Tuesday, 30 October 2007

Financieri Herland Bilalit dy vjet burg

Ermal Terziu pagoi shpenzimet e fshehjes dhe largimit nga Anglia pas krimit

Financieri Herland Bilalit dy vjet burg

Bilai vrau Prel Markun. Plagosi katër rivalë të tjerë shqiptar

Nga Londra
Muhamed Veliu


Një i ri shqiptarë që ndihmojë financiarisht një mikun e tij vrasës për ti shpëtuar arrestimit në Angli është dënuar me dy vjet burg.
Emigranti Ermal Terziu me banim në zonën Islington në Londër është gjetur fajtor nga gjykata e krimeve të rënda Old Bailey.
Njëzet vjeçari Terziu ishte ai i cili ndihmoi financiarisht Herland Bilalin që ndodhej në arrati, pasi në 14 Tetor 2006 vrau Prel Markun dhe plagosi katër persona të tjerë.
Mitivi këtij krimi kishte të bënte me kontrollin e zonave në qendër të Londrës ku grabisnin automatët e parkingjeve.
Ndihma financiare e Terziut vazhdoi kur Bilali u arratis me sukses nga Anglia.
Terziu ka pranuar në gjykatë gjatë procesit se i ka dërguar para atij në Belgjikë,shteti i parë ku ka vazhduar arratinë 30 vjeçari Bilali.


Rrjeti

Policia londineze pas një hetimi të gjatë për kapjen e Bilalit zbuloi se Terziu një prej ushtarëve të Bilalit në grabitjen e automatëve të parkingjeve ishte ai i cili sponsorizoi financiarisht për fshehjen e Bilalit në Mancester dhe më pas largimin përmes dokumentave falc jashtë Anglisë.
Pranimi akuzave nga Ermal Terzi çoi në një denim të lehtë me dy vite burg ndërkohë për këtë vepër penale dënimi shkon deri në 6 vite burg.
Vetë Terziu ishte njëri prej antarëve të një rrjeti kriminal ndërtuar nga Bilali të cilët boshatisnin paratë nëpër automatet e parkingjeve.
Herland Bilali është njëri prej dhjetë personave më të kërkuar nga Scotland Yard.
Ai mundi ti shpëtojë policisë së Manchesterit ndërkohë që në pranga për krimin e vrasjes së Prel Markut me origjinë nga Shkodra ranë Muhamed Mehmeti, Lulzim Bici dhe Kujtim Spahiu.
Që të tre ata dolën përpara një gjykate londineze për me akuzat për vrasje dhe tentativë vrasje.

Hakmarrja

Shqiptarët e armatosur tentuan të vrisnin pronarit e lokalit Musa Prahmani për ta eleminur si një dëshmitar që pa vrasjen.
Petrit Brahaj i plagosur me tre plumba sëbashku me Agron Gjonin u hodhën nga kati i tretë i ndërtesën në zonën Park Royal.
Gjatë procesit Herland Bilali u cilësua si “Gun-man” (njeriu i armatosur) por çmimin për këtë ngjarje do ta paguante Kujtim Spahiu i cili u dënua me 33 vite burg.
Ndërsa Mehmeti me Bicin nga juria e procesit gjyqësor që zgjati 7 javë u gjëtën të pafajshëm.
Policia londineze nuk kishte fakte të mjaftushme nëse Spahiu kishte hapur zjarr në drejtim të katër rivalëve të cilët i përkisnin grupit të Petrit Brahajt një tjetër grabitës parkingjesh.
Por dëshmia Bicit në proces ishte vendimtare. Ai deklaroi se Kujtim Spahiu shkoi i armatosur por nuk ka parë nëse edhe Spahiu baba i dy fëmive, shtiu kundra klanit të Brahajt, pasi sëbashku me Mehmetin i pritën ata në makinë.
Me tëmbaruar hakmarrja e përgjakur Bilami, Spahiu, Mehmeti dhe Bici u larguan për në drejtim të Mançesterit për ti shpëtuar policisë.

“Tradhëtia”

Fillimisht disa javë pas kësaj ngjarje të rëndë i pari që do të arrestohej ishte Mehmeti pasuar nga Bici. Një informacion i saktë se ku mund të gjindej Bilali dhe Kujtim Spahiu çoi në arrestimin e këtij të fundit por jot ë Bilalit.
Burime të pakonfirmuara thonë se ky informacion në këmbim të një dënimi më të lehtë mund të jetë dhënë nga Bici. Një njohës i afërt i konfliktit Brahaj-Bilali thotë për Shqip se kuksiani Herland Bilali fshihet në një kryeqytet europian në vëndet nordike.
Bilali ka qënjë një kontigjent njohur krimi për Scotland Yard. Në 2004 ai së bashku me katër persona të tjerë të cilët akuzoheshin për pengmarrjen e këngëtares Manushaqe Vata u lane të lire pasi këngëtarja nuk pranoi të ipte dëshmi në gjykatë kundra të katërvr njëri prej tyre ish i dashuri truri pengmarrjes.
Herland Bilali u la i lire pasi ishte në proces për tju shqyrtuar kërkesa e azilit. Kjo lënje e lirë nga drejtësia britanike do ti kushtonte jetën Prel Markut i cili sipas policisë u ndodh në momentin e gabuar në vend të gabuar.

Sunday, 28 October 2007

Ekspertë shqiptarë në bllokim ekstradimin e dy “pedofileve” britanik

Ekspertë shqiptarë në bllokim ekstradimin e dy “pedofileve” britanik

Robin Arnold edhe në Angli nën hetim


Nga Gjykata Westminster Magistrate Court
Muhamed Veliu

Fati ekstradimit të dy shtetasve britanik të kërkuar nga drejtësia shqiptare për abuzime seksuale me fëmijë jetim në Tiranë, do të varet nga një raport hartuar nga ekspertët shqiptarë.
Avokatët mbrojtës të Robin Arnold dhe Dino Christodoulou në seancën e djeshme të ektradimit në gjykatën Westmister të Londës,kërkuan më shumë kohë për hartimin e këtij raporti. Ben Cooper avokati mbrojtës i Dino Christodoulou sqaroi se raporti do të evidentojnë gjëndjen e burgjeve shqiptare si dhe sa i drejtë e i pavarur është sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe proceset gjyqësore.
Më tej në fjalën e tij zoti Cooper deklaroi se për këtë janë kontaktuar ekspertë shqiptarë të drejtëve të njeriut të cilët në të shkuarën kanë shkruar raporte të këtij lloje. Kjo kërkesë vendos ballë për ballë prokurorinë shqiptare e cila përmes tre dosjeve voluminoze sjellë në Angli, kërkon ekstradimin e dy britanikëve me ata të drejtave të njeriut.
Të dy të akuzuarit nga drejtësia shqiptare kanë qënë të pranishëm në sallën numër tre të kësaj gjykate.
Robin Arnol i veshur me një bluzë ngjyrë e verdhë polo me mëngë të shkurtra dhe një pale tuta sportive gri e hapët veshje standarte e burgjeve angleze, sikur të ishte nën gjëmba ka dëgjuar zhvillimet e procesit. Fytyra e tij përcillte shqetësim.
E kundërta ndodhte me Dino Christodoulou cilësuar nga fëmitë e abuzuar si “njeriu u tmerrshëm i qendrës”. Ai kishte veshur një palë pantallova xhins, dhe bluze v-neck ngjyrë ulliri me shirita bezhë. Në mes të saj ishte stamposur një kryq i vogël me ngjyrë të zezë.
Qiprioti me shtetësi britanike ka qënë i qetë duke ndjekur me vëmendje maksimale procesin madje kur ka hyrë në sallën e gjygjit ka buzëqeshur në drejtim të gjukatëses dhe vëllait ulur në galerinë e publikut.
Seanca është hapur nga përfaqësuesja e shtetit shqiptarë në këtë proces Extradimi Claire Dobin e cila ka paraqirur para gjykatës një dokument me akuzat e reja ngritur nga prokuroria shqiptare për dy ish punonjësit e qendrës “Fëmijet e Tij” në të cilën u abuzuan fëmijë të moshës 5 deri 13 vjeç.
Nga ky proces u mësua se Dino Christodoulou shpenzimet e bllokimit të ekstradimit dhe për një pjesë të shpenzimeve për raporin që do të hartohet në Shqipëri i pagun vetë. Ndërsa e kundërta ndodh me Robin Arnold. Është shteti britanik përmes sistemit “Legal Aid” që mbulon shpenzimet. Të dy ata mbahen të izoluar në burgun e Brikstonit në jug të Londrës.
Për drejtësinë shqiptare ektradimi Robin Arnold mbase do të jetë mision i pamundur. Momentin kur ai u arrestua për llogari të prokurorëve shqiptarë, ishte nën hetim për një krim që ka të bëjë me përdorim dhune.
“Klienti im vazhdon të jetë nën hetim për këtë krim” tha avokatja e tij mbrojtëse Rachel Scoot pa zbuluar detaje se cili është krimi për të cilin është nën hetim Arnold.
Një situatë e tillë do të thotë se nëse ndaj tij policia lokale ku ai banonte dhe mendohet të ketë kryer këtë krim ngrin akuza, atherë procesi ektradimit kalon në plan të dytë.
Megjithatë gjykatsja britanike e cila po shqyrton këtë çështje ekstradimi paralajmëroi avokatët mbrojtës se në seancën e radhës pamvarësisht se ç’farë ndodh me Robin Arnol i akuzuari tjetër Christodoulou do të përballen me procedurat në vahzdim.
Të dy të akuzuarit i mohojnë akuzat për ngacmime seksuale me tëmitur sipas nenit 100/2 të kodit penal shqiptar.

“Jetoj në Angli, por ndjej persekutimin nga Shqipëria”

Londër. Frrok Koçeku në proces ekstradimi.Kërohet për vrasjen e Besim Bucit në 1996

“Jetoj në Angli, por ndjej persekutimin nga Shqipëria”

Arsenal akuzash kundra qeverisë dhe banorëve musliman të Fushë Lurës

Nga Gjykata Westminster Magistrate Court Muhamed Veliu

Qeveria shqiptare përfshi popullsinë myslimane në fshatin Fushë Lurë të rrethit të Dibrës janë akuzuar përpara një gjykate londineze si persekutorë të familjes Koçeku, djali i së cilës përballet me një proces ekstradimi.Akuzat për persekutim të kësaj familje të besimit kristian janë bërë nga Frrok Koçeku i cili është duke tentuar bllokimin e ekstradimin, pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare për vrasje.Sipas tij persekutimi ka të bëjë me procesin e ektradimit filluar një vit më parë në gjykatën Westminster Magistrate Court.Ish mësuesi Frrok Koçeku është dënuar në mungesë me 15 vjet heqje lirie pasi sipas drejtësisë shqiptare ai është vrasëi Besim Bucit ndohur 11 vjet më parë në Lurë të Dibrës. Skuadra e ekstradimeve pranë Scotland Yard do të prangoste ata më 6 Shtator 2006 në zonën Millton Kin’s në adresën ku banonte pas një kërkesë arresti nga Interpol Tirana. Tridhjetedyvjeçari pretendon se nuk e ka ditur anjëherë që është dënuar në mungesë për atë vrasje e cila mësohet të ketë ndodhur për potive hakmarrje pas vrasjes së babait të Koçekut nga fisi i Zini Bucit me të cilin ata janë në gjak. I kërkuari Koçeku që pas ardhjes në vitin 1998 ku kërkoi azil si qytetar kosovar me emrin Gëzim Pirku ka hapur një kompani ndërtimi.Madje mbi njërin prej furgonave të punës është shkruar me gërma të mëdha mbiemri i tij. Në njërën prej seancave të shkuara Flora motra e Koçekut i ka thënë gjykatës se ata nuk janë në gjak me familjen Bucin.Kjo ka qënë kontradikta e parë për të cilën juristi britanik Marks Weeks përfaqësues i Qeverisë Shqiptare në këtë proces ka filluar seancën e pyetje ndaj Koçekun. “Motra nuk e ka kuptuar fjalën gjakmarrje prandaj deklaroi se nuk jemi në gjak me fisin e Zini Bucit” është përgjigjur ai.I pyetur nëse ai e ka vrarë Besim Bucin, një gjë të tillë e ka mohuar në mënyrë kategorike. “Jam me profesion mësues.Kurrë ne jëtën time nuk kam prekur me dorë një armë. Akuzohem padrejtësisht dhe se nëse më ekstradoni në Shqipëri nuk do të ipet drejtësi për mua. Nuk do të më rigjykojnë” ka deklaruar ai përpara gjykatës.

Mbrojtja me dokumenta “falce”

Për afro dy orë me një anglishte të rrjedhëshme herë herë duke lotuar që i fshinte me letër fazolet, Frrok Koçeku ka qëndruar në këmbë duke ju përgjigjur pyetjeve të juristit Weeks. Më parë avokati mbrojtës Ben Watson i ka dorëzuar gjykatës një dëshmi të re nga Koçeku me zhvillimet e reja në Shqipëri që kanë të bëjnë me procesin e ekstradimin nga Anglia.Aspektet e kësaj dëshmie janë debatuar mes Kocekut dhe zotit Weeks.Fillimisht janë shqyrtuar disa dokumenta që kryhen për aplikim pasaporte në Shqipëri. Frrok Koçeku i ka paraqitur gjykatës kater dokumenta të cilat thotë se janë lëshuar nga gjykata e Dibrës në vitin 1997 me të cilat kërkon të vërtetojë se ai nuk ka qënë person në kërkim për vrasjen e Besim Bucit në 1996.Sipas tij me ato dokumenta ai ka aplikuar për pasaportë shqiptare në komisariatin e Peshkopisë pasi kërkonte të ikte në Australi, por kurrë nuk ka mundur ta marrë atë pasaportë.“Pasaportat u i peshin njerëzve të afërt të punonjësve të komisariatit. Në fshatin Fush Lurë vetëm 10 persona mund të ketë pasaporta. Kështu humba shpresën për të marrë një të tillë” është justifikuar Koçeku pasi u pyet nëse tentoi ta merrte pasaportën shqiptare nga autoritetet, pas aplikimit.Por juristi Weeks i cili ka dërguar për ekspetizë në Tiranë këto dokumenta dhe ka marrë përgjigje se ato janë të falcifikuara.Sipas dokumentave të Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë dërguar gjykatës londineze pretendohet se nëna e Frrok Koçekut zonja Liza Koçeku ka firmosur dy dokumente ku kërkon apelimin e vendimit të gjykatës së Peshkopisë e cilaka dënuar djalin e saj me 15 vjet heqje lirie.“Unë e njoh fare mirë firmën e nënës time. Në këto dokumenta është Qeveria Shqiptare ajo që i ka falcifikuar ato. Madje niveli arsimor i nënës time nuk e lejon formulimin në këtë lloj mënyre të këtyre dy letrave” ka deklaruar Koçeku duke mos lëvizur nga pozicioni i mëparshëm, se ai nuk ka dijeninë që ka qënë person i dënuar nga drejtësia shqiptare për një krim që ai thotë se i është faturuar padrejtësisht.

Persekutimi

Fjalia “Më persekuton Qeveria Shqiptare” është përdorur nga Frrok Koceku mbi 30 herë gjatë procesit te djeshëm të ekstradimit.“Perekutimin shetëror” megjithëse ai jeton mijëta kilometra larg vendlindjes Lurë. Kështu e e ka ilustruar por jo argumentuar ai mbrojtjen. Sipas tij Qeveria Shqiptare disa muaj pas fillimit të procesit të ekstrafimit,nisur në Shtator 2006, në Janar 2007 i ka ndërprerë rrogën nënës zonjës Liza Koçeku e cila punonte pastruse ne spitalin e Lurës. Madje në Prill 2007 është pushuar nga puna. Sipas Koçekut kjo për ti rrënuar ekonomikisht. “Po ashtu vëllai Lazer Koçeku një nënpunës qeveritar banues në Tiranë, i është ndërprerë rroga nga Janari deri në Maj në formë presioni për ekstradimim tim” ka vijuar ai.Frrok Koçeku ka delaruar se Parku Nacional i Lurës është pronë e familjes së Koçeku por që rezulton e rregjistruar nën emrin e tij.“Gjatë verës banorët lokalë lakmiqarë dhe xheloz për pronën tonë i vunë flakën 200 hektarëve pyje me qëllim pasi nuk na duan. Ata janë myslimanë ndërsa familja Koçeku është e vetmja katolike në Fushë Lurë. Madje ata kanë djegur edhe një një kishë ku lutej familja” ka deklaruar Koçeku rreth fakteve të persekutimit në distancë.Nuk kambaruar me kaqë por ka deklaruar një tjetër fakt.“Në një nga liqenet e Lurës pjesë e Parkut kombëtar ju dha nga autoritete vendore një firme italiane për të ndërtuar një hidrocentral të vogël. Kjo pa na marrë leje neve. Familjarëve të mi punonjësit e firmës i kanë bërë presion duke u thënë se do të lajmërojnë policinë.” ka përfunduar paraqitjen e fakteve të persekutimit gjatë vitit 2007 Frrok Koçeku.Nuk ka harruar të përmend persekutimin përpara se të linte Shqipërinë për një “jetë me të mirë drejt Anglisë dhe jo për tu fshehur” siç u shpreh ai.“Pas vrasjes së Besim Bucit të cilën e mora vesh nga fshatareët një ditë kanë ardhur në klasë njerëz të amatosur duke më kërcënuar. Madje tre ditë pas vrasjes policia ka marrë në komisariat nënën time më vëllain tjetër Valentinin duke i rrahur. Disa muaj më vonë më kanë daluar në rrugë duke më goditur njerëz të panjohur. Në fund juristi britanik përfaqësues i palës shqiptare e ka cilësuar dëshminë me të dhënat e reja nga zoti Koçeku, se ai po persekutohet në distancë nga Qeveria Shqiptare si jo të vërteta dhe të pabazuara në fakte.Dita e shpalljes së pamvarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor, është vendosur për tu zhvilluar seanca e gjyqësore e radhës për ekstradimin e ish mësues Koçekut.

Wednesday, 24 October 2007

Noel Malcolm intervista ne Shqip Top-Channel

Kjo eshte nje pjese e intervistes se Noel Malkolm dhene ekskluzivisht nga Oksfordi per emisionin Shqip te koleges Rudina Xhunga ne Top-Channel e cila u transmetua te Henen.

Intervistoi Muhamed Veliu

Z.Malkom , ç'fare ju shtyu te shkruani librin "Kosova , nje histori e shkurter"?

Sapo kisha perfunduar nje histori te ngjashme te Bosnjes , qe e fillova pas fillimit te luftes atje dhe m'u desh ta perfundoja shpejt . Me mbarimin e luftes , e kuptova qe lufta e radhes do ishte ne Kosove . M'u duk e rendesishme qe te ekzistonte nje liber , i cili do te 'shkaterronte' ose me sakte do te 'sfidonte' mitet dhe teorite e paverteta per historine e Kosoves . Vura re ne rastin e Bosnjes , qe ne fillimin e luftes propaganda e Beogradit dhe e Pales , selia e serbeve nacionaliste , bazohej me se shumti ne pretendime historike ; ishte e qarte qe argumentet per statusin dhe te ardhmen e Kosoves , do te bazoheshin kryesisht mbi faktet historike te pretenduara , prandaj ishte e domosdoshme te jepej nje pasqyrim objektiv i historise se atij rajoni .

Dhe ç'fare zbuluat per pretendimet serbe dhe shqiptare?

Libri perpiqet te mbuloje te gjithe historine , nga fundi i Perandorise Romake e deri ne ditet e sotme . Aspekti me i rendesishem eshte se kur hulumutova dhe hetova per te gjetur prova , zbulova qe disa nga pretendimet kryesore te bera nga historiane nacionaliste serbe ne te shkuaren , ishin te rreme ; d.m.th pretendimet kryesore te cilat jane botuar si te mireqena ne tekstet standarte te çdo vendi , perfshi Britanine dhe Ameriken. Me historiane nacionaliste e kam fjalen per historiane nacionaliste serbe , dhe ne disa raste dhe historiane nacionaliste shqiptare . Por shumica e pretendimeve te paqena qe kam gjetur , u perkisnin historianeve serbe dhe kjo per faktin se shume nga puna historike ne kete rajon deri me sot , eshte bere nga Serbia . Kjo eshte e kuptueshme , pasi serbet kishin universitet ne kohen kur shqipetareve nuk u lejohej hapja e shkollave nga autoritetet otomane . Prodhimi i monografive historike ka qene me intensiv ne Serbi dhe jane ato monografi qe ndikuan ne tekstet perendimore . Keshtu per shume pretendime themelore serbe mbi historine e Kosoven , kur hetova provat , zbulova qe nuk ishin te verteta .

Cilat jane disa nga faktet qe kini perfshire ne librin tuaj , si argumente qe vertetojne qe Kosova eshte toke shqiptare dhe rendesine e ndarjes totale nga Serbia ?

Libri im eshte thjesht liber per historine dhe jo polemizues , pra nuk kam bere kerkesa ne ate qe kam shkruar , dhe ua le lexuesve te nxjerrin vete perfundimet nga provat qe kam paraqitur aty . Ne lidhje me argumentat serbe kunder pavaresise se Kosoves , ne liber gjeni disa pika thelbesore qe vertetojne se pretendimet e serbeve nuk qendrojne . Se pari , eshte pretendimi qe Kosova eshte djepi i serbeve ne Ballkan , dhe kjo dihet qe eshte e pavertete . Serbet erdhen ne Ballkan ne shekullin e 7 , ne kete territor , u zevendesuan nga sundimi otoman ne shekullin e 15 . Kemi nje periudhe 800-vjecare atje , dhe sa nga kjo periudhe Kosova u sundua nga serbet ? Vetem ne 250 vitet e fundit nga 800 . Po ku ishin serbet para kesaj periudhe ? Pergjigja eshte : jashte Kosoves . Ishin ne nje territor qe ata e quanin Ras , Rasia , qe eshte pak a shume zona e Sanxhakut te sotem , Novi Pazarit . E gjithe ideja se aty eshte djepi i qyteterimit serb ne Ballkan eshte teresisht e pavertete . Pastaj kane argumentin e levizjes se popullsise ; thone se nuk kishte shqiptare gjate mesjetes ne Kosove , qe nuk kishte shqiptare deri nga fundi i shekullit te 17 , kur pati nje eksod te madh te serbeve dhe u krijua nje vakuum dhe ky vakuum u mbush nga shqiptaret e ardhur nga malet e Shqiperise veriore . Ka plot prova qe tregojne se ky argument eshte i pavertete , ka shume prova qe vertetojne se ka pasur shqiptare qe kane jetuar ne Kosove pergjate gjithe epokes mesjetare; ndoshta nuk perbenin shumicen ne Mesjete , por ka pasur nje popullate te vazhdueshme shqiptare atje . Dhe historine e eksodit masiv te serbeve ne 1690 , e kam vertetuar qe eshte e pavertete . Pastaj jane argumentet e diteve te sotme per levizjen e popullsise ; ata pretendojne se nje numer i madh shqiptaresh u dynden ne Kosove nga Shqiperia ne mes te Luftes se Dyte ; ky eshte nje "nonsense" dhe kurre s'eshte paraqitur qofte dhe nje prove per ta mbeshtetur kete. Pra, shohim qe te gjitha pretendimet serbe mbi Kosoven , bazohen ne argument te paqena historike , dhe ne fund dua te shtoj se po te shohesh gjithe historine e Kosoves qe pas 1912-es , sheh qe Kosova nuk eshte trajtuar si nje pjese e nje shteti demokratik - u trajtua ne fillim si territor i kolonizuar - kolonizim ishte termi i perdorur nga serbet per ate proces , pra ata derguan koloni atje .Dhe ne shume aspekte ajo qe Serbia beri ne Kosove nuk ishte shume e ndryshme nga ajo qe francezet bene , le te themi ne Algjeri . Tani , a mund te themi ne qe Algjeria eshte pjese esenciale e territorit francez ? Besoj se jo.

Cili do te jete statusi i ardhshem te Kosoves ?

S'kam as me te voglin dyshim qe Kosova do e fitoje pavaresine dhe do ndahet nga Serbia . Por sigurisht ka shume dyshime se si ky proces do te zhvillohet . Shume nga hapat kryesore kane ndodhur tashme , dhe eshte e pamundur te imagjinohet inkorporimi i Kosoves ne ndonje forme shteti serb . Eshte e pamundur , per shume arsye te dukshme por dhe per shume arsye te tjera qe s'jane aq te dukshme : vete serbet nuk e duan nje gje te tille . Po te ekzistonte mundesia qe serbet te absorbonin popullsine shqiptare , domethene tu japin te drejten e votes postet ministrore ne qeverite e tyre , te rekrutojne djemte shqiptare ne ushtrine e tyre ... serbet nacionaliste do ta refuzonin kategorikisht. Pavaresisht pretendimeve se ata nuk heqin dore nga ky territor , ne te vertete nuk e duan , ose ... te pakten duan ate qe Milloshevici u perpoq t'u jape , qe eshte territori pa popullaten shqiptare , por kjo filozofi shkaktoi nje nga krimet me te renda ne historine moderne . Pra , une jam absolutisht i bindur qe Kosova do ta fitoje pavaresine , por problemi eshte vetem nderkombetar dhe ka te beje me Rusine dhe , po te mos ishte ajo , pavaresia e Kosoves do kishte ardhur automatikisht kete vit.

Por a mund te vije vitin e ardhshem ?

Kjo varet nga loja qe do beje Putin , loje qe ne themel nuk ka shqetesimin per Kosoven , por per ceshtje qe i interesojen Rusise , mbi te gjitha Mburoja e Raketave Amerikane . Per keto arsye , Putin kerkon ta veshtirsoje ceshtjen e Kosoves , vetem e vetem qe te fitoje me teper pozita per te negociuar me amerikanet . S'e di si do shkojne negociatat mes Rusise e Amerikes , por ne fund Amerika bashke me fuqite kryesore evropiane do ta humbin durimin dhe do ia japin pavaresine Kosoves.

Pra nuk mendoni se me 10 dhjetor , Keshilli Sigurimit do te gjeje nje zgjidhje perfundimtare per Statusin e Kosoves , pasi Trojka te raportoje mbi bisedime te reja ndermjet Prishtines e Beogradit ?

T'ju them te drejten , do habitesha nese zgjidhja do te vinte kaq shpejt . Raportimi do jete i pakenaqshem per shume pale sepse s'do kete progres per te raportuar , dhe dihej qe pa filluar ky proces se sdo kishte progres . Ishte e qarte qe palni "Ahtisaari" perfaqsonte rezultatet e nje procesi te gjate negociatash , proces ku pala shqiptare ka bere shume leshime , shume me teper sesa deshironin te jepnin . Ata dhane maksimumin e leshimeve , me mirekuptimin qe ne shkembim te ketyre leshimeve , ata do te fitonin pavaresine . Prandaj tu thuash kosovareve , pas mbarimit te ketij procesi qe "o burra , hajdeni ta nisim nga e para !" dhe te bejne leshime te tjera apo te hyjne ne negociata prape , do ishte padrejtesi karshi tyre . Te gjithe e dinin qe Beogradi s'do thoshte kurre "OK , tani po ju japim pavaresine !" , dhe te gjithe e dinin qe pala kosovare s'do thoshte kurre "OK jemi dakord , se duam pavaresine" . Pra , kjo procedure 4-mujore mendoj se ka qene thuajse e kote . Po çfare do ndodhe me 10-dhjetor ? Do kemi nje raportim qe thote se eshte arritur asgje ose pothuajse asgje . Thjesht perseritem situaten qe kishim ne vere . Ama , nese shenohet progres ne pazarin e Rusise me Ameriken , athere do kete shanse per nje zgjidhje te miratuar ne Keshillin e Sigurimit ; por deri tani nuk shoh ndonje sinjal te tille , dhe ne kushte te tilla , jam i bindur qe do kete vonesa te tjera , por ndoshta per disa muaj , jo per vite . Ndoshta nga pranvera e vitit 2008 , fuqite kryesore evropiane bashke me Ameriken , do te organizojne tranzicionin drejt pavaresise . Dhe per kete , ne fund te fundit , nuk eshte e nevojshme nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit.Rezoluta eshte e rendesishme sepse plani "Ahtisaari" kerkon qe BE te hyje pas UNMIK-ut dhe te marre ne dore keto pergjegjesi ose shumicen e tyre . Dhe shume vende te BE-se nuk duan ta bejne kete hap pa nje rezolute te Keshillit te Sigurimit . Por , per njohjen e pavaresise , mjafton qe shtetet e BE-se ta njohin , pra OKB s'ka ndonje procedure per njohjen e shtetit . Po e njohu Amerika , po e njohu Britania , Gjermania , Franca dhe Italia , do behet e qarte qe ky hap tashme u mor , s'ka kthim mbrapa , dhe Kosova do jete shtet i pavaruar .

Grabitja 53 milion paund

Jetmir Buçpapaj vinte me njerëzit që u përgatita maskat". "Zonja M" bashkëpunëtore e drejtësisë

Dëshmitarja inkriminon shqiptarin Buçpapaj


Ja provat që mund të "gozhdojnë" dy të akuzuarit nga Tropoja

Nga Gjykata e Krimeve te Renda Old BaileyMuhamed Veliu

Gjykata Britanike e Krimeve të Rënda, Old Bailey në Londër, ka dëgjuar dëshmi të reja, të cilat inkriminojnë akoma më shumë, në supergrabitjen e 53 milionë paund, njërin prej dy shqiptarëve të akuzuar. Ai është Jetmir Buçpapaj, 26 vjeç, me origjinë nga Tropoja, emigrant në Angli që prej 1998. Një ish-parukiere, e cila u përdor nga grabitësit për t‘u siguruar atyre maskat e përdorura në grabitjen më të madhe e ndodhur në historinë e Britanisë së Madhe, nga e akuzuar, ka fituar statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.
Kjo u arrit pas një marrëveshjeje mes avokatëve të saj dhe prokurorisë, e cila ia rrëzoi akuzat. Ajo në dëshminë e saj, dje në javën e 17 të këtij procesi, tha se një javë përpara se të ndodhte grabitja nuk shkoi në sallonin e bukurisë ku punonte, por u mor me maskat, të cilat u përgatitën në shtëpinë e saj. Me urdhër të gjykatës, emri i saj nuk mund të bëhet publik. Ajo njihet zi "Zonja M". "Gjatë të gjithë kohës kur përgatisja maskat Jetmir Buçpapaj vinte së bashku me Lee Rasha (truri grabitjes) dhe të tjerët. Kam përgatitur shtatë maska. Nuk e dija qëllimin se ku ato do të përdoreshin. U urdhërova ta bëja një gjë të tillë nga bosi im i sallonit ku punoja", ka deklaruar "Zonja M".Parukierja britanike ishte e para që do të arrestohej si e përfshirë në këtë krim.Grame Willson, baristeri mbrojtës i Lee Rashën, i cili momentin e arrestimit ishte në të njëjtën makinë me Jetmir Buçpapën, e pyeti "Zonjën M" nëse ajo kishte marrë 50 mijë sterlina si shpërblim. "Jo" ishte përgjigja e saj.Baristeri Willson, së bashku me atë mbrojtës të Jetmir Buçpapës, njërin prej juristëve më të njohur në Britani, zotin Charls Conway, i kërkuan gjykatësit Mr. Justice Penry Daves që prokuroria së bashku me policinë të tregojnë emrin e informatorit që dha informacionin e saktë rreth "Zonjës M", sipas të cilit u arrit në arrestimin e saj. Kjo për të krahasuar dëshminë e saj, e cila nga avokatët mbrojtës të 7 të pandehurve është gënjeshtër vetëm e vetëm për të shpëtuar veten e saj, e dëshmuar kundra të shtatëve që akuzohen për konspiracion në grabitje me armë dhe pengmarrje.Nga dëshmia e "Zonjës M" nuk është prekur 24-vjeçari Ermir Hysenaj. Ai nuk është parë asnjëherë nga ajo në shoqërinë e Buçpapajt dhe të tjerëve. Sipas prokurorisë, roli i zotit Hysenaj në këtë grabitje ishte dhënia e informacionit për hyrje-daljet e depos ku u grabitën paratë, sistemit të survejimit dhe mësimit të kodit të hapjes së dyerve. Ndërkohë miku i tij Jetmir Buçpapaj sipas prokurorisë ka pasur "rol aktiv në grabitjen dhe pengmarrjen e menaxherit të depos".Për Buçpapajn prokuroria britanike e ka ndërtuar akuzën mbi një sërë provash. Pas arrestimit në Londër, gjatë kontrollit të shtëpisë shumë afër depos, i janë gjetur pajisje survejimi. Ka prova se makina e tij është parë disa herë afër shtëpisë së menaxherit të depos, i marrë peng më pas. Këto udhëtime sipas prokurorit Sir John Natting janë përdorur si "ekspedita" fakt-mbledhëse për të mësuar pozicionin e shtëpisë nga ku u mor peng edhe gruaja me djalin e mitur të menaxherit Colin Dixon.Po ashtu, nga paratë e gjetura deri më tani, që janë 21 milionë paund dhe kontenjierët me të cilën u transportuan është gjetur AND-ja e Jetmir Buçpapajt. Janë zbardhur tabulatët telefonike mes tij dhe gjashtë të tjerëve në këtë proces. Fakti më interesant në provat që ka në dorë akuza britanike është edhe theksi me të cilin Buçpapaj flet anglisht. Ai ka një aksent sikur të ishte një afrikanojugor i vërtetë. "Gjatë të gjithë kohës kur përgatisja maskat Jetmir Buçpapaj vinte së bashku me Lee Rasha (truri grabitjes) dhe të tjerët. Kam përgatitur shtatë maska. Nuk e dija qëllimin se ku ato do të përdoreshin. U urdhërova ta bëja një gjë të tillë nga bosi im i sallonit ku punoja"

Provat e supergrabitjes

"Njëri prej grabitëse kishte theks prej South Afrikani", ka thënë në polici njëri prej punëtorëve që u lidhën gjatë grabitjes.Nga ekspertiza e zërit doli që atë aksent, nga shtatë të arrestuarit e kishte Jetmir Buçpapaj, një djalë shumë popullor për komunitetin shqiptar në Jug të Anglisë, sidomos në zonën Kent.Si për prokurorin Natting dhe baristerin mbrojtës të shqiptarit zotin Charls Conway aksenti i anglishtes që flet ai mbetet mister. Shuma e parave prej 1,3 milionë paund të gjetura në zonën Ashford, prokuroria thotë që janë të Jetmir Buçpapës, si shpërblim për rolin e tij në grabitje. Për Ermir Hysenaj provat janë më të pakta. Ai është cilësuar nga prokuroria si "njeri i brendshëm" i grabitësve. Hysenaj ia ka kaluar informacionin Buçpapajt, dhe ky i fundit miqve anglezë. Mbetet ende mister se kujt i lindi ideja për të realizuar grabitjen e armatosur "me një disiplinë ushtarake" më 21 shkurt të 2006-ës, e cilësuar më e madhja e ndodhur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Monday, 22 October 2007

Shqiptarët në Angli, hiletë për të shmangur ekstradimin

Shqiptarët në Angli, hiletë për të shmangur ekstradimin

Avokatët britanikë zbulojnë skemën e re: Shqipëria nuk i rigjykon të dënuarit në mungesë

Nga Londra Muhamed Veliu

Avokatët britanikë zbulojnë një justifikim të ri për bllokimin e ekstradimeve të shtetasve shqiptarë, të arrestuar në Angli për llogari të drejtësisë shqiptare. Bëhet fjalë për ngritjen e argumentit se nëse shqiptarët "wanted" të ekstraduar nga Anglia nuk do të rigjykohen, pasi ata janë dënuar në mungesë. Rigjykimi, në shtetet që kërkojnë ekstradimin e një personi nga Anglia, është një nga kushtet e lëshimit të certifikatës së ekstradimit, e cila parashikohet nga akti britanik i ekstradimeve, i miratuar në vitin 2003. Ky argument është përdorur dje në procesin e ekstradimit të Armand Bogdanit, i dënuar në mungesë me 13 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës. Bogdani, i veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të hapët, vetëm sa i ka konfirmuar gjykatës emrin dhe datën e lindjes. Më pas, me shumë vëmendje, ai ka dëgjuar debatet mes avokatit mbrojtës dhe gjykatësit, të cilat i janë përkthyer në shqip nga një përkthyese në sallën numër tre të gjykatës Westminster Magistrate Court në Londër. Ai po i zhvillon procedurat në gjendje lirie me kusht.
Megjithëse vetë ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, i ka dërguar një letër gjykatës ku garanton rigjykimin e Bogdanit pas ekstradimit, kjo garanci nuk ka mjaftuar për avokatin e tij mbrojtës. Kjo letër në emër të drejtësisë shqiptare i është dorëzuar gjykatësit nga prokurorja britanike Clea Dobin, e cila përfaqëson shtetin shqiptar në këtë ekstradim. Avokati mbrojtës i Bogdanit i tha gjykatës se së bashku me një kompani avokatore shqiptare po përgatisin argumentet e duhura për rezervat që ata kanë me proceset gjyqësore në Shqipëri. Po ashtu pala mbrojtëse e shqiptarit ka shprehur rezerva për mënyrën se si prokuroria shqiptare ka ndërtuar akuzën për klientin e tyre. Nga dokumentacioni i ekstradimit i dërguar nga Tirana mësohet se dënimi me 13 vjet burg për trafik droge në ngarkim të 27-vjeçarit Bogdani ka ardhur si pasojë e dëshmisë së një tjetër trafikanti droge. Ka qenë Blerim Riza, ai që i ka thënë policisë shqiptare se makina në të cilën u gjet droga është marrë me qira nga një person që ka paraqitur në pasaportë emrin Armand Bogdanit. Avokati londinez ka ngritur hipotezën se pasaporta mund të jetë vjedhur dhe se klienti i tij nuk është implikuar në këtë krim për të cilin e kërkon drejtësia shqiptare.
Fati i ekstradimit të Armand Bogdanit do të mësohet në javët në vazhdim. Fillimisht më 16 nëntor, kur është seanca e radhës, ku avokatët do të dorëzojnë në gjykatë të gjitha argumentet se përse ata kërkojnë që Bogdani të mos ekstradohet. Më pas gjykata e ekstradimeve do të vendosë një datë për seancën përfundimtare, ku do të merret vendimi për çështjen "Bogdani". Procedura e ekstradimit e Armand Bogdanit do të jetë një test britanik për drejtësinë shqiptare dhe vetë ministrin e Drejtësisë, zotin Ilir Rusmaili. Nga ky proces do të mësohet se kush gëzon më shumë kredibilitet në organet e drejtësisë britanike, argumentet e avokatëve apo premtimi për një rigjykim të Bogdanit dërguar me shkrim nga ministri Rusmaili.

Akuza

Armand Bogdani, me origjinë nga Librazhdi, kërko het nga drejtësia shqiptare pasi më 4 korrik të vitit 2002 tentoi të trafikonte në Greqi 1,720 kilogramë kanabis. Prokuroja Clair Dobbin i tha gjykatës nëse kjo sasi droge do të shitej në tregun britanik do të kishte një vlerë prej 1,3 milionë paund ose 7,8 milionë paund nëse ishte e një cilësie të mirë. Bogdani është arrestuar më 5 gusht të 2007-ës në qytetin e Nottinghamit. Momentin e arrestimit ai deklaroi në polici se nuk kishte asnjë dijeni që ishte i dënuar në mungesë nga autoritetet shqiptare. Mësohet se ai kishte fituar leje qëndrimi përgjithmonë në Angli, garantuar nga autoritet britanike të emigracionit, madje kishte mundur të merrte edhe nënshtetësinë britanike, megjithëse ishte person në kërkim nga drejtësia shqiptare. Janë me dhjetëra rastet si ky i Armand Bogdanit, kur shqiptarë të kërkuar, të paraqitur me të dhëna të rreme, kanë mundur të fitojnë leje qëndrimi në Britaninë e Madhe, pasi në momentin kur ata kanë kërkuar azil nuk i janë nënshtruar një "skanimi" rigoroz për të mësuar identitetin e tyre të vërtetë dhe faktin se janë të kërkuar në Shqipëri.

"I humburi" flet anglisht

"I humburi" flet anglisht

Autori i romanit të njohur Fatos Kongoli udhëton drejt Britanisë së Madhe për promovimin e librit përkthyer nga Robert Elsie

Nga Londra
Muhamed Veliu

Fatos Kongoli gjatë javës në vazhdim do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe për të promovuar në anglisht novelën "I humburi". Vepra e Kongolit është përkthyer në gjuhën angleze nga përkthyesi i mirënjohur i letrave shqip Robert Elsie. Libri është zgjedhur për botim nga shtëpia botuese "Seren Books" në Uells. Ndalesa e parë e shkrimtarit Fatos Kongoli do të jetë në Universitetin e Uellsit, ku do t‘i paraqesë një audience të përbërë nga studentë dhe akademikë detajet e librit "I humburi". Oxfordi është një tjetër qytet britanik ku autori shqiptar do të prezantojë librin në librarinë "Maison Francaise". Ndërsa në Londër promovimi do të zhvillohet në një nga libraritë më të mëdha të kryeqytetit britanik e quajtur "Foyles". Pas Ismail Kadaresë, zoti Kongoli është i dyti autor shqiptar, vepra e të cilit mund të blihet nga publiku britanik nëpër librari në të gjithë vendin. Përkthimi i kësaj vepre në gjuhën angleze u mundësua nga shtëpia botuese "Seren Books" dhe zonja Sioned Roland. "Udhëtimin drejt Britanisë së Madhe po e pres me shumë gëzim dhe kënaqësi, sepse në radhë të parë ky është botimi im i parë në gjuhën angleze dhe e dyta sepse do të jem në Britaninë e Madhe për herë të parë në jetën time. Bashkimi i këtyre dy gjërave që janë për herë të parë, e bëjnë këtë udhëtim timin shumë të veçantë", është shprehur Kongoli në një intervistë telefonike për "Shqip". Pas Kadaresë, ai është shkrimtari i dytë shqiptar, veprën e të cilët britanikët do të kenë mundësi ta blejnë nëpër librari. Ç‘do të thotë një gjë e tillë për autorin Kongoli, një ish-matematicien? Që në fillim, ai me modesti thotë se nuk e di nëse është autori i dytë shqiptar, veprën e të cilit britanikët do të kenë mundësi ta lexojnë në gjuhën e tyre. Por pranon se për të ky është një eveniment me rëndësi. "Anglishtja është një gjuhë e madhe. Nuk është kollaj të botohesh në Britani, sidomos kur ti je një shkrimtar që vjen nga një vend i vogël besoj jo fort i njohur në Britani. Për mua është me të vërtetë një ngjarje", shprehet Kongoli. E pyesim nëse ai beson se në të ardhmen publiku britanik do të mund të lexojë në anglisht ndonjë tjetër vepër që mban firmën e tij? "Do të dëshiroja shumë", - fillon përgjigjen e kësaj pyetjeje ai duke vijuar: "Të shikojmë si do të shkojë ky libër. Ndoshta. Shpresoj. Sjellja e këtij libri në gjuhën angleze ka qenë tërësisht një përpjekje private e autorit me mbështetjen e shtëpisë botuese në "Seren Books" në Uells. Lajmi për botimin e Kongolit në anglisht ka ngjallur interes në komunitetin shqiptar në Britani, shumë prej tyre dashamirës të letërsisë shqipe.

Shoqata "Edith Durham" në bashkëpunim me gazetën "The Albanian" kanë organizuar një takim të autorëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani me shkrimtarin Kongoli. "Ardhja e Kongolit në Britani është një lajm i gëzueshëm për të gjithë krijuesit që jetojnë në këtë ishull. Zoti Kongoli përfaqëson një ndër autorët më të talentuar shqiptarë, gjë që dëshmohet në interesimin e botuesve britanikë. Për krijuesit shqiptarë në Britani ky është një eveniment i rrallë. Nëse deri më sot ne jemi përpjekur që fjalën shqipe ta transmetojmë nëpër zona të ndryshme në ishullin britanik, përmes tri antologjive me krijime nga poetë shqiptarë të këtushëm, kësaj here të gjithë së bashku do të kemi kënaqësinë të takohemi për një kafe me Kongolin" tha për gazetën "Shqip" Petrit Kuçana, drejtor i gazetës "The Albanin", njëkohësisht ideatori dhe organizatori i këtij takimi.

Për këtë takim, vetë autori Fatos Kongoli tha: "Do të jetë një kënaqësi e veçantë për mua të takoj shqiptarët e Britanisë, dashamirës të letërsisë. Të tjerët që nuk kanë të bëjnë me letërsinë që të marrin pjesë duhet të marrin pëlqimin tim. Mua më pëlqen të vijnë ata të cilët kanë punë me letërsinë, jo ata që s‘kanë asnjë lidhje". Fatos Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e tij janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi dhe së fundmi në Angli, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si "Le Monde", "Le Figaro", "La Stampa", "Le Temps", "Le Soir", "L‘Express", "Magazine Littéraire", "Der Tagesspiegel", etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit "Velia" (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika" më 2002-in. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për 2006-ën, ndërsa romani "Lëkura e qenit", i përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit Qershor 2006 në Gjermani.

Tuesday, 30 October 2007, 17:00 hours
Main Humanities Building
University of Wales
Bangor, Gwynedd, LL57 2DG
Wales
www.bangor.ac. uk

Wednesday, 31 October 2007, 17:15 hours
Maison Française
2-10 Norham Road
Oxford OX2 62E

Thursday, 1 November 2007, 18:30 hours
Foyles Bookshop
113-119 Charing Cross Road
London WC2H 0EB
tel. 020 7437 5660
events@foyles. co.uk
www.foyles.co. uk
(nearest tube station Tottenham Court Road)

Sunday, 21 October 2007

Londer. Prostitucioni, pranga 2 emigrantëve shqiptarë

Shfrytëzonin brazilianet e trafikuara

Nga Londra Muhamed Veliu

Pas trafikimit të vajzave shqiptare dhe atyre lindore, grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Londër kanë filluar rekrutimin e më pas trafikimin e vajzave braziliane. Policia londineze ka prangosur një grup kriminal shqiptar, që shfrytëzonte vajza braziliane për qëllime prostitucioni në Angli. Ato shfrytëzoheshin nëpër shtëpi publike që kishin në pronësi emigrantët shqiptarë, kryesisht në Londër dhe qytezën Heys, në jug të Anglisë. Të arrestuarit janë Jetnor Rrapushi dhe një tjetër shqiptar, identiteti i vërtetë i të cilit ende nuk është zbuluar, ku në momentin e arrestimit iu gjet një pasaportë greke, me emrin Antanas Klevas.Po të njëjtin fat ka pasur edhe lituanezja Jurate Pivoraite, e cila merrej me rekrutimin e vajzave për llogari të shqiptarëve. Tre anëtarët aktivë të këtij grupi kriminal provuan ftohtësinë e prangave angleze në bordellon ilegale, hapur në adresën "Balmoral Drive", qëndodhet në qytezën Hayes. Të arrestuarit e drejtonin këtë rrjet prostitucioni nga lagja "Wood Green" në veri të Londrës, e njohur si vendqëndrim i shumë elementëvekriminalë shqiptarë. Shqiptarët u arrestuan nga skuadra e antiprostitucionit, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Që prej një muaji, ata ishin nën survejimin policor. Operacioni i investigimit, filluar në mesin e muajit shtator, ishte koduar me emrin "Sellado". Policia mundi të shpëtojë tre vajza braziliane, të cilat shfrytëzoheshin nga shqiptarët. "Nga ky operacion bëmë të mundur lirimin nga shfrytëzimi të tre vajzave me origjinë nga Brazili. Dy prej tyre të moshës 29 vjeçe u gjetën në "Balmoral Drive". Ndërsa viktima tjetër 32 vjeçe u gjet në një tjetërshtëpi publike në Mile End, në lindje të Londrës", ka deklaruar "Scotland Yard" përmes një komunikate për shtyp. Ndërsa një zëdhënës i "Scotland Yard" tha për "Shqip" se këto arrestime u ndërmorën në kuadër të operacionit "Pentamenter 2", nisur në fillim të këtij muaji, me qëllim shpëtimin e vajzave të trafikuara dhe kthimin e tyre në jetën normale. Tre të arrestuarit janë përballuar në Gjykatën Magjistrale Westminster me akuzat për trafik njerëzish, kontroll prostitucioni, pastrim parash dhe përdorim pasaportash të falsifikuar.
__________________

Wednesday, 17 October 2007

Britania e Madhe ratifikon MSA-në

Nga Londra
Muhamed Veliu

Britania e Madhe ratifikon Marrveshjen e Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Lajmi i ratifikimit është deklaruar gjatë një takimi që sekretari i jashtëm britanik David Milliband pati me kryeministrirn Sali Berisha.
Milliband përmes një komunitarë për shtyp lëshuar nga Foreign Office është shprehur se ai kishte nderin të informomte kryeministrin shqiptarë se Britania e ka ratifikuar këtë marrveshje.
Por zoti Milliband i ka kujtuar kryeministrit Berisha se nga kjo marrveshje Shqiperia ka një sër obligimesh me partnerët ndërkombëtar në luftën kundra emigracionit ilegal dhe kriminalitetit.
”Ne besojmë se ratifikimi kësaj marrveshje do të ndihmojë Shqipërinë, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e saj europian për të parandaluar sasitë e mëdha të drogës që vinë nga Europa Lindore si dhe pakësimin e trafikut të njerzve” ka theksuar Miliband.
Gjata takimit janë diskutuar edhe çëshje rajonale të ballkanit perëndimor ku sipas sekretarit të jashtëm britanik shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe konstrultiv.
Zoti Miliband po ashtu ka falenderuar kryeministrin Berisha për mbështetjen qe Shqipëria jep në operacionet paqeruajtëse në Bosnjë, Irak dhe Afganistan.

Referati Berishës duartrokitet në Oxford Union

Nga Oxford Union për Top-Channel Muhamed Veliu

Kryeministri Sali Bersisha është i treti personalitet shqiptar pas Nënë Terezës dhe ish presindetit Afred Mosiu që mban një referat nëOxford Union.I themeluar përpara 182 vitesh, Oxford Union promovon debatin dhebashkëbisedimin jo vetëm në Universitetin e Oksfordit, por edhenë tëgjithë globin.Në të kanë referuar udhëheqesh shtetesh apo personalitete tëndryshme nga e gjithë Bota."Ndjehem shumë i nderuar që ndodhem i ftuar në Oksford Union, jovetëm se në këtë tribunë kanë folur personalitete botërore, disa prejtë cilëve i kam njohur dhe të tjerë admiruar, ndër ta edhe gruaja mëe shquar e shekullit që kaloi, bashkëkombësja ime, Nënë Tereza". Kathënë kryeministri Berisha në fillim të refereratit.Zoti Berisha gjatë referatin mbajtur në sallën qëndrore të Oxfordunion ka folur rreth tranzicionit të vështirë që po kalonshqipëria,aspirat e shqiptarëve dhe përpjekjet e qeverisë që aidrejton për t'ju bashkuar familjes europiane."Unë, si kryetar i opozitës, kam hapur fushatën elektorale që sollifitoren e forcave të opozitës, me Sir Joefry, dhe po si kryetar iopozitës jam pritur nga kryeministri Major dhe kam patur një takimtejet mbresëlënës me Lady Thacher, nga e cila u largova e bindur se,në rast se ajo nuk do të kishte dhënë dorëheqjen, SllobodanMilosheviçi do të kishte marrë përgjigjen e merituar shumë më herëtdhe se Ballkani i viteve '90 do të ishte një histori tjetër.Po në atë kohë jam takuar me Presidentin aktual të Universitetittuaj, Lord Patten, për të cilin ruaj një respekt dhe miqësi tëveçantë. Më pas, si President i Republikës, kam vizituar dy herevendin tuaj të madh, jam pritur nga Mbretëresha Elisabeth,Kryeministri Major dhe zyrtarë të tjerë më të lartë të këtij vendi"do të theksonte Berisha.Gjej një rast për të shprehur një mirënjohje shumë të thellëautoriteteve, institucioneve dhe taksapaguesve të Britanisë së Madhe,për të gjithë ndihmën e tyre tejet të çmuar që i kanë dhënë dhe ijapin Shqipërisë.Kosova ka qënë një tjëtër aspekt për të cilin Zoti Berisha ka qënë itejet i kujdeshëm në ato që deklaroi.Ai u bëri thrrje lidershipit kosovar për maturi duke deklaruar se atanuk duhet të hedhin hapa të parakohshëm dhe se c'do veprin duhet takoordinojnë me komunitetin ndërkombëtar.Më pas kryeministri Berisha i është përgjigjur pytjeve nga salla qëkishin të bënin kryesisht me Kosovën dhe se cfarë po bën qeveriashqiptare për të ashtuquajturin "Brain Gain" thithjen e trurit."Megjithëse kemi një program të përbashkët me PNUDIN për "Brain Gain"pranoj që ai nuk ka ecur sic duhet" ka thënë Berisha.Gjatë ditës së dytë në një vizite zyrtare në Britaninë e MadheKryeministri Berisha është takuar me sekretarin e jashtëm britanikDavid Milliband si dhe zyrtarë të lartë në Ministrinë britanike tëmbrojtjes.Shefi i Qeverisë Shqiptare është takuar edhe me drejtuesit e disashqoqatave shqiptare që veprojnë në Londër të cilëve i karikonfirmuar mbështetjen për punën e tyre.

Monday, 15 October 2007

Kryeministri Berisha, leksion në Oxford Union

Kryeministri Berisha, leksion në Oxford Union

Nga LondraMuhamed Veliu

Kryeministri Sali Berisha udhëton për në Angli, ku do të mbajë njëreferat në Oxford Union te Marten 16 Tetor 2007 ora 19:00. Mësohet se tema ereferatit do të jetë rreth zhvillimeve në të shkuarën dhe të sotmen eKosovës.Oxford Union është një nga institucionet më prestigjioze në botë përzhvillimin e debateve, duke ftuar personalitetet ndërkombëtare për tëreferuar. Kryeministri Berisha bëhet i treti personalitet shqiptar qëdo të referojë atje. Fillimisht ka qenë Nënë Tereza dhe dy vjet mëparë ish-presidenti Moisiu, ata të cilët kanë referuar në këtë Unionme famë botërore. Ish-presidenti Moisiu referoi rrethtemës ""Toleranca ndërfetare në traditën e popullit shqiptar". OxfordUnion është themeluar përpara 182 vitesh, për të promovuar debatindhe bashkëbisedimin jo vetëm në Universitetin e Oksfordit, por edhenë të gjithë globin. Themelimi i Oxford Union daton nëvitin 1823 si një forum debatesh dhe bashkëbisedimi për atë kohë kushkëmbimi i ideve ishte një nocion i huaj për autoritetete universitetit. Disa nga personalitet më të rëndësishme që kanëreferuar në këtë union kanë qenë, Malcolm X në vitin 1960. Ish-presidenti amerikan, Richard Nixon, në vitin 1970 të parinfjalim të tijin pas skandalit Watergate, e mbajti në këtë union, kupranoi gabimin, duke i thënë audiencës: "Unë pagova çmimin". Në vitin1980 ishte Gerry Adams i cili atë kohë i ishte ndaluar dalja nëtelevizion. Ai mbajti një fjalim për çështjet e Irlandës. Gjatëviteve të mëvonshme në sallën e debateve janë ngjitur personalitetetmë të shquara jo vetëm të politikës, por edhe nga fusha të tjera tëjetës. Disa kohë më parë, Dalai Lama u ndoq nga një numër rekord pjesëmarrësish në debatin e tij për budizmin.

Friday, 12 October 2007

Pranga angleze dy vrasësve shqiptarë

Pjetër Lekstakaj dhe Frrok Koçeku nisin procedurat kundra ekstradimit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Arrestohen në Angli dy shqiptarë, të cilët janë dënuar në mungesë për vrasje. Ftohtësinë e prangave angleze, për llogari të drejtësisë shqiptare, e kanë provuar Pjetër Lekstakaj, nga Lezha, së bashku me Frrok Koçekun, nga Dibra. Lekstakaj u përfshi në vrasje në mars të 1999-ës, ndërsa Koçeku në 1996-ën.

Lekstakaj vrau Nikoll Kolën

Pjetër Lekstakaj është arrestuar në qytetin e Birmingamit, të cilin e kishte zgjedhur si vend fshehje. Ai është dënuar në mungesë për vrasjen e Nikoll Kolës nga qyteti i Lezhës. Lekstakaj, 59 vjeç, tetë vjet më parë i qëlloi një karikator automatiku bashkëfshatarit të tij për një pjesë toke. Që nga ajo kohë ai u zhduk pa lënë gjurmë. Mësohet se për arrestimin e Pjetër Lekstakaj ka ndihmuar zyra e Interpol Tiranës, e cila disa kohë më parë kanë identifikuar vendndodhjen. Pjetër Lekstakaj ka dalë përballë një gjykate ekstradimesh në Londër, e cila ka filluar procedurat e ekstradimit. Që në këtë seancë, avokatët mbrojtës i kanë thënë gjykatës se ata do ta kundërshtojnë ekstradimin për klientin e tyre, pasi, nëse dërgohet për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, nuk do të ketë kujdes psikiatrik të nevojshëm. Avokatët e Lekstakaj po luajnë me kartën e të sëmurit mendor.

Koçeku vrau Besim Buçin

Frrok Koçeku do të prangosej në zonën Milton Keyns. Ai fshihej në këtë zonë, pasi 11 vjet më parë ka kryer vrasjen e Besim Buçit. Sipas prokurorit britanik, që përfaqëson kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim, Koçeku ishte në dijeni të vendimit të Gjykatës Shqiptare të Shkallës së Parë në Dibër, e cila e dënoi atë më 15 vite burg. Prokurori e ka mbështetur këtë fakt në dokumentacionin e ardhur nga Tirana. Në njërin prej shumë dokumenteve është firmosur nga Koçeku kërkesa për ta apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Si edhe në shumë raste të tjera ekstradimesh avokatët e Koçekut e kanë ndërtuar mbrojtjen e klientin që përfaqësojnë mbi hipotezat se në Shqipëri nuk ka gjykim të drejtë. "Në Shqipëri abuzohet me sistemin drejtësisë dhe nuk kryhen procese të padrejta", ka deklaruar në gjykatë avokati Ben Watson. Koçeku do të paraqitet në këtë gjykatë më 23 tetor për të mësuar nëse do të ekstradohet për në Shqipëri apo jo.

Sinani dhe Kallmi: Mos na ekstradoni

Që prej një viti kur u arrestuan në Londër Afrim Sinani dhe Edmond Kallmi kanë marrë pjesë në seancë gjyqësore maratonë ku përmes avokatëve po mundohen t‘i mbushin mendjen gjykatës për mos t‘i ekstraduar. Sipas avokatëve nëse ata ekstradohen nuk do t‘u zhvillohet një proces gjyqësor i ndershëm. Po më të njëjtin justifikim pesë vjet më parë Fatmir Bleta i dënuar për vrasje i shpëtoi ekstradimit. E njëjta histori u përsërit disa muaj më parë me vrasësin e dyfishtë Ymer Hoxha nga fshati Shëmrie i Kukësit. Afrim Sinani 32 vjeç është prangosur nga policia londineze, pas dhjetë vitesh në kërkim, ku fshihej me një emër të rremë. Skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard e arrestoi atë pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje, nga drejtësia shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, nga Metropolitan Police (Zyra e Ekstradimeve në Londër), në zonën Ilford Essex është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, Afrim Sinani, me origjinë nga fshati Shëmri i Kukësit. Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, me vendim të datës 29 tetor të vitit 1996, e ka shpallur fajtor për veprat penale të vrasjes me dashje dhe të armëmbajtjes pa leje, për të cilat është dënuar me 20 vjet heqje lirie. Ndërsa Edmond Kallmi, 30 vjeç, i dyshuar si mik i ngushtë i Dritan Vilës, ka rënë në prangat e policisë angleze, pas urdhrit të arrestit nga policia shqiptare. Krimi për të cilin është arrestuar Edmond Kallmi, mësohet të ketë ndodhur më 12 shtator të vitit 1998. Edmond Kallmi dhe Dritan Vila mësohet se kanë vrarë Adriana Besin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Perondi të Kuçovës, kur në rrethana të paqarta Dritan Vila dhe Edmond Kallmi kishin takuar vajzën dhe më pas e kishin ekzekutuar atë. Pikërisht për këtë ngjarje, sipas policisë së Qarkut të Beratit, Dritan Vila, anëtar i "Bandës së Lushnjës" dhe miku i tij, Edmond Kallmi, janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Beratit me nga 12 vite burg secili.

Thursday, 11 October 2007

Angli, fushatë kundër dy "pedofilëve" të kërkuar

Procesi i ekstradimit ngjall reagime. Anglezët, dyshime se gjithçka
është sajesë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Fillimi i procedurave të ekstradimit për llogari të drejtësisë
shqiptare të dy shtetasve britanikë të akuzuar për pedofili, ka
shkaktuar reagimet e para tek ata të cilët i kanë njohur nga afër
Dino Christodouloun e Robin Arnold.
Në mbrojtje të Christodoulou janë rreshtuar edhe drejtues të lartë të
kishës lokale, të cilët mendojnë se bashkëqytetarit të tyre 44-vjeçar
i është ngritur një kurth. Rev Bernard Cocker, i cili drejton
organizatën e bamirësisë "International Aid Trust" është shprehur në
një intervistë për mediat lokale se Christodoulou, është një njeri me
integritet.
Sipas atyre që e kanë njohur për të cilin prokuroria shqiptare,
bazuar në dëshmitë e fëmijëve thotë se ai është njeriu kyç në
abuzimet e tyre, mësohet se ai prej shumë vitesh është angazhuar në
misione bamirësie. Dino Christodoulou u prangos muajin e shkuar në
qytetin e Blacburnit për llogari të prokurorisë shqiptare.
Ai që në momentin e arrestimit, së bashku me avokatët, kanë nisur
betejën për bllokimin e procesit të ekstradimit nga Anglia për në
Shqipëri. Pastori Gerald Norcross, i kishës "Colne Gospel
Fellowship", njëkohësisht drejtues i "Colne Churches Together" është
njëri prej mbështetësve të fushatës "Drejtësi për Dinon". Më 25 tetor
në një gjykatë londineze, Dino Christodoulou dhe Robin Arnold, do të
marrin pjesë në seancën e radhës të një procesi ekstradimi.
Në ngarkim të tyre, prokuroria shqiptare thotë se ka prova të
mjaftueshme që vërtetojnë përfshirjen në marrëdhënie seksuale me të
mitur.

Tuesday, 9 October 2007

Londra, Ekipit të Unitetit: “Kujdes nga provokimet”

Londra, Ekipit të Unitetit: “Kujdes nga provokimet”

Nga Foreign Office për Top-MediaMuhamed Veliu

Me ftesë të qëverisë Angleze Ekipi i Unitetit ka zhvilluar në Londër 9 Tetor 2007, një sër takimesh të nivelit të lartë ku ai më i rëndësishmi me sekretarin e jashtëm britanik David Milliband.
Ministria e Jashtme Britanike “Foreign Office” nuk ka pranuar të komentojë me detaje se ç’farë është biseduar në këtë takim.
Në fund të tij zoti Milliband deklaroi: “Ne duhet të zgjidhim çështjen e statusit të Kosovës. Duke e bërë këtë, kjo është vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Zgjidhja e statusit të Kosovës kërkon lidership dhe vizion nga të dyja palët. Jam i lumtur që pata fatin ta disktutoj këtë me “Ekipin e Unitetit”. Ata duhet të angazhohen në takimet e mbetura me kreativitet kurajo dhe shpirt kompromisi. Të gjitha palët duhet të jenë të kujdeshme nga fjalët dhe veprimet provokative. Shpresoj se procesi udhëhequr nga Trojka do të mbërrijë në një marrveshje. Por nëse kjo nuk do të ndodhë, plani Ahtisari do të jetë mundësia më mirë për të ecur përpara”
Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një konference përshtyp përpara takimit me zotin Miliband, tha se jemi në Londër për të kërkuar mbështetje në shpejtimin e procesit për statusin final të Kosovës.
“Ne në të gjitha takimet kemi shtuar nevojën permanete të shpejtimit dhe përfundimit të procesit sa më parë, në interes të qyetarëve të Kosovës” ka theksuar Sejdiu.
Grupi negociatoreve shqiptar është treguar i kujdeshëm në përgjigjet e dhëna pytjeve drejtuar nga gazetarët se cilat janë vëndet të cilat do ta njohin shpalljen e pavarsësisë pas 10 dhjetorit.
Presidenti Sejdiu tha se për shpalljen e pavarsisë do të ketë veprime të koordinuara.
Pyetjes së një gazetari se a do të jetë e pavarur Kosova në 2008-tën kryeministri Agim Çeku i dha këtë përgjigje.
“Madje më herët se në 2008”.
Ndërsa antari tjetër i “Ekipit të Unitetit” Hashim Thaçi deklaroi se pas datës 10 Dhjetor, është koha për verndim-marrje.
Ekipi Umitetit po ashtu ka patur takime të nivelit të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes MOD, me këshilltarë të kryemistrit Gordon Brown në zyrat e kryeministrisë 10 Downin Street, Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe me Lordin Ashdoun.

"Në kërkim të kopshtit të gjyshes"

"Në kërkim të kopshtit të gjyshes"

Tirana në "Tate Britain", përmes video-artit


Nga Londra

Muhamed Veliu

Për herë të parë në galerinë prestigjioze "Tate Britain" është ekspozuar puna e dy artistëve shqiptarë. Denis Hyka dhe Violana Murataj, përmes video-artit të pamjeve filmike kanë sjellë në këtë galeri me famë botërore, Tiranën. Vepra e dy artistëve shqiptarë, njëri jeton në Londër e tjetra në Tiranë, quhet "Në kërkim të kopshtit të gjyshes". Hyka ka dhjetë vjet që nuk e viziton vendlindjen e tij, Tiranën. Përmes vizatimeve ai ka hedhur në letër të gjitha kujtimet që i kanë mbetur nga vendlindja. Bashkëpunimi me artisten Violana Murataj nisi dy vjet më parë, kur ata u ftuan të merrnin pjesë në projektin "Imagine art after", një bashkëpunim mes artistëve që kanë emigruar në Angli dhe atyre që kanë qëndruar në vendet e origjinës. Në 2005 Hyka i dërgoi vizatimet Muratajt, si ai e mbante mend Tiranën e para dhjetë vjetëve, ndërsa ajo këto vizatime do t‘i kthente në foto. Ndërkohë që këtë vit ata menduan të bënin diçka ndryshe. Denis Hyka hodhi në letër të gjitha kujtimet për shtëpinë e gjyshes, ndërsa Violana me një kamera në dorë shëtiti në çdo cep të Tiranës për ta gjetur atë. Ky është thelbi i kësaj video-arti, e cila u mirëprit nga publiku britanik, madje shkaktoi lot te shqiptarët e pranishëm që mes veti kujtonin kohën kur ata luanin në ato rrugë tiranase që projektoheshin në një ekran të madh në një nga sallat e "Tate Britain". E ndërsa në një prej dy ekraneve projektohej Tirana me rrugicat e ngushta e shtëpitë karakteristike me qerpiç, përballë këtij ekrani ishte vendosur një tjetër ekran ku ishte fiksuar artisti Hyka. Momenti më kulminant i këtij video-arti është kur Violana e gjen shtëpinë e gjyshes. Në ekranin tjetër projektohet Denis Hyka duke qarë. Lot të cilët krahas mallit për vendlindjen kanë të bëjnë me faktin se ai nuk mundi t‘i hedhë mbi varr dy grushte dhé gjyshes së dashur, e cila ndërroi jetë disa kohë më parë. Ky bashkëpunim i artistëve Hyka dhe Murataj është përmbledhur në formën e një ditari në një libër ku ata përmes fotove me tekst shoqërues tregojnë hap pas hapi realizimin e video-artit "Në kërkim të kopshtit të gjyshes". "Jam shumë e lumtur që puna jonë u ekspozua në këtë galeri. Natyrisht që për çdo artist është një event i rëndësishëm të jetë pjesë e ‘Tate Britain‘, aq më tepër për mua si një artiste e re në fushën e artit vizual", është shprehur Murataj.Ndërsa Denis Hyka do të thoshte se në fillim ai e nisi këtë projekt me një farë pasigurie dhe nuk e priste një sukses të tillë."Duke bashkëpunuar ngushtë me Violanën gjatë gjithë kësaj kohe, duke parë emocionet që shkaktoi ky projekt deri sa u gjet ajo që duhej gjetur, shtëpia e gjyshes, arrita të kuptoj se ishte një punë me rëndësi. Prezantimi në ‘Tate Britain‘ është një diçka e veçantë". Për Denis Hykën gjetja e kopshtit të gjyshes nga Viola ishte një surprizë, e cila do të përjetohej me lot nga ai, sidomos momenti kur ajo shkon edhe te varri i gjyshes, duke e filmuar atë. Artisti Hyka, që ka dhjetë vjet pa ardhur në Shqipëri, thotë: "Më ka mbetur pishman që nuk isha në varrimin e saj. Kur pashë videon m‘u duk vetja sikur kisha qenë atje". Filmimet e bëra me kujdes nga artistja e re Murataj, e cila punon për studion grafike "VGA", pjesë e "Top Medias", ka ngjallur emocion tek ata shqiptarë që patën mundësi të ndjekin natën e parë të inaugurimit të veprës së dy bashkëkombësve të tyre. "Për mua ishte shumë prekëse të shikoja mikun tim që merrte pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm dhe të shikoja Tiranën, pavarësisht që kam pak kohë që kam qenë. U ndjeva shumë e emocionuar kur pashë rrugët e Tiranës, sidomos pjesa më prekëse ishin imazhet e varrezave", u shpreh Julinda Sharra. Vepra e artistëve shqiptarë ka ngjallur kureshtje te vizitorët joshqiptarë. Njëra prej tyre, Sara James, ndihmësja e atasheut kulturor të ambasadës amerikane në Londër, thotë se për të ishte një vepër interesante, pasi për të dytën herë në pak kohë ajo shikonte pamje nga Tirana. "Di shumë pak për Tiranën. Por duke parë këtë film të shkurtër, m‘u duk vetja sikur po udhëtoja me makinë në rrugët e këtij qyteti. Ato rrugë të bëjnë për vete. Të fusin në një botë tjetër, ku të duket vetja se ti je duke observuar gjithçka. Padyshim një punim interesant". Kjo vepër e dyshes Hykaj-Murataj ngjalli interes te disa pronarë galerish në Francë, Itali, Amerikë, të cilët u bënë ftesa artistëve shqiptarë për ta çuar këtë video-art në galeritë e tyre.

"Në kërkim të kopshtit të gjyshes"

"Në kërkim të kopshtit të gjyshes"

Tirana në "Tate Britain", përmes video-artit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Për herë të parë në galerinë prestigjioze "Tate Britain" është ekspozuar puna e dy artistëve shqiptarë. Denis Hyka dhe Violana Murataj, përmes video-artit të pamjeve filmike kanë sjellë në këtë galeri me famë botërore, Tiranën. Vepra e dy artistëve shqiptarë, njëri jeton në Londër e tjetra në Tiranë, quhet "Në kërkim të kopshtit të gjyshes". Hyka ka dhjetë vjet që nuk e viziton vendlindjen e tij, Tiranën. Përmes vizatimeve ai ka hedhur në letër të gjitha kujtimet që i kanë mbetur nga vendlindja. Bashkëpunimi me artisten Violana Murataj nisi dy vjet më parë, kur ata u ftuan të merrnin pjesë në projektin "Imagine art after", një bashkëpunim mes artistëve që kanë emigruar në Angli dhe atyre që kanë qëndruar në vendet e origjinës. Në 2005 Hyka i dërgoi vizatimet Muratajt, si ai e mbante mend Tiranën e para dhjetë vjetëve, ndërsa ajo këto vizatime do t‘i kthente në foto. Ndërkohë që këtë vit ata menduan të bënin diçka ndryshe. Denis Hyka hodhi në letër të gjitha kujtimet për shtëpinë e gjyshes, ndërsa Violana me një kamera në dorë shëtiti në çdo cep të Tiranës për ta gjetur atë. Ky është thelbi i kësaj video-arti, e cila u mirëprit nga publiku britanik, madje shkaktoi lot te shqiptarët e pranishëm që mes veti kujtonin kohën kur ata luanin në ato rrugë tiranase që projektoheshin në një ekran të madh në një nga sallat e "Tate Britain". E ndërsa në një prej dy ekraneve projektohej Tirana me rrugicat e ngushta e shtëpitë karakteristike me qerpiç, përballë këtij ekrani ishte vendosur një tjetër ekran ku ishte fiksuar artisti Hyka. Momenti më kulminant i këtij video-arti është kur Violana e gjen shtëpinë e gjyshes. Në ekranin tjetër projektohet Denis Hyka duke qarë. Lot të cilët krahas mallit për vendlindjen kanë të bëjnë me faktin se ai nuk mundi t‘i hedhë mbi varr dy grushte dhé gjyshes së dashur, e cila ndërroi jetë disa kohë më parë. Ky bashkëpunim i artistëve Hyka dhe Murataj është përmbledhur në formën e një ditari në një libër ku ata përmes fotove me tekst shoqërues tregojnë hap pas hapi realizimin e video-artit "Në kërkim të kopshtit të gjyshes". "Jam shumë e lumtur që puna jonë u ekspozua në këtë galeri. Natyrisht që për çdo artist është një event i rëndësishëm të jetë pjesë e ‘Tate Britain‘, aq më tepër për mua si një artiste e re në fushën e artit vizual", është shprehur Murataj.Ndërsa Denis Hyka do të thoshte se në fillim ai e nisi këtë projekt me një farë pasigurie dhe nuk e priste një sukses të tillë."Duke bashkëpunuar ngushtë me Violanën gjatë gjithë kësaj kohe, duke parë emocionet që shkaktoi ky projekt deri sa u gjet ajo që duhej gjetur, shtëpia e gjyshes, arrita të kuptoj se ishte një punë me rëndësi. Prezantimi në ‘Tate Britain‘ është një diçka e veçantë". Për Denis Hykën gjetja e kopshtit të gjyshes nga Viola ishte një surprizë, e cila do të përjetohej me lot nga ai, sidomos momenti kur ajo shkon edhe te varri i gjyshes, duke e filmuar atë. Artisti Hyka, që ka dhjetë vjet pa ardhur në Shqipëri, thotë: "Më ka mbetur pishman që nuk isha në varrimin e saj. Kur pashë videon m‘u duk vetja sikur kisha qenë atje". Filmimet e bëra me kujdes nga artistja e re Murataj, e cila punon për studion grafike "VGA", pjesë e "Top Medias", ka ngjallur emocion tek ata shqiptarë që patën mundësi të ndjekin natën e parë të inaugurimit të veprës së dy bashkëkombësve të tyre. "Për mua ishte shumë prekëse të shikoja mikun tim që merrte pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm dhe të shikoja Tiranën, pavarësisht që kam pak kohë që kam qenë. U ndjeva shumë e emocionuar kur pashë rrugët e Tiranës, sidomos pjesa më prekëse ishin imazhet e varrezave", u shpreh Julinda Sharra. Vepra e artistëve shqiptarë ka ngjallur kureshtje te vizitorët joshqiptarë. Njëra prej tyre, Sara James, ndihmësja e atasheut kulturor të ambasadës amerikane në Londër, thotë se për të ishte një vepër interesante, pasi për të dytën herë në pak kohë ajo shikonte pamje nga Tirana. "Di shumë pak për Tiranën. Por duke parë këtë film të shkurtër, m‘u duk vetja sikur po udhëtoja me makinë në rrugët e këtij qyteti. Ato rrugë të bëjnë për vete. Të fusin në një botë tjetër, ku të duket vetja se ti je duke observuar gjithçka. Padyshim një punim interesant". Kjo vepër e dyshes Hykaj-Murataj ngjalli interes te disa pronarë galerish në Francë, Itali, Amerikë, të cilët u bënë ftesa artistëve shqiptarë për ta çuar këtë video-art në galeritë e tyre.

Saturday, 6 October 2007

Sienna Miller, dy herë mat

Aktorja britanike, e fotografuar nudo në park. Jani Jançe, paparaci shqiptar i Londrës, autori i fotove sensacionale

Nga Londra Muhamed Veliu

Aktorja britanike, Sienna Miller, është shtangur kur ka parë fotot e saj nudo gjatë xhirimit të një filmi një ditë më pas në të gjitha gazetat britanike. Mbase ajo do të shtangej më shumë nëse do të mësonte identitetin e njeriut që me syrin e mprehtë fiksoi momentet kur ajo në një park londinez pozon nudo përpara kamerave gjatë xhirimit të një skene në filmin "Hippie Hippie Shake". Bukuroshja bionde në këtë skenë është tërësisht nudo, me një tufë me lule në kokë.Ishte po i njëjti paparac, i cili tre vjet më parë do ta fotografonte me zinxhirin e pantallonave hapur brenda në avionin e linjës New York-Londër.Dhe ai është shqiptari Jani Jançe, njohur si paparaci shqiptar i Londrës.Edhe kësaj here fati ka qenë në anën e tij. Një "tip-off" (dhënie informacioni), siç njihet në zhargonin e paparacëve, e ka çuar fierakun Jançe drejt fotove sensacionale, cilësuar si fotot e muajit në Britaninë e Madhe. Por si mundi Jançe të sigurojë skupin e radhës?Duke folur ekskluzivisht për "Shqip", ai për herë të parë bën publike detajet e fotografimit të aktores seksi, Sienna Miller. "Kam lidhjet e mia brenda industrisë së filmit, ku kam punuar edhe vetë në mbarim të shkollës për kinematografi. Kështu edhe kësaj here më ndihmoi një kontakt, i cili më dha të dhëna të sakta se ku do të xhirohej filmi në të cilën luan Miller", rrëfen Jançe. Ai pohon se nuk e priste të fiksonte aktoren tërësisht të zhveshur, aq më shumë kur në atë shesh xhirimi ishin edhe mbi 15 paparacë të tjerë, tre prej tyre nga agjencia "BigPicture", ku Jançe nisi karrierën si paparac katër vjet më parë. "Besoja se do të kisha foto njësoj si të gjithë të tjerët. Por në punën tonë, pavarësisht nga talenti, mbi të gjitha duhet të kesh fat. Avantazhi im ishte se munda të hyj në një shtëpi përballë sheshit të xhirimit, ku nuk më shikonte njeri. Pagova të zotin e shtëpisë 500 sterlina për të pasur akses. Ky ishte avantazhi im, pasi ato momente kur Sienna filloi të hiqte rrobat, të gjithë paparacët e tjerë ishin larg dhe nuk kishin rreze shikimi", thotë paparaci shqiptar i Londrës, kthyer në tmerrin e personave VIP, të cilëve nëse ai u vihet nga pas, zor se mund t‘i shpëtojnë aparatit të tij "Canon" me objektiv filmimi 600 metra në distancë. Jançe nuk u ka besuar syve kur ka parë aktoren nudo dhe fillimin e xhirimit pas komandës "Action". E ndërsa kamerat kanë përfunduar xhirimet e sekuencës nudo, po të njëjtën gjë ka bërë edhe shqiptari. Plot 30 shkrepje të shoqëruara me një adrenalinë dhe rrahje zemre. "Munda të fotografoj Sienna Miller tërësisht nudo. I kemi ekskluzive", kjo ka qenë fjalia e përcjellë në ato momente përmes telefonit, bosit të agjencisë "Xposure", e cila merret me shitjen e fotove të paparacëve. Numri një i kësaj kompanie ka shtangur, duke mos besuar për një moment atë që dëgjonte, pasi në vendxhirim ai e dinte që kishte edhe paparacë të tjerë. Nuk ka vonuar shumë kur në zyrën e tij kanë mbërritur imazhet e dërguara nga terreni. Tashmë, kur ato foto ishin ekskluzive, atij si mbetej gjë tjetër veçse të hidhej në sulm për të gjetur treg. Të gjithë tabloidët ishin të interesuar, por askush nuk pranonte të blinte 100% ekskluzivitetin e fotove. Por arrihet një marrëveshje. Gjashtë tabloidë blejnë fotot. Totali i shitjeve, 70 mijë paund. "Xposure" fillon negociatat me tabloidët dhe revistat e tjera në botë. Një gazetë gjermane, e cila pas pak minutash shkonte në shtypshkronjë me shpejtësi, ndryshon njërën nga faqet e saj, duke botuar katër foto të yllit të kinematografisë britanike. Amerika ku Miller gëzon goxha famë, ishte një tjetër vend shitjeje për këto foto që mbajnë mbishkrimin Jance/Xposure. Paparaci shqiptar i Londrës, që njeh vetëm sukses, të cilin e kanë zili edhe paparacët e tjerë britanikë, pohon se përpara fotografimit të Sienna Miller ai ishte në Festivalin e Filmit në Venecia, ku mundi të fotografojë aktoren Anxhelina Xholi me bashkëshortin Brad Pit, për të cilat Jançe thotë se i është vënë në dyshim autorësia. "Më vjen keq që një prezantues shqiptar gjatë fundjavës në emisionin që drejton i bën pyetje njërit prej të ftuarve në formë kuisi nëse ato foto janë marrë nga një paparac shqiptar apo ajo".

Tre vjet më parë: "Si e fotografova Sienna Miller në avion"

"Nisemi për në New York, ku kishim informacion të saktë se ku do të ishte aktorja Sienna Miller. E fotografoj për disa ditë me radhë. Duke u kthyer për në Londër, qëllon që ajo ishte po me të njëjtin avion me mua", tregon Jani historinë e fotografimit të Miller. "Nuk mund të nxirrja nga çanta aparatin e madh. Gjithmonë mbaj me vete një të vogël. Gjej një moment dhe i bëj vetëm një shkrepje. Sienna s‘e priste një gjë të tillë. U mërzit, po kujt i bëhej vonë. Kur mbërrij në Londër e kaloj foton në laptop dhe ç‘të shikoje: Sienna e kishte harruar zinxhirin e xhinseve hapur. Kur ia nisa agjencisë, bosit tim iu bë shumë qejfi. Ajo foto është shitur shumë dhe është një ndër fotot më të shtrenjta që kanë në agjencinë "Big-Pictureku", punoja më parë".

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats