Friday, 30 November 2007

David Cameron paralajmeron dhune ne Ballkan

Nga Londra
Muhamed Veliu

David Cameron gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë si lider i konservatorëve britanik, ka paralajmëruar se pasiguritë për të zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës, do të çojnë në një krizë të re e të dhunshme në Ballkan. Ai është takuar me presidentin Georxh W Bush, ku krahas çështje të Iranit, ngrohjes globale ka patur temë bisedimi edhe Kosovën.Gjatë takimit Cameron ka propozuar që në javët e ardhësme liderët botëror ti treogjnë një vëmendje të veçantë Kosovës. Zoti Cameron ka theksuar se mos zgjidhja e statusit final të Kosovës do të prodhojë përsëri krizë në Ballkan.Po ashtu edhe gjatë një referati të mbajtur nga Cameron në institutin Brookings në Washington ai është ndalur gjatë në situatën aktuale që po kalon Kosova pas dështimit të raundit të fundit të negociatave."Vërej se në Ballkan është duke u rritur rreziku i një krize të re dhe ne duhet të ndërhymë tani për ta parandaluarë" ka theksuar ai. Cameron është kursyer në mbështjet e administratës së presidentit Bush e cila e ka shprehur haptas se mbështet pavarsinë e Kosovës. Nuk ka munguar edhe një mesazh në drejtim të Beogradit. David Cameron nga Amerika ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të lejohet të promovojë destabilizimin e rajonit, njëkohësisht të ndrydhë aspiratat e shqiptarëve për pavarsi.

Tuesday, 27 November 2007

Britanikja mbron burrin shqiptar

Fismos edhe ti peticionin
Jayne Heaven nis fushatën e sensibilizimit dhe harton një peticion on-line. Deri tani kanë firmosur 162 persona

Nga Londra
Muhamed Veliu

Bashkëshortja britanike e një shqiptari ka nisur një fushatë sensibilizuese, me qëllim bllokimin e dëbimit të burrit të saj në Shqipëri, pasi ai të përfundojë dënimin prej 17 muajsh burg. Jayne Heaven ka ndërtuar një peticion on-line të firmosur deri tani nga 162 persona, të cilët janë kundër dëbimit të emigrantit shqiptar, "pasi kjo do të sillte shkatërrimin e një familjeje". Jayne kujton se ata u takuan për herë të parë në një ditëlindje të mikes së saj në Londër, në vitin 2003. Një vit më pas ata vendosën të jetonin së bashku në Birmingham.Zonja Heaven, e cila punon si sekretare legale, u martua me Altin Kipën në Tiranë, më 17 shkurt 2006. Disa muaj më pas lindi djali, të cilit ia vunë emrin Talan. Ata jetonin në qytetin e Birminghamit, ku Altini punonte në ndërtim. "Ishim një familje e lumtur para se të ndodhte arrestimi i Altinit. Nga një lidhje e mëparshme unë kam një vajzë 13-vjeçare, e cila është shumë e lidhur me Altinin dhe Talanin", shprehet Jayne. Por Ministria e Brendshme Britanike, Home Office, ka qenë e ashpër në përgjigjen e saj dërguar zonjës Heaven. "Home Office më ka thënë se mund ta lë vajzën time 13-vjeçare me babain e saj në Angli dhe të shkoj në Shqipëri me burrin tim. Unë dhe fëmijët e mi jemi viktima të pafajshme, të cilët po ndëshkohemi me dëbimin e burrit tim", shkruan ajo në letrën hyrëse të peticionit on-line. Jayne apelon për ndihmë nga publiku britanik: "Ne kemi një djalë të vogël, të cilin ai e do shumë. Altini bëri një gabim dhe me sinqeritet kërkon ndjesë. Ai kurrë nuk ka pasur probleme me policinë këtu apo në Shqipëri. Ju lutem, na ndihmoni! Dëbimi i tij do të shkatërrojë familjen tonë. Për këtë firmosni peticionin në adresën:

www.thepetitionsite.com/1/stop-thedeportation-of-my-husband.

Altin Kipa është shpallur fajtor për konspiracion në grabitje të sendeve me një vlerë prej 172 mijë sterlina nga një magazinë në zonën Stepney, në lindje të Londrës. Së bashku me Kipën janë dënuar edhe Elidol Sula me 18 muaj burg, ndërsa Enver Morina 16 muaj. Në fund të dënimit, tre shqiptarët do të dëbohen në Shqipëri. Sipas Jayne, bashkëshorti i saj shqiptar bëri një gabim të madh, kur mori në makinë një mikun e tij, i cili nuk i tha se ç‘kishte bërë. Kipa do të arrestohej më 2 tetor 2006. Sipas prokurorisë, tre shqiptarët tentuan të grabisin një depo në zonën Stepney në lindje të Londrës, në të cilën ishin magazinuar sende me vlerë 172 mijë paund. Fillimisht ata kanë lidhur këmbë e duar rojën e sigurisë. Megjithatë grabitja dështoi, pasi personi i brendshëm në magazine, bashkëpunëtor i shqiptarëve, u kishte dhënë një kod të gabuar për të hapur derën nga do të largoheshin pas grabitjes.

“Mos e shkatërroni familjen tonë

Me fjalë të zgjedhura dhe prekëse, të shkruara me kujdes, vajza 13-vjeçare e zonjës Jayne Heaven bën apel për mosdëbimin e njerkut të saj shqiptar. "Fatkeqësisht, disa njerëz po përpiqen të ndajnë familjen tonë, pasi njerku im është nga një tjetër grup etnik. Ai është shqiptar", thotë ajo. “Mos e shkatërroni familjen tonë”Me fjalë të zgjedhura tepër prekëse të shkruara me kujdes vajza 13 vjeçare e zonjës Jayne Heaven bën apel për mos dëbimin e njerkut të saj shqiptar.“Disa vite më parë mamaja ime u martua. Nga kjo martesë përfitova një baba të ri he një vëlla të vogël i cili tani është një vjeç. Fatkeqësisht disa njerëz janë duke u munduar të ndajnë familjen tonë pasi njerku im është nga një tjetër grup etnik. Ai është shqiptarë. Jo më larg se dhjetë më parë imazhet e spastrimeve etnike nga Kosova u shfaqën në të gjitha stacionet televizie në botë ku njerëzit detyroheshin të linin shtëpitë nën terrorin policor dhe qeveritar.Por tani vëmëndja rreth ndarjes së një familje ku burri shtëpisë është shqiptar, është larg vëmendjes mediatike. Qeveria jonë kërkon ta dëbojë atë vetëm e vetëm nga origjina e tij. Ju lutem mos e leni familjen tonë Kica të ndahet. Mos na detyroni ne të shkojmë e të jetojmë në Shqipëri në një vënd ku kurrë nuk kemi qënë dhe nuk flasim gjuhën e atij vëndi. Si guxon kjo qeveri të ndërrmarrë një spastrim etnik ndaj nesh pasi njerku im është shqiptar dhe vëllai gjysëm shqiptarë?Përse kjo qeveri nuk po bën diçka? Në fakt ata po tentojnë dëbimin e njerkut tim” shkruan ajo duke ja bashkangjitur këtë letër peticionit të inicuar nga nëna e saj.

Britanikët, në mbështetje të shqiptarit

Jayne Adkins

Qeveria angleze duhet të bëhet promotore e jetës familjare dhe duhet të tregojë tolerancë për të tilla raste, pa provokuar ndarje familjare, që shkaktojnë më shumë probleme sociale. Duket se praktika që kërkohet të ndiqet në këtë rast nga qeveria është një dënim i dytë për Altinin, gjithashtu një dënim i padrejtë për një grua të pafajshme dhe fëmijët.

Philip Griffiths

Mendoj se kjo praktikë qeveritare është e gabuar. Çdo rast duhet të shqyrtohet në bazë të meritës dhe vendimi duhet marrë me drejtësi dhe humanizëm. Ky është një rast kur dëbimi është totalisht i papërshtatshëm, pasi nuk merr në konsideratë familjen e të dënuarit, që janë shtetas britanikë, të cilët po ndëshkohen vetëm e vetëm që qeveria të duket e ashpër me azilantët. Rachel TaylorLëreni atë të qëndrojë në Angli. Nëse nuk mendoni për atë dhe familjen e tij, mendoni për djalin që do të rritet pa baba, apo vajzën që do të rritet pa nënën e saj. Ai e ka paguar rëndë çmimin për gabimin e bërë. Mos e dëboni!

Chantelle Morgan

Sa kriminelë britanikë janë në këtë vend? Përse ndëshkoni këtë njeri vetëm se ai është shtetas i huaj? Që Home Office të tregojë se numri të dëbuarve ka arritur shifrat e duhura? Fëmija i tij ka të drejtë të rritet me baba. Për Altinin, jam i sigurt, se dënimi i marrë për dyshimin si pjesëmarrës në këtë krim është i mjaftueshëm.

Monday, 26 November 2007

Burgosen "Piratët shqiptarë" që mashtruan bankak

Familja Velo nga Vlora përfitoi përmes mashtrimit 80000 sterlina
Gjykata urdhëron disa vite burg shtesë nëse nuk kthejnë paratë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kishin vite që e vidhnin shtetin britanik, duke përfituar asistencë sociale nga qeveria e Madhërisë së Saj, pikërisht me dokumente të falsifikuara. Tre pjesëtarë të një familjeje emigrantësh shqiptarë, që kanë vite në Mbretërinë e Bashkuar, kishin kohë që kishin siguruar një dokument fals të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, me anë të së cilit thithnin të ardhura mujore, të cilat i merrnin nëpërmjet llogarive bankare që derdheshin nga zyra përkatëse në shërbim të emigrantëve. Por gjithçka është zbuluar nga ekspertët e mashtrimit financiarë, të cilët kanë paditur familjen shqiptare, e cila është dënuar për mashtrim. Kjo ka ndodhur në qytetin e njohur dhe të vjetër britanik, në Cambridge.

Ngjarja

Një familje emigrantësh shqiptarë në Angli janë dënuar nga drejtësia britanike për përfshirjen e tyre në një mashtrim bankar me vlerë 80 mijë sterlina. Familja Velo nga Vlora, e cila kishte disa vite që jetonte në qytetin e Cambridge-it përmes dokumenteve false, kishin ndërtuar një skemë mashtrimi.Pas një hetimi të aktivitetit të tyre disavjeçar u prangosën Hedlie Velo, 46 vjeçe, Ardian Velo, 29 vjeç, Sentnjana Velo, 24 vjeçe dhe Gëzim Velo, 27 vjeç. Mbi ta rëndoi akuza e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara sipas ligjit britanik "Identity Cards Act 2006". Ata kishin mundur të siguronin dokumente identiteti të rreme. Nga ekspertiza e mëvonshme u zbulua se dokumentet e falsifikuara i përkisnin Ministrisë së Brendshme britanike, Home Office, e cila kryen pajisjen e emigrantëve me një lloj dokumenti special identifikimi. Dokumentet e përdorura për punësim dhe hapjen e disa llogarive bankare u gjetën në shtëpinë e tyre, e cila paguhej nga shërbimet sociale në rrugën "Winstanley Court, Cromwell Road".
Në paraqitjen e parë në gjykatën "Cambridge magistrates" familja Velo i mohoi akuzat. Gjykatësi ia kaloi çështjen për gjykim Gjykatës së Krimeve "Cambridge Crown Court".
Pas një procesi disaditorë ata u gjetën fajtorë nga juria.Hedlie Velo do të dënohej me 4 muaj burg, Ardian Velo 8 muaj burg, Sentnjana Velo 4 muaj burg, ndërsa Gëzim Velo me 6 muaj burg. Ky i fundit do të kryej edhe 12 muaj të tjerë, nëse nuk kthen shumën 15868 paund. Dy vjet burg do t`i duhet të bëjë Ardian Velos, nëse nuk i paguan bankës së mashtruar shumën prej 58233 paund. Nuk do t`i shpëtojë 1 viti burg edhe Sentnjana Velos, e cila është detyruar të paguajë 7,033 paund. Një muaj më parë, po për të njëjtin krim në zonën Northampton në veri të Anglisë, do të arrestoheshin Altin Husha dhe Vojsava Stena. Të dy shqiptarët, në mënyrë ilegale, kanë përfituar 100 mijë paund (140 mijë euro) përmes disa llogarive bankare. Paratë e përfituara nga mashtrimi ata ia qarkullonin njëri-tjetrit. Është zbuluar se disa shuma parash janë transferuar prej tyre jashtë Anglisë.

Thursday, 22 November 2007

Angli Shqiptarët po dënohen në bazë të opinonit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shqiptarët në Britaninë e Madhe po dënohen në bazë të opinionit të keq krijuar për ta nga mediat britanike dhe jo fakteve për krimet që ata akuzohen.
Juritë e proceseve gjyqësore po ndikohen në vendim-marrje nga ato që dëgjojnë dhe lexojnë rreth shqiptarëve duke mos i trajtuar ata si të barabartë përballë ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë.
Më pas gjykatësit britanik lexojnë masa dënimi nga më të rëndat siç ishte rasti Kujtim Spahiut dënuar me 33 vite burg. “Të jeshë shqiptar në Angli në sytë e bashkombasve të mi do të thotë të jesh kriminel” do të deklaronte gjatë një interviste britanikja Sarah Oneill e cila po kërkon rishikimin e dënimit të Spahiut.


Dënimi dy shqiptarëve

Gazeta Shqip ka zbuluar fakte të reja rreth dënimit disa ditë më parë të dy shqiptarëve për përdhunim.
Endrit Gashi sëbashku me Gjergj Shpendin u dënuan në total me 17 vite burg.
Ata u gjetën fajtor për përdhunimin e një koleges së tyre kamarire natën e Krishtlindjeve. Dhjetë nga dymbëdhjetë antarët e jurisë ishin dakort për fajësinë e tyre. Ndërsa dy të tjerët kishin rezerva për ti shpallur ata fajtor.
Nga biseda me një punonjës të kafe Rouge ku punonin dy shqiptarët dhe “viktima” është mësuar se ajo i ka denoncuar ata për tu hakmarrë pasi u mor vesh që pas festës së Natës së Krishtinjeve kishte kryer mardhënje seksuale me dy kolegët e saj shqiptarë.
“Endritin e kam parë disa ditë pas asaj feste duke folur për një kohë të gjatë me vajzën me origjinë ruse. Ata po qeshnin me njëri tjetrin. Nëse Endriti e kishte përdhunuar si mund ajo të bisedonte me të e të qeshte?” rrëfen personi që ka dijeni të plotë rreth asaj që ka ndodhur me kolegët e tij.
Më tej ai ka zbardhur të gjithë ngjarjen përse ajo denoncoi të dy shqiptarët se e kishin përdhunuar.
Sipas tij ishte Gjergj Shpendi ai i cili u tregoi kolegëve të tjerë meshkuj në Kafe Rouge se sëbashku me Endritin kishin kryer mardhënje seksuale me kamarieren 22 vjeçare ruse me shtetësi britanike, pas mbarimit të festës.
Ajo e ka marrë vesh, se kjo ngjarje që ka dashur ta mbajë sekret ishte bërë publike.
Më pas ka menduar hakmarrjen duke i denoncuar ata në polici se ishte përdhunuar.
Dëshmia e saj e filmuar siç ndodh në të tilla raste, është dhënë një muaj pas datës kur ajo pranoi me dëshirën e saj të shkojë në hotel me dy shqiptarët.
Rusja ka pranuar që të tre kanë qënë të pirë por ajo nuk kishte pranuar të kryente mardhënje seksuale me ta. Sipas dëshmisë së saj ishte Gjergj Shpendi ai i cili përdori forcë dhe e përdhunoi i pari.
Të dy shqiptarët kanë mohuar në mënyrë kategorike ta kenë përdhunuar atë.
Megjithatë juria është bindur me dëshminë e saj duke mos i dhënë rëndësi fatit se ajo nuk u mor me dhunë për të çuar në hotel.
Një tjetër motiv për të denoncuar shqiptarët si përdhunues mund të jetë dëmshpërblimi që marrin viktimat e përdhunimit pasi personi që ka kryer përdhunimin gjendet fajtor.
Besohet se “viktima” e këtij rasti ta ketë studjuar mirë këtë mundësi për të përfituar kompensim si viktimë e një përdhunimi në kurriz të dy shqiptarëve.


Rasti “Megaman” drejtësia me standart të dyfishtë

Disa muaj më parë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vite burg për një vrasje dhe tre tentative vrasje. Për ta gjetur atë fajtor nuk kishte prova solide që vërtetonin se ai ishte njeri që kishte hapur zjarr ndaj një grupi shqiptarësh.
Incidenti mes dy grupeve rivale shqiptare më 16 Tetor 2006 është i ngjashëm me atë të një muzikanti me ngjyrë drejtues i grupit “So Solid Crew” ndodhur në vitin 2004. Por vendimi gjyqësor krejt i kundërt.
Dwayne Vincent njohur me emrin e artit Megaman sëbashku me një mikun e tij nisen për të sqaruar një problem të mëparshëm me Colin Scarlet.
Carl Morgan mik i Vincent armatoset me një pistoletë me të cilen godet për vdekje Colin Scarlet.Sipas prokurosisë britanike ishte Vincent ai që inkurajori Morgan të kryente të shtinte me pistoletë katër herë mbi viktimën. Ngjatja është krejt e njëjtë me atë të Kujtim Spahiut i cili niset me Herland Bilalin për të sqaruar një sherr me Petrit Brahën. Më pas ishte Bilali ai që hap zjarr me armë kundra Brahës që shpëton për mrekulli megjithëse u plagos 4 pluma ndërsa mbetet i vdekur Prel Marku.
Për këtë ngjarje krejt të njëjtë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vjet burg.
Ndërsa muzikanti me ngjyrë Dwayne Vincent “Megaman” më 26 Shtator 2006 do të shpallej i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje. Ndërsa Carl Morgan u gjet fajtor.

Wednesday, 21 November 2007

“Policia më ofroi 1 milion paund shpërblim”

Esmir Demalia dëshmon në gjykatë. “Më kërkuan informacion për Jetmir Buçpapën”
Dëshmi bombë në gjygjin e grabitjes së 53 milion paund

Nga Londra
Muhamed Veliu


Policia britanike ka qënë e gatëshme të paguajë një shumë marramëndëse në këmbim të informacionit, për grabitjen e shekullit në Britaninë e Madhe.
Detajet e prapaskenave policore për të siguruar me doemos informacione kompromentuese për një shqiptar nga Tropoja i akuzuar si pjesmarrës aktiv në grabitjen e 53 milion paund, janë mësuar dje në gjykatë.
Kushëriri Jetmir Bucpapës shqiptarit të akuzuar për grabitjen e 53 milion paund vitin e shkuar i tha gjykatës se policia i ofroi 1 milion pund në këmbim të informacionit.

Dëshmia

Ersmir Demalia gjatë dëshmisë së tij tha se oficerët e policisë së zonës së Kentit këmngulnin që ai t’i ipte më shumë informacione rreth Jetmir Buçpapës aktualisht në bankën e të akuzurve në gjykatën e krimeve të rënda britanike Old Bailey.
Demalia i tha gjykatës se ai nuk kishte informacione për t’i treguar policisë, por ata vazhdonin ta vizitonin në shtëpi apo ta telefononin në mënyrë intensive.
Personi i cili i ofroi shumën prej 1 milion paundësh është identifikuar në gjykatë si oficeri policisë Detective Constable Jonston.
“Në fillim ata ishin të sjellshëm me mua duke më thënë se kisha informacion për grabitjen. Oficeri Jonston insistonte duke më ofruar para” ka thënë më tej Esmir Demaliaj. Zoti Demaliaj u arrestua disa ditë pas grabitjes ndërsa oferta prej 1 milion paund ju bë disa muaj më pas.

Provat

Për grabitjën 53 milion paund, më e madhja në historinë e Britanisë së Madhe akuzohen shtatë persona mes tyre dy shqiptarët Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj.
Ata i kanë mohuar akuzat për grabitje të armatosur dhe pengmarrje ndërkohë në gjykatë prokurori Sir John Nattings ka paraqitur prova solide që i implikon ata në këtë krim.
Disa minuta pas arrestimit të Jetmir Bucpapës gjatë kontrollit të shtëpisë ju gjet një paisje për kapjen e zërit në frekuencën e policisë së zonës së Kentit ku u ishte depo e parave.Një tjetër provë e fortë ne dorë të policisë që inkriminin 26 vjeçarin Buçpapa është e ashtuquajtura “Cell-sited” (gjetja vendodhjes përmes telefonit). Nga zona ku ai ka bërë telefonata disa ditë përpara grabitjes, rezulton se ai dhe të akuzuarit e tjerë, kanë qënë në shtëpinë e Mishell Hog parukjeres e cila bëri maskat e përdorura në pengmarrjen e menaxherit të depos , gruas dhe djalit të tij.
Hog dëshmitare kyçe e prokurorisë ka thënë se Buçpapa ka qënë në shtëpinë e saj dhe ka marrë një maskë.
Ndërsa për Ermir Hysenajn prokuroria ka paraqirur prova se ai ishte “inside man” njeriu i brëndshëm që dha informacion për hyrje daljet e depos të cilat ja ka kaluar Jetmir Buçpapës.






Saturday, 17 November 2007

17 vite burg dy përdhunuesve shqiptarë

Londër. Përdhunuan në hotel natën e Krishtlindjeve kolegen kamariere
Shpallen fajtore për përdhunimin Endrit Gashi dhe Gjergj Shpendi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Përdhunimi i koleges së tyre kamariere natën e Krishtlindjeve 2006 i ka kushtuar 17 vite burg dy shqiptarëve.
Endrit Gashi do të vuaj 8 vite burg ndërsa Gjergj Shpendi ideatori përdhunimit nëntë vjet. Ky i fundit ishte personi i cili përdori dhunë ndaj 22 vjeçares kamariere duke e përdhunuar i pari.
Pasi kanë kaluar një natë festive me të gjithë personelin e “Kafe Rouge” ku ata punonin, nën influencën e alkolit kanë mundur ti mbushin mëndjen koleges për të shkuar në një hotel.
Viktima i ka thënë gjykatës në dëshminë e saj se qëllimi vajtjes në hotel nuk ishte kryerja e mardhënjeve seksuale me kolegët njëri prej tyre i martuar.
Ajo shkoi pasi ishte ishte tepër vonë dhe nuk kishte se me ç’farë të shkonte në shtëpi.
Prokurori çështjes i tha gjykatës se ata fillimisht në mënyrë brutale Gjer Shprendi goditi viktimën dhe më pas në mënyrë shtazareka e përdhunuan njëri pas tjetrit.
Gashi dhe Shpendi gjatë të gjithë procesit 10 ditor i kanë mohuar akuzat.
Krahas dëshmisë së viktimës vendimtare në gjetjen e tyre fajtor për këtë krim ishte dëshmia e shoqes së dhomës të viktimës. Në dëshminë e saj ajo tregoi momentin kur të nesërmen e përdhunimit pa shoqen e saj.
Ajo shtoi.
“Ishte e traumatizuar. Dridhej nga ajo që i kishte ndodhur. Qante papushim. Në trup kishta hematoma.”
Mbrojtja e shqiptarëve ka qënë jo bindëse. Ata i thanë gjykatës se gjithçka kishte ndodhur me dëshirën e saj. Një pretendim që nuk ka patur peshë përballë provave të mjekut ligjor që kishte kryer ekszaminin e shenjave në trup të viktimës.
Brënda një viti ky është rasti i dytë kur dy emigrantë shqiptarë dënohen për përdhunim. Disa muaj më pare Jetmir Xhelollari është dënuar me 9vite burg për përdhunimin e një turisteje izraelite.
Ai e mashtroi atë duke i premtuar punë e më pas e përdhunoi në zyrë punësimi të improvizuar në shtëpinë e tij.
Për koicidencë Xhelollari e takoi viktimën në një tjetër “Kafe Rouge” në veri të Londrës.
Dënimi Endrit Gashit sëbashku me Gjergj Shpendin ndodh në një kohë kur çështja e përdhunimeve është shumë e nxehtë.
David Cameron lideri partisë Konservatore në opozitë këtë fillim jave bëri thirrje për shtimin e masës së dënimit për ata burra që përdhunojnë, dhe se qeveria Brown ka dështuar në këtë çështje.
Sipas statitikave ç’do vit në Britaninë e Madhe 50,000 gra përdhunohen.
Vetëm një në 20 përdhunues arrin të dënohet nga drejtësia e shtetit ishullor.
Shumë pak gra marrin guximin të denoncojnë këtë krim.
“Ndëesa policia dhe gjykatësit po e shtojnë vëmendjen ndaj grave të përdhunuara e kundërta ndodh me jurinë që vendos për fajësinë apo pafajsinë e të akuzuarve për përdhunim. Juritë e proceseve gjyqësore po shkojnë në krah të kundërt duke mos gjetur fajtor shumë prej tyre me pretekstin “se ajo e deshi të bënte sex” shkruan në kolumnin e saj javor në Evening Standard gazetarja e njohur britanike Joan Smith.

Thursday, 15 November 2007

Vrasësi Prel Markut në gjykatë

Vrasësi Prel Markut në gjykatë

Albanian Mail mashtroi gjoja se Herland Bilali kreu operacion plastik


Nga Londra
Muhamed Veliu


Herland Bilali është përballur sot me drejtësinë britanike i akuzuar për vrajen e Prel Markut dhe tentativën për të vrarë tre shqiptarë të tjerë.Ai ka mbërritur mbrëmë i prangosur nën shoqërinë e tre oficerëve britanik të Scotland Yard në aeroportin Heathrow nga Danimarka ku u arrstua disa muaj më parë.Ndërsa sot në ora 10:17 minuta ai ka dalë përpara gjykatës magjistrare Bow Street Magistrate duke u përballur me akuzat e rënda për vrasje dhe tentativë vrasje.Bilali përmes një përkthyse femër vetëm sa prononcuar emrin e tij dhe datën e lindjes 15,08,1980.Paraqitja e tij e radhës në gjykatën e krimeve të rënda Old Baili do të jetë më 20 Janar 2007.Në fytyrën e Herland Bilali po ta krahasoje me foton e publikuar në faqen e internetit “Crime Watch” të BBC-së nuk dalloje ndonjë operacion plastik siç raportonte në numrin e shkruar Albanian Mail.Patrick Silston kryehetuesi i vrasjes së Prel Markut prezent në gjykatë tha për Top-Median se ishte në dijeni të shkrimit me autor Lavdrim Terziun ku shkruhej se Bilali për ti shpëtuar policisë kishte bërë një operacion plastik.“Artikulli për të cilin ju flisni të cilin e kam lexuar të përkthyer në anglisht, është thjesht një gënjeshtër.” ka shkruar Detective Inspector Silston.Prononcimi i tij vërteton edhe njëherë tjetër maninë e Lavdrim Terziut përmes lajmeve bombastike, të pabazuara në fakte të disinformoi lexuesit e Albanian Mail.

Monday, 12 November 2007

Një libër tej humanes

Nga Londra
Muhamed Veliu

Megjithëse kanë kaluar tetë vjet nga 24 marsi i vitit 1999 kur NATO filloi sulmin ajror mbi territorin e Republikës Federale të Jugosllavisë, ky veprim i aleancës ushtarake më të fortë në botë, ende është temë e nxehtë diskutimesh. "NATO në Kosovë. Ndërhyrje e ligjshme apo shkelje e së Drejtës Ndërkombëtare?". Ky është titulli i librit shkruar nga juristja Klentiana Mahmutaj, të cilin e promovoi disa ditë më parë në Londër pas promovimit në fillim të muajit tetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Me këtë studimin ajo nuk përqendrohet vetëm në aspektin e së Drejtës Ndërkombëtare eksperte e së cilës është, por shkon më tej, duke sjellë fakte historike të zgjedhura me kujdes pas një kërkimi më shumë se njëvjeçar. "Zgjodha të analizoja këtë temë të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, pasi ishte një subjekt tejet interesant i së Drejtës Ndërkombëtare dhe kompleks nga ana juridike. Njëkohësisht tema ishte e afërt për mua si shqiptare. M‘u desh një vit kohë për ta shkruar këtë libër", tregon autorja përse ajo zgjodhi këtë temë, në një intervistë për "Shqip". Bibliografia e pasur e këtij libri gjatë prezantimit në Ministrinë e Jashtme është komentuar se përbën një kontribut të vlefshëm. Madje njëri nga pjesëmarrësit i cili diskutoi rreth librit u shpreh me fjalët: "Kujtoja se autorja ishte një zonjë e madhe, por më pas pashë se ajo ishte një vajzë e vogël dhe e bukur". Ky koment i ka bërë asaj përshtypje.

Përmbajtja

Në pjesën e parë të këtij studimi autorja trajton aspektin faktik të krizës, ngjarjet kryesore, përpara dhe pas bombardimeve ku vihet theksi mbi ngjarjet qëishin përcaktuese në vendimin që u mor për të vendosur forcë. Pjesa e dytë e libriti është kushtuar analizës së fakteve për të parë nëse ndërhyrja e NATO-s ishte humanitare, duke e argumentuar dhe njëkohësisht analizuar sa të rënda ishinshkeljet e të drejtave të njeriut dhe sa serioz ishte kërcënimi i paqes dhe sigurisëndërkombëtare. Çështja nëse e drejta ndërkombëtare bashkëkohore përmban doktrinën e ndërhyrjes humanitare dhe në rast se po, nëse operacioni i NATO-s ishte në përputhje me këtë doktrinë, trajtohet në pjesën e tretë të librit. Mahmutaj në pjesën e katërt të librit sjell kriteret e mundshme dhe ato më bindëse për ta klasifikuar një ndërhyrje humanitare. Ndërsa në pjesën e pestë dhe të fundit ajo ka zgjedhur të tregojë nëse e Drejta Ndërkombëtare Humanitare bashkëkohore zbatohet për të gjithë palët, duke analizuar edhe Konventën e Gjenevës përfshi respektimin e saj nga operacioni NATO-s. Autorja ka mbërritur në përfundimin se ndërhyrja e NATO-s për të shpëtuar jetë njerëzish të pafajshëm që po masakroheshin në Kosovë ishte e domosdoshme dhe legjitime. Kjo ndërhyrje përbënte një precedent tërëndësishëm dhe pozitiv në doktrinën e Ndërhyrjes Humanitare në mënyrë të tillë që konflikte të tjera të ngjashme në të ardhmen të mos lihen në dorë të fatit.
Shtytja
Ajo pranon se një influencë të madhe gjatë kohës kur po shkruante këtë libër eka luajtur profesori mbikëqyrës i këtij studimi Christopher Greenwood, pavarësishtsiç sqaron ajo se në disa çështje ata kishin pikëpamje të ndryshme. ZotiChristopher Greenwood është profesor i së drejtës ndërkombëtare në "LondonSchool of Economics". Ai mban titullin "QC" - "Jurist mbretëror" dhe së fundi ka marrë edhe një CBE, urdhër nderi nga mbretëresha e Anglisë. Greenëood gjithashtuishte ai i cili në vitin 2003 këshilloi Kryeministrin Tony Blair mbi ligjshmërinënë të drejtën ndërkombëtare të ndërhyrjes në Irak. Klentiana Mahmutaj, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon si juriste në Londër, e shikon këtë libër jothjesht në kuadrin e një studimi për një aspekt tejet të përfolur të së Drejtës Ndërkombëtare. "Mendoj se ky publikim është edhe një kontribut modest në literaturën akademike në gjuhën shqipe në të drejtën ndërkombëtare", thotë ajo. Personi tjetër që e ka inkurajuar dhe përkrahur për të bërë të mundur këtë botim ka qenë edhe Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Xhezair Zaganjori, i cili është njëkohësisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. "Këtë libër, me shumë dashuri ua kushtoj prindërve të mi, për sakrificat e tyre të panumërta të cilave u detyrohet edhe vetë botimi i tij", pohoi ajo. Klentiana nuk e ka harruar ende një aspekt të rëndësishëm të fëmijërisë së saj që ka të bëjë me librin. "Mezi prisja të vinte fundi i çdo pesëmbëdhjetëditëshi kur prindërit merrnin rrogën, pasi e dija që ime më do të thoshte: ‘Eja Klenti të shkojmë në librari‘ ku do të më blinte librin e radhës. Këtu e ka edhe zanafillën marrëdhënia ime me të lexuarin.

Baristere Mahmutaj

Juristja shqiptare ka pak kohë që ka marrë licencën e ushtrimit të profesionit të Baristeres, një term që nuk ekziston në drejtësinë shqiptare. Baristerët janë atë që përfaqësojnë të akuzuarit në gjykatë, duke i mbrojtur apo akuzuar ata, njëkohësisht duke analizuar faktet përballë gjykatës. Një gjë të tillë ata janë të autorizuar ta bëjnë deri në Dhomën eLordëve apo edhe gjykatat ndërkombëtare. Ajo është Baristere pranë 187Fleet Street, Chambers of Andrew Trollope QC, në fushën e së drejtës penale.Përveç kësaj, që është puna e përditshme, ajo që prej vitit 2004 merret edheme trajnimin e avokatëve të rinj si dhe studentëve për drejtësi në jurisprudencëne Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dënimin me vdekje.Referimet e saj mbeten kryesisht rreth domosdoshmërisë së heqjes së dënimit me vdekje në SHBA, Japoni dhe vende të tjera ku ende aplikohet ky dënim si dhe rreth jurisprudencës së Strasburgut lidhur me nenin 2 dhe 3 të Konventës. Publikimi në revistën e magjistraturës në Shqipëri apo organe të tjera të specializuara në Angli janë më shumë se detyrime profesionale. Mahmutaj krahas pasionit për ligjin kur mbërriti në Angli, ka pasur edhe atë për gazetarinë, të cilën e ka ushtruar në seksionin "Shqip" të BBC, apo edhe si korrespondente e një gazete shqiptare në Gjykatën e Strasburgut. Të drejtat e njeriut janë një preokupim i saj, duke u aktivizuar në organizata shqiptare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe. Klentiana Mahmutaj filloi studimet në Fakultetine Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1998. Në vitin 1999 ajo i ndërpret këto studime, për t‘i vazhduar me tej dhe përfunduar me rezultate shumë të mira në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin "De Montfort" në Leicestertë Mbretërisë së Bashkuar. Më pas ajo përfundoi me sukses studimetpasuniversitare në Londër, duke marrë diplomën master në të Drejtën NdërkombëtarePublike. Gjatë këtyre studimeve, ajo u përqendrua kryesisht në kërkime akademike mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Klentiana gjithashtu ka kryer praktika pune disa mujore pranë Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg si dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Avokatëve me qendër në Londër.

Shqiptari "dru" bashkeshortes angleze

Gjykata angleze, tre vjet burg Ylber Kolës. Vendoset edhe dëbimi i tij pas përfundimit të dënimit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Një shqiptar, i cili nuk ka kursyer të përdorë dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij britanike, që i mundësoi ardhjen përsëri në Angli pasi e dëbuan, është dënuar me tre vite burg. Ylber Kola e ka rrahur bashkëshorten deri në atë pikë sa i ka thyer këmbën në disa pjesë. Britmat e saj nga dhimbja e tmerrshme që shkaktonte këmba e thyer, nuk ia kanë prishur terezinë Kolës të telefonojë ambulancën. Britanikja po i nënshtrohet fizioterapisë, por mjekët thonë se ajo nuk do të mund të ecë si më parë. Shqiptari i dhunshëm është rikthyer në Britaninë e Madhe me një vizë martese lëshuar nga Ambasada Britanike në Tiranë. Më parë ai ishte dëbuar si emigrant ilegal. Po të njëjtin fat do ta ketë, pasi të ketë kryer tre vite burg dhënë nga gjykata "Northampton Crown Court". Xhelozia e 31-vjeçarit Kola ka shpërthyer vetëm disa javë pas martesës në Shqipëri, duke e çuar bashkëshorten në spital. Gjykata dëgjoi se si gjithçka kishte nisur kur Kola së bashku me bashkëshorten 24-vjeçare kishin dalë në një bar në zonën Northampton. "Ylber Kola filloi të bëhej xheloz nga prezenca e një barmeni mashkull. Ai filloi t‘i ulërasë bashkëshortes me fjalët: "Pse nuk më ke thënë që ai punon këtu", përpara se ti kërkonte asaj ta puthte në mënyrë që ta shikonte barmeni se ajo ishte me të", ka thënë prokurori Michael Waterfield, gjatë procesit. Kur janë kthyer në shtëpi Kola ka humbur toruan, duke e goditur bashkëshorten me grushte. Prokurori Waterfield i tha gjykatësit Richard Bray se pas goditjes dhe thyerjes së këmbës, Kola shkoi në punë sikur të mos të kishte ndodhur asgjë, pa telefonuar ambulancën. Ai ka pranuar akuzat për dëmtime trupore me dashje, duke u dënuar me tre vjet burg. Gjykatësi Bray, duke lexuar dënimin tha: "Zoti Kola, prezenca juaj në këtë vend nuk i shërben së mirës së publikut, prandaj në fund të dënimit urdhëroj dëbimin tuaj nga Anglia. Ky nuk është rasti i parë që emigrantët shqiptarë dhunojnë bashkëshortet. Rasti i parë ka ndodhur në Irlandë, kur një emigrant vrau të dashurën e tij, pasi ajo i refuzoi dashurinë. Ndërsa një rast tjetër është shënuar në Londër, ku për xhelozi një person ka vrarë bashkëshorten.

Sunday, 11 November 2007

Berisha “Nuklear”

Pas jehonës që pati në Itali deklarata e kryeministrit Berisha për mundësinë e ndërtimit të një centrali nuklear që do të prodhojë energji elektrike, edhe prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull.
Gazeta e fillon shkrimin duke shpjeguar se Shqipëria është një ndër vëndet më të varfëra të Europës me probleme akute të ndërprerjes së energjisë elektrike të cilave nuk i shpëton e edhe kryeqyteti vëndit.
Korrespondenti i The Guardian në Romë John Hooper shkruan se deklarata për ndërtimin e një centrali të tillë bërthamorë u parqit nga vetë kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës Italo Shqiptare të biznesit.
The Guardian citon ambiecjen e kryeministrit Berisha që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të prodhimit të energjisë elekrike duke e eksportuar atë me çmim të ulët në Ballkan madje edhe në Itali.
Më tej kjo gazetë jep detaje se si Qeveria Shqiptare për këtë projekt, ka nisur negociata me disa kompani mes tyre atë të quajturën Westing House.
Në një prononcim të sajën për The Guardian zonja Zana Gonxholli këshilltare ekonomike e qeverisë Shqiptare a deklaruar se një consortium Francezo - Zvicerian ka përgatitur një plan për të ndërtuar një central nuclear në zonën e Dracit.
The Guardian e ilustron optimizmin e italianëve për këtë projekt me faktin se në vitin 1987 një referendum në Itali vendosi një moratorium pesë vjecar për ndalimin e energjisë nukleare.
Që nga ajo kohë askushi në Itali nuk e ka marrë guximin ta rihapë këtë temë thekson prestigjozja britanike.




Prençi, në Londër për luftën kundër krimit

Policia shqiptare duket se ka marrë vlerësime për luftën kundër krimit të organizuar, nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Angli. Me ftesë të Agjencisë Angleze për Luftën Kundër Krimit të Organizuar (SOCA), këto ditë zhvilloi një vizitë pune në Londër (Angli), një delegacion i lartë i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga kreu i saj, kryekomisar Ahmet Prençi. Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga drejtoresha e Departamentit për Luftën Kundër Drogës dhe Krimit Ndërkombëtar, Lesley Pallet. Në këtë takim u vlerësua Policia e Shtetit Shqiptar, për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe u theksua fakti se kjo luftë e Policisë së Shtetit kundër krimit duhet të vazhdojë më tej, nëpërmjet mënyrave dhe metodave të instaluara në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë. Delegacioni shqiptar zhvilloi takime edhe në Ministrinë e Brendshme Angleze (Home Office), ku u prit nga drejtues të departamenteve të luftës kundër drogës dhe krimit financiar, respektivisht Richard Rhodes dhe Caroline Johnson. Gjatë këtij takimi, ashtu si edhe në atë të mëparshmin, u vlerësuan arritjet e policisë shqiptare në luftën kundër krimit dhe u bisedua për ndihmën dhe asistencën që do të japin strukturat përkatëse angleze. Takimet vijuan në zyrat qendrore të SOCA-s, ku delegacioni shqiptar u prit nga zv/drejtori Rob Wainwrigiht. Gjatë takimit, u bë një prezantim i mënyrës së funksionimit të kësaj agjencie, si dhe u vlerësua bashkëpunimi aktual midis saj dhe Policisë së Shtetit. Më pas takimet vazhduan me strukturat operacionale të SOCA-s në terren, ku delegacioni shqiptar u njoh nga afër me metodat e punës dhe teknologjinë që përdor kjo agjenci, me qëllim marrjen e eksperiencave më të mira.

"Piratët e bankave", dy shqiptarë kapen në Angli

Përmes identiteteve të rreme zhvatën më shumë se 100 mijë paund

Nga Londra
Muhamed Veliu

Arrestohen dy emigrantë shqiptarë, të cilët kishin zgjedhur si mënyrë pasurimi mashtrimin e bankave angleze. Policia e zonës Northampton në veriperëndim të Anglisë, ka zbuluar mekanizmin e mashtrimit të emigrantëve Altin Husha dhe Vojsava Stena, të cilët tashmë janë prangosur. Të dy shqiptarët, në mënyrë ilegale kanë përfituar 100 mijë paund (140 mijë euro) përmes disa llogarive bankare. Paratë e përfituara nga mashtrimi ata ia qarkullonin njëri-tjetrit. Gjithashtu, është zbuluar se disa shuma parash janë transferuar jashtë Anglisë. Sipas policisë së zonës Northampton, mësohet se me paratë e përfituara nga mashtrimi, shqiptarët kishin blerë dy makina luksoze. Tani ata do të përballen me drejtësinë angleze për posedim të mjeteve që të inkriminojnë në një vepër penale. Husha dhe Stena kanë dalë përpara gjykatës "Northampton County Court" ku u janë komunikuar nëntë akuza të përbashkëta për pastrim parash dhe mashtrim fiskal. Gjykata vendosi që ata të gjykohen në gjendje të lirë. Nuk dihet ende se cili është statusi i tyre në Britaninë e Madhe.

Skema e mashtrimit

Policia thotë se "mashtrimi i bankave angleze nuk është një krim i ri me autorësi 100% shqiptare". Fillimisht ishin grupe kriminale nga Nigeria, që e kanë praktikuar dhe vazhdojnë këtë krim, duke përfituar shuma të mëdha. Për këtë lloj krimi, ata përdorin hapjen e disa llogarive bankare përmes dokumenteve të falsifikuara. Dhjetë vjet më parë, në Britaninë e Madhe lehtësisht cilido mund të hapte një llogari bankare, duke përdorur si mjet identifikimi vetëm dhe kartën e studentit. Pasi hapej llogaria bankare, në të kryheshin veprime të shumta bankare. Në këtë mënyrë, banka rriste gjithnjë e më shumë besimin ndaj klientit, duke i ofruar më pas edhe kredi të ndryshme. Ekspertët e antikrimit financiar shpjegojnë se, pasi pranohej kredia e parë, mashtruesit kërkonin rishikimin e kredisë. Duke paraqitur plan-biznesi të rremë kërkonin rritjen e shumës së kredisë, kërkesë që nuk kundërshtohej nga bankat, pasi edhe fitimet e tyre në raste të tilla ishin disa herë më të larta. Por më pas, kreditori zhdukej, ndërsa bankat e kuptonin se identitetet e tij ishin të rreme.

Rasti "shqiptar"

E njëjta metodë është përdorur nga shumë shqiptarë. Sipas statistikave të policisë, në vitin 1998 kur nisi emigrimi shqiptar drejt Anglisë, ata hapën llogari bankare si shtetas grekë apo italianë. Pas disa vitesh, kur kontot e llogarisë ishin aktive dhe kishin qarkulluar para, morën kredi të majme mbi 100 mijë sterlina, që nuk i kthyen më. Për bankat britanike, hetimi i këtyre rasteve është i pamundur për vetë koston e hetimit, pasi përfshihen detektivë privatë, të cilëve kostoja e hetimit mund të shkojë disa herë më e madhe sesa ajo e shumës që i është marrë bankës nga individi.

Ps. Ndalohet ripublikimi ketij artikulli ne Albanian Mail e cila vjedh lajme ne menyre sistematike nga ky blog.

Saturday, 10 November 2007

Gjykatsja britanike "shuplake" QSUT-se

Kete shkrim keni shume gjasa ta lexoni te botuar pa leje ne numrin e ardhshem te gazetes ALBANIAN MAIL.Ne numrin e fundit te saj 6 lajme jane vjedhur nga ky blog. Keshtu te nderuar miq keto lajme qe ju i lexoni ketu falas, apo i keni pare ne Top-Channel, paturpeshisht ju shiten me para pas dy javesh ne nje gazete e cila supozohet te ofroje lajme te reja.


Ndalohet ekstradimi Pjetër Lekstakajt. Është i sëmurë mendor.

Gjykatsja britanike “shuplakë” QSUT-së

Nuk ka ekspertizë në trajtimin e të sëmurëve mendor

Nga Londra
Muhamed Veliu

Nëse në të shkruarën avokatët britanik të shqiptarëve që kërkohen të ekstradohen nga Britania e Madhe në Shqipëri, gjenin justifikime politike apo rreth sistemit të drejtësisë, tani ata kanë gjetur një arsye të re bindëse.Atë se në Shqipëri nuk ka një sistem për kurimin e të sëmurëve mendorë. Nëse klientët e tyre shqiptarë ndonjëri i diagnostikuar me të meta mendore nga mjekët anglez, nuk do të ketë shancin të ekstradohet nga Anglia në Shqipëri, pasi një gjë e tillë ndalohet nga seksioni 91 i aktit të ekstradimit 2003.Dje në senacën e fundit të një gjygji nisur më 17 Janar 2007 lezhjani Pjetër Lekstakaj ka fituar të drejtën për mos tu ekstraduar në Shqipëri pasi atje atij nuk do ti ipet shërbimi i duhur mjeksor për depression dhe probleme të tjera mendore.Lekstakaj 59 vjeç, azilant në qytetin e Birminghamit që prej vititit 1999 është dënuar në mungesë për tentativë vrasje të Nikoll Kolës për një rrip tope ku mbeti i vdekur vëllai Lekstakjt, Gjovalini.

Vendimi

“Nga informacioni që kam rezulton se zotit Lekstakaj, do ti ipet një kujdes i limituar për depresionin dhe problemet mendore që ai vuan, në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës, nëse ai do të mbahet në spitalin e burgut.Nuk ka prova të bollshme përpara meje që tregon se atje ka një ekspertizë të mjaftushme për të kuruar çrregullimet mendore”.Kështu është shprehur gjykatsja britanike Dafine Wickam në vendim e saj,nje kopje e të cilit është siguruar nga Shqip.Në vendim e sajë kanë ndikuar vizitat e mjekëve Theodore Soutzos dhe Dr Blits të cilët dhanë dëshmi të thirrut në gjykatë nga avokatët mbrojtës të shqiptarit.Raportet e tyre mbajnë datën 26 Mars, 10 Prill, 17 May,23 Gusht dhe 3 Tetor 2007 nga ku rezulton se Pjetër Lekstakaj si pasojë e plagosjes në kokë dhe në syrin e djathtë tani vuan nga probleme mendore të cilat pas vitit 2004 janë keqësuar.Në Dhjetor 2006 disa të rinj tentuan ta grabisin atë përpara derë së shtëpisë duke e goditur në kokë. Si pasojë e kësaj ngjarje shëndeti i tij u përkeqësua më shumë.Megjithë trajtimin intensive raportet e mjekëve treguan se ai kishte shumë pak përmirësim.“Nga këto raporte nuk mund të them se në çfarë niveli është kuptueshmëria e tij rreth procedurave të ekstradimit” thotë në vendimin e saj gjykatja Wickam.Në një rast tjetër gjykatsja vërën se Lekstakaj gjatë një takimi me mjekun që e kuron goditi në fytyrë të shoqen e më pas djalin. Ndërda e njëjta skenë do të përsëritej në Korrik 2007 kur ai e goditi me një patericë.Përfaqësuesja e Shtetit Shqiptarë në këtë proces jursitia Cumberland nuk ka kundërshtuar raportet e detajuara mjekësore. Sipas saj shtyrja e procesit të ekstradimit në të ardhëmen nuk do të ishte e udhës.“Çdo tentativë për të ekstraduar Pjetër Leksteajn do të përbënte një risk të lartë nga natyra sëmundjes mendore. Si e tillë ekstradimi është i jo i justifikuar” Ky ka qënë vendimi gjykatëses për të cilin ju deshën nëntë muaj kohë për t’u bindur se shqiptari me të vërtetë ka probleme mendore.Po ashtu për të bërë verifikimet e nevojshme në Shqipëri fokusuar në Qëndrën Spitalore Universitare e cila do ta mbikqyrte, ndërkohë që ai do të qëndronte në Spitalin e Burgut në Tiranë, siç parashikohej në një dokument të Ministrisë së Drejtësisë.

Angli, 12 vjet burg dy grabitësve shqiptarë

Azilantët Artan dhe Fran Doda 12 vite burg. Në fund të dënimit dëbim në Shqipëri

Angli, 12 vjet burg dy grabitësve shqiptarë

Në tre muaj 27 grabitje. Përfituan 20 mijë paund.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Grabitja e 27 vilave në tre muaj nga ku përfituan 20 mijë sterlina, i ka kushtuar 12 vite burg në total dy azilantëve shqiptarë. Artan Doda, 23 vjeç, bashkë me Fran Dodën, gjatë natës grabisnin vilat, duke hapur dritaret me kaçavidë e duke terrorizuar banorët e tyre. Grabitjet u kryen në zonën Surrey afër autostradës A3, në periudhën kohore janar-mars 2006. Nga procesi gjyqësor u mësua se Frani ishte përdorues i rregullt i drogës. Atij, çdo ditë i duheshin 500 sterlina për të përmbushur nevojat me heroinë. Ndërsa Artani, që merrte asistencë sociale si i papunë, me paratë e përfituara nga grabitja mundohej të lante kredinë e një makine të blerë nga e dashura. Ai pranoi se kishte përdorur karta krediti të vjedhura, por mohoi përfshirjen në grabitjen e vilave. Sipas tij, ai paguhej nga Frani për të qëndruar në makinë. "Kur Frani kthehej, ai vinte me një çantë të mbushur me sende të ndryshme", ka pohuar në gjykatë Artan Doda. Grabitja e makinave që përdoreshin për t‘u larguar pas vjedhjes së vilave, ishte një tjetër krim që ata e kishin kryer shpesh. Gjykata e Krimeve "Guildford Crown Court" i ka deklaruar ata fajtorë. Një tjetër shqiptar, pjesë e grupit të tyre i quajtur Besnik Kastrati, që besohet të jetë në Londër, është zhdukur pasi u la i lirë me kusht nga gjykata. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen e vilave së bashku me Artan dhe Fran Dodën. Ky i fundit mbërriti në Angli si azilant kur ishte 15 vjeç dhe ishte dënuar edhe më parë me 18 muaj burg për dy grabitje vilash. Ndërsa Artan Doda mbërriti në Angli në vitin 2001. Ai nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë. Dje, gjykata vendosi shtatë vjet burg për Fran Dodën dhe pesë vite burg për Artan Dodën. Gjykatësi rekomandoi dëbimin e tyre nga Anglia në fund të dënimit. “Grabitjet që ndërrmorrët ishin të paramenduara, planifikuara mirë dhe të sofistikuara” tha gjykatësi Jeremy Carter-Manning QC gjatë leximit të masës së dënimit.Krimi grabitjes së shtëpive në Britaninë e Madhe është një krim shumë i përhapur që kryhet sidomos nga përdoruesit e drogës.Vitet e fundit janë me dhjetra rastet kur drejtësia britanike për këtë lloj krimi ka dënuar të rinj shqiptarë.

PS. Kete shkrim keni shume gjasa ta lexoni te botuar pa leje ne numrin e ardhshem te gazetes ALBANIAN MAIL.Ne numrin e fundit te saj 6 lajme jane vjedhur nga ky blog. Keshtu te nderuar miq keto lajme qe ju i lexoni ketu falas, apo i keni pare ne Top-Channel, paturpeshisht ju shiten me para pas dy javesh ne nje gazete e cila supozohet te ofroje lajme te reja.

Monday, 5 November 2007

Silvi Tahiri një ambasadore shqiptare në Britani

Silvi Tahiri një ambasadore shqiptare në Britani

Ajo njeh vetëm sukses. Përfundon shkollën me rezultatin maksimal dhe menjëherë punësohet nga një bankë britanike investimesh. Cili është suksesi Silvi Tahirit një tjetër ambasadore e komunitetit shqiptarë në Britani? "The Albanian" sjell portretin e bankieres së re shqiptare.

Nga Muhamed Veliu

Silvi Tahiri është njëra prej atyre vajzave dhe djemve shqiptarë në Britaninë e Madhe që po shkëlqejnë nëpër institucionet britanike ku ata punojnë.Prej pothuajse një viti e gjysmë ajo është punësuar në njërën prej bankave londineze të investimeve e quajtur "FairFax". Silvin një vajzë e qeshur veshur më një kostum kafe, një këmishë të bardhë, flokë bionde të prera, e takojmë afër ambienteve të punës në një prej zonave më të shtrenjta të Londrës e quajtur Mayfair. Ajo flet ngadalë me një aksent të ëmbël shkodran pjesë e krenarisë së saj e cila të kursen ta pyesësh për origjinën. "Ndonjëherë e gjej veten duke folur me një theks letrar dhe kjo ndodh edhe nga shoqëria që kam këtu në Londër, por menjëherë më duket sikur diçka mungon nga vetja ime. " fillon bisedën Silvi në një kafene aty pranë pasi ka rrufitur disa gllënjka kapuçino. Silvi na tregon se nuk ishin aspak të lehta për të vitet e para kur mbërriti në Angli. Por ajo në mendjen e saj kishte projektuar me saktësi të ardhmen. "Me të mbërritur në Angli ju futa studimeve në një kolegj për IT. Mbasi përfundova kolegjin me rezultate shumë të mira, arrita të siguroj një vend në universitetin Westminster ku studiova shkenca kompjuteristike për 3 vjet" tregon ajo rreth fillimit të studimeve. Thekson se gjithnjë ka patur mbështetjen dhe inkurajimin e prindërve për tu shkolluar dhe se pa dashurinë dhe mbështetjen e tyre ajo asnjëherë do nuk te arrinte gjithçka që ajo ka arritur deri më sot apo edhe në të ardhmen. "Gjithçka ia dedikoj prindërve të mi dhe sigurisht punës sime ngulmuese" shprehet ajo. Që në fillim shqiptarja me një look të bukur sikurse shumë bashkëmoshatare të saj shqiptar, do të spikatej si një studente e suksesshme. Pikërisht ky sukses buronte nga fakti se ajo kishte bërë një premtim prindërve dhe vetes se saj që studimet e larta ti përfundonte me rezultate maksimale. Madje na tregon se kishte vënë një bast me veten. E pyes Silvin se cili ishte ai bast. Ajo më jep këtë përgjigje duke qeshur njëkohësisht paralajmëruar. "Mos kujto se ishte ndonjë rast i vënë në lokalet e basteve. Më pëlqen të mbështetem tek aftësitë dhe puna ime më shumë se tek fati i rëndomtë. Basti në këtë rast ishte ta përfundoja universitetin me rezultatet maksimale. Dhe këtë bast e fitova kur u diplomova me rezultatin maksimal First Class Honours" E gëzuar nga ky mision i mbyllur me sukses për Silvinin do të niste një kapitull i ri në jetën e saj si emigrante në Britaninë e Madhe. Punësimi. Konfidente në maksimum,ambicioze përtej kufijve të normales dhe tashmë e bindur për aftësitë e saja, Silvi nuk e merr me aspak frikë prospektin e punësimit pas universitetit aspekt i cili shqetëson së tepërmi të sapo diplomuarit. Kur dihet që Londra është kthyer në qendrën më të madhe ekonomike duke lënë pas New Yorkun, kërkesat për njerëz që punojnë në banka investimesh dhe bursat e ndryshme apo sektorë të tjerë të tjerë ekonomik është i lartë. Si pasojë edhe cilësia e punonjësve merr dimensione të veçanta. Bankierët e rinj duhet të ndeshen përditë për luhatjet e bursës që këtë vit kanë qenë të shpeshta. Prandaj edhe ky sektor kërkon njerëz të stërvitur mirë përballë presionit psikologjik që të shkakton kjo lloj pune . Silvi Tahiri është njëra prej tyre. Prej pothuajse një viti e gjysëm ajo është pjesë e zhvillimeve ekonomike pasi është punësuar si bankiere në bankën e investimeve "FairFax". Mes miqsh ajo njihet si "Silvi bankiere". Në pamje të parë një titull si ky për ata që e takojnë Silvin për herë të parë patjetër që ngjall interes. Por ajo me thjeshtësinë e saj nuk i sikletos njerëzit apo i bën ata të pyesin shumë pyetje rreh asaj që bën. Në fakt njëri prej tyre u bëra edhe unë disa ditë për parë kur intervistova Silvin për këtë shkrim portret në "The Albanian".Bankierja e re shqiptare më tregon se ishte një rastësi fillimi i punës në "Fair Fax". Kot nuk i thonë rastësia është mbreti i botës. Silvi thotë:"Kisha vetëm disa javë që isha diplomuar. Po lexoja gazetën "Financial Times" ku në faqen e reklamave pati një vend pune. Nisa menjëherë CV-në time. Nuk vonoi shumë pas disa ditëve më ftuan për intervistë. Nuk mendoja se do ta merrja atë vend pune kur pashë se nëntë personat e tjerë që kishin ardhur për intervistë ishin që të gjithë meshkuj dhe britanikë". Përballë një situate të tillë, ajo ka hyrë në intervistë si e barabartë, pa patur aspak frikë por pranon se emocionet ishin prezente. Pas një interviste që zgjati gjithë paraditen vjen fundi i saj dhe pjesa më e vështirë. Ishte momenti për të mësuar nëse e kishte fituar atë vend pune.Tre intervistuesit e saj ishin të një mëndje. Silvi Tahiri e meritonte të bëhej pjesë e kompanisë së tyre."Nuk më besohej sinqerisht edhe pse thellë thellë e ndjeja që e meritoja plotësisht këtë mundësi. Në ato momente pothuajse e gjithë jeta me kaloi me një shpejtësi të rrufeshme para syve dhe e kuptova sa shumë kisha punuar për të arritur këtë çast. E mbajta veten dhe pasi i falënderova për dhënien e kësaj mundësie dola nga ambientet e "Fair Fax" me lot në sy, shumë e lumtur dhe mbi te gjitha me shumë ëndrra, emocione e dëshira për të ardhmen " rikujton ajo atë moment. Një telefonatë pothuajse e menjëhershme nënës së saj, ku përmes telefonit përcolli fjalët. "E fitova vendin e punës mami". Gëzimi nuk ishte vetëm i saji por i të gjithëve. Një festë e planifikuar dhe e organizuar shume bukur nga familja e saj dhe rreth 60 të ftuar për të festuar diplomimin e tashmë edhe fillimin e një karriere të re, do të ishte mbyllja e një dite shumë interesante, plot emocione por që kishte mbaruar në favor të saj. Një vit do të kalonte shpejt si pa u ndjerë fare. Projektet e kësaj banke, e cila ka degë në Dubai, New York , Hong Kong dhe Londër sa vinë e shtohen. Bankierja shqiptare është e përfshirë në disa projekte të cilat për arsye konfidencialiteti nuk na i thotë dot. Megjithëse ka hedhur hapa të sigurt deri më tani në atë që ka dëshirë të bëj, "oreksi" për të ngjitur akoma më shumë shkallë suksesi është i dallueshëm për gjatë të gjithë bisedës aspekt për të cilin Silvi thotë: "E ardhmja është e vështirë për tu parashikuar dhe nuk me pëlqen ta bej këtë gjë. Vazhdoj te jem pozitive dhe plot shpresa për të ardhmen ku një ndër synimet e mia është të arrij në pozita menaxhuese pse jo edhe më lart. Më pëlqejnë sfidat dhe marrja e përgjegjësive më të mëdha mbi vete pasi e ndjej që jam e aftë për të përballuar me suksese sfida të tjera në këtë fushë që kam zgjedhur. Sigurisht do të vazhdoj njëkohësisht studimet dhe trajnimit e mëtejshme, ku tashmë këtë vit kam fituar një kualifikim në Investime dhe Shërbime Bankare dhe në qershor të vitit të ardhshëm do testohem për të fituar Diplomën në degën e Analizave dhe Investimesh". Zyra e saj është mbushur me njerëz ku zhurma më e vogël që mund të dëgjosh është ajo e tastierës së kompjuterëve. Një foto e Nënë Terezës ku shkruhet 'paqja fillon me një buzëqeshje', një tjetër e Shkodrës dhe një tjetër e familjes së bashku me një flamur shqiptarë janë të vendosur mbi tavolinën e punës ku punon 25 vjeçarja Tahiri. Por simbolet nuk mbarojnë këtu. Poshtë zyrës menjëherë të bie në sy një makinë Peugeot gri me një flamur shqiptar varur tek pasqyra e brendshme. Ndërsa prapa në hapësirën mes sediljes së pasme dhe xhamit një tjetër flamur kuqezi që mbulon të gjithë hapësirën. Një atdhe dashuri në zemër të Londrës për ta patur zili. Biseda rrjedh natyrshëm. Nuk mund të rri pa pyetur atë se ç'farë mendon për bashkëmoshatarët e saj të cilët kanë mbërritur në të njëjtën kohë me të në Britaninë e Madhe. Marr një përgjigje të cilën më duhej ta kundërshtoja me jo shumë argumente,pasi sipas Silvit vajzat shqiptare në Angli janë shumë hapa përpara me shkollimin apo integrimin në jetën Britanike."Njoh shumë bashkëmoshatarë të mi në komunitetin shqiptarë. Besoj se vajzat shqiptare po ti krahasosh me djemtë kanë ecur më mirë, kanë më shumë ambicie dhe dëshirë për të ecur përpara." më deklaron ajo me një buzëqeshje por pa më dhënë ndonjë argument bindës. Ky opinion i saj marr vesh pak më vonë është ndërtuar mbi bazat e shoqërisë që ajo ka krijuar tashmë në Londër, ku shumica janë femra, prandaj nuk më mbetet gjë tjetër veç se ti përmend asaj disa raste kur djem shqiptarë kanë shkëlqyer në universitete madje punojnë në institucione të rëndësishme, bile dy prej tyre në banka si bankierë. Nuk e di nëse e binda sapo pak por duke qenë se Silvi është një dashamirëse e medias i mori në konsideratë sugjerimet e mija. Gjithsesi ajo theksoi edhe njëherë dëshirën e saj të madhe që të shoh sa më shumë djem edhe vajza shqiptare që përparojnë kudo që ata ndodhen nëpër bote. Ajo gjithashtu shprehet me shumë çiltërsi se shpreson që një ditë ajo vetë të jetë frymëzimi dhe ndoshta këshilluese e atyre te rinjve shqiptarë që aspirojnë ëndrra dhe ambicie për të ardhmen. Minutave të rezervuara për mua nga Silvi po i vinte fundi. Siç janë strikt me shifrat apo paratë për bankierët ç'do minutë është i artë.Ishte koha që ajo t'i rikthehej punës në zyrë. Duke përfituar nga koha me diell e përcjell deri tek hyrja e zyrës, një ndërtesë viktoriane e shekullit të tetëmbëdhjetë në sheshin Berkeley. Papritmas më shkoi në mëndje një pyetje të cilën me shpejtësi nuk hezitoj tja bëj. Si ajo mund ta analizojë emrin Silvi? Mendoja se mund ta zija mat. Gabova. Si mund të zihet mat një bankiere ku inteligjenca kap kofiçente të larta. Sipas Silit, Silvi do të thotë Successful (E suksesshme), Influential (Influencuese), Logical(Llogjikuese),Visionary (Me vizion) dhe Important (E rëndësishme).Nuk do ti hiqja asnjë presje përgjigjes përveçse do ti shtoja se gjatë intervistës me të kisha nderin të kisha përballë për afro 60 minuta një vajzë e rrallë shqiptare në Londër.
Suksese Silvi komunitetit tonë i duhen të tillë ambasadorë. Njëra prej tyre je edhe ti.

Sunday, 4 November 2007

Guvernatori Ardian Fullani leksion në LSE

Takime me guvernatorin e Bankës së Anglisë dhe në instirucione të tjera bankare

Guvernatori Ardian Fullani leksion në LSE


Nga Londra
Muhamed Veliu

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Shqipërisë Ardian Fullani ka zhvilluar një vizitë pune dy ditore në Londër.

Ai ka patur takime në Bankën e Anglisë si dhe në njërën prej bankave më të mëdha në botë me qendër në Londër, Doice Bank.

“Në Bankën e Anglisë isha i ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit të politikës monetare. Ne kemi mardhënje mjaft frytëdhënëse me Bankën e Anglisë nga e cila po marrim ekspertizë , për një eficencë sa më të mirë të politikës monetare.” ka deklaruar Fullani.

Vëtë guvernatori i Bankës së Anglisë i ka ofruar homologut te tij shqiptarë një pritje. Zoti fullani e ca cilësuar këtë takim si vazhdimin e një bashkëpunimi të frytshëm mes dy bankave.


Ndërsa në takimin e zhvilluar në Doiche Bank Guvernatori Fullani ka biseduar me drejtusit e saj në lidhje me zhvillimet ekonomike në Shqipëri si dhe projektet për të ardhëmen.

Sipas zotit Fullani interesi i bankave britanike dhe atyre ndërkombëtare sa vjen e rritet ndaj Shqipërisë, gjë e cila duket qartë nga prezenca e tyre.


Në ditën e dytë të kësaj vizite zoti Fullani ka mbajtur një referat në një prej shkollve më të njohura në botë “London School of Economics” me ftesë të LSE Albanian Society.

Pasi i ka bërë një ekspoze historikut të Bankës Qëndrore Shqiptare, Guvernatori Fullani është ndalur në punën e kësaj banke dhe rrolin që ajo ka në zhvillimet ekonomike në vënd.

Më tej ai i ka thënë të ranishmëve se dyert e kësaj banke janë gjithmonë të hapura për njerëz të rinj me ide të reja për ta çuar më përpara punën e saj.

“Banka Qëndrore e Shqipërisë po shikon që të punësojë specialistët më të mirë për ti punësuar. Për ne profesionalizmi është prioritet” ka theksuar ai duke fruar studentët e pranishëm që të shkojnë në Shqipëri dhe të zhvillinë intershipe të ndryshme në këtë bankë.

Zoti Fullani gjatë referatit është ndalur në aspektin e pavarsisë së plotë që duhet të ketë kjo bankë.

Ai tha:

“Pavarsia dhe kredibiliteti i institucionit që unë drejtoj janë dy çështjet për të cilat ne kemi punuar maksimalisht. Një ndër synimet tona është konsolidimi autoritetit fiskal gjë e cila është një prioritet”

Të pranishmit e kanë pyetur Guvernatorin Fullani rreth çështjeve të inflacionit ,parave të sjella nga emigtrantët në vënd dhe pse Shqipëria ka kaq pak mundësi së paktët për të eksportuar.

Guvernatoti Fullani i është përgjigjur këtyre pyetjeve duke deklauar se Shqipëria e shikon veten e saj në rajon si të integruar në aspektin financiar.

Ndërsa për eksportet ai tha se këtë vit është rritur me 28%.

Në fund të referatit ai ka theksuar se Shqipëria është një vend me potentenciale të mëdha për të investuar dhe se grupe të fuqishme investitorësh apo banka të mëdha e kanë Shqipërinë në hartën e tyre të të investime.

Sipas traditës në fund të refereatit i shoqëruar nga një grup studentësh shqiptar Guvernatori Fullani është ndalur për një birrë angleze në një pab afër “London School of Economics”.

Shqipëria fiton në "Royal Court of Justice"

Gjykata britanike e apelit dritë jeshile ekstradimit të vrasësitshqiptar

Shqipëria fiton në "Royal Court of Justice"

Petrit Bushi humb apelin e bllokim ekstradimit. Gati ekstradimi drejtTiranës.

Nga Londra
Muhamed Veliu

Gjykata e lartë britanike "Royal Court of Justice" i ka hapur dritënjeshile ekstradimit të një shtetasi shqiptarë. "Apeli zotit PetritBushi është cilësuar i padrejtë. Gjykata e apelit ka vendosur nëfavor të Qeverisë Shqiptare" tha një zëdhënës i kësaj gjykate dje.Shqiptari është i ndaluar në një burgjet londineze në pritje tëekstradimit drejt Tiranës në ditët në vazhdim.Petrit Abaz Bushi nga fshati Lis i rrethit Mat, i cili kërkohet përvrasje nga pakujdesia të shtetasit K.F, apeloi vendim egjykatës "Westminster Magistrate" për ta ekstraduar në Shqipëri. Nëdatën 10 Dhjetor 1998 ai është dënuar në mungesë me 6 vjet burg përveprën penale të vrasjes nga pakujdesia. Kjo ngjarje ka ndodhur mëdatë 06 Korrik 1997.Që prej vitit 1998 ai fshihej në Angli si azilant. Por pas një puneoperative e "Interpol Tiranës" fillimisht është identifikuar vëndfshehja e tij në Londër.Më pas informacioni i saktë dërguar nga Tirana agjentëve të skuadrëssë ekstradimeve në "Scotland Yard" ka mundësuar prangosjen e 47vjeçarit Bushi.

Mbrojtja

Ai është arrestuar në Janar 2007. Gjatë procedurave të ekstradimitavokatët kanë tentuar bllokimin e ekstradimit duke pretenduar seklientit të tyre nuk do ti bëhet një gjygj e drejtë.Pretendimet e mbrojtjës së Petrit Bushit, se në Shqipëri ai nuk do tëketë mundësi të rigjykohet janë rrëzuar fillimisht ngagjykata "Westminster Magistrat" e më pas ajo e apelit "Royal Court ofJustice".Dokumentacioni i saktë përpiluar nga zyra e "Interpol Tiranës" dhesektori mardhënjeve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanëlejuar anjë hapësirë ku avokatët mbrojtës mund të Bushit mund tashfrytëzonin si të metë, duke ngritur më pas pretendime.Është hera e parë që Qeveria Shqiptare fiton një proces gjyqësor nëgjykatën e apelit britanike. Kjo shpjegohet me faktin se në kodin eproçedurës penale janë bërë ndryshime rreth çështjes shumë tëdebatuar së rigjikimit pas ekstradimit të personave me kartelat ekuqe të Interpolit me mbishkrimin "wanted". Ndryshimet garantojnërigjykim nëse ai kërkohet nga personi i ekstraduar.Fitimi i këtij apeli nga Qeveria Shqiptare e përfaqësuar në procesnga juristë britanik i hap rrugën fitimit të apeleve të tjera në tëardhmen nga ata të cilët do të tentojnë bllokimin e ekradimin.Tashmë rasti Petrit Bushi V Qeverinë Shqiptare kthehet në njëprecedent referimi për çështjet e kësaj natyre në të ardhmen.Njëri prej tyre rasti Vullmet Mucellit i dënuar në mungesë me 25 viteburg për vrasje. Apeli i çështjes së tij është zhvilluar me 9 Tetor2007 dhe pritet marrja vendimit nga gjykata apelit gjatë javëve nëvazhdim.

Precedenti "Bleta"

Deri më tani avokatët britanik të shqiptarëve "Wanted" kanë përdorursi argument precedentin e vendosur nga Fatmir Bleta i dënuar përvrasje. "Royal Court of Justice" katër katër vjet më pare i tha Joekstradimit të tij. Gjykata e Apelit i dha të drejtë pretendimeve tëBletës për mos tu ekstraduar, pasi sipas tij ai kurrë nuk e ka diturapo njoftuar se ai është dënuar në mungesë.Vendimi djeshëm në favor të "Qeverisë Shqiptare" nga "Royal Court ofJustice" hap një epokë të re në ekstradimin e shtetasve shqiptarë ngaBritania e Madhe.

Rastet

Në proces ekstradimi janë Frrok Koceku, Pjetër Lekstekaj, EdmondKallmi,Afrim Sinani,Arsim Murtati dhe Vullnet Mucelli. Që të gjithëdënuar në ,mungesë nga gjykat shqiptare për vrasje. Ndërsa ArmandBogdani për trafikim lëndësh narkotike. Gjatë dy viteve të funditdrejtësia shqiptare ka mundur të ekstradojë nga Anglia vrasësin etrefishtë ish policing Gëzim Cala, Leart Gjonin, Andre Prenga edhekëta të dënuar pëe vrasje. I pari shtetas shqiptarë që do tëekstradohej nga Anglia për llogari të drejtësisë shqiptare ishteBashkim Xhika në vitin 2005.Mund të thuhet se nëse Costa del Sole në Spanjë e cila njihet siCosta del krime, është vend fshehja e vrasësve britanik, vetë Angliaështë kthyer në vend fshehjen e shumë vrasësve shqiptarë me llogaritë hapura me vëndin e tyre.

Interpol Tirana OK në bashkëpunim me anglezët

Drejtori Interpol Tiranës Nën Komisar Pëllumb Seferi gjatë njëinterviste për Shqip u shpreh se kohët e fundit ekzistojnë mardhënjeshumë të mira me palën britanike në fushën e ekstradimeve."Legjislacionet e ndryshme të dy vëndeve kanë qënë pengesë përekstradimet por këto probleme janë tejkaluar" është shprehur ai.Nën Komisar Seferi për arsye hetimi nuk ka pranuar të tregojë shifrëne saktë se sa shtetas shqiptarë fshihen në Britaninë e Madhe. Por kapranuar se një listë e detajuar me emra të atyre personave qëmendohen se fshihen në këtë shtet i kanë kaluar skuadrës sëekstradimeve në Londër."Ne mendojmë se shumë autorë veprash penale fshihen në Angli të cilëtjetojnë me dokumente të falcifikuara apo të rregjistruar me identitetë rremë si kosovarë" theksoi ai.Me tej zoti Seferi ka deklaruar se numri fletë arresteve dërguarpalës britanike është në rritje por nuk ka preferuar të tregojë sakërkesa të tilla janë lëshuar gjatë vitit 2007. Disa muaj më parëzyrtarë të skuadrës së esktradimeve në Londër gjatë një intervistepër Shqip u shprehen se në vitn 2006 numri kërkesave për ekzekutimarresti dërguar nga pala shqiptare i kalonte 90.

Saturday, 3 November 2007

Shkatërrohet laboratori falcifikimeve, pranga shqiptarëve

Shkatërrohet laboratori falcifikimeve, pranga shqiptarëve


Nga Londra
Muhamed Veliu

Faqe biometrike pasaportash angleze, pasaporta italiane, finlandeze dhe lituaneze. Patenta dhe dokume nta të falcifikuara të shteteve të ndryshme europiane si dhe 2,000 paund.Të gjitha këto janë gjetur në laboratorin e ngritur me shumë kujdes nga dy shqiptarë në lagjen Stretham në jug të Londrës.Por pas një survejimi Luigj Popaj 39 vjec sëbashku me Mehmet Berishën 35 vjec janë prangosur në shitje e sipër të një pasaporte falce brënda makinës së tyre tip BMV.Gjatë kontrollit të makinë janë gjetur një numër pasaportash dhe dokumentash të falcifikuara gati për tju dorëzuar porositësve.Ndërsa në banesën e njërit prej dy të arrestuarve është zbuluar një laborator i sofistikuar falcifikimesh.Një zëdhënëse e Scotland Yard i tha Top-Channel se detektivët që hetuan aktivitetin e dy shqiptarëve besojnë se ata kishin disa muaj që e kishin ngritur këtë laborator. Pwrfitimi disa mijëra paund xhdo javë..Aktiviteti kriminal i tyre u hetua nga “Operacioni Maksim” që merret me krimet e kryera nga shtetasit jo britanik.Luigj Popaj sëbashku me Mehmet Berishën kanë dalë përpara gjykatës magjistrale në Croydon me akuza të përbashkëta për konspiracion në prodhimin e dokumentave të falcifikuara.Tre muaj më pare gjatë një operacioni të ngjashëm policia londineze, arrestoi Denis Cenollin sëbashku me Altin Ibrahimin të cilëve ju gjetën 1,800 pasaporta false të nacionaliteve të ndryshme me një vlerë tregu 1 milion paund.

Qato në ring kundra britanikut Booth

Ekskluzive

Kampioni shqiptarë do të testojë boksimin në peshën e mesme

Qato në ring kundra britanikut Booth

Në Mars 2008 dueli për kampion bote

Nga Londra
Muhamed Veliu


Kreshnik Qato do të ngjitet përsëri në ringun profesionist londinez me synimin për të shënuar fitoren e radhës.
Përballë tij në “Bethnal Green Arena” më 14 Nëntor do të jetë britaniku Tyan Booth.
Qato e shikon këtë ndeshje më shumë si një “sparing” pasi sipas tij ai ka krijuar besim në vetvete, falë një gjëndjeve psikollogjike dhe forme sportive shumë të mirë.
Për dorezën kuqezi, siç edhe ai e pohoi vetë kjo të jetë një ndeshje testi pasi ai do të boksojë jo në peshën e tij të mëparshme super të mesme 78 kg.
Që prej pesë javësh ai po stërvitet për këtë ndeshje duke testuar peshën e mesme.
“Është një duel prej gjashtë raundesh. Do të jetë një duel i prehtë për mua pasi do të provoj të boksoj në peshën e mesme 72 kg” është shprehur Qato gjatë një interviste ekskluzive për Shqip.
Boksieri Kreshnik Qato kampion i Evropës Lindore dhe mbajtës brezit të artë për federatën IBC në 21 ndeshje në ringun profesionist ka fituar 15 dhe humbur gjashtë. Ai nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga 21 Shkurti 2004.
Ndërsa kundërshtari Tyan Booth 24 vjeç në 11 duele ka nëntë të fituara dhe dy të humbura.
Sipas Qatos ky ndryshim erdhi pasi rivaliteti në peshën super të mesme është shume i madh. Ai ka sqaruar se boksierët e kësaj peshe jane të mëdhenj dhe të fortë. Boksieri durrsak që jeton dhe stërvitet në Londër e ka ilustruar atë me rastin e britanikut Joe Kalzaki i cili ka mundur me sukes për 19 herë të mbrojë tirullin e kampionit të Anglisë në këtë peshë.
“Mundësia ime më e mirë për tu ndeshur për titullin e kampionit të Botës në peshën super-të mesme ishin të pakta. Kështu e pashë të arsyshme me trainerët e mi të stërvitem për tu ndeshur në këtë peshë të re, nga e cila shancet për të fituar për mua janë 50 me 50” ka vijuar Qato.
Ekskluzivish për Shqip ka zbuluar një nga ambicjet e tija më të fundit. Atë të zhvillimit të një ndjeshje Marsin e ardhshëm në Tiranë për kapion bote në peshën e mesme.
Në lidhje me këtë Qato tha:
“Jam duke u përgatitur për një eveniment të tillë shumë të rëndësishëm në karrerën time. Kam biseduar me sponsorin tim Ylli Ndroqi për një aktivitet të tillë dhe shpresoj t’ja dal mbanë.”
Dueli Qato V Boothqë ka ngjallur interes të madh tek mbështetësit e tij shqiptarë në Angli, zhvillohet nën promovimin e të mirnjohurit Mike Hennesi dhe do të transmetohet direkt në Sky Sport.
Qaton to ndjekin në ringun e Bethnal Green Arena edhe shumë mbështetës të që do të vinë nga Tirana dhe Durrësi.

Thursday, 1 November 2007

Pranga daneze vrasësit shqiptarë nga Londra

Ekskluzive VELIUPRESS

Arrestohet Herland Bilali.Vrau Prel Makun dhe plagosi katër shqiptar të tjerë

Pranga daneze vrasësit shqiptarë nga Londra

I fshihej Scotlad Yard në vënde të ndyshme europiane

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas plot 12 muaj nga kryerja e një vrasje, merr fund arratia e Herland Bilalit shqiptarit më të kërkuar në Britaninë e Madhe.
Ai i fshihej arrestimit nga Scotland Yard në disa vënde të ndryshme europiane dhe është prangosur tek sa futej në Danimarkë.
Herlad Bilali akuzohet për vrasjen e Prel Markut dhe plangosjen e katër shqiptarëve të tjerë natën e 25 Tetorit 2006 në Londër.
Burime nga Scotland Yard thanë për Shqip se oficerët e britanik që ishin vënë në ndjekje të Bilalit kishin dështuar disa herë në prangosjen e tij.
Kjo pasi ai me ndihmën e personave të tjetë, ai lëvizte në vënde të ndryshme europiane.
Bilali pas vrasjes në Londër fillimisht fshihej në qytetin e Mancesterit.
Ai do të arratisej nga Anglia për në Belgjikë e më pas në Itali duke u financuar nga Ermail Terziu, i cili fundjavën e shkuar du dënua me dy vite burg në Londër për fiancimin e fshehjes së mikut të tij Herland Bilalit.
Duke e kuptuar se ishte gjithnjë në ndjekje Bilali tentoi fshehjen e radhës në Danimarkë për ti shpëtuar prangosjes.
Herland Bilali ishte njëri prej dhjetë personave më të kërkuar nga Scotland Yard.
Ai kishte ndërtuar një rrjet kriminal që merrej me grabitjen e automatëve të parkingjeve.
Si pasojë e rivalitetetit me disa shqiptarë të tjerë ai lëshoi një mori plumash ndaj grupit rival të Petrit Brahës i cili mbeti i plagosur, ndërsa Prel Marku humbi jëtën.
Vrasësi shqiptarë pritet të ekstradohet për në Londër në ditët në vazhdim.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats