Përdorimi i forcës nga një truproje shqiptar dhe kolegu i tij, në njëlokal nate, i ka marrë jetën një qytetari britanik. Lee Rayner kavdekur në spital, pasi ka marrë disa plagë në kokë gjatë njëpërleshje me rojet e sigurisë në lokalin "Opium Lounge". ShqiptariRustem Geca, banues në lindje të Londrës, është arrestuar në lidhjeme ngjarjen. Ai, së bashku me truprojën tjetër, Johnives Kalu, kanëdalë përpara një gjykatës rajonale, nën akuzën e vrasjes.
Ngjarja
Procesi i mëtejshëm gjyqësor në ngarkim të dy truprojave do tëzhvillohet më 4 tetor, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Old Bailey.Sipas policisë së Romfordit, ku ndodhet lokali, 30-vjeçari Lee Rayneru godit në mënyrë brutale, ndërsa i shkoi për ndihmë të vëllait, icili po goditej jashtë lokalit. Gecaj është përfshirë në sherr, dukeu përdorur forcën. Viktima do të martohej disa javë më pas. Sipasrregullores së re, SIA (Security Industry Authority), që lëshonlicencat për truprojat e klubeve të natës, u ka dhënë të drejtëtruprojave të përdorin një forcë minimale kur ka ngatërresa. Klubi inatës "Opium Lounge" është një nga më të njohurit në rrugën "NorthStreet". Në këtë zonë jeton një komunitet i madh emigrantësh shqiptarqë prej vitit 1998.
Precendenti
Një ngjarje me motive të njëjta, si ajo në lokalin "Opium Lounge" kandodhur disa muaj më parë, në veri të Londrës, ku truprojat e lokalitSHOUT, në lagjen "Wood Green" goditën me shkop bejsbolli në kokë njëtë ri shqiptar. Ata janë akuzuar për tentativë vrasjeje. Ndërkohë,avokatët mbrojtës të shqiptarit kanë hedhur në gjyq kompaninë, e cilaka në pronësi lokalin duke kërkuar prej saj një dëmshpërblim për tëdëmtuarin. Sipas mjekëve, emigranti shqiptar, ka qenë me fat, pasigoditjet e marra duhet të ishin vdekjeprurëse.Në të njëjtën pozitë është edhe pronari i klubit më të madh striptizënë Londër, i quajtur "Stringfellow". Piter Stringfellow, pronar i tijështë hedhur në gjyq për të paguar 1 milion paund të vesë së GeorgeMac-Donald, i cili pasi u nxor nga lokali, u godit për vdekje ngatruproja Markus Marriot, një boksier amator. Mac-Donald u përplas nëtrotuar, duke thyer nofullën, ndërsa vdiq pak minuta më pas.
© Veliupress copyright 2009
Tuesday, 24 July 2007
Saturday, 21 July 2007
Angli, hetim emigrantëve për mashtrim të shërbimit social

Kontrolli
Patrulla policore në autostradën M25 fillimisht ka kontrolluar dokumentacionin e makinës së emigrantit shqiptar, me inicialet A.S. (emri i tij nuk bëhet publik, pasi vazhdon të jetë ende nën hetim). Gjithçka ka qenë e rregullt. Por policët kanë dyshuar, ndoshta nga origjina e tij, duke i ushtruar kontroll fizik. Në portofol i janë gjetur 1200 sterlina (afro 2,1 milionë lekë), për të cilat tha se i kishte kursyer nga ndihmat sociale që merrte si i papunë. "Këto para i kam me vete, për të prerë biletat e avionit. Doja të shkoja në pushime me familjen time", mësohet të ketë qenë justifikimi i shqiptarit në momentet e ndalimit. Ishin disa vegla ndërtimi dhe rrobat e tij me llaç, që kanë vërtetuar të kundërtën e deklarimit të tij si person i papunë. Emigranti shqiptar është prangosur për t‘u dërguar më pas në stacionin e policisë së Enfildit, në veri të Londrës. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ishte në marrëdhënie pune dhe se veglat e punës të gjetura në makinë ishin të një shoku. Edhe kjo alibi nuk ka funksionuar për shqiptarin, ndaj të cilit është ngritur akuza për mashtrim të autoriteteve britanike të shërbimit social. Policia vendosi më pas hetimin e emigrantit shqiptar në gjendje të lirë.
Rasti
Hetuesit britanikë, në bashkëpunim me shërbimet sociale, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Shtëpia ishte mobiluar tërësisht me sende të blera rishtazi: Dy televizorë me ekran të sheshtë (me vlerë 2600 sterlina), një kuzhinë me të gjitha pajisjet e reja, u inventarizuan në procesverbalin e kontrollit. Nga dokumentacioni i shërbimeve sociale rezultoi se emigranti shqiptar kishte nëntë vjet që merrte ndihma sociale. Nuk kishte derdhur asnjë lloj takse qëkur kishte shkelur në Angli. Atij i paguhej qiraja e shtëpisë, merrte ndihma sociale për vete, bashkëshorten dhe tre fëmijët në një vlerë të përgjithshme prej 900 sterlinash në muaj. Sipas përllogaritjeve, në nëntë vjet si emigrant në Britaninë e Madhe me dokumente të rregullta, ai kishte përfituar padrejtësisht 97200 sterlina (174,9 milionë lekë) si i papunë. Ai vazhdon të jenë nën hetim, pasi po verifikohen të gjitha transaksionet bankare gjatë viteve të qëndrimit të tij në Angli, për të zbuluar se në cilat kompani ka qenë i punësuar.
DESHMIA
Përkthyesja: Mashtrojnë si të sëmurë
Një përkthyese shqiptare ka treguar për "Shqip" një metodë shumë të përhapur mes emigrantëve në Angli, atë të shtirjes si të sëmurë mendorë nga traumat e kaluara gjatë luftës në Kosovë. "Kam përkthyer me qindra herë për shqiptarë të ndryshëm në shërbimet sociale. Do të veçoja një rast, kur një grua nga Kosova kërkoi të përktheja për të, në mënyrë që t‘i shpjegonte punonjëses sociale se, krahas shumë ‘sëmundjeve‘ të mëparshme, tashmë ajo vuante nga një sëmundje e re. Shqiptarja në fjalë merrte 450 paund ndihmë sociale (income support), por ajo kishte studiuar me vëmendje rregullat e sistemit", shprehet përkthyesja. Më tej, ajo ka vazhduar së treguari një tjetër metodë mashtrimi, që u bëhet shërbimeve sociale. Sipas saj, për të marrë sa më shumë para nga ndihmat sociale, vihet re një tendencë e lindjes së disa fëmijëve radhazi nga çifte shqiptarësh në Angli. "Ka nga ato çifte që kanë lindur në Angli tre ose katër fëmijë, vetëm e vetëm për të marrë ndihma sociale. Në vitin 1998, kur erdhën në Angli, shumë prej tyre nuk kishin fëmijë, ndërsa tani i gjen me nga tre ose katër fëmijë", shton përkthyesja, e cila ka punuar më parë si punonjëse sociale në lindje të Londrës.
Friday, 20 July 2007
Shqiptarët, luftë te lagjja e Bler

Motivi
Shkaku i kësaj ngjarjeje, me nivel të lartë dhune, siç e cilësoi gjykatësi David Romford, erdhi si pasojë e një përplasjeje mes dy grupeve rivale që kontrollonin zonat dhe grabisnin automatët e parkingjeve në qendër të Londrës. Brahaj dhe Bilali, çdo natë kur niseshin për "aksione" të tilla, përplaseshin me njëri-tjetrin në qendër të kryeqytetit britanik, kryesisht në Bashkinë Westminster. Përplasja e fundit ndodhi mesnatën e 13 tetorit të një viti më parë, në lagjen "Connaught Square", ku aktualisht banon ish-kryeministri Toni Bler. Fatmirësisht, grupet ishin të paarmatosura atë natë. Bilali nuk do t‘ia falte Brahajt hyrjen në zonën e tij të kontrollit. Ndaj, këtë ai vendosi ta zgjidhë me gjuhën e armëve, pas kundërshtimit të rivalit të tij. Sipas prokurorisë britanike, Herland Bilalit iu deshën vetëm pak minuta (të kryera pas disa telefonatash) të siguronte dy armë, që iu sollën me korrier, te një lokal në rrugën "Edgware". Kur ora shënonte 02:30 minuta e 18 tetorit 2006, Kujtim Spahiu, së bashku me Herland Bilalin hynë në lokalin shqiptar dhe hapën zjarr kundër rivalit të tyre, Petrit Brahaj, cili i shpëtoi sulmit, edhe pse mori tre plumba. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, ndërkohë që ata tentuan edhe vrasjen e Musa Rrahmanit, pronar i lokalit, i cili është kthyer në vendtakim për grupet kriminale, të përfshira në grabitjen e automatëve të parkingjeve. Disa ditë më pas, në këtë lokal, policia gjeti një pistoletë, në të cilën u gjetën gjurmët e gishtave të një personi, të identifikuar më vonë si mik i Rrahmanit.
Gjyqi
Gjatë procesit gjyqësor është mësuar edhe një fakt tjetër tronditës. Të pranishmit, natën e krimit, u larguan me shpejtësi nga lokali, duke lënë Petrit Brahajn të plagosur, së bashku me një person tjetër, ndërkohë që Prel Marku ndërroi jetë menjëherë, pasi ishte goditur në kokë. "Ishte një akt i ulët. Aspak human në ato momente, ku Petrit Brahajt dhe Agron Gjonit u duhej dhënë ndihma e parë. Më pas, ata që ishin dëshmitarë në këtë ngjarje, gënjyen policinë. Disa nuk erdhën të dëshmojnë në gjykatë, duke fshehur shumë gjëra", tha prokurori Kinch. Policia beson se të gjithë të pranishmit në lokal, më shumë se 10 veta, ishin të inkriminuar. Largimi i tyre shpjegohet me faktin se ata shkuan në shtëpi për të zhdukur provat, që i implikonin në krimin e grabitjes së automatëve, me një vlerë prej 1,5 milionë paund në vit.
Spahiu thyen rekordin
Dënimi me burg përjetë për të apeluar vetëm atëherë kur të ketë kryer 33
vjet burg, e rendit Kujtim Spahiun si shqiptarin që ka për të vuajtur më shumë vite burg mes të gjithë atyre bashkëkombësve të tij të burgosur deri tani në Britaninë e Madhe. Deri dje, në top-listën e të dënuarve shqiptarë ishte laçiani Artur Kroni, njohur në Angli si Luan Plakiçi, me 23 vjet burg për trafik prostitucioni, më tej Tasim Axhani, i dënuar 21 vjet burg për kontroll prostitucioni, pasuar nga Shaban Maka, Taulant Merdanaj, Agron Demarku, Flamur Demarku, Emiljan Beqiraj, të gjithë të dënuar me nga 18 vjet burg, po për prostitucion.
Thursday, 19 July 2007
Ledina Çelo videoklip të ri në stacionet angleze

Sunday, 8 July 2007
Qato, tatuazh si Devid Bekam "Shqiponja, simboli nė ring"
.jpg)
Londër. Sekuestrohen pasaporta shqiptare të falcifikuara
Lezhiani Lini "mbreti" i falcifikimeve nė Londėr
Para nėntė vitesh njė superfalcifikator lezhian i njohur me emrin Xhovalin (Lini) do tė arrestohej nga policija londineze nė lagjen Baysėater ish kryeqėndėr e takimeve tė grupeve kriminale shqiptare. Lezhianit nė banesėn e tij ju zbulua njė arsenal i tėrė vulash, pasaportash ndėrkombėrare, dokumente tė falcifikua si dhe dy kompjutera. Ai u dėnua me dy vjet burg dhe u riatdheaua nė Tiranė.Nė dhejtor 2002 po njė shtrtase shqiptare nga Lezha, L.P me azil tė garantuar nė Angli nė njė kontroll tė rastėsishėm tė bagazheve tė saj nė aeroportin e Heathroėt ju kapėn 12 pasaporta finlandeze dhe daneze. Lezhianja po udhėtonte sėbashku me djalin e saj nga Tirana pėr nė Londėr. Ajo i shpėtoi burgut pasi deklaroi nė polici se "bagazhet ja kishte paketuar kunata". Policia tha se tė gjitha pasaportat ishin me fotot e shtetasve shqiptarė dhe do tė pėrdoreshin pėr vajtjen e tyre nė Amerikė.Besohet se lezhiania ishte motra e Linit e cila vazhdonte biznesin e tė vėllait nė Londėr.
Gazetari ekspozoi falcifikatorin Tobli
Gazetari i mirnjohur investigativ, Mazher Mahmood,nėpėrmjet njė kontakti tė tij, ka mundur tė kontaktojė njė shqiptarė i cili nė mėnyrė perfekte fallsifikonte pasaportat e quajtura (Travel Document), me tė cilat qeverija Britanike pajis tė gjithė emigrantėt, qė fitojnė statusin e emigrantit nė Britani. Investigimi u publikua nė vitin 2003.Ai ka pozuar si njė emigrant, i cili donte tė blente njė Travel Dokument, me tė cilin do tė shkonte tė vizitonte "familjen nė Pakistan",fillimisht u ka takuar me njė anėtar, tė grupit tė fallcifikatorėve i quajtur Eduart Tobli i cili jeton nė lindje te Londrės nė Ėalthamstoė.Nė takimin midis gazetarit dhe Toblit nė njė McDonalds, ky i fundit i ka treguar gazetarit , se si ata kishin mundur qė tė arrinin tė vidhnin pasaportat boshe nga vendi ku shtypen ato ,dhe mė pas atyre si mbetej gjė tjetėr veēse tė plotėsonit ato dhe ti vinin foton e personit.Ai pėr demostruar se biznesi ishte i "paster" kishte sjelle me vete njė pasaportė te bardhė, duke thėnė se kėto pasaporta janė 100 %tė sakta."Nuk ka asnjė lloj problemi ti veēse na paguj ne 700 stėrlina, dhe pasi tė na kesh dhėnė, detajet e personit ē'do gjė ėshtė gati.Dhe nėqoftėse ti don tė blesh pasaporta me shumicė, pazari ulet nė 450stėrlina, ka thėnė gjatė takim tė parė Eduarti pa e ditur se e tėrė biseda po rregjistrohesh nga nga njė minikamėr spiune e montuar nė xhaketėn e gazetarit.Por bossi i vėrtetė i kėtyre punėve nuk ėshtė, Eduarti ai ėshtė njė nga" peshqit" e vegjėl tė kėtij rrjeti.Gazetari ka insistuar pėr tu takuar pėrsėri, dhe nė takimin e rrallės ēuditėrisht, u ka shfaqur njė djalė i shkurtėr i quajtur Altin cili ishte truri i tė gjithė operacionit tė fallcifikimit, sipas gazetarit.Altini i ka spjeguar atij se ai posedonte njė kompjuter, dhe tė gjitha vulat e Home Office (Ministrija e Brendshme Britanike), pėr tė bėrė punė tė "pastėr", dhe me "sukses".
__________________
Subscribe to:
Posts (Atom)