Thursday, 30 August 2007

Shqiptari Xhimi Marku, njeriu më i fortë në Angli

Xhimi Marku është emri i emigrantit shqiptar në Londër, i cili po tenton të rrëmbejë titullin "Burri më i fortë në Britaninë e Madhe". Ai ka mundur të futet në pesë finalistët e konkursit të quajtur "Britain‘s Strongest Man", që po transmetohet në stacionin televiziv britanik "Channel-5" që prej ditës së djeshme. Që në ditën e parë të konkurrimit ai është vendosur në qendër të vëmendjes si kandidati më potencial për ta fituar këtë konkurs tejet të vështirë.
Xhimi Marku e ka kaluar me sukses provën e parë, duke fituar gjashtë pikët e mundshme. Kjo e ka renditur atë të parin, duke lënë pas katër konkurrues të tjerë. 33-vjeçari shqiptar, i cili peshon 127 kilogramë, në vitin 2006-2007 është shpallur burri më i fortë në Angli. Ndërkohë, në këtë konkurrim ai është vënë përballë rivalëve për titull nga Irlanda, Uellsi dhe Skocia.
Sipas faqes së internetit UK-Albanians, Marku jeton në zonën Harrow në perëndim të Londrës. Ai, falë fizikut të tij të madh, është punësuar si roje sigurie në një lokal nate. Xhimi Marku njihet me nofkën Jimmy Calves (Jimmy Pulpa), për shkak të pulpave të këmbëve të tija jo aq të trasha në krahasim me trupin. Performanca e shqiptarit në ditën e parë të konkurrimit është cilësuar nga komentatorët televizivë të konkursit si e jashtëzakonshme.
Ata kanë nënvizuar faktin se Xhimi Marku i ka të gjitha mundësitë për t‘u shpallur burri më i fortë në Britaninë e Madhe. Nata finale e këtij konkursi do të jetë të premten më 31 gusht në ora 20:00 me orën lokale.
Kalimi me sukses i provës së parë ka tërhequr një numër të madh vizitorësh në faqen YouTube, ku ndodhet videoja në të cilën është filmuar Marku gjatë garës. Me mijëra emigrantë shqiptarë në Britani do të ulen përpara ekraneve të televizorit për të parë Markun. Një fitore e tij do të thoshte shumë për ata, pasi të tilla figura sportive apo në fusha të tjera i mungojnë komunitetit të tyre.
Megjithëse Xhimi Marku në këtë aktivitet përfaqëson Anglinë, ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën shqiptare.

Saturday, 25 August 2007

Një polic shqiptar pozon si "Rambo" në internet, mban 5 pistoleta në duar dhe në brez




Një efektiv i forcave policore shqiptare ka publikuar fotot e tij me uniformën policore dhe me pesë pistoleta, dy në duar dhe tre në brez, në faqen e internetit Hi5. Nga gjashtë fotot e publikuara, në katër prej tyre, polici, i cili në këtë faqe përdor pseudonimin "Ildi", ka veshur uniformë policore. Ndërsa në qafë i dallohet e varur një fletë-hyrje. Fotot ndodhen on-line në faqen www.hi5.com. Ato duket se janë realizuar në mjediset e një zyre, ndoshta mbledhjeje, ose në një ambient stërvitor, pasi varur në mur qëndron një tabelë qitjeje.Në foton e parë, si një "Rambo" i vërtetë, polic "Ildi" pozon me dy pistoleta tip TT, që i mban në dorë, të drejtuara me qytën poshtë. Ndërsa në brez ka tre pistoleta të tjera, të të njëjtit tip. Në një tjetër foto, me të dyja duart ai mban pistoletën në pozicion gati për hapje zjarri, duke e kthyer shikimin nga objektivi i aparatit fotografik.Pas dy fotove të para, ku paraqitja është disi agresive, në një të tretë, polici, për të cilin administratorët e faqes së internetit kanë filluar kërkimet për identitetin e tij të vërtetë dhe shtetin nga është ndërhyrë në faqe, është ulur në gjunjë përbri një tavoline. Mbi të ka vendosur një pistoletë dhe një karikator, prej të cilit ka nxjerrë dy fishekë. Kësaj fotoje, në faqen Hi5, ai i ka vendosur diciturën "Gjona të vogla". Ndërsa në foton e fundit, ku ka dalë në pozicionin gjysmë-trup, dallohen dy pistoleta në brez. Ndërkaq, në fotot e tjera polic "Ildi" është nën shoqërinë e tri femrave.Një zyrtar i lartë i policisë shqiptare, i kontaktuar nga "Shqip", i komentoi fotot si "aspak të hijshme". "Efektivave të policisë shqiptare u lejohet të mbajnë vetëm një pistoletë. Të pozuarit me më shumë se një pistoletë do ta konsideroja një akt prej adoleshenti", u shpreh ai. Polici i supozuar shqiptar ka mundur të joshë me fotot e tij jo vetëm femrat, por edhe shumë meshkuj. Atij i numëroheshin 553 miq deri dje në mesditë. Nuk dihet qëllimi përse ky efektiv policie, me shumë pompozitet ka vendosur në faqe interneti fotot e tij "të armatosura".Disa prej fotove të publikuara janë komentuar nga të tjerë anëtarë të faqes Hi5. Sipas njërit prej tyre, i cili mban pseudonimin "Kamal", "Ildi" duket si "një njeri aksioni". Për anëtarin tjetër, me emrin Naim, ai është thjesht R.E.N.A. Ndërsa "Ledio" komenton ndryshe: "Edhe ti na u deshe tani shef edhe mori fund Myslym Shyri".Pavarësisht komenteve të kryera nga anëtarët e shumtë të kësaj faqeje interneti, ajo që shqetëson më shumë administratorët e saj është publikimi i fotove të tilla dhe abuzimi me armët, për më tepër, kur bëhet fjalë për efektiva të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Përgjegjësit e Hi5 janë duke krye hulumtime mbi emrin e vërtetë të polic "Ildit" dhe vendin nga ai ka hyrë on-line, për të vënë në dijeni më pas ndoshta edhe autoritetet shqiptare për këtë rast. Megjithatë, ata nuk përjashtojnë edhe mundësinë e abuzimeve. "Mund të jetë dikush tjetër dhe jo ndonjë efektiv i policisë shqiptare, që ka marrë atributet e saj, armët, distinktivin dhe fletë-hyrjen", shpjegojnë administratorët.

Ç‘është faqja Hi5?

Faqja Hi5 ka si qëllim bashkimin e njerëzve nga e gjithë bota. E krijuar disa vite më parë, ajo ka 60 milionë përdorues, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Çdo muaj, sipas shifrave, ajo përdoret nga 25 milionë njerëz. Të tilla faqe si Hi5, Myspace apo Facebook kohët e fundit po sjellin jo pak probleme. Vjedhësit e identiteteve hyjnë brenda tyre, duke marrë të dhënat e atyre që regjistrohen dhe duke i përdorur më pas për qëllime të ndryshme. Por ndodh edhe më keq. Pak kohë më parë, një nëpunëse civile në Angli u ndëshkua nga punëmarrësi i saj, pasi në internet u publikuan fotot e saj duke pirë birrë dhe cigare hashashi kur ishte studente.

Friday, 24 August 2007

Koment-Lad sigurimsi

A ju kujtohen oficerët e sigurimit të kohës së komunizmit të cilët ja nxinin jetën shqiptarëve?

Besoj se po. Për të gjithë ata të cilët nuk ja kanë arritur asaj kohe dhe nuk janë në dijeni të formave që përdornin, ku më kryesorja bërja e biografisë së njerëzve, lexoni faqen tre në numrin e ri (60) të Albanian Mail.

Mund të pyesni ç’lidhje ka kjo gazetë më ish sigurimin e shërbëtorët e saj famëkeq. Në pamje të parë asgjë. Por nëse lexon artikullin “Një shqiptare në X-Faktor” atëherë bindesh, se më shumë se një shkrim informues ai merret me biografinë e një familjen emigrantësh shqiptar në Londër.

Refuzimi për të dhënë një intervistë për gazetën Albanian Mail nga një këngëtare shqiptare me banim në Londër, kthehet në një artikull hakmarrës me aludime.

Shkrimi mban emrin e një gazetareje , por në fakt ajo nuk është autorja e shkrimit. Pas emrit të saj fshihet kryeredaktori Lavdrim Terziu i cili ka telefonuar prindërit e këngëtares në fjalë të cilët me mirësjellje janë shprehur:

“Vajza jonë nuk është e përgatitur për momentin të japë një intervistë, pasi ajo është në përgatitje e sipër për të firmosur një kontratë me një menaxher britanik”.

Kjo përgjigje duket se ka qenë shkaku që kryeredaktori pirat (them pirate pasi shkrimi në faqen 4 (numër 60) është vjedhur nga BBC, por mban firmën e një gazetareje të Albanian Mail) i kësaj gazete të hidhet në sulm.

Si një sigurims i vërtetë ai ndër të tjera në artikull shkruan:

“Një tjetër gazetar që ka tentuar të kontaktojë familjen T… rreth kësaj çështje u shpreh se kishte ndjesi se gjysma e familjes T… donte ta mbante në hije origjinën shqiptare. Familja T…nga Shkodra jeton në Londrën Jugore.

Përballë një trillimi të vërtetë, nëna e këngëtares më thotë se asnjë gazetar tjetër nuk na ka kontaktuar për intervistë, përveç zotit Terziu.

Gjithçka duket qartë. Ky citim është një sajesë e dhimbshme njëkohësisht e hidhët për këtë familje, e cila me shumë mund është përpjekur të ndërtojë jetën në Angli. Ndërsa tani duhet të lexojë biografinë e saj në një gazetë të cilës vajza refuzoi ti japë intervistë.

Për cilindo gazetar një metodë e tillë Alla-Terziu do të ishte turp madje një gabim profesional që nuk falet.

Në fakt po të vëresh me vëmendje artikujt Made by Lavdrim Terziu e përbashkëta e tyre është vetëm një; Dezinformim.

Që nga koha e ri-daljes në treg e kësaj gazete, ky njeri e ka kthyer atë në tribunë hakmarrje për individë të caktuar, përfshi mua e jo në një tribunë informimi për emigrantët shqiptarë në Angli, siç ishte qëllimi i saj kur doli për here të pare në 2003-shin, kohë kur Lavdrim Terziu flinte gjumë në një hotel periferik të Londrës, “si i dërguari special i një reviste franceze”, thua se ti se ky ishte ekuivalent i Rageh Omar të BBC-së.

Metodat hakmarrëse për ata që i kanë thënë jo intervistave në Albanin Mail, janë të njohura. Të njëjtin fat pati shkrimtari i njohur ish –ministër i jashtëm Besnik Mustafaj të cilit Terziu i botoi në gazetë numrin privat të celularit.

Ai nuk kurseu edhe këshilltaret e tij zonjushën Desada Meta duke bërë po të njëjtin veprim.

Dezinformimi i shqiptarëve të Anglisë do të vazhdonte me një lajm nga sporti.

Kur Kombëtarja shqiptare luajti kundra Anglisë, Lavdrim Terziu do të shkruante:
“Kjo ndeshje u ndoq nga 7,000 shqiptar në stadiumin Turf Moor ku kapaciteti i tij ishte 11 mijë vënde.”.
Faktet flasin krejt ndryshe. Federata angleze kishte vënë në dispozicion vetëm 300 bileta për shqiptarët. Në autobusin e nisur nga Londra ishin vetëm 12 veta njëri prej tyre Terziu.

Si u bënë 7,000?
Apo haluçinacionet e tij prodhuan një të tillë?
Këtë e din vetëm ai.

Metoda e dezinformimit do të vazhdonte në artikullin “Ulje dënimi për shqiptarin që përdhunoi “ në numrin 58 të Albanin Mail ku shkruhet: “Gjatë të gjithë procesit hetimor është zbuluar se pasaporta shqiptare e Xhelollarit ishte në fakt e falsifikuar.

E vërteta është krejt ndryshe. Jetmir Xhelollari kurrë nuk ka përdorur një pasaportë false. Ai ka hyrë në Angli me pasaportën Nr Z1881429 lëshuar nga komisariati i Shkodrës.
Një pyetje zotit Terziu.
-Si mundet një person me pasaportë false shqiptare të marrë vizë në Ambasadën Britanike në Tiranë, ku gjithçka kontrollohet në mënyrën më të hollësishme?

Shpresa Program një shoqatë e suksesshme, (kjo jo pse e them unë, por e tregojnë faktet) do të përfshihej në dezinformimet e errëta prodhim i tij.

“Dita Shqiptare e verës” e cila tashmë është monopolizuar në një farë mënyre nga fondacioni Shpresa Programe” shkruan Lavdrim Terziu në numrin 57.

Mundet ky shqiptar të dallojë kuptimin e fjalës Monopol?
Besoj se po, ose e përdor me qëllim të keq. Për ta kuptuar më mirë po ia faktoj.

Si mund ta quash monopol të Shpresa Program një aktivitet të tillë, kur katër muaj më parë kjo shoqatë ka dërguar njoftim me email shoqatave të tjera që të bashkëpunojnë?

Madje në një reklamë të Albanian Mail për këtë aktivitet, në numrin 55 të saj, logoja e kësaj gazete ishte vendosur si mbështetëse e aktivitetit.

Faktet flasin vetë. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e disa shoqatave shqiptare në Angli me aq sa patën mundësi. Pra nuk është monopol.

Apo arsyeja për të etiketuar të tillë ishte se emri i Lavdrim Terziut dhe gazetës që e nuk u përmend asgjëkund?

Zoti Terziu ju mund të mashtroni ditë e natë lexuesit e tu, por jo të gjithë.

Duke u marrë me origjinën e njerëzve, duke sajuar epitete monopolesh, brirësh apo boksierësh falco, e duke përdorur gazetën si organ hakmarrje, tregoni lëkurën tuaj të vërtetë. E cila nuk ka asgjë më pak se ish-sigurimsat e shtetit në kohën e komunizmit.

Fatkeqësisht fara e tyre s’paska qenë zhdukur, madje është ende gjallë në mes të Londrës, e kamufluar nën petkun e një gazetari (në fakt këtë fjalë të fundit po e shkruaj me frikë pasi sa shkrova më sipër ja heqin vlerën asaj).

Kaq për sot Lad Sigurimsi.

Tuesday, 21 August 2007

Sir Norman, në një azil pleqsh

Personazhi i njohur i humorit anglez për shqiptarët, Pitkini, i cili dhe e ka vizituar vendin tonë, është në qendër të medias britanike për vendosjen që fëmijët i bënë në një azilNga

Në një dhomë të vogël ku mezi rrotullohesh, me pak dritë, ku dysheku në krevat me fortësinë që ka merr formën e një cope druri, që prej disa javëve jeton një njeri për të cilin të gjithë janë të një mendjeje: ai nuk duhet të jetojë në të tilla kushte.Legjenda e komedisë britanike, Sir Norman Wisdon, njëkohësisht i adhuruari i shqiptarëve gjatë regjimit komunist, do t`i kalojë vitet e mbetura të pleqërisë në një azil pleqsh. Pikërisht në këtë dhomë, larg rehatisë së mëparshme, në një shtëpi të madhe mbushur gjithmonë me njerëz, shumica admirues që vinin për ta vizituar.As ai vetë nuk e ka besuar atë çka ndodhi katër javë më parë, kur djali, së bashku me nusen, vendosën që ai të largohet nga shtëpia ku banonte për një destinacion të ri, atë të një azili pleqsh 40 kilometra larg qytezës ku banonte.Për këtë, media britanike dhe miqtë kanë kritikuar ashpër familjarët e aktorit tejet të njohur në Shqipëri, sidomos me rolin e Pitkinit. Mësohet se kohët e fundit marrëdhëniet e komikut 92-vjeçar me djalin dhe vajzën kanë qenë të acaruara. Shkaku ka qenë marrja nën kontroll nga ana e tyre e pasurisë së Wisdom.Një nga fqinjët dhe miqtë e familjes, ka deklaruar se fëmijët e Sir Norman, djali Nicholas me bashkëshorten Kim dhe vajzën Jackuelinë, kanë siguruar lejen për të shitur një shtëpi të tijën. Dy fëmijët e tij janë produkt i martesës së dytë që ai pati me Frendën në vitin 1968.Vajza Jacqueline nuk punon. Ajo është e divorcuar dy herë. Ndërsa djali Nicholas ka si pronë një dyqan veshjesh. Ai ka dy fëmijë nga martesa me bashkëshorten Kim.Po ashtu, sipas fqinjit, ai në një farë mënyre është izoluar nga takimet me të afërmit."Ata të cilët mund ta vizitojnë Sir Norman janë njerëzit që kanë një pasuord të veçantë që lëshohet nga familjarët. Në të kundërt, askush nuk mund ta takojë", raporton gazeta "Daily Mail".Të afërmit e tjerë, përfshi fqinjët, nuk e kanë mbështetur vendimin e fëmijëve të komikut të vetëm perëndimor që lejohej të ndiqej prej shqiptarëve në ekranet e tyre bardh e zi gjatë kohës së komunizmit. Sir Norman ka vizituar dhe Shqipërinë pas viteve `90, ku të gjithë kujtojmë mënyrën se si ai u prit në Tiranë nga adhuruesit.Sipas tyre, ai tani qëndron i mbyllur në një dhomë të vogël, larg shtëpisë së madhe plot dritë dhe hapësirë, ku jetonte mes miqve të shumtë.Por familjarët e njeriut, që për 60 vjet bëri për të qeshur jo vetëm Britaninë, tregojnë një variant tjetër të kësaj historie.Nusja e djalit Kim, duke folur në emër të familjes, tha:"Akuzat se ne po mundohemi ta izolojmë atë janë të dhimbshme. Ne kemi bërë maksimumin për t`u kujdesur për Norman. Shumë njerëz në jetën tij kanë axhenda të ndryshme. Ai është i sëmurë me probleme kardio vaskulare. Ne jemi të lumtur nga trajtimi që po i bëhet në azilin e quajtur Watsons. Për sa u përket atyre që duan ta vizitojnë, askush nuk është ndaluar. Ata duhet t`i japin fillimisht familjes garanci që nuk do ta shqetësojnë atë dhe nuk kanë për të ndërhyrë në jetën e tij".Kur e pyetën Sir Norman se cili ishte çelësi i suksesit në skenë, ai u përgjigj:"Hapësira për të punuar. Liria, si gjëja më e shtrenjtë pas një fëmijërie të vështirë që kam kaluar".Tani kjo liri atij i është kushtëzuar nga vendi ku duhet të jetojë dhe sëmundja.Njëri prej banorëve të këtij azili tregon se u mahnit kur pa Sir Norman të hynte në të. "Nuk u besova syve kur pash Sir Norman duke hyrë në azilin tonë. Atij tani i duhet të jetojë në një dhomë shumë të vogël, me një dyshek të fortë, në të cilin ai kurrë nuk mund të ketë fjetur më parë. Në të ndodhen dy karrige plastike, një dollap, së bashku me një komedinë të vogël. Brenda dhomës ndodhet një dush i vogël dhe banja. Mungon një pasqyrë për t`u rruar, si dhe një raft i vogël ku ai mund të mbajë veglat e rrojës".Më tej ai ka sqaruar se gjithçka është kurdisur nga familja e Sir Norman. "Ata panë këtu vërdallë vetëm tri azile pleqsh. Pas dy ditëve me shpejtësi e vendosën në këtë azil, ku ai gjendet tani", vijon së treguari shoku i azilit.Media britanike ka zbuluar fakte të tjera se si djali i Norman Wisdom, i cili ka leje të shesë pronat e të atit, me shpejtësi shiti makinat tip "Rolls-Royse" dhe "Jaguar" kur ai ishte me pushime. Tani në shitje është vënë edhe shtëpia ku në 24 vitet e fundit ka jetuar komediani i famshëm. Pritet që nga shitja të përfitohen 800 mijë paund, për të cilat familjarët janë shprehur se do të përdoren për të paguar azilin."Miqtë e tij në ishullin ku banonte janë shprehur se ajo që ka ndodhur me të është trajtim djallëzor", ka deklaruar Phil Day, menaxheri për marrëdhëniet me publikun, i cili i shërbeu Sir Norman për 38 vjet.Ndërsa Joe Higgins, mik për 40 vjet, do të thoshte: "Ai meriton më shumë se kaq".Të gjithë janë të shqetësuar për të. Shërbëtorja e Wisdom për 30 vjet, Mauren Faragher, është ndaluar ta vizitojë atë. "Jam e shqetësuar, pasi ai do të harrohet atje ku e kanë çuar", thotë ajo. Është një frikë e të gjithëve atyre që e donin aq shumë njeriun që i bënte të qeshte.Pavarësisht nga shqetësimi i miqve, vetë Sir Norman në një intervistë të fundit thotë: "Jam i lumtur këtu ku jam". Një adhuruese e quajtur Vivine Harris nga Londra, në një faqe interneti nuk komenton zhvillimet e fundit për komikun e suksesshëm. Ajo vetëm ka shkruar tri pyetje.A mund të jetë kjo ajo që duhet të ndodhë kur ti plakesh? A mund ne të lëmë të ndodhë një gjë e tillë me këtë aktor të mrekullueshëm? Ku po shkon kjo botë?Ajo ka të drejtë.

Sunday, 19 August 2007

Britania shton refuzimet, 80 mijë emigrantë shqiptarë mbeten pa leje qëndrimi

Për vetë komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, gjithmonë ka qenë mister sa është numri i shqiptarëve të emigruar në këtë vend. Po aq mister përbën edhe numri i atyre që u ka buzëqeshur fati për të përfituar leje qëndrimi përgjithmonë (IRL) dhe më pas nënshtetësinë e ëndërruar britanike.Për herë të parë, gazeta "Shqip", ekskluzivisht dhe përmes një studimi të hollësishëm, i jep përgjigje pyetjes se sa është numri i shqiptarëve me nënshtetësi britanike të garantuar deri në vitin 2006. Në anën tjetër, zbulon se hendeku mes të legalizuarve dhe atyre që ndodhen ilegalisht në Angli apo nuk kanë ende një përgjigje për aplikimet e azilit, është shumë i thellë.

Shifrat

Por, për të arritur në një përfundim të saktë, nuk mund të anashkalohej edhe studimi i fitimit të nënshtetësisë për ata shqiptarë që kanë përfituar fillimisht azilin si shqiptarë nga Kosova dhe që rezultojnë si shtetas me nacionalitet të Serbisë e Malit të Zi. Të dhënat e përdorura janë marrë nga Departamenti i "Research, Development and Statistics" (RDS) pranë Ministrisë së Brendshme britanike "Home Office". Në tre vjet 1988 shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, kanë përfituar qytetarinë britanike.Një shifër tejet e vogël për komunitetin shqiptar, të përbërë nga më shumë 100 mijë veta. Kjo shifër konsiderohet aspak reale, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve nga halli për të përfituar më shpejt leje-qëndrimin në Angli kanë kërkuar azil si shqiptarë nga Kosova. Një metodë e vjetër, por e suksesshme, e përdorur nga vetë shqiptarët e Kosovës gjatë regjimit komunist në Shqipëri, të cilët kur shkonin në Evropë përdornin formulën "si të persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës".Po të vërehen me kujdes shifrat për Serbinë dhe Malin e Zi, ku përfshihen edhe shqiptarët nga Kosova, rezulton se gjatë periudhës 2004-2006 kanë përfituar qytetarinë britanike 17355 persona. Në vitin 2004, vetëm pesë persona u bënë shtetas britanikë. Kjo shifër do të ishte mijëra herë me e madhe në vitin 2005, kur 9800 persona përfituan certifikatën e natyralizimit, një dokument që më pas përdoret për të marrë pasaportën britanike. Ndërsa më 2006-ën, numri i aplikimeve të suksesshme, krahasuar me një vit më parë, do të ulej. 7550 persona patën fatin të përfitonin nënshtetësinë britanike. Ky numër rekord aplikimesh të suksesshme gjatë viteve 2004-2005 shpjegohet me faktin se pjesa më e madhe e atyre që aplikuan ishin familjarë. Ata përfituan nga "amnistia e familjeve" në vitin 2003, dekretuar nga ministri i atëhershëm, David Blanket. Si pasojë e kësaj amnistie, mijëra familje azilantësh në Britani, mes tyre shumë shqiptare, përfituan lejen e qëndrimit përgjithmonë në Britani, një kusht paraprak për të pasur mundësi aplikimi për qytetarinë britanike. Duke kryer një mbledhje matematikore të totalit të aplikimeve të shtetasve nga Republika e Shqipërisë, si dhe ato të atyre nga Mali i Zi dhe Serbia rezulton se 19.343 prej tyre tashmë gëzojnë privilegjin e të qenit shtetas së Mbretërisë së Bashkuar. Kësaj shifre mund t‘i hiqet një përqindje shumë e vogël e atyre personave që realisht i përkasin Mali të Zi dhe Serbisë.Mungesa e statistikave për vitin 2007 (ato publikohen në maj të vitit të ardhshëm) bën që shifra reale e atyre që kanë në xhep pasaportat britanike të jetë akoma më e madhe. Megjithatë, këto shifra nuk janë aspak të favorshme për emigracionin e ri shqiptar në vendin-ishull, duke pasur parasysh shifrën e 100 mijë shqiptarëve, të cilët kanë zgjedhur këtë vend për të emigruar. Pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe janë familjarë, ndërsa pjesa tjetër "single" (beqarë) dhe që janë "armata e madhe e të palegalizuarve". Ata qëndrojnë përditë përpara ekraneve të televizorit, me shpresën e dëgjimit të ndonjë lajmi për legalizimin e tyre të mundshëm.

STATISTIKA

Viti 2004
315 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike
150 si rezidentë
140 fëmijë
25 për arsye të tjera

Viti 2005
780 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike
345 si rezidentë
150 të martuar me partnere britanike ose nga EU
155 fëmijë
130 për arsye të tjera

Viti 2006
6885 totali personave që kanë fituar nënshtetësinë britanike
410 si rezidentë
185 të martuar me partnere britanike ose nga Bashkimi Evropian
290 fëmijë
(Burimi: "Research, Development and Statistics Directorate - Home Office")

SITUATA

Azili, emigrantët nuk janë optimistë Aspak optimiste për emigrantët shqiptarë në Angli paraqitet tabloja e atyre që kanë përfituar azilin, por edhe që janë dëbuar nga vendi forcërisht për tremujorin e parë të këtij viti. Në tabelën treguese për 10 vendet me numrin më të madh të azilantëve të dëbuar, për të tretin vit radhazi është Serbia dhe Mali i Zi. Të dëbuarit në këtë vend, përmes aeroportit të Prishtinës, të cilët janë shtetas shqiptarë, të regjistruar si azilantë kosovarë për periudhën janar-mars 2007, ishin 270 persona. Duke u renditur kështu në vendin e tretë me numrin më të madh të dëbuarve, pas Afganistanit me 290 persona dhe Turqisë me 370. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kërkuan azil 155 persona, është ulur numri i aplikimeve për azil nga qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Në tremujorin e parë të 2007-ës aplikuan për azil vetëm 40 shqiptarë, prej të cilëve pesë ishin fëmijë të pashoqëruar. Nga 40 aplikime të shtetasve shqiptarë për azil në "Eldoradon" e tyre e quajtur Angli, 20 prej u refuzuan, një shifër aspak surprizë, e krahasuar me vitin 2006, nga ku prej totalit të 130 aplikimesh 95 pesë morën një "Jo" britanike për arsye nga më të ndryshmet. Edhe gjykatat e apeleve nuk kanë qenë në krahun e shqiptarëve. Në pesëmbëdhjetë apelimet e tyre gjatë muajve janar-mars 2007, dhjetë u refuzuan, ndërsa vetëm pesë personave iu dha e drejta e azilit. Një situatë aspak ndryshe me vitin 2006, ku nga 90 apele 65 u refuzuan. Shifrat e largimit vullnetar të shqiptarëve nga Anglia, si edhe vitin e shkuar janë një tregues interesant më vete, që reflekton klimën aspak të përshtatshme për ta në vendin që dikur e kishin ëndërr të emigronin. Kështu, në 2006-ën e lanë Anglinë 580 shqiptarë, ndërsa për në tre muajt e fundit të vitit 2007, ky numër është 90. Qendrat e Detencionit ku izolohen emigrantët sipas "Aktit të Emigracionit" patën 15 vizitorë shqiptarë, të cilët qëndrojnë atje deri sa të dëbohen.

STATISTIKA Janar - Mars 2007

270 të dëbuar forcërisht nga Anglia
90 të larguar me dëshirë
40 kërkesa për azil
5 fëmijë të pashoqëruar kërkuan azil
20 kërkesa azili të refuzuara nga "Home Office"
15 apelime në Gjykatën e Emigracionit10 apele të humbura
5 të fituara
15 të ndaluar në Qendrat e Detencionit

Wednesday, 15 August 2007

Londër. Publikohet raporti policor. Shqiptarët jo problematik

http://www.youtube.com/watch?v=2DsOk7iWyXY

Niveli i krimeve të kryera nga emigrantët shqiptar në Londër është ipapërfillshem krahasuar me ato të komuniteteve të tjera.Ky është konkluzioni që mund të nxjerrësh nëse shikon raportin epublikuar sot 15-08-2007 nga policia Metropolitane londineze përkrimet e kryera nga të huajt në kryeqytetin britanik.Emigrantët shqiptarë nuk janë të përfshir në top listën e 20nacionaliteve më problematik ku vëndin e parë e zënë polakët me 2,310krime pasuar nga xhamaikianët me 1,750 krime ndërsa në vëndin e tretëqëndrojnë Irlandezët me me 1390 krime.Shifrat e raportit janë nxjerrë nga statistikat policore përgjashtëmujorin e parë të 2007-tës.Në të thuhet se më problematikët për rendin londinez janë qyterarët evëndëve europiane si Polonia,Irlanda, Rumania, Lituani, FrancaPortugalia dhe Italia të cilët janë të lirë të udhëtojn pa viza përnë Angli."Të dhëna tronditëse që vinë si efekt i moskontrollit sa duhet tëkufinjve tanë" kështu e ka komentuar raportin Damien Green i PartisëKonservatore në opozitë.Këto statistika publikohen vetëm pak kohë nga deklarata e drejtorittë përgjithshëm të Agjencisë Speciale të Krimit të Organizuar SOCABill Huses për Top-Media, i cili deklarori se "Jo të gjitha krimet ekryera duhet tu faturohen shqiptarëve dhe se media britanike abuzonme ermin e tyre".

Policët e Rinasit u bëjnë presion emigrantëve nga Anglia

Vinë për tu çmalluar me të afërmit, stresohen nga kushtet në të cilat i gjejnë ata por u duhet të stresohen akoma më shumë, kur janë duke i dhënë lamtumirën e fundit Shqipërisë për këtë sezon pushimesh. Gazeta Shqip ka konstatuar se emigrantët shqiptar të cilët kthehen nga pushimet për në drejtim të Londrës, po ndeshen me probleme gjatë proçedurave të kontrollit të pasaportave në aeroportin Nënë Tereza.Duket se këtij aeroporti me një ndërtesë të re, i janë rikthyer ditët e errëta kur policët implikoheshin në trafiqe apo në aktivitete të tjera të paligjëshme, brënda mure të vjetra të tij.Por ta, tani pre e radhës për të nxjerrë ndonjë euro apo paund janë emigrantët shqiptar që lënë Anglinë për të kaluar pushimet në vendlindje.Disa prej tyre që kanë përjetuar një eksperiencë të tillë i thanë Shqip se policët në pikët kufitare të Rinasit ushtrojnë presion duke u thën se detajet tuaja në pasaportat britanike si qytetar kosovar janë të rreme.Kjo sipas emigrantëve për arsye se kërkojnë ti japësh para që të lënë të kalosh pa probleme.“Mu duk vetja si në hetuesi kur një polic në Rinas më pyeti përse kam mashtruar duke përfituar padrejtësisht pasaportën britanike.” u shpreh Lali Thomai.E njëjtën histori është përsëritur kur e motra po udhëtonte drejt Londrës.Ai nuk e fsheh nervozizmin ndaj një dukurie të tillë.Ndërsa Alban Bytyci një tjetër emigrant që ka udhëtuar nga Rinasi për në Londër në 2 Qershor 2007 tregon se atij ju drejtuan pyetje të pakuptimta për më shumë se 6 minuta. Madje ju kërkua të fliste serbisht.“Përmes këtyre pytje policët e Rinasit duan të demostrojnë se po bëjnë detyrën, por kjo sjellje e tyre është presion i pastër ndaj nesh për tu ofruar para.” thotë ai.Një tjetër shqiptar i cili nuk deshi ti bëhet emri publik tha se ai sëbashku me 20 udhtëtar të tjerë që udhëtonin nga Londra për në Tiranë me kompaninë Alitalia u mbajtën më shumë se 30 minuta në pikën e kontrollit.Sipas tij arsyeja e vonesës nga policia ishte kontrolli i imtësishëm i pasaportave britanike.Po ashtu e njëjta situatë është edhe gjatë proçedurave check in ,me kompaninë British Airways. “Punonjesit shqiptarë në sportelin e kontrollit të bagazheve të kësaj kompanije ushtrojne të njëjtën metodë presioni.” janë shprehur disa emigrantë.

Deshmia Gentit

Genti eshte nje tjeter emigrant qe ka patur fatin e keq te jete subjekt i te tilla kontrolleve. Ja si e pershkruan ai ate qe i ka ndodhur ne Rinas.“Une studjoj ne Oxford te Anglise Juridikun dhe Politik, dhe jam shum i vetedishem jo vetem me ligjet e Anglise por edhe me ligjet e bashkimit Evropjan. Mua ma kan hequr trurin ne Rinas kur u ktheva me 7 Qershor te 2007. Oficeri i doganes qe me kontrolloj pashaporten, jo vete qe me ka bere shum pyetje, por ma ka kercenuar me heqjen e nenshtetsis Britanike. Dhe u habita me reagimin e tij, dhe jam kundra pergjigjur ne menyre ligjore, dhe pa kaluar kufirin e pasagjerit, dhe i thashe, se po te duash me me hequr pashaporten Britanike duhet te me padisish ne gjygj dhe te vertetosh se une jam X dhe Y, dhe vetem gjykata Britanike ka te drejt ligjore qe ta bej kete, se kjo pashaporte nuk eshte thjesh nje cape leter por eshte prone e Mretereshes se Britanis se Madhe. Dhe ka ngelur si i habitur qe nuk e mori me mend se do i pergjigjesha ashtu. Edhe nje kolege e tij me flok te zeza, si me e zgjuar se ai oficeri mudohej qe te me mohoje indentitetin. Por kam vuajtur psikologjikish shume nga ajo. Jam munduar qe te kontaktoj nje kanal televiziv qe edhe une te jap nje interviste ne Top-Channel. Officeret e Rinas Jan te cmendur qe te bejne sa me shum budalliqe, dhe shpresoj qe te permisohet sa me shpejt tratimi i pasagjerve ne pergjithsi, dhe te ndalohet trajtimi terrorist ndaj qytetarve.

Reagimi

Ministri i Brendshëm zoti Bujar Nishani pasi u kontaktua nga ne për këtë problem në përgjigjen e tij përmes zëdhënësit Fatmir Konja tha se Ministria e Brendshme ka angazhimin e plotë për tw verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat nga ana e punonjësve të policisë në aeroportin e Rinasit,gjatë procesit të kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve,vendas apo te huaj.Zonja Helen Flynn zëdhënëse e British Airways në prononcimin e saj tha se ” kontrolli pasagjerëve nga Tirana për në Londër i është besuar kompanisë së kontraktuar ICTS, e cila ka thënë se pyetje të tilla të detajuara janë të panevojshme.Më tej ajo sqaroi se në bazë të manualit CS-TIA përpara check in, pasagjerëve u bëhen disa pyetje si statusi emigracionit, intenerari apo se ku do të qëndrojë.Të tilla pyetje duket se bëhen vetëm në check in, e kësaj kompanije në Rinas pasi në vënde te tjera pasagjerët pyetetën vetëm për bagazhet.Në pikat e kontrollit check in të BA pyetet vetëm nëse dikushi tjetër të ka rregulluar valixhen dhe asgjë më shumë.Një situatë e tillë krijuar nga policët e kontrollit në Rinas sëbashku me disa punonjës të papërgjegjshëm të BA, do ti bëjë shqiptarët e Anglisë të mendojnë dy herë nëse për Krishtlindje apo sezonin tjetër veror destinacioni i tyre të jëtë Shqipëria.

Pse ma vodhet Ledinen?

Për të dytën herë brenda dy ditëve më është dashur të lexoj njëshkrim timin të ribotuar në dy gazeta të përditshme të Tiranës. Më 18korrik 2007 botoj një shkrim ekskluzivisht për "Shqip" metitull "Ledina Çelo kërcen në BBC". Por dy koleget gazetare (nuk e dinëse e meritojnë plotësisht këtë titull) të lodhura nga vapa, tëetura për lajme, për të realizuar normën e mbushjes së faqeve, papasur problemin më të vogël, e vjedhin shkrimin tim origjinal. Madje,njëra nga këto gazeta me kokë jeshile, më 3 gusht 2007, e boton nëfaqen e parë me titull "Ledina Çelo dhe aventura londineze". Një ditëmë vonë, në një suplement ku kishin publikuar foton "nudo" të njëkëngëtareje, servirej shkrimi "Ledina Çelo dhe aventura londineze".Redaktorja e këtij suplementi, njohëse e mirë e copy&paste, pa ihequr një presje kishte vjedhur paragrafët e shkrimit tim origjinalku përshkruhej aventura e Ledinës në një konkurs të BBC-së. Një akt itillë quhet vjedhje e të drejtës së autorit, por, me sa duket, kyterm që shënon një veprim të turpshëm e të dënueshëm, për kolegetgazetare, si dhe për disa prej kryeredaktorëve të gazetave shqiptareështë krejtësisht i panjohur. "Po ç`e vret shumë mendjen mor burrë,për një gjë të tillë. Pirateria në Shqipëri është mjet jetese", mëtha Petriti, një mik i imi, teksa po ia tregoja këtë histori. Për njëmoment i dhashë të drejtë. Më pas fillova të mendoj. Kur kolegët e tugazetarë, këta njerëz me mision informimin e lexuesve të tyre,kthehen në piratë lajmesh, çfarë mund të presësh nga Turi i Lapit,një shitës kasetash poshtë shtëpisë sime tek "Ali Demi", në Tiranë, icili e ka piraterinë e CD-ve bukën e gojës?Kaq poshtë të ketë rënë gazetaria shqiptare? Apo hajde, se s`kaproblem. Ky djali jeton në Londër dhe t`ia vjedhim lajmet.Sinqerisht, nuk do të më vinte keq, po të më kërkonin disa të dhënapër këtë lajm, do t`i kisha ndihmuar. Kur shikon që puna jote vidhet,kujtdo do t`i ngrihen nervat. Petriti më sugjeroi t`u telefonojakryeredaktorëve të këtyre gazetave. Njëri prej tyre më dha të drejtë.E quajti shumë të rëndë, madje skandaloze, një gjë të tillë. Kursepër të dytin as që mora mundimin të harxhoj impulset e celularit.Duke e ditur background-in e tij prej një ish-redaktori rrethesh. Evura në dyshim gjetjen e mirëkuptimit. Në fakt, për mua kjo historinuk është aspak e re. Disa vite më parë, një gazetë që ka falimentuare që drejtohej nga një kryeredaktor që kishte për mbiemër emrin njëfrute, në mënyrë konstante botonte lajme të cilat ishin botuarnë "Gazeta Shqiptare", ku punoja në atë kohë. Pirati, një studentgazetarie që mbulonte krimet. Ai kishte gjetur mënyrën më perfektepër t`i mbushur dy faqet. Copy& Paste lajmeve të mia. Më ra rasti tatakoj piratin në Tiranë para dy vjetëve. E pyeta pse e bënte një gjëtë tillë duke më vjedhur lajmet, ndërsa në fund shkruante përgatiti… "Më duheshin lajme. Nuk kisha si të mbijetoja. Kisha për ditë dyfaqe që duheshin mbushur", më thoshte i turpëruar. Madje, shkoi mëtej duke më treguar se u kishte vjedhur password-et e e mail-itgazetarëve VIP të kronikës, vetëm e vetëm për të mbijetuar. E ç`t`ithosha më shumë? Mu desh t`i shkruaja këto radhë si një formëngushëllimi për punën e vjedhur, mundin për ta gjetur lajmin, kohën eshpenzuar për ta shkruar dhe koston e 15 minutave bisedë me LedinaÇelon, që ndodhej në Tiranë kur e intervistova. Dyshoj se pas këtijkomenti do mund të ndryshojë ndonjë gjë në stilin e punës së kolegevegazetare, të cilat, duke mos qenë të denja të bëjnë ndonjë gjëtjetër, kanë zgjedhur këtë zanat. Dhe në fund një këshillë përkoleget që në vend të bëjnë gazetari, vjedhin lajme. Kur të më vidhnilajme rishkruajini dreqi e mori, dhe jo vetëm Copy&Paste. Ju premtojse do të keni lajme të tjera ekskluzive për Ledinën në këtë gazetë.Por, ju lutem, mos më bëni të ulem prapë e të shkruaj "Përse mavodhët Ledinën përsëri". Jo për ndonjë gjë, por kam frikë se edheLedinës do t`i mbetet hatri, pale pastaj Turit të Lapit te "AliDemi", që piraterinë e CD-ve të saj e ka ekskluzivitet të tijin.

Policët e Rinasit u bëjnë presion emigrantëve nga Anglia

Vinë për tu çmalluar me të afërmit, stresohen nga kushtet në të cilat i gjejnë ata por u duhet të stresohen akoma më shumë, kur janë duke i dhënë lamtumirën e fundit Shqipërisë për këtë sezon pushimesh. Gazeta Shqip ka konstatuar se emigrantët shqiptar të cilët kthehen nga pushimet për në drejtim të Londrës, po ndeshen me probleme gjatë proçedurave të kontrollit të pasaportave në aeroportin Nënë Tereza.Duket se këtij aeroporti me një ndërtesë të re, i janë rikthyer ditët e errëta kur policët implikoheshin në trafiqe apo në aktivitete të tjera të paligjëshme, brënda mure të vjetra të tij.Por ta, tani pre e radhës për të nxjerrë ndonjë euro apo paund janë emigrantët shqiptar që lënë Anglinë për të kaluar pushimet në vendlindje.Disa prej tyre që kanë përjetuar një eksperiencë të tillë i thanë Shqip se policët në pikët kufitare të Rinasit ushtrojnë presion duke u thën se detajet tuaja në pasaportat britanike si qytetar kosovar janë të rreme.Kjo sipas emigrantëve për arsye se kërkojnë ti japësh para që të lënë të kalosh pa probleme.“Mu duk vetja si në hetuesi kur një polic në Rinas më pyeti përse kam mashtruar duke përfituar padrejtësisht pasaportën britanike.” u shpreh Lali Thomai.E njëjtën histori është përsëritur kur e motra po udhëtonte drejt Londrës.Ai nuk e fsheh nervozizmin ndaj një dukurie të tillë.Ndërsa Alban Bytyci një tjetër emigrant që ka udhëtuar nga Rinasi për në Londër në 2 Qershor 2007 tregon se atij ju drejtuan pyetje të pakuptimta për më shumë se 6 minuta. Madje ju kërkua të fliste serbisht.“Përmes këtyre pytje policët e Rinasit duan të demostrojnë se po bëjnë detyrën, por kjo sjellje e tyre është presion i pastër ndaj nesh për tu ofruar para.” thotë ai.Një tjetër shqiptar i cili nuk deshi ti bëhet emri publik tha se ai sëbashku me 20 udhtëtar të tjerë që udhëtonin nga Londra për në Tiranë me kompaninë Alitalia u mbajtën më shumë se 30 minuta në pikën e kontrollit.Sipas tij arsyeja e vonesës nga policia ishte kontrolli i imtësishëm i pasaportave britanike.Po ashtu e njëjta situatë është edhe gjatë proçedurave check in ,me kompaninë British Airways. “Punonjesit shqiptarë në sportelin e kontrollit të bagazheve të kësaj kompanije ushtrojne të njëjtën metodë presioni.” janë shprehur disa emigrantë.

Deshmia Gentit

Genti eshte nje tjeter emigrant qe ka patur fatin e keq te jete subjekt i te tilla kontrolleve. Ja si e pershkruan ai ate qe i ka ndodhur ne Rinas.“Une studjoj ne Oxford te Anglise Juridikun dhe Politik, dhe jam shum i vetedishem jo vetem me ligjet e Anglise por edhe me ligjet e bashkimit Evropjan. Mua ma kan hequr trurin ne Rinas kur u ktheva me 7 Qershor te 2007. Oficeri i doganes qe me kontrolloj pashaporten, jo vete qe me ka bere shum pyetje, por ma ka kercenuar me heqjen e nenshtetsis Britanike. Dhe u habita me reagimin e tij, dhe jam kundra pergjigjur ne menyre ligjore, dhe pa kaluar kufirin e pasagjerit, dhe i thashe, se po te duash me me hequr pashaporten Britanike duhet te me padisish ne gjygj dhe te vertetosh se une jam X dhe Y, dhe vetem gjykata Britanike ka te drejt ligjore qe ta bej kete, se kjo pashaporte nuk eshte thjesh nje cape leter por eshte prone e Mretereshes se Britanis se Madhe. Dhe ka ngelur si i habitur qe nuk e mori me mend se do i pergjigjesha ashtu. Edhe nje kolege e tij me flok te zeza, si me e zgjuar se ai oficeri mudohej qe te me mohoje indentitetin. Por kam vuajtur psikologjikish shume nga ajo. Jam munduar qe te kontaktoj nje kanal televiziv qe edhe une te jap nje interviste ne Top-Channel. Officeret e Rinas Jan te cmendur qe te bejne sa me shum budalliqe, dhe shpresoj qe te permisohet sa me shpejt tratimi i pasagjerve ne pergjithsi, dhe te ndalohet trajtimi terrorist ndaj qytetarve.

Reagimi

Ministri i Brendshëm zoti Bujar Nishani pasi u kontaktua nga ne për këtë problem në përgjigjen e tij përmes zëdhënësit Fatmir Konja tha se Ministria e Brendshme ka angazhimin e plotë për tw verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat nga ana e punonjësve të policisë në aeroportin e Rinasit,gjatë procesit të kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve,vendas apo te huaj.Zonja Helen Flynn zëdhënëse e British Airways në prononcimin e saj tha se ” kontrolli pasagjerëve nga Tirana për në Londër i është besuar kompanisë së kontraktuar ICTS, e cila ka thënë se pyetje të tilla të detajuara janë të panevojshme.Më tej ajo sqaroi se në bazë të manualit CS-TIA përpara check in, pasagjerëve u bëhen disa pyetje si statusi emigracionit, intenerari apo se ku do të qëndrojë.Të tilla pyetje duket se bëhen vetëm në check in, e kësaj kompanije në Rinas pasi në vënde te tjera pasagjerët pyetetën vetëm për bagazhet.Në pikat e kontrollit check in të BA pyetet vetëm nëse dikushi tjetër të ka rregulluar valixhen dhe asgjë më shumë.Një situatë e tillë krijuar nga policët e kontrollit në Rinas sëbashku me disa punonjës të papërgjegjshëm të BA, do ti bëjë shqiptarët e Anglisë të mendojnë dy herë nëse për Krishtlindje apo sezonin tjetër veror destinacioni i tyre të jëtë Shqipëria.

Trojka bisedime ne Londer per Kosoven

Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit janë takuar sot në Londër me treambasadorët Frank Wisner nga SHBA, atë gjerman Wolfgang Ischingerdhe Aleksandr Kharchenko nga Rusia.Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët përmetodologjinë e bisedime përpara se tre ambasadorët të udhëtojnëgjatë fundjavës për në Prishtinë dhe Beograd.Taki është zhvilluar nw ambientet e Foreign Office pa praninë emediave.Por Briyan Jones zëdhës i Foreign Office i tha Top-Channel në mbarimtë bisedimeve se ky takim kishte si qëllim të ndihmonte për ndërtimine faciliteteve gjatë negociatace mes palëve nën mbikqyrjen e Grupittë Kontaktit.Sipas tij gjatë takimit u bisedua për takimet që trojka do të ket nërajon më 10 deri 12 Gusht dhe nevojës së mbajtjes në kontakt tëvazhdueshëm mes trojkës dhe Grupit të Kontaktit gjatë procesit tëbisedimeve.Zëdhënësi nuk ka pranuar të komentojë nëse gjatë takimit ështëarritur një marrveshje për metodologjinë e bisedimeve apo për ndonjëdivergjencë brënda Grupit të Kontaktit shprehur gjatë bisedimeve tësotëme.Gjatë një prononcimi përpara fillimit të takimit ambasadori gjermanWolfgang Ischinger deklaroi se " këto bisedime janë shanci ifundit per serbët dhe shqiptaret për një zgjidhje të negociuar.Ata do të fajësohen nëse procesi dështon.Ky takim ngjalli një interest të vecantë të medias britanike dheasaj ndërkombëtare.

Ekspozitë online nga përtej Atlantikut

Jeton Karahoda, cili jeton në New York, kishte kohë që po përgatitejpër ekspozitën që do të hapte në Londër. E kishte pritur me shumëpërzemërsi ftesën e bërë nga Përparim Rama, drejtor i kompanisë sëarkitektëve, 4M Group LTD, me qendër në kryeqytetin britanik.Karahodait nuk iu besua kur ambasada britanike në New York do t`irefuzonte vizën. Megjithatë, një refuzim vize nuk e ndaloi që ai tëishte pjesëmarrës në këtë ekspozitë. Falë internetit, ai, nga anatjetër e Atlantikut, me anë të një lidhjeje online, mundi të ishtevizualisht në këtë ekspozitë, ku u paraqitën disa nga punimet më tëreja. Madje kjo u quajt nga të pranishmit si e veçanta e natës sëparë të çeljes së ekspozitës, e cila do qëndrojë hapur deri në fundtë muajit shtator.Ekspozita u organizua nga 4M Group LTD, një kompani arkitektësh meseli në anijen HMS President, ambientet e së cilës u përdorën përekspozimin e fotove të fotografit Karahodai, që prej vitit 1990 jetonnë Amerikë."Të them të drejtën, që prej një kohe të gjatë jam i orientuar nëEvropë, ku arti është i prezantuar për arsye të artit e jo biznesittë artit, si këtu në Amerikë. Kur Pëparim Rama, që e njoh dhe e kamshok mori zyrën në anijen HMS President, i lindi edhe ideja për këtëekspozitë", tregon ai gjatë një interviste telefonike për "Shqip".I pyetur se cili është zhanri i tij më i preferuar, ai jep këtëpërgjigje:"Portreti është një ndër zhanret më të preferuara që punoj. Unë equaj `Portret artistik`, portret i realizuar në lokacion e jo studio,me ndriçim specifik, më misterioz, ku tiparet janë të shfaqura pandonjë konotim të klasës, apo grupimit të personit.Punoj edhe `fine art photography`, ku fotografia ime mundohet tëparaqesë situata të përditshme nga një kënd me të, ndryshe si ishohim ne në jetën e përditshme, ku vëmendja përqendrohet nëabsurditetet e jetesës së sotme, të një tempoje aq të shpejtë.Mundohem që shikuesi i tyre të ndalet për një moment dhe tëregjistrojë vlerat që humben dhe harrohen.Punoj edhe në zhanrin e nudos, ku mundohem që përmes paraqitjes sëtrupit të femrës të tregoj një tregim, një moment, një situatë nga mëtë ndryshmet, me modelet nga më të ndryshmet, ashtu si edhe jemi ne,e jo vetëm modelet nga më të bukurat, ashtu si në "Fashionphotography" (fotografinë e modës).Më tej ai e quan ekspozitën në Londër një eksperiencë unike.Për këtë ai tha: "E ndjeva veten si të isha prezent edhe më shumë. Nëshumë ekspozita, kur je prezent, shumë nga pjesëmarrësit nuk janë tëvetëdijshëm që artisti është aty, apo cili është ai dhe se munden tëafrohen dhe të bisedojnë. Këtu përkundrazi ishin të drejtuar dhemedoemos ishin të vetëdijshëm se cili është artisti dhe ku gjendet.Mendoj që me përparimin e teknologjisë do të bëhet më prezente nëpërekspozita kudo, por ne ishim të parët. Patjetër që një bravoPërparimit për këtë iniciativë".Të pranishmit kanë pasur më tej rastin që të bashkëbisedojnë mefotografin shqiptar, i cili përdor disa zhanre fotografie, në veçantiportretin. Si moto të punës së tij ai ka fotografimin e objekteve, qëduket se paraqesin jetët tona që janë të shkëputura nga realiteti.Sipas faqes së internetit, UK Albanian, gjatë ekspozitës u shitën 14fotografi me një çmim prej 50 sterlinash dhe njëra nga ato, "Door Nr.3", u shit në stil ankandi me çmimin 150 sterlina. Të gjitha paratë embledhura do të dhurohen për qëllime bamirësie.Përparim Rama, i cili inicioi këtë ekspozitë, tha se arsyeja eorganizimit të saj është promovimi i punës së Karahodës nëBritani. "Nga shitja e fotografive artistike, një pjesë e tëardhurave do t`u dedikohen qëllimeve bamirëse, si dhe krijimit tëlidhjeve të artdashësve dhe profesionistëve të huaj dhe shqiptarë nëBritani", ka shtuar arkitekti prishtinas.Fotografi Jeton Karahodai ka kryer shkollën e mjekësisë në Kosovë. Nëvitin 1990 do të emigronte në Amerikë. Duke ju kthyer pasionit tëfëmijërisë, fotografisë, ai shumë shpejt do të vendoste t`ipërkushtohej këtij arti.Në New York do të graduohej në "NY Institute of Photography", dukefituar çmimin e dytë në kategorinë e portretit. Një tjetër foto etija e quajtur "Dreams" (Ëndrrat), do të publikohej në "InternationalLibrary of Photography".Fotografi shqiptar thotë se ai, me fiksimin e pamjeve në celuloid,kërkon që për një moment shikuesit e tyre të ndalojnë dukereflektuar, ndoshta të gjejnë pak shpresë për një jetë më të mirë.Sikurse të gjithë njerëzit e artit, edhe ai ka plane të shumta mefotografinë, art pas të cilit u dashurua që fëmijë."Ashtu si edhe më përpara, në historinë e gjatë të artit, artistëtvazhdojnë të punojnë në projektet e tyre, pavarësisht nga përparimetnë teknologji, ose zbulimet e reja si në materiale të ndryshme, ashtuedhe në aplikimin e tyre. Është një eksperiment që nuk ka fund, derisa artisti ka ide të freskëta dhe prezanton në mënyrë estetike tënivelit të lartë. Testi kryesor për një artist është koha, njëshembull shumë karakteristik është rasti i piktorit Vincent van Gog".

Policia angleze rekruton informatorë shqiptarë

Policia angleze po i lufton grupet kriminale shqiptare duke rekrutuarnga radhët e tyre informatorë me pagesë. Në pamundësi për tëinfiltruar oficerë policie brenda grupeve shqiptare, pasi barrieratkulturore apo të gjuhës nuk e lejojnë një gjë të tillë, është gjeturzgjidhja, duke përdorur ata të cilët në kohën e diktaturës njiheshinsi "200 lekëshit". Dallimi midis 200 lekëshve që rekrutoheshin ngaSigurimi i Shtetit me këta modernët të vënë në shërbim të ScotlandYard, ka një dallim të madh nga ana financiare. Informacioni i saktërreth një x aktiviteti kriminal, përkthehet në Angli me shpërblim nëmijëra paund. Informatorët e policisë angleze paguhen në bazë tërëndësisë së informacionit që ata japin dhe më pas suksesit tëoperacionit. Të rekrutuarit njihen vetëm nga një grup i vogëloficerësh të besuar që mbulojnë fushën e inteligjencës.Policia metropolitane londineze ka shpenzuar 2.2 milionë paund gjatëperiudhës 2005-2007 për të paguar informatorët e saj. Po t`i shtoshkësaj shume edhe atë të 52 forcave të tjera policore në Britani,atëherë ajo do të dalë disa herë më e madhe. Shuma prej 2.2 milionësterlina u dha si shpërblim për informacionet e dhëna rrethaktiviteteve kriminale në Londër apo qyteteve të tjera angleze.Asistent komisioneri i policisë metropolitane londineze, Steve House,gjatë një konference shtypi tha se informatorët ishin një burim vitalinformacioni. Më tej, ai sqaroi se shumica e informatorëve e bëjnëatë thjesht për para dhe se disa prej tyre janë të përfshirë nëaktivitete kriminale. Pyetur nga "Shqip" nëse Scotland Yard ka mundurtë rekrutojë informatorë me pagesë brenda komunitetit shqiptar nëAngli, asistent komisioneri Steve House dha këtë përgjigje: "Po, kemiinformator edhe në komunitetin shqiptar në Angli". Por, shtoi se atagjithmonë do të inkurajojnë të tjerë njerëz nga ky komunitet ose ngakomunitetet e tjera për t`u bërë informator kundrejt pagesës.Ai nuk ka dashur të tregojë ndonjë shembull të shkatërrimit të ndonjëgrupi kriminal falë informacionit të përcjellë nga informatorëtshqiptarë. Në grupin e të rekrutuarve nuk bëjnë përjashtime edhe tëburgosurit shqiptarë, të cilët kanë mbi vete shumë vite burg. Atadinë shumë emra bashkëpunëtorësh, me të cilët kanë pasur lidhje kurkanë qenë të lirë. Në këmbim të disa viteve burg më pak, atarekrutohen nga oficerët e specializuar në këtë fushë.Kritikët për çështjet e policisë e kanë komentuar shifrën 2.2 milionëpaund si shumë të lartë, madje, sipas tyre, mund të ketë abuzime mepagesat, pasi gjithçka ndodh në mënyrë sekrete.rasti

Laçiani Kroni rrëfeu emrat e bashkëpunëtorëve në gjykatë

Luan Plakiçi (Artur Kroni) është i pari person në historinë ekriminalitet shqiptar në Evropë, i cili mori guximin që në një procestë hapur gjyqësor të bënte publikë emrat e bashkëpunëtorëve të tij.Tre vjet më parë, ai deklaroi se "Maksi është njeriu për të cilinpunoja. Ai është personi që më niste në Ankona për të marrë njerëzite tij dhe për të më sjellë më pas në Angli". "Kush është identiteti ivërtetë i Maksit?" - ka pyetur prokurori. Plakiçi, pas një pauze, kapërmendur emrin e Bekim Kasumajt, i cili, sipas tij, e dërgonte atëme "misione" sjelljesh prostitutash në Angli.Nuk ka kursyer të bëjë publikë emrat e pjesëtarëve të tjerë tërrjetit të tij kriminal ku ai bënte pjesë, si Mondi (kushëriri itij), Pëllumbi, Shpëtimi, Spartaku, të cilët Plakiçi ka pranuar sejanë shfrytëzues prostitutash. Jonçi është rumuni të cilit BekimKasumaj (Maksi), i blinte vajzat. "Krenari është një tjetër person, icili kishte një vajzë, e ndihmova atë të shkojë në Amerikë", kapërfunduar rrëfimin e grupit Plakiçi, i cili është dënuar me 23 vjetburg. Media britanike e cilësoi atë si mbretin e prostitucionit në tëgjithë historinë e Britanisë së Madhe.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats