Thursday, 27 September 2007

Në gjurmët e gjyshes

Në gjurmët e gjyshes

Sot është 70-vjetori i vdekjes së Tefta Tashko Koços. E mbesa Teuta, jep koncert përkujtimor në Korçë

Nga Londra Muhamed Veliu

Sopranoja Teuta Koço ka udhëtuar nga Anglia me mijëra kilometra për t‘iu bashkuar një koncerti aspak të zakonshëm.
Kësaj here ajo nuk do të ngjitet në skenat angleze apo evropiane ku gjithnjë ka shkëlqyer, por në një qytet të Shqipërisë, tejet i veçantë për të.
Është Korça, qyteti që nga gjiri i saj gjithmonë ka prodhuar artistë. Njëra prej tyre, gjyshja e Teutës, e madhja Tefta Tashko Koço. Ky vit përkon me 70-vjetorin e ndarjen nga jeta të kësaj këngëtareje të pazëvendësueshme për vokalin e saj dhe interpretimin e perlave të muzikës korçare.
Duke folur për "Shqip", përpara nisjes për në Shqipëri, Teuta nuk e fsheh gëzimin që edhe ajo do të jetë pjesë e këtij koncerti. "Ishte ideja e babait tim të dashur Eno Koços që edhe unë të merrja një rol sado të vogël në këtë koncert duke kënduar dy ose tri këngë nga repertori i gjyshes time.
Kjo u duk një ide shumë e mirë nga drejtori i shkollës, Tefta Tashko Koço, zoti Pandi Bello. Për mua, natyrisht, do të jetë një koncert ndryshe për vetë faktin se është hera e parë që unë shkoj në Korçë, ku pa dyshim do të takohem edhe me të afërmit e mi. Kam zgjedhur për të interpretuar këngët qytetare lirike, të cilat janë interpretuar me aq dashuri dhe pasion nga gjyshja ime, Tefta", deklaron Teuta.
Mësohet se përgatitjet për këtë koncert kanë kohë që kanë filluar nën kujdesin e vetë kryetarit të bashkisë, zotit Seleshi. Është shkolla që mban emrin e Tefta Tashko Koços, e cila me korin e saj do të risjellin këngët lirike, të cilat interpretoheshin me mjeshtëri nga Tefta.
Koncerti do të zhvillohet në ora 11:30 në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Suksesi

Teuta Koço korri një sukses të jashtëzakonshëm në filmin "Flauti Magjik". Ajo pohon se pas mbarimit të këtij filmi shfaqjes në kinematë botërore, ajo është marrë me një tjetër "Flaut Magjik". "Gjatë kësaj kohe jam marrë me një tjetër "Flaut Magjik", por jo film. Ka qenë në formën e operës, e cila është pritur shumë mirë në jug të Anglisë ku është vënë në skenë. Me këtë operë, kam fituar edhe një çmim". Por ndërkohë, krahas aktivitetit muzikor, Koço ka marrë përsipër të bëhet edhe ambasadore e të drejtave të emigrantëve dhe të përçojë mesazhin për një emigracion të ligjshëm. Vetëm pak kohë më parë, ajo u përzgjodh nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit si ambasadore dhe imazhi i fushatës për një emigracion të rregullt. Qëllimi është që bashkë me muzikën ajo të ofrojë edhe një mesazh për bashkëkombësit e saj kudo që ndodhen, pse jo edhe në vendet ku jep koncerte."Në planet e mia të afërta me këtë organizatë është organizimi i një koncerti në Butrint. Ende nuk është vendosur data", pohon ajo.

Kush është Tefta Tashko Koço

Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos, i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Monpelje-Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t‘i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930, Tefta bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike "Pathe"-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe, Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si: Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini etj., dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjitha qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris-Francë dhe Milano-Itali. Ndër to po përmend: "Zare trëndafile", Të dua, moj goc‘ e vogël", Bilbil çapkëni", Qante lulja lulen", "Kenke nur i bukurisë","As aman, moj lule" etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muzikantëve të shquar popullorë të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesëmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar, Marie Kraja, në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence Itali më 30 maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si: Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkëngjisnim edhe këngët popullore të përpunuara nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lagush Poradecit si p.sh "Kroi i fshatit tonë", apo "Kur më vjen burri nga stani". Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera "Bohemë" e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera "Berberi i Seviljes" e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qenë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37-vjeçare.

Saturday, 22 September 2007

BBC "masakron" imazhin e Shqipërisë, reagon komuniteti shqiptar në Britani

BBC "masakron" imazhin e Shqipërisë, reagon komuniteti shqiptar në Britani

Një tjetër gazetar britanik "nxin" realitetin shqiptar: Bregdeti i mbushur me bunkerë të komunizmit

Pas shkrimit të kritikuar të A.A Gill, në gazetën "Sunday Times" vitin e shkuar, një tjetër gazetar britanik, përmes një dokumentari për vendet e Evropës ish-komuniste, "masakron" imazhin e Shqipërisë. Michael Pailin, një gazetar që realizon dokumentarë gjatë udhëtimeve në vende të ndryshme të botës, disa ditë më parë i paraqiti audiencës britanike në BBC1 një Shqipëri tjetër. Dhe për këtë ai ka zgjedhur metodën e krahasimit me vendet e tjera. Pailin e filloi programin duke udhëtuar në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi, që "me resurset e tyre turiste verore e dimërore kanë se ç‘të ofrojnë". Por kur vjen puna te fqinji i tyre, Shqipëria, gjithçka serviret tërësisht ndryshe.Sipas gazetarit britanik, atje mund të gjesh një vend me një imazh krejt tjetër: imazhin mesjetar të një vendi mysliman, ku dele të pafajshme theren për kurban në majë të maleve ku jetojnë disa baballarë të sektit bektashian, për t‘ia lënë më pas vendin një komenti, në të cilin Shqipëria përshkruhet si vend prostitutash apo hajdut "Benz"-ash. Me një axhendë të papërcaktuar para mbërritjes në Durrës, Michael Pailin i bën reklamën më të keqe të mundshme turizmit shqiptar. Gjatë programit ai komenton infrastrukturën e keqe që ka Shqipëria për turizmin dhe sipas tij, "bregdeti shqiptar nuk ia vlen për t‘u frekuentuar, pasi është mbushur me bunkerë të trashëguar nga epoka e komunizmit".Fatmirësisht, diçka i kishte pëlqyer gazetarit britanik. Ishte qyteti i Krujës, por që nuk shpëtoi nga etiketimi si një "vend më shumë lindor, se sa vetë Turqia". Ndërsa Tirana me pallate shumëngjyrëshe është cilësuar si një përpjekje e kryebashkiakut Rama, por që barazohet me idiomën britanike "You can not polish a turd". Nuk i kanë shpëtuar kamerës së gazetarit britanik edhe disa punëtorë pranë kryqëzimit të "Zogut të Zi", puna e të cilëve është përbuzur prej tij. Sikurse edhe në rastin e A.A Gill, edhe Pailin shoqërohej nga një gazetar shqiptar, i kthyer në cicëron të problemeve sociale që kalon Shqipëria, të përpunuara e përzgjedhura me kujdes gjatë montazhit në BBC1.
REAGIMET
"Dokumentari, një goditje e rëndë" Dokumentari i transmetuar nga gjiganti televiziv BBC1 ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar në Angli. Ralf Gjoni, drejtues i "Mjaft London Club", e cilëson programin e Michael Pailin në BBC1, si një tjetër goditje e rëndë për imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarët në Britaninë e Madhe. "Shqipëria ngjau me një vend të humbur mysliman, tërë shi, me një rini që ndjente nostalgji për komunizmin, kur në të vërtetë ne jemi popull tërë energji dhe vend tërë diell. U zhgënjeva prej gazetarit, i cili në vend që të tregonte vitalitetin e shqiptarëve dhe bukuritë natyrore të vendit, kaloi pjesën më të madhe të kohës duke filmuar therjen e një qengji, në një teqe të izoluar në malet e Krujës", thotë Gjoni. "Unë e ndoqa me vëmendje dokumentarin dhe të them të vërtetën Shqipëria ishte e gjitha në kontrast me vendet e tjera", thotë Altini, një emigrant shqiptar në Britaninë e Madhe. "Në të vërtetë, ngjyrat në ekran u bënë të zymta sapo reportazhi filloi në Shqipëri. Edhe Bosnja dukej (dhe ishte në të vërtetë) me më shumë ngjyra se Shqipëria. Unë besoj se, edhe pse gazetari i ka anashkaluar shumë të mira, ne kemi akoma shumë për të bërë duke filluar nga vetë Shqipëria", përfundon Altini, duke iu referuar dokumentarit të transmetuar nga BBC1, disa ditë më parë.

Wednesday, 19 September 2007

Vetëm Pamvaresi

Takimi i Grupit të Unitetit me treshen e “trojkës” europiane në Londër ka shërbyer për paraqitjen e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit me Serbinë, njëkohësisht për të rideklaruar pozicionin e mëparshëm se në takimin e 28 Shtatorit në New York, nuk do të negociohet për pamvarësinë e Kosovës.
Në një komunikatë për shtyp pas takimit këshuar nga trojka thuhet se takimi i Londrës shërbeu për përgatitjen e raundit të adhshëm të bisedime. “Të dyja palët ishin konstruktive duke paraqitur ide të reja” thuhet në të.
Burime dipllomatike nga Foreign Office i thanë Top-Channel se pala shqiptare kishte ardhur në takim e përgatitur shumë mirë duke lënë një impresion pozitiv tek përfaqësuesit e trojkës.
Pala serbe ka paraqitur një listë me 5 propozime, të fokusuara në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.
Presidenti Fatimir Sejdiu e cilësoi takimin si të rëndësishëm ku ekipi unitetetit prezantoi vizionin politik për të ardhëmen e Kosovës.
Ndërsa kryeministri Agim Çeku gjatë një konference për shtyp u shpreh se çëshja e pamvarsisë në bisedimet e ardhshme është jashtë axhendës tonë.
Zoti Çeku theksoi se gjatë takimit në Londër iu bë e qartë trojkës se ne duam të bisedojmë për çështje që kanë të bëjnë me njerëzit në Kosovë dhe Serbi.
Hashim Thaçi është shprehur se shpallja e pamvarsisë së Kosovës do të koordinonet ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. “Ne duam vendim unik ndërkombëtar që të kemi një fillim të mbarë të implementimit të pamvarsisë “ ka theksuar lideri PDK-së.
Antari tjeter i grupit të unitetit Veton Surroi nga Londra i bëri thirrje administratës në Kosovë që duhet të përgatiter për pamvarsinë.

Monday, 17 September 2007

Ambasadori Robo: Lamtumirë Londër!

Ambasadori Robo: Lamtumirë Londër!

Kreu i ambasadës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar ia lë stafetën Zef Mazit

Pa ndonjë protokoll zyrtar, Robo, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar për katër vite, i ka mbledhur të gjithë miqtë, kolegët bashkëpunëtorët dhe shumë shqiptarë, duke u ndarë me ta shumë miqësisht. E përbashkëta e urimeve ishte fat në të ardhme dhe "...do të na mungoni zoti ambasador". Fjalë të sinqerta, shqiptuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe shumë britanikë. Që në fillim të mandatit, Kastriot Robo, një diplomat karriere, shumë shpejt u kthye në një njeri popullor për shqiptarët e Britanisë, me ide të qarta fokusuar kryesisht në tri drejtime. Së pari atë të organizimit të komunitetit të ri shqiptar në Britaninë e Madhe, duke mbështetur shoqatat shqiptare për të konsoliduar punën e tyre në shërbim të komunitetit prej 100 mijë shqiptarësh. Përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në sytë britanike, si dhe thithjen e investitorëve britanikë. Mundësitë për të bërë më shumë në këto dy të fundit kanë qenë të pakta. Si në aspektin e burimeve njerëzore, po ashtu dhe në atë financiar për promovuar më mirë Shqipërinë. Mjafton të përmendet se ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe ka një personel prej pesë personash. Megjithatë, përpjekjet kanë qenë maksimale. Kastriot Robo do të mbahet mend gjatë si një diplomat aktiv në kërkim të mundësive për të përmbushur misionin diplomatik në mënyrën më të mirë të mundshme, me po ato standarde si kolegët diplomatë të vendeve të mëdha akredituar në Londër, me mundësi financiare dhe njerëzore shumë herë më të shumta se të vendit që ai përfaqësonte.Më mirë se observimet gazetareske për rolin e Robos flasin vetë ata të cilët patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë gjatë këtyre viteve. "Përshtypjet e mia për punën e ambasadorit Robo janë të shkëlqyera, për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, në aftësitë komunikuese dhe në ndihmën e dhënë në organizimin e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, së bashku me bashkëshorten Teutën", shprehet Mirela Bogdani, e cila po kryen doktoraturën për shkenca politike në Universitetin e Oksfordit.Ralf Gjoni, drejtor i klubit londinez të lëvizjes "Mjaft" e shikon punën e ambasadorit Robo të frytshme, madje si një impakt tepër pozitiv mbi ecurinë e diplomacisë shqiptare në Londër.

Wednesday, 12 September 2007

Dua pasaportën e ministres

Dua pasaportën e ministres

I maskuar si “hallexhi”, Muhamed Veliu bleu në Londër për 550 paund pasaportën me foton e ministres së brendshme Jacqui Smith. Zbulimi i një rrjeti të sofistikuar letonez dhe rreziqet e vjedhjes së identitetit. Ku kanë hyrë në lojë edhe shqiptarë

Nga Fatos Mahmutaj
Revista KLAN

Muhamed Veliu e ka ndarë mendjen të hidhet “me kokë” në rreziqet e profesionit
të gazetarit investigativ në Angli, duke arritur rezultate që i kanë zili mjaft kolegë të tij.
Pas “minave” në stadiumin më të madh anglez Wembli dhe “pajtimit të killerave”, tashmë skandali i rradhës është prodhimi i pasaportës së të dashurës së tij imagjinare me gjeneralitete të rregullta të një qytetareje letoneze, por me foto të ministres së brendshme britanike Jacqui Smith.
I kanë mjaftuar vëtëm 550 stërlina, për ta pajisur ministren me pasaportë letoneze. Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një “tërmet” në zyrat e Scotland Yard që kanë nisur një hetim të rrufeshëm. Klan ekskluzivisht sjell fotot dhe detajet e investigimtit.
“Ekspozojmë studentin e Londrës që të furnizon me pasaporta perfekre për 550 sterlina”
Ky ka qënë titulli i gazetës londineze “Evening Standard” disa ditë më parë, që ka bërë menjëherë efektin e duhur.
Oficerë të operacionit “Maksim” në Scotland Yard që hetojnë krimet e të huajve në Londër menjëherë kanë telefonuar gazetën “Evening Standard” që zbuloi skandalin.
Ata kanë kërkuar të kenë në dispozicion të gjitha fimimet sekrete gjatë dy takimeve të Muhamed Veliut me studentin letonez i përfshirë në këtë biznes.
“Natysrisht më vjen mirë që investigimi im në bashkëpunim me “Evening Standard” krijoi një reagim të menjëhershëm në strukturat hetimore të Scotlad Yard. Kjo do të thotë që investigimi ishte i goditur” thotë gazetari Veliu i cili krahas punës si reporter investigativ për mediat britanike që prej Janarit të 2006-tës punon edhe si korresponden i Top-Medias.
Ekskluzivisht për revistën Klan ai rrëfen detajet e investigimit më të fundit.
“Ne ngritëm një problem që në fakt është detyra e ç’do gazetari për ta bërë një gjë të tillë. Në këtë rast nuk kishim të bënim thejsht me falcifikator të rëndomtë që prodhonte pasaporta falce. Letonezi Eddie Graudi kishte ndërtuar një rrjet perfekt që fillonte në vendlindjen e tij ku miq apo shokë bënin blerjen e pasaportave njerëzve të ndryshëm. Pastaj ata vecse ndërronin foton. Kjo ishte e veçanta e këtij investigimi pasi ne treguam se një biznes i tillë me pasaporta sa vjen e sofistikohem pamvarësisht se qeveritë e shteteve Europiane po mundohen të fusin në përdorim pasaporta me elementë biometrikë.
Shpeshherë problemet investiguara nga gazetarët kanë shërbyer si piknisje e shumë hetimeve madje ka patur raste që këtu në Britaninë e Madhe të ndryshojnë edhe ligjin për cështje të caktuara.
Shpresoj që ajo ditë të visj shumë shpejt kur gazetarët të bëjnë ndryshime të tilla me raportet e tyre investigative të merren në konsideratë nga qeveria shqiptare” thotë ai. Pas sukesit të radhës me këtë shkrin investigativ në “Evening Standard” Veliu nuk pranom të rrëfejë të gjithçka se ç’farë po investigon momentalisht. Por shprehet se është në përfundim e sipër të një investigimi që ka të bëjë me shëndetin e shtetasve britanik që blejnë cigare kontrabandë të ardhura nga Polonia.
“Qytatarët britanik që prej disa muajve kanë filluar të blejnë cigare të lira nëpër dyqanet ku shiten ushqime polake të cilat i gjen në ç’do cep të Londrës, të mbira si kërpurdhat pas shiut pas futjes së Polonisë në BE. Nëse një paketë Marlboro që shitet në kioskat e licencuara kushton 5,80 stërlina tek polakët një e tillë blihet me 2,50 apo 3,00 stërlina. Nga analizat e bëra na rezulton se paketat e shituta nga polakët janë prodhuar nga një duhan i një një cilësie tejet të ulët, që shkakton probleme kancerogjene tek përdoruesit. Ky investigim ka si qëllin ndërgjegjësimin e qytetarëve britabik për të tilla cigare. Në fakt ata po paguajnë pak para për cigaret e blera tek polakët por në anën tjetër rreziku për shëndetin është shumë herë më i lartë”.

Hetimi

Eddie Graudi merret vesh me identitetet. Natyra e tregtisë së tij përfshin patenta makinash, numra sigurimi kombëtar dhe pasaporta. Sidomos pasaporta. Graudins ndjek fundin e dallavereve të Londrës në dokumente false të cilat, i ka zbuluar një hetim i “Evening standard”, që të bën të tallesh me kontrollin e kufijve në Britani. Për 550 sterlina një reporter i maskuar ka b;lerë një pasaportë e cila mund të ishte përdorur për të fituar lejeqëndrimi në Britani, hyrje në sistemet e kujdesit të shëndetit dhe pasurive. Ndryshe nga shumë dokumente false të tregtuara në nënbotën e Londrës, pasaporta nuk ishte një mashtrim i zgjuar. Ajo ishte e vërtetë. Graudins dhe rrjeti i tij ishin specializuar në pasaporta të cilat vlerësoheshin si korrekte dhe të vlefshme. Kjo e bëntëe këtë operacion shumë të rrezikshëm. Me një nga pasaportat e tij, në zbuluam se një kriminel apo terrorist mund të lëvizte i padiktuar rreth botës. Dhe për 2 000 sterlina banda e tij mund të sigurojë një identitet të plotë të cilët kriminelët e përdorin për të kryer krime serioze. Bankat, kemi mësuar, janë shënjestra kryesore e një vagabondi që klienttë hajdutë të Graudi e përdorin për të zhvatur qindra mijëra paund. Për më shumë se një vit, në komunitetin evropian të pjesës lindore të londrës kanë qarkulluar fjalë për "rusin e madh" i cili mund të të pajisë me dokumente perfekte. Një njoftim e dërgoi reporterin tonë të maskuar në një pub në Stratford, në lindje të Londrës. Duke u hequr si shtetas maqedonas i cili kiishte nevojë për një pasaportë të Bahskimit Evropian për të dashurën e tij, një ndërmjetës i dha atij një numër celulari. Dali se ai ishte një nga shumë numrat e celularëve të përdorur nga Eddie Graudins.
I kontaktuar nga repoteri ynë, Graudins tha se mund ta ndihmonte me dokumetet që i duheshin. Jashtë supermarketit “Morrisons” në Stratford u organizua një takim. Graudins është i madh, por ai nuk është rusi i madh. Ai tha se është letonez dhe jeton nhë Londër prej dy vitesh. Ai është regjistruiar në një kolegj në veri të Londrës, tha, dhe e quan veten student.
Hetimi ynë sugjeron se ai ka pak kohë për të studiuar. Pranë tij ka një çantë plastike të kuqe të mbushur me dokumente për klientët e tij. Ai i tha klientit tonë se mund t’i siguronte një pasaportë të vërtetë letoneze, të vlefshme për të hyrë dhe banuar në Britani që pas hyrjes së vendit në BE, nën identitetin e personit të cilit i është lëshuar rregullisht.
"Më sill një foto tyë së dashurës tënde dhe njerëzit e mi do të të gjejnë një grua të së njëjtës moshë", tha ai. Ai shpjegoi se personi që do të përdorë pasaportën do të identifikohet me atë emër. "Do të ndryshojmë vetëm foton, do të jetë perfekte", tha ai. Ai kërkoi për një paradhënie prej 50 sterlinash dhe 500 të tjera do t’i jepeshin në fudn të punës. Do të na duhen tre javë, tha ai. Në bisedën e regjistriuar fshehtas nga reporteri ynë, Graudins tregoi se ai i dërgon fotot në Letoni ku më pas ato futen në pasaporta origjinale. Ai tha se bashkëpunëtorëte tij në Letoni kishin një teknikë speciale shumë inteligjente për të shkëmbyer fotot në pasaporta.
"Me të mund të shkosh kudo. Askush nuk mund ta dallojë", shtoi. Ai tregoi se pasaporta ishte blerë nga njerës të cilëve ajo nuk u duhej, por anekdoda jonë sugejron se ai është në rrjetin e dokumentave të vjedhura. Ne i dhamë një foto nëpërmasat e pasaportës së sekretares së Brendshme Jacqui Smith dhe bëmë porosinë.
Pas tre javësh Eddie telefonoi dhe tha: "Porosia është gati". përsëri u organizua një takim jashtë supermarketit “Morrisons” në
Stratford. Këtë herë Eddie ishte më i qetë dhe bisedinte më shumë. "kam qenë shumë i zënë" tha ai. "Sapo kam marrë përsipër të bëjmë dokumentet e një zonjë nga Ukraina. Ajo i donte ato me emrin e saj të vërtetë. Eshtë pak më e vështirë por ne mund ta bëjmë këtë". Ai shpjegoi se shkëmbimi i fotove të pasaportës origjinale ishte mënyra më emirë për t’i mashtruar autoritetet.
"Nëse duhet të vendosësh emrin tën të vërtetë do të jetë më e kushtueshme", tha ai. "njerëzite mi e heqin faqen e parë nga pasaporta dhe vendosin një të re me emrin e vërtetë. Nuk mund ta dyshosh. Sapo kam përfunduar një për një nga kluientët e mi. Ai ishte shumë i kënaqur me të".
Pasaporta që ne siguruam ishtë lëshuar në vitin 1999. këto pasaporta të vjetra ishin të vlefshme, por letonia i kishte ndryshuar ato duke dhënë të reja sipas standardeve ndërkombëtare në vitin 2003, ku foto e pasaportësë skanohet në një faqe. Eddie tha se ai mund të siguronte edhe një nga pasaportat e reja, por do të kushtonte dyfishin e asaj të vjetrës. "Mund ta bëj këtë për 1,100 sterlina", tha ai. "Ky është çmimi më i mirë që mund të jap".
Ai tha se e gjithë puna bëhej në Letoni. "Stafi që punon për këtë këtu është vetëm bishti" tha ai. Sipas tij, pasaportat që prodhohen në Londër janë shumë të dallueshme nga policia dhe autoritete e emigracionit. Por ka një treg të madh për falsifikime, si ai që një hetim tjetër i “Evening Standard” zbuloi dy vite më parë. Atëherë një reporter i maskuar bëri marrëveshje me një anëtar bande të veri të londrës për pasaporta. Ne blemë një pasaportë britanike dhe një franceze për gjithsej 3,000 sterlina.
Dokumentet që siguruam dy vite më parë u vlerësuan si mashktrime të përsosura, por pasaporta që siguruam nga Graudins ishte ndryshe, ajo ishte lëshuar në m,ënytrë të rregullt dhe zor se mudn të dyshioje për të. Tom Craig, një ish zyrtar i “ Scotland Yard” që tani punonn në luftën kundër identiteve të rreme ia dha pasaportën një ekzaminuesi rigoroz.
"Manipuluesi ka ndryshuar foton me fare pak çrregullim" tha ai. "për mendimin tim ky dokument, me foton e personit të dytë që e ka marrë, mund të opërdoret për të udhëtuar në të gjithë botën dhe nuk do të dyshohej për të. Mund të përdoret edhe për të hapur llogari bankare, të filloh një punë dhe vërtetosh identitet. Kjo lloj alternative është e vështirë për t’u dalluar".
Muajin e kaluar zyrtarë nga “Met.'s Economic and Specialist Crime Command” (“Komanda e Krimit”) sulmuan një apartament me dy shoma gjumi në Poplar Grove, Colney Hatch, në veri të Londrës pas një operacioni vëzhgimi të shërbimeve sekrete. Kur ata hynë brenda zbuluan dy dollapë të mbushur me dokumente të rreme. Policia numëroi 212 pasaporta të rreme britanike dhe 1 600 të tejra nga vende evropiane dhe Koreja e Jugut. Në kohën kur ata hynë po prodhohej nëj patentë false në printerin e dhoëms së pasme.
Ata arrestuan dy bullgarë dhe një kosovar në këtë adresë dhe më vonë një bullgar dhe një shqiptar. Operacioni ishte një sukses i madh për Scotland Yard në luftën kundër mashtruesve të doklumneteve që duket shpesh e pafitueshme. Inspektori dedektiv Nick Doëning tha se dokumenete e bllokuara ishin sasia më e madhe eakpur ndonjëherë në tregum e identifikimeve të rreme dhe në tregun e rrugës kishin një vlerë prej rreth 1 milion strelina.
"Ne jo vetëm që kemi shkatërruar një rrjet kriminal të mirëorganizuar, por kemi bërë edhe Londrën më të sigurt" tha ai. "Këto dokumente do t’i shërbenin gjithkujt që do të hyjë ilegalisht në Britani apo do të kryejë aktivitete të shumëlloojshme kriminale. Ato shiten pa bërë dallime nga ata që i prodhojnë dhe pa asnjë keqardhje se kujt mund t’i përkasin ato në të vërtetë".
Kjo çështje është aspekti më i frikshëm i Londrës në tregtinë e pasaportave false dhe dokumenteve të identifikimit. Ato mudn të përdoren nga terroristë që duan të kalojnë kontrolin e kufijve. Dikur në Britani një individ mudn të përdorte dikë si Eddie Graudins për të marrë një identitet të plotë. Graudins mburrej se ai mund të siguronte karta sigurimesh për 1 000 strelina. Ai gjithashtu të pajiste me fatura dhe referenca false.
Këto përdoren nga kriminelët për të marrë kredite dhe borxhe nëpër banka të cilat nuk kanë ndër mend t’i ripaguajnë kurrë. Sh[esh ato bëjnë multi aplikime nën identitete të ndryshme dhe kur kanë mbledhur paratë, zakonisht dhjetëraa mijëra paund, ata thejsht zhduken duke lënë pas identitrete e tyre të rreme. Mashtrimi i identitetit dhe krimi i organizuar i kyushtojnë Britanisë 1.3 miliardë sterlina në vit. Ndryshimi i teknoliogjisë së re të pasaportave, në të cilat fotot skanohen në faqe që përmban detaje biometrike, ishte një strukturë në funksion të frenimit të mashtrimeve. Por kur zyrtarët e “Operacionit Maxim” sulmuan fabrikën e dokumenteve në Colney Hatch ata gjetën rreth 2 000 faqe me bio-të dhëna të rreme dhe pajisje skanimi, gjë që tregon se kriminelët e kishin gjetur një mënyrë për të mposhtur edhe sigurinë e prodhimit të pasaportave më të sofistikuara.
Graudins mburrej se ai mund të pajiste me pasaporta të reja të teknologjisë së lartë. “Kjo është thjesht çështje parash”, tha ai.

Tuesday, 11 September 2007

"Kadare, po aq i madh sa Kafka"

Shkrimtari Ismail Kadare vijon të befasojë kritikën ndërkombëtare me stilin e tij të veçantë në krijimtarinë letrare. Pas fitimit të çmimit "Man Booker International Prize" tre vjet më parë në Skoci, Kadare po bëhet gjithnjë e më i kërkuar, sidomos nga lexuesi britanik. Vepra e fundit e botuar në anglisht, përkthyer nga David Bellos, "Vajza e Agamemnonit", ka tërhequr vëmendjen e kritikëve britanikë të artit të të shkruarit.

Njëra prej tyre, Alice Fordham, që në fillim komenton se si regjimet komuniste me çdo kusht kërkonin të krijonin kontroll absolut mbi popullin. E sipas saj, më mirë se cilido tjetër, Ismail Kadare e sjell atë në mënyrën më origjinale të mundshme, siç shkruan te prestigjiozja "Time".
Më tej, kritikja britanike ndalet në mjeshtërinë e Kadaresë për t‘i dhënë librit ngjashmëri me mitin e lashtësisë greke, Efigjeninë, e cila u sakrifikua nga babai i saj para se grekët të rrethonin Trojën. Kjo situatë ndërthuret me komunizmin në Shqipëri, ku vajza e një politikani të kohës kërkon në mënyrë vullnetare të sakrifikohet.

Për kritikën britanike, stili i së shkruarit të ngjarjes nga Kadare është për t‘u admiruar, pasi ai në mënyrë koncize arrin në përfundimin se regjimet totalitare dënojnë me vdekje dashurinë dhe çdo ndjenjë tjetër, duke ia bërë popullatës jetën sa më të vështirë.

Vajza e politikanit, një ndër personazhet kryesore në librin "Vajza e Agamemnonit", duhet të sakrifikohet, kështu që politikani (njësoj si rasti i Stalinit që nuk negocioi kur i biri ishte i burgosur lufte) do japë mesazhin se ai pret nga të gjithë të bëjnë po të njëjtin veprim.

Më tej Kadare trajton mendimin e lirë të të shprehurit, që regjimi i atëhershëm e ndalonte.
Alice Fordham vëren se proza e Kadaresë është e ngjashme me atë të Kafkës.
"Me koncepte të tilla, ku dashuria vritet, apo mendimi i lirë dhunohet barbarisht, diktatorët në të gjithë botën krijonin një klimë konstante frike. Kadare përdor një variete metodash të ndryshme për të sjellë sa më shkoqitur për lexuesin se si një regjim mund të kontrollojë shpirtin e një populli. Dhe këtë Kadare e bën më mirë se cilido shkrimtar që ka jetuar në kohën e komunizmit", nënvizon ajo.

Fundin e komentit, kritikja letrare Alice Fordham ia kushton të sqaruarit se ky libër është shkruar në kohën kur Kadare jetonte në Shqipërinë e errësirës së mendimit të lirë. Ajo i kujton lexuesit se gjeniu shqiptar ishte i privuar në lirinë e së shprehurit. Kritikja sjell një fakt interesant për lexuesin britanik, se ky libër ishte dërguar fshehurazi në Paris fletë pas flete. "Botimi i tij sjell fuqishëm anën jo humane të diktaturës", përfundon ajo.

Sunday, 9 September 2007

OPEN GOAL

OPEN GOAL

Exclusive by Daniel Jones and Muhamed Veliu
The biggest ever security operation at Wembley was yesterday exposed as a shambles after we walked in with a replica bomb - AGAIN.
Cops boasted they had thrown a ring of steel round the ground for England's crunch tie against top al-Qaeda target, Israel.
But a People reporter posing as a stadium worker strolled in with NO checks carrying a terrifyingly lifelike bomb.
Had it been real, it would have caused carnage among the 90,000 spectators, players and VIPs at the crucial European qualifier - and been seen by tens of millions of TV viewers worldwide.
And shockingly, the security breach comes just four months after we took ANOTHER fake bomb to the FA Cup Final at the same venue.
We did the SAME thing just six weeks later when Princes William and Harry joined a galaxy of stars paying tribute to their mum at the Concert for Diana.
Yesterday's farce comes only days before the anniversary of the 9/11 atrocities.
Our reporter got a job with stadium caterers Delaware North Companies - just like we did for May's Cup Final.
He gave DNC chiefs false details about his bank and GP - but no one followed them up.
He also gave two pals as references - but they were not contacted either.
Dnc or Wembley officials could simply have typed our reporter's distinctive name into an internet search engine to discover that he was really a journalist.
Crowds who flocked to the £757million stadium for yesterday's match had to go through rigorous searches to get in.
But our man did not even have to show his ID as he strolled into the complex carrying a rucksack.
The bag contained a clear box packed with plasticine - which closely resembles the high explosive Semtex. It also contained wires and a timer.
Our reporter was told to man a food stand - but amazingly staff did not know which one.
Instead, he was able to suggest going wherever he wanted and picked a spot near where another reporter, posing as a spectator, was sitting.
The colleague could easily have been an accomplice if he had been a real terrorist.
Our man could even have asked to work near the Royal Box on Level Two - as a People reporter had done during our FA Cup bomb story.
Security expert Charles Shoebridge said last night: "Major sporting events are attractive targets for a terrorist seeking maximum civilian casualties, particularly with the international publicity that live TV guarantees.
"Israel and its interests are the No1 target for Islamist terrorists.
"And in many ways an attack on a UK game would be much easier than on Israel itself."
He added: "Poor vetting and searching of staff - particularly temporary staff with possible access to targets such as VIPs - is recognised as one of the major vulnerabilities which an event like this can face."
There were around 500 police - including armed teams - and 6,000 stewards on duty at Fortress Wembley yesterday.
A new hi-tech control room with a bank of monitors linked to CCTV cameras allowed cops all-round surveillance inside and outside the stadium.
Airspace above the ground was restricted and vehicles were banned from the area.
But the ease of our security breach made a mockery of the multi-million-pound operation.
A Wembley spokesman last night pledged an investigation.
He said: "We do not take anything more seriously than peoples' lives and the security of this building."

Tuesday, 4 September 2007

Shqiptarët e Anglisë, memorial Nënë Terezës në manastirin e Mançesterit

Shqiptarët e Mançesterit kanë bërë realitet një dëshirë të tyren të kahershme për të pasur në këtë qytet një monument të Nënë Terezës. Tashmë ky monument është vendosur në oborrin e manastirit Gorton, në zemër të këtij qyteti verior anglez, ku jetojnë dhe punojnë një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria. Monumenti 6 metra i gjatë, i quajtur "Shpirti i Dashurisë", është ndërtuar në formën e dy duarve të bashkuara bashkë, duke simbolizuar kështu Nënë Terezën. Në inaugurim e monumentit, realizuar nga skulptori britanik Andrew Scantlebury, morën pjesë drejtues lokalë të Bashkisë së Mançesterit, si dhe përfaqësues të besimeve të ndryshme. Nga Kosova për këtë ceremoni kishin ardhur famullitari dhe themeluesi i shoqatës bamirëse "Nëna Terezë", Don Lush Gjergji, si dhe zëvendësministrja e Kulturës së Kosovës, zonja Angjelina Krasniqi. Në fjalën e saj përshëndetëse ajo tha se "Nëna Terezë, jeta dhe bëmat e saj janë dëshmi e vërtetë se është nënë jo vetëm e shqiptarëve, por e Nëna e Botës". Ndërsa shteti shqiptar u përfaqësua nga sekretari i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, zoti Myzafer Alushi.Ideja për të pasur një monument të tillë ishte e emigrantit nga Kosova, Osman Caka, i cili gjeti përkrahjen jo vetëm të shqiptarëve të Anglisë, por edhe të shoqatës bamirëse "Nëna Terezë" nga Lucerna e Zvicrës dhe kryetari i saj Z.Pjetër Gjonaj, duke kontribuar financiarisht.Iniciativa e Osman Cakës, një emigrant i besimit islam, ka tërhequr vëmendjen e medias lokale. "Nënë Tereza ndërtoi paqen dhe dashurinë e botës. Për tre vjet me radhë arrita të skalis germat shqipe në përjetësi në Manastirin Gorton, nën simbolin ndriçues të Nënës Terezë", është shprehur ai gjatë ceremonisë.Ideja e ngritjes së këtij memoriali ishte transmetuar nga zoti Osman Caka te Manastiri i St. Francis dhe Gorton Trust, duke zgjedhur dhe oborrin e këtij manastiri si vendin më ideal, ku mund të vendosje skulptura .Danjel Rrocaj, përfaqësuesi i shoqatës "Nëna Terezë" në Lucern të Zvicrës, tha se "ky përurim i kësaj skulpture është një ditë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Mançesterit, por për të gjithë ata anë e mbanë botës".Famullitari Don Lush Gjergji, autor i më se 13 librave, pjesa më e madhe e tyre kushtuar Nënë Terezës, u shpreh se "janë themeluar tashmë ditët përkujtimore për shenjtoren shqiptare. 26 gushti si nata e lindjes dhe 5 shtatori vdekja ose kalimi në amshim i saj. Ambasadorja e mirësisë, siç e cilësoi ai, përfaqëson vlerat dhe virtytet më të mira njerëzore. Vuajtja, shtoi Don Lush Gjergji, ishte shoku më i ngushtë i Nënë Terezës. Nëpërmjet saj ndërtoi dashurinë, durimin, dhuratën dhe flijimin". Ky memorial korrespondonte edhe me 10-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës

Monday, 3 September 2007

Londër, fushatë për shqiptarin e burgosur

Një aktiviste e të drejtave të njeriut nis fushatën e sensibilizimit: Emigranti u dënua pa fakte

Që në momentin kur Kujtim Spahiut iu komunikua dënimi me 33 vjet burg nga një gjykatë londineze, Sarah O‘Neill ka harrur gjithçka. Tani, për këtë grua angleze, aktiviste e të drejtave të njeriut, gjetja e së vërtetës, që do të mund të shpëtojë shqiptarin nga ky dënim ekstrem është një sfidë më vete. Ka marrë përsipër një mision të pamundur në emër të drejtësisë, e cila në këtë rast, për të, është nëpërkëmbur. "Kujtimi është viktimë e sistemit të drejtësisë britanike, që e dënoi atë pa u mbështetur në fakte. Të jesh shqiptar në Angli, në sytë e bashkëkombësve të mi do të thotë të jesh kriminel". Me këto fjalë, Sarah fillon të tregojë për "Shqip", arsyet që e detyruan atë të fillojë një fushatë sensibilizimi për Kujtim Spahiun, shqiptarin më me shumë vite burg mbi shpatulla në Britani. Ai u shpall fajtor më 18 qershor 2007 për vrasjen e Prel Markut dhe tentativën e vrasjes së tre personave të tjerë, në një lokal që frekuentohej më së shumti nga shqiptarët. E mbushur me mllef nga padrejtësia që, sipas saj, ndodhi gjatë procesit të gjykimit, Sarah premton të mos lërë gur pa lëvizur, vetëm e vetëm që miku i saj të fitojë lirinë. Ulur në kafenenë "Nero", në jug të Londrës, gjëja e parë që ajo bën është nxjerrja nga çanta e një dosjeje, mbi kapakun e së cilës është fotoja e Kujtim Spahiut. "Ky është Kujtimi, dalë dy vjet më parë. Ai më ndihmonte në një projekt bamirësie", nis të tregojë londinezja Sarah, e cila e ka filluar miqësinë me emigrantin shqiptar 6 vjet më parë. Zonja O‘Neill, një drejtore menaxhimi e 150 dyqaneve këpucësh në të gjithë Anglinë, e ka vizituar disa herë Kujtimin në burgun e sigurisë së lartë "HMP Whitemoor". Sarah thotë se është e bindur që shanset për të arritur qëllimin, pra të tregojë pafajësinë e emigrantit shqiptar janë të pakta. Megjithatë, ajo është e vendosur. Por cilat janë argumentet e saj se Spahiu, natën e ngjarjes, nuk e shkrepi pistoletën kundër bashkëkombësve të tij?

Gabimet në gjykim

Pavarësisht se ajo nuk është ndeshur kurrë më parë me sistemin e drejtësisë britanike, Sarah ka hartuar një listë të gjatë, ku mund të bazohet mbrojtja në një apel të mundshëm. "Dëshmia e Kujtimit ishte e njëjtë me atë të të gjithë dëshmitarëve që thanë se, në momentin kur Herland Bilali hapi zjarr kundër Petrit Brahës, ai uli kokën duke u fshehur pas derës. Madje, ka shkëmbyer replika me Bilalin. Por Lulzim Bici, njëri prej tre të akuzuarve, i cili nuk ishte në vendngjarje (po priste në makinë së bashku me Muhamed Mehmetin), dëshmoi që Kujtim Spahiu ishte i armatosur. Megjithatë, ai pohoi se nuk kishte dijeni apo të kishte parë shkrepjen e pistoletës prej tij". Kështu fillon O‘Neill së argumentuari gabimet që çuan në dënimin e padrejtë të shqiptari. Gjatë seancave, ekspertët nuk ishin 100% të sigurt nëse ishin përdorur dy armë në atë krim. Pohimet e Bicit ishin "dëshmia e artë" për prokurorinë britanike. Bici kishte mbi shpatulla po të njëjtat akuza si Spahiu, pavarësisht se prova e vetme e policisë lidhej me faktin se ai kishte transportuar me makinë për në veri të Anglisë, Bilalin me Spahiun, pas ngjarjes. Sarah tregon se sipas një logjike të thjeshtë, dëshmia e Bicit, duke inkriminuar Spahiun në vrasje rëndonte pozitën e tij. Çfarë mund të ketë ndodhur? A ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Bicit dhe policisë? "Gjithçka është e mundur", pohon Sarah O'neils, të cilës nuk i pëlqejnë idetë konspirative. Ajo pohon se faktet hedhin hije dyshimi për një skenar të mundshëm. "Procesi gjyqësor filloi një javë me vonesë, pasi avokatët mbrojtës të Lulzim Bicit u tërhoqën nga mbrojtja e tij. Arsyeja: Ai ndërroi dëshminë", tregon Madden, duke shtuar se avokatët e kuptuan që klienti i tyre po gënjente.Një tjetër fakt tejet i vështirë për t‘u vërtetuar, gjithnjë sipas saj, lidhet me vizitën që njëri nga detektivët britanikë i bëri Bicit në qeli, teksa po zhvillohej procesi. "Përse? Çfarë kanë biseduar ata?", janë pyetjet e O'neils, e cila hedh hije të forta dyshimi për një skenar të menduar mirë, me qëllimin e vetëm dënimin e Kujtim Spahiut. Më tej, ajo flet edhe për qëndrimin e gjykatësit të çështjes, i cili që nga fillimi i procesit krijoi bindjen se Spahiu ishte një kriminel. Juria e procesitPjesa më interesante e rrëfimit të saj është për jurinë prej gjashtë burrash e grash (juria e procesit), të cilët shpallën fajtor Spahiun, ndërsa për dy të tjerë, Bicin e Mehmetin, dhanë pafajësi. "Anëtarët e jurisë e kanë marrë vendimin brenda një ore. Në një rast, ata i dërguan letër gjykatësit, ku i kërkuan disa orë pushim, pasi ishte ditë me diell që ata kërkonin ta shijonin. Ndërsa në qelitë e gjykatës priste një njeri, i cili nga ata priste drejtësi", thotë Madden, pa e fshehur nervozizmin. Si për të mos mjaftuar kjo, zonja O‘Neill gjatë ditëve të procesit gjyqësor ka vënë re se njërin nga anëtarët e jurisë e zinte gjumi teksa dëgjonte paraqitjen e provave nga palët. Dënimin e shqiptarit 33-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ajo e konsideron të njëjtë me atë të një terroristi. "Kujtimi nuk ishte terrorist. Një javë para se të dënohej ai, një gjykatë londineze e dënoi vetëm me 17 vjet burg babanë që vrau të bijën. Përse shqiptari duhet të merrte dënim të rëndë? Apo se nuk ishte britanik?", konstaton Sarah. Por mund të gjenden rrugë të tjera për të rrëzuar vendimin

Apelimi? Ka skaduar afati

47-vjeçarja britanike, një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të njeriut, thotë se dënimi i rëndë i emigrantit shqiptar mund të ketë ardhur si pasojë e imazhit të keq që gëzojnë emigrantët shqiptarë në Britani. Tashmë që miku i saj, Kujtim Spahiu ka mbi shpatulla plot 33 vjet burg, kur njeriu kyç në këtë krim është i lirë, kur dëshmitarët në vendngjarje dhanë dëshmi kontradiktore në polici dhe nuk u paraqitën në gjykatë, ajo ka vetëm një apel: "Bashkëkombës të Kujtim Spahiut. Mendoni për një moment nëse ju apo një i afërm i juaji do të ishte në pozitën që ai ndodhet tani. Si do të ndiheshit? Patjetër që do t‘ju dhembte shpirti. E pra, duhet të gjeni forca për të më ndihmuar. Së bashku duhet të zbardhim të vërtetën. Kujtim Spahiu është vëllai juaj i një gjaku, që kurrë nuk ka vrarë njeri, por ai është dënuar bazuar mbi opinione dhe jo fakte. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi me një kosto prej 33 vjetësh burg. Më ndihmoni të zbulojmë të vërtetën". O‘Neill e di se për të kthyer vendimin e një gjykate të shkallës së parë, duhet apeluar brenda 28 ditëve nga dhënia e dënimit. Por ky afat, në rastin e Spahiut ka skaduar tashmë. Pavarësisht nga kjo, londinezja që mbron të drejtat e njeriut thotë se do të punojë deri në fund për të gjetur drejtësi. Mund të gjenden rrugë të tjera për këtë.

RASTI "Megaman" ose drejtësia me standard të dyfishtë

Incidenti midis dy grupeve rivale shqiptare, më 16 tetor 2006, është i ngjashëm me atë të një muzikanti me ngjyrë, drejtues i grupit "So Solid Crew", në vitin 2004. Por vendimi gjyqësor është krejt i kundërt. Dwayne Vincent, i njohur me emrin e artit "Megaman", bashkë me një mikun e tij, nisen për të sqaruar një problem me Colin Scarlet. Carl Morgan, mik i Vincent, merr një pistoletë me të cilën godet për vdekje Scarlet. Sipas prokurorisë britanike, ishte Vincent ai që inkurajoi Morgan të qëllonte 4 herë mbi viktimën. Ngjarja është thuajse e njëjtë me atë të shqiptarit, i cili niset me Herland Bilalin për të sqaruar një sherr me Petrit Brahën. Më pas, ishte Bilali ai që hapi zjarr me armë kundër Brahës, i cili shpëtoi për mrekulli, megjithëse u plagos me 4 plumba. Për këtë ngjarje Spahiu u dënua me 33 vjet burg, ndërsa muzikanti me ngjyrë "Megaman", më 26 shtator 2006 u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje. Vetëm Morgan u gjet fajtor.

DENIMI Spahiu, në burg me VIP-a të krimit anglez

Që prej muajit korrik të këtij viti, emigranti shqiptar, Kujtim Spahiu, po e vuan dënimin në burgun "Whitemoor", i njohur ndryshe si një prej tetë burgjeve më të tmerrshme në Britani me nivel maksimal sigurie. Atje vuajnë dënimet 530 të burgosur, mes tyre VIP-a të krimit anglez, si Dennis Nielsen, një vrasës serial, Barry George, vrasësi i gazetares së BBC-së, Jill Dando, por edhe vrasësi tjetër po kaq i njohur, Kenneth Noye, i cili goditi me thikë për vdekje një shofer në autostradën M25. Kujtim Spahiut i lejohen vetëm dy vizita në muaj prej dy orësh secila. Burgu "Whitemoor" u kthye në një skenë arratie të gjashtë terroristëve në IRA-s në vitin 1994. Ata arritën të siguronin armë brenda burgut, prenë telat e mureve rrethuese të tij, duke u arratisur, por jo për gjithmonë. Ata u kapën përsëri. Që nga ajo kohë, në kategorinë A të burgjeve angleze nuk ka ndodhur asnjë arratisje. Spahiu është i vetmi shqiptar në këtë burg

Koment-Ambasadori Marku dhe të tjerët

Xhimi Marku i ka të gjitha potencialet të bëhet ambasadori më i mirë i për Shqiptarët në Britaninë e Madhe me imazh të nëpërkëmbur e nxirrë padrejtësisht nga mediat britanike.
Duke qënë se ky lloj sporti në të cilin fatëmirësisht ai po shkëlqen ndiqet masizivsh përmes ekraneve televiziv nga miliona njerëz paraqitja e tij me origjinën shqiptare do të thotë shumë.
Për këtë mjafron të hedhim sytë nga eksperienca italiane e shqiptarëve të atjeshëm.
Në vitet e para të emigracionit shqiptar në Itali mediat avendase ja faturonin xhdo lloj krimi që ndodhte shqiptarëve. Fjala shqiptar për Italianët identifikojej me krimin.
Fatmirësisht një situatë e tillë nuk zgjati gjatë.

Disa të rinj kërcimtarë në emisionin e gazetares Maria De Filipi bënë ndryshim.
Të talentuarit Ambreta Toromani, Leon Cino, Klajdi Kadiu falë aftësive të përkryera si balerinë u shndërruan në idhuj për të rinjtë Italianë.
Revistat filluan ti kenë në faqe të parë. Mediat elektronike u kushtuan programme të tëra televizive duke analizuar suksesin e arritur. Madje ata tashmë njihen në Itali si “Bravi-Albanezi” një titull që vjen më shumë se kaq. Ata ndryshuan imazhin e shqiptarëve në gadishullin Apenin.
A mund të ndodh një dicka e tillë në Britaninë e Madhe?
Padyshim që po. Njëri prej atyre të cilët mund të jetë ambasadori ynë më i mirë mes shumë të tjerëve që ne të tjerët të krenohemi pse jo të mburremi është Xhimi Marku.
Me profilin e një sportisti të rrespektuar ai duhet gjithnjë e më shumë të përdor fjalën shqiptarë në intervistat që jep.

Po ashtu kampioni në boks krenaria e vetëme e deritanishme e komunitetit shqiptarë në Britani Kreshnik Qato. Nuk duhen harruarr më të rinjtë. Kampioni i Europës në boks për kadet Jorgen Cetaj që jeton në Middlanda apo i sukseshmi Eder Kurti në sportin e Kick-Boksit.
Që të gjithë këta mund të bëjnë ndryshim. Atë ndryshim që të gjithë kemi vite që e presin. Dhënjes së fund të atij imazhi të keq të krijuar për shqiptarët e Britanisë.

Që kur ti afrohemi një vajzve në pub për ti folur me plot gojë t ithemi jemi Shqiptarë dhe jo Italian, Grek sic ndodh shpesh. Ti themi se kemi shumë njerëz të sukseshëm brënda komunitetin për të cilët mund të krenohemi. Mund ti themi se Xhim Marku është njeriu më i fortë në Angli. Padushim qw mud t’ju pyesin nwse ja keni numrin e telefonit.

E pra ku ka më mirë se këta djem shqiptarë të jenë ambasadorët tanë më të mirë?
Ne të tjerëve nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i mbështesim kudo ku ata konkurojnë duke bërë tifo për ta e duke valvitur flamurin kuq e zi.

Saturday, 1 September 2007

EKSKLUZIVE: Shqiptari renditet burri i katërt më i fortë në Britaninë e Madhe

Njëri prej katër njerëzve më të fortë në Britaninë e Madhe është shqiptar.
Xhimi Marku ka zënë vendin e katërt në finalen e konkursit "Burri më i fortë në Britaninë e Madhe" shfaqur mbrëmë në një prej televizioneve britanik. Një tërheqje e muskujve të këmbës së majtë gjatë konkurrimit final i ka privuar atij fitimin e vendit të parë, për të cilin ishte kandidati kryesor. Që në ditët e para të konkurrimit transmetuar në kanalin televiziv "Channel 5", 32-vjeçari nga Tropoja ka zhvilluar një paraqitje të suksesshme, duke lënë pas katër konkurrentë të fortë, që të gjithë profesionistë. Duke folur ekskluzivisht për "Shqip", pas mbarimit të natës finale, ai tha se kësaj here fati nuk ishte me të. "Vitin e ardhshëm u premtoj të gjithë shqiptarëve se do të dominoj në të gjitha konkurrimet e këtij lloji, për të zënë vendin e parë si njeriu më i fortë në Britaninë e Madhe", deklaroi ai. Për konkursin e sivjetshëm ai pohon se ishte në një grup shumë të fortë, ku njëri prej konkurrentëve është njeriu i katërt më i fortë në botë. Megjithatë, në konkurrimin e parë Marku ka dalë i pari në këtë grup, duke mbërritur në finalen e mbrëmshme. "Në finale isha në formë. Por në ushtrimin e dytë pata dhimbje të forta të këmbës. Më dhanë disa qetësues, të cilët për momentin më qetësuan. Kjo ndikoi në ushtrimet e tjera ku nuk munda t‘i kaloj me sukses", rrëfen Marku. Xhimi Marku ka më pak se dy vjet që është angazhuar në sportin tejet të vështirë të ngritjes së peshave të rënda.

http://www.youtube.com/watch?v=tvEDqJxvNKU

Ai është i vetmi shqiptar në botë i përfshirë në këtë lloj sporti, duke e i dhënë atij statusin e shqiptarit më të fortë në botë. Një prej rekordeve të tij është ngritja e pesë tipave të ndryshëm makinash në 17 sekonda. Karriera e deritanishme e tij shënon vetëm suksese. Marku mban titullin njeriu më i fortë në Angli për vitin 2006, po ashtu është fituesi i gjashtë kompeticioneve të ndryshme brenda dhe jashtë Anglisë. Më 11 shtator ai do të marrë pjesë në kampionatin botëror "TWY" që zhvillohet në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ky lloj sporti është shumë i ndjekur. Në planet e tij të afërta është sjellja e këtij sporti edhe në Shqipëri. "E di që në Shqipëri ka njerëz të fortë, por ky sport nuk njihet. Kam dëshirë të hap një federatë të këtij sporti atje", premton ai, duke shprehur dëshirën e organizimit të një shoë të tillë në të ardhmen në vendlindje. Pas boksierëve Kreshnik Qato e Jorgen Çetaj, Xhimi Marku është shqiptari i tretë që shkëlqen në sportin britanik.

About Me

Veliupress


View My Stats