Tuesday, 30 December 2008

"Remzi Hoxha", Kumbaro u dekonspirua kur foli shqip

Ish-shikasi artikuloi një shqipe të pastër gjatë seancës së radhës në Londër

Nga Londra
Muhamed Veliu

Interpol Tirana, së bashku me Scotland Yard, kanë goditur në shenjë. Tashmë nuk kaas më të voglin dyshim se personi i arrestuar në Londër, icili kërkohet të ekstradohet nëShqipëri, është Ilir Kumbaro. Çdo hije dyshimi rreth identitetit të diskutueshëm është shuar dje, kur Kumbaro, që pretendon të jetë Shaqa Shatri, ka folur me një shqipe të kulluar, pa më të voglin aksent kosovar. Ky detaj i vogël, por padyshim i rëndësishëm në identifikimin e Kumbaros, ka ardhur kur ai ka ndërhyrë disa here duke folur shqip, gjatë séances së djeshme në sallën numër tre të gjykatës "City of Westminster Magistrate Court" në Londër. Fjalitë e thëna nga ai janë përkthyer në anglisht nga një përkthyese. Megjithatë, çështja e identitetittë vënë në dyshim nga avokatët e tij mbrojtës do të marrë fund në seancën e datës 27 janar 2009, ku palët do të paraqesin provat. Clare Dobbin, përfaqësuesja e shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi, do të hyjë në "betejën" e 27 janarit me avokatin e Kumbaros, juristin e njohur britanik, Xhon Xhons, në kushte shumë të favorshme, pasi Interpol Tirana, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me Scotland Yard dhe Ambasadën Britanike në Kosovë, kanë zbuluar një provë të rëndësishme, e cila do të rrëzojë çdo pretendim të mbrojtjes se klienti i tyre është shtetasi kosovar Shaqa Shatri. Nga burime shumë të sigurta pranë kësaj çështjeje, "Shqip" është në dijeni të provës së "artë", e siguruar në Kosovë, por nuk do ta bëjë publike për arsye të vijueshmërisë së procesit të ekstradimit. Ilir Kumbaro do të arrestohejnë fillim në muajin tetor 2008, pas një mandati arrestimi ndërkombëtar firmosur nga prokurori Xhevat Hana. Prangosja e Kumbaros, njeriut kyç në zhdukjen e Remzi Hoxhës, u realizua pas një pune disavjeçare gjurmuese nga zyra e Interpol Tiranës, e cila zbuloi identitetin e rremë që ai përdorte në Angli dhe banesën ku fshihej në lagjen Fulham. Mbetet ende enigmë ekzistenca e një tjetër personi me emrin Shaqa Shatri, i cili duhet të ketë kërkuar azil si shtetas çek.

Procesi

Ilir Kumbaro, ish-drejtor i ShIKut për Tiranën, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës, për të katërtën herë ka dalë përpara një gjykate në Londër, duke tentuar bllokimin e ekstradimit. Edhe gjatë kësaj seance, Kumbaro, nëpërmjetnjë video-linku nga burgu Wansworth, i ka deklaruar gjykatës se ai është Shaqa Shatri. Seanca e djeshme gjyqësore, që ka zgjatur 20 minuta, kishte si qëllim raportimine progresit nga palët për sa i përket paraqitjes së provave, të cilat do të përdoren në seancën e dates 27 janar. Avokatja mbrojtëse e Ilir Kumbaros i deklaroi gjykatëses Karoline Tubs se ajo kërkonte të shtyhej afati i dorëzimit të provave deri më datë 14 janar, pasi sipas saj është duke u analizuar një dosje voluminoze vënë në dispozicion nga Home Office. Kërkesa e saj është pranuar.

Mbrojtja

Në përbërje të kësaj dosjeje është aplikimi që Kumbaro ka bërë kur ai kërkoi azil në Anglinë vitin 1998. "Jemi në pritje të draftit përfundimtar të dy raporteve hartuar nga ekspertët. Njëri prej tyre, hartuar nga një ekspert shqiptar, do të jetë rreth gjendjessë burgjeve në Shqipëri dhe tjetri hartuar nga një ekspert anglez, i cili nëpërmjet metodës "Facial Mapping" (matjeve të fytyrës) ka analizuar pamjen aktuale të zotit Shatri me atë të fotos së vetme disponuar nga drejtësia shqiptare", ka thënë avokatja. Ilir Kumbaro gjatë seancës ka ndërhyrë disa herë, duke folur me një shqipe të pastër, pa asnjë lloj aksentikosovar, duke hedhur poshtë pretendimet e deritanishme se ai është një qytetar nga Kosova. Seanca gjyqësore e 27 janarit do të ketë një rëndësi të veçantë për të gjithë këtë proces ekstradimi, pasi palët do të paraqesin argumentet dhe kundra argumentet rreth identitetit të Ilir Kumbaros, pasi ai, së bashku me mbrojtjen, pretendojnë se Scotland Yard përllogari të Interpol Tiranës kanë arrestuar një person të gabuar.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 11 December 2008

Shqiperia dergon si dipllomat ne Londer një zooteknik

Skandali-Kaos në shërbimin konsullor të ambasadës shqiptare në Londër. Dipllomati Nuredin Aliaj s’flet asnjë fjalë anglisht

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë përfshihet në një tjetër skadal që ka të bëjë me emërimin e një dipllomati në Londër i cili nuk flet asnjë fjalë Anglisht.
Drejtoria e personelit, në këtë ministri, me miratimin e ministrit Lulzim Basha kanë emëruar si konsull në shërbimin konsullor pranë ambasadës shqiptare në Londër zotin Nuredin Aliaj me profesion zooteknik.
Ky post tejet i rëndësishëm në këtë ambasadë i është besur Aliajt i cili nuk ka asnjë lloj eksperience të mëparshme në dipllomaci.
Skandali thellohet akoma më tepër për vëtë faktin se Aliajt, do ti duhet të merret me legalizimin, përkthimin dhe autenticitetin e dokumentave që paraqesin emigrantët për t’i legalizuar, ndërkohë që ai nuk zotëron gjuhën angleze.
Po ashtu këtij dipllomati do ti duhet të bashkëpunojë me institucionet britanine sic janë ministria e jashtëme “Foreign Office”, ajo e brendëshme “Home Office” apo policia londineze “Scotland Yard”.
Ky emërim në kundërshtim me procedurat e emërimit të personelit në Ministrinë e Punëve të Jashtëme ka shkaktuar një sër problemesh në shërbimin konsullor pranë kësaj ambasade.
Emigrantët shqiptarë, pohojne se ata janë ndeshur me një sër vonesash në shërbimin konsullor.
Ata po ashtu pohojnë se e kanë patur të vështirë në legalizimin e dokumentave nga shqip në anglisht dhe anasjelltas, duke fajesuar konsullin e ri zotin Nuredin Aliaj.
Njëri prej tyre e ilustron këtë shqetësim duke deklaruar se e dashura nga Lituania, me të cilën do të martohet, e ka patur të pamundur të marrë një përgjigje nga sherbimi konsullor i ambasadës shqiptare pasi është paraqitur fizikisht në ambasadë dhe nuk ka mundur te bisedoje me zotin Aliaj.
Po i njëjti person thotë se e dashura ka tentuar të flasë në telefon me konsullin shqiptarë por nuk ka mundur pasi dikushi që i është pergjigjur telefonit ka sqaruar se nuk ndodhet asnje person në ambasade që mund të komunikoje me të.
I pyetur rreth këtij shqetësimi Zef Mazi ambasadori i shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka refuzuar të kometojë duke pohuar se kjo cështje i përket zyrës së personelit në Ministrinë e Jashtëme në Tiranë.
Madje Mazi nuk ka dashur që ky problem të behet bublik në media.
Ndërkohë kësaj ministrie ju la dy javë kohë për t’u prononcuar pasi ministri Basha nuk ka ndodhej në Shqipëri .
Dje një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtëme ka deklaruar, se kjo ministri, pasi është vënë në dijeni të situatës së krijuar në ambasadën shqiptare, në Londër ka marrë masa duke e zëvendësuar këtë dipllomat, që prej dates 11 Dhjetor me një tjetër.

Ambasada në Londër dy dhoma e një guzhinë

Nëse ka ambasadë më të shëmtuar të një vëndi në Londër, ajo është e Republikës së Shqipërisë. Ambienetet e saj përbehen nga dy dhoma dhe një guzhine, në katin e tretë të një ndërtese aspak të përshtatëshme për qëllime dipllomatike.
Kjo ambasadë nuk ka një dhomë pritje ku mund të qëndrojnë emigrantët e shumtë të cilët i drejtohen për shërbime konsullore.
Me shtimin e komunitetit shqiptarë në Angli këto 15 vitet e fundit, për c’do ditë mesatarisht 20 deri në 30 persona shkojnë në këtë ambasadë për kryer shërbime konsullore.
C’do mëngjes në hyrjen e godinës ku është ambsada, mblidhen një turmë e madhe njerëzish që shpeshherë ka tërhequr vëmendjen e policisë londineze pasi rruga në të cilët ndodhet ambasada është vetëm 100 metra larg pallatit mbretëror “Buckingham Palace”.
Emigrantëve shqiptarë përfshi shtetasit e huaj u duhet të presin me orë të tëra, në shi apo të ftohtin londinez për të mbaruar punët e tyre në këtë ambasadë e cila nuk ka kushtet më minamele për tu quajtur e tillë.
Shteti shqiptarë ka lënë në mëshirë të fatit këtë ambasadë e cila drejtrohet nga njëri prej dipllomatëve më të mirë që ka Shqipëria.
Pas Greqisë dhe Italisë, Britania e Madhe është vëndi i tretë me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë të cilët janë kontribues të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me dërgesat e parave.
Por ajo që vihet re ështrë se këta emigrant janë lënë jetim nga shteti i tyre. Mbi të gjitha zyrat e kësaj ambasade janë një turp në përfaqësimin me dinjitet të Shqipërisë në një prej vëndeve më të rëndësishëm në politikëbërjen botërore.











You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 2 December 2008

Ish-agjenti i SHIK-ut pret Vitin e Ri ne burgun anglez

Shtyhet për në janar ekstradimi i Ilir Kumbaros në Shqipëri

Nga gjykata "City of Westminster Magistrate Court”
në Londër
Muhamed Veliu

Për të parën herë në jetën e tij, Ilir Kumbaro do të kalojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në një qeli burgu, mes ankthit se cili do të jetë fati i procesit të ekstradimit gjatë vitit 2009. Ish-punonjësi i SHIK-ut, Kumbaro, është lënë në qeli nga një gjykatës britanik deri më date 27 janar 2009, ku ai së bashku me avokatin mbrojtës do të prezantojnë një sërë provash se ai nuk është Ilir Kumbaro por Shaqa Shatri, një shtetas nga Jugosllavia.
Gjatë seancës se djeshme në "City of Westminster Magistrate Court në Londër" janë mësuar të tjera mistere që kanë të bëjnë me një fshehje pothuajse perfekte nga ish-shikasi Kumbaro, i cili siç pretendon pala shqiptare dhe oficerët e Scotland Yard, ka ndërtuar një identitet të ri.

Procesi

Pala mbrojtëse e Kumbaros nuk ishte gati t‘i parashtronte gjykatës argumentet se personi i arrestuar është Shaqa Shatri dhe jo Kumbaro, ish-drejtori i SHIKut për Tiranën që akuzohet për rrëmbim, torturë dhe vrasje me dashje të Remzi Hoxhës. Që në fillim të seancës së djeshme gjyqësore, që ka zgjatur më shumë se 60 minuta, Ilir Kumbaro ka shpalosur shenja nervozizmi kur i është kërkuar t‘i thotë gjykatësit emrin dhe datën e lindjes.
"Mos vallë doni t‘ju pohoj edhe tri data të ndryshme të ditëlindjes time që keni në dosje", është përgjigjur ai në anglisht me zë të lartë. Më tej Kumbaro me ndihmën e një përkthyeseje ka vijuar dëgjimin e seancës së katërt gjyqësore që kur u arrestua në mesin e tetorit 2008. Kumbaro, 63 vjeç, përfaqësohet në këtë proces ekstradimi nga avokati Xhon Xhons. Ai i kërkoi gjykatës më shumë kohë për mbledhjen e provave, ku përmes të cilave do të vërtetohet se klienti i tij është Shaqa Shatri dhe jo Ilir Kumbaro. "Na rezulton se në shërbimin mjekësor NHS ekzistojnë dy dosje, njëra me emrin Shaqa Shatri tjetra me emrin Ilir Kumbaro", deklaroi ai.
Në këtë moment ka ndërhyrë gjykatësi Evans, i cili e pyeti se si do të mund të siguronte dosjen "Kumbaro" kur ndërkohë ai në këtë proces përfaqëson Shaqa Shatrin, pasi një dosje e tillë është tërësisht konfidenciale me akses të limituar vetëm nga personi me të njëjtin emër. "I kemi kërkuar mjekut të familjes që ka dosjen e Ilir Kumbaros të na vërë në dispozicion të këtij procesi gjyqësor atë dosje", ishte përgjigjja e avokatit. Më tej ai ka vazhduar së argumentuari përse i duhet më shumë kohë, duke treguar një element të ri, të padeklaruar më parë, që ka të bëjë me një ekspert kriminalistik, i cili po harton një raport për mbrojtjen. "Po presim raportin e një eksperti që ka kryer krahasimin e fotos së klientit tim kur ai ka kërkuar azil në vitin 1996, me portretin e tij të sotëm, nëpërmjet metodës "Facial mapping", ka thënë avokati Xhons, i cili për herë të parë ka treguar të plotë strategjinë e mbrojtjes që do të vihet në zbatim në séance e radhës.

Mbrojtja

Avokati i Kumbaros ka hedhur hije dyshimi për autoritetet shqiptare, duke i akuzuar ata indirect për fshehje të fakteve të tjera që nuk janë përfshirë në dosjen me dokumente nisur gjykatës.
Pretendimi i tij kishte të bënte me faktin e një procesi gjyqësor në vitin 2003, ku së bashku me tre persona të tjerë Ilir Kumbaro është dënuar në mungesë dhe se gjykata ka rrëzuar akuzat. Avokati Xhons nuk ka paraqitur ndonjë provë shkresore për të mbështetur pohimin e tij. "E nëse kjo është e vërtetë, kredibiliteti i kërkesës së palës shqiptare në këtë proces është tejet i ulët dhe kjo nëse është e vërtetë do të më bëjë të dërgoj në shtëpi zotin Shatri", ka thënë gjykatësi, duke ju drejtuar përfaqësuesve të shtetit shqiptar.
"Në seancën e ardhshme dua të mësoj të vërtetën nga pala shqiptare rreth këtij pretendimi të zotit Xhons", deklaroi ai. Në fund të kësaj seance, kërkesa e avokatit Xhons është pranuar nga gjykatësi Nikolas Evans, i cili tha se është i prirë që ky proces ekstradimi të përfundojë sa më parë. Përfaqësuesja e shtetit shqiptar në këtë proces nuk ka paraqitur asnjë argument, ndërkohë që ka mohuar në mënyrë kategorike se gjatë kontrollit të shtëpisë ku banonte Ilir Kumbaro të jetë gjetur një certifikatëe të birit lëshuar nga zyra e gjendjes cilivile në Tiranë me emrin Ervin Ilir Kumbaro.
Ky fakt u bë publik disa ditë më parë, dhe u referohej burimeve nga prokuroria shqiptare. Palët në këtë proces do të paraqesin argumentet e tyre më 27 Janar 2009, ndërkohë që disa javë më vonë gjykatësi do të japë vendimin nëse personi i arrestuar është Shaqa Shatri apo Ilir Kumbaro. Seanca e djeshme është ndjekur nga tre të afërm të Kumbaros, të cilët qëndronin në galerinë e publikut, së bashku me dy përfaqësuese të "Amnesty International", të cilat janë përfshirë në çështjen e Remzi Hoxhës, duke ushtruar presion në qeverinë shqiptare për një hetim transparent.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 30 November 2008

Gazeta Shekulli kjo hajdute ordinere e medias shqiptare

Nga Muhamed Veliu

Tashme eshte bere e modes qe gazetaret e gazetes Shekulli, te vjedhin punen e kolegeve te tyre nga mediat e tjera ne Shqiperi.
Pasi kane vjedhur para disa kohesh nje shkrim nga revista “Jeta”, apo komente nga blogjet e shumta qe botohen ne rubriken “Letra ne Redaksi” dje gazetari Flamur Vezaj qe mbulon kroniken ne kete gazate boton nje artikull te vjedhur nga blogu im www.veliupress.blogspot.com.
Fillimisht ky artikull eshte botuar dy jave me pare, ne gazeten “Shqip” per te cilen shkruaj ekskluzivisht si korrespondent i Anglise, nderkohe Vezaj ja servir lexuesit nje material ekskluziv.
Zoti Velaj si nje hajdut ordiner pa u lodhur fare shkruan vetem kater paragrafet hyres te lajmit, ndersa pjesa tjeter eshte nje copy&paste e lajmit tim qe ka te bej me procesin gjyqesor qe ka nisur ne Londer per ekstradimin e Ilir Kumbaros.
Ky stil pune qe kane adoptuar koleget e gazetes Shekulli tregon qarte krizen qe po kalon kjo media e shkruar.
Mbi te gjitha eshte tregusi i qarte i perendimit te lavdise qe kjo gazette kishte dikur kur drejtohej nga Alfred Peza apo Robert Rakipllari.
Shqetesimit tim per kete akt te ulet kryeredaktori Enen Janina ju pergjigj me fjalet.
“Do te flas me gazetarin Vezaj dhe te kthej pergjigje neser”.
Kane kaluar me shume se 24 ore dhe asnje pergjigje.
Thjesht kisha nje pyetje per koleget e Shekullit (nese mund te quhen te tille) se kur do ti japin fund vjedhjeve te lajmevet nga gazetaret e tjere?
Kete ngjarje sikurse vjedhjen konstante te lajmeve te mija qe raportohen ne Top-Channel, te cilat te nesermen i gjen ne gazetat e perditeshme, e kam perjetuar njesoj sikur dikushi me ka vjedhur portofolin.
Eshte e turpshme qe ne vitin 2008 ende ne Shqiperi nuk ka marre fund epoka e te tille gazetareve qe me plot gojen mund ti quaj hajdut, madje ordinere.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 17 November 2008

Prangoset ne Portsmouth vrasesi trefishte beratas

Arrestohet në Portsmouth ish-polici i Beratit, i cili në vitin 1997 ekzekutoi në qendër të qytezës së Poliçanit tre persona. Albert Shima është në prangosur nga policia angleze. Të njoftuar nga kolegët londinezë, oficerët e INTERPOL Tiranës kanë përgatitur me urgjencë dosjen dhe kërkesën për ekstradimin e Shimës. Vrasjen e Kastriot Azizajt, Arjan Shmillit dhe Gëzim Zaimit, ish-polici Shima do e "paguante" me gjakun e të vëllait, Artimon Shima. Ky i fundit u vra të njëjtën ditë nga familjarët e tre viktimave të para të cilët shkuan për t'u hakmarrë.

Ngjarja

Ish-oficeri i policisë së Beratit ishte nisur për të shpërndarë ftesat e dasmës së tij në Poliçan, 13 korrikun e vitit 2007. Aty, ai është parë nga Kastriot Azizaj, Arjan Shmilli dhe Gëzim Zaimi, dy prej të cilëve i kishte shoqëruar në polici gjatë kohës që shërbente në Komisariatin e Policisë së Beratit. Duke pretenduar se i kishte keqtrajtuar dhe rrahur gjatë shoqërimit, tre poliçansit i janë sulur Shimës për ta goditur. Ish-polici, duke e parë pisk ka nxjerrë pistoletën. Në debat e sipër ka qëlluar nga tri herë mbi secilin prej tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Shima është kthyer menjëherë në shtëpinë e tij në lagjen "30- vjetori", ku u ka treguar familjarëve për ngjarjen. Ka marrë dy motrat e tij më të vogla dhe është larguar nga banesa. Pas largimit të tij, në shtëpi kanë mbetur prindërit e vet, Sulltana e Kamber Shima, motra Elvira dhe vëllai Artimon Shima.

Hakmarrja

Rreth 20 minuta pas largimit, afër shtëpisë janë afruar tre persona me një autoveturë "Benz" me ngjyrë të murrme. Dy prej tyre kanë qëndruar në një distancë jo të largët nga shtëpia dhe njëri prej tyre i është afruar shtëpisë, duke thirrur Albert Shimën. Sulltana i është përgjigjur se ai nuk ndodhej. Ndërkohë, Artimoni duke mos dëgjuar prindërit e tij, të cilët e kanë ndaluar të dilte, ka dalë në rrugë. Pasi janë grindur dhe kanë shkëmbyer sharje, Artimoni është shkëputur dhe është kthyer për të hyrë në shtëpinë e tij, por pasi ka bërë disa hapa është goditur me armë zjarri në pjesën e pasme të shpinës dhe është rrëzuar përtokë. Te nesërmen është kryer varrimi i viktimës dhe disa orë pas varrimit, shtëpia e viktimës është rrethuar dhe kërcënuar nga një numër i madh njerëzish të maskuar. Pjesëtarët e familjes Shima kanë mundur të largohen tek fqinji i tyre dhe më pas janë larguar jashtë qytetit të Beratit, të shoqëruar nga punonjësit e policisë.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 16 November 2008

Angli-Shqiptari vdekje fatale pas përplasjes me zjarrfiksen

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një emigrant shqiptarë në Angli ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi makina me të cilën udhëtonte, është përplasur me një makinë zjarrfikëse, e cila po shkonte drejt një objekti ku kishte rënë zjarri.
Ilir Isufi 26 vjec, shofer i një makine tip Ford Fiesta vdiq menjëherë, ne vendngjarje pasi u përplas me makinën zjarrfikese në rrugën A271 në zonën Magham Down, afër Hailsham në jug të Anglisë
Sipas policisë lokale, zjarrfikësit po shkonin drejt një banese në të cilën kishte rënë zjarri kur ata u përplasën me makinën e emigrantit shqiptarë.
Një zëdhënëse e zjarrfiksave lockal tha se “Skuadra e zjarrfikësve për zonën East Susex janë duke hetuar sëbashku me policinë rreth shkakut të aksidentit. Ngushëllimet tona shkojnë me familjen e personit që humbi jetën në këtë incident.”
Inspektori Mark Armstrong që udhëheq hetimin e icidentit është shprehur se :”Një investigim i plotë ka nisur. Ne jemi duke ndjekur disa pista hetimi”.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 9 November 2008

Trafikuan minoren, burgosen dy tutorët shqiptarë

14 vite burg në total Valmir Gjetjas dhe Martin Docit

Nga Muhamed Veliu

Një organizatë kriminale e përbërë nga tutorë cek, turq dhe shqiptarë, të cilët trafikuan dhe shfrytëzuan për prostitucion një minorene 16 vjecare janë dënuar nga një gjykatë londineze me 50 vite burg në total.
Dy shqiptarët Valmir Gjetja dhe Martin Doci ishin pjesë aktvive e këtij grupi kriminal që kontrollonte disa vajza të trafikuara në Londër dhe qytezën Luton.
Valmir Gjetja është dënuar me tre vite burg ndërsa Martin Doci me 11 vite burg.
16 vjecarja ju ble trafikantëve Cek nga Martin Doci.
Me ndihmën e dy shtetasve turq Doci do ta shfrytëzonte atë në shtëpitë publike që konrolloheshin prej tyre.
Cekja e cila denoncoi trafikantët dhe shfrytëzuesit e saj shqiptarë gjatë dëshmisë së saj në gjykatë tha se ata e kishin shfrytëzuar në disa qytete të Anglisë.
Gjatë kohës kur ajo shfrytëzohej nga Valmir Gjetja është rrahur sistematikisht madje është kërcënuar me anë të një pistolete që mbahej nga ai.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme (8 Nentor 2008) “Serious Organised Crime Agency” në bashkëpunim me policinë e Mancesterit kanë prangosur pesë shqiptarë të përfshirë në trafikun e vajzave shqiptare dhe lindore për prostitucion.
Sipas policise ky grup kriminal drejtohej nga vëllezërit Lavdrim dhe Xhevdet Cikaj.
Ata do të dalin përpara gjykatës së Manchesterit me 14 Nëntor seancë në të cilën prokuroria, do të bëjë publike provat që implikojnë të pestët në këtë trafik.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

LICENSED TO BOMB

BOGUS DOCUMENTS GOT OUR MAN A GOVERNMENT ID CARD...GOOD JOB HE WASN'T A TERRORIST

SIA security scandal No2

INVESTIGATION
By Daniel Jones And Muhamed Veliu

A government issue ID card that could get terror bombers into some of the UK's most sensitive sites was obtained by The People using fake documents.
The Security Industry Authority licence shows holders have been cleared to work as guards.
Anybody producing one might be entrusted with a security job at airports, Whitehall offices, industrial centres, hospitals and nightclubs.
But getting hold of the licence with bogus ID is terrifyingly simple. And we were assured that criminals and illegal immigrants regularly use the scam to fool employers.
Terrorists could do the same. It is effectively a licence to bomb.
Conservative Shadow Home Secretary Dominic Grieve said last night: "This breach could have allowed potentially anyone to work in extremely sensitive positions. It is shoddy."
Applicants for the SIA card need to send off a passport or driving licence, plus two supporting documents and evidence of having passed an approved security guard course.
Our investiga tor first bought a fake EU passport for £500. It was in the name of Dzintars Stasulis, a Latvian born in 1980. He then took a two-day course on the security industry with a firm called Get Licensed. Supporting ID needed can be a marriage certificate, TV licence, utility bill or bank statement.
Again this was no problem.
Websites offer replica documents and our man ordered an HSBC bank statement and a BT phone bill.
Finally, he filled in an application form for a door supervisor's licence and sent it off with the £245 fee.
We had thought SIA officials would quickly see through our investigation.
The documents were unconvincing and anyone checking the address would have found no trace of Dzintars Stasulis.
The counter-signatory on the application was also a People reporter. But he was never contacted. And eight weeks later the SIA licence arrived.
Potential bosses shown the card could carry out their own checks. But many would assume the SIA does this.
Our findings are yet another blow to the 120-strong authority, set up by the Home Office four years ago. Its chief Mike Wilson quit on Thursday after admitting some of his own staff did not have proper clearance.
A year ago the authority was found to have cleared almost 7,000 illegal immigrants. One guarded the Home Office, another the Prime Minister's car.
The People was tipped off about continued sloppiness by a shocked insider at the SIA.
Our source said: "Using fake EU passports to get a licence is common. Criminals with convictions and illegals do this.
"I warned the SIA but they ignored me. The worry is that terrorists might try this to get into Government buildings."
Charles Shoebridge, an excounter-terrorism officer, said: "If even basic checks aren't carried out, there's no point in asking for documentation."
Sia spokeswoman Jessica Clinkett said: "On the face of the information provided, criminal offences have been committed.
Until this is investigated we have no further comment."


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 30 October 2008

Kumbaro fshihej ne Londer me nje paraqitje si Karaxhiç

Eshtë pajisur me pasaportë britanike. Priten prova shtesë për të zyrtarizuar identitetin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ilir Kumbaro, ish-oficeri i lartë i SHIK-ut, i vënë nën akuzë për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, fshihej në Londër, pasi kishte lënë një mjekër të gjatë, të njëjtë me atë të Radovan Karaxhiçit.
Paraqitja e re e Kumbaros është parë për të parën herë, në 13 vitet e fundit, dje në gjykatën londineze, kur ai është përballur me gjykatësen Daphine Wickham, e cila do të shqyrtojë kërkesën e ekstradimit kërkuar nga shteti shqiptar. Kumbaro, 54 vjeç, ka dëgjuar me qetësi zhvillimin e kësaj seance, por tek ai dallohej qartë ankthi dhe stresi ku e ka futur përballja fillimisht me drejtësinë britanike dhe një tjetër përplasje e mundshme me atë shqiptare në muajt në vazhdim.

Procesi

Për të dytën herë brenda një muaji, Ilir Kumbaro ka dalë përpara një gjykate "City of Westmister Magistrate Court", duke ngulmuar se ai quhet Shaqa Shatri dhe se arrestimi tij është ngatërrim identiteti. Ky problem e ka futur këtë proces ekstradimi në një ngërç të vërtetë, duke e vonuar marrjen në shqyrtim të kërkesës së drejtësisë shqiptare për ta ekstraduar. Qëllimi i séances së djeshme gjyqësore, ishte shqyrtimi i provave nga gjykatapër të përcaktuar zyrtarisht, se personi i arrestuar, mbi të cilin rëndojnë gjashtë akuza përrrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha, është Ilir Kumbaro. Në fillim të séances gjyqësore, kur u pyet se si quhej, ai u përgjigj, duke thënë Shaqa Shatri i datëlindjes 15 prill 1945. I veshur me një pulovër jeshile, xhaketë gri, pantallona të zeza, ish-drejtuesii lartë i SHIK-ut ka dëgjuar pa ndihmën e ndonjë përkthyesi argumentet e paraqitura nga avokati mbrojtës. Si për koincidencë, edhe Kumbaro, njësoj si Radovan Karaxhiçi, kishte lënë një mjekër të gjatë për të ndryshuar sadopak paraqitjen nga ajo e para 11 viteve kur kërkoi azil politik. Një foto e asaj kohe ka shërbyer fillimisht si i vetmi mjet identifikimi për Interpol Tiranën, që ka koordinuar nga afër procesin e arrestimit me skuadrën e ekstradimeve në "Scotland Yard". Claire Dobbin, e cila përfaqëson shtetin shqiptar në këtë process ekstradimi, i ka treguar gjykatës mekanizmin e përdorur në identifikimin e personit të arrestuar, në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar, duke siguruar gjykatën se ai ishte Ilir Kumbaro. Prokurorja Dobbin tha se në momentin e arrestimit, shtëpinë e Kumbaros ishtenjë grua, e cila, sipas fotografive që dispononte policia shqiptare, pasi janë krahasuar ka rezultuar se ajo është bashkëshortja e të arrestuarit. Kjo është e vetmja provë që ajo ka paraqitur gjatë seancës së sotme, në mungesë të shenjave të gishtave, që mund të shërbenin për një identifikim të shpejtë. Prokurorja shtoi se nëse vërtetohet që ajo është bashkëshortja e Ilir Kumbaros dhe ka mashtruar në fitimin e lejes së qëndrimit në Britaninë e Madhe (Indefinite Live to Remain), atëherë, sipas ligjit, ajo do të përballet me drejtësinë. Në seancën e djeshme u mësua se gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Kumbaro në lagjen Fulham janë gjetur edhe disa dokumente që i përkisnin djalit të Kumbaros, i cili quhet Ervin Kumbaro. Ajo nuk dha detaje nëse edhe Ervini kishte kërkuarazil me identitet të rremë, por i tregoi gjykatëses një sërë dokumentesh që i përkisnin atij. Gjykatësja Daphine Wickhamka shprehur çudi se si është e mundur që një ish-oficeri të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar nuk i janë marrë shenjat e gishtave kur ai është punësuar në këtë shërbim,siç ndodh në të gjitha vendet e botës. Ajo ka pyetur prokuroren Dobbin, e cila është vënë në një pozitë të vështirë, duke mos pasur përgjigje. Avokati mbrojtës i zotit Kumbaro i tha gjykatës se do të kërkojë që gruaja, e cila ishte prezente në momentin e arrestimit të klientit që përfaqëson, të vijë e të japë dëshmi në gjykatë, pasi ajo mohon të jetë bashkëshortja e Ilir Kumbaros. Po ashtu, avokati kërkoi shtyrjen e seancës së identifikimit, pasiende nuk e kishte marrë dosjen me dokumente nga Home Office,ku janë shënuar të dhënat ekërkesës për azil nga Kumbaro në vitin 1996. Gjykatësja Wickham, përballë kësaj situate, nuk ka mundur të marrë një vendim nëse personi përballë saj në ishte pikërisht i kërkuaringa Interpol Tirana, Ilir Kumbaro. Ajo i tha zotit Kumbaro se duhet të vazhdojë së qëndruari në paraburgim deri më 26 nëntor, datë në të cilën do të paraqitet në gjykatë përmes video-linkut, për t‘u njoftuar rreth progresit të arritur në gjetjen e provave të reja. Ndërkohë, në mesditën e datës 1 dhjetor do të zhvillohet seanca tjetër gjyqësore, ku palët në këtë proces do të parashtrojnë edhe njëherë argumentet e tyre në lidhje me identitetin e tij.

Azili: Kumbaro, shtetas britanik

Çështja e azilit të Ilir Kumbaros mbetet një tjetër komplikacion në këtë proces ekstradimi, pasi figurojnë dy persona me emrin Shaqa Shatri që kanë kërkuar azil. Njëri prej tyre si shtetas çek. Prokuroria britanike ka siguruar një sërë dokumentesh, që tregojnëse Ilir Kumbaro, në momentin e paraqitjes në Portin e Doverit ka paraqitur një kartë identiteti jugosllave, duke kërkuar azil si shtetas jugosllav nga Kosova. Gjatëmarrjes në pyetje nga oficerët e emigracionit, në mënyrë perfekteai u është përgjigjur 100 pyetjeve për vendlindjen e deklaruar nëKosovë. Në nëntor të vitit 1998, atij i është garantuar leja e qëndrimit (Indefinite Live to Remain). Dy vite më vonë, nën emrin Shaqa Shatri, Ilir Kumbaro ka fituar qytetarinëbritanike. Pikërisht fitimi i qytetarisë dhe më pas pajisja me një pasaportë britanike janëpërdorur nga ai për të udhëtuar drejt Tiranës e për të marrë pjesë në funeralin e babait në vitin 2000. Edhe bashkëshortja me të birin kanë mundur të përfitojnë statusin e azilantit politik në Angli.






You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Kumbaro fshihej ne Londer me nje paraqitje si Karaxhiç

Eshtë pajisur me pasaportë britanike. Priten prova shtesë për të zyrtarizuar identitetin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ilir Kumbaro, ish-oficeri i lartë i SHIK-ut, i vënë nën akuzë për rrëmbimin e Remzi Hoxhës, fshihej në Londër, pasi kishte lënë një mjekër të gjatë, të njëjtë me atë të Radovan Karaxhiçit. Paraqitja e re e Kumbaros është parë për të parën herë, në 13 vitet e fundit, dje në gjykatën londineze, kur ai është përballur me gjykatësen Daphine Wickham, e cila do të shqyrtojë kërkesën e ekstradimit kërkuar nga shteti shqiptar. Kumbaro, 54 vjeç, ka dëgjuar me qetësi zhvillimin e kësaj seance, por tek ai dallohej qartë ankthi dhe stresi ku e ka futur përballja fillimisht me drejtësinë britanike dhe një tjetër përplasje e mundshme me atë shqiptare në muajt në vazhdim.
Procesi
Për të dytën herë brenda një muaji, Ilir Kumbaro ka dalë përpara një gjykate "City of Westmister Magistrate Court", duke ngulmuar se ai quhet Shaqa Shatri dhe se arrestimi tij është ngatërrim identiteti. Ky problem e ka futur këtë proces ekstradimi në një ngërç të vërtetë, duke e vonuar marrjen në shqyrtim të kërkesës së drejtësisë shqiptare për ta ekstraduar. Qëllimi i séances së djeshme gjyqësore, ishte shqyrtimi i provave nga gjykatapër të përcaktuar zyrtarisht, se personi i arrestuar, mbi të cilin rëndojnë gjashtë akuza përrrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha, është Ilir Kumbaro. Në fillim të séances gjyqësore, kur u pyet se si quhej, ai u përgjigj, duke thënë Shaqa Shatri i datëlindjes 15 prill 1945. I veshur me një pulovër jeshile, xhaketë gri, pantallona të zeza, ish-drejtuesii lartë i SHIK-ut ka dëgjuar pa ndihmën e ndonjë përkthyesi argumentet e paraqitura nga avokati mbrojtës. Si për koincidencë, edhe Kumbaro, njësoj si Radovan Karaxhiçi, kishte lënë një mjekër të gjatë për të ndryshuar sadopak paraqitjen nga ajo e para 11 viteve kur kërkoi azil politik. Një foto e asaj kohe ka shërbyer fillimisht si i vetmi mjet identifikimi për Interpol Tiranën, që ka koordinuar nga afër procesin e arrestimit me skuadrën e ekstradimeve në "Scotland Yard". Claire Dobbin, e cila përfaqëson shtetin shqiptar në këtë process ekstradimi, i ka treguar gjykatës mekanizmin e përdorur në identifikimin e personit të arrestuar, në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar, duke siguruar gjykatën se ai ishte Ilir Kumbaro. Prokurorja Dobbin tha se në momentin e arrestimit, shtëpinë e Kumbaros ishtenjë grua, e cila, sipas fotografive që dispononte policia shqiptare, pasi janë krahasuar ka rezultuar se ajo është bashkëshortja e të arrestuarit. Kjo është e vetmja provë që ajo ka paraqitur gjatë seancës së sotme, në mungesë të shenjave të gishtave, që mund të shërbenin për një identifikim të shpejtë. Prokurorja shtoi se nëse vërtetohet që ajo është bashkëshortja e Ilir Kumbaros dhe ka mashtruar në fitimin e lejes së qëndrimit në Britaninë e Madhe (Indefinite Live to Remain), atëherë, sipas ligjit, ajo do të përballet me drejtësinë. Në seancën e djeshme u mësua se gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Kumbaro në lagjen Fulham janë gjetur edhe disa dokumente që i përkisnin djalit të Kumbaros, i cili quhet Ervin Kumbaro. Ajo nuk dha detaje nëse edhe Ervini kishte kërkuarazil me identitet të rremë, por i tregoi gjykatëses një sërë dokumentesh që i përkisnin atij. Gjykatësja Daphine Wickhamka shprehur çudi se si është e mundur që një ish-oficeri të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar nuk i janë marrë shenjat e gishtave kur ai është punësuar në këtë shërbim,siç ndodh në të gjitha vendet e botës. Ajo ka pyetur prokuroren Dobbin, e cila është vënë në një pozitë të vështirë, duke mos pasur përgjigje. Avokati mbrojtës i zotit Kumbaro i tha gjykatës se do të kërkojë që gruaja, e cila ishte prezente në momentin e arrestimit të klientit që përfaqëson, të vijë e të japë dëshmi në gjykatë, pasi ajo mohon të jetë bashkëshortja e Ilir Kumbaros. Po ashtu, avokati kërkoi shtyrjen e seancës së identifikimit, pasiende nuk e kishte marrë dosjen me dokumente nga Home Office,ku janë shënuar të dhënat ekërkesës për azil nga Kumbaro në vitin 1996. Gjykatësja Wickham, përballë kësaj situate, nuk ka mundur të marrë një vendim nëse personi përballë saj në ishte pikërisht i kërkuaringa Interpol Tirana, Ilir Kumbaro. Ajo i tha zotit Kumbaro se duhet të vazhdojë së qëndruari në paraburgim deri më 26 nëntor, datë në të cilën do të paraqitet në gjykatë përmes video-linkut, për t‘u njoftuar rreth progresit të arritur në gjetjen e provave të reja. Ndërkohë, në mesditën e datës 1 dhjetor do të zhvillohet seanca tjetër gjyqësore, ku palët në këtë proces do të parashtrojnë edhe njëherë argumentet e tyre në lidhje me identitetin e tij.

Azili: Kumbaro, shtetas britanik

Çështja e azilit të Ilir Kumbaros mbetet një tjetër komplikacion në këtë proces ekstradimi, pasi figurojnë dy persona me emrin Shaqa Shatri që kanë kërkuar azil. Njëri prej tyre si shtetas çek. Prokuroria britanike ka siguruar një sërë dokumentesh, që tregojnëse Ilir Kumbaro, në momentin e paraqitjes në Portin e Doverit ka paraqitur një kartë identiteti jugosllave, duke kërkuar azil si shtetas jugosllav nga Kosova. Gjatëmarrjes në pyetje nga oficerët e emigracionit, në mënyrë perfekteai u është përgjigjur 100 pyetjeve për vendlindjen e deklaruar nëKosovë. Në nëntor të vitit 1998, atij i është garantuar leja e qëndrimit (Indefinite Live to Remain). Dy vite më vonë, nën emrin Shaqa Shatri, Ilir Kumbaro ka fituar qytetarinëbritanike. Pikërisht fitimi i qytetarisë dhe më pas pajisja me një pasaportë britanike janëpërdorur nga ai për të udhëtuar drejt Tiranës e për të marrë pjesë në funeralin e babait në vitin 2000. Edhe bashkëshortja me të birin kanë mundur të përfitojnë statusin e azilantit politik në Angli.






You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 23 October 2008

Zbulohet identiteti i rreme i Ilir Kumbaros

Fshihej si çek në Londër, me emrin Shaqa Shatri. Britanikët i garantuan azil politik

Nga Londra
Muhamed Veliu

Spiuni mbetet spiun" deri në fund të jetës së tij. Kësaj thënie nuk i ka shpëtuar pa u përfshirë edhe Ilir Kumbaro. Pas largimit nga Shqipëria, në fund të vitit 1996, ai ka zgjedhur si vend fshehjeje Londrën, njësoj si shumë kolegë të SHIK. Por, Kumbaro është treguar shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e identitetit që do të përdorte. Ai nuk ka përdorur ndonjë emër shqiptar apo kosovar në kërkimin e azilit politik. Ish-oficeri SHIK-ut, i arrestuar disa ditë më parë në Londër, gjatë 12 viteve fshehje në Angli ka përdorur një sërë identitetesh të rreme. Kjo për t‘i shpëtuar prangosjes pas shpalljes si "wanted" në vitin 2000, nga Interpol Tirana. Gazeta ka zbuluar se Kumbaro kishte kërkuar azil pranë Ministrisë së Brendshme si shtetas çek.

Emri i përdorur prej tij është Shaqa Shatri. Po me këtë identitet, ai është paraqitur në gjykatë, gjatë séances së parë gjyqësore të ekstradimit.

Kumbaro, në mënyrë mjeshtërore, ka mundur të bindë autoritetet britanike se ai ishte shtetas çek, i cili persekutohej në vendin e origjinës. Mospasja e shenjave të gishtave për të ka qenë avantazhi i përdorur nga ishspiuni shqiptar për t‘i hedhur "hisyve" autoriteteve britanike të emigracionit.

Ministria e Brendshme, pa e ditur se Kumbaro ishte njeri prej shtetasve më të kërkuar shqiptarë, nga Interpoli ka pranuar kërkesën e për azil. Më 7 nëntor 1998, po kjo ministri i ka garantuat atij leje qëndrimi përgjithmonë në Britaninë e Madhe. Dokumenti për pranimin e azilit është pjesë e dosjes së ekstradimit. Burime policore nga "Scotland Yard" (policia angleze) pohojnë se gjatë kontrollit të banesës, në momentin kur Kumbaro është arrestuar, janë gjetur një seri dokumentesh identifikuese të falsifikuara, që përdoreshin prej tij.

54-vjeçari Kumbaro, njeriu që di detajet e zhdukjes misterioze të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, 13 vjet mëparë, në momentin e arrestimit në shtëpinë ku banonte në lagjen "Fulham", u ka thënë oficerëve të policisë lokale se ai nuk është Ilir Kumbaro. Edhe gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor të zonës "Belgravia", Kumbaro ka pohuar se policia kishte të bënte me një ngatërrim identiteti. Pohimet e Kumbaros nuk kanë qenë bindëse.

Megjithatë do të jetë gjykata "City of Westminster Magistrate Court", ajo e cila do të marrë një vendim gjatë ditëve në vazhdim, nëse personi i arrestuar për llogari të Interpol Tiranës është shtetasi shqiptar, Ilir Kumbaro. Deri në seancën e ardhshme gjyqësore, Kumbaro mbahet i izoluar në burgun Wansworth në jug të kryeqytetit britanik.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 19 October 2008

Pranga në Londër ish-oficerit të SHIK

Pas 11 vitesh arratie, "Scotland Yard" arreston të dyshuarin kryesor për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ka marrë fund pas 11 vitesh arratia e Ilir Kumbaros, ish efektiv i SHIK-ut të Tiranës, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare si pjesëmarrës në rrëmbimin dhe mw pas zhdukjen, e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Një zëdhënës i Scotland Yard ka konfirmuar dje arrestimin e tij. "Skuadra e ekstradimeve pranë Scotlad Yard, ka ekzekutuar një mandat ndërkombëtar arresti, lëshuar nga autoritetet shqiptare, duke arrestuar zotin Kumbaro", ka pohuar zëdhënësi.

Arresti me firmën e Xhevat Hanës

Mësohet se Ilir Kumbaro ka qenë për tre javë nën survejimin e oficerëve të policisë britanike, pasi ishte lokalizuar vendndodhja. Fillimisht, ai është fotografuar, duke dalë nga shtëpia. Fotot janë dërguar më pas në Shqipëri për të bërë krahasimin me fotot e disponuara nga policia shqiptare. I gjithë operacioni i arrestimit është mbajtur në sekret të plotë. I vetmi person që ka pasur dijeni për zhvillimet në Londër rreth kësaj çështje ka qenë prokurori i çështjes, Xhevat Hana. E ndërsa në Angli po finalizohej arrestimi i të shumëkërkuarit Kumbaro, prokurori Hana në Tiranë ka përgatitur një fletë-arresti ndërkombëtar, të firmosur nga vetë ai, për t‘u ekzekutuar nga oficerët ne Scotland Yard. Nëpërmjet kanaleve diplomatike, kërkesa e prokurorit Hana ka mbërritur në zyrën e agjencisë "Special Organised Crime Agency". Meqë kërkesa për të arrestuar këtë person ishte tejet e detajuar dhe aq më tepër, që bëhet fjalë për një ish-agjent të shërbimit sekret shqiptar, prokuroria angleze ka zhvilluar më 6 Tetor 2008 një seancë gjyqësore, ku i është kërkuar gjykatës leja për të ekzekutuar këtë mandat ndërkombëtar arresti.

Marrja e vendimit nga gjykata britanike

Pasi është dhënë drita jeshile nga gjykata, oficerët e Scotlad Yard kanë arrestuar Ilir Kumbaron. Megjithëse autoritete britanike, për momentin kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacionit për këtë arrestim, mësohet se kërkimet për Iir Kumbaron u intensifikuan kohët e fundit pas vizitës së kryeprokurorit britanik Ken McDonalds në Shqipëri. Gjatë takimeve me autoritetet e prokurorisë shqiptare, çështja "Kumbaro" ka qenë një nga pikat e bisedimeve me prokurorëve shqiptarë dhe zotit McDonald. Frytet e këtyre bisedimeve janë parë dje, kur Scotlad Yar konfirmoi arrestimin e Ilir Kumbaros, njeriut i cili mund të hedhë dritë mbi misterin e zhdukjes së Remzi Roxhës. Scotland Yard do të bëjë publike gjatë ditëve në vazhdim detajet e ndalimit të Kumbaros. Ndaj tij kanë filluar procedurat e ekstradimit në gjykatën "City of Westminster Magistrate Court".

Interpoli zbuloi identitetin e rremë

Arrestimi i Ilir Kumbaros është realizuar pas një pune disavjeçare gjurmuese të zyrës së "Interpol Tiranës". Oficerët e kësaj zyre, fillimisht kanë mundur të identifikojë emrin e rreme që ish SHIK-asi, Ilir Kumbaro ka përdorur kur është regjistruar si azilant në Londër. Lokalizimi vendndodhjes së tij në Angli ishte problemi më madhor që oficerët e kësaj zyre janë ndeshur. "Bashkëpunimi me palën angleze në këtë çështje ka qenë i niveleve më të larta", pohojnë burime nga policia shqiptare. Ilir Kumbabo, gjatë këtyre viteve fshehjeje në Angli, ka mbajtur një profil të ulët. Burime nga komuniteti shqiptar pohojnë se ai për një kohë të gjatë ka jetuar në veri të kryeqytetit britanik në lagjen Harringey. Me rihapjen e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë në Tiranë për rrëmbimin e Remzi Hoxhë, Ilir Kumbaro është larguar nga Londra për të jetuar në një qytet tjetër në Angli. Pavarsisht nga kjo lëvizje për të vazhduar fshehjen, ai nuk ka mundur t‘i shpëtojë prangave angleze për llogari të Interpol-Tiranës. Prangosja në Londër e Kumbaros, njeriut kyç në zhdukjen e Remzi Hoxhës, është suksesi radhës për Zyrën e Interpol-Tiranës, duke e çuar në 16 numrin e shqiptarëve "wanted" të prangosur në Britani.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 12 October 2008

Muhamed Veliu zbulon sekretin: "Jam i droguar pas lajmit"

Nga Entela Resuli

Për "Tirana Obserer" nga Londra Muhamed Veliu. E dëgjojmë shpesh në televizor të raportojë me mjeshtëri lajmet që vijnë nga përtej oqeanit, por këtë herë ai raporton për vetën e vetë në rubrikën "Brenda medias". Korrespondenti i Top-Channel në Londër, gjatë javës që lëmë pas ishte gazetari më i lakuar në qarqet mediatike dhe ato politike në Tiranë. Një intervistë skup nga Londra me Damir Fazliç e risiell atë edhe njëherë tjetër në vëmendjen e publikut shqiptar. Ai tashmë falë punës pasionante është shndërruar në një gazetar të mirënjohur, i cili ka sjellë gjatë 10 viteve të fundit, nga Londra ku jeton dhe punon, lajme pikante që i mungojnë medias shqiptare. Investigimet e realizuara me aq mjeshtëri janë botuar në mediat prestigjioze angleze, duke e afirmuar atë gjithnjë e më shumë. Gazetari Muhamed Veliu ka preferuar të mbajë një profil të ulët kur vjen puna për të rrëfyer karrierën si reporter investigativ. Është mjaftuar me rrëfimin e investigimeve të zhvilluara në Angli, të cilat janë ribotuar edhe në median shqiptare, duke ngjallur kuriozitet dhe interes. Por asnjëherë deri më sot nuk ka folur për karrierën e suksesshme të deritanishme. Për të parën herë, Veliu rrëfen ekskluzivisht për "Tirana Observer" karrierën si korrespondenti i vetëm i medias shqiptare në Londër dhe punën si gazetar investigativ. Ndër të tjera ai analizon sipas këndvështrimit të tij median shqiptare, ku lëshon edhe kritika të forta për botuesit e gazetave, përfshi kolegët gazetarë të Tiranës.

Kur e keni filluar gazetarin?

Që vitin 1998 kur erdha në Angli. Nisa të dërgoja intervista të përkthyera nga mediat britanike apo me personazhe shqiptarë në gazetën "Intervista" në Tiranë. Një vit më vonë nisa të shkruaj për një gazetë të komunitetit shqiptar këtu në Angli, e quajtur "Kuq e zi". Dua të theksoj se lidhjet e mia me gazetarinë janë që në moshën 12-vjeçare kur babai dëgjonte "Zërin e Amerikës" dhe "BBC". Kjo bëri që unë të "dashurohem" pas botës së lajmit dhe të isha një lexues i rregullt i gazetave të përditshme. E gjitha kjo u kthye në një hobi. Mbetet ende i tillë, paçka se është kthyer në profesionin tim kaq të dashur. Tani më duket vetja se jam i "droguar" pas lajmit, gjetjes, shkruatjes dhe sjelljes sa më qartë e bukur lexuesve apo shikuesve që ndjekin përmes televizorit raportimet nga Londra. E quaj me fat të kem punuar këto gjashtë vitet e fundit me kohë të plotë si korrespondent i Anglisë për disa media prestigjioze në Shqipëri, siç janë "Gazeta Shqiptare", "News 24" dhe "Top-Media". Nëse "Gazeta Shqiptare" apo "News 24" më bënë të njohur për publikun shqiptar, vajtja në Top-Channel ishte konsolidimi i punës time si gazetar. Nuk dua ta fsheh. Ka qenë ëndërr për mua të thosha "Muhamed Veliu Top-Channel Londër" në valët e këtij televizioni që e kam për nder dhe privilegj të jem pjesë e tij.

A ju kujtohet sa shkrime apo kronika televizive keni përcjellë nga Londra gjatë këtyre gjashtë viteve si i vetmi korrespondent i medias shqiptare atje?

Jam një fanatik i çmendur në ruajtjen e të gjithë shkrimeve apo kronikave televizive që kam dërguar nga Londra. Kështu e kam të lehtë t'i përgjigjem kësaj pyetje. Nga statistikat që kam, më rezulton se nga shtatori 2002 deri në janar 2006, kohë kur kam punuar për "Gazeta Shqiptare", janë botuar 338 shkrime. Ndërsa për periudhën që kam raportuar për "News 24" numërohen mbi 190 raportime. Kam fatin të jem njëri prej atyre që ka shkruajtur për gazetën "Shqip" që nga numri i parë i saj dhe të jem unë autori shkrimit të parë që ka hapur suplementin "Ndryshe" të kësaj gazete. Deri në fund të muajit gusht 2008 në "Shqip" kam publikuar 272 shkrime. Raportimi im i parë për Top-Channel ka qenë me 13 janar 2006. Që nga kjo datë e deri më tani janë 246 kronika lajmesh dhe disa dokumentarë për çështje të ndryshme.E kishit menduar se do të punonit gazetar jashtë vendit tuaj?Asnjëherë. E vetmja dëshirë që kisha, ishte që një ditë të vizitoja studiot e Seksionit të BBC në Shqip. Kurrë nuk e mendoja se shumë shkrime të mija do të firmoseshin me emrin tim në gazetat britanike. Aq më tepër pastaj të punoja si reporter investigativ për gjigandin mediatik BBC apo televizionin ITV.

Ç'do të thotë të jeni korrespondenti Anglisë për një prej mediave më të rëndësishme në Shqipëri?

Siç e theksova më sipër, është privilegj dhe plotësim i një dëshire të kahershme që kur televizioni Top-Channel nisi të transmetonte. Është një ndjesi e veçantë të jem pjesë e atyre 500 korrespondentëve ndërkombëtarë të akredituar në Londër. Të jesh korrespondent i një media ndërkombëtare në një qytet si Londra është një prej pozicioneve të lakmueshme për shumë gazetarë në botë. Jam me fat që mu dha mundësia të punoj nga këtu për mediat në Tiranë dhe Prishtinë. Po ashtu e quaj një arritje profesionale për mua, të jem pjesë e një media që u krijua me shumë dashuri dhe profesionalizëm nga presidenti i ndjerë, zoti Dritan Hoxha.

Ju keni bërë një sërë investigimesh, sa të vështira kanë që ato për të arritur në përfundim?

Gazetar investigativ do të thotë të ekspozosh çdo gjë që është e kundërligjshme. Kjo kërkon shumë kohë për të studiuar subjektin që ti po investigon. Në shumë raste kërkohet aktrim dhe të bindësh personin që ke përballë të tregojë rreth aktivitetit të tij të jashtëligjshëm. Të gjitha investigimet që kam kryer deri më tani kanë qenë të vështira. Dua të theksoj se kjo lloj gazetarie kërkon edhe shumë fat, të cilin e kam patur deri më tani. Stresi përpara çdo takimi është i madh. Vetëm ky stres që ti futesh kur shkon të ekspozosh diçka nuk ka të paguar. Të mbërthen një emocion i brendshëm, pasi mendon çdo sekondë nëse do të arrish të marrësh atë që je nisur. Kjo është një vështirësi më vete, krahas shumë të tjerave.

Cili është momenti më i vështirë në karrierën tuaj?

Ka qenë ai moment kur për pak isha shumë afër eliminimit fizik gjatë një investimi. Është një ngjarje e rëndë për të cilën nuk më pëlqen ta rikujtoj. Pas shumë vitesh, kur të hedh në një libër të gjitha investigimet e mija, do të flas edhe për këtë dhe njeriun që më tha se "kishte ardhur momenti të përfundoja në copa në qese të zeza hedhjesh mbeturina". Fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Isha me fat.

Sa e vështirë ishte të kontaktoje më Fazlliç dhe, sipas jush, sa i vërtetë ishte ai në ato që thoshte?

Fillimisht dua të them se pas kësaj interviste unë vazhdoj punën si vazhdimisht, dhe jam në kërkim të lajmeve të reja për audiencën e televizionit ku punoj. Ky sukses është një motivimin për të vazhduar me devotshmëri punën e gazetarit. Takimi me Damir Fazliç ishte produkt i ngulmimit tim si gazetar për ta takuar dhe një koordinim perfekt i informacionit rreth këtij personi me kolegët e Top-Channel. Ajo intervistë ekskluzive erdhi në kohën e duhur në një moment kur për këtë njeri flitej aq shumë dhe askush nuk e dite se ku ndodhej. Pa diskutim është produkt i një "team work" mes meje dhe Top-Channel, që kur vjen puna për të tilla lajme falë, një pune këmbëngulëse në pasjen me çdo kusht të lajmit ekskluziv zor se ka sukses. Dua të falënderoj kolegët për besim që patën tek unë në të intervistuarit e zotit Falliç. Të siguroja atë intervistë ishte padyshim e vështirë, pasi zoti Fazliç që në fillim refuzoi të intervistohej. Mu desh të mendoja shpejt për t'i mbushur mendjen. I them, të lutem më thuaj vetëm dy fjalë për arrestimin në Bosnjë, se askush nuk e beson që jeni i lirë në mes të Londrës. Isha me fat. E binda, por Fazliç më thotë mos më pyet asnjë fjalë për ato që ka shkruar media në Tiranë, që në fakt ishte objektivi primar i asaj interviste. Në fakt mu desh ta "tradhtoja" në marrëveshjen paraprake që kishim për të folur vetëm për ndalimin. Kur i drejtova pyetje për aktivitet në Shqipëri , marrëdhëniet me kryeministrin Berisha, e pashë që u zu ngushtë, pasi nëse do të refuzonte të përgjigjej dhe të ngrihej e të ikte do të ngjante shumë keq për atë. Ishin shtatë minuta intervistë të vështira për mua si gazetar, pasi i pata përgjigje të shkurtra, të cilat nuk të japin shumë material që të improvizosh pyetjen e radhës. Megjithatë ja arrita. Për këtë jam i lumtur. Nuk i takon gazetarëve të komentojnë vërtetësinë e përgjigjeve të atyre që ata intervistojnë. Është publiku ai që vendos.

Cili do të jetë investigimi juaj i radhës, a do të këtë surpriza?

Janë disa investigime, ku jam duke punuar paralelisht. Tre prej tyre për gazetën "The People", një tjetër për gazetën "The Sun" si dhe një dokumentar me elementë investigativë brenda tij për televizionin ITV. Mund t'ju them se njëri prej këtyre investigativëve do të krijojë debate në Britaninë e Madhe, pasi ka të bëjë me mosfunksionim si duhet të një departamenti qeveritar që merret me kontrollin e personave që punojnë si roje në sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë. Padyshim që do të jetë një surprizë e hidhur për drejtuesit e këtij departamenti dhe ka për të qenë shokues për publikun.

Ju jeni korrespodent i Top Channel-it në Shqipëri, po në Britani keni një media që jeni i punësuar, cila është ajo?

Nuk jam i punësuar me kohë të plotë nga ndonjë media britanike. Punoj si reporter investigativ freelance. Ka raste kur janë televizionet apo gazetat e këtushme që kërkojnë shërbimet e mija. Në të shumtën e rasteve jam unë ai i cili i propozoj këtyre media tema të ndryshme investigative, duke u shitur idenë dhe mbledhjen e fakteve, të cilat më pas publikohen. Krahas të qenit gazetar investigativ dhe korrespondent i Top-Channel, punoj edhe si kryeredaktor i gazetës "The Albanian", e cila është një organ informues për komunitetin shqiptar në Angli.

Duke qenë në kontakt më shtypin e huaj dhe, në një farë mënyre dhe me atë shqiptar, cilat janë ndryshimet dhe problemet që kanë mediat tona, jo vetëm gazetat, por edhe televizionet?

Do të preferoja t'i përgjigjem kësaj pyetje në dy pjesë, duke analizuar fillimisht shtypin e shkruar për të cilin kohët e fundit u hap një debat nga analisti Mustafa Nano. Nëse në vitet '90 shtypi i shkruar mori një zhvillim të madh, tani ai ndodhet në krizë të plotë për shumë arsye. Numri i madh i gazetave në treg, që e kthen atë në një shtyp sasior dhe jo cilësor. Gazetarët shqiptarë janë të vetmit në rajon, për mos të thënë në botë, që kanë një normë. Thënë ndryshe çdo ditë u kërkohet të mbushin faqe me lajme, ndërkohë në perëndim gjërat funksionojnë ndryshe falë edhe redaksive të mëdha. Është absurde një gazetë e përditshme në Tiranë del në treg falë punës së 10 gazetarëve që punojnë në një apartament 2+1 të kthyer në redaksi. Shtypit shqiptar i mungojnë pena apo drejtues të zotë që kanë bërë historinë e medias së shkruar shqiptare si Alfred Peza, Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Arjan Çani, Erion Tase, Sokol Balla etj, të cilët tani janë drejtues të mediave elektronike më të fuqishme në vend. Vendin e tyre e kanë zëvendësuar ndonjë kryeredaktor që bie nga shkallët e redaksisë, pasi ka pirë alkool tërë ditën apo ndonjë kryeredaktore, e cila kur hyn në redaksi qelbet nga era Xhin& Tonik pasi ka konsumuar shumë gota nën shoqërinë e VIP-ave, të cilëve u nxjerr horrllëqet në gaztë, e më pas u tregon burimin se nga ka ardhur ai lajm në redaksi. Në gazetat e përditshme të marra së bashku shpeshherë nuk gjej një lajm të vetëm të më bëjë përshtypje, pasi gazetarët ndajnë lajme me njëri-tjetrin për të realizuar normën e mbushjes së faqeve. Jo për faj të tyre, por pronarëve të mediave të shkruar, ata më shumë se gazetarë i përngjajnë tullaxhinjve që kanë një normë sa tulla duhet të vendosin në ditë. Gazetat kanë nevojë për një revolucion brenda redaksive, duke i ngritur ato sipas modelit perëndimor e jo miadave të botuesit për të patur në treg një gazetë me kosto sa më minimale. Vërej se mediat elektronike falë konkurrencës që Top-Channel u ka imponuar mediave të tjera janë duke ecur në rrugë të mbarë. Pronarët e tyre e kanë kuptuar se pa investuar në programe apo njerëz nuk mund të kapësh atë audiencë maksimale, prandaj shikojmë studio të reja dhe një larmi programesh. Megjithatë politikat editoriale nga një televizion në tjetrin lënë për të dëshiruar, duke u kthyer në shërbim të pronarëve dhe jo shikuesit. Kjo i ka çuar disa televizione drejt një vetizolimi, pasi shikuesi e ka të qartë menynë e lajmeve që do t'i ofrohet pa hapur gojën ende prezantuesja, e cila të duket sikur po rrëfen një përrallë me Borbardhën dhe jo po lexon tekstin e një lajmi.

Sa e vlerësoni ju median shqiptare?

E vlerësoj me notën 6.

Që një gazetar të bëjë mirë punën e vetë dhe ajo të jetë profesionale, çfarë duhet të bëjë sipas jush, disa këshilla?

Ta bëj atë me pasion. Gazetaria është një prej atyre fushave ku pasioni dhe vendosmëria janë dy gjëra parësore. Vërej se këto të dyja mungojnë tek shumë kolegë që bëjnë gazetari thjesht për të marrë atë rrogën. Të zgjohet në mëngjes me mendimin se duhet të luftojë të kap një lajm ekskluziv dhe jo të ulet në kafene dhe të ndajë lajme me kolegët gazetarë të media të tjera siç ndodh në Tiranë. Kur vjen puna për lajme, gazetarët duhet të "urrejnë" njëri-tjetrin, duhet të demonstrojnë ndjenjë rivaliteti mes tyre për të arritur tek lajmi ekskluziv.

Shpeshherë në shtypin rozë të Tiranës janë botuar shkrime rreth jetës tuaj private. Çfarë mund të na thoni më shumë rreth saj?

Është e vërtetë ajo që thoni. Mua nuk më shqetëson fakti që janë person publik. Dua apo nuk dua unë, kjo vjen natyrshëm nga puna që bëj. Shumë prej atyre shkrimeve janë të ekzagjeruara. Jetoj një jetë të qetë mes shumë miqsh. Për momentin jam singëll në kërkim të një vajze që do ta pranojë Muhamedin ashtu siç është. Është një vajzë, e cila ka kohë që po trazon mendjen time me inteligjencën dhe bukurinë e saj. Për momentin vetëm kaq.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 7 October 2008

Fazllic: Krenar qe Berishen e kam mik

Fazlliç: Krenar që Berishën e kam mik

Nga Londra
Muhamed Veliu

Damir Fazlliç, biznesmeni i shumëpërfolur boshnjak, thyen heshtjen. Në të parën intervistë në dhjetë vitet e fundit, mohon gjithçka që është shkruar për të deri më tani. E cilëson median në Ballkan si të tërbuar, madje shumë të tërbuar kohët e fundit, saqë çdo gazetar që i kërkon intervistë e refuzon menjëherë.Pas një pritje për më shumë se gjashtë orë përpara shtëpisë ku banon në veri të Londrës në një lagje të pasurish, shfaqet Fazlliç me një telefon në dorë duke folur në serbisht. Më i dobët në paraqitje se ç'duket në fotot që qarkullojnë në media, i veshur thjesht si për një ditë me shi, Fazlliç duket i qetë.Fillimisht refuzon të flasë, duke drejtuar gishtin nga një botues i një të përditshmeje në Tiranë si strumbullari i të gjithë kësaj "bad press" publiciteti të keq në adresë të tij.Pasi biem dakord që intervista do të jetë vetëm për atë pjesë që ka të bëjë me arrestimin në Bosnjë, biznesmeni më i përfolur për momentin në Ballkan pranon të flasë.Improvizojmë një intervistë të shpejtë në hollin e apartamentit luksoz ku banonte.

Përmes kësaj interviste ekskluzive për "Top-Channel", ai rrëfen nga Londra për ndalimin e bujshëm të së premtes, bizneset në Shqipëri, madje nuk kursehet të komentojë lidhjet e tij miqësore me Kryeministrin Sali Berisha.Përpara intervistës, Fazlliç që flet me një aksent amerikan, fillimisht pranon të intervistohet vetëm me një kusht, që të flasë për atë pjesë të zhurmshme që ka të bëjë me ndalimin në Bosnjë.Por më pas me një qetësi absolute nuk refuzon t'i përgjigjet një mori pyetjesh të tjera, duke hedhur një dritë të zbehtë rreth aktiviteteve në Tiranë. Megjithatë, Fazlliç mbetet njeriu që mbart shumë mistere më të mëdha se 33 vite të moshës që mban mbi supe.Që në fillim kur e pyesim nëse ai është arrestuar të premten e shkuar në Bosnjë dhe më pas është lënë i lirë, Fazlliç jep një përgjigje të prerë:"Jo, jo, kurrë nuk jam arrestuar gjatë jetës time në asnjë vend. Ne jemi në Londër dhe unë nuk jam në qeli në Bosnjë. Di që shumë gazeta shqiptare e kanë raportuar një lajm të tillë. Pse e kanë bërë? Këtë nuk e di përse".

Në fakt ai e ka të qartë se nga buron ky agresivitet i medias në të tilla rate, si në vendin e origjinës apo edhe së fundmi në Shqipëri. Megjithatë ngulmoj në faktin se ai në mos arrestuar të jetë ndaluar nga policia boshnjake. Më duhet ta ripyes duke ndërtuar një fjali ndryshe.Disa pamje të transmetuara në televizionet e Bosnjës, ju tregojnë ju të rrethuar nga policë. Si e shpjegoni një gjë të tillë?"Unë nuk i kam parë këto filmime", përgjigjet në mënyrë të prerë duke mohuar kështu një ngjarje të tillë, përcjellë me bujë nga shumë televizione apo agjenci lajmesh në Ballkan.Ardhja në Londër menjëherë pas ndalimit në Bosnjë ngre një sërë pikëpyetjesh. Përse zgjodhi këtë vend dhe nuk shkoi në Uashington, ku shpenzon të shumtën e kohës?Kjo ardhje mund të shërbejë si një tjetër argument për hamendësitë apo ata që besojnë idetë konspirative, se Fazlliç është i rekrutuar nga shërbimet sekrete britanike, siç edhe është aluduar në mediat boshnjake.

Megjithëse ka pak ditë në Londër dhe nuk ka dyshim se e mban mend datën kur ka ardhur në Angli, Fazlliç jep këtë përgjigje."Tre apo katër ditë", pohon ai duke ndaluar dhe hedhur shikimin nga kamera që bo filmonte bisedën.Duke parë që ai me çdo kusht kërkon të më bindë se nuk është arrestuar e pyes përsëri.Pra, në mënyrë kategorike ju mohoni të jeni arrestuar?"Siç ju thashë, asnjëherë në jetën time", deklaron ai ftohtë, duke dhënë së treguari se çdo lloj pyetje që do të pasonte kishte për të marrë të njëjtën përgjigje.Një prej pikave më të debatueshme të aktivitetit në Shqipëri të Damir Fazlliç janë ndërtimi i disa kompanive fantazmë, të cilat nuk kanë pasur asete, por siç vërtetohet nga një akt shitje rezulton të jetë shitur 1 milion e 700 mijë euro.Por sa është numri i kompanive të regjistruara në Shqipëri që kanë pronësinë e Fazlliç?Një përgjigje nga vetë ai do të ndihmonte shumë për të pasur një panoramë reale të investimeve që ka në Tiranë."Nuk e mbaj mend se sa kompani kam. Ajo që mund të pohoj është se unë jam një investues në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Por unë jam një investitor aktiv në Tiranë", deklaron Fazlliç.Nga deputetë të opozitës apo në media shpeshherë kohët e fundit është lakuar emri i Mihal Delijorgjit si një njeri që ka patur lidhje me karizmatikun Fazlliç, njohur ndryshe si super-sekseri i Ballkanit.

Sipas tij, emri i Delijorgjit është i panjohur për të."Është hera e parë që e dëgjoj një emër të tillë", thotë Fazlliç kur e pyes nëse e kishte njohur apo bashkëpunuar me Delijorgjin përpara arrestimit të këtij të fundit.Siç është raportuar në mediat shqiptare masivisht ditët e fundit, Erion Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Fazlliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, të jetë administrator i të paktën tre bizneseve.

Besohet se Fazlliç e ka larguar atë nga puna. Por ky i fundit jep një tjetër variant të kësaj ngjarjeje."Unë nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar të merret me bizneset e tij private. E shikoj atë një djalë të ri me potenciale".Zoti Isufi ishte menaxher apo partner në bizneset tuaja?Damir Fazlliç thotë: "Ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia".Fazlliç shquhet për lidhjet e tij me politikanë në të gjithë Ballkanin, gjë e cila padyshim është çelësi i suksesit në bizneset apo ndërmjetësimet mjeshtërore që mbajnë firmën e tij. Shqipëria nuk bën përjashtim. Shpeshherë përpara dhe pas ardhjes së demokratëve në pushtet, Fazlliç është ulur në një tavolinë me Kryeministrin Berisha, sikurse mund ta kenë bërë edhe biznesmenë të tjerë ndërkombëtarë. Njohës të mirë të marrëdhënieve Berisha -Fazlliç pohojnë se mes tyre kjo miqësi mbetet në nivele të larta, siç edhe vetë Fazlliç e pohon me gojën e tij."Jam krenar të konsideroj zotin Berisha si një nga miqtë e mi", deklaron ai kur i drejtoj pyetjen si shkon miqësia me kryeministrin e vendit.

E pyes Damir Fazlliç se a do të thotë të pasurit miqësi me zotin Berisha avantazhe në bizneset e tij në Shqipëri?"Nuk më duhet të jem mik me zotin Berisha për të pasur avantazhe në biznes. Unë mendoj se ligjet në Shqipëri të hartuara nga qeveria janë të mjaftueshme për cilindo investitor të huaj, për të zhvilluar një biznes pa qenë mik me kryeministrin apo ministra të tjerë".Përgjigjet e Damirit kur e pyet për Kryeministrin Berisha janë më të gjata se të gjitha pyetjet e mëparshme të marra së bashku.Por kur janë takuar për herë fundit dy miqtë Berisha-Fazlliç?"Si investitor një vit apo nëntë muaj më parë, kur ne prezantuam tek qeveria një projekt tonin", përgjigjet ai.

Nuk do të kishte kuptim nëse kjo intervistë me Fazlliç do të përfundonte pa e pyetur rreth shitjes së njërës prej pesë kompanive që ka në Shqipëri e quajtur "CROWN ACQUISITIONS" një kompanie në Qipro. Pavarësisht se ekziston një akt shitje me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, Fazlliç e mohon një shitje të tillë.Përgjigjet me tri fjalë."Nuk është e vërtetë" dhe vetëm kaq. Si është e mundur që thoni s'është e vërtetë, kur ka dokumente të firmosura nga avokatja Flutura Kola, të cilat tregojnë se e keni shitur këtë kompani?"Unë ju tregova në fillim. Nuk kam ndërmend t'ju tregoj detaje, pasi pastaj do të më duhen gjashtë orë të bisedoj rreth gënjeshtrave që janë shkruar. E vetmja gjë e vërtetë e shkruar është emri im, të tjerat janë gënjeshtra".Damir Fazlliç nuk pranon t'i përgjigjet pyetjeve të tjera, por premton se një kohë të përshtatshme do të jetë i gatshëm të flasë përsëri.

"Do të rishikohemi së shpejti. Ju premtoj t'ju jap një intervistë të gjatë, me një kusht që fjalët e mia mos të ndryshojnë", premton Fazlliç, i cili lë të kuptojë se beson më shumë një gazetar shqiptar se sa atë në vendin e origjinës, të cilët i kanë hapur jo pak telashe me shkrimet e tyre investigative.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 12 September 2008

“Ja provat qe implikojne shqiptarin ne terrorizem”

Krenar Lleshi dje përpara gjykatës. 5 akuza për terrorizëm. Ju gjetën në shtëpi 3 manual për ndërtim bombe dhe 4 kg nitrat.

Prokuroria britanike “Ja provat qe implikojne shqiptarin ne terrorizem”

Nga “City of Westminster Magistrate Court”
Muhamed Veliu
Top-Channel

Mësohen detajet e përfshirjes të një shqiptari në konspiracionin për të eleminuar fizikisht kryeministrin Gordon Brown.Gjatë senacës së parë gjyqësore në gjykatën “City of Westminster Magistrate Court” në ngarkim të Krenar Lushës prokurori cështjes i ka treguar gjykatës të gjitha provat e siguruara nga policia, që coi në ngritjen e pesë akuzave ndaj tij.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, ku banonte 29 vjecari shqiptarë, me origjinë nga Prizreni, janë gjetur një libër manual për prodhim bombe, ndërsa dy manualë të tjerë në formë vidjo ju gjetën në komjuterin personal, përfshi katër kilogram nitrat.“Posedimi kësaj sasije nitrati na bën të besojmë se qëllimi final është përdorimi për një akt të mundshëm terrorist” thuhet në pikën e pestë të akt akuzës, duke lënë të kuptohet se nitrati do të përdorej për ndërtimin e një bombe.

Këto prova kanë qënë mëse të mjaftushme, për prokuroret në ngritjen e akuzave.Zoti Lusha është marrë në pyetje për 15 ditë nga agjentët e anti-terrorit, ndërkohë që paralelisht është zhviluar kontrolli i imtësishëm i mbanesës në qytetin Derbi në veri të Angli.Mbeten ende enigmë lidhjet e krijuara mes tij dhe katër të arrestuarve të tjerë të cilët janë akuzuar me akuza të ndryshme si pjestarë të një konspiracini në eleminimin e kryeministrit Gordon Broun.

Seanca e ardhëshme gjyqësore për Krenar Lushën të dhe katër të akuzuarit e tjerë do të zhvillohet me 17 Shtator.Kjo ngjarje ka gjetur jehonë në të gjitha mediat britanike dhe ato botërore, ndërkohë është pritur me shumë indinjatë dhe zemërin nga komuniteti shqiptarë në Britaninë e Madhe.Megjithatë Krenar Lusha për momentin është vetëm i akuzuar ndërkohë do të jetë gjykata ajo që do të thotë fjalën e saj nëse akuzat e ngritura janë bindëse për ta gjetur atë fajtor.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 10 September 2008

Angli- Shqiptari akuzohet per kompllot ne vrasjen kryeministrit e Gordon Broun

Krenar Lusha u ndalua me 26 Gusht ne zonen Derby ne very te Anglise

Nga Londra
Muhamed Veliu
Top-Channel

Policia angleze ka ngritur pese akuza për terrorizem, ndaj nje shqiptari që besohet të jetë pjesë e një grupi ekstremistësh që planifikonin vrasjen e kryeminisrit Britanik Gordon Broun.
Krenal Lusha ka dalë sot në mesditë përpara gjykatës londineze “City Of Westminster Magistrate Court” ku ju kanë komunikuar akuzat .
Sipas prokurorisë Angleze Lusha akuzohet se ka mbledhur apo rregjistruar informacione të cilat më pas do të përdoreshin për kryerjen e akteve terroriste.
Policia Manchesterit thotë se në shtëpinë e shqiptarit, që mësohet të jetë me origjinë nga Prizreni, është gjetur 4 kg lëndë kimike e tipit nitrat.
Shqiptari 29 vjecar, u arrestua nga skuadra e antiterrorist mesditën e 26 Gushtit në shtëpinë e tij në zonën Derby very të Anglisë.
Ai ishte i punësuar nga kompania “HL Plastika” në këtë qytet.
Menaxheret dhe punonjësit e kësaj kompanije e kanë përshkruar Krenar Lushën si një djale puntorë dhe shumë entuziast.
“Këto akuza janë shumë larg asaj që ne dunim rreth Krenarit. Ato kanë ardhur si një shok i vërtetë për ne” ëshhtë shprehur njëri prej menaxherevë të kësaj kompanije ku punonte shqiptari.
Krenar Lusha e con në pesë numrin e personave të arrestuar mbi të cilët rëndon akuza e përfshirjes në akte terroriste.
Muajin e shkuar katër britanikë me origjinë nga Pakistani u arrestuan po me të njëjtën akuzë.
Hetuesit e kësaj cështje thonë se konspiracioni për ekzekutimin e kryeministrit Gordon Braun u mësua pasi personat e arrestuar dhe tashmë të akuzur e kishin publikuar planin në internet.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 6 September 2008

Interpol Tirana ekstradon nga Londra Nuri Seferin

Nga Muhamed Veliu

Interpol Tirana kryen ekstradimin e radhes nga Londra.Nuri Seferi,eshte ekstraduar mbremjen e djeshme pasi i eshte refuzuar bllokimi ekstradimit.

Sipas Interpol Tiranes qe arriti te koordinoje me palen angleze kapjen dhe me pas ekstradimin, ky shtetas shqiptare qe fshihej ne Angli, eshte denuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë me vendimin nr. 5, datë 08.01.1993, me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje për motive të dobëta e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 84, 13 dhe 118 të Kodit Penal (të vjetër).

Nuri Seferi kishte vrarë me thikë më 02 tetor të 1991, Hakik Xekën, në fshatin Luz i Vogël.

Sipas vendimit të gjykatës, vrasja ka ndodhur në bashkëpunim me vëllezërit e të dënuarit tij Fetah dhe Fatmir Seferi.

Seferi kishte arritur të largohej nga burgu pas trazirave të 1997-s.

Vetëm gjatë këtij viti, Interpol Tirana ka arritur të ekstradojë mbi 40 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale dy prej tyre nga Anglia nderkohe qe jane ne proces ekstradimi 11 persona te tjete qe fshiheshin ne Britanine e Madhe.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 30 August 2008

Atentati ndaj Gordon Braun, ndalohet shqiptari nga Kosova

Mediat britanike: Në komplot janë përfshirë 4 persona

Nga Londra
Muhamed Veliu

Në planin konspirativ për të vrarë Kryeministrin britanik, Gordon Braun, raportohet të ketë qenë i përfshirë edhe një shqiptar nga Kosova.

Mediat britanike kanë raportuar gjatë ditës së djeshme lajmin e ndalimit të një personi 29-vjeçar, që besohet të jetë nga Kosova.
Në dy artikuj të njëpasnjëshëm gazeta "Evening Telegraph", duke iu referuar burimeve që po hetojnë këtë komplot, shkruan se personi i katërt i dyshuar, si pjesëmarrës në këtë konspiracion, është shqiptar. Sipas kësaj gazete, 29-vjeçari është ndaluar në shtëpinë e tij, në rrugën "Moore Street", Normanton, si i dyshuar në përfshirjen e akteve terroriste, vepër penale e parashikuar nga Akti i Terrorizmit 2000. Hetuesit kanë në dispozicion 28 ditë për ta marrë atë në pyetje dhe për të ngritur akuzat përkatëse, ose ta lënë të lirë. Një zëdhënës i "Greater Manchester Police", i konfirmoi gazetës "Shqip" ndalimin e një personi, por nuk ka pranuar të komentojë për nacionalitetin e tij.

"Ne nuk mund të komentojmë nacionalitetin e një personi të ndaluar, i cili po merret në pyetje për aq kohë sa ndaj tij nuk është ngritur ende ndonjë akuzë konkrete", ka thënë ai. Mësohet se policia ka kontrolluar banesën e personit të ndaluar dhe ka sekuestruar dy makina të parkuara përpara shtëpisë së tij, ku banonte ai. Arrestimi personit, që thuhet të jetë me origjinë nga Kosova, është kryer nga policia e zonës së Lancashire, në bashkëpunim me skuadrën e antiterrorizmit në policinë e Greater Mançester. Burimet policore kanë pohuar për median angleze se arrestimet kanë të bëjnë me një konspiracion për vrasjen e kryeministrit Gordon Braun dhe paraardhësit të tij Tony Blair.

Gazetarët e "Evening Telegraph", gazetë lokale e zonës ku jetonte kosovari, kanë nisur kërkime të "ethshme" për t‘i zbuluar emrin dhe të mësojnë më shumë për të. Fareed Hussain, anëtar i një forumi mysliman i zonës Derbi, ka pohuar se ai nuk ia dinte emrin e kosovarit të ndaluar. "Ne nuk kemi informacion rreth tij. E vetmja gjë që ne dimë është se ai është kosovar", ka pohuar ai.

Tre britanikë, me origjinë myslimane, kanë dalë dje përpara gjykatave londineze si të akuzuar për kërcim dhe eliminim të kryeministrit Gordon Braun dhe ish-kryeministrit Tony Blair. Krahas kësaj akuze, të katërt akuzohen si pjesëtarë të Al-Kaedës, për degën e Britanisë së Madhe, duke inkurajuar persona të tjerë për t‘iu bashkuar kësaj organizate.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 24 August 2008

Martesat në Angli, dritë jeshile për shqiptarët ilegalë

Dhoma e Lordëve rrëzon apelin e kërkuar nga qeveria për mbajtjen në fuqi të kufizimit të kësaj të drejte

Nga Londra
Muhamed Veliu


Institucioni më i lartë i drejtësisë britanike “House of Lords” (Dhoma e Lordëve) përmes një vendimi, ka hedhur poshtë një apel të qeverisë britanike me të cilin kërkohej njohja si e drejtë e ligjit që ndalon martesat e personave që jetojnë ilegalisht në Angli me shtetas britanik apo europian.
Katër Lordë dhe një Baroneshë që morën në shqyrtim këtë çështje e kanë hedhur poshtë kërkesën e përfaqsusve të qeverisë angleze, kërkohej rinkonfirmimi se sekretari shtetit të ketë kontroll mbi aplikimet për çertifikat e martesës, sipas seksionit 19 të “Asylum and Immigration Act 2004.
Lordët kanë marrë në shqyrtim kërkesën nëse kontrolli mbi aplikimet për çertifikat e martesës, është në kundërshim sipas artikullit 12 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut.
Ata kanë shqytruar tre raste të ngjashme për të njëjtin problem. Mosdhënjen e çertifikatës së martesës nga autoritet përkatëse pasi njëri nga bashkëshortët ishte ilegalish në Britaninë e Madhe por kur ata kanë çuar çështjen në Gjykatën e Lartë u është lejuar martesa.
Qeveria angleze inicuese e apelit në Dhomën e Londëve pasi ka humbur tre raste në Gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice” ka dashur të demostrojë përse kontrolli mbi aplikimet për çertifikat e martesës, sipas seksionit 19 të “Asylum and Immigration Act 2004 është i drejtë në ato raste kur kemi të bëjmë me persona që janë ilegalisht në UK dhe duan të martohen.

Rastet

Gjykata e apelit “Royal Court of Justice” më 23 Maj 2007 e quajti të drejtë martesën mes Zotit Baiai shtetas algjerian i cili jetonte ilegalisht në Angli me Zonjushën Trzcinska shtetase polake me të drejtë qëndrimi në UK pasi Polonia është antare BE-së.
Ky vendim detyroi autoritetet britanike të lëshojnë çertifikatën e martesës njohur si “CoA” “Certificate of Approval”.
Në vendimin e gjykatës së apelit për këtë çështje në paragrafin 61 të tij thuhet:
“Statusi qëndrimit të Zotit Baiai është irrelevant me propozimin e ndershëm për martesë, fakt i vetëm i cili i jep atij liri për të ushtruar të drejtën e martesës”.
Ky qëndrim i gjykatësit të apelit është përkrahur nga Dhoma e Lordëve duke u cituar në vendimin e Lordëve për këtë çështje.
Po për qëllim të këtij apeli qeveria ka zgjedhur edhe rastin e dy shtetasve shqipatrë Zotit Bigoku dhe Zonjushës Agolli.
Edhe atyre ministria përkatëse që lëshon “Certificate of Approval” u detyrua ta japë atë pasi shqiptarët ju drejtuan gjykatës për rishikm ligjor “Judicial Review” por çështja nuk shkoi për gjykim pasi avokatët e qeverisë angleze u tërhoqën nga vazhdimi procesit.

Vendimi

Pasi ka shqyrtuar gjashtë argumenat të përfaqësueses së qeverisë angleze Lord Rodger of Earlfery nuk ëhtë bindur dhe ka ka hedhur poshtë apelin e qeverisë bazuar në vendimet e përpërparshme të gjykatë së apelit e cila ka dhënë të drejtën për tu martuar në rastet kur njëri prej parnerëve nuk ka patur leje qëndrimi.
Bazuar në artikullit 12 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, Lord Bingham of Cornhill, Lord Rodger of Earlsferry, Baronnes Hale of Richmond, Lord Brown of Eaton-under-Hezwood dhe Lord Neuberger of Abbotsburz nuk e kanë quajtur të drejte praktikën e ndjekur për mos lejimin e martesave të kësaj natyre.
Ata shkojnë më tej në vendim duke e cilësuar këtë praktikë si diskriminuse si për ata që kryejnë martesa me ceremoni civile apo të tipit Anglikan (në kishë).
Në fund të vendimit prej 21 faqesh kopje e së cilës është siguruar nga gazeta Shqip, Lordi Bingham propozon që përveç hedhjes poshtë të këtij apeli të bëhen ndryshimet e duhuara rreth praktikës së ndjekur deri mëtani.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 20 August 2008

Rrjeti i kokaines, denohen pese shqiptare ne Angli

Shpërndanin lëndën narkotike në klubet e natës

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pesë shqiptarë të përfshirë në shitjen e kokainës nëpër lokalet e natës në Angli janë dënuar me 17 vite e tre muaj burg në total.
Ata kishin ndërtuar një rrjet me klientë, duke ja shitur pluhurin e bardhë për 60 sterlina një gram. Momentin e arrestimit në shtëpinë e Enkel Bushatit u gjet një sasi prej 500 gramë drogë, me vlerë 30 mijë sterlina. Nga analizat rezultoi se droga ishte e pastër, e tipit kokainë. Bushati bashkëpunonte në shpërndarjen e drogës në qytetin Northampton në veri të Anglisë me Edmir Myselinin. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjet drogë me vlerë 1500 sterlina, një pasaportë e falsifikuar dhe një peshore elektronike. Të dy shqiptarët i kanë pranuar akuzat në gjykatë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A.

Enkel Bushati është dënuar me katër vite burg. Ndërsa Edmir Myselini është dënuar me 15 muaj burg. Në fund të vuajtjes së dënimit, ata do të dëbohen nga Anglia. Po në këtë qytet, nga një tjetër operacion policor do të arrestohej një tjetër shqiptar. Në shtëpinë e Arian Lamajt, 23 vjeç, policia e kapi atë duke përgatitur 1,8 kg kokainë për shitje. Droga e kapur ishte 100% e pastër me vlerë 160 mijë paund. Momentin e arrestimit, Lamajt iu gjetën në xhep vetëm 210 sterlina. Nga hetimi rezultoi se ai mund të ketë fituar 202573 sterlina, të cilat nuk janë gjetur kurrë. Policia beson se paratë janë transferuar në Shqipëri.

Lamaj së bashku me pesë persona të tjerë që të gjithë anglez, që prej katër muajsh përpara ditës së arrestimit,ishin nën survejimin policor. Ai do të dënohej me gjashtë vite burg. Nuk i ka shpëtuar survejimit policor në Londër edhe Arian Muçaj. Edhe ky një tjetër shpërndarës droge në kryeqytetin britanik. Mbrëmjen e 21 tetorit 2007, kur u ndalua nga policia, atij ju gjetën në xhep 50 porcione 1 gramëshe droge të tipit kokainë. Policia kishte kohë që survejonte lëvizjet e Muçajt.

Ai është dënuar me tre vite burg nga gjykata e krimeve Southwark Crown Court në Londër. Admir Dega nuk do t‘i shpëtonte arrestimit pas një kohe të gjatë si shpërndarës droge. I riu 23-vjeçar do të arrestohej në qendër të Londrës, disa momente pasi i ka shitur një përdoruesi 1 gram kokainë. Policia, pasi e ka ndaluar dhe kontrolluar, i ka kapur shqiptarit 44 gramë drogë të paketuara në copa një gramëshe gati për t‘ shitur. Tani, Degës do t‘ duhet të vuaj në burgjet angleze 3 vite burg.

Oxford-Superoperacioni policor prangosi 12 shqiptarë

Pas tre vjet survejimi,antidroga angleze mundi të shkatërrojë një organizatë kriminale shqiptare që shiste kokainë në qytetin e Oxfordit dhe Anglinë veriore. Gjatë operacionit policor, ku morën pjesë 200 policë, u ekzekutuan 23 kontrolle shtëpish, në dy prej të cilave shqiptarët kishin ndërtuar laboratorë për përzierjen e saj. Ftohtësinë e prangave angleze e kanë provuar 12 shqiptarë dhe dy britanikë.

Prokuroria ka dërguar në gjykatën "Oxford Crown Court" tetë shqiptarë dhe dy britanikë, me akuzat për konspiracionin në shitjen e narkotikëve të klasit A. Katër shqiptarët e tjerë po hetohen në gjendje të lire. Të arrestuarit janë Elton Celbeqiri 28 vjeç, Oltjon Nezha, 34 vjeç, Leon Cohadari, 30 vjeç, Gentian Harizaj, 26 vjeç, Elmond Koshaj, 34 vjeç, Ulijan Nelku, 29 vjeç, Klodian Kono, 37 vjeç, Albert Kovaçi, 35 vjeç, si dhe dy britanikëve Rickson Gill, 24 vjeç, Stephen Munro, 29 vjeç.

Sipas "Thames Valley Police", që organizoi operacionin e shkatërrimit të këtij grupi kriminal, mësohet se gjatë kontrollit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine dhe disa mijëra paund në adresat e kontrolluara.

Në seancën e parë gjyqësore të caktimit të masës së arrestit në gjykatën e krimeve në Oksford, ata kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria për konspiracion në tregtimin e drogës së kategorisë A, ndërsa gjykatësi vendosi që ata të qëndrojnë në burg deri në seancën e radhës. Procesi gjyqësor në ngarkim të tyre do të zhvillohet më 5 janar 2009.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 12 August 2008

Shteti shqiptar fiton gjyqin në Londër

Premtimi i Alibeajt për rigjykim prish rregullin e vendosur nga Gjykata e Lartë britanike

Nga Londra
Muhamed Veliu

Drejtësia shqiptare ka fituar një sfidë të rëndësishme në Gjykatën e Lartë britanike "Royal Court of Justice" në Londër, e cila ka rrëzuar apelin e një shqiptari, që kërkonte të bllokonte ekstradimin për në Shqipëri.

Ndërkohë, një tjetër sfidë akoma më e rëndësishme e pret atë me rigjykimin e Armand Bogdanit, i cili është dënuar me 13 vite burg në mungesë, si i dyshuar në trafikun e 1720 kilogramëve kanabis sativa drejt Greqisë në vitin 2002.Rigjykimi ka qenë "thembra e Akilit" gjatë apelit zhvilluar në Gjykatën e Lartë britanike.

Avokatët mbrojtës të Bogdanit, duke u bazuar në precedentët e vendosur nga Fatmir Bleta dhe Vullnet Muçelli, kanë tentuar të bllokojnë ekstradimin, duke pohuar se rigjykimi nuk është i aplikueshëm në Shqipëri për personat e gjykuar në mungesë, që ekstradohen nga vendet e tjera, gjë e cila bie ndesh me ligjin britanik të ekstradimeve "Extradition act 2003".

Garancitë e dhëna nga vetë ministri shqiptar i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një shkrese zyrtare, ka bërë që shteti shqiptar ta fitojë këtë apel, duke i hapur rrugën e ekstradimit të shtetasit Armand Bogdani me banim në qytetin Nottingham në Angli. Mbi të gjitha, ky rast shënon një precendet për drejtësinë britanike, duke marrë një rëndësi të veçantë për proceset e mëvonshme të ekstradimeve që do të kërkohen nga Shqipëria.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive për drejtësinë shqiptare, çështja e Armand Bogdanit, i cili ka nënshtetësinë britanike dhe pritet të ekstradohet nga Anglia në ditët në vazhdim, nuk mbaron këtu. Vetë Bogdani thotë se ai e pret shumë qetësisht ekstradimin dhe është i bindur se e vërteta do të mësohet mjaft shpejt."Shpresoj shumë në drejtësinë shqiptare. Shkoj atje me mendjen e mbushur se jam i pafajshëm.

Në Angli kam ndërtuar disa biznese të miat, të cilat nuk kam ndërmend t‘i shesh, pasi shpejt do të rikthehem si një njeri i lirë për të vazhduar jetën normale me bashkëshorten dhe vajzën time", ka pohuar Armand Bogdani. Gjatë një interviste për gazetën "Shqip", bashkëshortja e tij, zonja Debbie Bogdani, thotë se posedon prova të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se bashkëshorti i saj është i pafajshëm.

Britanikja shpreson se drejtësia do të vendoset në vend për burrin e saj, me të cilin ka ndërtuar një familje dhe kanë një vajzë 13-muajshe dhe e cilëson si "drita e jetës së tyre". Ajo pohon se do ta lërë Anglinë për të jetuar në Shqipëri, në mënyrë që t‘i bëhet krah atij në procesin e rigjykimit.

Intervista

Bashkëshortja e të dënuarit: Kemi prova pafajësie Rigjykimi, shpresë për të rifituar lirinë

Tashmë Armand Bogdanit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë fort për të bindur gjykatën shqiptare për pretendimet e tij. Bashkëshortja Debbie Bogdani ka shpresë se burri do të dalë shpejt nga burgu, pasi beson se ai është i pafajshëm dhe se sistemi i drejtësisë në Shqipëri funksionon. Shtetasja britanike ka planifikuar tashmë strategjinë e mbrojtjes së bashkëshortit.

A keni pasur dijeni që emri i burrit tuaj, zotit Armand Bogdani, ishte përmendur në polici si një person i përfshirë në trafikun e drogës drejt Greqisë?

Unë nuk kam pasur dijeni që emri i Armandit është përmendur në polici si i përfshirë në një krim të tillë. Përpara se ai të arrestohej nga skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police, m‘u tregua një artikull i botuar në një gazetë shqiptare në lidhje me ngjarjen.Që atë moment, kur kuptova se ai ishte një person në kërkim, në mënyrë imediate kërkova ndihmë përmes e-mail-eve të dërguara shumë departamenteve të drejtësisë dhe shtetit shqiptar. Deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje, edhe pse e kërkoja ndihmën e tyre në mënyrë urgjente.

Si reaguat kur në derën e shtëpisë suaj në Nottingham erdhi policia për të ekzekutuar një mandat ndërkombëtar arresti, të lëshuar nga autoritetet policore shqiptare?

Ishte shokuese. Tërësisht e pabesueshme. Policët erdhën në mbrëmje, në orën 21:30, para se ta arrestonin Armandin. Sapo kisha vënë në krevat vajzën. Atëherë ajo ishte vetëm dyjavëshe. Armandi nuk ishte në shtëpi. Kishte shkuar për të vizituar disa miq. Të nesërmen në mëngjes, Armandi u telefonoi atyre në numrin që më kishin lënë. U tha se mund të vinin për ta vizituar, pasi ndodhej në shtëpi. Nuk kishim asgjë për të fshehur. Donim që kjo çështje të merrte zgjidhje. Policët erdhën dhe e arrestuan menjëherë Armandin. U mërzita shumë, pasi kisha në shtëpi gjashtë policë, ndërkohë që në krahë mbaja vajzën dyjavëshe, duke parë bashkëshortin tim që u mor nga policia dhe komshinjtë që shikonin nga cepi tjetër i rrugës. Ndjeva për një moment jetën time të shkatërrohej. Shumë shpejt, e gjitha kjo m‘u kthye në një dëshirë e forcë të madhe për të provuar pafajësinë e tim shqoi me çdo kusht dhe kosto.

Zonja Bogdani, ju thoni se mund ta provoni pafajësinë e bashkëshortit tuaj, duke paraqitur prova. Mund të na i tregoni këto prova?

Këto prova do t‘i paraqiten gjykatës përmes avokatit tonë në Tiranë, në seancën e parë të rigjykimit. Mund t‘ju them me përgjegjësi të plotë se kam në dispozicion dokumente zyrtare që provojnë se bashkëshorti im nuk ka asnjë lloj përfshirje në krimin që akuzohet dhe është dënuar në mungesë. Kam prova që vërtetojnë se ai nuk mund të ishte përfshirë në tentativën e transportit të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

A keni tentuar t‘ua parashtroni këto prova autoriteteve të drejtësisë shqiptare dhe nëse po, cila ka qenë përgjigjja që keni marrë?

Qëkur Armandi u arrestua, në qershor 2007, kemi qenë të përqendruar te procesi i ekstradimit. Gjykata këtu nuk merr në konsideratë cilëndo provë të lidhur me krimin e ndodhur jashtë Anglisë. Interesi dhe theksi që kanë vënë dy gjykatat në vendimet e tyre, është një rigjykim i drejtë kur ai të kthehet në Shqipëri. Autoritetet shqiptare e kanë garantuar këtë. Kështu, unë do të kem rast t‘i parashtroj këto prova në gjykatën shqiptare.

Pas këtyre garancive për rigjykimin e bashkëshortit tuaj, besoni se do të jepet drejtësi për të?

Besoj se Armandi do të përballet me një gjyq të drejtë, kur ai të kthehet në Shqipëri, siç edhe kanë premtuar autoritetet. Po, besoj shumë, se pasi të kem paraqitur provat e mia në gjykatë, drejtësia do të fitojë dhe akuzat ndaj tij do të rrëzohen. Kam lexuar shumë raporte. Mjaft njerëz nuk besojnë, apo janë skeptikë në drejtësinë shqiptare, por besoj se gjërat aty janë duke u ndryshuar. Besoj shumë se palët në këtë proces do të punojnë drejt vajtjes në një konkluzion të drejtë për këtë çështje.

Cilat janë pasojat që do të shkaktojë ekstradimi i Armandit për familjen tuaj, duke pasur parasysh se keni një vajzë 13-muajshe?

Pasojat e ekstradimit për familjen tonë do të jenë shkatërruese. Kemi një vajzë 13-muajshe, që për ne është drita e jetës sonë. Ajo ka nevojë për këshillat e babait teksa rritet, për ta informuar për origjinën e tij, në mënyrë që mos të harrojë se nga buron edhe origjina e saj. Unë kam nevojë për këtë bashkëshort që më ndihmoi kur isha në universitet, pa të cilin sot nuk do të quhesha kjo nënë që jam sot.Nuk mund të lejoj që bashkëshorti im të ndahet prej meje për 13 vitet e ardhshme. Për këtë do të luftoj me çdo çmim për pafajësinë e tij. Të jetuarit pa Armandin do ta shkatërrojë shpirtin tim, duke shkaktuar dhimbje tek unë dhe vajza ime, përfshirë një rrjet të gjerë miqsh e shokësh në Angli. Nuk mund të mbijetojmë pa të mes nesh.

Ç‘plane keni pasi Armandi të jetë ekstraduar në Shqipëri?

Planifikoj të udhëtoj drejt Shqipërisë një ditë përpara ekstradimit të Armandit. Jam informuar nga policia se nuk do të më lejohet të jem afër tij ditën kur ai do të ekstradohet. Po ashtu, nuk do të më tregohet se me cilën linjë avioni ai do të udhëtojë. Në të tilla kushte nuk më mbetet gjë tjetër veçse të udhëtoj një ditë përpara për t‘u risiguruar se ndihma ligjore nga avokati që do marrë në mbrojtje atë është imediate dhe eficente. Do të vizitoj burgun ku Armandi do të qëndrojë, për të siguruar se të drejtat e tij elementare nuk janë thyer. Ndërkohë që do të jem në Shqipëri, do të vazhdoj të përpiqem që ai të lirohet dhe kjo çështje e një dënimi të gabuar të mbërrijë në një konkluzion të duhur.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 11 August 2008

Përkthyesja shqiptare, mashtrim mijëra paundësh shërbimeve sociale

Vojsava Stena, e punësuar në një bashki angleze, përfitoi 120000 sterlina si e papunë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një emigrante shqiptare, e cila ishte punësuar si përkthyese në një bashki në veri të Anglisë, do të dëbohet për në Shqipëri, pasi përfitoi përmes mashtrimit 120 mijë paund.
Gjatë procesit gjyqësor u mësua se Vojsava Stena, 27 vjeçe, së bashku me bashkëshortin Altin Fusha, 32 vjeç, kishin transferuar me mijëra paund në disa llogari bankare jashtë Anglisë.
Çifti shqiptar kryente një jetë luksoze, duke përfituar ndihma sociale nga shteti anglez, pavarësisht se kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar në vitin 2001, ndërkohë që zonja Stena punonte si përkthyese dhe nuk paguante asnjë lloj takse. Prokurori i çështjes, gjatë gjyqit tha se Vojsava Stena kishte fituar 30 mijë sterlina gjatë pesë viteve të fundit si e punësuar në bashkinë "Northamptonshire", duke mos paguar asnjë lloj takse.

Në mënyrë të padrejtë ajo kishte përfituar 20 mijë sterlina nga ndihmat sociale, tha prokurori. Të dy ata do të dënoheshin me nga nëntë muaj burg pasi pranuan akuzat për përfitime financiare përmes mashtrimit dhe pastrim parash. Ndërsa gjykatësi tha se, meqenëse ata i kishin pranuar akuzat, ky dënim do të konvertohet, me kthimin e tyre në Shqipëri. Gjykatësi Robert Broën, duke lexuar masën e dënimit, i tha çiftit Stena-Fusha se ata ishin përfshirë në një krim serioz, që meritonte dënim me burg. "Marrja e ndihmave sociale të pamerituara është një krim tejet serioz.

Të dy ju keni punuar ilegalisht së bashku, ndërkohë që nuk kishit të drejtë të punonit në këtë vend. Do t‘i rekomandoj ministrit të Brendshëm që të dy ju të dëboheni nga Anglia", tha ai. Altin Fusha dhe Vojsava Stena mbërritën në Angli në vitin 1999, duke u vendosur në qytetin Northampton, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Pavarësisht se pas refuzimit të azilit tyre nuk u lejohej marrja e ndihmave sociale, ata vazhduan marrjen tyre duke mashtruar autoritetet, duke pretenduar se ishin të papunë.

Nga hetimet për këtë mashtrim rezultoi se ata i transferonin paratë e fituara përmes mashtrimit në një llogari bankare në Shqipëri dhe një tjetër në Irlandë. Kur aktiviteti i tyre kriminal u zbulua nga policia në mars 2007, çiftit shqiptar iu ngri llogaria bankare. Sipas hetimit rezultoi se në Irlandë, në llogarinë që kishin hapur në një bankë, u gjetën 30 mijë sterlina.

Anglia, hetim të gjithë mashtruesve

Qeveria britanike, përmes organizmit të kontrollit "Liberta" ka filluar hetimin e disa familjeve shqiptare në Angli, të cilat merrnin ndihma sociale në para dhe punojnë ilegalisht. Gazeta "Shqip" ka mësuar se si përmes kontrollit "Liberta" i zbuloi në bankë 60 mijë sterlina, ndërkohë që për çdo muaj, ai bashkëshortja dhe fëmijët merrnin 1800 paund ndihma sociale, përfshirë këtu edhe të paguarit e qirasë e banesës. Kryefamiljari i kësaj familjeje, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, gjatë një ore intervistë me oficerët e "Liberta"-s nuk ka dhënë asnjë përgjigje se si i kishte fituar 60 mijë sterlinat e depozituara në bankë.

Ai supozohej të paraqitej në një intervistë të dytë me avokatin e tij, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Tani çështja i ka kaluar për hetim policisë. Megjithëse që të gjitha familjet shqiptare përfituan leje qëndrimi të përhershme në Angli nga amnistia e vitit 2003, shumica e tyre vazhdojnë të "zhvatin" sistemin e shërbimeve sociale.

Autoritetet britanike shpresonin se me legalizimin e tyre dhe më pas fitimin e nënshtetësisë britanike, familjet e emigrantëve shqiptarë do t‘i përvisheshin punës, por në fakt, nuk ndodhi kështu.
Shumica e pjesëtarëve të këtyre familjeve punojnë ilegalisht dhe në krahun tjetër vazhdojnë të marrin me mijëra paund ndihma sociale në vit.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 10 August 2008

Sa shumë e dua... Shqipërinë

Sa shumë e dua... Shqipërinë

Shqipëria dhe Kosova, në objektivin e fotografit Robert Hackman

Nga Londra
Muhamed veliu


Për të realizuar një fotografi të mirë, kërkohet sigurisht një sy prej artisti, por që ajo të dalë perfekte, kërkohet një kujdes i veçantë, dashuri, pasion, të ndjesh keqardhje për atë që je duke fotografuar. Vetëm kështu fotoja është gati për të dëshmuar çastin, për të dokumentuar atë që ishte kur koha ndali në një shkrepje. Këtë provon edhe Robert Hackam, fotografi britaniko-australian, i cili me fotot e realizuara në Shqipëri e Kosovë provoi të tregonte gjithë sa pa e njohu në këto dy vende, me një histori kaq komplekse. Sepse fotografia është një dëshmi e madhe, dëshmi të cilën Robert Hackman tentoi ta sillte ndryshe.

Robert Hackman ka zgjedhur të prezantohet ndryshe. Ai preferon një tjetër mënyrë të fotografuari. Rob (kështu e thërrasin shkurt) ka zgjedhur të shikojë të bukurën, realen. Ai kështu dëshiron t‘ia prezantojë botës krijimet e tij. Rob zgjedh të përcjellë anën humane të shoqërisë. Në fotot e Robertit personazhet, ata që vuajnë, janë shpesh edhe më kurajozët. Ai i sjell ata të fortë, gati të përballojnë të gjitha vuajtjet. Sipas Hackman-it, fotoja duhet t‘i përgjigjet shprehjes së famshme "një foto vlen njëmijë fjalë". Kështu ajo tregon se sa e vërtetë është.Robert gjithnjë ka për të treguar mbi Shqipërinë e Kosovën e nuk rresht së foluri për këto vende. Ai flet me aq pasion për Shqipërinë dhe Kosovën, shqiptarët e këtyre dy shteteve, sikur të kishte lindur aty. Ai ka vizituar e fotografuar shumë vise shqiptare gjatë shtatë viteve të fundit... Sa shumë? As atij nuk i kujtohet. Sa shumë kujtime nëpër Shqipëri, gjithnjë i shoqëruar nga aparati fotografik, gjithnjë duke fiksuar imazhe e personazhe... Sa shumë detaje Shqipërie e Kosove. Në secilën prej tyre ai është një histori më vete, në secilën prej tyre gjen mesazhin njerëzor. Atje është bota njerëzore që i intereson, është ajo që Roberti kërkon të njohë më thellë. Këtë ka synuar kudo ku ka shkuar.

Ai asnjëherë nuk i thotë jo një ftese për të biseduar mbi Shqipërinë dhe dashurinë që lindi për të. Nuk më refuzon. Takohemi në rrugën "Oxford". Së bashku zgjedhim të ulemi në një bar kafe, e cila ndodhet në katin e 13-të të një hoteli. Prej këtej, Londra shihet si në pëllëmbë të dorës. Ai nuk i ndahet dot së bukurës, e kërkon atë kudo qoftë, edhe në një bar kafe. Këtu biseda rrjedh natyrshëm... "Shqipëria për mua nuk ishte një vend fare i panjohur. Kur isha fëmi, në dhomën time të gjumit kisha një hartë të madhe të botës. Kam pasur gjithnjë kureshtje të njihem me vende të ndryshme e nëpërmjet kësaj harte u njoha me shumë prej tyre, kështu ndodhi edhe me Shqipërinë, sepse kisha studiuar të gjitha vendet e Evropës". Megjithatë, për herë të parë në Shqipëri ai mbërriti në vitin 2001, si i dërguar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të fotografuar largimin nga Shqipëria të refugjatëve të luftës së Kosovës. Organizata në fjalë i besoi Robertit dokumentimin përmes fotove të gjurmëve që kishte lënë te këta viktima të luftës jo vetëm konflikti, por dhe realiteti i ri me të cilin do të përballeshin pas tij.

Do të ktheheshin në Kosovë për të ndërtuar gjithçka nga e para. Si do të ishte reagimi? Fotot e Robert Hackman-it do të arkivoheshin në arkivin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë."Pas disa mesazheve me përfaqësues të OKB-së në Tiranë, gjithçka ishte gati për udhëtimin tim drejt Shqipërisë. Dita e parë në Tiranë për mua nisi me takimin në aeroport me një punonjëse të OKB-së, Mariola. Tani ajo është bashkëshortja ime", kujton ai. "Pashë njerëz gjithë energji dhe kjo më bëri të ndihem shumë mirë. Kuptova që shqiptarët ishin njerëz të cilëve nuk u kishte humbur shpresa dhe kjo përcillte tek unë një atmosferë vërtet pozitive. Pavarësisht të gjithave, ky pozitivitet ndihej ngado. Për mua Tirana ishte vërtet tërheqëse, e zhurmshme, e ndryshme nga qytetet e tjera nëpër botë, me të cilat isha njohur më parë", thotë Robert për ditën e parë në kryeqytetin shqiptar.Për Robert, projekti i realizimit të fotove ishte një mision disi i vështirë, pasi në Shqipëri kishin mbetur shumë pak refugjatë lufte. Shumica kishin lënë kampet ku kishin qëndruar dhe ishin kthyer në Kosovë. Sipas tij, për një fotograf është e lehtë të fotografojë pamje klishe, apo mizorie të njerëzve të kthyer në refugjatë si pasojë e luftës. Por ai që në fillim të këtij projekti donte të tregonte anën tjetër të medaljes. Përpjekjet e këtyre njerëzve në ndërtimin e jetës së re, duke lënë kampet e refugjatëve ku kishin jetuar. Kjo është edhe vështirësia.Megjithatë ai mundi t‘ia arrinte qëllimit. Pas disa javëve qëndrim në Shqipëri, duke vizituar njëri pas tjetrit qytetet shqiptare, fotografitë "Made in Albania" përcillnin shpresë.

Ato i tregonin botës se për shqiptarët e Kosovës jeta vazhdonte. Ata kishin gjetur një strehë të ngrohtë në Shqipëri. Fotot e Robert Hackman-it u ekspozuan në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ndërsa u prezantuan edhe në Tiranë, pranë zyrave të OKB-së. "Ekspozimi i fotove u prit mirë", thotë Robert, duke shtuar se ato tregonin anën pozitive të shqiptarëve të Kosovës. Kjo reflektohej në çdonjërën prej tyre."Unë dallova shumë shpresë tek ata njerëz që takova. Këtë shpresë që gjeta mes tyre kërkova ta ndieja përmes fotove të mia. Besoj se ia arrita qëllimit dhe kjo më bën shumë të lumtur", shprehet Rob rreth misionit të parë në Shqipëri... Por ky nuk ishte i fundit.Eksperienca interesante dhe e suksesshme bëri që fotografi të tundohej për t‘u kthyer sërish në Shqipëri. Vizita e parë e Robert Hackman do të ishte vetëm fillimi i asaj që ai tani e përshkruan si një dashuri për Shqipërinë përmes objektivit të aparatit fotografik, madje edhe si një adhurim për vendin e origjinës së bashkëshortes Mariola, me të cilën ai ka ndërtuar një jetë të lumtur. Robert nuk donte aspak që subjektin e refugjatëve nga Kosova ta quante një kapitull të mbyllur. Ai tregon se ka udhëtuar drejt Kosovës, duke hyrë atje nga pika të ndryshme kufitare, duke fotografuar të rikthyerit nga kampet e refugjatëve në Shqipëri. E ka ende të freskët momentin kur iu desh të përdorte pasaportën australiane për të hyrë në Kosovë.

"Unë kam dy pasaporta. Atë britanike, përfshi edhe atë të origjinës, australiane. Pas konfliktit në Kosovë, serbët ishin ende të inatosur me britanikët. Vendosa që herën e fundit të fotografoja në veri të Kosovës, duke hyrë nga një pikë kufitare serbe. M‘u desh t‘u tregoja pasaportën australiane policëve në këtë pikë kufitare dhe ata më lanë të hyja lirshëm në Kosovë". Për Robertin, Kosova është një vend që të ofron shumë për të fotografuar, dhe ai nuk është i vetmi që e ka "shfrytëzuar" kësisoj.Hackman flet me shumë respekt për punën që kolegët e tij kanë bërë para dhe pas konfliktit, duke i treguar botës realitetin e panjohur të këtij vendi që aspironte për liri. "Do ta quaja epike punën e fotografit Andry Testa. Ai është një shembull i rrallë. E kam takuar disa herë. Imazhet e Testës janë me të vërtetë të fuqishme dhe me siguri që do t‘i rezistojnë kohës", vijon rrëfimin Rob. Por edhe komuniteti rom në Shqipëri ka qenë një tjetër temë që britaniku e ka përcjellë nëpërmjet imazheve. Shpeshherë të përbuzur, të vuajtur e të trajtuar si shtresa më e ulët e shoqërisë shqiptare, por krenarë e punëtorë. Për të gjitha këto arsye Robert tregon se ka shumë respekt për romët. Ai i quan romët shqiptarë si pionierë të ndërtimit të industrisë së riciklimit në Shqipëri.

Kjo ka bërë që ata të jenë kaq të pëlqyer nga ai. "Ata janë një shembull tipik i atyre njerëzve që shkëlqejnë përballë vuajtjes. Ata nuk kanë asgjë, por janë të lumtur dhe shpeshherë kthehen në objekt paragjykimi. Duke fotografuar ata dhe pasqyruar jetën e këtij komuniteti, kam dashur të kontribuoj në zhdukjen e paragjykimit ndaj tyre. Është një projekt që ende vazhdon", thotë Rob, tashmë një personazh i njohur dhe shumë miqësor për romët e Tiranës. Një tjetër aspekt që e ka intriguar atë të fotografojë romët ka të bëjë me punën e tyre si mbledhës të mbeturinave për t‘u ricikluar. Ai me të drejtë i quan ata si një pjesë e rëndësishme e industrisë së riciklimit në Shqipëri, duke premtuar se në udhëtimin e ardhshëm në Tiranë përsëri do të ndjekë nga afër jetën e komunitetit rom, parë në aspektin kontribuues që ata japin në shoqërinë shqiptare. Madje ai shton se kjo duhet parë edhe në këndvështrimin global, pasi dita-ditës çështja e riciklimit, që lidhet me mbrojtjen e planetit, është temë dite në kancelaritë e politikës botërore dhe axhendën e politikanëve.Krahas fotografimit të romëve, Robert do të jetë në Shqipëri gjatë muajit gusht për një tjetër projekt ambicioz, mbi të cilin nuk jep shumë detaje, por thotë se do të mirëpritet, madje që tani ka ngjallur interes për t‘u ekspozuar në disa vende të botës."Do të shfrytëzoj bregdetin shqiptar për të shkrepur foto. Ai është ideal për t‘u fotografuar. Kështu, një rrugë e dy punë.

Kam bindjen se projekti më i ri me foto nga Shqipëria do të pëlqehet", deklaron Robert. Përgëzimet dhe inkurajimi për këtë projekt nuk kanë munguar nga të interesuarit. Një regjisor shqiptar e ka quajtur si një ide brilante, e cila përveç anës artistike do të ngjallë interes për Shqipërinë dhe si pasojë shtimin e numrit të vizitorëve që do të duan ta vizitojnë.Nuk ka dyshim që edhe ky projekt, i fotografit Robert Hackman, tashmë më shumë se një mik i shqiptarëve, do të rezultojë i suksesshëm. Kjo është vetëm çështje kohe.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats