura nga shqiptarët.
Gjatë dhjetë viteve të fundit policia britanike në pothuajse në të gjitha qytetet e vëndit ka shkatërruar grupe kriminale shqiptare të përfshira në shfrytëzimine grave dhe vajzase si prostituta për qëllime përfitimi.
Numri shqiptarëve të dënuar nga drejtrësia britanike për prositucion i kalon të 45-stët. Në këtë top listë qëdrojnë shqiptarët Luan Plakiçi (Artur Kroni) 23 vjet burg pasuar nga Tasim Axhami, 21 vjet burg,Shaban Maka , Taulant Merdanaj,Agron Demarku ,Flamur Demarku me nga 18 vjet burg dhe Emiljan Beqiraj 16 vjet burg.
Pamvarshisht nga këto dënime të rënda të tjerë shqiptarë e kanë zënë vëndin e tyre të lënë bosh duke përfituar nga ky krim që në thelb ka shfrytëzimin e njeriut ose siç quhet ndryshte skllavëria moderne.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 14 March 2008

Antidroga angleze prangos 12 shqiptarë në Oxford

Shkatërrohet një organizatë kriminale shqiptare që shiste kokainë

Policia sekuestron dy laboratorë kokaine, përzjerës dhe mijëra paund cash

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas tre vjet survejimi antidroga angleze ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare që shiste kokainë në qyetin e Oxfordit dhe Anglinë veriore.
Gjatë operacionit policor ku morën pjesë 200 policë u ekzekutuan 23 kontrolle shtëpishë në dy prej të cilave, shqiptarët kishin ndërtuar laboratorë për përzjerjen e saj.
Ftohtësinë e prangave angleze e kanë provuar 12 shqiptarë dhe dy britanikë.
Prokuroria ka dërguar në gjykatën “Oxford Crown Court” tetë shqiptarë dhe dy britanikën me akuzat për konspiracionin në shitjen e narkotikëve të klasit A.
Katër shqiptarët e tjerë po hetohen në gjëndje të lire.
Të arrestuarit janë Elton Celbeqiri 28 vjeç, Oltjon Nezha, 34 vjeç, Leon Cohadari 30 vjeç, Gentian Harizaj 26 vjeç, Elmond Koshaj, 34, vjeç, Ulijan Nelku, 29 vjeç, Klodian Kono 37 vjeç, Albert Kovaçi, 35 vjeç, si dhe dy britanikëve Rickson Gill, 24 vjeç, Stephen Munro, 29 vjeç.
Sipas “Thames Valley Police” që organizoi operacionin e shkatërrimit të këtij grupi kriminal, mësohet se gjatë kontrollit është sekuestruar një sasi e konsiderushme kokaine dhe disa mijëra paund në adresat e kontrolluara.
Në seancën e parë gjyqësore të caktimit të masës së arrestit në gjykatën e krimeve në Oxford, ata kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokurosia për konspiracion në tregëtimin e drogës së kategorisë A, ndërsa gjykatësi vendosi që ata të qëndorjnë në burg deri në seancën e radhës.

Aktiviteti

Ky grup kriminal shqiptarë e kishte nisur aktivitetin e tij që në vitin 2005. Në pak muaj falë lidhjeve të tyre me të tjera grupe shqiptare në tregtinë e drogës në Londër ata do të fuqizoheshin së tepërmi.
Policia angleze thotë se shqiptarët e sillnin drogën nga Italia dhe Hollanda për ta shpërndarë në lokalet e natës në qytetin e Oxfordit në të cilin jetojnë me mijëra të rinj që studjojnë në universitet e tij.
Disa prej të arrestuarve merreshin me transportimin e drogës nga Europa për në Angli disa të tjerë me përzierjen e saj me substanca të tjera. Pjesa tjetër e grupit shpërndahej në lokalet e natës ku e shiste atë duke fituar mijëra paund.
Aktiviteti tyre shumë shpejt do të binte në sy të oficerëve të antidrogës në zonën e Oxfordit të cilët do të ndërtonin një operacion të gjerë të fokusuar tek shqiptarët.
Në disa raste policë të maskuar si frekuentues të klubeve të natës kanë blerë drogë tek shqiptarët duke i filmuar ata.
Shtrirja e zonës së influencës do të rritej dukshëm gjatë mesit të vitit 2007 në zona të tjera jashtë Oksfordit si në qytezat Banbury, Didcot, Deddington, Reading, Cowley, Farnborough dhe Enfield në veri të Londrës.
Sipas burimeve policore mësohet se shkatërrimi strukturës kriminale të shqiptarëve në Oxford edhi pasi ata ishin fuqizuar së tepërmi.
Që prej disa muajsh ata ishin kthyer në furnizuesit kryesor të shitëve të drogës në këtë qytet dhe qytezat e tij. Nuk dihet ende se cila është koka drejtuese e këtij grupi i cili gjatë tre vjetëve kanë përfituar miliona paund.
Pikërisht forcimi pozitave në tregun e drogës në këtë zonë dhe të qënurit furnizues kryesor me kokainë si dhe provat e mjaftushme mbledhur nga policia çoi në arrestimet e tyre.

Arrestimet

Një zëdhës i “Thames Valley Police” tha për gazetën Shqip se oficerët e “Organised Crime Group” (Grupit të krimit të organizuar) ishin ata të cilët hetuan këtë grup kriminal. “Ka qënë një investigim i gjatë për këtë organizatë kriminale e përfshirë në tregrinë e drogës së kategorisë A. Oficerët tanë të “Thames Valley Police” të mbështetur nga tre forca të tjera policore kryen arrestimet” shtoi zëdhënësi.
Ndërsa kryehetusi David Poole që udhëhoqi investigimin e këtij grupi shqiptarësh tha: “Këto arrestime janë përfundimi një hetimi intensiv nga “Tames Valley Police”.
Ne jemi të vendosur të marrim çdo lloj mase për të ndaluar tregtinë e drogës”

Vëzhgim
Krimi shqiptarë në Angli, pas prostitucionit tani sytë nga droga

Gjatë dhjetë viteve të fundit është hera e parë që policia angleze arrestohen një numër kaq të madh shqiptarësh të përfshirë në tregtinë e drogës.
Krahas suksesit të kontrollit të prostitucionit në Londër si dhe qytete të tjera angleze përfshi Skocinë dhe Uellsin,trafiku drogës ka qënë një dëshirë e madhe për tu përfshirë nga Shqiptarët të cilët e kanë patur të vështirë të tregojnë muskujt e tyre në këtë biznez përballë, kurdëve që kotrollojnë Heroinën dhe britanikëve e kolumbianëve bosë të Kokainës.
Kjo vërtetohet më së miri nga ky operacion, i katër forcave policore angleze, që pas një survejimi tre vjeçar arrestuan 12 shqiptarë që kishin ngritur dy laboratorë përpunimi të kokainës në qytetin e Oksfordit.
Disa vite më parë po këtë qytet do të arrestohej një shqiptarë nga Burreli që njihej me pseudonimin “Buja”.
Ai u prangos momentin e marrjes në postë të një pakoje të dërguar nga Belgjika ku kishte disa kile heroinë. Ai do të dënohej dhjetë vjet burg.
Leonard Metani i kërkuar nga drejtësia Italiane për shfrytëzim prostitucioni fshihej në Londër është një tjetër shqiptarë që do të dënohej për tregti droge. Momentin e arrestimit në shtëpi ju gjët gjashtë kile heroinë e presuar gati për tu shitur.
Shqiptari nga Lushnja një dhomë të shtëpisë e kishte shndërruar në laborator droge.
Nga analizat rezultoi se vetëm 16 përqind e 6 kg drogë të sekuestruar ishte heroinë e pastër. Pjesa tjetër përzierës. Metani u dënua me 6 vite burg pasi pranoi akuzat.
Si pasojë e mospagesës së parave për një sasi prej 25 kg kanabis mes dy grupeve shqiptare nga Elbasani dhe Tirana në 14 Janar 2002 ata do të përlesheshin me armë.
I vdekur përjashta pabit “FOX” në lagjen Palmers Green do të mbetej Edmon Cullhai i cili kishte shkuar për të sqaruar çështjen mes dy grupeve. Hakmarrja e grupit tiranas, kishte vënë në shënjestër Izet Fejzullahun i burgosur nëntorin 2005 për trafik prostitucioni me 14 vite burg dhe Ilir Krasniqin.
Për këtë vrasje drejtësia shqiptare do të dënonte
Ermal Sinanin dhe Florian Metallën ish eksponetë të njohur të krimit shqiptarë në zonën Hounslow.
Në Janar të 2008 Scotland Yard do të arrestonte katër shqiptarë.
Ata ishin shpëndarës Kokaine në Veri të Londrës. Një agjent i infiltruar hyn në pazar me ta duke blerë fillimisht 120 gram dhe bërë një porosi për 1 kg në javët në vazhdim. Momentin që shqiptarët Bardhi Lleshi, Skënder Mustafa, Andi Hekuri dhe Besmir Limaj shkuan të dorzonin kilen e Kokainës në lokalin bullgar “Plovdiv” në veri të Londrës, do të prangoseshin. Të katër që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për konspiracion në shitjen e drogës kategoria A. Gjykatësi R.D. Harris do të lezojë masën e dënimit për ata më 28 Mars 2008.
Arrestimet për trafik droge në Londër të katër shqiptarëve në Janar 2008 përfshi ato të 12 shqiptarëve në Oxford janë tregues i qartë se grupet kriminale shqiptare në Angli pas prostitucionit tani sytë i kanë hedhur droga për tu bërë lojtarë serioz njësoj si Kurdët e heroinës apo Britanikët dhe Kolumbianët e Kokainës.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Ministrja shqiptare e integrimit vizitë në Londër

Nga samiti “Të jetojmë sëbashku”
Muhamed Veliu

Me ftësë të “British Council” ministrja e integrimit zonja Majlinda Bregu ka marrë pjesë në samitin “Të jetojmë sëbashku”.
Gjatë këtij samiti dyditor në Londër me pjesmarrjen e shumë politikanëve të rëndësishëm nga e gjithë bota, zonja Bregu është takuar me presidentin Slloven Danilo Turk, Ish kreun e partisë laburiste angleze Lordin Kinnok si dhe minisrin e Europës në kabinetin e kryeministrit Broën zotin Xhim Mërfi.
Gjatë bashkëbisedimit ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment të mirë të prespektivës eurpiane të saj.
“Progresi Shqipërisë tha zoti Mërfi në raport me çështjen e integrimit po bëhet i prekshëm nga instancat e Brukselit dhe kancelaritë europiane, duke theksuar se mbështetja britanike nuk do të mungojë për Shqipërinë drejt proceseve integruese.
Ministrja Bregu në fjalimin e saj në këtë samit folli rreth rrolit të emigracionit shqiptarë në botë, rëndësisë së tij për Shqipërinë njëkohësisht për programet e Qeverisë shqiptare në lidhje me Brain Gain.
Ajo theksoi se emigrantët gjithmonë janë të nevojshëm për shumë vënde të botës por asnjëherë të mirseardhur.
Në lidhje me emigracionin shqiptarë zonja Bregu u shpreh se Shqiptarët që kanë emigruar në Europë janë atë që po afrojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë me Europën.
I ftuar në këtë samit ishte edhe ministri i punës dhe çështjeve sociale Koço Barka.
Ndërsa qeveria kosovare e kryenistrir Thaçi në këtë samit përfaqësohej nga ministri kulturës Rinisë dhe sporteve zoti Skënder Hyheni.
Në ministrinë e jashtëme britanike Foreign Office ministres shqiptare të integrimit ju rezervua një prite nga zoti Anthony Smith drejtor i drejtorisë së ballkanit ku u bisedua për gjëndjen në rajon, kryesisht Kosovën dhe hapat që po ndërrmer qeveria shqiptare në përmbushjen e kërkesave të Brukseslit pas firmosjes së MSA-së.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 11 March 2008

Kosova në fokusin e revistës të dipllomatëve ““Embassy Magazine”

Kosova në fokusin e revistës të dipllomatëve ““Embassy Magazine”

Nga Londra
Muhamed Veliu

Deklarimi Kosovës shtet i pavarur dhe sovran i ka “ndarë” ambasadorët e shumë vëndeve të Botës akredituar në Londër në dy grupe.
Sipas një sondazhi të revistës mujore “Embassy Magazine” mësohet se 45% e dipllomatëve janë kundra njohjes së Kosovës shtet ndërsa 55% pro.
Fillimisht kjo revitë e cila i dedikohet trupit dipllomatik të akredituar në kryeqytetin britanik, i bën një rezyme zhvillimeve dipllomatike të ndodhura menjëherë pas deklarimit të pavarsisë.
Revista nënvizon faktin se Britania e Madhe përmes zotit David Blunt ishte vëndi i parë që i propozonte kryeministrit Hashim Thaçi ambasadorin e vëndit të saj.
Autori shkrimit nuk bën publik emrat e dipllomatëve që kanë votuar kundra në këtë sondazh por lë të nënkuptohet se dipllomatët e vëndeve si Spanja, Qipro, Rumania, Sllovakia apo Kina me minorete brënda tyre janë ata që e kanë kundërshtuar njohjen e Kosovës si shteti i194 në Botë.
Dipllomatët që janë shprehur kundra e kanë argumentuar votën e tyre duke deklaruar se Kosova mund të vendosë një precedent të rrezikshëm.
Më tej revista “Embassy Magazine” i ka dhënë mundësinë dipllomatëve të shprehin opinionet e tyre për këtë çështje.
Një dipllomat është shprehur se “Kemi të bëjmë me një thyerje të ligjeve ndërkombëtare”.
Por të tjerë dipllomatë njohës të mirë të çështjeve ndërkombëtare mes tyre Zef Mazi ambasadori Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar janë shprehur se shpallja e pavarësisë është mëse legale duke u përputhur me rezolutën 1244 e cila paqaqet të gjithë konrnizën ligjore për zgjidhjen e statusit.
“Janë pikërisht rreshtat e kësaj rezolute mbi të cilat pavarësia është ndërtuar dhe njohur pa shkaktuar, anjë thyerje të ligjeve ndërkombëtare” është shprehur ambasadori Mazi, i cili përpara dhe pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës ka qënë tejet aktiv përmes mediave britanike, duke sqaruar aspektet tekniko-ligjore, se ku bazohet shpallja e kësaj pavarsie.
Më tej ambasadori Mazi është shprehur se:

“Një zgjidhje është e drejtë kur ajo është legjitime dhe zgjidhja është legjitime kur ajo shpreh dëshirën e një populli. Kjo është e gjitha çfarë ka ndodhur në Kosovë”.

Zef Mazi falë eksperincës si ambasador në OSBE ka theksuar në artikullin e “Embassy Magazine” se të kundërshtosh pavarësinë e Kosovës do të thotë më shumë pasiguri,më shumë jo stabilitet në kufijtë e Europës duke shtuar-
“Kjo pavarësi hap shumë obsione për Serbinë dhe Kosovën në rrugën e tyre drej integrimit Europian.Sa më shpejt të ndodh ky integrim aq më mirë. Unë pesonalisht nuk shikoj ndonjë arsye të fortë që ky integrim mos të përshpejtohet për rajonin tonë. Kjo në mënyrë të padiskutushme do të ndihmojë rajonin dhe Europën.” deklaroi ai duke theksuar se Shqipëria do të luaj një rrol konstruktiv në në skenarin Ballkanin.
Dhe jo vëtëm kaq. Sipas ambasadorit Mazi vëndi që ai përfaqëson është i gatshëm për ti lejuar fqinjve “hapsira frymëmarrje” për tu rritur dhe konsoliduar veten e tyre përfshi dhënjen e asistencës së nevojshme nëse Serbia do të shkaktojë probleme siç ka paralajmëruar.
Por një kolegu tij ballkanas mendon ndryshe.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka shtuar në Ballkan orekset e nacionalistëve.Do të ishte më mirë të pritej deri në ardhjen e momentit të afrimit me Bashkimin Europian, gjë e cila do të sillte një marrveshje të pranushme për Serbinë dhe Kosovën".


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Burgosen vëllezërit Rrapushi pranar të shtëpive publike

Nga shtëpitë publike përfituan 220 mijë stërlina.Paratë dërgoheshin në Shqipëri

Kishin paguar 11 mijë paund reklamë në katër gazetat lokale

Nga gjykata “Southwark Crown Court”
Muhamed Veliu

Dy vëllezër shqiptarë që kishin përfituar 220 mijë paund nga shfrytëzimi dy shtëpive publike në Londër janë dënuar me 7 vjet burg në total nga gjykata “Southwark Crown Court”. Jetnor dhe Artan Rrapushi sëbashku me shtetasen lituaneze Juraite Pivoraite kanë pranuar akuzat për kontroll , shfrytëzim prostitucioni për qëllime fitimi, pastrim parash si dhe për përdorim të dokumentave të falcifikuara.Gjykatjsa Debra Taylor ka lexuar relativisht dënime të lehta për tre të akuzuarit duke përfituar nga pranimi fajit që në seancën e parë gjyqësore.

Dënimi

Jetnor Rrapushi 33 vjeç, që kishte fituar leje qëndrimi për gjithmonë në Angli, i cilësuar si “truri” ndërtimit të këtij biznesi fitimprurës, do të dënohej me 4 vite burg. I vëllai Artan Rrapushi 24 vjeç emigrant ilegal që prej 2004-trës u dënua me tre vite burg. Sipas aktakuzës ai ishte njeriu që merrej me sigurimin e shtëpive publike si dhe sjelljen e prostitutave. Policia e ka cilësuar atë si njeriun vendimarrës në këtë ativitet. Bashkëpuntorja e tyre lituaneze, Juraite Pivoraite 35 vjeçe,ish e dashura Jetnorit e cila ishte ortake në ngritjen dhe drejtimin e dy shtëpive publie do të dënohej me dy vjet burg. Ajo luante rrolin e “madamës” duke marrë paratë e negociaur çmimin me klientët, mes tyre në disa raste policë që po mblidhnin prova kundra tyre.Gjykatsja u shpreh se ata nuk kishin përdorur dhunë ndaj vajzave që punonin në shtëpitë e tyre publike, por nuk u vinte aspak keq të pasuroheshin nga puna e tyre.Ata kishin hapur këto shtëpi publike ku shfrytëzoheshin vajza që kontrolloheshin nga shqiptarë të tjerë duke paguar gjysmën e fitimit si qera për shtëpitë publike.

Përfitimi

Gjatë hetimit poilicia zbuloi se gjatë periudhës Shkurt-Tetor 2007 ata kishin shpenzuar 11 mijë stërlina duke vendosur reklama, për shtëpitë publike në katër gazeta lokale. Hetimi aktivitetit të tyre kriminal nisi pasi një vajzë e trafikuar kishte ikur nga tutori i saj dhe në polici tregoi se në disa raste çohej në shtëpitë publike të vëllezërve Rrapushi për të cilët policia angleze beson se janë nga qyteti Fierit.Më 17 Tetor 2007 operacioni i koduar “Salledo” arrestoi dy shqiptarët dhe lituanezen. Gjatë kontrollit të dy shtepive publike dhe një adrese ku jetonin shqiptarët në lagjen Wood Green u gjetën një pasaportë greke dhe një lituaneze me foton e Artan Rrapushit si dhe 1,760 paund. Po ashtu edhe një patentë lituaneze me foton e Jetnor Rrapushit, i cili që në momentin e arrestimit tha se gjithçka kishte të bënte me të dhe dy tjerët vëllai dhe lituanezja nuk kishin të bëbin fare me këtë aktivitet.Vëllezërit Rrapushi për mos tu kuptuar kishin hapur secili llogari bankare si shtetas lituanez nga të cilat tranferonin paratë në Shqipëri.“Transfetrat bankate si dhe identifikimi aseteve të përfituara nga prostotucioni janë në hetim e sipër për tu sekuestruar më pas” deklaroi prokurori David Dauros.Gjatë periudhës 11 javore të hetimit kur ata janë mbajtur nën survejimin policior në llogaritë bankare kishin qarkulluar 50 mijë stërlina.Kështu në llogarinë bankare të Jetnor Rrapushit u gjetën 17 mijë stërlina. Në atë të Artan Rrapushit 13 mijë stërlina po aq në llogarinë e Juraite Pivoraite.Sipas dëshmisë së disa prostititave që punonin në shtepitë pubile të shqiptarëve ata përfitonin afërsisht 10 mijë stërlina në javë.Policia angleze thotë se që nga dita e hapjes së shtëpivepublike ata kanë përfituar 220 mijë stërlina.Në përllogaritjen e parave të fituara nga ata ka shërbyer një ditar Juraite Pivoraite ku kishte shënuar numrin e klientëve dhe pagesat e bëra nga ata.

Hetimi

DI Gary Young hetusi këtij aktiviteti tha :“Ky operacion filloi pasi njëra nga viktimat gjeti kurajon të vinte tek ne dhe të tregonte historinë e saj. Këta tre idividë që u dënuan sot jetonin me para të fituara nga imoraliteti duke shfrytëzuar këto gra. Operacioni “Sellado” u ngrit për të shkatërruar strukturën kriminale të ndërtuar nga ata duke përfituar nga mizoria e këtyre grave”.Një dhënëse e Scotland Yard i tha gaztës “Shqip” se hetimi për sekuestrimin e aseteve të ndërtuara jashtë Anglisë si Shqipëri apo Lituani është një prioritet tani pas dënimit të tyre. Sipas statistikave policore në Londër operojnë 1 mijë shtëpi publike ilegale. Shumica prej tyre janë ndërtuar nga grupet kriminale shqiptare në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale si lituaneze apo kineze.Në vitin 2005 katër vëllezërit Demarku dhe një bashkëpuntor i tyre u dënuan me 63 vite burg në total pasi kishin hapur tetë shtëpi publike, pranë aeroportit Heathrow duke fitruar mesatarisht dy milion paund në vit.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Londër, gjykata lejon ekstradimin në Shqipëri të dy "pedofilëve" britanikë

Londër, gjykata lejon ekstradimin në Shqipëri të dy "pedofilëve" britanikë

Christodolou dhe Arnold akuzohen për abuzime me jetimët shqiptarë

Nga "City of Westminster Magistrate Court"
Muhamed Veliu

Gjykata e ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court" në Londër e ka quajtur të drejtë kërkesën e drejtësisë shqiptare për të ekstraduar nga Anglia dy shtetas britanikë, të akuzuar se kanë abuzuar seksualisht me të mitur. Gjykatësi Anthony Evans, në vendimin e tij prej 10 faqesh, ka hedhur poshtë pretendimet e avokatëve mbrojtës, që deklaronin se Dino Christodolou, 44 vjeç, dhe Robin Arnold, 55 vjeç, nuk janë shpallur qartësisht si persona të kërkuar nga Prokuroria shqiptare. Edhe pretendimi i avokatëve, Ben Cooper dhe Rachel Scott, se gjatë procesit gjyqësor mund të ketë abuzime ndaj klientëve të tyre, nuk është gjetur i bazuar nga gjykatësi Evans. Të njëjtin fat ka pasur edhe një raport në favor të mbrojtjes, i hartuar nga ekspertja e çështjeve ligjore, Arta Vorpsi, të cilin gjykatësi e cilësoi si një raport aspak të ngjashëm me formatin e të tilla raporteve të pranueshme për një gjykatë britanike.

Mbrojtja

Ben Cooper, avokati i Christodolout, gjatë seancave të mëparshme është shprehur se klienti i tij nuk mund të ekstradohet, pasi krimi që akuzohet ka ndodhur shumë kohë më parë, duke përdorur termin "Passage of Time" dhe kjo e bën të pajustifikuar juridikisht ekstradimin. "Krimi ka ndodhur në vitin 2004, por dëshmia e fëmijëve të "abuzuar" është marrë në vitin 2006, bashkë me provat e ekzaminimeve të mjekëve ligjorë. Shumë prova shkencore me rëndësi në këtë krim nuk janë siguruar, që mund të më ndihmonin me mbrojtjen time", ka thënë avokati Cooper. Në përgjigje të këtij pretendimi, gjykatësi Evans thotë se "nuk ka asnjë lloj indikacioni që të na jetë paraqitur ne. Akuza të kësaj natyre shpeshherë kryhen shumë vite pasi të ketë ndodhur krimi, ku provat shkencore apo mjekësore mungojnë, pasi është e pamundur të mblidhen. Në këtë çështje, Prokuroria shqiptare ka siguruar prova të tilla, të cilat mund të testohen nga mbrojtja gjatë procesit".

Vendimi

Në përfundim të vendimit, gjykatësi konsideroi se nuk ka asnjë shkelje nëse ata do të ekstradohen siç e kërkon drejtësia shqiptare. "Jam i kënaqur nga kërkesa e palës shqiptare, se Cristodolou dhe Arnold janë persona të akuzuar dhe se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se ata do të ballafaqohen në Shqipëri me një proces të parregullt. Ia dërgoj çështjen për ta konsideruar sekretares së Shtetit", shprehet në fund të vendimit gjykatësi britanik, Anthony Evans, i cili për shtatë seanca e shqyrtoi këtë proces ekstradimi.
Çështja e ekstradimit të dy britanikëve nuk merr fund këtu. Avokatët mbrojtës kanë të drejtën e apelit në Gjykatën e Lartë, ku sipas të gjitha gjasave, ata do ta apelojnë vendimin, pasi sekretarja e Shtetit të ketë firmosur certifikatën e ekstradimit brenda afatit kohor të tetë javëve. Të dy britanikët e kanë pritur me qetësi vendimin. Ata akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për abuzime me të mitur të moshës 4 deri 14 vjeç në vitin 2004 në jetimoren "Fëmijët e Tij". Për këtë krim janë arrestuar edhe themeluesit e kësaj jetimoreje, skocezi David Broun dhe shqiptari Janaq Papleka, ku ky i fundit ka pranuar akuzat për moskallëzim krimi. Cristodolou, disa muaj më parë është shprehur se nëse vendimi do të ishte për t‘u ekstraduar, ai do të hynte në grevë urie në burgun londinez, ku që prej gati një viti ndodhet i izoluar.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 10 March 2008

Shqiptarët Thank You Britani e Madhe



Shqiptarët Thank You Britani e Madhe

Nga “Trafalgar Square” Londër
Muhamed Veliu

Si asnjëherë tjetër sheshi Trafalgar në qendër të Londrës, ka gumëzirë nga brohoritjet e shqiptarëve të cilët ishin mbledhur për të falenderuar popullin dhe Qeverinë Britanike për ndihmën e dhënë për Kosovën.
Të ardhur nga Irlanda, Skocia dhe qytete të tjera angleze me mijëra shqiptarë, duke valëvitur flamurin kombëtar shqiptarë dhe atë të Kosovës, kanë festuar shpalljen e pavarsisë së Kosovës.
Ky manifestim i organizuar nga shoqtat e emigrantëvë në Britani është hapur me një minut zi në kujtim të atyre që dhanë jëtën për pavarsinë e Kosovës mes tyre Idrit Cara, Liman Lekaj dhe Lutfi Musiqi të cilën lanë Anglinë për t’ju bashkuar UÇK-së.
Në pamundësi për të marrë pjesë në këtë miting madhështor në Londër, përmes një letre presidenti Kosovës Fatmir Sejdiu ka përshëndetur të pranishmit, ku në mënyrë të veçantë ka shprehur falenderimet më të zgjedhura për Britaninë e Madhe e cila ishte e para që hapi ambasadën e saj në Kosovë.
Po ashtu presidenti Sejdiu përkes kësaj letre është shprehur se së shpejti Kosova do të ketë ambasdën e saj në Londër.
Historiani Noel Malcolm i cili përmes librit të tij “Kosova një Histori e Shkurtës”, saktësoi të vërtetat historike për Kosovën, tejet i emociomnuar duke i dalë disa pika lot gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha.
“Dita e shpalljes Kosovës shtet ishte dita më e lumtur e jetës time”.
Me ovacion dhe brohoritje është përcjëll përshëndetja e gazetares Melani McDonald që do të thoshte se në sheshin Trafalgar ç’do ditë mbildhen njerëz për ti kërkuar qeverisë Britanikë të bëj dicka për çështje të ndryshme, ndërsa shqiptarët janë mbledhur për ta falenderuar atë. Sipas saj kjo ndodh shumë radhë për mos të thënë asnjëherë.
Zef Mazi Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe e ka cilësuar pjesmarrjen e mijëra shqiptarë në këtë tubim falenderimi si një akt të lartë qytetarie e patriotizmi.
“Një zgjidhje është e drejtë tha ambasadori Mazi kur ajo është legjitime dhe zgjidhja është legjitime kur ajo shpreh dëshirën e një populli”.Kjo është ajo që ndodhi në Kosovë.
Në fund të manifestimit një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptarë dorëzuan në 10 Downing Street një çertifikatë mirnjohje për kryeministrin Gordon Brown.
Ky manifestim falenderimi u organizua nga të gjitha shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 9 March 2008

Shqiptaro-britaniku humb betejën e ekstradimit

Armand Bogdani tentoi përmes Greqisë trafikimin në Angli të 1720 kg kanabis

Nga gjykata "City of Westminster Magistrate Court"
Muhamed Veliu

Një shqiptar, i cilësuar nga gjykata britanike si "lojtari kryesor", në konspiracionin e trafikimit nga Shqipëri në Greqi, me destinacion final Anglinë, të rreth 1.7 tonë kanabis, ka humbur betejën për të bllokuar ekstradimin.
Gjykatësi Nicholas Evans e ka cilësuar si të drejtë kërkesën e qeverisë shqiptare për të ekstraduar nga Anglia shqiptaro-britanikun Armand Bogdani, i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 13 vite burg për trafik lëndësh narkotike.
Sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, mësohet se 27 vjeçari Bogdani me origjinë nga Librazhdi, martuar me një shtetase angleze, në korrik 2002 tentoi të kalonte drejt Greqisë 1720 kile kanabis. Doganierët shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës sekuestruan sasinë e drogës. Nga hetimet dhe arresti i disa pjesëtarëve të grupit, u vërtetua se Armand Bogdani, përmes dokumentacionit të falsifikuar, kishte blerë mjetin transportues, duke e bërë atë njeriun kyç në këtë konspiracion trafikimi të lëndëve narkotike. Policia shqiptare beson se destinacioni final i drogës ishte tregu anglez, ku nëse kjo sasi droge do të arrinte, vlera e shitjes në treg ishte 7,8 milionë paund.
Për këtë krim, Gjykata e Gjirokastrës gjeti fajtor në mungesë Bogdanin, duke e dënuar me 13 vite burg. Ai është larguar nga Shqipëria disa ditë pas dështimit të trafikimit të ngarkesës e fshehur në një dysheme të dyfishtë në kamion.
Nga procesi i ekstradimit u mësua se ai kishte për përdorim dy pasaporta, një shqiptare dhe një tjetër britanike, pasi ishte martuar me një shtetase të këtij vendi dhe jetonte me të në qytetin e Nottinghamit, në veri të Anglisë. Arrestimi tij, më 5 Korrik 2007 erdhi si pasojë e një bashkëpunimi mes Zyrës së Interpol-Tiranës dhe skuadrës së ekstradimeve në Scotland Yard, e cila njihet si "Extradition Unit", ku nga Tirana kanë mbërritur 100 fletë arresti për t‘u ekzekutuar.

Vendimi

Gjatë leximit të vendimit gjykatësi ka shprehur pakënaqësi rreth përkthimit të dokumentacionit nisur nga Tirana. “Versioni në anglisht i dokumentave të dërguara lë për të dëshiruar” tha ai.
Po ashtu gjykatësi nuk i ka kursyer kritikat rreth një raporti prej dhjetë faqesh hartuar nga një konsulent i organizatës shqiptare për të drejtat e njeriut.
Në pikën dhjetë të vendimit gjykatësi Evans thotë se ai nuk e ka marrë si argument strikt garancinë e dërguar nga ministri Enkeleid Alibeja datw 28 Janar 2008 se i kërkuari Bogdani në bazë të ligjeve shqiptare ka të drejtën e rigjykimit.
“Ekzekutivi nuk mund të ndërhy apo influencojë në pavarësinë e e gjyqësorit, por duke menduar se ministri supozohet të ketë dijeni për ligje të caktuara dhe është në pozitë të japë këshillime për termat dhe efektet e tij, e pranoj këtë garanci” shprehet gjykatësi britanik në vijim të vendimit.
Më tej ai nuk vërën ndonjë problem në ligjin shqiptar të rigjykimit apo mos përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut,siç parashtroi pretendimet e saja pala mbrojtëse e Armand Bogdanit.
Në të tilla kushte në fund të vendimit gjykatësi Nicholas Evans shprehet se e lejon ekstradimin e Bogdanit duke ja kaluar çështjen sekretares së shtetit për të firmosur certifikatën e ekstradimit,gjatë gjashtë javëve në vazhdim kohë e parashikuar nga ligji anglez.
Ai ka urdhëruar çuarjen në burg të shqiptaro-britanikut, pasi vjehrri nga Uellsi që kishte dalë garant për lirinë e tij me kusht kundrejt shumës 55 mijë paund, nuk ishte prezent me paratë në gjykatë. Armand Bogdani e ka përjetuar shumë keq vendimin i zbehur në fytyrë, duke ecur drejt qelive nën shoqërinë e një gardiani.

Kritika

Avokatët mbrojtës të Armand Bogdanit përmes një raporti për gjëndjen e të drejtave të burgosurve dhe sistemin e drejtësisë kanë dashur ti “pikturojnë” gjykatësit një tabllo të errët të drejtësisë shqiptare.
Për ta arritur një gjë të tillë ata kishin angazhuar zotin Genci Terpo i cili e ka nëshkruar raportin prej 10 faqesh si një ekspert për çështjet legale dhe koordinator i “Organizatës për të Drejtat e Njeriut”.
Gjykatësi Nicholas Evans në faqen tre të vendimit, pika tetë, paragrafi shtatë e quan raportin si të parfisllëshëm duke futur në thonjza fjalën ekspert sa herë që e përmend duke komentuar.
“Nuk jam aspak i kënaqur nga ky raport/dëshmi e dërguar nga “eksperti”i “Organizatës shqiptare për të Drejtat e Njeriut”. Ai është tërësisht gojë kyçur rreth artikullit 6 të Konventës së Drejtave të Njeriut si dhe faktit që Shqipëria e ka ratifikuar atë duke e inkorporuar atë marrveshje ndërkombëtare me ligjin shqiptarë”.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Londra lejon ekstradimin e mikut të Dritan Vilës

Edmond Kallmi kërkohet për një vrasje në Berat

Nga gjykata "City of Westminster Magistrate Court"
Muhamed Veliu

Gjykata britanike e ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court" ka vendosur në favor të shtetit shqiptar, për të ekstraduar një vrasës beratas, që fshihej si azilant politik në Londër. Përmes një vendimi të detajuar me 10 faqe, gjykatësja C.S.R Tubbs e ka quajtur të drejtë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar Edmond Kallmin. Në vendimin e saj, gjykatësja ka shqyrtuar argumentin e vetëm që kishte ngritur pala mbrojtëse, e cila pretendonte se nëse Kallmi do të ekstradohet, atij nuk do t‘i zhvillohet rigjykimi siç e kërkon Akti Britanik i Ekstradimeve 2003. Miratimi i kërkesës së palës shqiptare është konsideruar me kujdes nga gjykatësja Tubbs, duke marrë parasysh edhe dy precedentë, atë të Vullnet Mucellit në vitin 2007 dhe Fatmir Bletës në 2005, ku Gjykata e Lartë angleze vërejti se në Shqipëri ka probleme me rigjykimin dhe nuk bindeshim se rigjykimi ishte aktiv. Fitimi i betejës së parë për t‘i argumentuar gjykatës se Edmond Kallmi duhet ekstraduar është për meritë të përfaqësuesit të shtetit shqiptar në këtë proces, juristit Ben Brandon. Në seancën e fundit gjyqësore për gati dy orë ai ka argumentuar se Shqipëria e aplikon me sukses rigjykimin dhe se dy precedentët "Muceli, Belta" nuk duhen parë si shembuj të veçuar, por duhen parë paralelisht me çështjen "Da An Chen me Qeveria Rumune". Ngjashmëritë e dokumentacionit, dërguar nga Rumania në çështjen "Da An Chen" dhe garancitë që jepte qeveria rumune, kanë qenë identike me ato të dërguara nga Ministria e Drejtësisë shqiptare. Njëkohësisht, implementimi i njëjtë me Rumaninë, që Shqipëria i ka bërë Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, ka qenë një tjetër argument që juristi Brandon ka parashtruar në gjykatë, duke e shpëtuar shtetin shqiptar nga pozita aspak komode në këtë proces, përballë avokatit mbrojtës Seth Levine që argumentonte të kundërtën, duke përdorur në favor të tyre, precedentët "Mucelli, Bleta". Në faqen e fundit të vendimit, gjykatësja C.S.R Tubbs jep argumentet e saj përse Edmond Kallmi duhet të ekstradohet. "Në këtë çështje, duke marrë parasysh rastin e Da An Chen, e cila iu parashtrua gjykatës për ta marrë në konsideratë, kërkesa e Shqipërisë më ka bindur mua se Kallmi ka të drejtë të plotë dhe legjitime për t‘u rigjykuar, Nuk ka asnjë pengesë në seksionin S. 85 për ta ekstraduar atë. Kështu këtë çështje ia dërgoj sekretares së Shtetit, e cila do të vendosë nëse ai do të ekstradohet sipas aneksit ligjor 85 dhe 87 të aktit të ekstradimit 2003", deklarohet në vendim. Në përfundim të seancës, avokati Levine u shpreh se do ta apelonte vendimin në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, Edmond Kallmi do të vazhdojë qëndrimin në burg edhe pas përfundimit të dënimit me dy vite burg, dhënë nga një gjykatë angleze për kërcënim dhe rrahje. Kërkesa e qeverisë shqiptare për ekstradimin e tij iu dorëzua autoriteteve britanike më 18 janar 2007. Më 12 janar 2000, Kallmi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Beratit me 15 vjet heqje lirie për vrasje. Kallmi, bashkë me njërin prej eksponentëve të njohur të krimit beratas, Dritan Vila, më 12 Shtator 1998 shkuan për të vrarë Hamit Bacin, duke lëshuar një breshëri automatiku nga jashtë shtëpisë së tij. Si pasojë mbeti e vrarë Arjana Baci. Bashkë me një bashkëpunëtor të tretë, ata largohen nga vendi ngjarjes duke hipur në një kodër e monitoruar lëvizjet e policisë. Në vitin 2000 Kallmi do të kërkonte azil në Britaninë e Madhe, duke dhënë të dhëna të rreme nën emrin Martin Buzi. Disa vite më pas u martua me një greko-britanike, me të cilën ka dy fëmijë. Në dhjetor 2006, ai u arrestua nga policia në veri të Londrës pas një sherri në një pub. Nga krahasimi i shenjave të gishtave, ai rezultoi se ishte person në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 6 March 2008

Biznesmeni shqiptar mohon të jetë vrasës i kërkuar

Biznesmeni shqiptar mohon të jetë vrasës i kërkuar

Beteja 2-vjeçare për të ekstraduar nga Anglia të arratisurin nga burgu i Lezhës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Çështja e ekstradimit nga Anglia për në Shqipëri e një të arratisuri nga burgu i Lezhës është futur në një fazë interesante, pasi i kërkuari shqiptar pretendon se është një ngatërresë identiteti. Nga ana tjetër, prezenca e shqiptarit që kërkohet për vrasje në Shqipëri është përshkruar si shqetësim për komunitetin e zonës Mansfield nga gazeta lokale "Chud". Kjo gazetë pasqyron betejën e nisur nga shqiptari Selami Çokaj për të bllokuar ekstradimin. Shqiptari nga Tropoja gjendet në listën e Interpolit si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë. Ai dyshohet se është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë, ku vuante 20 vite burg për grabitje me armë dhe vrasjen e Lekë Pepajt, ngjarje e ndodhur në vitin 1994. Gazeta në fjalë citon drejtorin e policisë së Shkodrës, Nikolin Bala, të ketë deklaruar se Selami Çokaj është një ndër personat më të kërkuar nga veriu Shqipërisë, si dhe se ai është një person i rrezikshëm që kërkohet nga Interpoli. Besohet se Çokaj ka mbërritur në Angli si azilant në vitin 1997, duke u regjistruar me emrin Valton Gashi. Më pas, Ministria e Brendshme britanike, "Home Office", i ka garantuar atij qëndrimin në Angli si azilant, paçka se është njëri prej personave më të kërkuar në Shqipëri. Skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard" ra në gjurmët e tij pas një informacioni dërguar nga zyra e Interpol-Tiranës. Kjo zyrë dërgoi një mandat arresti, ekzekutuar nga "Scotland Yard" në vitin 2006. Çokaj do të arrestohej në zonën Mansfield, ku jetonte që prej vitin 2003, pas një qëndrimi të mëparshëm 8-vjeçar në Londër. Që në daljen e parë para gjykatës së ekstradimeve në Londër, familja e tij i paraqiti gjykatës një garanci pasurore prej 100 mijë stërlinash (17 milionë lekë), duke i rikthyer gjykimin në liri. Dy vjet më pas, nga seanca e parë gjyqësore, gjykata e ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare për ta ekstraduar atë. Ndërkohë pritet vetëm firma e Ministrisë së Brendshme që ai të dërgohet për në Shqipëri. Por, personi që policia britanike e ka identifikuar si Selami Çokaj thotë gjatë një interviste për mediat lokale ku ai banon, se është bërë një ngatërresë në identitet. Shqiptari 34-vjeçar, që ka një biznes në zonën Mansfield, shprehet se ai nuk është Selami Çokaj dhe se tani, pas kësaj ngatërrese, ai frikësohet për jetën e tij dhe të dy fëmijëve. Biznesmeni shqiptar, që besohet të jetë Selami Çokaj, e ka quajtur të gjithë procesin gjyqësor si sajesë të disa shqiptarëve të tjerë xhelozë, të cilët nuk i admirojnë arritjet e tij që kur ka mbërritur në Angli 11 vite më parë nga Kosova. Ai ka deklaruar se e vetmja ngjashmëri mes tij dhe të shumëkërkuarit Selami Çokaj është ngjashmëria në datëlindje. "Unë nuk jam Selami Çokaj. Nëse më dërgojnë në Shqipëri, atëherë jeta ime ka marrë fund. Gjithçka për mua merr fund. Të shumtën e kohës e kaloj duke qarë. Bashkëkombësit e mi e kanë sajuar këtë, pasi ata janë xhelozë. Po jetoj në Mansfield prej më shumë se dy vjet dhe nuk kam pasur asnjë problem me policinë, e cila kur erdhi në shtëpi pa se çfarë biznesi kisha ndërtuar. Më është dashur të ndryshoj numrin e celularit disa herë, pasi mund të më gjenin. Jam shumë i frikësuar. Ata mund të bëjnë gjëra të këqija duke më marrë fëmijët, apo duke më vrarë gruan. Kur kthehem në shtëpi më duhet të bëj kujdes, pasi edhe mund të më vrasin. Këta njerëz mund të të vrasin për asgjë", është shprehur shqiptari që pretendon të mos jetë Selami Çokaj.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 1 March 2008

Aida Dumani, ylli kosovar i pasarelave britanike

Aida Dumani, ylli kosovar i pasarelave britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Aida Dumani, një fotomodele shqiptare e cila jeton në Skoci, është ylli i ri i pasarelave britanike të modës. Që prej katër vitesh, kur për herë të parë në Glasgow u ngjit në pasarelë, 20-vjeçarja me origjinë nga Prishtina njeh vetëm sukses.E menaxhuar nga një agjenci modelesh në Glasgow, përveç interesit të kompanive të veshjeve, Aida ka ngjallur interes edhe në qarqet e kinematografisë angleze, duke iu besuar një rol në një film.E planifikuar disa javë më parë, intervista jonë nuk është aspak e lehtë. Preokupimet e shumta, përfshi shkollën, në mënyrë të veçantë pjesëmarrja në evenimentin më të rëndësishëm të modës në Londër, "London Fashion Week", janë disa nga arsyet për ta shtyrë intervistën disa herë.Gjëja e parë që të bën përshtypje te modelja Dumani është shqipja e pastër që ajo flet, pavarësisht se është larguar nga Kosova për në Skoci kur ishte vetëm 11 vjeçe.Megjithëse tashmë e njohur për mediat skoceze apo britanike, që kanë shkruar për yllin e ri shqiptar të modës, ajo është shumë pak e njohur si në vendlindje apo Shqipëri.Më shumë se sa për bukurinë, Aida flet se çfarë mund të bëjë me të. "Bukurinë time le ta vlerësojnë të tjerët", shprehet ajo në fillim të bisedës.Ajo, gjatë një rrëfimi të gjatë, tregon se dëshira për t‘u marrë me modë i ka lindur që kur ishte 12 vjeçe gjatë prezantimit të kulturës shqiptare në Glasgow. Ndërsa daljen e parë në një pasarelë do ta provonte kur ishte vetëm 16 vjeçe.Nuk ka qenë askush që mund të zbulonte talentin e saj për të reklamuar veshjet, por këmbëngulja e saj, të cilën Aida e ka ende të freskët."Së bashku me një shoqe shkova të bëj disa foto profesionale, të cilat ia dërgova një agjencie modelesh. Ata që në ditën e parë kur më intervistuan më ofruan një kontratë që të punoja ekskluzivisht për ta. U habita. Isha e lumtur, por që atë moment lindte përgjegjësia për të hedhur hapa të sigurt në botën e madhe të modelimit.Nuk u nxitova ta firmosja kontratën. M‘u desh të kontrolloja reputacionin e kësaj agjencie e pastaj të vendosja", kujton ajo.Nuk do të vononte që Dumanit t‘i besohej puna e parë si modele. Për fat ishte një fillim i mbarë, pasi ftesa për ta përdorur si modele vinte nga gazeta më e madhe skoceze, "The Herald". Për disa ditë me radhë duke reklamuar veshje të dizajnuesve të rinj nga Skocia, fotot e saj do të pushtonin këtë gazetë në seksionin e modës.Kjo ka shërbyer si reklama më e mirë për Aidën, e cila do të përzgjidhej për të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të modës, "London Fashion Week", që është ëndërr e çdo modeleje.Për të tretin vit ajo prek këtë pasarelë, që është një arritje për të, duke hapur më shumë dyer për t‘u bërë një modele me famë.Në 2006, modelja shqiptare, që është 1,87 e gjatë, u përzgjodh nga kompania angleze "Olanik", për të paraqitur veshjet e saja. "Isha e emocionuar, pasi nuk kisha shumë eksperiencë në pasarelë. Por kur e pashë se bashkë me mua dhe vajzat e tjera ishte edhe supermodelja britanike Lily Cole, u ndjeva mirë. Ishte një inkurajim për mua. Gjithçka shkoi mirë", thotë Aida për pjesëmarrjen e saj të parë në "London Fashion Week".Këtë pjesëmarrje ajo e cilëson njësoj si të kishte fituar një bingo."Nuk kishte gëzim më të madh. Nuk e imagjinoja që do të shkelja në atë pasarelë ku kanë shkelur modelet më të mira në botë. Ishte një ëndërr".Në dy vitet e tjera emocionet ishin më të vogla. Stilistja Marie Vachvogel, e cila vesh Victoria Beckham apo Siena Miller në 2007, do të përzgjidhte Dumanin për paraqitjen e koleksionit të saj.Disa javë më parë në "London Fashion Week 2008" kompania "Chloe" bën të sajën modelen shqiptare, duke e veshur me një fustan klasik.Për të modelja më e preferuar është braziliania Giesel Bundchen.Ndërsa industrinë e modës në Britani e shikon si jashtëzakonisht të madhe, me hapësira ku mund të japësh maksimumin nëse ke përmasat e duhura trupore, të cilat për Aidën janë gjatësia 1,78 cm, flokët kafe dhe sy kafe të hapur.Organizimi i punëve deri te detajet më të vogla që mund të duken si të parëndësishme për të është e veçanta e pasarelave britanike të modës.E quan një punë të lehtë që zgjat dy ose tre orë dhe paguhet mirë.Me shaka e pyesim atë nëse tani pas gjithë këtyre eksperiencave ka filluar të paguhet mirë."Jo edhe aq shumë", përgjigjet ajo, duke shtuar se për momentin është e kënaqur nga pagesat që merr, por thekson se nuk është një personi i rendur pas pagesave të majme.Ofertat për të punuar si modele nuk i kanë munguar edhe nga një agjenci mode në Tokio, agjentët e të cilës udhëtuan deri në Glasgow për t‘u takuar me të. Aida e ka refuzuar ofertën e tyre për të cilën thotë:"Jam e lidhur ngushtë me familjen. Nuk mund të jetoj pa ta. Ndoshta më vonë do të konsideroja të punoja në New York apo Milano dhe vetëm nëse atje do të kisha dikë të afërt".Aida krahas të punuarit si modele është edhe një studente në një kolegj lokal për biznes dhe turizëm.Disa ditë më parë, në Edinburg, ajo do të ishte pjesëmarrëse në dy sfilata për kompaninë "Harvey Nichols". Dy emra të njohur të modës, pjesëmarrëse në këtë aktivitet, si Cristian Dior dhe Fendi, do t‘ia besonin veshjet e tyre Dumanit.Tashmë ajo është bërë fytyrë e njohur te menaxherët e "Harvey Nichols", të cilët për çdo vit e ftojnë të jetë pjesëmarrëse në këtë aktivitet.Gjatë bisedës e pyesim Aidën se cila është arritja më e madhe për të si modele dhe ajo jep këtë përgjigje: "Do të quaja një arritje të madhe timen deri më tani zgjedhjen vitin e shkuar si modelja e vitit nga agjencia në të cilën unë punoj, e cila quhet ‘Superior Model Management‘.Po ashtu marrja pjesë në sfilatën e parë të Emporio Armanit në Skoci, ku pas një audicioni me vajza nga të gjitha agjencitë e modës në Glasgow, më zgjodhën vetëm mua".Po aq e suksesshme sa në pasarelat e modës, e reja shqiptare ka treguar të jetë edhe në kinematografi.Në vitin 2005 asaj iu besua një rol në serialin "Flash market Close", ku interpretonte një vajzë kosovare."Kur agjencia më dërgoi për provat e para në këtë film, nuk më treguan që roli ishte i një vajze nga Kosova, por një vajze nga Evropa Lindore. Producentët e filmit më treguan se për çfarë roli bëhej fjalë. Pas prove më thanë se do të më kontaktonin pas një jave. Më telefonuan dhe më treguan që më kishin pranuar. U gëzova pa masë. Besoj se më zgjodhën mua pasi përputhesha me rolin e një vajze emigrante që vritet nga një britanik racist", rrëfen ajo.Sipas saj, ishte një rastësi të luante në këtë film, pasi nuk i ka shkuar mendja kurrë të merrte pjesë në një projekt kinematografik. Kjo eksperiencë i ka pëlqyer, pohon ajo, por jo edhe aq shumë krahasuar me daljen në pasarelë si modele.Gjashtë muaj pas aktrimit në këtë film do të vinte oferta e radhës për të cilën Aida nuk do të pranonte. Po përse?"Më kërkuan të luaja në serialin ‘Taggard‘, por roli që më ofruan nuk më pëlqeu. Kërkuan nga unë të luaja rolin e një të burgosure, e cila do të përdhunohej dhe kishte disa skena ku unë dukesha nudo", tregon ajo arsyet e refuzimit të këtij roli.Ky refuzim ishte në vazhdën e një deklarate të sajës për një gazetë skoceze, e cila kur e pyeti nëse do të pozonte nudo për revistën "Playboy", iu përgjigj: "Kurrë".Ajo suksesin e deritanishëm e përshkruan jo vetëm në saj të këmbënguljes dhe dëshirës për t‘u bërë një supermodele kosovare, por edhe të prindërve.Sidomos të menaxheres së agjencisë, zonjës Kimberley.Nuk harron të falënderojë të gjithë shqiptarët në Glasgow, që e kanë mbështetur dhe inkurajuar.Pavarësisht se ajo është duke ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit si modele, pohon se është një vajzë e thjeshtë, që nuk dëshiron të shikohet nga shoqëria si një person VIP.Mezi pret që të marrë ftesën e parë për t‘u ngjitur në një pasarelë mode në Prishtinë apo Tiranë."Ka vite që e pres një ftesë të tillë, por që fatkeqësisht nuk ka ardhur ende tek unë. Shpresoj që ajo ditë të vijë shpejt, aq më tepër tani që Kosova është e pavarur.Më intrigon shumë fakti të di të shikoj, ta prek vetë se cili është ndryshimi mes sfilatave të këtushme me ato të atjeshmet", pohon ajo duke folur me shumë pasion për vendlindjen, të cilën gjatë këtyre 9 viteve në Skoci ka mundur ta vizitojë vetëm dy herë.Më shumë se suksesin e saj personal si modele, Aida për të ardhmen ka një synim akoma më të madh. Të njihet në të gjithë botën si supermodelja që vjen nga shteti i Kosovës. Në mendjen e saj tashmë e ardhmja është projektuar.Aida tregon se duke parë që në botë nuk janë shumë vajza nga Kosova që merren me modë, ajo e ka dëshirë të madhe të punojë për gjigandët e modës, duke ngritur lart emrin e Kosovës dhe mos të njihet si deri më tani, si një modele me vend origjine ish-Jugosllavinë.Ajo ka të drejtë. Momenti i duhur ka ardhur që shteti më i ri në botë të ketë princeshën e tij në botën e modës. Aida Dumani me këtë sukses të deritanishëm ka provuar që është e denjë ta realizojë një mision të tillë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Në pikëpyetje ekstradimi i dy "pedofilëve" britanik

Në pikëpyetje ekstradimi i dy "pedofilëve" britanik

Juristja shqiptare dëshmon në favor të palës mbrojtëse. Avokatët: Shqipëria po u bën gjyq ilegal

Nga Londra
Muhamed Veliu

Seanca e fundit e ekstradimit të dy shtetasve britanikë, të cilët kërkohen nga drejtësia shqiptare si të akuzuar për abuzime seksuale me fëmijë, është veshur akoma më me shumë mister. Mbetet në pikëpyetje, nëse ata do të ekstradohen drejt Tiranës. Avokatët mbrojtës të Dino Christodoulou dhe Robin Arnold, në përfundim të procesit gjyqësor janë shprehur optimistë, se ekstradimi i tyre nuk do të lejohet nga gjykatësi Nicholas Evans. Pika e fortë e avokatit mbrojtës të 44-vjeçarit Christodoulou ishte se në Shqipëri gjykatësi i çështjes ka filluar procesin gjyqësor në mungesë. Mbrojtja ka shkuar më tej, duke i deklaruar gjykatësit Evans se gjykata shqiptare po zhvillon procesin në mungesë, duke shqyrtuar akt-akuzën e Prokurorisë së Tiranës.
Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe, pasi që në muajin tetor të vitit të shkuar, gjykatësi i çështjes ka ndërprerë zhvillimin e procesit, pasi pritet vendimi i Gjykatës së Londrës lidhur me ekstradimin e Dino Christodoulou dhe Robin Arnold. Avokati Ben Cooper, që përfaqëson Christodoloun, dhe Rachel Scott, avokate e Arnold e kanë deklaruar se, nëse ata ekstradohen në Shqipëri kjo do të jetë juridikisht e pajustifikuar, pasi autoritetet shqiptare, në mënyrë ilegale janë duke i gjykuar ata. Avokatja Scott deklaroi se, një eksperte shqiptare ka dërguar një dëshmi, në të cilën thuhet se ajo ka folur me gjykatësin e çështjes në Tiranë dhe në kundërshtim me atë që thotë qeveria shqiptare, saktëson se procedurat gjyqësore vazhdojnë në mungesë. Po ashtu, ekspertja shqiptare, e kontraktuar nga pala mbrojtëse, ka hartuar një raport në lidhje me gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë shqiptare. Emri i saj është bërë publik në gjykatë si Dr. Arta Vorpsi. Raporti përfshin një dëshmi me firmën e saj se çfarë po ndodh në Tiranë me këtë proces dhe pikërisht ky raport është përdorur me efikasitet nga mbrojtja, për të bllokuar ekstradimin.
Deklarata e avokates Scott është kundërshtuar ashpër nga kolegia e saj, Clair Dobbin, përfaqësuese e Shqipërisë në këtë proces. "Gjyqi për këta dy të akuzuar nuk ka filluar, por janë zhvilluar disa seanca paralele që njihen si seanca preliminare", shpjegoi ajo. Pohimet e avokatëve mbrojtës, përfshirë reagimin e përfaqësueses së shtetit shqiptar në këtë proces nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e ia kanë shtuar misterin këtij procësi, që ka 8 muaj që po zhvillohet. Enigma e ekstradimit apo jo të dy britanikëve drejt Tiranës do të mësohet më 10 Mars, kur gjykatësi do të japë vendimin përfundimtar, që është i apelueshëm nga të dyja palët, nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Është hera e parë që drejtësia shqiptare kërkon nga Britania e Madhe ekstradimin e dy shtetasve të saj, të dyshuar për abuzime seksuale me të mitur.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

SOCA -FBI-ja britanike zbarkon në Tiranë

FBI-ja britanike do të drejtojë gjatë tre viteve të ardhshme misionin evropian të policisë për Shqipërinë

SOCA -FBI-ja britanike zbarkon në Tiranë

Kreu i SOCA: Grupet e organizuara, rrezik për Britaninë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Britania e Madhe merr në dorë dhënien e asistencës në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal, nëpërmjet drejtimit në tre vitet në vazhdim të Misionit Evropian për Policinë Shqiptare, PAMECA. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Brendshme Britanike, Home Office. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe nën drejtimin e oficerëve britanikë të luftës kundër krimit të organizuar, ky mision do të organizojë një strategji për të shkatërruar grupet kriminale shqiptare, tashmë me lidhje të forta në të gjithë Evropën. Ekspertë të SOCA (Special Organised Crime Agency) do të jetë "truri" drejtues i PAMECA-s deri në vitin 2011.

Kërcënimi

Grupet kriminale shqiptare konsiderohen nga ekspertët vendas të krimit si një kërcënim serioz për Britaninë e Madhe, kryesisht në trafikun e njerëzve dhe prostitucionit. Ky hap që ndërmerr Britania e Madhe, duke marrë në dorë drejtimin e PAMECA-s, është biseduar gjatë vizitës në Londër, disa jave më parë, të ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha. Në mënyrë indirekte, kjo nismë u promovua nga sekretari britanik i Shtetit, David Miliband, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit kokë më kokë me ministrin Basha deklaroi edhe bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër krimit. "Biseduam edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Britanisë, ku përfshihet lufta kundër krimit të organizuar dhe nevojës së domosdoshme të reformave për Shqipërinë, në mënyrë që ajo t‘i afrohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne do të mbështesim Shqipërinë në këtë luftë", tha Miliband.
Në sekret të plotë, mësohet se prej disa muajsh, pala britanike i ka kërkuar Bashkimit Evropian, financues i misionit policor PAMECA, për të marrë në dorë frenat e drejtimit të kësaj asistence. "Që tani e tutje, PAMECA do të jetë në duart e ekspertëve britanikë, që do të vijnë nga Policia Metropolitane Londineze, SOCA (Agjencia Speciale e Krimit të Organizuar), e njohur si FBI-ja angleze, Ministria e Jashtme, si dhe partnerë të qeverisë ‘Brown‘ për çështjet e krimit", ka saktësuar Home Office. Gjatë tre viteve, ky mision do të ketë një fond prej 5,5 milionë euro dhe do të financohet nga vendet e BE-së.
Një zyrtar i Home Office i tha gazetës "Shqip" se, gjatë këtyre tre viteve nën udhëheqjen britanike, PAMECA duhet të arrijë një sërë objektivash. "Shpresojmë se gjatë këtyre viteve, Shqipëria do të avancojë dhe kërcënimi i Britanisë nga krimi organizuar shqiptar do të minimizohet", u shpreh ai. Në planet e britanikëve parashikohet një reformë totale në sistemin e pikave kufitare, duke përmirësuar shërbimet e tyre, njëkohësisht dhe parandalimin e trafikut të njerëzve e lëndëve narkotike.

Rëndësia

Ky zhvillim është konsideruar shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, pasi kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare për këtë vend sa vjen e po rritet. Ministri i Çështjeve Kundër Terrorizmit dhe i Policisë Britanike, Tony McNultry, përmes një deklarate dha disa detaje për këtë vendim.
"Fitimi i së drejtës për të udhëhequr këtë mision evropian policor në Shqipëri demonstron edhe njëherë faktin se, qeveria britanike është e vendosur të luftojë krimin e organizuar, atje ku e ka burimin, duke suportuar vendet nga ku ky krim fillon e zhvillohet. Drejtimi nga ne i këtij misioni në Shqipëri do të na japë mundësinë të ndihmojmë Shqipërinë në adresimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre, në të mirë edhe të Britanisë së Madhe dhe BE-së", shpjegoi ai.
Nuk ka munguar në deklarime edhe drejtori i përgjithshëm i SOCA-s, Bill Hughes. "SOCA është e lumtur të vazhdojë rrugën e suksesshme të PAMECA-s, e cila është një vazhdimësi e punës së nisur me Shqipërinë. Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë që Britania, në bashkëpunim me partnerët evropianë, ka në luftën kundër krimit të organizuar", tha Hughes. Që në krijimin e saj, dy vjet më parë, të parën zyrë ndërkombëtare që SOCA do të hapte ishte pikërisht ajo në Tiranë.

Dokumenti sekret Arsyeja e vërtetë e komandës britanike

"Shqip" ka zbuluar arsyen e vërtetë të kësaj iniciative kaq këmbëngulëse të britanikëve për të drejtuar misionin policor PAMECA. Që prej fundit të vitit të shkuar, në të gjitha ministritë britanike është vënë në qarkullim një dokument me mbishkrimin "Top-Secret and Highly Confidential" (sekret me konfidencë të lartë) për riskun potencial që mund t‘i shkaktohet Britanisë së Madhe nga krimi organizuar me origjinë shqiptare. Përmes një liste janë renditur vendet më problematike. Në vendin e parë qëndronte Shqipëria, e pasuar nga Serbia, Rumania dhe Bullgaria, pavarësisht se këto dy vende janë anëtare të Bashkimit Evropian. Burime qeveritare, që kanë studiuar këtë dokument, të hartuar nga Shërbimi Sekret i Jashtëm i Britanisë, MI6, dhe agjentë të SOCA-s në Shqipëri, janë shprehur se, raporti është marrë shumë seriozisht dhe ka ngjallur shqetësim. Me detaje në të parashikohet rritja e shpejtë e grupeve kriminale shqiptare në Shqipëri, duke bashkërenduar aktivitetin kriminal me grupet kriminale shqiptare aktive në Britaninë e Madhe. "Ky është edhe shkaku përse Britania, përmes bisedimeve sekrete me BE-në, ka kërkuar drejtimin e PAMECA-s", ka theksuar burimi qeveritar.

PAMECA II, misioni i përfunduar në Shqipëri

Tre vjet më parë, misioni PAMECA zbriti në Shqipëri për të ndihmuar policinë shqiptare, duke trajnuar me qindra punonjës policie, që nga efektivët e thjeshtë e deri te drejtuesit. Por, tashmë misioni konsiderohet i përfunduar. Për dy mandate radhazi ajo mori emërtimet PAMECA I dhe PAMECA II. Pak javë më parë, autoritetet shqiptare organizuan një ceremoni lamtumire për nder të këtij misioni. Megjithatë, sipas disa zërave që qarkulluan në mjediset e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, PAMECA pritet të zëvendësohet nga një tjetër mision policor, që siç duket kësaj radhe do të jetë nën drejtimin e ekspertëve të Britanisë së Madhe dhe pritet gjithashtu të ketë tjetër formë organizimi, ndoshta edhe drejtimi.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats