Sunday, 30 December 2007

Uellsiania martohet me shqiptarin që e birësoi

Ceremoni tërësisht private në kishë. Ngjarja pushton mediat britanike

Dëshmitarët e martesës, qeni dhe vajza 1 vjeçe

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kot nuk i thonë dashuria nuk njeh moshë. Pamvarësisht se ata kishin një diferencë prej 12 vitesh dhe ishin nënë e bir, nuk kanë nguruar përpara një prifri në qetësinë absolute të kishës të martohen.Vajza njëvjeçare dhe qeni i tyre me emrin “Çupa” ishin dëshmitarët e vetëm në kishë gjatë ceremonisë së një martese aspak të zakoshme.Një grua nga Uellsi pas disa vite bashkjetësë është martuar më një shqiptarë të cilin e birësoi kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Martesa

Tani, Julia Gregg 44 vjeçe sëbashku me Krenar Lleshin 21 vjeç janë zyrtarisht burrë e grua.Siç edhe Top-Channel e raportoi ngjarjen disa muaj më parë, romanca midis tyre nisi atherë kur ministria e brendëshme britanike “Home Office” tentoi dëbimin e Lleshit.Dashuria e kësaj gruaje e cila supozohej të ishte nënë për shqiptarin e detyroi atë të divorcohej nga i shoqi Stivi, pronat i një pabi në Uells.Historia mes tyre e cila kur u bë publike pushtoi mediat angleze është rikthyer përsëri kryesisht në faqet e tabloidëve britanikë të cilët kanë komentuar gjerësisht martesën mes tyre.Raportimit të këtij lajmi nuk i ka shpëtuar edhe gjigandi mediatik BBC.“Shumë njerëz kanë krijuar thashetheme pafund për ne, prandaj deshëm që martesa të ishte tërësisht private.As motra ime nuk e dinte. Kur e morën vesh u shokuan. Ishte diçka qe doja të mbeste mes meje dhe Krenarit” ka deklaruar ajo pas martesës.Julia dhe Krenari kanë një vajzë një vjeçare Hatinë e cila u bë shoqëruesja e saj e parë siç e kërkon riti kishtar i martesës.Krenar Lleshi e ka komentuar me një fjali të vetme martesën.“Jam i lumtuar që u martova me Julian”.

Romanca

Julia dhe Steve morën nën kujdes 20 minorenë në shtëpinë e tyre në zonën Ebbw Vale në jug të Uellsit pasi nuk kishin fëmijë.Krenari mbërriti në Britani në vitin 1999 i fshehur në një kamion. Më pas ai do të birësohej nga Julia dhe Stive.Të dy ata do të luftonin që ai mos të dëbohej pasi sipas tyre ishte një qytetar model.Julia gjithnjë ka insistuar se romanca mes saj dhe Krenarit nisi kur martesa me bashkëshortin Stive ishte e dështuar.Mediat lokale kanë sygjeruar se shqiptari bëri për vete “nënën” e tij duke ja pushtuar zemrën përpara se ai të mbushte 19 vjeç.Një fakt i tillë është mohuar nga Julia gjatë të gjithë kohës. Për Julian martesa me djalin që e birësoi ishte një nga ditët më të lumtura në jetën e saj paçka shumë njerëz vrenjtëtn fytyrat e tyre kur ajo u tha se do të martohej.“Kur ne u betuam në kishë ishte një moment emocional. Ishte me rëndësi për ne që të martoheshim” ka deklaruar ajo.Por ish bashkëshorti i saj nuk e ka dhënë bekimin për këtë martesë, duke deklaruar.“Atë djalë që unë e trajtova si birin tim shkoi me gruan të cilën unë e kam dashuruar marrëzisht.Kur ajo më tregoi se ç’farë po ndodhte mbeta me gojë hapur. Ai është 12 vjeç më i vogël se ajo në moshë por më e rëndësishmja ai ishte djali jonë. E gjithë kjo përfshi martësën e tyre më ka tronditur”.Pamvarsisht nga kjo Krenar Lleshi dhe Julia Gregg janë betuar në kishë për ti qëndruar besnik njëri tjetrit përjetë. Fotot e martesës tregojnë se ata janë të lumtur, por a do të vazhdojë lumturia e tyre përjetë,kur precedentë të ngjashëm sygjerojnë se të tilla martesa janë afat-shkurtra? Kjo mbetet për pu parë.

Të martohesh me një “Toy-Boy”

Një gjë është e sigurtë. Në Britaninë e Madhe të tilla martesa si ajo e Julia Gregg me Krenar Lleshi kur diferenca e moshësh mes çiftin është e madhe ndodhin shpesh.Burri që martohet me një grua më të madhe në moshë se ai cilësohet si “Toy-Boy” djali lodrave.Barbara Windsor 67 vjeçe një aktore e famshme angleze telenovelash ka kryer një martesë të tillë dhe ka deklaruar se ka gjetur lumturinë.Bashkëshorti i saj është Scott Harvey 26 vjeç më i ri se ajo.Rekordi i të tilla martesave do të shënohej një vit më parë kur një 70 vjeçare do ti thoshte PO propozimit pë tu martuar me një 31 vjeçar. Gjyshja Edna Townsend do të martohej me Simon Martin pamvarësisht se ajo ishte 39 vjeçe më e madhe në moshë.“Kurrë nuk kam patur një lidhje solide përpara se të njihesha me Ednën” është shprehur Simon me profesion muzikant.Edhe legjenda e kinemasë Gina Lollobrigida 80 vjeçe vitin e shkuar do të martohej me një burrë “toy-boy” 45 i qujtuar Javier Rigau biznesmen spanjoll.Lista e aktoreve që janë martuar me burra më të ri se vetja është e gjatë.Kështu Demi Moore, 43 vjeçe u martua me Aston Kutcher, 28 vjeç. Madonna, 48 vjeçe jeton e lumtur pas martesës me rregjizorin anglez Guy Ritchie, 38 vjeç.Aktorja e “Sex and the City” Kim Cattral, 49 vjeçe u martua me Alan Wyse, 26 vjeç.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 29 December 2007

Mirela Bogdani - shqiptarja që synon Parlamentin Europian

Mirela Bogdani - shqiptarja që synon Parlamentin Europian

Mbështetet nga Partia Konservatore Britanike e David Cameron

Nga Muhamed Veliu

Mirela Bogdani, shqiptarja që prej 5 vjetësh jeton në Britanine e Madhe ka mundur të përfshihet në procesin e kandidimit për një nga institucionet më të larta politike të Evropës, atë të Parlamentit Europian. Znj.Bogdani prej disa vitesh është anëtare e Partisë Konservatore Britanike dhe është angazhuar aktivisht në jetën politike të konservatorëve të Uellsit ku ajo banon. “Ne vendet si Britania e Madhe me punë, arsimim dhe ambicje mund të arrish gjithçka, sepse këtu vlerësohen aftësite dhe meritokracia, pavaresisht nga nacionaliteti, gjinia apo raca”, thotë zonja Bogdani rreth kandidimit të saj, gjatë një interviste ekskluzivisht për “The Albanian”. Zgjedhjet e ardhëshme europiane do të zhvillohen në maj 2009 por procesi I kandidimimit ka nisur që tre vjet përpara.


Procesi

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në vendet më demokraci të stabilizuar si Britania e Madhe është i gjatë, shumë kompetitiv dhe kalon një seri fazash. Zonja Bogdani është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për MEP (Member of European Parliament). Ajo e ka filluar kete process që në fund të vitit të kaluar dhe ka kaluar sukseshem fazën e parë të përzgjedhjes. Tani është në fazën e dytë të procesit të testimit që njihet si “Bordi Parlamentar i Përzgjedhjes”, I cili është një provim pesë orësh para një paneli të përbërë nga deputetë, eurodeputetë dhe aktivistë partie, të cilin duhet ta kaloje çdo kandidat. Zonja Bogdani është në pritje të rezultatit të kësaj faze dhe nëse kjo kalohet suksesshëm atëherë shpallesh kandidate zyrtare dhe përzgjedh zonën elektorale ku dëshiron të kandidosh. Faza e tretë që është pranverën e ardhshme, konsiston në paraqitjen e kandidatit, së bashku me kandidatët e tjerë (gjithmonë nga e njëjta parti), në zonën elektorale para antarëve të partisë së zonës, ku secili bën një prezantim të vetes dhe programit elektoral. Anëtarët e zonës pastaj votojnë për kandidatët e preferuar dhe ata që dalin në fillim të listës shpallen si kandidatë të zones (pasi zgjedhjet europiane jane sipas sistemit proporcional). Mirela Bogdani thotë për këtë eksperiencë “Une jam akoma në mesin e këtij procesi dhe shpresoj të arrij në finish, po edhe nëse jo, prap do jetë një experiencë shumë e vlefshme dhe interesante”. Znj.Bogdani, e cila ka qenë gjithashtu e angazhuar ne politike ne Shqiperi me Partine Republikane (si Kryetare e Forumit te Gruas) duket e impresionuar me menyren si zhvillohet procesi zgjedhor ne UK. Ajo thote “ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, por edhe mjaft demokratik e transparent”. Duke vënë në dukje diferencat e mëdha që ekzistojne në drejtim të përzgjedhjes së kandidatëve, financimit të tyre e fushatave elektorale ndërmjet Shqipërisë dhe një vëndi si Britania e Madhe, ajo shpreh keqardhjen për faktin se sa larg standarteve të kërkuara është politika shqiptare. “Do të mjaftonte ky aspekt vë në dukje ajo - ai i procesit zgjedhor dhe përzgjedhjes së kandidatëve, që ka të bejë me zgjedhjet e lira e të ndershme (nje nga gurët e themelit të demokracisë dhe kriteri i parë i Kopenhagenit) që Shqipëria ta shikonte më tej hyrjen në BE”.

Konservatorja Bogdani

Përfshirja ne politike në Britanine e Madhe për Znj.Bogdani erdhi shumë shpejt pasi ajo u vendos ne UK. Ajo shpjegon arsyen pse u angazhua ne “party politics” dhe pse u anëtarësua me konservatoret: “Duke qënë se në Shqipëri kisha qënë për disa vite e involvuar në jetën politike dhe në Cardiff University po bëja një Master për shkenca politike dhe për më tepër karierën time të re e shikoja në politikë, e pashë të arsyeshme të përfshihesha në politikë në vendin tim te ri. U anëtarësova me Konservatorët, edhe sepse bindjet e mia janë të djathta (jo si ato në politikën shqiptare), por dhe se ‘Partia Konservatore Britanike’ është një nga partitë më të vjetra e prestigjoze të botës dhe do kisha se çfarë të mësoja e përfitoja nga angazhimi me to”, tregon Mirela rreth përfshirjes së saj në politikën angleze të partisë së David Cameron, që shpreson të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Që nga ky momenet kur ajo ndërmori këtë hap kanë kaluar katër vjet. Fillimisht ajo u angazhua në aktivitetet politike dhe sociale të degës locale, pjesë e strukturave rajonale të quajtura “party associations” e që përbëjnë strukturën më të rëndësishme të aktivitetit të partisë në bazë. Me pas punoi në “Asamblenë e Uellsit” si researcher ne disa projekte me grupin parlamentar konservator. Përpara tre vjetësh ajo do të zgjidhej anëtare e komitetit te degës lokale, më pas koordinatore e politikave, dhe vjet u zgjodh si sekretare e degës. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo është angazhuar vazhdimisht në fushatat elektorale për “Ëestminster” (Parlamentin Britanik), zgjedhjet europiane (Parlamentin Europian), zgjedhjet rajonale (Asamblene e Uellsit) dhe zgjedhjet lokale, duke punuar ngushtë e ndihmuar kandidatët, si dhe në aktivitetet e fund-raising. “Këto metoda dhe aktiviteti në baze janë aq në kontrast më politikën në Shqipëri ku baza është e fjetur dhe aktiviteti kryesor në fushatat elektorale janë mitingjet populiste” tregoi ajo gjatë një interviste telefonike për Shqip nga Universiteti I Oxfordit ku po kryen doktoraturën në shkencat politike, me fokusim ne politikat e BE-se. Rasti i Znj.Bogdani është i pari i këtij lloji, një rast i paprecedent, pasi një shqiptare po synon të arrijë BE-në në 2009-tën, shumë përpara vëndit të saj, Shqipërisë, qe nuk është ende vend anëtar i BE-së dhe do ti duhen minimalisht dhe dhjetë vjet për tu bërë pjesë e familjes europiane.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 28 December 2007

Dënohen tetë shqiptarët që grabisnin parkingjet e Londrës

Dënohen tetë shqiptarët që grabisnin parkingjet e Londrës

Gjykatësi që dënoi të rinjtë tha se "këta janë vetëm ushtarë të bosëve, që nuk kapen nga policia"
Ng Londra
Muamed Veliu

Shtatë prej tetë "ushtarëve" të një grupi kriminal të organizuar shqiptarësh, që grabisnin automatët e parkingjeve, janë dënuar nga një gjykatë londineze. Të gjithë ata që në seancën e parë kanë pranuar akuzat, kanë marrë dënime të lehta. Sipas Prokurorisë britanike, banda i ka shkaktuar një dëm prej 2,5 milionë paund Bashkisë mbretërore Uestmainster Kansëll. Anton Mia, 22 vjeç, Shpëtim Bujaj, 25 dhe Berat Bytyçi, 23 vjeç, janë dënuar me nga 15 muaj burg, ndërsa Visar Shasivari, 22 vjeç, me 1 vit burg. Taulant Shanaj, 26 vjeç, është dënuar me punë vullnetare. Nuk i ka shpëtuar dënimit me burg për një periudhë 18-mujore Sadik Mema, 23 vjeç, me Gjergj Hilën. Mirush Laçi, 28 vjeç, i njohur nga policia londineze si kontingjent krimi, është dënuar me nëntë muaj burg. Atij i ishte dhënë leje qëndrimi e përhershme në Britaninë e Madhe. Në vitin 2004, Laçi është dënuar për grabitje dhe rrahje të një personi. Sipas prokurorit të çështjes, ata ishin vetëm "ushtarë" që punonin për bosët e tyre të krimit, të cilët i jepnin çelësat kopil për të hapur automatët e parkingjeve. Të veshur me uniforma fluoreshente, sikur ishin punonjës të bashkisë, ata nxirrnin paratë nga automatët për çdo natë. Arrestimi u krye pas një operacioni survejimi nga policia metropolitane londineze. Gjatë kontrollit të shtëpisë në Ilford, ku banonin Sadik Mema dhe Gjergj Hila, policia gjeti shumën prej 17 mijë sterlinash. Paratë ishin fshehur nën tapet. Duke dënuar shqiptarët, gjykatësi Kristofer Eluen tha se Bashkia Uestmainster po humb shuma të konsiderueshme nga ky krim. Ai shtoi se ky është një krim i organizuar dhe i sofistikuar. "Tani po vërehen përplasje mes grupeve kriminale të ndryshme për kontroll territoresh. Por ju jeni vetëm ‘ushtarë këmbësorie‘ të bosëve tuaj. Është për të ardhur keq që shpeshherë policia iu kap ju ushtarëve", u shpreh ai. Grabitësit shqiptarë të parkingjeve, të cilësuar nga policia si grabitës të sofistikuar, gjatë viteve të fundit i kanë shkaktuar vetëm Bashkisë Uestmainster Kansëll një dëm prej 2,5 milionë paundësh, mesatarisht 54 mijë paund në javë, pa përfshirë këtu grabitjen në bashkitë e tjera. Sigurimi i çelësave me të cilët ata hapin automatet e parkingjeve prodhohen nga inxhinierë të specializuar. Policia londineze, që ka hetuar këtë krim të përhapur mes shqiptarëve, ka deklaruar se ata presin kokat e parkingjeve dhe ua çojnë inxhinierëve, të cilët prodhojnë më pas çelësat. Një çelës i tillë kushton mbi 3 mijë sterlina.


Dënimet

Sadik Mema 18 muaj burg
Gjergj Hil 18 muaj burg
Anton Mia 15 muaj burg
Shpëtim Bujaj 15 muaj burg
Berat Bytyçi 15 muaj burg
Visar Shasivari 1 vit burg
Mirush Laçi 9 muaj burg
Taulant Shanaj Punë vullnetare


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 27 December 2007

Ekstradohet nga Londra Nevit Kuka i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë

Ekstradohet nga Londra Nevit Kuka i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me armë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Londra të shtetasit shqiptar Nevit Nazmi Kuka, vjeç 29, nga fshati Stravaj, i rrethit Librazhd.
Ai ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Librazhd, me vendim nr.32, datë 01.06.2000, e ka dënuar me 16 vjet heqje lirie për veprën penale të “vjedhjes me armë” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
I ekstraduari Nevit Kuka me datë 28 qershor 1997 në fshatin Lëpushkë në bashkëpunim me shtetasin Xhevit Hila i kanë bërë pritë makinës së policisë tip IFA, ku kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij automjeti dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Shehebi Biçaku.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 26 December 2007

Kreshnik Qato "Njeriu i Vitit"

Kreshnik Qato "Njeriu i Vitit"

Nga Muhamed Veliu

Kreshnik Qato eshte shpallur "Njeriu i Vitit" gjate nje sondazhi dy mujor organizuar nga gazeta e perditshme "Tirana Observer".Qato i cili jeton dhe stervitet ne Londer ka lene pas gjate sonadaznit emra te njohur te sportit shqiptar.Sebasku me kampionin shqiptar ne boks ne sonadazhin "Njeriu vitit" nga fusha e politikes eshte renditur i pari presidenti Bamir Topi, ndersa nga publicistika me i votuari ka rezultuar analisti Andresa Stefani.Aktori Gazmend Gjoka ka rrembyer vendin e pare si "Njeriu Vitit" ne fushen e artit."Jemi habitur me fansat dhe pasionantët e sportit të boksit, dhe në veçanti të Kreshnik Qatos. Boksieri shqiptar, kampion Evrope, ka lënë pas edhe disa futbollistë, të cilët jo vetëm kanë shumë fansa në vend, por edhe janë përfaqësues të një sporti që quhet më popullori në vendin tonë. Gjithsesi Qato ka kapur numrin më të madh të votave, dhe tashmë ai është Sportisti i Vitit për anketën tonë. Duhet shtuar gjithashtu se një numër shumë i madh votuesish janë jashtë vendit, por nuk mungojnë edhe ata që janë nga brenda vendit. Kjo është karakteristikë, kur dihet që Qato e ushtron aktivitetin e tij dhe stërvitet në Angli". shkruan ne numrin e sotem 26 Dhjetor 2007 Tirana Observer e cila e zhvillon kete sondash per te dytin vit radhazi.Boksieri Kreshnik Qato është votuar si sportisti i vitit duke marrë 430 vota, ndërsa fituesi i vitit të kaluar, Erion Bogdani është renditur në vendin e tretë. Në fushën e sportit Romela Begaj është e vetmja femër e votuar.Shpallja e Qatos "Njeriu i vitit" padyshim eshte nje tjeter mirnjohje nga mijera fans te tij ane e mbne botes per rezultatet e tij ne 2007-ten. Njekohesisht kartolina me e mire per Lavdrim Terziun i cili nen pseudonimin Erjon Mati ne faqet e gazeten "Albanian Nail" apo faqe interneti, hodhi balte permes nje mori shpifjesh duke tentuar denigrimin e figures se Qatos, krenaria e komunitetit shqiptar ne Angli.Bravo Qato.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 25 December 2007

Kryeministri britanik: Jo dëbimit të shqiptarit

Gordon, dhuratë për Semirian Dalti, i cili rrezikonte dëbimin në Shqipëri. Shqiptari, i birësuar nga një familje angleze

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pamarësisht se qeveria e kryeministrit Gordon Brown është nën kritika të ashpra për çështjet e emigracionit nga opozita konservatore e David Cameron, ai vetë nuk ka ngurruar të anulojë dëbimin e një 18-vjeçari shqiptar nga Anglia. Një gjest i tillë i Kryeministrit Brown duket se ka qenë dhurata më speciale, njëkohësist e paimagjinueshme, këtë prag Krishtlindjesh për Semirjan Daltin, shqiptarin që ishte planifikuar të deportohej në Shqipëri në ditët e në vazhdim.
Dalti, gjashtë vjet më parë ishte birësuar nga një familje angleze në zonën Chelmsford. Katër muaj para këtij akti, ata kishin humbur djalin e tyre, i cili u vra në provincën
Helmand në Afganistan, ku shërbente me regjimentin mbretëror. Për familjen e Stive dhe Pearl Thrumbles, kjo ishte një ngjarje e dhimbshme, që do të pasohej me një letër nga ministria e Brendshme e Britanisë, "Home Office", ku thuhej se djali i tyre i birësuar, Semirjan Dalti, duhet të linte Anglinë.
Familja që birësoi shqiptarin, përmes një letre drejtuar kryeministrit Gordon Brown kërkonin që, pas humjes së djalit të tyre, Xhonit, në Afganistan, të mos përjetonin një humbje tjetër; atë të dëbimit të djalit të birësuar.
Zoti Brown, me anë të një letre dërguar atyre, thotë se humbja e djalit në Afganistan ishte tragjike dhe në të tilla kushte, djalit shqiptar të birësuar duhet t‘i lejohet qëndrimi i mëtejshëm në Angli. "Nuk besoj se do të kisha forca të përballoja dëbimin e Semirjanit", shkruan ai. Kur morëm letrën e kryeministrit Brown, të gjithë u çliruam nga stresi dhe frika që na kishte mbërthyer. Nuk na e merrte mendja të ndodhte një gjë e tillë", deklaroi zonja Pearl Thrumbles. Fatin e Semirjan Daltit do të uronin ta kishin edhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët janë në radhë për t‘u dëbuar.
Në Britaninë e Madhe jeton një numër i konsiderueshëm fëmijwsh shqiptarë, të pashoqëruar, të cilët kanë kërkuar azil. Me të mbërritur në shtetin ishullor atyre u jepet një leje qëndrimi deri në moshën 18 vjeç. Më pas, ata dëbohen, pasi sipas Departamentit të Emigracionit, janë të aftë për të ndërtuar jetën. Fëmijët azilantë të pashoqëruar janë pjesa më vurnerable e emigracionit shqiptar në Britani në dhjetë vitet e fundit. Pavarësisht se ata janë nën kujdesin e shërbimeve sociale u mungon familja si dhe këshillat e prindërve. Në të tilla kushte, ata shpeshherë kanë rënë pre e botës së krimit, duke u përdorur nga të rriturit.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 24 December 2007

Britania e Madhe, 4 mijë paund emigrantëve për kthim vullnetar

Një shqiptar, i cili kishte emigruar në mënyrë të jashtëligjshme në Britaninë e Madhe ka mundur që të bëhet një biznesmen i suksesshëm pas kthimit të tij me dëshirë në atdhe. Kjo falë parave që qeveria britanike ka sponsorizuar për të.Dhe ky nuk është rasti i vetëm që tregohet nga vetë Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe. Zëdhënësi i "Home Office" në Britani ka pohuar se "falë parave të ofruara nga qeveria e vendit të tij për këtë shqiptar, ai i dha jetë prodhimit të verërave biologjike në afërsi të Tiranës"."T‘u vish në ndihmë kushton shumë më pak sesa t‘i dëbosh". Është kjo motoja më e fundit e autoriteteve britanike për largimin e emigrantëve nga vendi i tyre. Në një program që ka çelur kjo qeveri për emigrantët që duan të largohen me dëshirë nga Anglia bëhet i mundur ofrimi i një bonusi për ta që kap vlerën prej katër mijë paundesh ose rreth 5600 euro.Ky është sistemi i zbatuar nga qeveria e MB për të zhdërvjelltësuar procesin e riatdhesimit të emigrantëve, që nuk plotësojnë kërkesat e domosdoshme për të qëndruar atje, sigurisht edhe për të kursyer jo pak nga paratë publike. Sipas asaj që shkruan "Sunday Telegraph" më shumë se 23 mijë emigrantë në nëntë vitet e fundit kanë pranuar të riatdhesohen me dëshirë në vendet e origjinës, përmes pagesës së shpenzimeve të udhëtimit me avion, marrjen e një mijë paundëve, si para në dorë në aeroport dhe tre mijë paund shtesë të marra nga fondi i posaçëm për t‘i dhënë jetë një aktiviteti pune. Deri më sot, ky program ka kushtuar 36 milionë paund dhe bashkëfinancohet edhe nga Bashkimi Evropian.Vitin e kaluar, sipas një zëdhënësi të "Home Office" mësohet se "janë riatdhesuar më shumë emigrantë sesa në të gjitha vitet e mëparshme. Ne nuk kemi mëdyshje në përdorimin e mënyrave ‘të forta‘, por kur mund të shmangim kosto në ngarkim të taksapaguesve sigurisht që e bëjmë edhe këtë", pohon i njëjti burim zyrtar. Në të vërtetë, përllogaritet se mesatarisht, çdo riatdhesim me detyrim u kushton shtetasve britanikë rreth 11 mijë paund. Kështu, ofrimi i nxitjeve me "bonuse" jo vetëm që i kushton më pak arkës së shtetit, por i shërben edhe qëllimit të përmirësimit të jetesës.Falë këtyre parave të ofruara nga qeveria e MB-së, jepet edhe shembulli i një iraniani, që arriti të ngrejë një ndërmarrje të rritjes së strucëve, si dhe një femër nga Zimbabve, e cila themeloi një rrjet të dyqaneve të bukurisë, që siç raportohet kanë pasur sukses në këto biznese. Por ashtu, si shumica e nismave qeveritare edhe kjo ka kundërshtarët, apo skeptikët e vet. Metju Eliot nga Shoqata e Taksapaguesve Britanikë u shpreh se "t‘u japësh emigrantëve klandestinë një lloj shpërblimi është si të zhdoganosh ilegalitetin dhe me siguri jep një mesazh të gabuar". Në këtë linjë janë edhe konservatorët në opozitë, duke kritikuar ashpër programin e qeverisë laburiste mbi rikthimet me dëshirë. "Duke parë se nuk arrijnë të mbrojnë kufijtë, i korruptojnë emigrantët që të largohen", deklaroi Deivid Devis, ministër i Brendshëm i qeverisë "hije" të konservatorëve.Kritika të shumta bien edhe mbi nismën më të re të qeverisë për të frenuar emigrimin në MB: garancia monetare një mijë paund për çdo shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, me qëndrim të rregullt në MB, nëse ftojnë familjen, apo të afërm për vizita. Synimi i qeverisë është që të reduktohen maksimalisht rastet e personave që me të vënë këmbë në MB, nuk rikthehen më në vendet e tyre të origjinës, duke iu bashkuar radhëve të atyre me qëndrim të parregullt. Po në propozimet e qeverisë bëjnë pjesë, pas studimeve përkatëse tipa të reja vizash, për biznes, turistike dhe për vizita familjare, me kohëzgjatje të ndryshme të vlefshmërisë së tyre, reduktimi i afatit të vlefshmërisë së vizës turistike të përgjithshme nga gjashtë në tre muaj, si dhe detyrimi që kërkuesit të provojnë se sigurojnë jetesën e tyre, gjatë të gjithë periudhës së qëndrimit, kjo sipas modelit përkatës australian.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Friday, 21 December 2007

Dy "pedofilët" britanikë mbeten në qeli

Shtyhet seanca finale e ekstradimit për më 12 shkurt të vitit të ardhshëm

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ende mister fati i ekstradimit të dy britanikëve që kërkohen ngadrejtësia shqiptare si të akuzuar për abuzime seksuale në jetimoren "Fëmijët e Tij" në Tiranë. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në një burg londinez deri më 12 shkurt 2008.Kështu ka vendosur gjykata britanike e ekstradimeve "City ofWestminster Magistrate" gjatë seancës së djeshme ku u shqyrtua kërkesa e radhës nga qeveria shqiptare për të ekstraduar Dino Cristodolou dhe Robin Arnold. Gjykatësi nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të për t‘i gjykuar ata të lirë me kusht. Fillimvitin e ardhshëm të dy të arrestuarit nga policia britanike për llogari të drejtësisë shqiptare do të mësojnë vendimin e gjykatës nëse do të ekstradohen për në Shqipëri apo jo. Avokatët e tyre janë duke përgatitur dy raporte rreth gjendjes së burgjeve shqiptare dhe procesit të gjykimit. Me anë të tyre ata kërkojnë t‘i argumentojnë gjykatës se ndaj Cristodolou dhe Arnold nuk do të zhvillohet një gjyq i drejtë. Cristodolou disa kohë më parë përmes një interviste nga burgu është shprehur se që në ditën e parë kur ai do të marrë vesh se ka për t‘u ekstraduar do të fillojë një greve urie. Sipas aktakuzës së Prokurorisë të Tiranës e ngritur pas marrjes së dëshmive të fëmijëve të abuzuar rezulton se Cristodolou dhe Arnold ishin ata të cilët në mënyrë brutale kishin abuzuar me fëmijët në jetimoren "Fëmijët e Tij". Për këtë krim akuzohet edhe skocezi David Brown i arrestuar 18 muaj mëParë, i cili po gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Akuzat

Janë dashur 17 muaj për prokurorët e Tiranës të zbardhin të gjithë mekanizmin e abuzimeve të ndodhura në fondacionin "Fëmijët e Tij". Tashmë që çështja i ka shkuar për gjykim gjykatësit Sokol Tona, organi i akuzës thotë se në qendër të abuzimeve ishin dy shtetasit anglezë, Robin Arnold dhe Dino Cristodulu, veprimet e të cilëve diheshin nga David Braun. Sipër aktakuzës, ngritur për ta, ata kanë kryer veprime të turpshme dhe monstruoze me fëmijët. Të miturit e abuzuar i kanë mbajtur të fshehta, për shkak të frikës se do përfundonin përsëri në rrugë. "Në periudhën qershor 2004 deri në tetor 2004, i pandehuri Dino Cristodulu ka fjetur në një dhomë me fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai është sjellë në mënyrë brutale me të miturit, duke i rrahur e ndëshkuar me dënime mizore. Gjithashtu, i pandehuri ka kryer marrëdhënie homoseksuale me fëmijët e moshës nën 14vjeç. Po të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj britanikut tjetër, Robin Arnold.Prokuroria"Në maj të vitit 2004, shtetasi anglez, Robin James Arnold, është njohur nëpërmjet adresës www.hischildren.co.uk me veprimtarinë e qendrës dhe me historinë e secilit nga fëmijët. Në historinë e dy fëmijëve L.K., dhe G.B., është përshkruar se ata janë abuzuar seksualisht. Kjo ka qenë nxitje për të pandehurin Robin Arnold, i cili nëpërmjet një shoqeje të të pandehurit John David Braun është paraqitur në qendër për të "ndihmuar" veprimtarinë e qendrës. Në deklarimet e fëmijëve dhe të personave të tjerë që janë pyetur konfirmohet se sapo ka ardhur në këtë qendër i pandehuri Robin Arnold ka shfaqur interesin për këta tëdy fëmijë. Kjo është shfaqur jo vetëm në shoqërimin që bënte me dy fëmijët, por edhe në shumat e mëdha që ka harxhuar për një kohë të shkurtër. Ai për një periudhë njëjavore ka harxhuar rreth 2 mijë paund (340 mijë lekë). Fëmija L.K., 12 vjeç, shpjegon se Robin i kishte blerë shumë rroba, ai gjithashtu shpjegon se Robin e lante dhe e prekte. L.K. dhe G.B., për veprimet që kanë kryer u kanë treguar shokëve të tyre K.K., E-T. Gjithashtu i ka thënë edhe të pandehurit David Braun se Robin kishte kryer marrëdhënie me të.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Dy "pedofilët" britanikë mbeten në qeli

Shtyhet seanca finale e ekstradimit për më 12 shkurt të vitit të ardhshëm


Nga Londra

Muhamed Veliu


Ende mister fati i ekstradimit të dy britanikëve që kërkohen ngadrejtësia shqiptare si të akuzuar për abuzime seksuale në jetimoren "Fëmijët e Tij" në Tiranë. Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në një burg londinez deri më 12 shkurt 2008.Kështu ka vendosur gjykata britanike e ekstradimeve "City ofWestminster Magistrate" gjatë seancës së djeshme ku u shqyrtua kërkesa e radhës nga qeveria shqiptare për të ekstraduar Dino Cristodolou dhe Robin Arnold. Gjykatësi nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të për t‘i gjykuar ata të lirë me kusht. Fillimvitin e ardhshëm të dy të arrestuarit nga policia britanike për llogari të drejtësisë shqiptare do të mësojnë vendimin e gjykatës nëse do të ekstradohen për në Shqipëri apo jo. Avokatët e tyre janë duke përgatitur dy raporte rreth gjendjes së burgjeve shqiptare dhe procesit të gjykimit. Me anë të tyre ata kërkojnë t‘i argumentojnë gjykatës se ndaj Cristodolou dhe Arnold nuk do të zhvillohet një gjyq i drejtë. Cristodolou disa kohë më parë përmes një interviste nga burgu është shprehur se që në ditën e parë kur ai do të marrë vesh se ka për t‘u ekstraduar do të fillojë një greve urie. Sipas aktakuzës së Prokurorisë të Tiranës e ngritur pas marrjes së dëshmive të fëmijëve të abuzuar rezulton se Cristodolou dhe Arnold ishin ata të cilët në mënyrë brutale kishin abuzuar me fëmijët në jetimoren "Fëmijët e Tij". Për këtë krim akuzohet edhe skocezi David Brown i arrestuar 18 muaj mëParë, i cili po gjykohet në Gjykatën e Tiranës.


Akuzat


Janë dashur 17 muaj për prokurorët e Tiranës të zbardhin të gjithë mekanizmin e abuzimeve të ndodhura në fondacionin "Fëmijët e Tij". Tashmë që çështja i ka shkuar për gjykim gjykatësit Sokol Tona, organi i akuzës thotë se në qendër të abuzimeve ishin dy shtetasit anglezë, Robin Arnold dhe Dino Cristodulu, veprimet e të cilëve diheshin nga David Braun. Sipër aktakuzës, ngritur për ta, ata kanë kryer veprime të turpshme dhe monstruoze me fëmijët. Të miturit e abuzuar i kanë mbajtur të fshehta, për shkak të frikës se do përfundonin përsëri në rrugë. "Në periudhën qershor 2004 deri në tetor 2004, i pandehuri Dino Cristodulu ka fjetur në një dhomë me fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai është sjellë në mënyrë brutale me të miturit, duke i rrahur e ndëshkuar me dënime mizore. Gjithashtu, i pandehuri ka kryer marrëdhënie homoseksuale me fëmijët e moshës nën 14vjeç. Po të njëjtat akuza janë ngritur edhe ndaj britanikut tjetër, Robin Arnold.


Prokuroria


"Në maj të vitit 2004, shtetasi anglez, Robin James Arnold, është njohur nëpërmjet adresës www.hischildren.co.uk me veprimtarinë e qendrës dhe me historinë e secilit nga fëmijët. Në historinë e dy fëmijëve L.K., dhe G.B., është përshkruar se ata janë abuzuar seksualisht. Kjo ka qenë nxitje për të pandehurin Robin Arnold, i cili nëpërmjet një shoqeje të të pandehurit John David Braun është paraqitur në qendër për të "ndihmuar" veprimtarinë e qendrës. Në deklarimet e fëmijëve dhe të personave të tjerë që janë pyetur konfirmohet se sapo ka ardhur në këtë qendër i pandehuri Robin Arnold ka shfaqur interesin për këta tëdy fëmijë. Kjo është shfaqur jo vetëm në shoqërimin që bënte me dy fëmijët, por edhe në shumat e mëdha që ka harxhuar për një kohë të shkurtër. Ai për një periudhë njëjavore ka harxhuar rreth 2 mijë paund (340 mijë lekë). Fëmija L.K., 12 vjeç, shpjegon se Robin i kishte blerë shumë rroba, ai gjithashtu shpjegon se Robin e lante dhe e prekte. L.K. dhe G.B., për veprimet që kanë kryer u kanë treguar shokëve të tyre K.K., E-T. Gjithashtu i ka thënë edhe të pandehurit David Braun se Robin kishte kryer marrëdhënie me të.


You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Thursday, 20 December 2007

Irlandë, racistët kërcënojnë biznesmenin shqiptar Artur Cufaj jeton dhe punon prej 12 vitesh në Belfast.

Njërit prej lavazheve i vihet zjarri

Racistët kanë kërcënuar një biznesmen shqiptar në Irlandën e Veriut. 34-vjeçari Artur Cufaj jeton prej 12 vjetësh në Belfast dhe është pronar i dy lavazheve, të cilët janë sulmuar dhe goditur disa herë ditët e fundit. Sipas burimeve të ndryshme nga Irlanda e Veriut, Cufaj është baba i dy fëmijëve. Ai ka deklaruar se lavazhet e tij janë shkarravitur me mbishkrime kërcënuese, përmes të cilave i kërkohet të largohet menjëherë nga vendi. Në të kundërt, ai dhe familja e tij janë të rrezikuar. Sipas të njëjtave burime, emigranti shqiptar është shprehur për gazetën e njohur "Belfast Telegraph", se ndihej i frikësuar për fatin e familjarëve të tij, bashkëshortes Jonida, 26-vjeçe dhe dy vajzave të tij të vogla. Ai tha, gjithashtu, se në njërin prej lavazheve që ka në pronësi ishte vendosur qëllimisht zjarri disa ditë më parë dhe ai kishte pësuar dëme të konsiderueshme. Cufaj fitoi azil politik në Irlandë dhe ka pasaportë britanike. Nuk ka të dhëna të tjera, por mësohet se policia e Belfastit i ka ofruar shqiptarit 34-vjeçar dhe familjes së tij, mbrojtje deri në përfundimin e hetimeve dhe identifikimin e kërcënuesve të tij. Belfasti konsiderohet si një prej qyteteve më të rrezikshme në Irlandë, për shkak të një fryme raciste, e cila, me gjithë angazhimin e autoriteteve shtetërore, vazhdon të jetë gjithnjë e më e pranishme, shpesh edhe si pasojë e një konflikti të zgjatur midis protestantëve dhe policisë.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 16 December 2007

Fëmija shqiptar fiton 1 milion paund kompensim

Fëmija shqiptar fiton 1 milion paund kompensim

Nensi Hidrej humbi shikimin nga pakujdesia e mjekëve anglezë
Nga Londra
Muhamed Veliu

Një vajzë shqiptare, shtatë vjeçe, e cila është verbuar nga pakujdesia e mjekëve në një spital anglez, ka fituar si kompensim shumën rekord prej një milion paundësh, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Anglisë. Nensi Hidrej, vajza e dy emigrantëve shqiptarë, lindi para kohe, kur nëna e saj ishte në javën e 26 të shtatzënisë, në spitalin "Wexham Park Hospital". Nëna e saj, Brikena Hidrej, përmes një kompanie të njohur avokatore në Londër, hodhi në gjyq spitalin ku lindi të bijën për dështimin në ekzaminimin e sëmundjes së të bijës, e cila mund të evitohej. "Wexham Park Hospitals NHS Trust", që në seancën e parë gjyqësore në "Royal Court of Justice" pranoi përgjegjësinë për mosekzaminimin e duhur, duke kërkuar që të negociohej për dëmshpërblimin. Avokatët e të dy palëve në proces arritën në një marrëveshje me vlerë 1 milion paund. Mësohet se nga kjo marrëveshje në tavolinë, Nensi do të përfitojë në mënyrë automatike shumën prej 411 mijë paundësh në llogarinë bankare të prindërve të saj, përfshirë 15 mijë paund në vit për të gjitha ato vite që ajo do të jetojë. Duke pranuar marrëveshjen e dy palëve, gjykatësi Evans e cilësoi veprimin e shërbimit shëndetësor si të drejtë, por shtoi se asnjë lloj shume parash nuk mund t‘i kthejë Nensit shikimin.Emigrantja shqiptare, Brikena Hidrej, gjatë shtatzënisë kishte një sërë komplikimesh, që ishin trajtuar nga mjekët e këtij spitali. Tragjikisht, ata nuk mundën të ekzaminonin një sëmundje e njohur si retinopathy of prematurity (ROP), pra moszhvillim të retinës së syrit. Nëse do të ishte kapur në kohë, kjo sëmundje do të evitonte verbërinë e saj. Avokati mbrojtës i tha gjykatës se Nensi është një vajzë e mrekullueshme, e cila ka një progres për ta admiruar në shkollë. "Ajo flet në mënyrë perfekte anglisht dhe shqip dhe është një vajzë tejet e vendosur. Sëmundja nuk e ka mposhtur atë apo ta veçojë nga fëmijët e tjerë", tha ai para gjykatës. Më tej, ai i tha gjykatës se fëmijët që lindin para kohe janë subjekt i testeve të vazhdueshme për sëmundjen ROP, në bazë të një programi kombëtar. Nensi ishte testuar katër herë, por mjekët dështuan në ekzaminimin e saktë se ajo kishte probleme me retinën e syve. Sipas avokatit, nëse sëmundja do të ishte kapur në kohë, atëherë ajo do të ishte e kurueshme dhe se Nensi sot nuk do të ishte e verbër. Sarah Daneth, përfaqësuese e spitalit në këtë proces, pranoi se ishte një rastësi e keqe moskapja e sëmundjes gjatë testeve të kryera.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Monday, 10 December 2007

Shqiptarët: Faleminderit, Britani e Madhe për Kosovën

Nga 10 Downing Street ne Londer
Muhamed Veliu

Emigrantët zhvillojnë manifestim madhështor përpara Kryeministrisë në "10 Downing Street" në Londër për të falënderuar qeverinë angleze për mbështetjen që ka dhënë në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Të mbledhur përpara zyrave qeveritare, në "10 Downing Street", ata përmes brohoritjeve për më shumë se tri orë kanë kërkuar që Londra zyrtare të vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike që pavarësia e Kosovës to mos jetë e largët. Në pankartat që mbanin në duar, shqiptarët Britanisë së Madhe falënderonin edhe ish-kryeministrin Toni Bler, për rrolin e tij në dhënien fund të masakrave serbe në Kosovë.Nuk mungonte edhe një pankartë, në të cilën shprehej mirënjohje për mbretëreshën Elisabeta II. Pjesëmarrësit e të gjitha moshave në një zë kanë brohoritur "Tani koha për pavarësi". Pjesëmarrja ka qenë më e madhe se ajo që parashikonte policia londineze, e cila tha se në këtë manifestim numri i kalonte njëmijë veta. Shqiptarëve që kishin skuqur me flamuj kombëtarë rrugën përpara Kryeministrisë angleze, iu bashkua edhe deputeti britanik Xhon Grogan. Duke përshëndetur, ai tha se nëse sot me ne do të ishte ish-ministri i Jashtëm britanik, Robin Kuk, do të thoshte se duhet të jeni krenarë për identitetin tuaj, historinë dhe kush jeni. Kujtoni të shkuarën, por tani shikoni për të ardhmen. Ai do të thoshte se mbështet planin "Ahtisari" dhe tani është koha të ecim përpara me të. Deputeti laburist, Xhon Grogan, në një prononcim për gazetën "Shqip" tha se Kosovën e pret shumë punë për të ndërtuar një shtet dhe prosperitetin e tij. "Britania e Madhe do të jetë nga të parët vende që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Unë kam folur me ministrin e Jashtëm, David Miliband, për këtë çështje dhe mendoj se tani Britania së bashku me vendet e tjera evropiane dhe Amerikën, në muajt e ardhshëm, duhet të marrin përsipër një rol udhëheqës që të zgjidhin këtë çështje" deklaroi ai. Disa prej drejtuesve të shoqatave të komitetit shqiptarë, kanë dorëzuar në zyrën e Kryeministrit Gorgon Brown një peticion ku kërkohet vazhdimi i përpjekjeve britanike për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. "Jemi mbledhur edhe herë të tjera duke manifestuar për Kosovën, por kësaj here në këtë tubim, përpara "Downing Street" ishte krejt ndryshe. Shqiptarët dolën më të bashkuar se kurrë për t‘i thënë faleminderit qeverisë dhe popullit britanik për ndihmën e pakursyer në këto vite të vështira për Kosovën dhe shqiptarët", u shpreh Agron Loxha, drejtor i zyrës informative të Kosovës në Londër. Ndërsa studiuesi Bejtullah Destani e cilësoi këtë tubim si të rëndësishëm në kohën e duhur. "Manifestimi i sotëm ishte shumë i qëlluar, duke marrë parasysh se bashkia ndërkombëtare ka ende hezitime për të njohur pavarësinë e Kosovës". Njëri prej organizuesve të këtij tubimi, drejtori i shoqatës "Ardhmëria", Lutfi Vata, deklaroi se "Kishim disa javë që po përgatisnim gjithçka me detaje, së bashku me kolegët e 13-të shoqatave të tjera për ditën sotme. Pjesëmarrja masive në këtë manifestim dëshmoi se shqiptarët e Britanisë së Madhe janë të bashkuar si asnjëherë tjetër kur vjen puna për çështjen kombëtare, përjashto këtu egoizmin e ndonjë shoqate apo individi të veçantë që nuk u bashkua sot me ne", deklaroi Vata.Po në të njëjtin vend, në vitin 1999, shumë prej pjesëmarrësve në manifestimin e djeshëm, mblidheshin për t‘i kërkuar qeverisë së Toni Bler të ndalte spastrimet etnike nga serbët në Kosovë.Dje, ata ishin mbledhur për t‘u dhënë të gjithë qeveritarëve, parlamentarëve, njerëzve të thjeshtë britanikë, një falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën e tyre. Shoqatat shqiptare janë duke planifikuar një manifestim festiv madhështor, në sheshin "Trafalgar Square" në ditën kur në Prishtinë do të shpallet pavarësia. Ndërsa Petrit Kuçana, drejtori i gazetës "The Albanian" dhe kryetari i shoqatës "Edith Durham" u shpreh se kjo protestë hapi siparin e protestave të tjera që po organizohen nga mërgimtarët shqiptarë në SHBA, Evropë etj. Kryefjala e kësaj proteste ishte "Faleminderit". Faleminderit UK, Faleminderit z. Bler, Faleminderit Britani dhe përveç mirënjohjes që u dëshmua nga mërgimtarët e këtushëm, besojmë që Britania do të jetë një ndër shtetet e para që do të njohë pavarësinë e Kosovës".

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 9 December 2007

Libri i simboleve të xhubletës, dhuratë për Toni Blerin

Libri i simboleve të xhubletës, dhuratë për Toni Blerin

Nga Londra
Muhamed Veliu

Ish-kryeministrit britanik, Toni Blerit, disa ditë më parë i është dhuruar një libër shkruar nga një autore shqiptare me titull "Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike".Gazeta "Shqip" ka mësuar se ky libër ishte zgjedhur si dhuratë nga një grup grash biznesmene shqiptare, të cilat zhvilluan një takim me Blerin në Londër. Burime të cilat ishin në këtë takim pohojnë se kjo dhuratë është mirëpritur nga Toni Bler, i cila ka premtuar se do ta lexojë me shumë interes librin, me autore Luljeta Dano.Gjatë një kërkimi të gjatë përmbledhur në këtë libër, autorja është marrë me studimin e simboleve të ndryshme në veshjet karakteristike shqiptare. Më së tepërmi ajo ndalet në veshjen e xhubletës së zezë, e cila përdoret në Malësinë e Madhe, por, sipas saj, e ka origjinën që në Ilirinë e lashtë. Figurat e qëndisura në të janë të ngjashme me ato të epokës së bronzit.Kjo veshje ndodhet e ekspozuar në dy muzetë më të falshëm në botë në formën e një figurine bronzi, e cila prezanton një grua duke vallëzuar. Atë të "Musée de l‘Homme" në Paris dhe "British Museum" në Londër. Luljeta Dano, në bazë të studimit të materialeve etnografike në këtë fushë, thotë se shenjat e përdorua në to janë ose të mbretërve ose të perëndive. Kërkimet e zonjës Dano janë përqendruar më së shumti në figurën e perëndeshës Athina dhe mitin që e rrethon atë, duke u mbështetur dhe analizuar ornamentet e qepura në dy pjesë të xhubletës. "Xhubleta ka gërshetuar disa kulte të padiferencuara. Studimi nga L. Dano hap një rrugë tejet interesante dhe është argumentuar eilustruar nga një material i pasur simbolesh reale. Kjo veshje eveçantë, pasuri e kulturës popullore shqiptare, është në njëfarëmënyre hartë mendore e trashëgimive të lashta mitike. Botimi i këtij studimi plotëson diçka të rëndësishme, që për shumë arsye është konsideruar një njollë e bardhë. Ja pra si konceptohen kohërat dhe mendësitë mitologjike të ilirëve dhe shqiptarëve te xhubleta, që mund të metaforizohet si Kyçi i Davidit, i cili mbyll dhe hap trashëgimitë e mëdha. Bibla thotë: "Atë që e kyç Kyçi i Davidit, nuk mund ta hapë askush dhe atë që çkyç Kyçi i Davidit nuk mund ta mbyllë askush", është shprehur studiuesi Dr. Moikom Zeqo për librin. Për prof. dr. Mark Tirta thotë se xhubleta është veshja brilante që ka mbijetuar, e dokumentuar tashmë, për rreth katërmijë vjet, duke shtuar: "Janë dëshmuar terrakota të veshjes me xhubletë në Minos të Kretës që në antikitet, Kliçevaç të Bosnjës, si një kostum mesdhetar, ilir e më gjerë. Kjo veshje na ka ardhur në përdorim në këto troje shqiptare: në Malësinë e Madhe, në Dukagjin, në Malësinë e Gjakovës, në Rugovë dhe në vise të tjera shqiptare, deri në ditët e sotme. Ornamentika e kësaj veshjeje na sjell deri në kohën tonë dukuri ende të pashpjeguara të panteonit iliro-arbëror, simbolet grafike nga kulti i diellit, gjarpri kultik, hëna e yjet me tribute mitike, figura të objekteve të ndryshme me përmbajtje kultike, lule e gjethe, ndoshta edhe këto të fundit me atribute hyjnore". "Si një Enciklopedi e Botës Mesdhetare për katërmijë vjet" e ka cilësuar xhubletën e grave të Malësisë së Shqipërisë prof. as. Agim Bido. Por, ai thotë se sot gati po zhduket gradualisht aty ku mbijeton ende, ndër shqiptarë. Atëherë xhubleta duhet të merret urgjentisht në mbrojtje ligjore, jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe nga UNESCO. E meriton.Dhe si e tillë me një studim të hollësishëm përmbledhur në një libër padyshim që ka qenë një zgjedhje e goditur si dhuratë për ish-kryeministrin Toni Bler.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 8 December 2007

Pronat shqiptare, objekt studimi

Një student shqiptar prezanton studimin në Londër: Pronat e paluajtshme dhe kuadri ligjor shqiptar


"Problem, e drejta legjitime. Ligji 7501, ngërç legjislativ"

Nga Londra
Muhamed Veliu

Si për koincidencë, prezantimi i studimit rreth çështjeve të pronave në Shqipëri nga një student shqiptar, në një prej universiteteve të Londrës, ndodhi po atë ditë kur Presidenti Bamir Topi u shpreh tepër kritik mbi mënyrën si është operuar deri tani me këtë problem. Arben Gjalpi ka prezantuar disa ditë më parë, në Universitetin Greenwich disertacionin me temë "Kuadri ligjor i reformave të administrimit të pronave të paluajtshme në Shqipëri".

Studimi

Në gjashtë kapituj ai ka analizuar me kujdes të gjithë procesin e legjislacionit të pronave, që nga koha e Perandorisë Otomane e deri në kohët e sotme, duke e cilësuar si një ngërç legjislativ Ligjin 7501. Studenti Gjalpi vëren se në 16 vitet e fundit ka pasur një progres pozitiv në aspektin e pronave, por nënvizon se problemi kryesor mbetet e drejta legjitime e pronësisë mbi tokën, përfshi atë të personave që kanë zënë toka e që nuk janë pronë e tyre. Privatizimi i banesave apo ndërmarrjeve shtetërore cilësohen në studim si hapa përpara që ka bërë Shqipëria. Por, për autorin e studimit, miratimi i disa ligjeve për pronat ka shkaktuar një ngërç të vërtetë në kthimin dhe kompensimin e pronarëve legjitimë. Sipas tij, ky është aspekti më delikat që i stopon investitorët britanikë për të ndërmarrë aktivitete ndërtimi në Shqipëri, njësoj siç janë duke vepruar në Bullgari, Spanjë apo vende të tjera në rajon. Kompleksiteti juridik që ka marrë rikthimi i pronave ilustrohet me disa shembuj, ku qeveria shqiptare ka humbur procese gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. "Vendimet për këto çështje kaq të mprehta merren nga një staf gjyqësor jo kompetent në gjykatat shqiptare. Duhet të mendohet seriozisht për ndërtimin e një bërthame gjykatësish të profilizuar në këtë fushë", shkruan Gjalpi në studimin e tij. Një tjetër aspekt, ku studenti shqiptar është tejet kritik dhe propozon një ligj të veçantë, është mënyra e shitjes së një prone. "Është skandaloze që ende në Shqipëri funksionon sistemi i shitjeve ballë përballë, ndërkohë që në Britaninë e Madhe apo vende të tjera evropiane janë avokatët ata që bëjnë kalimin e një prone nga pronari aktual tek ai tjetri që e blen. Për t‘i dhënë fund kësaj praktike, Parlamenti duhet të nxjerrë një ligj për shitjen e kontrolluar të pronave nga avokatët", sugjeron ai.

Shtytja

Arben Gjalpi tregon se për të ndërmarrë këtë studim iu desh një vit kohë. Ishin pedagogët britanikë, që në të njëjtën kohë janë edhe ekspertë të kësaj fushe, ata të cilët e mirëpritën idenë e një studimi të tillë, për vetë faktin se në Universitetin Greenwich mungonte një kërkim i tillë i mirëfilltë. "Gjatë studimeve të mia trevjeçare në këtë universitet, sa herë që shkoja në bibliotekën e tij gjeja materiale studimore për pronat apo legjislacion rreth kësaj çështje nga pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit. Por, asnjë studim nga Shqipëria. Kjo ishte një tjetër inkurajim për të ndërmarrë këtë studim të gjerë, duke pasur ndihmën e profesorit tim, Mark Daley", rrëfen ai për "Shqip".

Anglezët, ende larg Shqipërisë

Anglezët janë investitorët më të mëdhenj në blerjen e shtëpive në vende të ndryshme në Evropë. Ata i përdorin këto shtëpi kryesisht si shtëpi pushimi. Ardhja e tyre në Shqipëri ka nisur që prej disa vitesh, por me ritme të ngadalta. Nëse investitorët britanikë do të ishin të shumtë në numër, atëherë kjo do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në turizmin shqiptar. Por, çfarë i ndalon britanikët të blejnë prona në Shqipëri? Edhe kësaj pyetjeje, Arben Gjalpi i jep përgjigje në studim. "Anglezët janë skeptikë për të investuar në Shqipëri, pasi zonat e përshtatshme ku ata mund të investojnë janë okupuar nga ndërtimet ilegale, përfshi këtu edhe dhënien e tokave në mënyrë arbitrare", pohon Gjalpi. Transparenca e regjistrimit të pronave është një tjetër e metë e madhe, e cila nuk tërheq investitorët. Një sistem i tillë nuk u jep siguri atyre për të nesërmen e investimit që mund të bëjnë sot. Më tej, studenti shqiptar në Londër sqaron se nëse do të duam më shumë investitorë britanikë në Shqipëri, fillimisht është imediate që shqiptarët ta konsiderojnë tokën si një nga asetet më kryesore për ngritjen e nivelit ekonomik të mbarë vendit, sikurse ndodh në shumë vendet të Perëndimit. "Si rrjedhojë, të gjitha grupet e interesit dhe qeveria shqiptare duhet të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin dhe ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, për t‘u bërë anëtare të komunitetit evropian, gjë që do të ishte shumë e vështirë, nëse Shqipëria nuk do të kishte një legjislacion të pronësisë, i cili do të mund të shmangte konfuzitetin në transaksionet e pronave, për vetë shqiptarët dhe investitorët e huaj. Shumë shpejt, Evropa do ta kërkojë me ngulm një legjislacion të ri për këtë çështje, sepse ajo nuk do mund të lejojë të vendosë në rrezik investimet e qytetarëve të saj, qofshin ato kompani të mëdha investimi apo individë të thjeshtë, të cilët do të dëshironin të blinin një shtëpi pushimi në rivierën shqiptare", shkruan Gjalpi në fund të studimit. Këtë studim, ai kërkon ta publikojë në të ardhmen në formën e një libri, ku do të përfshijë edhe materiale të tjera, madje edhe fjalimin kritik të Presidentit Bamir Topi, disa ditë më parë, për çështjen e pronave në Shqipëri.

Lista e vendeve ku investojnë britanikët

Spanja - Vendi favorit ku investojnë prej shumë dekadash
Turqia - Vendi ku gjithnjë e më shumë pëlqehet të investohet
Bullgaria - Vendi optimal ku ende mund të blesh prona të lira
Qipro - Një tjetër vend favorit investimesh për britanikët
Italia - Një vend ku ata investojnë të sigurt dhe me përfitim
Dubai - Vendi me një market të kualitetit të lartë, ku qiratë sjellin përfitime
Franca - Favorit për blerje shtëpish, duke i dhënë me qira
Portugalia - Tejet e vizituar nga britanikët, të cilët prej vitesh blejnë prona
Rumania - Market potencial investimesh me rritje të shpejtë
Republika Çeke - Një market që sa vjen e shtrenjtohet

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Vllaznia dhe Dandi hetohen nga UEFA

Vllaznia dhe Dandi hetohen nga UEFA

Katër vjet më parë u tentua vënia e një basti prej gjysmë milion sterlinash për ndeshjen

Nga Londra
Muhamed Veliu


Dy baste "të majme" për fitoren e Dandit kundër Vllaznisë në vitin 2003, i ka përfshirë këto ekipe në listën e hetimeve të UEFA-s. Tashmë, në dosjen e UEFA-s janë arkivuar tentativat për të vënë 500 mijë stërlina dhe 22 mijë stërlina për fitoren e Dandit në pjesën e parë dhe të dytë të takimit për eliminatoret e kupës UEFA katër vjet më parë. Sipas gazetës më të madhe skoceze, "Daily Record", këto janë të dhënat e para, që kanë filluar hetimet. Megjithëse kanë kaluar katër vjet nga koha kur është luajtur kjo ndeshje për eliminatoret e kupës UEFA 2003, ajo është përfshirë në hetim. Investiguesit e UEFA-s kanë zbuluar se të dyja këto baste janë tentuar të vendosen në Britaninë e Madhe. Kompanitë e basteve atë kohë deklaruan për mediat britanike se shumë baste u vunë nga shqiptarë me banim në Londër, apo nga bastexhinj në Shqipëri përmes internetit.Ndërsa BBC Scotland, gjatë edicionit të lajmeve në mbrëmjen e djeshme, ka cituar një zëdhënës të UEFA-s. Ai ka konfirmuar hetimin, duke u shprehur se investigimi ka filluar dhe në të janë përfshirë ndeshje që janë luajtur disa vite më parë. Gazeta "Daily Record" ka dalë në mbrojtje të ekipit të Dandit, duke thënë se nuk ka ndonjë sugjerim që lojtarët e këtij ekipi të jenë përfshirë në fiksimin e rezultatit të ndeshjes kundër Vllaznisë, dhe se të gjitha kompanitë e basteve pezulluan pranimin e basteve me shuma të mëdha për fitoren e Dandit. Të dy këto baste nuk janë pranuar, por kanë mjaftuar për të ngjallur dyshime tek UEFA. Fillimisht lajmi për përfshirjen e ekipit skocez të Dandi në listën e 16 ndeshjeve nën hetim nga UEFA është raportuar në mediat italiane e më pas ato skoceze. Burime brenda këtij ekipi janë shprehur se një gjë e tillë ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë ekipin, i cili në vitin 2003 mundi 0-2 dhe 4-0 Vllazninë.

Alarmi

Gazeta britanike e basteve, "Racing Post", të nesërmen e fitores së Dandit në Shkodër, 2-0 më 15 gusht 2003, shkruante se në sportelet e basteve në Britaninë e Madhe u vu re një interesim i paparë ndonjëherë për kuotimin e Dandit si fitues. Kjo alarmoi kompanitë e basteve, të cilat pezulluan pranimin e tyre për ndeshjen në fjalë. Kompania e parë që ndaloi pranimin e basteve ditën e ndeshjes ishte "Super Soccer", e cila e mori këtë vendim gjatë kohës së drekës. Për këtë veprim drejtori i kësaj kompanie Toni Hollister do të deklaronte: "Pamë që po qarkullonin shuma të mëdha parash për fitoren e Dandit dhe ne besojmë se shumë prej tyre po viheshin nga shqiptarët". Ndërsa një prej kompanive më të mëdha të basteve, "William Hill", ndaloi pranimin e basteve përmes telefonit dhe internetit në orën 15:20 të asaj dite. Graham Sharp, zëdhënës i "William Hill" do të deklaronte. "Nuk pranuam një bast prej 22 mijë stërlinash për Dandin. Që në atë moment menduam se diçka nuk ishte në rregull. Dukej që kjo ndeshje ‘vinte erë‘". "William Hill" ditën e ndeshjes e kuotonte fitoren e Dandit 11/10, të cilën pas orës 12:00 do ta ndryshonte në 6/4 dhe pas orës 15:00 do të ndërpriste pranimin e basteve për këtë ndeshje, pasi numri i basteve, sidomos në Londër, sa vinte e rritej në favor të Dandit. Po e njëjta gjë ndodhte me bastet përmes internetit që viheshin nga Shqipëria.



You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Wednesday, 5 December 2007

Londër, drejt dështimit dhe ekstradimi i Koçekut

Një nëpunës shqiptar mbështet pretendimet e të kërkuarit se "gjykimi i tij në Shqipëri do jetë i padrejtë"

Nga Londra
Muhamed Veliu

Pas refuzimit nga autoritetet angleze për të ekstraduar në Shqipëri Hektor Mahmutajn, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, një tjetër ekstradim duket se është drejt dështimit. Një nëpunës shqiptar u ka dalë dje në mbështetje pretendimeve të emigrantit Frrok Koçeku, në Gjykatën e Ekstradimeve në Londër. Pas perdes, ai ka dëshmuar se qëndrojnë deklaratat e Koçekut se "nëse do të kthehet në Shqipëri, nuk do t‘i zhvillohet një gjyq i drejtë ndaj tij". Koçeku, nga Fushë-Lura e Dibrës, që fshihej në Angli prej vitit 1998, i registruar me emrin Gëzim Pirgu, është dënuar në mungesë me 15 vjet burg, si i akuzuar për vrasjen e Besim Bucit, 11 vjet më parë, në Shqipëri. Skuadra e Ekstradimeve pranë ‘Scotland Yard‘ e arrestoi atë më 6 shtator 2006, në zonën Millton Kin‘s, pas një kërkese arresti nga Interpol Tirana. Koçeku i ka zhvilluar të gjitha seancat gjyqësore në gjendje të lirë, pasi ka depozituar në gjykatë si garanci pasurore 25 mijë stërlina.

Dëshmitari "A"

Dëshmitari nuk ka pranuar të rrëfejë në gjykatë emrin e tij, pasi, "nëse do ta bënte një gjë të tillë, do të humbte vendin e punës dhe mund të persekutohej nga qeveria shqiptare si shenjë hakmarrje për dhënien e dëshminë në favor të Frrok Koçekut". Askush në gjykatë nuk ka mundur të shikojë fyrën e tij, përveç gjykatësit Quentin Purdy dhe avokatit mbrojtës të Koçekut, Watson. Në gjykatë, ai është prezantuar si "Dëshmitari A". "Shqipëria është një vend i korruptuar, duke filluar nga instancat më të larta shtetërore deri në bazë", ka thënë dëshmitari. Më tej, ai ka deklaruar se edhe sistemi i drejtësisë është i korruptuar. "Njerëzit e drejtësisë në Shqipëri kanë xhepa të thellë", pohoi ai para gjykatës. "Dëshmitari A" ka treguar se që prej tetë vitesh, ai ishte njohës i mirë i familjes Koçeku, të cilët nuk i kishin treguar apelimin për dënimin e Frrokut në mungesë, sikurse pretendon pala shqiptare, e cila kërkon ekstradimin e tij. Sipas dëshmitarit, për herë të parë rreth akuzës ndaj Koçekut kishte dëgjuar në gusht 2006, kur shtëpia e tij u vizitua nga policia, e cila mori nga atje disa foto të Koçekut.

Mbrojtja

Në seancën e fundit të ekstradimit, në "City of Westminster Magistrate Court", avokati mbrojtës i Koçekut, për rreth 4 orë ka prezantuar arsyet pse klienti i tij nuk duhet ekstraduar në Shqipëri. Sipas tij, Frrok Koçekut nuk do t‘i zhvillohet një rigjykim në bazë të ligjit shqiptar dhe se procesi gjyqësor do të jetë i paragjykuar nga pushteti aktual. "Akuza për të cilën kërkohet të ekstradohet klienti im janë të dizenjuara në atë mënyrë që ai të persekutohet. Nuk ka dëshmitarë, pamje filmike, ADN apo prova të tjera që e lidhin atë me vrasjen e Besim Bucit", është shprehur avotati Watson. Ai ka hedhur hije dyshimi në origjinalitetin e dy shkresave për apel, që sipas palës shqiptare, janë nënshkruar nga nëna e Koçekut, zonja Liza Koçeku.Si të marra nën presion, kërcënim apo të formuluara nga dikushtjetër janë cilësuar ato nga avokati mbrojtës. Po ashtu, si pjesë të mbrojtjes ai ka cituar dëshmitë e dhëna me shkrim nga dy avokatët shqitarë, Baftjar Rusi dhe Arben Keta, përfshirë dëshminë e motrës së Koçekut, zonjës Flora Robins. I kërkuari i drejtësisë shqiptare do t‘i duhet të presë me ankth datën 17 Janar 2008, për të marrë vesh vedimin e gjykatësit Purdy, nëse do të lejojë ekstradimin apo jo. "Janë shumë çështje që duhet t‘i analizoj dhe t‘i marrë në konsideratë. Për këtë më duhet kohë", ka deklaruar gjykatësi në fund të seancës së fundit në këtë proces ekstradimi, që ka zgjatur 15 muaj.

You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Tuesday, 4 December 2007

Kosova-Proteste paqesore perpara Nr. 10 – Downing Street

Kosova-Proteste paqesore perpara Nr. 10 – Downing Street

Thirrje Kombetare qytetare

Te nderuar bashkekombas apo kryetare te shoqatave shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar apo gjetke ! Te shtyre vetem nga interesa kombetare dhe ne nje moment teper delikat per kombin shqiptar ne teresi, shoqata shqiptare “Ardhmeria” qe ushtron aktivitetin e saj ligjor ne Mbreterine e Bashkuar prej vitesh, e mbeshtetur nga antare te Parlamentit Britanik, brenda procedurave ligjore dhe akteve procedurale ne fuqi ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne marreveshje te plote me organet kompetente qeveritare ne Londer, organizon ne daten 09 Dhjetor 2007, prej ores 11: 30/- deri ne oren 15:00/- perpara nderteses qeveritare - Nr. 10 – Downing Street, nje proteste paqesore ne mbeshtetje te pamvaresise se Kosoves. Shoqata “Ardhmeria” eshte e gatshme te perkrahe cdo individual shqipfoles apo shoqate shqiptare jo vetem ne Mbreterine e Bashkuar por kudo ne glob nqse fatet e kombit shqiptar jane ne pikepyetje, prandaj, te nderuar bashkekombas, ne emer te kombit shqiptar ju kerkojme te na bashkoheni ne keto momente teper delikate dhe te ngrejme zerin tone te perbashket per hir te gjakut te derdhur te vellezerve dhe motrave tona ne vitet me moderne te shekullit te kaluar, per hir te histories sone te lavdishme qe nuk eshte hezituar te shkruhet me gjak, per hir te se ardhmes se kombit shqiptar ne teresi dhe per hir te paqes ne Ballkanin e trazuar. Objektivi kryesor i kesaj proteste paqesore eshte te cojme zerin tone nepermjet Deres qe permban Nr. 10 – Downing Street ne te gjitha qeverite e botes duke perfshire ate te Serbise, Rusise apo edhe qeverive te tjera qe nuk perkrahin planin Ahtisari per fatin e Kosoves. Edhe njehere ju lutemi te na bashkoheni ne keto momente dhe te kerkojme me cdo kusht, Pamvaresine e panegociueshme te Kosoves. Faleminderit per bashkepunimin dhe mirekuptimin.
Per shoqaten “Ardhmeria”, Z. Lutfi Vata

Policia Uellsit bastis festën e shqiptarëve

Kontroll policor për emigrantë ilegal në banketin ku festohej 28 Nëntori.
Rreagojnë shqiptarët. “Nuk ishte momenti i duhur”


Nga Londra
Muhamed Veliu

Policë të armatosur sëbashku me oficerë të emigracionit kanë rrethuar një restorant në qëndër të Kardifit duke kontrolluar brënda tij klientët shqiptarë të cilët po festonin festat kombëtare.
Në kulmin e festimit në banketit shqiptar ku merrnin pjesë më shumë se 100 veta,policia e ka prishur atë duke filluar kontrollin e dokumentave.
Të pranishmit kanë mbetur të ofenduar rëndë, duke e qujtur kontrollin policor jo të drejt dhe në një kohë jo të përshtatëshme.
Policia dhe oficerët e emigtracionit gjatë kontrollit në Lokalin Hawaiian ka ndaluar gjashtë shqiptarë emigramtë ilegal në Uells të cilët do të dëbohen në ditët në vazhdim.
Shqiptarët pjesmarrës në këtë banket janë ankuar tek autoritetet lokale për kohën që kishte zgjedhur policia për të zhvilluar këtë operacion. Ata jënë ndjerë të disktiminuar.
Mediat lokale në Uells përfshi BBC Uells kanë raportuar për ngjarjen.
Lulzim Toska 31 vjeç menaxher në një lokal në zonën Roath i cili jeton në Britaninë e Madhe që prej 10 vitesh është shprehur se festimi i shpalljes së pamvarsisë së Shqipërisë është një ditë me rëndësi.
“Ne jemi të vetëdishëm që policia dhe organet e emigracionit kanë detyrën e tyre për të bërë, por mënyra që kishin zgjedhur për të zhvilluar këtë operacion ishte gabim. Mu duk vetja sikur isha në Rusinë staliniste dhe jo në një vënd të civilizuar si Britania. Për mua ky nuk ishte një operacion kontrolli nga oficerët e emigracionit. Ata erdhën të armatosur dhe me qen duke u futur me forcë në lokal e duke treguar agresivitet” ka treguar Toska.
Ai sëbashku me organizatorin e ceremonisë Gëzim Rrapi janë ankimuar pasi ata janë lënë për rreth dy orë përjashta restorantit ndërkohë që brënda tij vazhdonte kontrolli i ç’do personi.
Ata të cilët nuk kishin probleme nxirreshin jashte lokalit për të pritur.
Jane Farleigh drejtore e agjencisë rajonale të “Border and Immigration Agency” e ka justifikuar operacionin duke deklaruar se ata kishin të dhëna se në atë festë do të shkonin emigrantë ilegal.
“Është për të ardhur keq që disa prej tyre u ndjenë keq për kete veprim. Ne nuk kemi përse të kërkojmë falje për kryerjen e punës tonë që ka të bëjë me ndalimim e atyre që janë në vënd ilegalisht dhe më pas ti dëbojmë.Fakti që gjashtë prej tyre ishin ilegalisht në vëndin tonë tregon se ne kishim arsye bindëse për ta ndërrmarrë këtë operacion. Ne e kemi bërë të qartë se do të përdorim tolerancë zero ndaj atyre që janë ilegalisht në Britani” është shprehur ajo.
Ndërkohë edhe në Londër gjatë festimit të festave kombëtare është shënuar një tjetër incident, kësaj radhe jo nga oficerët e emigracionit por vetë shqiptarët.
Në një darkë me të fruar muzikantë nga Shqipëria dhe Kosova, në zonën e Ilfordit, dy grupe të ndryshme shqiptarësh nga Kuksi dhe Tropoja kanë filluar të godasin njëri tjetrin me çtë munden duke shkatërruar sallën. Është dashur ndërhyrja e policisë për të stabilizuar situatën.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Sunday, 2 December 2007

Kërkohej në Fier, kapet në Liverpul

Interpol Tirana dërgon drejt Anglisë 91 fletë-arreste të reja

Nga Londra
Muhamed Veliu


Njëri prej 1867 shqiptarëve, të cilët i fshihen drejtësisë shqiptare në vende të ndryshme të botës, është dënuar për mbajtjen e një pistolete pa leje edhe nga një gjykatë angleze. Hektor Mahmutaj është dënuar me dy vjet e gjysëm burg nga Gjykata e Krimeve në Liverpol, pasi ka pranuar se arma e gjetur në shtëpi ishte e tij. Shqiptari prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në qytetin e Liverpulit. Ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit.

Historia

Prej vitit 2001, Mahmutaj bashkëjetonte me një shtetase britanike, e cila në vitin 2003 lindi një vajzë. Ata u ndanë në në fund të vitit 2006 dhe nuk jetonin më së bashku në shtëpinë e tyre, në rrugën ‘Orrell Park‘, ku ish-gruaja gjeti pistoletën e fshehur në një çantë. Pas kësaj, ajo i ka telefonuar ish-bashkëshortit që të vinte e ta merrte armën, por ai e ka fshehur përsëri atë, kësaj radhe në tavanin e shtëpisë. Si pasojë, ish e dashura Hektor Mahmutajt ka telefonuar policinë. Oficerët e policisë gjetën armën, që rezultoi e prodhimit italian. Arma nuk kishte fishekë brenda saj. Policia, e cila shpalli kërkimin për emigrantin shqiptar, tha se gjeti gjurmët e Mahmutajt në armën e gjetur. Nuk do të vononte gjatë dhe policia e Liverpulit lokalizoi vendodhjen e tij, në Mançester, ku edhe e arrestoi. Gjatë intervistës në polici, Mahmutaj është shprehur se armën e ka gjetur në tavanin e shtëpisë, e kishte prekur me dorë për ta lënë përsëri në po atë vend. Por që në seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj tij, ai ka pranuar se arma ishte e tij. Ai pranoi gjithashtu edhe akuzën e armëbajtjes pa leje. Gjykata e dënoi atë vetëm me gjysmën e dënimit, me 5 vjet burg. Nga krahasimi gishtave në kompjuterin e policisë së Liverpulit me të dhënat e dërguara nga Interpol-Tirana, të përfshira në sistemin britanik, rezultoi se Mahmutaj është person në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Bllokimi i ekstradimit

Mahmutaj ka mohuar të jetë përfshirë në vrasje. Po ashtu, ai mohoi të ishte në dijeni të dënimit në mungesë me 25 vjet burg nga gjykatat shqiptare. Paralelisht me vuajtjen e dënimit, ai është përballur në Gjykatën Westminster me procedurat e ekstradimit. Në seancën e parë, gjykatësi i ka kërkuar juristit që përfaqëson qeverinë shqiptare dhe mbrojtes së Mahmutajt të përgatisin argumentet për seancën e ardhshme. Hektor Mahmutaj është i shtati person "Wanted" pas Armand Bogdanit, Frrok Koçekut, Afrim Sinanit, Arsim Muratit dhe Edmond Kallmit që po tenton bllokimin e ekstradimit. Edhe Kallmi po vuan një dënim prej tre vitesh burg për kërcënim dhe dëmtime fizike personi në një burg të Londrës. Ndërsa Bogdani, Koçeku dhe Sinani po i zhvillojnë seancat e ekstradimit në gjendje të lirë, pasi kanë depozituar si garanci pasurore shuma parash që variojnë nga 20 deri në 50 mijë stërlina. Arsim Murati, në pamundësi të dhënies së garancisë pasurore, mbahet i izoluar në burg. Burime nga "Scotland Yard" pohojnë se disa ditë më parë Interpol Tirana ka dërguar 91 fletë-arreste të reja, krahas atyre ekzistuese, për t‘u ekzekutuar në Angli, nga skuadra ekstradimeve. "Kjo listë përmban të dhëna të detajuara për persona, pjesa më e madhe e të cilëve jaën të dënuar në mungesë për vrasje", ka saktësuar burimi.




You aren’t permitted to publish any material text of photo from this blogg. Any publication will be treated as breach of copyright.
© Veliupress copyright 2007

Saturday, 1 December 2007

Rudi Vata: Kombëtarja? Nevojitet revolucion

Shkodrani fajëson vetëm trajnerin Bariç për dështimin në dy takimet e fundit në "Euro 2008"

Nga Londra
Muhamed Veliu

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, tani menaxher i FIFA-s, mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se Bariç ishte një zgjidhje e gabuar për Shqipërinë. Disfatën me ndeshjet kundra Bjellorusisë dhe Rumanisë ai ia faturon rreshtimit të gabuar të kroatit. Ish-kapiteni mendon se trajneri i ardhshëm duhet të jetë shqiptar dhe se sportit në vendin tonë i nevojitet një revolucion.

Rudi Vata, pasi keni marrë licencën si menaxher i FIFAS, keni ndërtuar kompaninë "Vata vision Football management". Cilat janë të rejat e fundit nga aktiviteti juaj si menaxher lojtarësh?"

Vata vision Football management" është një kompani e stabilizuar në Britaninë e Madhe. Kam partnerë në Londër, Gjermani dhe po ashtu në Shqipëri. Puna jonë është të gjejmë talente djem me perspektivë, në mënyrë që të kenë një shans dhe të evidentohen në të ardhme si futbollistë me vlera dhe të arrijnë rezultate në arena të ndryshme ndërkombëtare. Njëkohësisht merremi edhe me transfertat e lojtarëve, ku do të veçoja atë më të rëndësishmen deri më tani të lojtarit Gary Oconor nga Lokomotiva e Moskës te skuadra Birmingham City. Kemi bërë edhe transferta të tjera në Rumani, Skoci apo vende të tjera.Le të ndalemi pak te Kombëtarja shqiptare, e cila vazhdon të jetë një temë e nxehtë bisedimi për dashamirësit e futbollit.

Cili është komenti juaj për dy ndeshjet e fundit kundra Bjellorusisë dhe Rumanisë?

Janë bërë shumë komente nga specialistët. Nuk mund të kem ndonjë koment special. Këto dy ndeshje ishin një pasqyrë krejt e kundërt krahasuar me dhjetë ndeshjet e mëparshme. Se çfarë ndodhi, se si u shpërfytyrua ajo Kombëtare që ne e pamë me një imazh të bukur, një vizion tjetër, është për të ardhur keq. Atë moment kur ne të gjithë menduam se erdhi momenti të bënin hapin e madh, të paktën të arrinin në vendin e katërt, që do ta fusnin këtë Kombëtare në historinë e futbollit shqiptar, ndodhi shpërfytyrimi dhe gjithçka që ishte ndërtuar në dhjetë ndeshje u shkatërrua. Trajneri Bariç e di mirë se çfarë ka ndodhur me Kombëtaren shqiptare, pasi ai e ndërtoi atë skuadër dhe ajo u shkatërrua në duart e tij. Megjithatë, mendoj se Kombëtarja shqiptare ka nevojë për revolucion. Duhet të fillojmë me hapa të vegjël për të vijuat te të mëdhenjtë. Problemi ynë është se ne kemi dashur të bëjmë që në fillim hapin e madh dhe atje jemi rrëzuar.

Ka shumë zëra për shitje të dy ndeshjeve, apo një loje të dobët nga klane lojtarësh për të larguar trajnerin Bariç...

Unë e kam parë ndeshjen me Bjellorusinë në stadium. Besoj që në këtë ndeshje Kombëtarja shqiptare u mund të fushë në të gjitha drejtimet. Mendoj se nuk ishte një komplot. Do të ishte absurde të ishte një komplot, për vetë faktin, siç e thashë më parë, se këta futbollistë do të hynin në histori si djemtë që për herë të parë arritën një vend pozitiv, siç ishte vendi i katërt në grup. A mund të ndodhë? Sigurisht që po. Unë si ish-futbollist nuk e quaj normale, por çdo gjë është e mundshme. Ata djem kishin të gjitha mundësitë të fitonin respektin e gjithë kombit dhe jo imazhin e keq, siç ndodhi pas dy humbjeve të turpshme. Shqipëria humbi në terrenin e fushës, Shqipëria humbi po ashtu në anën taktike, fizike, pra me Bjellorusinë ishte në fushë një skuadër e mundur në të gjitha drejtimet.

Dhe fajtori për këtë?

Fajtori kryesor është trajneri Bariç, për vetë faktin se ai është një trajner me eksperiencë të gjatë dhe se nuk ishte shumë natyrale të jepte deklarata se do të marrim aq apo kaq pikë në dy ndeshje. Mendoj se futbolli luhet në fushë dhe jo përpara mikrofonave të gazetarëve në konferenca shtypi. Arrij të kuptoj se shqiptarëve u pëlqejnë të tilla deklarata. Megjithatë, dolën një blof i vërtetë. U zhgënjye një Shqipëri e tërë. Ai ka përgjegjësitë kryesore me vetë rreshtimin që i bëri skuadrës dhe se ndryshoi sistemin momentin e fundit, në një kohë kur Shqipëria kishte ndërtuar një imazh me një sistem më mbrojtës. Unë gjithmonë kam menduar që ai ka gjetur lojtarët e përshtatshëm për këtë sistem. Por çuditërisht pas dhjetë ndeshjeve ku luajtëm mirë, në ndeshjen me Bjellorusinë ndryshon sistemin dhe skuadra u shpërfytyrua në të gjitha drejtimet.

Si u ndje Rudi Vata në "Qemal Strafa", në mbarim të kësaj ndeshjeje, kur tifozët brohorisnin në kor: "E shitën, E shitën"?

Mendoj se iu krijua një natë trishtimi në atë natë të keqe me shi. Tifozët kishin bërë me qindra kilometra për të ardhur atje dhe shpresonin në ndjekjen e një ndeshjeje e cila do të na çonte drejt vendit të katërt. U zhgënjyen. Aq më shumë se kundërshtari ishte skuadra më e dobët në grup e rrahur nga Luksemburgu një ndeshje më parë, që do të shënonte fitoren e parë për Luksemburgun si shtet. Normalisht që u ndjeva keq.Keni qenë një kritik i ashpër i Bariçit që në momentin kur presidenti Duka firmosi për ardhjen e tij në krye të pankinës kuqezi. Tashmë ai ka dhënë dorëheqjen.

Çfarë mendoni për punën e tij në drejtimin e Kombëtares?

Unë kam qenë kritik në radhë të parë për moshën e Bariç. Mendoj se futbolli shqiptar është një gangrenë e madhe, që ka nevojë për një mjek të ri me energji që t‘i gjejë ilaçin kësaj gangrene. Ai nuk kishte energjitë e duhura për ta njohur e ndjekur futbollin shqiptar. Puna e tij mund të quhet normale. E theksoj, futbolli shqiptar ka nevojë për një revolucion.

Jeni shprehur se e keni ëndërr që një ditë të drejtoni Kombëtaren shqiptare si trajner ose si drejtor teknik. Vazhdoni ta keni këtë ambicie, e shikoni të realizueshme një ditë?

Jeta ime është e lidhur me futbollin. Jeta ime pa të është e pakuptimtë. Unë jam dashuruar pas këtij sporti që në moshën 6-vjeçare. Kur dashurohesh pas diçkaje, ajo ndjenjë mbetet për tërë jetën. Kombëtares i kam shërbyer 12 vite me radhë, duke mbajtur shiritin e kapitenin në mbi 30 ndeshje. Shpresoj që të gjithë ata që kanë dhënë për futbollin shqiptar të rehabilitohen. Të na njihen vlerat dhe të na kërkojnë t‘i shërbejmë atdheut tonë.

Pas largimit të Bariç, FSHF po kërkon një trajner të ri. Kush mund të jetë njeriu i përshtatshëm për punën, sipas jush?

Nëse do të flasim për trajner shqiptar, them se ka që janë po aq të aftë sa edhe ata të huaj. Nga eksperiencat e mia me trajnerët shqiptarë mund të them me konfidencë se ata kurrë nuk janë mbështetur nga FSHF, si nga ana financiare, ashtu dhe nga ajo morale. Ata nuk kanë punuar në kushte komode apo të rehatshme. Gjithmonë kanë qenë nën presionin e njerëzve dhe nga ana financiare kanë qenë të diskriminuar. Në tre sezone ne kemi pasur trajnerë të huaj, të cilët nuk janë paguar pak. Rezultatet janë të ngjashme me trajnerët shqiptar. Duke punuar si menaxher i FIFA-s, i kam ofruar Kombëtares shqiptare dy kandidatura, atë të Valter Zengës dhe të Litbarskin. Nëse do të ishte në dorën time, do të shikoja për një trajner shqiptar, por duke e mbështetur si nga ana financiare, ashtu dhe nga ajo morale. Na duhet një trajner me karakter të fortë, që di të marrë vendime. Mbi të gjitha do të jetë në terren në stadiumet shqiptare ku luhet futbolli, për gjetur e motivuar talentet e reja, që duan të veshin fanellën kuqezi.

Friday, 30 November 2007

David Cameron paralajmeron dhune ne Ballkan

Nga Londra
Muhamed Veliu

David Cameron gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë si lider i konservatorëve britanik, ka paralajmëruar se pasiguritë për të zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës, do të çojnë në një krizë të re e të dhunshme në Ballkan. Ai është takuar me presidentin Georxh W Bush, ku krahas çështje të Iranit, ngrohjes globale ka patur temë bisedimi edhe Kosovën.Gjatë takimit Cameron ka propozuar që në javët e ardhësme liderët botëror ti treogjnë një vëmendje të veçantë Kosovës. Zoti Cameron ka theksuar se mos zgjidhja e statusit final të Kosovës do të prodhojë përsëri krizë në Ballkan.Po ashtu edhe gjatë një referati të mbajtur nga Cameron në institutin Brookings në Washington ai është ndalur gjatë në situatën aktuale që po kalon Kosova pas dështimit të raundit të fundit të negociatave."Vërej se në Ballkan është duke u rritur rreziku i një krize të re dhe ne duhet të ndërhymë tani për ta parandaluarë" ka theksuar ai. Cameron është kursyer në mbështjet e administratës së presidentit Bush e cila e ka shprehur haptas se mbështet pavarsinë e Kosovës. Nuk ka munguar edhe një mesazh në drejtim të Beogradit. David Cameron nga Amerika ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të lejohet të promovojë destabilizimin e rajonit, njëkohësisht të ndrydhë aspiratat e shqiptarëve për pavarsi.

Tuesday, 27 November 2007

Britanikja mbron burrin shqiptar

Fismos edhe ti peticionin
Jayne Heaven nis fushatën e sensibilizimit dhe harton një peticion on-line. Deri tani kanë firmosur 162 persona

Nga Londra
Muhamed Veliu

Bashkëshortja britanike e një shqiptari ka nisur një fushatë sensibilizuese, me qëllim bllokimin e dëbimit të burrit të saj në Shqipëri, pasi ai të përfundojë dënimin prej 17 muajsh burg. Jayne Heaven ka ndërtuar një peticion on-line të firmosur deri tani nga 162 persona, të cilët janë kundër dëbimit të emigrantit shqiptar, "pasi kjo do të sillte shkatërrimin e një familjeje". Jayne kujton se ata u takuan për herë të parë në një ditëlindje të mikes së saj në Londër, në vitin 2003. Një vit më pas ata vendosën të jetonin së bashku në Birmingham.Zonja Heaven, e cila punon si sekretare legale, u martua me Altin Kipën në Tiranë, më 17 shkurt 2006. Disa muaj më pas lindi djali, të cilit ia vunë emrin Talan. Ata jetonin në qytetin e Birminghamit, ku Altini punonte në ndërtim. "Ishim një familje e lumtur para se të ndodhte arrestimi i Altinit. Nga një lidhje e mëparshme unë kam një vajzë 13-vjeçare, e cila është shumë e lidhur me Altinin dhe Talanin", shprehet Jayne. Por Ministria e Brendshme Britanike, Home Office, ka qenë e ashpër në përgjigjen e saj dërguar zonjës Heaven. "Home Office më ka thënë se mund ta lë vajzën time 13-vjeçare me babain e saj në Angli dhe të shkoj në Shqipëri me burrin tim. Unë dhe fëmijët e mi jemi viktima të pafajshme, të cilët po ndëshkohemi me dëbimin e burrit tim", shkruan ajo në letrën hyrëse të peticionit on-line. Jayne apelon për ndihmë nga publiku britanik: "Ne kemi një djalë të vogël, të cilin ai e do shumë. Altini bëri një gabim dhe me sinqeritet kërkon ndjesë. Ai kurrë nuk ka pasur probleme me policinë këtu apo në Shqipëri. Ju lutem, na ndihmoni! Dëbimi i tij do të shkatërrojë familjen tonë. Për këtë firmosni peticionin në adresën:

www.thepetitionsite.com/1/stop-thedeportation-of-my-husband.

Altin Kipa është shpallur fajtor për konspiracion në grabitje të sendeve me një vlerë prej 172 mijë sterlina nga një magazinë në zonën Stepney, në lindje të Londrës. Së bashku me Kipën janë dënuar edhe Elidol Sula me 18 muaj burg, ndërsa Enver Morina 16 muaj. Në fund të dënimit, tre shqiptarët do të dëbohen në Shqipëri. Sipas Jayne, bashkëshorti i saj shqiptar bëri një gabim të madh, kur mori në makinë një mikun e tij, i cili nuk i tha se ç‘kishte bërë. Kipa do të arrestohej më 2 tetor 2006. Sipas prokurorisë, tre shqiptarët tentuan të grabisin një depo në zonën Stepney në lindje të Londrës, në të cilën ishin magazinuar sende me vlerë 172 mijë paund. Fillimisht ata kanë lidhur këmbë e duar rojën e sigurisë. Megjithatë grabitja dështoi, pasi personi i brendshëm në magazine, bashkëpunëtor i shqiptarëve, u kishte dhënë një kod të gabuar për të hapur derën nga do të largoheshin pas grabitjes.

“Mos e shkatërroni familjen tonë

Me fjalë të zgjedhura dhe prekëse, të shkruara me kujdes, vajza 13-vjeçare e zonjës Jayne Heaven bën apel për mosdëbimin e njerkut të saj shqiptar. "Fatkeqësisht, disa njerëz po përpiqen të ndajnë familjen tonë, pasi njerku im është nga një tjetër grup etnik. Ai është shqiptar", thotë ajo. “Mos e shkatërroni familjen tonë”Me fjalë të zgjedhura tepër prekëse të shkruara me kujdes vajza 13 vjeçare e zonjës Jayne Heaven bën apel për mos dëbimin e njerkut të saj shqiptar.“Disa vite më parë mamaja ime u martua. Nga kjo martesë përfitova një baba të ri he një vëlla të vogël i cili tani është një vjeç. Fatkeqësisht disa njerëz janë duke u munduar të ndajnë familjen tonë pasi njerku im është nga një tjetër grup etnik. Ai është shqiptarë. Jo më larg se dhjetë më parë imazhet e spastrimeve etnike nga Kosova u shfaqën në të gjitha stacionet televizie në botë ku njerëzit detyroheshin të linin shtëpitë nën terrorin policor dhe qeveritar.Por tani vëmëndja rreth ndarjes së një familje ku burri shtëpisë është shqiptar, është larg vëmendjes mediatike. Qeveria jonë kërkon ta dëbojë atë vetëm e vetëm nga origjina e tij. Ju lutem mos e leni familjen tonë Kica të ndahet. Mos na detyroni ne të shkojmë e të jetojmë në Shqipëri në një vënd ku kurrë nuk kemi qënë dhe nuk flasim gjuhën e atij vëndi. Si guxon kjo qeveri të ndërrmarrë një spastrim etnik ndaj nesh pasi njerku im është shqiptar dhe vëllai gjysëm shqiptarë?Përse kjo qeveri nuk po bën diçka? Në fakt ata po tentojnë dëbimin e njerkut tim” shkruan ajo duke ja bashkangjitur këtë letër peticionit të inicuar nga nëna e saj.

Britanikët, në mbështetje të shqiptarit

Jayne Adkins

Qeveria angleze duhet të bëhet promotore e jetës familjare dhe duhet të tregojë tolerancë për të tilla raste, pa provokuar ndarje familjare, që shkaktojnë më shumë probleme sociale. Duket se praktika që kërkohet të ndiqet në këtë rast nga qeveria është një dënim i dytë për Altinin, gjithashtu një dënim i padrejtë për një grua të pafajshme dhe fëmijët.

Philip Griffiths

Mendoj se kjo praktikë qeveritare është e gabuar. Çdo rast duhet të shqyrtohet në bazë të meritës dhe vendimi duhet marrë me drejtësi dhe humanizëm. Ky është një rast kur dëbimi është totalisht i papërshtatshëm, pasi nuk merr në konsideratë familjen e të dënuarit, që janë shtetas britanikë, të cilët po ndëshkohen vetëm e vetëm që qeveria të duket e ashpër me azilantët. Rachel TaylorLëreni atë të qëndrojë në Angli. Nëse nuk mendoni për atë dhe familjen e tij, mendoni për djalin që do të rritet pa baba, apo vajzën që do të rritet pa nënën e saj. Ai e ka paguar rëndë çmimin për gabimin e bërë. Mos e dëboni!

Chantelle Morgan

Sa kriminelë britanikë janë në këtë vend? Përse ndëshkoni këtë njeri vetëm se ai është shtetas i huaj? Që Home Office të tregojë se numri të dëbuarve ka arritur shifrat e duhura? Fëmija i tij ka të drejtë të rritet me baba. Për Altinin, jam i sigurt, se dënimi i marrë për dyshimin si pjesëmarrës në këtë krim është i mjaftueshëm.

Monday, 26 November 2007

Burgosen "Piratët shqiptarë" që mashtruan bankak

Familja Velo nga Vlora përfitoi përmes mashtrimit 80000 sterlina
Gjykata urdhëron disa vite burg shtesë nëse nuk kthejnë paratë

Nga Londra
Muhamed Veliu

Kishin vite që e vidhnin shtetin britanik, duke përfituar asistencë sociale nga qeveria e Madhërisë së Saj, pikërisht me dokumente të falsifikuara. Tre pjesëtarë të një familjeje emigrantësh shqiptarë, që kanë vite në Mbretërinë e Bashkuar, kishin kohë që kishin siguruar një dokument fals të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, me anë të së cilit thithnin të ardhura mujore, të cilat i merrnin nëpërmjet llogarive bankare që derdheshin nga zyra përkatëse në shërbim të emigrantëve. Por gjithçka është zbuluar nga ekspertët e mashtrimit financiarë, të cilët kanë paditur familjen shqiptare, e cila është dënuar për mashtrim. Kjo ka ndodhur në qytetin e njohur dhe të vjetër britanik, në Cambridge.

Ngjarja

Një familje emigrantësh shqiptarë në Angli janë dënuar nga drejtësia britanike për përfshirjen e tyre në një mashtrim bankar me vlerë 80 mijë sterlina. Familja Velo nga Vlora, e cila kishte disa vite që jetonte në qytetin e Cambridge-it përmes dokumenteve false, kishin ndërtuar një skemë mashtrimi.Pas një hetimi të aktivitetit të tyre disavjeçar u prangosën Hedlie Velo, 46 vjeçe, Ardian Velo, 29 vjeç, Sentnjana Velo, 24 vjeçe dhe Gëzim Velo, 27 vjeç. Mbi ta rëndoi akuza e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara sipas ligjit britanik "Identity Cards Act 2006". Ata kishin mundur të siguronin dokumente identiteti të rreme. Nga ekspertiza e mëvonshme u zbulua se dokumentet e falsifikuara i përkisnin Ministrisë së Brendshme britanike, Home Office, e cila kryen pajisjen e emigrantëve me një lloj dokumenti special identifikimi. Dokumentet e përdorura për punësim dhe hapjen e disa llogarive bankare u gjetën në shtëpinë e tyre, e cila paguhej nga shërbimet sociale në rrugën "Winstanley Court, Cromwell Road".
Në paraqitjen e parë në gjykatën "Cambridge magistrates" familja Velo i mohoi akuzat. Gjykatësi ia kaloi çështjen për gjykim Gjykatës së Krimeve "Cambridge Crown Court".
Pas një procesi disaditorë ata u gjetën fajtorë nga juria.Hedlie Velo do të dënohej me 4 muaj burg, Ardian Velo 8 muaj burg, Sentnjana Velo 4 muaj burg, ndërsa Gëzim Velo me 6 muaj burg. Ky i fundit do të kryej edhe 12 muaj të tjerë, nëse nuk kthen shumën 15868 paund. Dy vjet burg do t`i duhet të bëjë Ardian Velos, nëse nuk i paguan bankës së mashtruar shumën prej 58233 paund. Nuk do t`i shpëtojë 1 viti burg edhe Sentnjana Velos, e cila është detyruar të paguajë 7,033 paund. Një muaj më parë, po për të njëjtin krim në zonën Northampton në veri të Anglisë, do të arrestoheshin Altin Husha dhe Vojsava Stena. Të dy shqiptarët, në mënyrë ilegale, kanë përfituar 100 mijë paund (140 mijë euro) përmes disa llogarive bankare. Paratë e përfituara nga mashtrimi ata ia qarkullonin njëri-tjetrit. Është zbuluar se disa shuma parash janë transferuar prej tyre jashtë Anglisë.

Thursday, 22 November 2007

Angli Shqiptarët po dënohen në bazë të opinonit

Nga Londra
Muhamed Veliu

Shqiptarët në Britaninë e Madhe po dënohen në bazë të opinionit të keq krijuar për ta nga mediat britanike dhe jo fakteve për krimet që ata akuzohen.
Juritë e proceseve gjyqësore po ndikohen në vendim-marrje nga ato që dëgjojnë dhe lexojnë rreth shqiptarëve duke mos i trajtuar ata si të barabartë përballë ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë.
Më pas gjykatësit britanik lexojnë masa dënimi nga më të rëndat siç ishte rasti Kujtim Spahiut dënuar me 33 vite burg. “Të jeshë shqiptar në Angli në sytë e bashkombasve të mi do të thotë të jesh kriminel” do të deklaronte gjatë një interviste britanikja Sarah Oneill e cila po kërkon rishikimin e dënimit të Spahiut.


Dënimi dy shqiptarëve

Gazeta Shqip ka zbuluar fakte të reja rreth dënimit disa ditë më parë të dy shqiptarëve për përdhunim.
Endrit Gashi sëbashku me Gjergj Shpendin u dënuan në total me 17 vite burg.
Ata u gjetën fajtor për përdhunimin e një koleges së tyre kamarire natën e Krishtlindjeve. Dhjetë nga dymbëdhjetë antarët e jurisë ishin dakort për fajësinë e tyre. Ndërsa dy të tjerët kishin rezerva për ti shpallur ata fajtor.
Nga biseda me një punonjës të kafe Rouge ku punonin dy shqiptarët dhe “viktima” është mësuar se ajo i ka denoncuar ata për tu hakmarrë pasi u mor vesh që pas festës së Natës së Krishtinjeve kishte kryer mardhënje seksuale me dy kolegët e saj shqiptarë.
“Endritin e kam parë disa ditë pas asaj feste duke folur për një kohë të gjatë me vajzën me origjinë ruse. Ata po qeshnin me njëri tjetrin. Nëse Endriti e kishte përdhunuar si mund ajo të bisedonte me të e të qeshte?” rrëfen personi që ka dijeni të plotë rreth asaj që ka ndodhur me kolegët e tij.
Më tej ai ka zbardhur të gjithë ngjarjen përse ajo denoncoi të dy shqiptarët se e kishin përdhunuar.
Sipas tij ishte Gjergj Shpendi ai i cili u tregoi kolegëve të tjerë meshkuj në Kafe Rouge se sëbashku me Endritin kishin kryer mardhënje seksuale me kamarieren 22 vjeçare ruse me shtetësi britanike, pas mbarimit të festës.
Ajo e ka marrë vesh, se kjo ngjarje që ka dashur ta mbajë sekret ishte bërë publike.
Më pas ka menduar hakmarrjen duke i denoncuar ata në polici se ishte përdhunuar.
Dëshmia e saj e filmuar siç ndodh në të tilla raste, është dhënë një muaj pas datës kur ajo pranoi me dëshirën e saj të shkojë në hotel me dy shqiptarët.
Rusja ka pranuar që të tre kanë qënë të pirë por ajo nuk kishte pranuar të kryente mardhënje seksuale me ta. Sipas dëshmisë së saj ishte Gjergj Shpendi ai i cili përdori forcë dhe e përdhunoi i pari.
Të dy shqiptarët kanë mohuar në mënyrë kategorike ta kenë përdhunuar atë.
Megjithatë juria është bindur me dëshminë e saj duke mos i dhënë rëndësi fatit se ajo nuk u mor me dhunë për të çuar në hotel.
Një tjetër motiv për të denoncuar shqiptarët si përdhunues mund të jetë dëmshpërblimi që marrin viktimat e përdhunimit pasi personi që ka kryer përdhunimin gjendet fajtor.
Besohet se “viktima” e këtij rasti ta ketë studjuar mirë këtë mundësi për të përfituar kompensim si viktimë e një përdhunimi në kurriz të dy shqiptarëve.


Rasti “Megaman” drejtësia me standart të dyfishtë

Disa muaj më parë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vite burg për një vrasje dhe tre tentative vrasje. Për ta gjetur atë fajtor nuk kishte prova solide që vërtetonin se ai ishte njeri që kishte hapur zjarr ndaj një grupi shqiptarësh.
Incidenti mes dy grupeve rivale shqiptare më 16 Tetor 2006 është i ngjashëm me atë të një muzikanti me ngjyrë drejtues i grupit “So Solid Crew” ndodhur në vitin 2004. Por vendimi gjyqësor krejt i kundërt.
Dwayne Vincent njohur me emrin e artit Megaman sëbashku me një mikun e tij nisen për të sqaruar një problem të mëparshëm me Colin Scarlet.
Carl Morgan mik i Vincent armatoset me një pistoletë me të cilen godet për vdekje Colin Scarlet.Sipas prokurosisë britanike ishte Vincent ai që inkurajori Morgan të kryente të shtinte me pistoletë katër herë mbi viktimën. Ngjatja është krejt e njëjtë me atë të Kujtim Spahiut i cili niset me Herland Bilalin për të sqaruar një sherr me Petrit Brahën. Më pas ishte Bilali ai që hap zjarr me armë kundra Brahës që shpëton për mrekulli megjithëse u plagos 4 pluma ndërsa mbetet i vdekur Prel Marku.
Për këtë ngjarje krejt të njëjtë Kujtim Spahiu do të dënohej me 33 vjet burg.
Ndërsa muzikanti me ngjyrë Dwayne Vincent “Megaman” më 26 Shtator 2006 do të shpallej i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje. Ndërsa Carl Morgan u gjet fajtor.

Wednesday, 21 November 2007

“Policia më ofroi 1 milion paund shpërblim”

Esmir Demalia dëshmon në gjykatë. “Më kërkuan informacion për Jetmir Buçpapën”
Dëshmi bombë në gjygjin e grabitjes së 53 milion paund

Nga Londra
Muhamed Veliu


Policia britanike ka qënë e gatëshme të paguajë një shumë marramëndëse në këmbim të informacionit, për grabitjen e shekullit në Britaninë e Madhe.
Detajet e prapaskenave policore për të siguruar me doemos informacione kompromentuese për një shqiptar nga Tropoja i akuzuar si pjesmarrës aktiv në grabitjen e 53 milion paund, janë mësuar dje në gjykatë.
Kushëriri Jetmir Bucpapës shqiptarit të akuzuar për grabitjen e 53 milion paund vitin e shkuar i tha gjykatës se policia i ofroi 1 milion pund në këmbim të informacionit.

Dëshmia

Ersmir Demalia gjatë dëshmisë së tij tha se oficerët e policisë së zonës së Kentit këmngulnin që ai t’i ipte më shumë informacione rreth Jetmir Buçpapës aktualisht në bankën e të akuzurve në gjykatën e krimeve të rënda britanike Old Bailey.
Demalia i tha gjykatës se ai nuk kishte informacione për t’i treguar policisë, por ata vazhdonin ta vizitonin në shtëpi apo ta telefononin në mënyrë intensive.
Personi i cili i ofroi shumën prej 1 milion paundësh është identifikuar në gjykatë si oficeri policisë Detective Constable Jonston.
“Në fillim ata ishin të sjellshëm me mua duke më thënë se kisha informacion për grabitjen. Oficeri Jonston insistonte duke më ofruar para” ka thënë më tej Esmir Demaliaj. Zoti Demaliaj u arrestua disa ditë pas grabitjes ndërsa oferta prej 1 milion paund ju bë disa muaj më pas.

Provat

Për grabitjën 53 milion paund, më e madhja në historinë e Britanisë së Madhe akuzohen shtatë persona mes tyre dy shqiptarët Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj.
Ata i kanë mohuar akuzat për grabitje të armatosur dhe pengmarrje ndërkohë në gjykatë prokurori Sir John Nattings ka paraqitur prova solide që i implikon ata në këtë krim.
Disa minuta pas arrestimit të Jetmir Bucpapës gjatë kontrollit të shtëpisë ju gjet një paisje për kapjen e zërit në frekuencën e policisë së zonës së Kentit ku u ishte depo e parave.Një tjetër provë e fortë ne dorë të policisë që inkriminin 26 vjeçarin Buçpapa është e ashtuquajtura “Cell-sited” (gjetja vendodhjes përmes telefonit). Nga zona ku ai ka bërë telefonata disa ditë përpara grabitjes, rezulton se ai dhe të akuzuarit e tjerë, kanë qënë në shtëpinë e Mishell Hog parukjeres e cila bëri maskat e përdorura në pengmarrjen e menaxherit të depos , gruas dhe djalit të tij.
Hog dëshmitare kyçe e prokurorisë ka thënë se Buçpapa ka qënë në shtëpinë e saj dhe ka marrë një maskë.
Ndërsa për Ermir Hysenajn prokuroria ka paraqirur prova se ai ishte “inside man” njeriu i brëndshëm që dha informacion për hyrje daljet e depos të cilat ja ka kaluar Jetmir Buçpapës.






Saturday, 17 November 2007

17 vite burg dy përdhunuesve shqiptarë

Londër. Përdhunuan në hotel natën e Krishtlindjeve kolegen kamariere
Shpallen fajtore për përdhunimin Endrit Gashi dhe Gjergj Shpendi

Nga Londra
Muhamed Veliu

Përdhunimi i koleges së tyre kamariere natën e Krishtlindjeve 2006 i ka kushtuar 17 vite burg dy shqiptarëve.
Endrit Gashi do të vuaj 8 vite burg ndërsa Gjergj Shpendi ideatori përdhunimit nëntë vjet. Ky i fundit ishte personi i cili përdori dhunë ndaj 22 vjeçares kamariere duke e përdhunuar i pari.
Pasi kanë kaluar një natë festive me të gjithë personelin e “Kafe Rouge” ku ata punonin, nën influencën e alkolit kanë mundur ti mbushin mëndjen koleges për të shkuar në një hotel.
Viktima i ka thënë gjykatës në dëshminë e saj se qëllimi vajtjes në hotel nuk ishte kryerja e mardhënjeve seksuale me kolegët njëri prej tyre i martuar.
Ajo shkoi pasi ishte ishte tepër vonë dhe nuk kishte se me ç’farë të shkonte në shtëpi.
Prokurori çështjes i tha gjykatës se ata fillimisht në mënyrë brutale Gjer Shprendi goditi viktimën dhe më pas në mënyrë shtazareka e përdhunuan njëri pas tjetrit.
Gashi dhe Shpendi gjatë të gjithë procesit 10 ditor i kanë mohuar akuzat.
Krahas dëshmisë së viktimës vendimtare në gjetjen e tyre fajtor për këtë krim ishte dëshmia e shoqes së dhomës të viktimës. Në dëshminë e saj ajo tregoi momentin kur të nesërmen e përdhunimit pa shoqen e saj.
Ajo shtoi.
“Ishte e traumatizuar. Dridhej nga ajo që i kishte ndodhur. Qante papushim. Në trup kishta hematoma.”
Mbrojtja e shqiptarëve ka qënë jo bindëse. Ata i thanë gjykatës se gjithçka kishte ndodhur me dëshirën e saj. Një pretendim që nuk ka patur peshë përballë provave të mjekut ligjor që kishte kryer ekszaminin e shenjave në trup të viktimës.
Brënda një viti ky është rasti i dytë kur dy emigrantë shqiptarë dënohen për përdhunim. Disa muaj më pare Jetmir Xhelollari është dënuar me 9vite burg për përdhunimin e një turisteje izraelite.
Ai e mashtroi atë duke i premtuar punë e më pas e përdhunoi në zyrë punësimi të improvizuar në shtëpinë e tij.
Për koicidencë Xhelollari e takoi viktimën në një tjetër “Kafe Rouge” në veri të Londrës.
Dënimi Endrit Gashit sëbashku me Gjergj Shpendin ndodh në një kohë kur çështja e përdhunimeve është shumë e nxehtë.
David Cameron lideri partisë Konservatore në opozitë këtë fillim jave bëri thirrje për shtimin e masës së dënimit për ata burra që përdhunojnë, dhe se qeveria Brown ka dështuar në këtë çështje.
Sipas statitikave ç’do vit në Britaninë e Madhe 50,000 gra përdhunohen.
Vetëm një në 20 përdhunues arrin të dënohet nga drejtësia e shtetit ishullor.
Shumë pak gra marrin guximin të denoncojnë këtë krim.
“Ndëesa policia dhe gjykatësit po e shtojnë vëmendjen ndaj grave të përdhunuara e kundërta ndodh me jurinë që vendos për fajësinë apo pafajsinë e të akuzuarve për përdhunim. Juritë e proceseve gjyqësore po shkojnë në krah të kundërt duke mos gjetur fajtor shumë prej tyre me pretekstin “se ajo e deshi të bënte sex” shkruan në kolumnin e saj javor në Evening Standard gazetarja e njohur britanike Joan Smith.

Thursday, 15 November 2007

Vrasësi Prel Markut në gjykatë

Vrasësi Prel Markut në gjykatë

Albanian Mail mashtroi gjoja se Herland Bilali kreu operacion plastik


Nga Londra
Muhamed Veliu


Herland Bilali është përballur sot me drejtësinë britanike i akuzuar për vrajen e Prel Markut dhe tentativën për të vrarë tre shqiptarë të tjerë.Ai ka mbërritur mbrëmë i prangosur nën shoqërinë e tre oficerëve britanik të Scotland Yard në aeroportin Heathrow nga Danimarka ku u arrstua disa muaj më parë.Ndërsa sot në ora 10:17 minuta ai ka dalë përpara gjykatës magjistrare Bow Street Magistrate duke u përballur me akuzat e rënda për vrasje dhe tentativë vrasje.Bilali përmes një përkthyse femër vetëm sa prononcuar emrin e tij dhe datën e lindjes 15,08,1980.Paraqitja e tij e radhës në gjykatën e krimeve të rënda Old Baili do të jetë më 20 Janar 2007.Në fytyrën e Herland Bilali po ta krahasoje me foton e publikuar në faqen e internetit “Crime Watch” të BBC-së nuk dalloje ndonjë operacion plastik siç raportonte në numrin e shkruar Albanian Mail.Patrick Silston kryehetuesi i vrasjes së Prel Markut prezent në gjykatë tha për Top-Median se ishte në dijeni të shkrimit me autor Lavdrim Terziun ku shkruhej se Bilali për ti shpëtuar policisë kishte bërë një operacion plastik.“Artikulli për të cilin ju flisni të cilin e kam lexuar të përkthyer në anglisht, është thjesht një gënjeshtër.” ka shkruar Detective Inspector Silston.Prononcimi i tij vërteton edhe njëherë tjetër maninë e Lavdrim Terziut përmes lajmeve bombastike, të pabazuara në fakte të disinformoi lexuesit e Albanian Mail.

Monday, 12 November 2007

Një libër tej humanes

Nga Londra
Muhamed Veliu

Megjithëse kanë kaluar tetë vjet nga 24 marsi i vitit 1999 kur NATO filloi sulmin ajror mbi territorin e Republikës Federale të Jugosllavisë, ky veprim i aleancës ushtarake më të fortë në botë, ende është temë e nxehtë diskutimesh. "NATO në Kosovë. Ndërhyrje e ligjshme apo shkelje e së Drejtës Ndërkombëtare?". Ky është titulli i librit shkruar nga juristja Klentiana Mahmutaj, të cilin e promovoi disa ditë më parë në Londër pas promovimit në fillim të muajit tetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Me këtë studimin ajo nuk përqendrohet vetëm në aspektin e së Drejtës Ndërkombëtare eksperte e së cilës është, por shkon më tej, duke sjellë fakte historike të zgjedhura me kujdes pas një kërkimi më shumë se njëvjeçar. "Zgjodha të analizoja këtë temë të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, pasi ishte një subjekt tejet interesant i së Drejtës Ndërkombëtare dhe kompleks nga ana juridike. Njëkohësisht tema ishte e afërt për mua si shqiptare. M‘u desh një vit kohë për ta shkruar këtë libër", tregon autorja përse ajo zgjodhi këtë temë, në një intervistë për "Shqip". Bibliografia e pasur e këtij libri gjatë prezantimit në Ministrinë e Jashtme është komentuar se përbën një kontribut të vlefshëm. Madje njëri nga pjesëmarrësit i cili diskutoi rreth librit u shpreh me fjalët: "Kujtoja se autorja ishte një zonjë e madhe, por më pas pashë se ajo ishte një vajzë e vogël dhe e bukur". Ky koment i ka bërë asaj përshtypje.

Përmbajtja

Në pjesën e parë të këtij studimi autorja trajton aspektin faktik të krizës, ngjarjet kryesore, përpara dhe pas bombardimeve ku vihet theksi mbi ngjarjet qëishin përcaktuese në vendimin që u mor për të vendosur forcë. Pjesa e dytë e libriti është kushtuar analizës së fakteve për të parë nëse ndërhyrja e NATO-s ishte humanitare, duke e argumentuar dhe njëkohësisht analizuar sa të rënda ishinshkeljet e të drejtave të njeriut dhe sa serioz ishte kërcënimi i paqes dhe sigurisëndërkombëtare. Çështja nëse e drejta ndërkombëtare bashkëkohore përmban doktrinën e ndërhyrjes humanitare dhe në rast se po, nëse operacioni i NATO-s ishte në përputhje me këtë doktrinë, trajtohet në pjesën e tretë të librit. Mahmutaj në pjesën e katërt të librit sjell kriteret e mundshme dhe ato më bindëse për ta klasifikuar një ndërhyrje humanitare. Ndërsa në pjesën e pestë dhe të fundit ajo ka zgjedhur të tregojë nëse e Drejta Ndërkombëtare Humanitare bashkëkohore zbatohet për të gjithë palët, duke analizuar edhe Konventën e Gjenevës përfshi respektimin e saj nga operacioni NATO-s. Autorja ka mbërritur në përfundimin se ndërhyrja e NATO-s për të shpëtuar jetë njerëzish të pafajshëm që po masakroheshin në Kosovë ishte e domosdoshme dhe legjitime. Kjo ndërhyrje përbënte një precedent tërëndësishëm dhe pozitiv në doktrinën e Ndërhyrjes Humanitare në mënyrë të tillë që konflikte të tjera të ngjashme në të ardhmen të mos lihen në dorë të fatit.
Shtytja
Ajo pranon se një influencë të madhe gjatë kohës kur po shkruante këtë libër eka luajtur profesori mbikëqyrës i këtij studimi Christopher Greenwood, pavarësishtsiç sqaron ajo se në disa çështje ata kishin pikëpamje të ndryshme. ZotiChristopher Greenwood është profesor i së drejtës ndërkombëtare në "LondonSchool of Economics". Ai mban titullin "QC" - "Jurist mbretëror" dhe së fundi ka marrë edhe një CBE, urdhër nderi nga mbretëresha e Anglisë. Greenëood gjithashtuishte ai i cili në vitin 2003 këshilloi Kryeministrin Tony Blair mbi ligjshmërinënë të drejtën ndërkombëtare të ndërhyrjes në Irak. Klentiana Mahmutaj, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon si juriste në Londër, e shikon këtë libër jothjesht në kuadrin e një studimi për një aspekt tejet të përfolur të së Drejtës Ndërkombëtare. "Mendoj se ky publikim është edhe një kontribut modest në literaturën akademike në gjuhën shqipe në të drejtën ndërkombëtare", thotë ajo. Personi tjetër që e ka inkurajuar dhe përkrahur për të bërë të mundur këtë botim ka qenë edhe Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Xhezair Zaganjori, i cili është njëkohësisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. "Këtë libër, me shumë dashuri ua kushtoj prindërve të mi, për sakrificat e tyre të panumërta të cilave u detyrohet edhe vetë botimi i tij", pohoi ajo. Klentiana nuk e ka harruar ende një aspekt të rëndësishëm të fëmijërisë së saj që ka të bëjë me librin. "Mezi prisja të vinte fundi i çdo pesëmbëdhjetëditëshi kur prindërit merrnin rrogën, pasi e dija që ime më do të thoshte: ‘Eja Klenti të shkojmë në librari‘ ku do të më blinte librin e radhës. Këtu e ka edhe zanafillën marrëdhënia ime me të lexuarin.

Baristere Mahmutaj

Juristja shqiptare ka pak kohë që ka marrë licencën e ushtrimit të profesionit të Baristeres, një term që nuk ekziston në drejtësinë shqiptare. Baristerët janë atë që përfaqësojnë të akuzuarit në gjykatë, duke i mbrojtur apo akuzuar ata, njëkohësisht duke analizuar faktet përballë gjykatës. Një gjë të tillë ata janë të autorizuar ta bëjnë deri në Dhomën eLordëve apo edhe gjykatat ndërkombëtare. Ajo është Baristere pranë 187Fleet Street, Chambers of Andrew Trollope QC, në fushën e së drejtës penale.Përveç kësaj, që është puna e përditshme, ajo që prej vitit 2004 merret edheme trajnimin e avokatëve të rinj si dhe studentëve për drejtësi në jurisprudencëne Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dënimin me vdekje.Referimet e saj mbeten kryesisht rreth domosdoshmërisë së heqjes së dënimit me vdekje në SHBA, Japoni dhe vende të tjera ku ende aplikohet ky dënim si dhe rreth jurisprudencës së Strasburgut lidhur me nenin 2 dhe 3 të Konventës. Publikimi në revistën e magjistraturës në Shqipëri apo organe të tjera të specializuara në Angli janë më shumë se detyrime profesionale. Mahmutaj krahas pasionit për ligjin kur mbërriti në Angli, ka pasur edhe atë për gazetarinë, të cilën e ka ushtruar në seksionin "Shqip" të BBC, apo edhe si korrespondente e një gazete shqiptare në Gjykatën e Strasburgut. Të drejtat e njeriut janë një preokupim i saj, duke u aktivizuar në organizata shqiptare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe. Klentiana Mahmutaj filloi studimet në Fakultetine Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1998. Në vitin 1999 ajo i ndërpret këto studime, për t‘i vazhduar me tej dhe përfunduar me rezultate shumë të mira në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin "De Montfort" në Leicestertë Mbretërisë së Bashkuar. Më pas ajo përfundoi me sukses studimetpasuniversitare në Londër, duke marrë diplomën master në të Drejtën NdërkombëtarePublike. Gjatë këtyre studimeve, ajo u përqendrua kryesisht në kërkime akademike mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Klentiana gjithashtu ka kryer praktika pune disa mujore pranë Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg si dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Avokatëve me qendër në Londër.

Blog Archive

About Me

Veliupress


View My Stats